• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Poezi te ndryshme

Katia

Hmm kureshtar-e?
Pe: Poezi te ndryshme

Te behem ere deshira me rremben
Si puhize te hyj ne flokun tend
Si fllad i mengjeseve te vij ngadale
E trupin tend ta mbeshtjell me mall !

Te behem hene aq here deshiroj
Dhe si rreze e saj ashtu neper nate
Do te hyja brenda ne dhomen tende
E do te puthja nje shekull te gjate !

Yll deshiroj te jem neper mesnate
Dhe mbi qerpik te syrit tend te shkelqej
Neper enderren tende do te hyja ngadale
Tek kembet e tua do te doja te fle !

Toke dua te jem poshte gjurmave qe hedh
Asfalt e shkalle nga ti shkon e vjen
Enderra e bukur ne gjume kur ti fle
Deshire e shpirtit tend dua te jem !

(Dua te jem - Llemadeo)

 
Redaktimi i fundit:

Endrra

VIP
Pe: Poezi te ndryshme

MALL (Ismail Kadare)

Ca pika shiu rane mbi qelq.
Per ty une befas ndjeva mall.
Jetojme te dy ne nje qytet,
Dhe rralle shihemi sa rralle.

Edhe m'u duk pak e أ§uditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
Qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Seأ§ m'u kujtua sot per dreq:
"Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane veأ§".

Ne أ§'enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty seأ§ ndjeva mall
 

scorpione29

Anëtar i Respektuar
Pe: Poezi te ndryshme

DALENGADALث VDES….

Dalengadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit,
që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë,
që nuk ndryshon rrugë,
që nuk rrezikon,
që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,
që nuk i flet atij që nuk e njeh.
Dalngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën,
që është i pakënaqur nga puna,
që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr,
që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura.
Dalngadalë vdes ai që nuk udhëton,
që nuk lexon,
që nuk dëgjon muzikë,
që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.
Dalngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij,
që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq,
që ankohet për shiun që nuk pushon.
Dalngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë,
që nuk pyet për gjërat që nuk i di, dhe
që nuk përgjigjet për gjërat që di.
E shmangim vdekjen me doza të vogla,
duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
kërkon një përpjekje shumë më të madhe
se thjeshtë fakti që marrim frymë.
Vetëm durimi i paepur
do të na bëjë të arrijmë
lumturinë më të madhe.

...e lexova diku kete poezi te Nerudes, dhe e solla ketu....
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Pe: Poezi te ndryshme

Per ty

Lekunden pishat nen rete qe ikin
Ikin e ikin rete neper shi...
Une pres te shoh pas reve pak qiell
Ashtu sic pres pasditeve , te me telefonosh ti

Po ti s'dukesh gjekund. Ku paske humbur,
Ka kaq dite qe pres. Dhe bie shi...
Si mund te jetoj, pa pak qiell te kalter
Si mund te jetoj, pa zerin tend, pa ty

Ti do te vish, une e di, do vish patjeter
Po une dua te vish tani, neper shi
Pastaj rete do te ikin dhe do dale dielli
Po une dua diellin te ma sjellesh ti


Drita Como
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
Pe: Poezi te ndryshme


Mbrëmë,
gjithë natën
isha me ty...
T’i këputa
venat…
...T’i zbërtheva
eshtrat…
T’i gjakosa
flokët…
Të putha
në sy.
Mbrëmë,
gjithë natën,
isha
me ty.
Por,
në mëngjes,
s’munda
të të rikrijoja…
S’më dilnin
gjymtyrët.
S’më mjaftonin
flokët.
Buzët
e kafshuara,
fytyra
e plogët.
Dhe,
ika…
Ika,
mora malet…!
Zjarri,
që kam brenda,
as shuhet…
As falet...

(Suzana Zisi)
 

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Pe: Poezi te ndryshme

Rudyard Kipling
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
Pe: Poezi te ndryshme

Ata me paten munduar
dhe zemeruar sa s'ka.
Disa me dashurine e tyre
me urrejtjen e tyre disa.

Dhe shpirtin ma paten helmuar
me dhane vrer te pi,ata.
Disa me dashurine e tyre
me urrejtjen e tyre disa.

Por ai qe shume e me shume,
me mundoi,zemeroi e trishtoi,
ai s'me urreu kurre,
dhe kurre s'me dashuroi.

Hajnrih Hajne

 

LoSsT

VIP
Pe: Poezi te ndryshme

P A S U R I A

Buka ime
E përditëshme
ثshtë uria.
Stolia ime
ثshtë frika.
Rroba ime
ثshtë leshi.
Pra,
Nuk kam
Asgja.
Megjithatë,
S’prishë
Punë,
Sepse
Askush
Nuk është
Më i pasur
Se unë...


HASAN el -BASRI
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
Pe: Poezi te ndryshme

Vjeshta erdhi herët, ti nuk erdhe,
Do të vije, unë do të lija cigaren,
Në vend të pullave të nikotinës,
Do më rridhte në vena shiu
Dhe vetëvrasja e plakjes,
Dhe vera e kaluar e rinisë…


Fëmijët do të luanin kukafshehti me shiun,
Do të zbukuronin rrugët me të qeshura,
Një harabel me flatra argjendi
Do të bëhej loja e fëmijëve…
Dhe unë do të isha balona e harabelave.


Gjiri yt i kthjellët si ylberi
Do të rrethonte netët e mia,
Në ballë do ta puthja errësirën
Ulërimën tënde më të gjatë se e gjata
Në qerpikët e zinj ngecur
Frikën dhe aromën tënde…


Ah! Zjarri i prekjes tënde
Si uji që ka ngrirë në acar,
Dëshira për t’u bërë jorgani yt,
Digje majën e flokut më të hollë
Me buzët e puthjes, prekjes, nuhatjes,
Do të të puthja…


Me krahët e erës do të përqafoja
Trupin tënd që i rri i vogël trupit tim…
Ti nuk erdhe, vjeshta erdhi herët
Hija ime nga pragu i dritareve
I ra pas dashurisë tënde të zezë…
Dhe zemra i ra pas trishtimit, dëshpërimit...


Tani pres të kthehesh
Siç më ka marrë malli të ikësh…
Që të më ushqesh
Me pasionin e dashurisë tënde në errësirë
Të më mbytësh me uraganin tënd të zi
Të më harrosh në errësirën tënde të zezë.


Vjeshta erdhi herët, ti nuk erdhe…

(Refik Durbaş)

 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Me lot në sy

Me lot në sy,
I skuqur në fytyrë,
I ngatërruar në mendime,
I mbështjelltë në zemër,
I ngrohur me shpresën e rilindjes,
I rënduar prej njeriut të pakujdesshëm;
Të flas me tingujt më të bukur,
Të shikoj në sy i lënduar,
Të drejtohem me zemër i përmalluar,
Të mësyj me qëllimin për të shpëtuar;
Nuk arrij dot të të kap, fortë të të kap,
Të të shkund, prapë të të shkund,
Të të hap zemrën, ajo të kuptojë,
Të të hap mendjen, ajo të notojë;
Hape veten,
Hyr brenda saj!
Nxirr më të bukurën,
Duke flakur më të keqen;
Të lidhemi, e të shtrëngohemi,
Për krahësh të kapemi e të ndihmohemi;
Mos më urre,
Se rrënohemi;
Mos më copëto,
Se ndahemi;
Fal njerëzit,
Se falemi;
Mëshiro njerëzit,
Se mëshirohemi;
Ta njohim veten,
Se njihemi!

Autor: Avni Tafili
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Krijime ......

Copeza mendimesh,.!

Me meshiro o nate e qete e vetmuar,..meler te humben ne qetesin tende,..me perqafo ne damajt e tu te forte dhe me perkunde sikur nje femij dhe me vej ne gjume,..mos me le rte mendoj as te rikujtoj,..me ndihmo te flej,..te largohem te humbem thelle ne ty..kam novoj per tu qetesin tende nate e qete melankolike,..nate me hene gjysem,..ca yje te zbehte,..verviten rreth teje…

Duele te pakuptimta je shpesh fati im,..une humbe dhe ti me fiton…koha kalon dhe ne nje duel tjeter te fitoj e te kercnoj,..dhe prape ne nje tjeter kohe jemi miq dhe prape vazhdojme.une ti dhe koha.

Veshtrimi ne qiell,…syte te mpihen..mos shih vrensirat po ndjej lotet ne syte e tua qe krijohen kure diellin e shef ,.mos i fshij lej te rrjedhin sepse vetem keshtu fiton e plota ndaje te manges..e bardha ndaj te zezes…dhe mos thuaj kurre se qielli ska pasterti dhe dielli i tij nuk ngroh ,..

Perdredhimet e kohes tingellojne siper trupit tim si nje piano e vjeter e harruar ne pluhrat e kohes moderne,..zgjate doren te leshoj disa tinugj,..por lidhja mes tyre tashme I takon se kaluares dhe jo se ardhmes,..kohe per mos ta bezdisur me .

Tek leshoj klithmen e nje pushtimi,..ndjej eren fitore,..pastaj gjaku qe shkaktohet me zen,..dhe largohem krejt fajtore.

Te dua ty do thote te ekzistoj une,..te te harroj ty do te thote te mos ekzistosh ti.

Kur ti lekundesh ne ate qe thua un mire e kuptoj,..por dua qe ti vete shtrengesat ti gjeshe pa ti diktuar une,..ne qofte se ti prape gaterrohesh,,do te thote qe ti sme do,..sepse natyren time se prano aqe me teper nuk e perjeto. Dhe nuk e kupto.

Neper kohe ti gjykohesh,..mos harro se munde mos pranohesh,..jo nga tjeret por nga vetja dhe kjo eshte me e dhimbshme se sa vete vdekja.

Tani tek hidhem neper vendime e kuptoj se kam pase mjafte nxitime,..impulsin shpesh e kam respektuar sepse nga instikti ai eshte leshuar,..se them dote qe kam gabuar e aqe me teper qe jam penduar,..me vjen keq qe ti ishe i denuar.

Nuk dua shume jystifkime as vargje per jeten time,..sepse sje ti libri I saj,..e kam une firmen e saj.

Tani neper hipokrizi te gjithe kemi kaluar ,ndoshta dhe pjeserishte I kemi zbukuruar,..e tek buzqeshim ne ikje pa kthim, ti nje gje dije qe ishte provokatori I tyre deri ne mabrim,..une thjeshte te mbajta lojen deri sa ti humbe me qetesin ,me te ,madhe te shpirtit tim,..


Autori,.Vete laura..:p

Laura pra :p
 
Last edited by a moderator:

Love

βeℓℓe â๓e
Pe: Krijime ......

Eshte Dhimbja..! Dhimbja..? Dhimbja cfare..?
Te ben te forte..
Po endrrat..?
Te bejne te shikosh me syrin tend nje tjeter bote..
Perse..?
Sepse ndonjehere realiteti mund te jete i veshtire..
Po zemra..? Mendon Zemra..?
Zemra eshte enigmatike, te ben te perjetosh momente qe nuk shihen por ndihen..
Besoji asaj..!!
Po syte..?
Nqs arrin te perqendrohesh, brenda thellesise se syrit gjendet nje shumellojshmeri yjesh, ku mund te vozitesh ne qendren e universit..
Po universi..?
Eshte bardhesia e shpirtit tend..
Po sikur te njolloset..?
Buzeqeshi erresires.. mos ki frike, brenda teje gjendet forca e shpirtit kurajoz "Buzeqeshi"..
Po Jeta cfare eshte..?
Ne jete te gjitha provohen, eshte si nje torte.. duhet ti provojme te gjitha pjeset, madje dhe me te hidhuren..!!
Askush nuk tha qe jeta eshte e lehte.. Por ja vlen te Jetohet..!!


*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:

Snow Hristina

Anëtar i Nderuar
Pe: Krijime ......

Dashuri qiellore ....

Ne jemi si hena dhe dielli
ndricojm boten mbare
jetojme ne te njejtin qiell
por mbetemi gjithmon te ndare

Dashurojme fort hapesiren
edhe njeri-tjetrin dashurojm
por dita dhe nata
s’na lene dashurin ta jetojm

une jetoj me yjet
dhe vetmin veshtir ta gjej
por je gjithmon ti dielli im
qe mungesen shume ta ndiej

ti mes reve i mbuluar
s’ndihesh vetem asnjeher
por zemra dicka te kerkon
dicka qe te te ngjaj ne form

jemi dielli dhe hena
dashurojm si dy te marre
shpresojm shpejt te takohemi
por ne fund mbetemi gjithmon te ndare.

---------- Post added at 18:44 ---------- Previous post was at 18:40 ----------

Dashuri qiellore ....

Ne jemi si hena dhe dielli
ndricojm boten mbare
jetojme ne te njejtin qiell
por mbetemi gjithmon te ndare

Dashurojme fort hapesiren
edhe njeri-tjetrin dashurojm
por dita dhe nata
s’na lene dashurin ta jetojm

une jetoj me yjet
dhe vetmin veshtir ta gjej
por je gjithmon ti dielli im
qe mungesen shume ta ndiej

ti mes reve i mbuluar
s’ndihesh vetem asnjeher
por zemra dicka te kerkon
dicka qe te te ngjaj ne form

jemi dielli dhe hena
dashurojm si dy te marre
shpresojm shpejt te takohemi
por ne fund mbetemi gjithmon te ndare.


*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:

ShkodranNe

Dwell in possibility
Pe: Poezi te ndryshme

Të ishte...

Të kishte ngjyrë kurbeti

Një ditë do ta skicoja

T’i jepja ngjyrë deti

A do t’ mjaftonte boja?



Të ishte tym vetmia

Të digjej si cigare

Mbi vete po ta shkundja,

do t’ më mbulonte fare?...



Se s’ di se ç’ ësht’ vetmia

Nuk di dhe ç’ ësht’ kurbeti

Herë më humbje, herë të gjeja

Në mes të këtij rrëmeti.



Të ishte gur kurbeti

Këmbë shkalle që të ngjitesh

Në dhomë ku djeg shporeti

Përkëdhelje mes postiqesh.



Të ishte udhë vetmia

Të çante mal e kodër

Qafimin do t’ ia zgjatja

Si t’ ishte e vetmja motër.



E di se ç’ ësht’ vetmia

Po di dhe ç’ësht’ kurbeti

Herë më humbje, herë të gjeja

Kjo dallgëshumë më treti....
(Vaso Papaj)
 

ShkodranNe

Dwell in possibility
Pe: Poezi te ndryshme

Natën kur flija, më tha shpirti: "Pi!
Në gjumë dhe në Varr s'ka lumturi.
Ngreju! Sa rron, zbras Kupa dhe puth çupa;
se ke shekuj që të flesh në qetësi".


Në ëndërr, kur Agimi zbardhëllonte,
Një zë që nga Taverna po gjëmonte:
"Cohuni, djema, e Verë sillnani,
Se Fati na e tha lëngun sonte".


Dhe posa në tavernë këndoi gjeli,
Besnikët jashtë thirrën "Portat çelni!
E shkurter është Jeta, ja, u mplakmë
Dhe mbetmë si kofini pas së vjeli".


A di përse këndesi po këndon
Dhe menatë nga gjumi po të zgjon?
Që shkoi një ditë po të lajmëron,
Dhe ti, çkujdesur, fle dhe ëndërron.


U gdhi! Me verë zëmrën e zbardhëlloj
Përdhe çdo Fe të Natës e dërmoj:
Në Djall dërgoj Parajsën e përpjetë,
Gërshetin me lahutën lavdëroj.


Kur Diellin me zjarr kurorëzuar,
E pret me gas Natyra faqeshkruar,
Shoqen me mall po shoh në gjumë shtruar
Dhe foshnjën buzëqeshur më të zgjuar.


Ja, Kup' e Qiellit skuqet prej Agimit,
Bilbili nisi këngën e dëfrimit
Me trëndafilin: Eja, Faqepjeshkë,
Natyra qesh; nem Qelqin e Rubinit.


Zgjo-hu! Mëngjezi me shigjet' e grisi
Perden e Natës, Yjt' i arratisi,
Dhe Dielli gjahtar me rreze kapi
Cdo majë mali, pallati e lisi.


O Engjëll faqedritë, ja u gdhi,
Shtjer Verë dhe këndo me ëmbëlsi!
Xhamshidi e Khosroj qysh lulëzuan,
Qysh dimërojnë sot në Varrverri.

(Omar Al-Khayyam)


 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Pe: Poezi te ndryshme

Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humbet fillin

E fajin ty ta hedh dhe vetes t'i besosh,

Sa herë të dyshojnë e s'të përfillin,

Por edhe dyshimet drejtë t'i gjykosh.

Në munsh të rrish në pritje, në pritje pa u lodhur,

A, kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh

Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur

Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh.

Në mundsh të mendosh, por jo në shkatërrim

Të ëndërrosh, por jo rob ëndërrimesh,

Në mundsh fitoret që ke korrur t'i flijosh

Si në kumar, në një të vetme lojë,

Të rrezikosh, të humbësh, e prapë t'ia fillosh

Dhe humbjen kurrë t'mos e zëshë në gojë

Në durofsh dot muskul, nerv, puls e zemër

Të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë,

E të qëndrosh kur s'ke më asgjë veç vullnetit

Që veç një fjalë QثNDRO gjithnjë të thotë.

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin ta ruash

A të ecësh përkrah mbretit pa krenari që t'vërbon

Në mundsh të mbushësh dy minuta aq të rënda

Me vepra që peshojnë-dije dhe mos ke asnjë dyshim

Se jotja do jetë bota me çka ka brenda

Dhe Burrë do jesh, o miku im!
Kipling, Rudyard
 
Redaktimi i fundit:

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Krijime te ndryshme...

a tu shku pak si shum gjat
na mori malli per tavolinat jasht
megjithse boll i kena inat
knaqna tu pa njata bicak
ata flok me xhel ata noiza t'bukur
edhe naj piliherdhe tu kalu si flutur
fillojm nxjerrim kujin tu ia ngul syt
kujtojn se na pelqejn e rrijn tu kthy kryt
na shtojn jeten duhet mi than falemnders
megjithse s'dijn ca dmth sapun & antidjers :D

*Huazuar*
 
Last edited by a moderator:

LoSsT

VIP
Titulli: Poezi te ndryshme

*GREMINA*

Ti sot, as qesh as qan!
Rrin larg, e qet, ne shpirtin tend ti mban nje faj perjet, nje dashuri me gaz sic fryn era, e zure shpejt nje cast, e le perhera!
U ngrofe ashtu sa mund, as shume as pak, ste ndriu perdrejt ne fund, e bardha flake!
Me ndriu, e griu e shkriu, ah mua zjarri, u vara un i ziu ne buze varri, dhe nuk me dhemb as pak, nje vdekje gjalle, ndaj qava lot me gjak, si ne perralle per dashurine, o zot, qe shemb nje burre, qe se pat ndjer gruaja kurre, qe lind e ndritur krejt bukuri plote, me driten drejt per drejt nga drita jote, qe qesh, e qan, e zien, e zgjen te qet, e zien, e bren, e shfren, e svdes, per jet!


Lasgush Poradeci:
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi te ndryshme

Biri i Harresës
(Marshi i të përndjekurve)

Nuk kam emër, as mbiemër
Biri i harresës jam
Më ka mbetur veç një zemër
Po të heshtjes bijë s’e kam.

Ndaj një ditë heshtjen e shemba,
Se vazhdon zemra të rrahë.
Manushaqe dhe ndër gjemba
Me pranverën krah për krah.

Nga Olimpi s’ka rrufera,
Heshtje ka edhe harresë,
Por ta dini kam dhe vlera,
Zemrën time nuk e shes.

Zemra ime e marrosur
Të vërtetën do të ngas.
E plagosur, e fashqosur,
Veç nuk di një herë të vras.

Kur i shoh nëpër ekrane
Po ata e po ata…
Them: Moj bota frikamane,
Të përjetshëm… po këta?

Atë kohë që shkoi helmuan
E vazhdojnë prapë të helmojnë,
As nuk heshtin, s’u penduan,
Bëjnë sikur dhe Zot besojnë.

Ndaj më mirë të rri mes njerzish,
Pa një gotë në kafene,
Po me emër dhe mbiemër
Gati të pres çdo lloj rrufe.

Vaso Papaj
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi te ndryshme

“Me heshtjen tënde flas” -

Një tjetër lot që vdes ftohtë, gëlltis,
Mes udhëtaresh fat’lodhur ku asnjë s’më njeh;
Mbi kujtesën e gjallë vdes dhembjen pamëshirë
E gëlltis lakuriq lotët kur askush nuk më sheh!

E di, është i bukur ky lot, por ty nuk të dhemb
Me mua je edhe kur nuk je përqafuar sërish;
Gdhendur në frymë lutem agu të perëndoj
E heshtjen tënde akull, në lëkurën time gërvisht!

Duhet të kem ëndërruar prekjen e virgjër
Ndryshe nuk mund ta shpjegoj këtë dhembje ënde;
Thuamë mes lutjesh, çfarë kam, përse më vret
Përse akoma flet gjaku im me heshtjen tënde?!..

E nxora shpirtin sonte dhe heshtur e gënjeva
E mbi copat e saj kujtimet ngjalla përsëri;
Në jastëkun e dhembjes vura kokën me shpresën përqafuar
Disa prej plagëve të mia mbase i mbanë dhe ti!

Autori:[Shtëpia e Librit]
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi te ndryshme

Ata u deshën me afsh e zjarr,
Ajo - çapkëne, ai - kusar.
kur ai ndonjë mufke ia veshte,
Ajo kërcente në shtrat dhe qeshte.

Ditën shkonin për bukuri,
Natën ajo flinte mbi gjoksin e tij.
Kur e futën në burg atë, ajo s'reshtte
në dritare qëndronte dhe qeshte.

Ai i fliste." O, eja këtu
se më merr malli kaq fort për ty.
Ty të thërres se do vdes," - i theshte,
ajo tundte kokën dhe qeshte.

Në orën gjashtë ai u var.
Në orën shtatë e kallën në varr.
Në orën tetë, ajo që e deshte,
pinte verë të kuqe dhe qeshte.

H. Heine
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Pe: Poezi te ndryshme

Vdes ngadale
ai qe nuk udheton,
ai qe nuk lexon,ai qe muzike s'degjon
ai qe nuk arrin te gjeje,
me syte e tij
vdes ngadale
ai qe behet skllav i te zakonshmes,
duke shkelur perdite ne te njejten rruge
ai qe s'nderron kurre zakonet...

pablo neruda



Të ka qëlluar dhe ty ndonjëherë
që veten mos ta njohësh
e "tjetër-njeri" shndërrohesh
dhe pse jo gjithmonë,
tjetrin mund ta shohësh...?!

Ndonjëherë as ti se di,
që je shndërruar...tjetër-njeri!

"Tjeter njeri" -© Alma Papamihali




Baba
Ngrohtësi e përjetshme
dora e pritjes së parë,
një lot për çdo dhimbje
edhe kur dukjes tharë,
forcë që të mbron,
lutur si zotit pa fjalë,
mall, ç´mall i rëndë - Baba!
derëhapur, rrënjë e gjallë!

Alma Papamihali


SHIRA VJESHTE

Në të marrtë malli për mua,
dil shëtit më këmbë njëherë,
nëse era nis të fryjë
dorën time do kesh ndjerë.

Tek të prek pakëz mbi ballë,
e kërkon t´i japësh dorë,
kur dy vetë vazhdojnë e duhen
mos kërko të gjesh fajtor.

Në të marrtë malli për mua
e dritares sheh veç shi,
mos më thuaj kurrë s´ke qarë
se prej vjeshte je dhe ti.

Ndaj dhe xhamin mos e mbyll
lëre shiun të të lagë,
e çdo zënkë sido të jetë,
ta vulosim mbi një varg!
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Pe: Poezi te ndryshme

erdhi bota e genjeshtres...
ku i keqi duket i mire dhe i miri i keq...
ku rrespektohet me perulje ai qe ben dredhi....
... dhe ai qe me intriga mashtron i jepet perparesi.....
erdhi koha e fatkeqesise...
sepse cdo njeri kerkon kohen e femijerise....
sepse vetem ajo kohe nuk ka telashe......
vetem ne ate kohe luanin me gaz e hare.....
afroj fundi i miresise ...
iku koha e lirise.....
papritur sec u beme armiq te njeri yjetrit...
si i madhi ashtu dhe femija i djepit.........
po rend vulgariteti dhe zilija.........
tafmaja e madhe dhe kerrnacerija..........
mjere kjo toke qe na mban.......
qe do deshmoi per ne nje dite..........
te mjeret ne do gjejme belane.........
se do futemi ne terrin pa mbarim............
se nga do anoje peshoja jone diten e llogarise..............
si do pytemi nga Zoti i gjithesise...........
si do na presin engjejt e perjetshem............
se per to deshmuam rrejshem...........
ah sa katila ishim me veten tone...........
dhe kete gje tani po e kuptojme...............
dhe ky ishte fati jone................
te vuajme te ankohemi pergjithmone................
(anonim)
 

LoSsT

VIP
Titulli: Poezi te ndryshme

POEZIA E HUMBJES

TI ASNJEHERE S'E KUPTON CFARE HUMB
LODRON SI NJE MACE NE HAPESIREN
E GJELBER TE SYVE TE TU
DHE UNE I FYER I POSHTERUAR
TE PERGJOJ PAS HIJES SIME
BEHET VONE, SA VONE NGA NDARJA
UNE MBI PRUSH THYEJ SHKARPA
SI IDIOT I FRYJ HIRIT
NDIZU ZJARR
DHE HEDH ATY LULE, SHAMI, VJERSHA
RROBAT E CDO GJE QE KAM
E NGEL NJE LAKURIQ I VARFER, ZHVESHUR
QE ZJARRI DOT ME S'E NGROH.
TI ASNJEHERE S'E KUPTON CFARE HUMB
LODRON SI NJE GJETHE NE LULISHTET PA ANE
TE SYVE TE TU
POR UNE DUA TE TE DUA
ME CDO KUSHT

nga Ervin Hatibi
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi te ndryshme

Vaso Papaj

Jam gënjeshtar

Jam gënjeshtar,
Mos u lodhni kot!
Jam gënjeshtar që kur linda,
Nuk ndryshoj dot.
Madje, jo vetëm
Jam mësuar të duartrokas tërë jetën
Atë, Zonjën e madhe,
Gënjeshtrën.

Jam gënjeshtar,
Bëj pjesë në piramidën e saj
(S’ka rëndësi, në bazë a në majë)
Pres medalje të përlaj,
Të bëhem Hero, Nder i kombit, Mjeshtër
Mjeshtër i madh,... i punës, i gunës.
Kam qenë dhe do të jem:
I flamurit të gënjeshtrës, tundës.

Jam gënjeshtar, vërtet
Vendin e çova të kacavaret litarëve, në det
Të mbytet thellësive,
Të ngrijë shtigjeve të dhive,
Të vdesë shpirtin te semaforët,
Të kapërcejë mure ambasadash:
Kope që i kanë varë këmborët.

Të uritur
Dhe me gënjeshtrën e madhe në xhep
Si vendi më i lumtur në planet,
Vetëm medalje nuk i dhashë,
Medaljet i mora për vete,
Me gjithë ç’kishin nga pas.

Jam gënjeshtar
I paparë
Dhe kur të mos jem,
Portretin do t’ma kenë varë
Në muzeun e madh të gënjeshtrës,
Si më i madhi atdhetar.

Jam gënjeshtar,
Vendi im, djepi im!
Vetëm ti do të mbetesh batall,
Me dallgët si gjithmonë përballë.
Medaljet do të kenë mbaruar.
I rrahur, i zhvatur, i mashtruar,...
Deri kur kështu, vallë?...
 

Indola

Adiafori otan prepei
Pe: Poezi te ndryshme

"Na të birtë e shekullit të ri,
vllazën të lindun e të rritun në zi,
kur tinglloi çast' i ynë i mbramë
edhe fatlumë ditëm me thanë:
S'duem me humbë
në lojë të përgjaktë të historis’ njerzore,
Jo! Jo! S’i duem humbjet prore
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndërgjegje dhe mendim të lirë!
S'duem, për hirë
të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë “shejtnim”,
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
që të vajtojmë prap këngën e trishtimit,
këngën monotone, pa shpirt, të skllavnis
të jem' një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis."


(Migjeni)
 

Indola

Adiafori otan prepei
Pe: Poezi te ndryshme

Kush ta fali bukurine

Kush ta fali bukurine
Qe t'e me trerosh te zine!

Kur te pashe per te vluar,
Pellumbeshe pende-shkruar,
Bubu!plumb ne kraharuar,
Plumb qe vret dyke gjemuar!

Mbledhur shoqet me nje qoshe,
Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe,
Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.

Pa me syckezat e tua,
Sy-larme!c'me fole mua.

Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkendija,
Ndezur mun ne mes ne balle,
Te me vesh ne dhe te gjalle.


Lasgush Poradeci
 

Indola

Adiafori otan prepei
Pe: Titulli: Poezi te ndryshme

Ketu s'do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate

Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.


Dritero Agolli
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi te ndryshme

Dje pashë lakuriq shpirtin tim

...vetëm krahëve kish hedhur një dantellë

..........krejt transparente

E unë tinëz i shkrepa një fotografi...

Si ato djemtë që përgjojnë vajzat

kur pozojnë bukuritë e trupit
...buzë liqenit në flladin e verës



Edhe sot atë fotografi e mbaj të mbyllur në kasafortën

e mendimeve

askush s`e pa lakuriqësinë e shpirtit tim.......

Do të desha ta shihnin

ta njihnin të gjithë

që të binden në pafundësi

për bukurinë e shpirtit tim
të zhveshur para një pasqyrë në përgjim...

Vasiljana Xhoxhi
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Pe: Poezi te ndryshme

Dream with me,
Of a tomorrow that’s coming,
And if it doesn’t come,
We’ll bring it ourselves.
We’ll stride upon this path,
Our many footsteps will lead us to our dream.

Dream with me,
Of a tomorrow that’s coming,
And if it doesn’t come,
We’ll bring it ourselves.
We’ll stride upon this path,
Our many footsteps will lead us to our dream.

No matter how many times we fall,
We’ll be able to rise again,
Find the way through, challenge and defy the dark clouds,
We’ll find our night transformed into a thousand days,
Only if we dream.

No matter how many times we fall,
We’ll be able to rise again,
Find the way through, challenge and defy the dark clouds,
We’ll find our night transformed into a thousand days,
Only if we dream.

Dream with me my friend,
Our footsteps will shorten the distance
I care about my innocent dream
Whatever it may be
It will stand beside us
No matter how long our journey becomes
Even if we become lost, my friend,
Our reunion will rally us toward our dream,
Towards our dream,
Only if we dream.
timthumb.jpg
Hamza Namira
 
Top