Pse dështoi populizmi Trumpian?

Katër vitet sulmeve direkte dhe të forta të Trump ndaj institucioneve, e kishin minuar besimin në qëndrueshmërinë e sistemit politik amerikan. Por procedurat e fajësimit, duket se konfirmuar guximin e institucioneve demokratike të vendit. Administrata Trump e tronditi Amerikën duke i refuzuar dhe denigruar në mënyrë aktive.

39876824-9309997-Former_President_Donald_Trump_assured_the_crowd_at_CPAC_on_Sunda-a-11_1614553...jpg


Ndonëse mund të duket e vështirë të besohet nga cilido që e pa atë spektakël, gjyqi i dytë i fundit i fajësimit ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump në Senat, sugjeroi se demokracia amerikane mbetet e fortë.

Katër vitet sulmeve direkte dhe të forta të Trump ndaj institucioneve, e kishin minuar besimin në qëndrueshmërinë e sistemit politik amerikan. Por procedurat e fajësimit, duket se konfirmuar guximin e institucioneve demokratike të vendit. Administrata Trump e tronditi Amerikën duke i refuzuar dhe denigruar në mënyrë aktive.

ato institucione, një sjellje që arriti kulmin me zaptimin e Capitol Hill nga një turmë e thirrur nga Trump më 6 janar 2021. Nën presidentin Joe Biden, duket sikur demokracia po e merr veten.

Në fakt, demokracia amerikane mbetet e pambrojtur, jo vetëm për shkak të mungesës së angazhimit të shumë amerikanëve ndaj institucioneve demokratike. Ndërsa Trump punoi fort për ta de-institucionalizuar Amerikën dhe për ta pasuruar veten gjatë kohës që ishte në detyrë, Partia Republikane bëri sehir ose në disa raste e duartrokiti, duke i hapur rrugën kryengritjes.

Shumë amerikanë, dhe një pjesë e konsiderueshme e elitës politike, ishin të gatshëm të shihnin përmbysjen e demokracisë amerikane. Dhe kjo përshtypje u përforcua kurme përjashtim të 7 republikanëve në Senat, të gjithë republikanët e tjerë votuan për shfajësimin e Trump në muajin shkurt.

Sigurisht, edhe pse gjyqi në Senat nuk arriti shumicën e nevojshme prej 2/3 të votave për ta dënuar atë për nxitjen e kryengritjes së 6 janarit, përpjekja e tij për të përmbysur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dështoi. Institucionet politike amerikane rezultuan më të forta. Demokracia triumfoi. Trump nuk mendoi në mënyrë strategjike, apo të kishte ndonjë plan për t’i përkthyer tendencat e tij autokratike në institucione të reja autoritare.

Gjithsesi, në mënyrë të frikshme, një autokrat më serioz dhe i mençur mund të kishte pasur sukses atje ku dështoi Trump. Dhe nuk është e vështirë të imagjinohet se si mund të ndodhte kjo. Autokratët e suksesshëm duhet të kenë diçka që të duket si një projekt politik gjithëpërfshirës. Tek e fundit “Amerika e Para” e Trump ishte kryesisht demagogji, pasi ai nuk mund të sillte përmirësime reale në jetën e bazës së tij të mbështetësve.

Të gjithë autokratët e suksesshëm – si ish-presidenti Venezuelës Hugo Chávez, presidenti argjentinas i pasluftës Juan Perón, apo presidenti aktual i Ugandës Yoweri Museveni –arrijnë në një farë mënyre të “shpërndajnë mallra” për zonat e tyre elektorale kryesore.

Trump garantoi disa përfitime por vetëm për të pasurit, duke u ulur atyre taksat dhe thjeshtëzuar rregulloret. Gjestet e tij simbolike nuk do të rezistojnë gjatë, dhe slogani i tij “Bëjeni Amerikën sërish të Madhe” është i destinuar të vdesë.

Republikanët do të ishin të mençur po ta merrnin këtë gjë në konsideratë. Mjerisht, në vend të kësaj, shumica e kësaj partie si në Kongres po ashtu edhe në nivelin shtetëror dhe lokal, mbështet ende narrativën e rreme të manipulimit të zgjedhjeve dhe aktin e kryengritësve, ose promovojnë teorinë konspirative se ngjarja mbi Capitol ishte një skemë për ta dëmtuar akoma më tej karrierën e Trump.


Kjo qasje është thellësisht shqetësuese. Perón ishte në gjendje të sundonte siç bëri pas Luftës së Dytë Botërore, pasi ndërhyrja e shtuar presidenciale në Gjykatën e Lartë të Argjentinës dhe institucionet politike, i kishte dëmtuar shumë ato organe gjatë 15 viteve të mëparshme. Shumica e amerikanëve nuk dëshirojnë të ndjekin këtë rrugë, edhe nëse këtë gjë e dëshirojnë shumë nga udhëheqësit e tyre politikë.

Fatmirësisht, sistemi politik i SHBA-së ka shumë burime të rezistencës. Njëri është integriteti i zyrtarëve lokalë dhe shtetërorë, si ata që certifikuan rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit të vitit të kaluar në Miçigan, pavarësisht kërcënimeve nga mbështetësit e Trump, apo guvernatori republikan i Xhorxhias dhe administratorëve të zgjedhjeve, të cilët u rezistuan kërcënimeve personale nga vetë Trump.

Një tjetër burim është gjyqësori, ku edhe gjyqtarët e emëruar nga Trump, nuk pranojnë t’u japin ndonjë vlerë pretendimeve të pabazuara të manipulimit të zgjedhjeve të propaganduara nga ish-presidenti dhe aleatët e tij. Këta zyrtarë e bënë punën e tyre dhe besuan tek sistemi.

Por “Thembra e Akilit” në joshjen populiste të Trump ishte anti-statizmi i tij ekstrem. Ai e urrente qeverinë dhe donte që ta dobësonte kapacitetin e saj. Për këtë mjafton të kujtojmë pozicionet e panumërta në qeverinë federale që mbetën të paplotësuara gjatë mandatit të tij 4 -vjeçar, për të mos përmendur reagimin katastrofik të administratës së tij ndaj Covid-19.

Përkundrazi, udhëheqësit e suksesshëm populistë, e shfrytëzojnë në fshehtësi fuqinë e shtetit për të hapur vende të reja pune për mbështetësit e tyre, dhe për t’u siguruar atyre mallra dhe shërbime.

Për Trump kjo ishte një tabu, dhe ai e pagoi koston elektorale për këtë gjë. Shumë amerikanë po përballen me probleme të mirëfillta dhe për fa të mirë Joe Biden po e përdor fuqinë e shtetit për të ndryshuar jetën e tyre.

Mbijetesa e demokracisë, kërkon që shteti dhe shoqëria të jenë të fortë dhe të shërbejnë si një kundërpeshë ndaj njëri-tjetrit. Dhe ruajtja e këtij ekuilibri, kërkon përpjekje të vazhdueshme. Tek e fundit, ajo krijon kapacitete më të mëdha shtetërore, për të ofruar atë që duan qytetarët, dhe inkurajon një mobilizim më të madh shoqëror për ta monitoruar këtë kapacitet.

Ky ishte momenti në të cilin Trump nuk mundi të funksiononte. Dhe shpresohet që ai të jetë momenti, kur në fund të dështojnë të gjithë ata që ëndërrojnë ta shkatërrojnë demokracinë.

Marrë nga: project syndicate

(A.k.dosja.al)
 
Sepse eshte idiot. Ky iku tani, do mbahet mend si presidenti i cudirave idioteske te USA.

Cpo ndodh me Biden? Per mendimin tim po ecen mire, ka aprovim 68 % asnje gabim deri tani asnje lekundje nga fushata tek detyr.
Dhe me e rendesishmja familja e tij nuk perzihet ne punet e shtetit. Duket robi me eksperience.
 
Trump e qeverisi ameriken si te jete prone apo nje nga bizneset e tij. Nuk qeveriset me iden qe jam mbi te gjithe sepse te kthehen kundra .
 
Top