• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Pse është e vështirë të duash dikë që nuk do veten?

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Pse është e vështirë të duash dikë që nuk do veten?



“Unë nuk jam tërheqëse”, “Nuk mund ta bëj këtë gjë”, “Do të dështoj”, janë disa nga frazat e njerëzve që nuk e duan mjaftueshëm veten. Psikologët kanë arritur në përfundimin se njerëzit që nuk kanë vlerësim për veten, nuk janë shoqëri e mirë për askënd. Nëse ju jeni të mbushur plot me pasiguri për veten tuaj, këtë gjë do ta reflektoni edhe tek partneri/partnerja juaj. Njeriu që ju keni në krah duhet t’ju motivojë për jetën dhe jo t’ju demoralizojë duke qenë gjithmonë pesimist. Bright Side shkruan disa nga arsyet se pse është e vështirë të duash dikë që nuk do veten.


Ka nevojë për fjalë të mira

Njerëzit që nuk duan veten kanë nevojë që të tjerët t’i tregojnë sesa shumë i duan. Ata shikojnë detajet më të vogla dhe presin vetëm fjalë pozitive edhe pse nuk i pranojnë. Ky nuk është një karakter i keq, por ju thjesht keni përballë një njeri të pasigurt, që nuk e kupton nëse ai/ajo po thotë të vërtetën. ثshtë shumë e vështirë të komunikosh me një njeri që shikon vetëm gjërat negative në jetë.


Ata flasin vetëm për veten

Njerëzit e pasigurt nuk e pëlqejnë veten, por ata janë egoist. Parimisht në një marrëdhënie mes dy personave, të dy duhet të flasin për veten e tyre në mënyrë të barabartë. Në këtë rast nuk funksionon kështu. Ata kanë komplekse dhe për këtë arsye flasin vetëm për veten. Këta lloj njerëzish mund t’ia humbasin durimin edhe njeriut më të qetë në planet.


Emocionet negative janë më të forta se vetë ata

Një person i pasigurt dyshon për çdo gjë. Ata ankohen gjatë gjithë kohës. Madje edhe për njerëzit e tjerë asnjëherë nuk shprehen mirë. Askush nuk është në rregull sipas tyre.


Ata mund të tradhtojnë

Njerëzit që kanë besim në vetvete, nuk kanë nevojë për vëmendjen e të tjerëve, për t’i treguar atyre sesa të mrekullueshëm janë. Ata e dinë sepse kanë siguri tek vetja e tyre. Mirëpo, nuk funksionon njësoj me personat që nuk e duan veten. Vetëvlerësimi i tyre varet nga opinionet e të tjerëve. Dyshimet për pamjen e tyre i bëjnë që të shikojnë për dashuri tek dikush tjetër. اdo njeri që tregon simpati për ta është i rëndësishëm në jetën e tyre. Për ta është shumë e lehtë të fajësojnë partnerin që nuk i jep dashuri mjaftueshëm.





Psychology classlifestyle
 

Monique

Inhale the future, exhale the past!
Staf në FV.AL
Sepse dikush qe nuk di te doje veten...nuk di te doje as tjetrin.
Me paranojat e tij, mbyt cdo gje te bukur duke e mbushur me dyshime e pasigurira.....


e ja kshu
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Njerezit qe nuk duan veten zakonisht jane njerezit qe dyshojne ne gjithcka, pra dhe ne veten. Te duash nje tip te tille eshte shkaterruese. Nje dashuri e ndertuar mbi dyshime kujtoja se eshte nje jete e rende.
 
Private conversations
Help Users
    Top