• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Porositë e Enverit për Mehmet Shehun, pak orë para vetëvrasjes

Gazolina

Moskokecarese
Enveri para vetëvrasjes: “Hiq dorë nga alibia, pasi ajo nuk qëndron. Reflekto gjatë natës, nuk duam të të hedhim ty, por duam të bësh kthesë”. Fjalimi pas vetëvrasjes: “Mehmeti ishte armik dhe me ambicie të shfrenuar”

Kritikat e Enver Hoxhës për Mehmet Shehun, para dhe pas vetëvrasjes kanë tone dhe qëndrime të ndryshme. Në mbledhjen e 17 dhjetorit 1982, ku u diskutua për 9 orë me radhë, Enver Hoxha porosiste atë, që deri atëherë konsiderohej si krahu i tij i djathtë, të tërhiqte alibinë e të flinte i qetë. Por fill pas vetëvrasjes së shumëdiskutuar, Enver Hoxha forcoi tonet, duke e shpallur Mehmetin armik të partisë, si dhe duke rrëzuar gjithçka ai kishte bërë. “Opinion” transmetoi mbrëmë fjalimet e Enver Hoxhës për këtë ngjarje të shumëdiskutuar në histori.

Fjalimi i Enverit, para vetëvrasjes

Tashi unë propozoj ta vazhdojmë nesër mbledhjen. Vetëm dëshiroj t’i them Mehmetit, që në këtë mbledhje, vumë në dukje të gjithë shokët me zemër të hapur, në forumin e lartë të partisë, gabimin tënd të madh politiko- ideollogjik dhe reflektuam se nga rrodhi ky gabim. Mund të them se mbledhja aktuale ka qenë me një rëndësi shumë të madhe se disa mbledhje të tjera, për gabime të tjera, kjo tregon nivelin e lartë të PK dhe ndjenjën e përgjegjësisë së lartë të shokëve për të ruajtur vijën e partisë të pastër dhe për të të ruajtur ty shoku Mehmet, se nuk duam të të hedhim ty, por duam të bësh kthesë. Unë dua që ato që do të thuash ti nesër, të jenë të bazuara. Mos merr gjëra, jo kështu e jo ashtu, por merr esencën e këtyre kritikave, se ajo na intereson neve, se atje është ndihma që do të ndreqësh, me dashuri komuniste do të ta japim ndihmën. Por të na kuptosh, si udhëheqje komuniste dhe jo në formën sentimentale apo shoqërore, por brenda parimeve të partisë. Që të arrish në një konkluzion sonte natën, se sonte natën, nuk do të të zërë gjumi ty, por veçanërisht për ty është e rëndë kjo situatë dhe ne do përpiqemi që as nesër të mos të rëndohet kjo situatë. Unë të këshilloj ty që duhet ta rrëzosh këtë autokritikë alibi, për të shfajësuar gabimin politik që bëre. Kjo alibi ra, nuk mban. Aherë cila është rruga e drejtë? ثshtë kjo që thanë shokët. Nëse e hedh poshtë atë alibi, atëherë do të gjykosh dhe do jesh i qetë, ndaj ato që thanë shokët janë mësim, jo vetëm për ty, po për të gjithë ne. Unë mendoj se s’ka mes nesh asnjë që të mos ketë asnjë grimë mikroborgjeze. S’ka. Kjo është natyra e njerëzimit të klasave, etj diku shfaqet më pak, e diku më shumë. Ne duhet të kuptojmë, a ka në këtë veprim diçka që është mikroborgjeze. Nëse gjithnjë themi s’ka, aherë kjo s’shkon. Duhet vigjilencë. Kur na ndihmojnë shokët aherë na bëhet më e lehtë. Situatën shokët e gjykuan drejt dhe duhet ta gjykosh edhe ti. Ishte e rëndë, jo vetëm për fejesën se si u bë fejesa, por ishte e rëndë edhe në drejtimin tënd të punëve shtetërore, në atë formë që zhvillohesh, në ato të metat e karakterit, ishte situatë shumë e rëndë. اdo e keqe ka të mirën e saj dhe kjo e keqe bën mirë që u hap. Ti e hape këtë plagë, je autori i saj. Por duhet të kuptosh se je armiku i partisë absolutisht, por kjo kritikë që t’u bë, i bën shërbim partisë. Kam bindjen që kjo situatë aktuale do ta shkundë Mehmetin më shumë. Prandaj më duket mua sikur të reflektosh sonte ti, flasim nesër pastaj. Autokritika e tij prej 39 faqesh, nuk më bind që ai mund ta ketë kuptuar thellë gabimin. Ai zgjatet në disa faktorë justifikime, më shumë për të shfajësuar veten dhe minimizuar gabimin. Ai e vë theksin sidomos në momentet psikologjike, lidhur me disa anë patologjike të djalit që e shtyu të gabonte. Nuk janë këto arsyet kryesore dhe vendimtare që e çuan në këtë gabim, por në të tjera arsye që ai i kalon përciptazi dhe që i quan sporadike, duke filozofuar dhe duke nënkuptuar se po të mos korrigjohen, ato bëhen të rrezikshme. Në këtë çështje, ai duhej të ishte thelluar dhe në këtë drejtim duhet ta ndihmojmë edhe ne. Në planin politik, Byrosë Politike nuk i interesojnë rrethanat psikologjike. Me këtë fejesë, Mehmeti ka bërë gabim të rëndë. Ai e vuri veten mbi partinë, s’pyeti fare udhëheqjen, shkeli vijën e saj të luftës së klasave. Do ishte gabim po të mendohej se vija nuk shkelet vetëm po të bësh fejesë me reaksionarët. Këto shfaqje janë rrjedhim i moskuptimit dhe mos zbatimit të vijës së partisë. Prandaj, autokritika e tij nuk më bind. Mehmeti nuk duhet vetëm të premtojë, por të ndjejë thellë sa duhet dhe të bëjë kthesë rrënjësore në qëndrimet dhe veprimet e papeshuara dhe në marrëdhëniet e tij me shokët dhe me vartësit, sepse disa nga tiparet e karakterit të tij kanë influencuar për keq në organet që ai drejtoi. Për këtë duhet e do ta ndihmojnë të gjithë.

Fjalimi i Enverit, pas vdekjes së Mehmetit

Kritika shoqërore që i bëmë, nuk duhet ta ligështonte, por e parashikuam gabim. Ai u ligështua deri në vetëvrasje. Binda dhe Mehmetin… nuk ishte i bindur për asgjë ai. Ti përgjigjemi gjithë këtij hovi revolucionar që ka shpërthyer në klasën punëtore, në fshatarësinë kooperativiste, për të zbatuar ne, komunistët në ballë, vendimet e Kongresit të tetë. Mehmeti nuk pati besim dhe vrau veten dhe nuk e dëgjoi diskutimin tim, nuk kishte besim. Këta në KQ janë thirrur si dhe shumë kuadro kryesorë dhe ishte e domosdoshme që udhëheqja kryesore të merrte dijeni për këtë çështje të rëndësishme, që i doli partisë para, që ia shkaktoi një nga udhëheqësit kryesorë, Mehmet Shehu. Në këtë mbledhje mendoj që do të jetë një sitë e plotë dhe qartë për të gjithë shokët, t’i paraqesim të gjitha diskutimet e shokëve të Byrosë, për të parë dhe për të gjykuar atë kujdes që ka pasur kurdoherë partia… Na gjykoni juve, shokë të Komitetit Qendror. Siç po rezultojnë, me një armik shumë të egër, shumë të keq për partinë. Del se Mehmet Shehu, ai kishte një ambicie të shfrenuar dhe veprimet e tij bëheshin me një taktikë të çuditshme për të krijuar te njerëzit, te shokët, në forume një psikozë, që trajtojnë problemet me nervozizëm, me arrogancë, me prepotencë. Përveç meje, nuk kishte shok që mos të atakohej dhe të binte në kritika. Të gjitha kritikoheshin prej tij dhe kjo gjë krijonte atë që diskutuam. Meqë ishte anëtar, kishte të kaluar lufte dhe këtë të kaluar dinte ta impononte për këtë situatë të vështirë. Kjo situatë i bënte njerëzit të frikësoheshin. Ky armik i partisë vërtetohet dhe koha do ta vërtetojë, çdo gjë që e ka bërë, e ka bërë me një plan të caktuar në kokën e tij, ose të ndokujt tjetër për të arritur në krye të partisë dhe shtetit dhe ta kthente partinë në atë rrugë, d.m.th, jashtë binarëve të Marksizëm-Leninizmit. Ne nuk e kemi lënë Mehmetin të livadhiste shumë. Komitetit Qendror dhe Buroja Politike ka qenë vigjilente, jo se dyshonte, por nuk ishim dakord me mënyrat e veprimit të tij dhe me gjykimet e tij. Të gjithë mund të thonë se disa herë, kemi thënë dhe ne që Mehmeti ishte një punëtor i madh, por ne që ishin të afër tij, nuk e vërtetonim. Merrej me gjëra të vogla dhe nuk punonte kur shokët punonin. I drejtonte ata të merreshin me punë të vogla. Ai mendonte se duhej medoemos kontrolli i tij. Pa kontrollin e tij do shthureshin gjërat. Ai i dinte përciptas gjërat, por jepte përshtypjen sikur i dinte. Unë me këtë, nuk e bëj Mehmetin si injorant, por them se nuk ishte siç hiqej… Dikush mund t’i ketë thënë, bëje, dhe në këtë moment ta bësh sepse kështu na intereson ne. Na lë të qartë që të kuptojmë se ky element ishte i rrezikshëm në parti. Por ai nuk arriti të krijonte asgjë, pasi partia është e fortë. ثshtë në vijë me parimet e saj dhe nuk lejon që të ngasin gjëra të tilla. Mehmeti gjatë punës e ka penguar këtë me këto metoda të tij, me këto parime gjoja Marksiste-Leniniste, por që ishin shumë të gabuara. Mund të themi që vetëvrasja e tij, për një kohë të shkurtër do të krijojë në popull njëfarë habie, pastaj kjo habi do të kthehet në një të vërtetë të qartë, që ky njeri ka diçka dhe ky Mehmet duhet të ketë në ndërgjegjen e tij gjëra të rënda dhe të pathëna. Por ai nuk erdhi dhe bëri këtë që bëri, vrau veten. Në ndërgjegjen e tij duhet të ketë dhe gjëra të tjera. Ky e mbushi kupën. Partia ia vuri në dukje të gjitha. Me pikëpamjet e tij jo-Marksiste-Leniniste për t’u kamufluar dhe me një qëllim të caktuar në jetën e tij, dhe e keqja e tij që vrau veten di të kthehet në një të mirë, që plaga e shëron trupin dhe plaga u qërua. Po të mos ishte qëruar, do kishte rreziqe të tjera më vonë, prandaj partia shpëtoi dhe jemi shumë të gëzuar. Tashti, nga ky episod duhet të nxjerrim mësime, si ka ndodhur dhe më parë, ku nga gabimet e individëve apo grupeve, ka kalitur më tepër ne zemrën e njerëzve dashurinë për vendin dhe partinë. Pra, gjithë kjo eksperiencë, duhet të na i hapë akoma më tepër sytë në ato direktiva që na thotë partia. Vigjilenca revolucionare është në rend të ditës, kurdo herë dhe do të jetë në rend të ditës dhe shumë më vonë. Në udhëheqjen e partisë na kanë dalë elementë armiq dhe Mehmet Shehu ishte armik. Ai me veprimin e tij që bëri deri në fund kërkon të dëmtojë unitetin e partisë, edhe me vdekjen e tij. Këtu të jemi shumë të kujdesshëm, se Mehmeti ka përdoruar metoda të tilla, duke sulmuar njerëz, por ata nuk kanë qenë me të dhe nuk duhet ta ndiejnë veten si të shushatur se pse ishin afër me të, sepse të tërë e donim, të tërë e respektonim, sepse nuk e dinim kush ishte. Partia i konsideron njerëzit si më të shtrenjtët, i jep ndihmë që të kalojnë vështirësitë dhe të fusin në një hov revolucionar për të realizuar planin e madh për zhvillimin ekonomik. Ne shohim se në popull ka entuziazëm të madh dhe kjo është një fitore. Kjo është një gjë e mirë. Njerëzit e ligj do të harrohen shpejt, prandaj kështu do ngjasë. Siç ka ngjarë dhe për të tjerët do të ngjasë edhe për Mehmetin. Përpara se ta mbyllim, duhet të marrim disa vendime. Vendimi i parë është: të përjashtojnë nga partia Mehmet Shehun pas vdekjes, për faje të rënda në kundërshtim me vijën e partisë. E hedhim në votë, Pro, kundërshtim ka? Atëherë le të rrojë Partia. Vendim tjetër për Fiqerete Shehun. T’i vihet vërejtje e rëndë në kartë regjistrim, të shkarkohet si drejtoreshë e Shkollës së Partisë. Ne propozojmë të përjashtohet nga Partia si bashkëpunëtore e ngushtë e Mehmet Shehut. E hedhim në votë. Pro. Kundër s’ka. Të rrojë Partia.
Gazeta MAPO
 
Last edited:
Top