Producenti duargjatë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Producenti duargjatë

1507712259_98262555_mediaitem98262554.jpg

Lista e viktimave të Harvey Weinstein zgjerohet dita-ditës, duke u shtuar me emra të famshëm si ai i Angelina Jolie dhe Gwyneth Paltrow, aktoret më të fundit që tregojnë se kanë qenë viktima të ngacmimeve seksuale të manjatit nga “Hollywood”-i.

Të dyja ato shpjeguan se incidentet kanë ndodhur kur ishin në fillimet e karrierës.

“Pata një eksperiencë aq të keqe me Harvey Weinstein në rininë time, sa zgjodha të mos punoj më kurrë me të e paralajmërova edhe të tjerat të mos e bënin një gjë të tillë”, deklaroi Jolie.

Paltrow shpjegon se, pasi producenti i famshëm i kishte besuar rolin e protagonistes në filmin “Emma”, e kishte thirrur në suitën e tij të hotelit, e kishte prekur me duar dhe i kishte sugjeruar një masazh në dhomën e gjumit.

“Isha fëmijë, sapo kisha nisur karrierën. U tmerrova nga kjo ndodhi”, shprehet ajo.

Gwyneth ia tregoi incidentin të dashurit të vet të asaj kohe, Brad Pitt, i cili nuk duroi, por shkoi e u përball me Weinstein.

“Mendova se, pas kësaj do të më pushonte nga puna”, vazhdon aktorja.

Në të dyja këto raste, situata nuk ka shkuar më tej sesa ngacmimi, por ka dhe më keq.

“The New Yorker” citon aktoren italiane Asia Argento, si dhe Lucia Stoller, sot Evans, të pohojnë se Weinstein i ka shtrënguar në akte seksuale. Argento nuk foli kurrë për ngjarjen, nga frika se do t’i shkatërrohej karriera.

“Kjo është arsyeja, përse historia ime 20-vjeçare nuk doli kurrë në dritë”, thotë ajo.

Zërin kundër 65-vjeçarit, të konsideruar si një prej njerëzve më të fuqishëm të industrisë së filmit, e ngritën edhe ish-presidenti Barack Obama dhe e shoqja Michelle. Vajza e tyre e madhe, Malia, kishte bërë praktikën pranë kompanisë së Weinstein në Nju Jork, në fillim të vitit.

Bashkëshortja e producentit, stilistja Georgina Chapman, bashkëpronare e firmës së modës “Marchesa”, njoftoi se do të ndahet prej tij dhe shprehu keqardhjen e saj për të gjitha femrat që kanë vuajtur për shkak të këtyre veprimeve të pafalshme.


/ Top Channel

 
Top