• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Protesta,1500 efektivë policie në terren, blindohet Kryeministria

Frank

1+1=3
protesta.jpg


TIRANE
Opozita do të protestojë sërish sot para Kryeministrisë me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama. Ndryshe nga herët e tjera, qytetarët do të mblidhen para Kryeministrisë në orën 18.00. Skenari i protestës është i ngjashëm me atë të dy protestave të tjera ku qytetarët do të mblidhen para selisë së qeverisë në dy pjesët anësore të saj ana e Piramidës dhe në rrugën ‘Ismail Qemali’.

Të paktën 1500 efektivë të policisë pritet të jenë të angazhuar sot në terren për mbarëvajtjen e protestës së opozitës. Përveç forcave të policisë godina e Kryeministrisë, nga ana tjetër është e rrethuar me gardh metalik, një masë e shtuar e policisë për të shuar çdo skenar të mundshëm që mund të kenë protestuesit. Në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ policia ka instaluar kamera me rezolucion të lartë për të filmuar cdo person të dhunshëm apo që cënon rendin publik.

Turma do të monitorohet nga godinat e larta, nga forcat RENEA dhe efektivët e Gardës. Masa sigurie do të ketë edhe në institucione të tjera të pozicionuara në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Në gadishmëri do të qendrojnë dhe autobotet me ujë për të shpërndarë turmat si edhe shërbimi zjarrfikës dhe ai shendetësor. Pasdite pritet që të ketë edhe kufizime trafiku ne bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe rrugët lidhëse me të.

Balkanweb.com
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Se di kush eshte plani i PD -se , por njerez kane dale plot.
Se kuptoj nese do arrihet qellimi i tyre...vetem me kosto ne jete njerezish jo aman
 
Top