Proverba të vjetra kineze

NeVertiti

~Kohe & Stine~
-Pak mosdurim dhe prishen plane të mëdha.

-E folura nuk e gatuan orizin.

-Një buzëqeshje të fal 10 vite jetë.

-Mos ki frikë të rritesh ngadalë, ki frikë kur s’po rritesh fare.

-Ai që pyet bëhet budalla për 5 minuta, ai që s’pyet mbetet i tillë tërë jetën.

-Më mirë të ndezësh një qiri, sesa të mallkosh errësirën.

-Një mendje e mbyllur është si nji libër i mbyllur, një copë druri.

-Gjilpëra nuk ka maje në të dyja anët.

-Një rënie të bën më të mençur.

-Më mashtro një herë, të të vijë turp, më mashtron për herë të dytë, të më vijë turp.

-Mësuesi hap derën. Ti hyn me këmbët tuaja.

-Jepi një njeriu një peshk dhe e ushqen për një ditë. Mësoji atij të peshkojë dhe e ushqen për gjithë jetën.

-Nëse do të njohësh udhën para teje, pyet ato që po kthehen.

-Përvoja është një krehër që natyra na jep kur jemi qerosë.

-Një njeri i mençur bën zgjedhjet e tija, një injorant ndjek opinionin publik.

-Nëse je i durueshëm në momentin e nervave, do ti ikësh qindra ditëve të mërzitura.

-Të shohësh diçka një herë është më mirë se ta tregojnë 100 herë.

-Një person që thotë që nuk realizohet, s’duhet ta pengojë atë që po e realizon.

-Më thuaj dhe do ta harroj, më trego dhe mbase e mbaj mend, më përfshij dhe e kuptoj.

-Ka shumë rrugë të ndryshme deri në majen e malit, por pamje nga atje lart është e njëjtë.
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Proverba të vjetra kineze

Proverba, sikur eshte fjale e ardhur, mire do ishte te shkruhej "fjale te urta". :)
 

Aver

VIP
Titulli: Proverba të vjetra kineze

Te bukura por mua gjithmone me ka pelqyer me shume kjo tjetra...

我希望你是不是寻找谷歌翻译.
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Proverba të vjetra kineze

Loool lol
Do vije dhe dita jote :p

Per temen
Deshtim nuk do te thote te rrezohesh por te refuzosh te ngrihesh.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Proverba të vjetra kineze

KInezet jane nje pasuri qe nuk shteron... Sa me sh lexon aq me sh humbet ne kulturen historite besimet e tyre.. Mu ka bo koka dhalle ka nja 3 jave, Lol
 
Top