• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Pse japonezët janë më të zhvilluar?

Pse japonezët janë më të zhvilluar?

FB_IMG_1578692644281.jpg


1- Në Japoni nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë, mësohet një lëndë që quhet ”Rruga për tek Morali”, ku nxënësit mësojnë për sjelljet me njerëzit.

2- Nuk ka ngelje nga klasa e parë deri në klasën e tetë, pasi qëllimi në këtë periudhë është edukimi, ngulitja e koncepteve dhe formimi i personalitetit dhe jo thjesht mësimdhënia.

3- Edhe pse japonezët janë ndër njerëzit më të pasur në botë nuk kanë shërbyes që kujdeset për punët e shtëpisë siç e kanë një pjesë e botës së pasur, por babai dhe nëna janë përgjegjës për shtëpinë dhe fëmijët.

4- Nxënësit japonezë pastrojnë shkollat e tyre çdo ditë një çerek ore së bashku me mësuesit e tyre, kjo bën të mundur përgatitjen e një brezi modest dhe që kujdeset ndaj pastërtisë.

5- Nxënësit japonezë marrin me vete çdo ditë në shkollë furçën e dhëmbëve dhe i pastrojnë dhëmbët e tyre pas çdo ushqyerje, gjë që bën të mësojnë ruajtjen e shëndetit që në moshë të vogël.

6- Drejtorët dhe mësuesit e shkollave ushqehen gjysëm ore para se të ushqehen nxënësit, për të qenë të sigurtë në sigurinë e ushqimit që konsumohet, sepse ata i konsiderojnë nxënësit e ardhmja e Japonisë dhe duhet shtuar ruajtja e kujdesit ndaj tyre.

7- Pastruesit e ”rrugëve” në Japoni quhen ”inxhinierë të shëndetit” ku rroga e tyre varion nga 5000 deri në 8000 dollarë amerikanë në muaj dhe pranimi i tyre në punë kalon në disa provime me shkrim dhe me gojë.

8- Ndalohet përdorimi i celularëve në trena, restaurante dhe vende të mbyllura dhe në vend të ”silent” është e shkruar ”moral”.

9- Çdokush që shkon për të ngrënë në restaurante nuk merr më shumë se sa ka nevojë dhe asnjeri nuk lë ushqim në pjatë.

10- Mesatarja e vonimit të trenave në Japoni është 7 sekonda në vite, kjo tregon se japonezët janë popull që e vlerësojnë shumë kohën dhe kujdesen për orët, minutat dhe sekondat.

Në Japoni…
Ai që vjen herët në punë e lë makinën e tij larg në parking, me qëllim që ata që vijnë më vonë të kenë mundësi të arrijnë orarin e punës pa probleme.

Në Japoni…
Në hyrje të kryeqytetit Tokyo ndodhet një banderolë e madhe ku në të është shkruar ”O njeri, mendo për të shpikur”! 👍
L. Haziri
 
Në Japoni…
Në hyrje të kryeqytetit Tokyo ndodhet një banderolë e madhe ku në të është shkruar ”O njeri, mendo për të shpikur”!

sa thenje e bukur😀
Sikur te vinin nje.dite keto rregulla ne vendin ton..a thua ku do ishim ne listen pisa-s
 
...kush do te vije neser me mua, te dalim nga Astiri te ndjekim hedhjen me tritol te ndertesave.
A ka keshtu ne Japoni? Jo!
 
Pse jane te zhvilluar.. sepse jetojne per te shpikur. Kane trurin qe ju punon per gjera te dobishme pervec disiplines qe kane ne jete dhe pune.

Sa do doja te isha japonez!
 
Madje madje kta kane edukate dhe ne gjera te tjera
Mafia japoneze p.sh
Kur te leshohet. Te vret
Po u plagose... do vdesesh prape se tae gjejne anen ata prape
 
Di gje njeri sa e kemi mesataren e vonesave te autobuzave publik ne shqiperi meqense skemi trena? lol

Ps. Te gjitha me bene pershtypje, ne vecanti ajo pjesa e pastruesve te rrugeve qe i quanin inxhinjer dhe mesuesit dhe drejtorat e shkollave qe hanin gjysem ore para nxenesve per tu siguruar qe ushqimi eshte Ok.

Ne jemi vite drite larg ☹
 
Sepese disiplina është gjëja që i rrënjoset sapo nisin të kuptojnë edhe sepse kanë një sedër thellësisht fanatike kur vjen puna tek morali i të qenit njeri!

Unë kam një shoqe japoneze edhe flas shpesh me të në messenger, me tregon për jetën e përditshme të sajë etj jemi shumë ndryshe! Jo ne ( sepse është totalisht tjetër diskutim) por flas Europa në përgjithësi.
 
...sepse Amerika nuk i la ne balte???
Ça lidhje ka Amerika i kputi 2 bomba edhe ata sërish ja ku janë!
Ishte perandori përpara superfuqi ekonomike sot.

Por ato ju nënshtruan Amerikës jo për forcën etj. (Sigurisht në 45 ) por në vite spese kuptuan që ishin në anën e gabuar të historisë...

Nuk ma merr mendja se ka popull më fanatik në botë për tu vetndeshkuar si pasojë e gabimeve të veta.
 
Ça lidhje ka Amerika i kputi 2 bomba edhe ata sërish ja ku janë!
Ishte perandori përpara superfuqi ekonomike sot.

Por ato ju nënshtruan Amerikës jo për forcën etj. (Sigurisht në 45 ) por në vite spese kuptuan që ishin në anën e gabuar të historisë...

Nuk ma merr mendja se ka popull më fanatik në botë për tu vetndeshkuar si pasojë e gabimeve të veta.

Si Japonia edhe Gjermania, me ndihmen e Amerikes u mekemben.
 
Si Japonia edhe Gjermania, me ndihmen e Amerikes u mekemben.
S'ka lidhje fare shembulli. Amerika ka bërë më shumë për at punë në Irak e Afganistan se sa në Japoni e Gjermani.
Kur vje puna shif si i ke më keq nga ç'ishin.

Janë popujt ato që e bëjnë vëndin jo i huaji. Ai thjesht mundë të japë një dorë (e ka të detyrueshme sepse të pushtoi, si ne dikur Italia) po të thuah i bëri Amerika është gabim.
Këta dy shtete kanë qenë superfuqi pa egzistuar Amerika fare e kupto ç'a po flet ti?
 
Kane edhe nje shkalle te larte vetvrasjesh per nje kulture qe thekson lumturine, dashurine dhe paqen e mendjes.
Ate doja ta thoja edhe unë më lart por thashë s'po hallakatm me temën.
Kjo ndodh për shkak të civilizimit, gjërave që atyre u duken si diktaturë tashmë kur krahasohen me vende të tjera...

E kanë edhe nga puna e tepërt.
 
Private conversations
Help Users
    Top