• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Prindër, na gënjyet!

E9BCE31A-CC46-49F2-BFCF-8791C078AFD6.jpeg


Nga Endri Shabani.

Kur ishim të vegjel, në fillim të viteve 1990, ju na thatë “meso se pa shkollë do mbetesh gjithë jetën pa pune”. Por po shohim Noizin, me 4 klasë shkollë që promovohet nëpër librat e shkolles si artisti me i famshëm në Shqipëri. Pamë edhe ministra me mesatare 5, si dhe dekanë universitetesh me doktoratura të vjedhura.

Na thatë “lexo libra, se pa lexuar nuk do arrish gjëkundi”. Por po shohim deputetë që ende nuk njohin të gjithë germat e alfabetit, apo tabelen e shumezimit. Pamë edhe shtepitë miliona euroshe te pasanikeve te Tiranes, që në mijë metra katrorë nuk kanë një raft librash.

Kur ishim te vegjël na thate “puno fort, se po nuk punove do perfundosh i varfër”. Por po shohim politikanë miliarderë që nuk kanë punuar një ditë në jetë. Pamë edhe se si u pasuruan Taçi, Beso, Zamiri, Çeti dhe gjithë “klientet” e privatizimeve, te cilët ranë në gjumë si perkthyes, kambist apo shoferë dhe u gdhine si pronare fabrikash e minierash te ndertuara me punen e miliona shqiptareve.

Na thate “thuaj gjithmone të verteten, se genjeshtra i ka kembet e shkurtra”. Por po shohim se si për 19 vjet ne krye te bashkisë janë zgjedhur, dhe rizgjedhur, tre genjeshtare patologjikë, nga më të medhenjte që ka parë ky vend.

Kur ishim te vegjel na thatë qe “per t’u bërë artist duhet shumë talent, dhe shumë pune”. Por po shohim se si arti është marre peng nga mediokriteti, nderkohe licete dhe akademite e arteve vazhdojne te pergatisin kameriere dhe punonjes për call-center. Pame edhe se si festivalet e kenges i ngjajnë paradeve në rrugicat me drita të kuqe të Amsterdamit.

Na thatë “behu i zoti i vetes, se nuk te ndihmon njeri”. Por po shohim se si shteti i jep “ndihmë ekonomike” (pa bërë asnjë pune) 5 milionë euro ne vit Klodjanit qe djeg plehrat, dhe 3 milionë euro Çetit që ngre traun.

Kur ishim te vegjel na thate “Bej jetë të ndershme. Mos vrit dhe mos vidh, nëse do te nderohesh dhe respektohesh nga shoqeria”. Por shohim dhjetëra kriminele qe mbahen me tituj e me nderime, në Parlament, në krye të ministrive, bashkive, apo bizneseve më të medha në vend. Pame edhe se si titujt e nderit dhe dekoratat tregetohen si mall ne tregun e gjese se gjalle.

Na thate “duaje vendin tend, sepse ketu kane jetuar gjysherit e tu, dhe ketu do te rrojne edhe femijet e tu”. Por po shohim se si per 29 vjet keta po kontaminojne ujin, token dhe ajrin. Pame edhe se si kanë prere pyjet, kane vjedhur shtratin e lumenjve, kane zaptuar bregun e detit dhe kanë gerryer malet.

Na thatë shumë gjera, por deri me sot del se na keni genjyer… Ne 29 vite pame se realiteti ne Shqiperi ka qenë krejt ndryshe.

Sot shqiptari i zakonshem jeton një jetë te mundimshme, i lënë ne një ishull varferie, por i rrethuar nga një det me pasuri natyrore.

Sot shqiptari i ndershem jeton pa krenari, i lënë ne fund te salles, ne një skene te dominuar nga gjithefaresoj horrash pa din e pa iman.

Sot shqiptari i edukuar, qe ka sakrifikuar nje jete ne shkolle, është vene perfund nga mediokriteti i shefave te partise, te cilet nuk kane mend as sa per te lexuar gazeten.

Sot shqiptari i talentuar është ne kerkim te nje pune cfaredo per te mbyllur muajin, dhe i ka harruar endrrat me karriere artistike.

Sot shqiptari punetor dhe i palodhur është kthyer ne skllav i nje kaste te pangopur, qe ka marre peng cdo sfere te jetes, ne politike, media, akademi apo biznes.

Sot shqiptari atdhetar po braktis endrrat dhe po shet pronat per te blere nje bilete qe do ta coje edhe ne fund te botes, mjafton te gjejë nje vend ku te trajtohet si njeri dhe te ndihet pjese perberese e shoqerise…

Prandaj, në perfundim te ketyre tre dekadave, ne, brezi i lindur dhe rritur pas 1990, kemi perpara dy zgjedhje: ose te ndryshojme realitetin ku jetojme, ose t’u mesojme te tjera gjera femijeve tane.

Urimi im është që të bejme të paren, dhe më 2019 te leme pas jo vlerat me te cilat jemi rritur, por kete realitet te trishte qe na ka shoqeruar per 29 vite.

Le te jete 2020 jo vetem fillimi i nje dekade, por fillimi i nje epoke te re per te gjithe ne qe kemi vendosur te rrojme e te vdesim me dinjitet ne kete vend!
 
Shabani me kete shkrim thote me mire i pari i fshatit se i fundit i qytetit.

Lexoni njerez shkollohuni kerkoni gjithmone me te miren per vete.
 
Shabani me kete shkrim thote me mire i pari i fshatit se i fundit i qytetit.

Lexoni njerez shkollohuni kerkoni gjithmone me te miren per vete.
Pse thirrje per mos shkollim e paske kuptuar shkrimin ti?!

Mire e ke, shkollohuni njerez.🤪🤪🤪
 
E vetmja gje qe sna treguan eshte qe para dhe pas shkollimit duhet te jesh servil dhe matrapaz te ecesh perpara
 
Endri ka te drejte ama nuk duhej shkruar nga ai ky status ne fb. Eshte sh demoralizuese e verteta qe na rrethon edhe pse nuk ka thene ndonje gje te re. Te gjithe i dime. Por, mendo si mund te ndihen adoleshentet nga ky shkrim.
 
Shkrimi eshte sh i drejte, por barazia dhe meritokracia ne kapitalizem nuk ekziston. Jane thjesht terma teorik te shkruar ne librat e shkolles per t'motivu brezat e rinj qe sistemi kapitalist eshte me i miri, por ne praktike kur del nga bankat e shkolles realiteti eshte i dhimshem.

Barazia dhe meritokracia funksionoi mbi 90% vetem me sistemin socialist qe aplikuan vendet nordike, jo komunistat e lindjes qe e aplikuan si ju desh bytha. Ndersa pjesa kapitalizmit eshte e pameshirshme, po fillove tu u jargavit me rolin e viktimes te mbysin akoma me shume vithet e kim kardashianit 😂
 
Private conversations
Help Users
    Top