• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Premier League (LAJMET E FUNDIT)

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Kin: Unë e Torres nuk përmbahemi!
Blerja e re e Liverpulit beson në forcën e dyshes që do të krijojë në sulm përkrah Fernandos

Blerja e re e Liverpulit, Robi Kin, deklaroi se po pret me padurim që të luajë përkrah Fernando Torresit. Dyshja që tifozët e të kuqve ëndërrojnë të rezultojë vdekjeprurëse nuk luajti asnjë minutë bashkë në barazimin pa gola me Vilaraelin. Kin luajti në pjesën e parë dhe humbi shansin më të mrië të ndeshjes për shënim, ndërsa Torres u aktivizua vetëm në 20 minutat e fundit, të parat për të që kur shënoi golin e vetëm në finalen e Euro 2008. Dyshja pritet të ketërastin të luajë së bashku në Gllasgou, në një miqësore ndaj Rejnxhërsave ditën e shtunë. Kin, i cili u ble nga Liverpuli për 20 milion stërlina vetëm 24 orë përpara ndeshjes së Vilarealit, deklaroi: “Nuk pata shansin të luaja përkrah Torresit në ndeshjen time të parë, por tani po pres me padurim që kjo të ndodhë në ndeshjen e ardhshme. Po ndihem menjëherë i përshtatur këtu dhe në fushë u argëtova në 45 minutat e mia të para me shokët e rinj të skuadrës. Këto kanë qenë ditë të ngarkuara për mua, por jam stërvitur si duhet dhe kur të fillojmë të luajmë ndeshjet e para, kam besim që do të jem në formën time më të mirë. Edhe pse ende nuk kemi luajtur bashkë, jam i sigurt se gjerat me Fernandon do të funksionojnë shumë mirë. Torres është një golashënues i jashtëzakonshëm dhe ndihem me të vërtetë i lumtur që do të kem mundësinë të luaj me të. I kemi të gjitha mundësitë që të bëjmë gjëra të mëdha, por na takon neve që t’i bëjmë gjërat të funksionojnë si duhet”. Kin shtoi: “Ende nuk kam patur mundësinë që të bisedoj shumë me të apo shokët e tjerë të skuadrës, por jam i sigurt që në ditët e ardhshme do të jemi në gjendje të bisedojmë për gjithçka. Këto ndeshje miqësore do të më lejojnë të njoh më mirë lojën e skuadrës dhe janë shumë tërëndësishme për të gjithë, pasi do të luajmë në raundin e tretë kualifikues të Champions League dhe kampionati do të nisë menjëherë me një intensitet të madh, prandaj duhet ta nisim menjëherë mirë nëse duam të fitojmë titullin”.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Premier League (LAJMET E FUNDIT)

Premiere League, Liverpool, kampion i dimrit

Skuadra e Benitez ka shkaterruar 5-1 Newcastle duke mbyllur vitin 2008 ne krye te klasifikimit me 45 pike, po aq sa 19 vjet me pare kur fitoi titullin e 18-te dhe te fundit kampion ne Angli.

Pjesa e pare e mbyllur 1-2 ne favor te Liverpool dha shenjen se te kuqte nuk e diskutonin fitoren dhe ashtu rezultoi, pasi ne pjesen e dyte lojtaret e Benitez thelluan me shume rezultatin.

Ryan Babel, kapiteni Gerrard dhe ne fund Xabi Alonso vulosen gjithcka ne 5-1, qe eshte gjithashtu dhe fitorja me e thelle ne historine e Liverpoolit ne kete stadium.

Per kryesuesit e Premier League lajmet e mira nuk mbarojne me kaq pasi derbi londinez Fulhamit dhe Chelsea i perfunduar ne barazim 2-2, i jep mundesine te kuqeve ta cojne ne 3 pike diferencen me Chelsean e vendit te dyte.

Protagonistet e derbit ishin Dempsey dhe Lampard qe shenuan nga dy gola per skuadrat e tyre. Nderkaq Arsenali eshte rikthyer ne vendin e katert ne klasifikim.

Edhe pse me veshtiresi topcinjte e Arsen Venger kane mundur 1-0 Portsmouthin, fale golit te Galas 9 minuta para perfundimit te ndeshjes.
 

Erblinaa

Anëtar i ri
Titulli: Premier League (LAJMET E FUNDIT)

Aston Villa ruan pozitën e katërt
Edhe pse me 10 lojtarë në fushë, Aston Villa, është rikthyer nga disavantazhi 1-0 për të fituar në fund ndeshjen përballë Sunderlandit me rezultat 2-1.
Villa udhëtoi në këtë ndeshje me synimin për të shënuar fitoren e gjashtë radhazi dhe për të ruajtur pozitën e katërt, që i kërcënohej nga Arsenali. Por ishin vendasit ata të cilët shënuan të parët, pas 10 minutash lojë, kur Danny Collins gjeti portën me kokë pas një harkimi të Carlos Edwards.

Pjesa e dytë solli edhe barazimin për djelmoshat e trajnerit Martin O’Neill’s, gol të cilin e shënoi James Milner në minutën e 63-të të ndeshjes. Por, nëntë minuta më pas mysafirët mbetën me 10 lojtarë në fushë, pas përjashtimit të Ashley Young me karton të kuq.

Megjithatë, edhe pse me një lojtar më pak, Villa shënoi edhe një gol tjetër të fitores, të cilin e realizoi Gareth Barry nga penaltia, dhjetë minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes.

Me këtë fitore Aston Villa do ta ruajë vendin e katërt, pavarësisht nga rezultati që do të nxjerrë Arsenali, që sot luan në fushë të Hull Cityt.


telegrafi
 

Erblinaa

Anëtar i ri
Titulli: Premier League (LAJMET E FUNDIT)

Fitore sensacionale e Chelseat
Skuadra e Chelseat ka arritur që në fund të takimit të shënojë dy herë kundër Stoke Cityt për të mos u turpëruar në Stamford Bridge.
Blutë u gjetën në disavantazh në minutën e 60-të të takimit kur Rory Delap e mposhti portierin Cech.

Ndërsa atëherë kur mendohej se Chelsea do të mposhtet në shtëpi, ndodhi befasia.

Mbrojtësi brazilian Juliano Belleti barazoi shifrat pasi e mposhti me kokë portierin mysafir (88’), ndërsa njëri nga simbolet e Chelseat, Frank Lampard ua siguroi fitoren Bluve në minutat shtesë të takimit (90’+3).





telegrafi/
 

Erblinaa

Anëtar i ri
Titulli: Premier League (LAJMET E FUNDIT)

United në pozitë të parë
Skuadra e Manchester Unitedit ka arritur të shënojë gol në minutat fundit në takimin e zhvilluar si mysafir i Bolton Wandereres.
Djajtë e Kuq me vështirësi të madhe arritën t’i sigurojnë tre pikë shumë të rëndësishme dhe tani janë në pozitë të parë në tabelë me një pikë më shumë se skuadra e Liverpoolit, e cila nesër zhvillon derbin e qytetit kundër Evertonit, mirëpo United sërish do ta ketë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Golin e fitores për Manchesterin e shënoi sulmuesi bullgar Dimitar Berbatov në minutën e fundit të kohës së rregullt, ndërsa gjithë punën e kreu Carlos Tevez, i cili shmangu dy mbrojtës dhe krosoi për bullgarin, i cili me kokë e mposhti portierin Jaaskelainen.


telegrafi/
 

Erblinaa

Anëtar i ri
Titulli: Premier League (LAJMET E FUNDIT)

Sheikët nuk kanë të ndalur
Zyrtarët e Manchester Cityt do të qëndrojnë në Milano edhe pas transferimit të Kakasë, pasi që sheikët që e pronësojnë Cityn porsa ta rrëmbejnë brazilianin, do të trokasin në derën e Interit për ta rrëmbyer trajnerin Jose Mourinho.
“Times” njofton se sheiku Mansour i ka urdhëruar menaxherët e tij që pas superyllit të Milanit ta sjellin në skuadër edhe trajnerin e rivalit të qytetit, Inter.

Mourinho paguhet nëntë milionë euro në sezon te zikaltrit, ndërsa nuk është ndonjë problem për pronarët e Cityt që ta dyfishojnë këtë vlerë, me qëllim që ta joshin portugezin sërish drejt Ligës Premier.

Sipas medieve britanike, City dëshiron të krijojë një skuadër më të fuqishme se Chelsea, Manchester United dhe Liverpool së bashku, ndërsa për ta arritur këtë, atyre iu nevojitet një trajner i klasit të Mourinhos për të menaxhuar me superyjet.




telegrafi/
 

Erblinaa

Anëtar i ri
Titulli: Premier League (LAJMET E FUNDIT)

IFFHS: Ferguson trajneri më i mirë në botë
Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, është votuar si trajneri më i mirë në botë për klube për vitin 2008, nga Federata Ndërkombëtare e Historisë së Futbollit dhe Statistikave (IFFHS).
Për herë të fundit skocezi është vlerësuar si trajneri më i mirë në vitin 1999 kur e kishte fituar Ligën e Kampionëve me Manchester United, ndërsa gjatë vitit 2008 sërish u përsërit historia.

Dhjetë trajnerët më të mirë të klubeve për vitin 2008:

1. Sir Alex Ferguson (Manchester United)

2. Dirk Advocaat (Zenit St Petersburg)

3. Edgardo Bauza (LDU de Quito)

4. Arsene Wenger (Arsenal)

5. Rafa Benitez (Liverpool)

6. Carlos Luis Ischia (Boca Juniors)

7. Roberto Mancini (Inter Milan)

8. Avram Grant (Chelsea)

9. Manuel Jose Jesus Silva (Al-Ahly Cairo)

10. Frank Rijkaard (Barcelona)
 
Top