• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Premier League (LAJMET E FUNDIT)

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Fergi: Kristiano, vetëm te Reali jo!
18 Korrik Aleks Ferguson është i lodhur me Kristiano Ronaldo dhe agjentin e tij. Ata janë të pakënaqur me taktikat dhe mënyrën se ylli potugez po zgjidh të ardhmen e tij. Ferguson, i cili e sheh se si po i ikën nga duart “ëngjëlli” i tij, ka bërë një deklaratë dëshpëruese, në të cilën i kërkonte diçka Ronaldos: “Kristiano, shko ku të duash, vetëm te Reali jo”, ka qenë lutja e Fergusonit, i cili tashmë nuk ka çfarë të bëjë për të mbajtur portugezin në skuadër. “Ne po bëjmë të pamundurën për të mbajtur këtu, por e dimë që do të jetë shumë e vështirë. Reali? Hyjmë në bisedime me çdo klub tjetër, por jo me madrilenët. Ata nuk e meritojnë një lojtar si Kristiano, por nëse vetë ai dëshiron të shkojë te Reali, atëherë ne do të bëjmë çmos për të mos e lënë të lirë”.
 
Last edited by a moderator:

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Ferguson: Do të vazhdojmë rrugën e sukseseve!

Ferguson: Do të vazhdojmë rrugën e sukseseve!
18 Korrik Trajneri i Mançester Junaited ka konfirmuar se është në ndjekje të një lojtari, që mendohet të jetë Dimitar Berbatov. Skocezi ka kohë që është në ndjekje të bullgarit, por ka refuzuar të konfirmojë një gjë të tillë. Ferguson tha: “Kemi bërë një ofertë për një lojtar dhe mendoj se do të jetë një zgjedhje e mirë”. Mendohet se Totenham kërkon më shumë se 20 milion stërlina por mendohet se të dy klubet do të arrijnë një marrveshje. Ferguson vazhdoi: “Kam zëvendsuar Xherard Pike me Xhoni Evans, kështu që kemi të njëjtin numër lojtarësh në skuadër. Nëse do të kem mundësinë për të marrë akoma edhe një lojtar, kjo do të na ndihmojë më shumë”. Ferguson është duke u stërvitur me ekipin, ku mungojnë vetëm disa lojtarë, si Nani, Van der Sar dhe Patrik Evra të cilët luajtën në Euro 2008. Sëbashku me ta mungon edhe Kristiano Ronaldo, i cili është operuar në kavilje. Ndërsa Anderson mungonte sepse luajti me Brazilin. Por mungesa më e madhe ishte Ouen Hargrivs. “Kemi disa mungesa”, tha trajneri i Junaited. “Edhe në sezonin e kaluar kishin në këtë periudhë por këto gjëra ndodhin”. Gjithsesi Ferguson shpreson që Hargrivs të jetë gati për 26 korrikun. “Ouen nuk është gati për të filluar, por jam i sigurt që do të jetë në rregull”, tha ai. Luis Saha është duke u stërvitur në Francë për dëmtimin e tij dhe duket se ai do të mungojë në këtë pjesë të sezonit. Geri Nevill do të rimar pozicionin e tij si kapiten. “Për Gerin ky udhëtim është shumë i rëndësishëm”, tha Ferguson. “Ai ka luajtur 45 minuta në Aberden të shtunën dhe nuk ndjentë më asnjë problem, gjë që është shumë e mirë. Por gjëja më e mirë ai nuk ka humbur asnjë stërvitje që nga prilli i kaluar. Mund ta kishim aktivizuar atë në sezonin e kaluar por Ues Braun po luante shumë mirë”.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Terri: اelsi ka për detyrë të kënaqim kinezët!

Terri: اelsi ka për detyrë të kënaqim kinezët!
18 Korrik Shumë shpejt ekipi i اelsit do të shkojë në Kinë për të zhvilluar atje fazën përgatitore, dhe kapiteni i saj, Xhon Terri, u shpreh shumë entuziazt për këtë udhëtim në Lindjen e Largët. “Jam shumë i lumtur që do të shkoj në Kinë dhe do të luaj përpara një turme të jashtëzakonshme”, tha 27 vjeçari. “Nuk kam qënë në këtë vend asnjë herë më parë, por e di që është duke u zhvilluar shumë shpejt, dhe se tifzët janë shumë të dhënë pas sportit. Eshtë diçka shumë e veçantë që do te jemi këtu gjatë zhvillimit të Lojrave Olimpike 2008, do të jemi shumë të lumtur që do të jemi pjesë e kësaj gjëje”. Terri gjithashtu është shumë i entuziazmuar për faktin që do të luaj në disa stadiume gjigant. “Jam i sigurt që do të ketë një atmosferë gjigante në këto vende”, tha ai. “Eshtë gjithmonë diçka shumë e bukur të luash në vënde të tilla, dhe i gjithë do të jetë plot. Mendoj se të gjithë do të kënaqen duke na parë duke luajtur. Në të gjitha ndeshjet do të jemi të vendosur. Do të kemi kundërshatrë të fortë, dhe do të na duhet një formë shumë e mirë për t`u përballur me kundërshtarët tanë. Duhet të përgatitemi sa më mirë për sezonin e ardhshëm”. Në Azi ekipi do të zhvillojë tre ndeshje, 23, 26 dhe 29 korrik dhe më pas do të shkojnë në Rusi dhe ku do të përballen me lokomotivën e Moskës, Milanin ose Seviljen. Gjithsesi, kapiteni është shumë i kënaqur më këtë udhëtim drejt lindjes së largët dhe është i bindur se skuadra e tij do të shfaqë një nivel mjaft të mirë dhe në këto ndeshje miqësore.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Shtypi anglez: Lampard do vetëm Interin!

Shtypi anglez: Lampard do vetëm Interin!


Frenk Lampard është gati të “përmbysë” botën vetëm për të arritur qëllimin e tij dhe për t’u larguar nga اelsi, pas shtatë sezonesh me fanellën blu. Mesfushori anglez i ka rrëfyer disa miqve të tij se të dielën nuk ka ndër mend që të udhëtojë me skuadrën në turneun që londinezët do të zhvillojnë në Kinë. Problemi është se në gjendjen aktuale të situatës dhe, pavarësisht mesazheve të qarta të lëshuara nga futbollisti, Roman Abramoviç nuk dëshiron që të flitet për shitjen. Në të vërtetë, Lamp mendonte se transferimi i tij në Milano dhe te trajneri i tij i dëshiruar, që e ka stërvitur dikur, Murinjo, do të ishte më i lehtë nga sa ishte parashikuar. Por, në krahun tjetër, اelsi është gati që të “blindojë” kundër vullnetit lojtarin, deri kur kontrata e tij të skadojë, vetëm e vetëm që të mos ia japë këtë kënaqësi “fitoreje” në merkato Masimo Moratit, presidentit zikaltër. Një tjetër alternativë mund të jetë konferenca për shtyp, sepse sipas “News of the World”, mesfushori ka vetëm në mendje Interin dhe Murinjon.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Arsenali del në skenë për Alonson!

Arsenali del në skenë për Alonson!


Agjenti i Ksavi Alonsos, është shprehur se mesfushori i Liverpulit i intereson edhe Arsenalit. Spanjolli mendohej se do të shkonte te Juventusi derisa tek gjigandët italanë shkoi mesfushori i Seviljes Kristian Poulsen. Gjithsesi, spekullime thonë se trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez, është duke bërë gjithçka gati për të shitur lojtarin dhe për të bërë para për të realizuar blerjet e reja. Alonso është vlerësuar me shumë e 14 milion stërlinave dhe tani mund të largohet nga të “kuqtë” në drejtim të rivalëve të tyre të Arsenalit. Trajneri i “topçinjve”, Arsen Vengeri, është në kërkim të një mesfushori pasi humbi mesfushorin e saj Matjë Flamini, ndërsa Xhilberto Silva do të shkojë tek Panathinaikos. Sipas spekullimive në Spanjë, ka pasur kontakte midis dy klubeve dhe agjenti i 26?vjeçarit, Injaki Ibanjez, tha se lojtari është në pritje të klubit të Liverpulit. “Lojtari është në dijeni të kësaj situate dhe ësht` në pritje të një vendimi të Liverpulit”, tha Ibanjez në një intervistë për një gazetë spanjolle. Shitja e Alonsos do t`i jepte Benitezit mundsinë për të marrë kapitenin e Aston Vilës, Garret Berri, i cili kërkohet shumë edhe nga ekipi i Arsenalit. Deri tani nuk ka asgjë konkrete por ditët e ardhshme do të jenë ato që do të thonë më shumë për të ardhmen e lojtarit. Gjithsesi Alonso është një lojtar shumë i rëndësishëm për Liverpulin dhe nuk do ta kishte aspak problem të qëndronte në “Anfield Road” nëse në fund asnjë prej këtyre marrëveshjeve nuk do të realizohej.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
10 ditë për fatin e Drogbasë

10 ditë për fatin e Drogbasë


Sipas menaxherit të sulmuesit të اelsit, Didier Drogba, lojtari i tij do të marrë një vendim 10 ditët e ardhshme nëse do të qëndrojë akoma në “Stamford Bridge”. Kohët e fundit është menduar shumë lojtari nga Bregu i Fildishtë do të largohej në fund të sezonit të kaluar nga اelsi, dhe këtë gjë ai e ka shprehur edhe vetë në një intevistë për gazetën franceze “France Football”. Gjithçka u rëndua pas largimit të trajnerit Hoze Murinjos nga ekipi londinez, por deri tani nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare, edhe pse ekipe si Barcelona, Milani dhe Interi, kanë shprehur interesin e tyre për lojtarin e اelsit prej kohësh, dhe janë duke bërë përpjekjet e tyre për ta marrë atë në merkaton e verës. Por gjithsesi trajneri i sapoardhur, Luiz Felipe Skolari, ka theksuar se Drogba bën pjesë 200% në planet e tij. Por tani duket se Skolari duhet të presë dhe të shohë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm Drogba, pasi agjenti i 30?vjeçarit, Tiero Sejdi, është shprehur se ai do të vendosë çër të ardhmen e tij 10 ditët e ardhshme. “Drogba i ka dhënë vetes 10 ditë”, tha Sejdi në një intevistë për “France Football”. “Nëse nuk do të ndodhë asgjë ai do të qëndrojë tek اelsi dhe do të zgjasë kontratën e tij. Ai nuk mendon që të stërvitet në fillim me një klub dhe më pas të shkojë tek një klub tjetër. Ajo çfarë ndodhi në nëntor ndodhi tashmë dhe situata nuk është e njejtë me të sotmen. Në atë kohë, Didieri ishte prekur nga largimi i Murinjos, me të cilin ishte shumë afër. Ndërsa sot askush nuk mund të thotë që ai nuk do të qëndrojë tek اelsi”. Tifozë të Marsejës dhe të Drogbasë kanë filluar një apel ekipit të tyre për të marrë lojtarin sërisht në ekipin e tyre. Peticioni i tyre ka kapur numrin e 1 milion firmave të shtunën, gjithsesi agjenti i Drogbasë është shprehur se është shumë e vështirë që ai të kthehet sërisht në Francë. “Marseja do ta kishte shumëtë vështirë të përballonte blerjen dhe rrogën e tij”, tha Sejdi. “Por kjo situatë e ka prekur, ai shumë i lumtur nga kjo nismë që kanë ndërrmarrë, edhe pse lëvizja vështirë se mund të realizohet. Ai ka kaluar shumë mirë në Marsejë dhe një ditë, edhe pse mund të mos jetë tani, do t’i pëlqente të kthehej sërish atje”.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
اelsi: Doni Drogbanë, jepni 25 mln euro!
23 Korrik Duket se për disa nga yjet e اelsit ka ardhur fundi i një cikli dhe këta futbollistë janë të detyruar të zgjedhin një skuadër tjetër. Ardhja në krye të skuadrës e Luiz Felipe Skolarit ka bërë që në klubin londinez të ndodhin shumë ndryshime. Njëra nga këto është edhe largimi i Didier Drogbasë, për të cilin interesohet skuadra e Barcelonës. Katalanasit kanë kohë që janë në ndjekje të sulmuesit afrikan dhe vetëm dje kanë marrë një përgjigje nga اelsi: “Doni Drogbanë, jepni 25 milionë euro”, ishte përgjigja e drejtuesve londinezë, të cilët i kanë vënë çmimin lojtarit të tyre dhe tani janë në pritje të reagimit të Barcelonës. Largimi i mundshëm i Samuel Eto’osë i detyron ata që të sjellin në “Camp Nou” një tjetër sulmues dhe për ta më ideali është Didier Drogba. Lojtari nga Bregu i Fildishtë është vetëm 30 vjeç dhe jep garanci për të luajtur në nivele të larta edhe për dy ose tre vite të tjera. Drogba nuk ka udhëtuar me skuadrën e tij në turin që do të zhvillohet në Kinë dhe Malajzi, duke hedhur shumë hije dyshimi për një lamtumirë shumë të afët me اelsin. Justifikimi i sulmuesit afrikan është se ndodhet i dëmtuar dhe ka nevojë të riaftësohet, por duket se e vërteta është diçka tjetër. Qëllimi i tij është që të luajë në “Camp Nou”. Kjo është edhe dëshira e teknikut Pep Guardiola, i cili sheh kërkon t’i besojë Drogbasë forcën sulmuese të skuadrës së tij. Pas kërkesës së اelsit, tani janë të gjithë në pritje të reagimit të drejtuesve të Barcelonës, të cilët javën e ardhshme mund të udhëtojnë për në Londër për të nisur bisedimet me drejtuesit londinezë. Këta të fundit janë shumë të qartë në atë që kërkojnë. Drogba shitet vetëm për 25 milionë euro.
 

fcbesia

Anëtar i Respektuar
West Ham nenshkruan me Valon Behramin

Reprezentuesi zvicran Valon Behrami ka nenshkruar nje kontrate 5 milon funta me skuadren angleze te PremierLiges WestHam.Ai u transferua nga ekipi romak i SERIE A ,Lazio nga Roma
 
Last edited:

jackass

Anëtar i ri
fcb une me sa lexova dje ne gazeta kontrata ishte 5 vjecare dhe ai do ti fitoj 9 milion e jo 5 milion funta, ndoshta edhe ka ndryshu dic :)
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Fergi: Junaitedi, është në “pole”!
24 Korrik

Sër Aleks nuk përmbahet në intervistën për “Daily Mail”

“Katër “të fortat” nuk do të ndryshojnë as sivjet, por në krahasim me rivalët mendoj se ne kemi marzh përmirësimi”



Me 10 tituj në Premiership dhe 2 Champions League në muze, Sër Aleks Ferguson është trajneri më i respektuar dhe më i suksesshëm në futbollin modern. Tashmë 66 vjeç, bosi i Mançester Junaited po hyn në vitet e tij të fundit në sport dhe ai beson se aktualisht ka grupin më të mirë të lojtarëve që ka pasur ndonjëherë. Dje, Sër Alex dha një intervistë për “Daily Mail”, duke rrëfyer mendimet e tij teksa përgatitet për një tjetër sezon të mbushur me sfida.



? Sër Aleks, ju keni thënë edhe më parë se mbrojtja e titullit është më e vështirë se fitimi i tij. اfarë ju bën të mendoni se mund t’ia dilni mbanë sërish?

? Jam mjaft i kënaqur me grupin e lojtarëve që kam. Unë mendoj me të vërtetë se jemi përmirësuar shumë dhe në disa zona pritet të përmirësohemi edhe më shumë. Blemë Andersonin, Uejn Runin, Karlos Tevezin dhe Nanin, lojtarë që do të përmirësohen të gjithë, dhe kjo të jep besim në vetvete. Edhe lojtarët e tjerë do të luajnë më mirë, si Majkëll Karrik, që po fiton më shumë autoritet me lojën e tij, dhe Ouen Hergrivs, nëse do të heqë qafe problemet e tendinës. Shpresoj që të luajë gjatë gjithë kohës, sepse është i rëndësishëm.

? Te اelsi ka pasur ndryshime sërish këtë verë. اfarë mendoni për sfidën me të cilën përballet Luiz Felipe Skolari?

? Nuk jam i shqetësuar për اelsin. Avram Grant bëri një punë të mirë dhe Hoze Murinjo fitoi dy tituj rresht dhe na mundi në finalen e Kupës së Anglisë. Ndaj nuk mendoj se ka njeri që të përmirësojë rekordin e Murinjos. Duhet që “Blutë” të kalojnë paraqitjet me Murinjon që të na shqetësojnë, por kjo do të jetë e vështirë me lojtarët që kanë dhe që kanë blerë. Ata kanë shumë përvojë dhe për këtë isha i shqetësuar në finalen e Champions League. Mikael Balak ka shumë përvojë në ndeshje të mëdha. Por nuk e di se sa larg mund të shkojë kjo skuadër tani.

? Skolari nuk ka drejtuar kurrë një klub në Europë, a do të jetë ky një disavantazh për të?

? Skolari është me fat. Ai ka marrë në dorëzim një klub të madh me shumë yje ndërkombëtarë. Por është e vështirë të shohësh ku mund të ketë ndonjë përmirësim të madh në një skuadër që ka që tani shumë përvojë.

? Mos po thoni se ata kanë arritur kulmin?

? Mbase. Kur sheh moshën e lojtarëve kupton se është e vështirë të kërkosh më shumë. Përveç Kalu e Obi Mikel. Balak, për sheembull, është 32 vjeç. Ata janë një skuadër me përvojë. Nuk them patjetër e vjetër, sepse me metodat moderne të stërvitjes mund të luash deri në mes të të 30?ave. Unë po them vetëm se nu shoh ndonjë marzh përmirësimi nga një ekip me moshë mesatare 30 vjeç.

? A e njihni Skolarin?

? Jo, dhe pse kemi luajtur kundër tij kur fituam Kupën Ndërkontinentale. Nuk mendoj se flet anglisht, apo jo? Ai ka drejtuar shumë klube, ka eksperiencë dhe kjo është në favorin e tij. Ai ka drejtuar në maja, ka fituar Kupën e Botës me Brazilin dhe ka drejtuar Portugalinë.

? Po për Liverpulin dhe Arsenalin, çfarë mendoni. Pse disa prej lojtarëve të tyre më të mirë mund të largohen në merkato?

? Mendoj se për Arsenalin borxhi i stadiumit të ri po krijon probleme. Ndërsa Liverpuli nuk e di çfarë problemesh ka.

? Sa ditë deshët para se të fillonit të mendonit për sezonin e ri?

? Kur kalendari erdhi në hotelin e pushimeve, fillova të mendoja: “اfarë kalendari!” Portsmuth, Liverpul, اelsi, Njukasëll. Në fazën e parë të sezonit luajmë me të gjithë skuadrat më të mira jashtë fushës sonë: Liverpulin, Portsmuthin, اelsin, Arsenalin, Evertonin, Blekbërnin, Totenhamin, Aston Vilën. Të teta këto ndeshje janë në trasfertë në fazën e parë.

? Pra mund të themi se faza e parë e sezonit pëcakton gjithë ecurinë e tij?

? Do të na duhet të luajmë shumë mirë. Duhet të jemi të mirë.

? A do të ktheheni në fushën e stërvitjes, pas largimit të asistentit tuaj Karlos Keiroz?

? Unë jam gjithnjë në fushën e stërvitjes, ndaj nuk ka ndryshime në këtë drejtim. Karlos është një humbje, sepse ka shumë përvojë. Ai është një organizues i madh dhe shumë serioz në stërvitje. Trajneri ynë Majk Felan nuk mund të bënte shumë për shkak të një dëmtimi në gju vitin e kaluar, por tani ai është kthyer dhe mund të bëjë më shumë, ndaj ana e stërvitjes nuk është një problem. Më duhet të mendoj vetëm nëse duhet të sjell një njeri me përvojë që të më zëvendësojë nëse nuk do të jem vetë pranë skuadrës.

? Ju i jeni vënë pas rekordit të Liverpulit me 18 tituj kampion në Angli. Sa ja u shton kjo motivimin tani që jeni në prag të dy sezoneve të fundit në drejtimin e Junaitedit?

? Nuk mendoj se është një motivim ekstra për mua. Kjo është diçka që do të ndodhë vetvetiu. Nuk kemi ndonjë presion të veçantë për të kaluar Liverpulin. Ne e kaluam Liverpulin si superfuqinë e Anglisë kur unë erdha në klub. Atëherë kishim presion në këtë drejtim. Por ne kemi respekt për Liverpilin, sepse sa herë që përballemi me ta ndiej emocion. E di që është një ndeshje e vërtetë. Ata janë të vendosur dhe kanë tifozë të apasionuar. Ajo është gjithnjë derbi i derbeve për ne. Kjo nuk do të ndryshojë. Për mua katër ekipet e kreut nuk do të ndryshojnë as sivjet, por mendoj se jemi në “pole”.

? Dhe së fundi, a keni ndonjë gjë për të shtuar në “sagën” e Kristiano Ronaldos?

? Jo!
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
اelsi, 40 mln euro për Robinjon!

اelsi nuk heq dorë nga Robinjo. Pas deklaratave të fundit të talentit brazilian se mund të largohet nga Reali i Madridit, “blutë” e Londrës janë hedhur menjëherë në sulm për të arritur një marrëveshje me brazilianin dhe sigurisht për të bindur drejtuesit madrilen. اelsi ka rritur ofertën e tij, duke ofruar plot 40 milionë euro për kartonin e Robinjos. Piter Kenion, shefi ekzekutiv i اelsit, është njeriu i cili po negocion me Predrag Mijatoviçin, drejtorin sportiv të Realit. Kjo është edhe oferta përfundimtare e skuadrës angleze, e cila ka bërë të ditur se nëse madrilenët kërkojnë më shumë, atëherë gjithçka do të marrë fund dhe اelsi nuk do të interesohet më për talentin brazilian. “I kemi bërë një ofertë drejtuesve madrilenë dhe jemi në pritje të një përgjigje. Ne jemi të interesuar për Robinjon, e kemi bërë zyrtare këtë dhe nuk duam të tërhiqemi prapa”.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Runi: Jemi më të mirët në botë!
27 Korrik Uejn Runi ka paralajmëruar rivalët e Mançester Junaited sëeata do të fitojnë gjithçka duke qënë se janë ekipi më i fortë në botë. Sulmuesi i Anglisë u shpreh se dy kompeticionet që ata fituan sezonin e kaluar do t_i japin një shtysë më shumë lojtarëve të Junaitedit për të fituar akoma më shumë. Këto janë lajmë të këqija për katër ekipet e mëdhenj të cilët kërkojnë të ndalojnë ekipin e Sër Aleks Fergusonit të fitojnë titullin e tretë radhazi. 22?vjeçari Runi tha: “Pas suksesit të vitit ta kaluar jemi shumë të kënaqur por kemi po aq mundësi për të fituar edhe në sezonin e ardhshëm diçka shumë të rëndësishme. Sugurisht kur fiton kupa ke besimin se do të fitosh sërisht. Ne jemi një ekip shumë i mirë. Por kjo na jep besimin se jemi ekipi më i fortë në botë. Fatmirsisht mund ta provojmë këtë gjë sezonin e ardhshëm”. Runi është shprehur shumë i gëzuar për turin e Junaitedit në Afrikën e Jugut. Ai shtoi: “Kanë qënë ndeshje të vështira por kjo është ajo që prisnim. Dy ndeshet që luajtëm na lanë përshtypje shumë të mirë. Eshtë më mirë që t_i kemi këto ndeshje që tani. Eshtë diçka pozitive që kemi bërë disa ndeshje fizike, ku është shumë afër ndeshjeve që do të zhvillojmë në kampionat. Jemi kënaqur shumë. Eshtë mirë që jemi kthyer sërisht, të shikosh këtë vend. Mezi pres që të kthehem. Kemi bërë disa ndeshje të mira, dhe jemi gati për startin e ri të këtij sezoni. Do të jemi në formën më të mirë të mundshme”.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Liverpulin e doja që fëmijë!”
\
Robi Kin pranon se kalimi në “Anfield Road” është një ëndërr që bëhet realitet për të

Irlandezi do të mbajë numrin 7, si Keni Daglish dhe Kevin Kigan: “Sikur të arrij gjysmën e suksesit të tyre!”



Robi Kin nuk mendon se e ka lënë Totenhamin në baltë, por se në jetën e tij do të fillojë një kapitull i ri. Irlandezi u prezantua dje te Liverpuli dhe pranoi se ka shkuar në ekipin me të cilin ka qenë tifoz gjatë gjithë jetës. Marrëveshja u mbyll për 20,3 milionë stërlina, por Kini nuk do ta bëj ndeshjen e tij të parë me Liverpulin sot kundër Vilarealit, ashtu siç pritej. Ai tha: “Nuk mendoj se e tradhëtova Totenhamin. Kam kaluar gjashtë vjet të mrekullueshëm atje dhe kam dhënë gjithçka. Që nga dita e parë kam dhënë gjithçka, dhe kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë. Tifozët e Totehamit kanë qënë gjithmonë shumë të mirë me mua, dhe unë do të kem gjithmonë një vend për ta në zemrën time. Por ky është një kapitull i ri në jetën time dhe do të shikoj përpara. Kam kaluar gjashtë vite të mrekullueshme atje dhe dua t’i falenderoj ata. Disa lojtarë kanë ikur nga klubi por disa kanë ardhur. Dua të përqëndrohem tek Robi Kin dhe çfarë ëshë e mirë për mua”. Kin do të mbajë fanellën me numër shtatë, të cilën e kanë mbajtur Keni Dlglish dhe Kevin Kigan. Kin tha: “Të vesh atë fanellë është një nder, dhe është diçka që e kuptoj plotësisht. Nëse do të kem gjysmën e suksesit që kanë arritur Kigan dhe Dalglish, do të isha shumë i lumtur”. Ai shtoi: “E pres këtë ditë që kur kam qenë fëmijë. Të gjthë e dinë se jam një tifoz i Liverpulit, kështu tani që jam këtu është një ëndërr që realizohet. Gjithmonë kam pasur dëshirë të luaja futboll, dhe të luaja për Liverpulin. Ndonjerhë mendoja se kjo nuk do të ndodhte asnjëherë. Mund të kisha ardhur këtu që në adoleshencë, por zgjodha Uolverhemptonin atëhere, sepse mendoja se do të kisha më shumë shanse për të luajtur. Tani jam duke u kënaqur shumë dhe mezi po pres ta veshë atë fanellë. Eshtë në klub shumë i madh dhe dëshiroj që t’a bëjmë akoma edhe më të suksesshëm. Arsyeja që ika nga Totenhami është se jam një tifoz shumë i madh i Liverpulit dhe mendoja se ky rast nuk do të më vinte më. Ishte një mundësi që nuk mund t’a lija të ikte. Mendoj se jam në një moshë shumë të mirë dhe mund të jap akoma shumë. Kjo ishte një mundësi shumë e madhe për mua. Jam shumë mirnjohës që jam këtu. E dua këtë klub dhe një ëndërr më është realizuar”. Kin do të jetë kolegu i Torres në sulmin e Liverpulit dhe po mendon që tani për bashkëpunimin me spanjollin: “Torres ka qënë surpriza e sezonit të kaluar. Ai iste njeriu më i mirë në Euro 2008 për Spanjën. Ishte e vështirë të largoheshe nga Totenhami, ku kishte lojtarë të mëdhenj si Berbatov, por Torres është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Fatmirësisht mund të luajmë shumë ndeshje sëbashku. E shikoj veten si një sulmues të dytë. Mund të luaj pas sulmuesit t` parë”, përfundoi ai.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Gigs: I kam thënë “jo” Milanit!

I përjetshmi i Junaitedit kritikon futbollistët e sotëm, që ndërrojnë skuadër për para



"Kur isha i ri bleja Porshe, Ferrari dhe rroba. Por tani jam duke shpenzuar para për shtëpinë, pushimet dhe shkollën”



Rajan Gigs kundërshton ata lojtarë të cilët shesin shpirtin e tyre për një ofertë më të mirë. Dhe kjo gjë vlen edhe për Kristiano Ronaldon, i cili kohët e fundit është cilësuar si një skllav i futbollit. Lojtari i Mançester Junaited tha: “Shumë lojtarë dëshirojnë të fitojnë sa më shumë të jetë e mundur dhe ndryshojnë klubin për dhjetë para më shumë. A do të ndryshojë kjo gjë shumë në jetën e tyre? Lojtarët e huaj e kanë gjithmonë shtëpinë e tyre diku tjetër, kështu që gjithmonë do të mendojnë për t’u kthyer pas. Por lojtarët si unë, Geri Nevil dhe Pol Skols, e kemi këtu shtëpinë tonë”. 34﷓vjeçari Gigs, pranoi se do t’i kuptonte plotësisht tifozët nëse do të ishin të mërzitur për të gjitha ato para të shpenzuara. Ai shtoi: “Po do të isha shumë dakord. Nëse i merr lojtarët me dëshirën e tyre do të ishin shumë të mirë. E gjithë kjo punë vjen nga agjentët e lojtarve dhe këshilltarëve të tyre, të cilët kërkojnë shumë para dhe nuk pyesin për ndjenjat e lojtarve”. Ronaldo është kërkuar gjatë gjithë verës nga Reali i Madridit duke acaruar edhe Sër Aleks Fergusonin. Mesfushori portugez nuk është grumbulluar me pjesën tjetër të skuadrës pasi është operuar në kavilje direkt pas Euro 2008. Gigsi është përpjekur të japë shembulluin e tij duke rrëfyer se nuk ka pranuar një ofertë shumë të madhe të bërë nga Milani dhjetë vjet më parë dhe për këtë ai është shumë krenar. “Mbase një ditë do të pendohem, por për momentin jam shumë i lumtur që kam ndenjur këtu”. Gigs duket shumë i mërzitur nga e gjithë kjo situatë që është duke rrethuar futbollin modern. Vetë lojtari e ka kalaur të gjithë karrierën e tij tek Mançester Junaited, dhe për këtë gjë ai është lojtari më i dekoruar dhe ka thyer çdo rekord për paraqitjet me “Djajtë”. Gjithsesi, Gigs kërkonte të paralajmëronte se ky stil jete duke harxhuar para pa kufi dhe për gjëra të kota është i kotë. “Ata do të mësojnë se janë duke shpezuar para të kota duke blerë makina dhe kostume që i veshin vetëm një herë. Kur isha i ri bleja Porshe, Ferrari dhe rroba. Por tani jam duke shpenzuar para për shtëpinë, pushimet dhe shkollën”.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Ronaldo Fergit: Do të largohem!


Ylli i Mançesterit është i vendosur që të largohet nga “Old Trafford”

Kristiano i thotë Realit: “Do t’ia them në sy Junaitedit. Dëshira ime e vetme është që të kaloj në Madrid”



Kristiano Ronaldo i ka dërguar Real Madridit një mesazh në të cilin premton se do t’i kërkojë Mançester Junaitedit që të hyjë në bisedimet për shitjen e tij sa më shpejt që të jetë e mundur. Ofertat e deritanishme të Realit janë refuzuar nga kampionët e Euiropës në fuqi, por madrilenët nuk kanë ndërmend të tërhiqen dhe tani kanë vendosur të përdorin vetë futbollistin për të ushtruar një presion të brendshëm mbi Mançesterin. Një praktikë e tillë është e ndaluar nga rregullorja e FIFA?s, por ajo është shumë e njohur për klubin madrilen, i cili shpesh herë në të shkuarën ka negociuar blerjet e tij të mëdha në fillim me agjentët e futbollistëve. Sipas të përditshmes spanjolle sportive “AS”, Ronaldo i ka dërguar një mesazh Realit në të cilin lexohet: “Gjithçka është në rregull. Javën e ardhshme do të zgjidhim gjithçka. Do të shkoj në Mançester dhe do t’i them se dëshira ime e vetme është që të luaj për Realin. Kam vendosur që t’u bëj të qartë atyre se kjo dëshirë është e padiskutueshme”.

Sër Aleks Ferguson ka deklaruar publikisht se do të argohet prej Junaitedit nëse klubi do të pranojë që të shesë yllin portugez, por skocezi e di që do të ndodhej përpara një situate shumë të ndërlikuar nëse Kristiano do t’i kërkonte që të largohej me këmbëngulje. Rasti i fundit i Ronaldinjos, i cili u transferua tek Milani me një vlerë shumë më të ulët se sa ajo me të cilën kërkohej një verë më parë, pas një sezoni tejet të dobët, e bën Fergin që të mendohet mirë nëse do t’i duhet të ndjekë taktikën e shtrëngimit të Ronaldos për të qëndruar në “Old Trafford”. Ndërkohë, “AS” raporton se agjenti i Ronaldos, Horge Mendes, ka shpeshtuar kohët e fundit bisedimet me Realin për kalimin e klientit të tij në “Santiago Bernabeu”. Sipas medias spanjolle, e marta do të jetë dita në të cilën Ronaldo do t’i kërkojë Fergit të largohet.
 
Top