• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Poezi te ndryshme

Hilarious

🇽🇰🇦🇱
CHARLES BAUDELAIRE - Shtrati i dashnoreve

Shtrati yne do të jetë i parfumuar
e divanet perreth, të thellë si varre
stolisur plot lule të rralla
mbledhur enkas nëpër qiej.

Duke djegur prushin e fundit,
zemrat tona do bëhen pishtarë
e do hedhin një dritë të dyfishtë
në zemrat tona si dy pasqyra binjake.

Në një mbremje në rozë e blu mistike
ne do të reflektojme të njejtën dritë
përzier plot vaj, rrënkime e lamtumira.

Pastaj një Engjell
duke hapur portat
e qiejve do na ringjallë
e flakët e shuara do rimarrin jetë,
e ne do të jemi përsëri së bashku
besnikë e të lumtur...
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Kur ajo te vij....

Nëse sëmundja vjen tek unë,
Ju mos më shpini në spital,
Më merrni fshehur e pa zhurmë,
Më ngjitni lart diku në mal.

Atje dyshek e shtrat nuk dua
Dhe as çarçaf e as jorgan,
Por tek një çesmë e tek një krua
Më shtoni dushk e jargavan.
Ma lidhni kokën me një kulpër,
Ma njomni buzën në burim,
Dhe kur të vijë andej një flutur
S'ka gjë se rri në ballin tim.
Të ndalet udhëtari i mirë,
Të pijë i heshtur një duhan,
Të thotë; "mjaft qëndrove shtrirë,
Për ty e gjora rrugë qan!"
Dhe, ju betohem,
po s'u ngrita,
I madh, i bukur, plot shëndet,
Dhe rrugës sime nga e nisa
T’i them: "më prit se po vij shpejt!"
| Dritero Agolli |
 

Hilarious

🇽🇰🇦🇱
Te Kam Enderruar
Mbi dritare nata derdh qetsine
dhe shiu i furishem shoqeron vetmine.
Lart ne qiell te erret dy sy shkelqejne
nje zemer te vetmuare mbushin shprese.
Heshtja mbreteron…
Dy sy tevegjel ngadale mbyllen…
nje buzeqeshje e embel
vjedhurazi shikon
dhe niset ne kerkim te endrres se saje.

Ngadale lundron ne det
dhe ngritet e fluturon ne qiell
me dy sy qe shkelqejne atje lart
buzeqeshja flet.
Nata kalon…
Buzeqeshja mbledhe krahet
dhe kthehet ne qerdhen e vet…
Serish heshta mbreteron…
dhe syte e vegjel hapen me nxitim
Tani dielli i posalindur ndriqon
” Te kam enderruar,”
nje ze tingellon
dhe…
serish heshtja mbreteron…
 
  • Like
Reactions: Ivy

Legally_Sweet

Whiskey in a teacup
Staf në FV.AL
LODRA E DASHURISE
Kërkova
Lumturinë,
Gjer më sot,
Gjith më të kot.

Shijova
çupërinë,
Një mot.
Me shpirtin plot.

Kullova
Djalërinë
Me lot,
Që s’thahen dot.

Kuptova
Dashurinë
Që lot –
Kur shemb! o Zot!


-Lasgush Poradeci
 

Ivy

IMPOSSIBLE??? The word itself says “I’M POSSIBLE “
Pablo Neruda-NESE TI ME HARRON
(Fragment)

... ti je rruga ime. Mes luftës e zjarrit të krijova.
Nga beteja ime më e errtë kundër vetes, linde.
Prej meje ke atë vulën e dëshirës së ethshme që nuk nginjet.
Që kur i shoh unë, sytë e tu janë më të trishtë.

Shkojmë bashkë. Ta thyejmë së bashku këtë rrugë.
Të jemi udha jote. Shko. Më lër të shkoj.
Dëshiromë, shteromë, derdhmë, sakrifikomë.
Trande gardhin e kufirit tim të fundit....
 

Xhelozi

Antarë i Respektuar
Me ben te qesh mendimi
Ne ç'vend te bukur po jetojme
Para syve kalon mashtrimi
Pret te gjith ta respektojn

Gjithe pan hajë nga zgjuarsia
Por roli Budallait te vret
S'pershtatem dot t marri e mira
As s'mund te them dot per fat t'keq
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
QYTETI PA DASHURI
Qyteti mbeti pa një Romeo,
Askund nuk gjendet qoftë një Zhulietë
Ku ikën çiftet e dashuruar
Gjithçka beton…pemët pa fletë!?...
Një stol i hedhur në mbeturina,
Më tej dëgjoj një ulërimë…
Zgjebosur qentë…macet stërvina,
Një vajzë e fishkur merr…petidinë
Deti i pshurrun…traget i ndryshkur,
Policë që qelben veç era gjizë
Ikin…veç ikin, kush mbet pa ikur
Nuk ka gomone…nuk ka as vizë.
Shoh djem e vajza, që shkojnë tek Blloku
Vend i mallkuar për krim të fshehtë…(!)
Mesnata çmendet nën ritëm rroku
Nuk ka Romeo…nuk ka Zhulietë.
Qyteti mbeti pa një Romeo,
Askund nuk gjendet qoftë një Zhulietë
Ku ikën çiftet e dashuruar
Gjithçka beton…pemët pa fletë!?...
~ Agim Doçi ~
 

Desa

Temet nosce
FRAGMENTE NGA BOTA TJETËR
Vjeshtë që përplaset në qelqe makinash
Stola ku ulet vetmia
gjethe të zverdhura kujtimesh
një fëmijë që luan me balonë
të dashuruar që shkruajnë emrat e tyre
brenda një zemre të vizatuar në qiell…

S.Salihu
 
  • Like
Reactions: Ivy
DO TË DOJA TË JAP…

Do të doja të jap…,
Deti do të donte t’u jepte anijet dhe fantazmat dashamirëse,
valët dhe humnerat e krijimit dhe misterin e tij, këngët e sirenës në dashuri,
algat e tij sfungjerore, lulet e tij në valëzim misterioz që thirrin valët si krahë.
Pafundësinë do të doja t’ua jepja, fluturimin e një shqiponje reale,
tingujt e një rrjedhe që lanë shenjat e një pejsazhi të ngadaltë e të lodhur,
tastjerat e një pianoje, telat e një violine, melodinë e pashprehur dhe të padëgjuar,
nxehtësinë e një shalli të vjetër, buzëqeshjen deriiii në një pëshpëritje,
një flakë që vallëzon në mes të blusë dhe portokalles, ulërimë e një motori,
aromë e një shege, veli i butë që bashkohet e përqafon detin dhe qiellin.
Sa psherëtimë e gjatë pa frymë, plot dashuri konkuruese… paguar në kënaqësi.
Goja paksa e hapur dhe mishtore, ende mban aromë puthjesh dhe mishi të djersitur,
çfarë goditje e fortë e bën të vallëzojë gjoksin dhe këto krahë të pafuqishëm,
se përmes lirit të qëndisur pushojnë dashuritë e ushqyera…
Çfarë të them…”pastaj”…,boshësia dhe plotësia e një ikje dhe kthimi… e një ti që të përket liria,
ajo shkallë që ngjitet drejt qiellit, ajo lule, vendosur buzë një gremine,
ajo shembja ime në ty, ku në thellësi të mishit tënd gjej paqen time.

Francesca Gallello
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
PAK MINUTA DESHPERIMI

Në kurriz jam shtrirë e shoh në hënë,
Anës hënës yjet një nga një.
Duket se të gjitha i kam thënë
Dhe të them të tjera s’kam asgjë.

Duket se u lodh dhe mendja ime
Si Metalurgjiku në Elbasan
Mbetur shkretë e mplakur pa prodhime
Me oxhak të vjetër si shandan.
Në kurriz jam shtrirë e shoh në hënë,
Anës hënës yjet një nga një
Dhe një lot në faqe më ka rënë,
Duke zbritur buzëve pa zë...
1995
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Djepi bosh

Pse moj Hanë ti nuk mi zgjove,
Fmitë e mi që i mori gjumi.
Sa shpejt prehnit zot mi more,
Toka egër mi perkundi.

Sot derdh lot guri dhe deti,
Gjithë shqiptarve zemra plasë .
N’pabesi , mallku tërmeti,
Guret mbi fmi i ka përplasë.
Por Shqipnia s’thotë mbarova,
Do t’kaloj dhe ky kjahmet .
Në Shqipni ka ardhë Kosova ,
Me ndihmu Nanën e vet.
Do kalojnë dhe kto termete ,
Do vinë ndoshta ndoj stuhi.
Por shqiptarët n’pes kontinente ,
Me ty janë gjithmonë Shqipni.
(Termeti ).
Mark Deda
78220697_2407943589473183_3717966185271132160_n.jpg
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
SE VEQ TY TE KEMI...

Shqipnisë sime t’luhatun

Kur dridhesh ti

Ne s’bajmë gjumë Shqipni
Se tutemi po vdes
E rrajë jetimash mbesim
Të duem edhe kur vërshohesh
Ujnash
Edhe kur digjesh
Zjarresh
Edhe kur mallkohesh nesh
Kur luhatesh
Dridhesh e përkundesh
Tërmetesh
Si zogj t’futemi n’gji
E lutemi
Vetëm ti t’mos vdes
Ne
S’bajmë gjumë kur ti dridhesh
Se veç Ty t’kemi Shqipni
(Çun Lajçi)
 
  • Like
Reactions: NGU

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
ONCE UPON A DECEMBER…

dhjetor…dhjetor…
të bëj për dhuratë
si ç’më bëre dikur te dikush?

Krishtlindjet janë klonuar
Ravel
Shostakovic
nën flokë dëbore besime të humbura trullosen
gjithshkaja është hic…
fillimi i vonuar gjithnjë është rifillim
e rifillimi s’është tjetër
vec zeroja pas presjes…
Barka e Noes prej kohësh fut ujë
Stacioni i Fundit është bosh
plot me njerëz...
ishim siamezë…
shpinë më shpinë harruar
që njëri të ecte perpara
tjetri ndalonte...zvarritej...
tango me gafore shartuar...
hapa në të kundërt asaj botë të paanë…
vështrimet shtatzënë horizonte të ndryshëm larg
dhe sytë që i shihnin aq pranë
aq pranë…
një kurriz pranë…
dhe erdhi nje cast kur dashuria dremiti
shkujdesur si grua e divorcuar
me vithet kthyer nga ngrohtesia
në një orë të vonë
pa vrare mendjen se cfare do e ngrohte pasketaj...
gjumin e tjetrit përgjuam
ndërsa Yll' i Mëngjesit vidhte ëndrrën tonë...
dhjetor...dhjetor…
të bëj për dhuratë?
nuk jam i bukur…
jam i vetmuar…
por vëmë diku mes ditëve të tua
nëse askënd kjo s’bën të palumtur…
jo pranë të shtunave
se nuk dua t’i shëmtoj…
shpik një ditënatë të re
dhe aty harromë mua…
orendi krishtlindjesh pemëhumbur
fjalë pa gojë
trill i një muzgu gënjeshtar
dashuri pa të dua…
dhjetor…dhjetor...
unë - dhurata jote mbi shpinë
vështrimin ngulur në gjurmët e tua…
©Artan Gjyzel Hasani 2008
 
Top