• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Poezi te ndryshme

Poezi ..

Duhet te harroj Ty vete

Sa keq me vjen o shoku im,
Me dhemb ne shpirt, vertet,
se miq siç ishim,
më s'behemi dot
Te pakten jo ne kete jete


Cili gaboi?
Kjo s'ka me rendesi
fajin te tere mbi vehte e marr,
veç te kthehesha
edhe nje here tek ti


U nis me aq kujdes
u latua me aq dashuri
mbi pellembe te dores
e vume
dhe ishte thjesht… miqësi


Ah, si e humbem miqesine
Si e humbem…
Per te do na marre malli
qe shume e bukur per tu besuar
U be xheloz vete djalli.


Tinëzisht prane nesh kaloi,
nje pelerine pruri me vehte,
mbi koke te na i hidhte,
te flisnin perçart te dy
rrugen mos dinim nga binte…


Oh, sa keq me vjen
per shoqerine e humbur
sa keq!
Shume humba une
por edhe ti ndoshta …shume!


Me dhemb per miqesine e humbur
(Sa shume na merrte malli!)
Mos! Pikerisht kete mos e thoni
Se do tu ngaterroje
vete Djalli!





Pse te desha ty…

..sepse ti prure tek une
thesarin e rinise sime
qe une e kisha kyçur,
E kyçin e kisha fshehur,
harruar e humbur diku..
Si munde ta gjesh ti?



U lodha

U lodha duke luftuar
me kujtimet, me deshirat,
enderimet..
me te kaluaren, te tashmen
me te ardhmen qe nuk e di
a do ti gezohem…
U lodha edhe
me mendimin që
te mos dorezohem..

Ku vete e dashur?

Midis dy botëve,
midis dy jetëve,
njëra e lënë,
tjetra e panxënë
ku vete e dashur?

nëna e braktisur ,
njerka e stolisur,
ti ëndër e grisur..

ثndesh rrugëve si hije
Me bukuri perëndie
Natyre pranvere përreth
Për ty asnjë shije ..

Mbetur përjashta
në gysëm të rrugës,
shpirtdjegur, gaztretur
Fytyrë e mermertë,
Me bardhësi vdekje
ثnde e pavdekur



ALBANA MELYSHI
 
Last edited by a moderator:

Mos me idealizo!

Mos me zbukuro e dashur, mos me idealizo
Se nuk jam ashtu
Sikur te guxoja te te veshtroja thelle ne sy,
E di se cfare do te te thoja tani?


Kur t’u afrova ne fillim
Desha vetem te lozja..
Tani qe te njoh
Nuk jam i denje per TY!

Trupi dhe shpirti

Tani kam filluar ta besoj
kete teori te vjeter
vetem se,
me nje ndryshim te vogel
Ndersa shpirti im rri tek ty
Trupi m' endet ne nje bote tjeter

Tradhetisht

Me the se kishe mbetur
Pa gjysmen tende..
Ta zgjata doren
bujarisht


Ndersa une shijoja
miqesine me endje
Ti shkiste tutje
Tradhetisht..


Te dashuruar ne internet

اudi sa te lumtur ishim,
sikur kishim kapur rete
s'pushonim se foluri
ne internet!


Ku i gjenim tere ato fjale
Ate dialog qe fund s'kish..
Naten s'na zinte gjumi
duke pritur diten te vinte
serish


S' ishim pare kurre..
Po c'ka rendesi?
Kur ty te duket se je une
dhe mua me duket
se jam Ti?


Eh, sefundi kuptuam
se s'ishim vetem shpirtera..
Erdhi ai moment
Ngopje apo urie(?!)
(qe moment gjenie)
kur une doja te vija tek ty,
apo ndoshta tek une,
doje te vije ti..


Dhe erdhem..
e bashke me ne erdhi edhe
zgjimi
I dashur,
Ekrani duhej te kishte pasqyre
qe te na ruante nga
zhgenjimi!


ALBANA MELYSHI
 
Last edited by a moderator:

loyalx

Muslim
Po e filloj une me poezin e

Naim Frasher-it

Bagëti e Bujqësia


O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë!

Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë!

Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!

اuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!

Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,

O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.


Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,

Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.


Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,

Dashurinë tënde kurrë zemëra s'e ka harruar.


Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e le qengji kopenë,

Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,

Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,

E ta trëmbin, ajy s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë,

Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua,

Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.

Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,

Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m'erë,

Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,

Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.

Atje lint diell' i qeshur edhe hëna e gëzuar,

Fat' i bardh' e mirësija në atë vënt janë mbluar;

Nat'atje'shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,

Në pyjet' e gjelbëruar, atje rrinë perënditë.


Mendje! merr fushat e malet, jashtë, jashtë nga qyteti,

Nga brengat, nga thashethemet, nga rrëmuja, nga rrëmeti.


Tek këndon thëllëza me gas edhe zogu me dëshirë,

E qyqja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë,

Tek hapetë trëndafili, atje ma ka ënda të jem,

Bashkë me shpest edhe unë t'ia thërres këngës e t'ia them;

Të shoh kedhërit' e shqerrat, deshtë, cjeptë, dhëntë, dhitë,

Qiellin' e sbukuruar, dhenë me lul'e me dritë.


Vashë bukurosh'e bariut! që vjen me llërë përveshur,

Me zemërë të dëfryer e me buzëzë të qeshur,

Me dy shqerëza ndër duar, të bukura si dhe vetë,

Në sythit tënt e shoh gazë, që s'e kam gjetur ndë jetë.

Dashi sysk e me këmborë, q'e ke manar, po të vjen pas,

Dhe qeni me bes' i larmë të ndjek me dëshir' e me gas.

Dashç Perëndinë, pa më thua, a mos na pe bagëtinë?

- Pash' atje pas më të gdhirë,... ja atje përtej tek vinë!


O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagëtija!

Vinë posi mblet' e plotë! I bekoftë Perëndija!

Nëpër shesh' e nër bregore janë përhapurë shqerrat,

E kecërit nëpër rripat dhe në gjethet e në ferrat;

Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,

Aty përhapenë me nxit aty mblidhenë prapë tok,

Edhe prapë tufë-tufë përhapenë duke bredhur,

Duke ikur me vrap shumë, duke lojtur, duke hedhur.

Nxitojn' e s'lodhenë kurrë edhe, kur i merr urija,

Secili futet në tufë, suletë ne mëm' e tija,

Posa gjen mëmën e dashur edhe me vrap i hyn në gji,

Rri më gjunjë dhe zë sisën e qumështin e ëmbël pi;

Pa e ëma me mall shumë, ndo dhi qoftë a ndo dele,

Bir' e vetëm e merr në gji me gas e me përkëdhele.


Sa të mirazë ke dhënë, Zot i math e i vërtetë!

E ç'nom të bekuar vure për çdo gjë q'është në jetë!


Sa më pëlqen blegërima, zër'i ëmbël' i bagëtisë,

Qëngji edhe kec'i bukur, që rri më gjunj' e pi sisë!

Përhapurë bagëtija nëpër sheshe, nëpër brinja,

Nër lajthi e nëpër dushnja, ndër murriza, në dëllinja;

Bijen zilet' e këmborët e fyelli e xhuraja,

Dheu bleron e gjelbërojnë fusha, male, brigje, maja,

Edhe gjithë gjë e gjallë ndjen në zemër një dëshirë,

Një gas t'ëmbël' e të shumë, o! sa bukur e sa mirë!

Pelën e ndjek mëz'i bukur, lopës i vete viçi pas,

Dellëndyshja punëtore bën folenë me të math gas,

Ogiçi ikën përpara, i bije tufës në ballë,

Me zemër të çelur shumë vete si trimi me pallë,

Zoqtë zënë këng' e valle dhe po kërcejn' e këndojnë,

E nëpër dega me lule si ëngjëllit fluturojnë,

Larashi ngrihet përpjetë, thua q'i shpie Perëndisë

Një lëvdatë të bekuar për gëzimt të gjithësisë,


Qielli sa ësht' i kthiellt e sa është sbukuruar!

E dielli sa ndrin bukur mbi lulet të lulëzuar!

Gjithë këto lule ç'janë, që u ngjallë menjëherë?

Ngaha qielli ke xbritur? Ver', o e bukura verë!

اdo lulezë ka me vehte një emër e një fytyrë,

Një bukuri, një mirësi, një shtat, nj'erë e një ngjyrë,

Si dhe çdo dru e çdo pemë, edhe çdo bar e çdo fletë;

Sa është e bukur faq' e dheut! S'të zë syri gjë të metë.


Gjithë kjo bukuri vallë nga dheu të ketë mbleruar,

A me të matht të ti' Zoti pej parajs'e ka dërguar?


Veç një njeri shoh pa punë dhe të mjer' e të brengosur,

Të këputur, të mjeruar, të grisur e të rreckosur;

Lipën i gjori pa shpresë, se atje e pru përtimi,

S'i ka mbetur gas në zemrë, se s'i la vënt idhërimi.

Eshtë njeri, si dhe neve, po epini, o të pasur,

E mos e lini të urët dhe të mjer' e buzëplasur,

Se përtimn' e zi, q'e pruri të gjorën më këtë ditë,

Nuk' e dimë vet' e zgjodhi, apo ia dhanë Perënditë.

Edhe për një mizë, kur heq, i vjen keq njeriut të mirë,

Zëmëra s'thuhetë zëmrë me mos pasurë mëshirë.


Ah! edh' atje tej mbi udhë i duket i shkreti varri,

Rrethuar me lul'e me bar, një të gjori udhëtari,

Që ka vdekur i ri shumë e ka rarë lark shtëpisë,

Mërguar nga mëm' e motrë dhe pej gjithë njerëzisë;

Një zok i helmuar mi varrt i rri si mëmëzë dh'e qan,

Ndarë nga të gjithë shokët edhe zi për të mjerë mban.


Tomor! o mal i bekuar, fron i lartë, që rrij Zoti,

Pas fesë vjetrë që kishinë shqipëtarëtë qëmoti,

Dhe ti Mali-Plak i lartë, që me syt' e tu ke parë

Luftëra të mëdha shumë e punë që kanë ngjarë.

O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,

Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

Të patundurë përjetë jini, pa, kur oshëtini,

Udhëtarit në zemër frikë të madhe i vini;

Keni shkëmbënj, gërxhe, lisa, lumënj dhe dëborë ndë gji,

Përsiprë lulez' e gjethe dhe brënda ergjënt e flori,

E ju fusha bukuroshe edhe të majm'e pëllore,

Ju sheshet e lulëzuar, ju bregore gjelbërore,

Q'u fali Zoti të mira, u mba me shumë pekule,

U dha bar e gjeth e veri, zoq e flutura e lule,

Zemërn' e varfërë time aty ndër ju e kam mbluar,

Tek buron nga gjithi juaj uj'i ftoht' e i kulluar;

Jam lark jush i dëshëruar edhe s'e duronj dot mallë,

Po s'e di si dua unë do t'u shoh një herë vallë?


Të paskësha vrapn' e veriut, të kisha krahë pëllumbi,

Nxitimn' e lumit me valë, q'ikën me vërtik si plumbi,

E të vija në gjit tuaj, nj' ujë të ftohtë të pinja,

Edhe nëpër ato hije një copë herë të rrinja,

Syt' e ballit t'i xbavitnja, zëmërënë ta dëfrenja,

Gazë, që paçë njëherë, prap' aty ndër ju ta gjenja.

Opopo! Kshu pse më vini përpara syve pa pushim,

O ditët' e djalërisë, o moj kohëz' e të rit tim?


O flutura krahëshkruar, që fluturon nëpër erë,

As merr dhe zëmrënë time me vehtezë dhe ma shpjerë

Nër malet të Shqipërisë, tek kullosën bagëtija,

Tek i fryn bariu xhurasë, tek më rrinë mënt' e mija,

Ku shkon me zile të madhe ogiçi përmes lajthisë,

Pa zjen e oshëtin mali ngaha zër'i bagëtisë;

Marrënë vrapn' e nxitojnë, derdhen në gjollë për kripë,

Dhëntë ndër shesh'e ndër brigje, dhitë në shkëmb e në rripë.


Bariu plak krabën në dorë edhe urdhëron të rinjtë,

E ata gjithë punojnë, ngriturë më bres përqinjtë;

Ca bëjnë vathën e shtrungën, ca ngrehin tëndën e stanë,

Kush sjell gjeth e karthj' e shkarpa, sicilido ndih më nj'anë;

Kush përvjel, kush qeth sheleknë, kush mjel dhitë, kush mjel dhëntë,

Njëri merr ushqen këlyshnë, jatëri përgëzon qëntë.

Stopani, bër'i zi sterrë, shikon bulmetn' e bekuar,

Tunt, bën gjalpë, djathë, gjizë edhe punon pa përtuar;

Udhëtar' e gjahëtorë, q'u bije udha ndër male,

U ep mish, qumësht, kos, dhallë, ajkë, djathë, bukëvale...

Kec'i mbeturë pa mëmë dhe i varfër' e i shkretë

Mënt mëmënë, që ka mbetur pa bir e pa gas në jetë.

Dëgjohet nga mez'i pyllit krism' e sëpatës s'druvarit,

E sharrësë që bën lëndë, edhe fyell'i shterparit.


Shterpari s'i qaset stanit, po nër pyje bij'e ngrihet,

Nëpër maja, nër bregore, rri, këndon a gdhënt, a shtrihet;

S'i trembetë syri kurrë, vetëm ajy dit' e natë,

Nga ujku e nga kusari s'ka frik', as nga lis'i gjatë,

As nga shkëmbënjt' e nga pylli, as gogolëtë s'e hanë,

Armëtë ka shok e vëlla, mëm' e motërë xhuranë;

Miqt' e ti shqeratë janë, kecërit, dhitë, dhëntë,

Cjeptë, ziletë, këmborët, deshtë e më tepër qëntë,

Që s'flenë, po rrin' e ruajn bagëtinë dhe barinë,

Kur e shohin, tundin bishtin dhe me gas të math i vinë;

S'e hanë njerin' e mirë edhe mikun' e udhëtarë,

Se i njohën; po të liknë, egërsirënë, kusarë.

Vjen nata, e lë në t'errët, del hëna, i përhap dritën,

Vjen mëngjesi, sbardhëllehet, lint' dielli, i bije ditën.

Yjtë, hëna, dielli, shënja, lindin e prapë perëndojnë,

Gjithë ç'lëvrijnë nër qiej, përpara syvet i shkojnë.

Mblidhen ret' e hapësira bënetë e zezë sterrë,

Vetëtimat e gjëmimet nisin e shiu zë të bjerë;

Bariu vë gunën në kokë, z'eshkën me herët të parë,

Ndes shkarpat sakaqëherë, e lisnë fyl, dhe bën zjarrë;

Fishëllen e thërret qentë sicilin me emër veçan,

Pa, kur derdhetë Baliku, ujkun' e zë edh'e përlan,

Se bisha, që bije dëmnë, errësir' e mjergull kërkon,

Papo bariu shum' ahere vë re dhe mba vesh e dëgjon,

Dhe sokëllin me zë të madh, tunden malet e shkëmbenjtë,

Gumzhitin pyjet' e veshur e oshëtijnë përrenjtë!


Esht' e lehtë dhi e stanit, që kullot gjethen e malit,

Dhe bij'e fle majë shkëmbit e pi ujëthit e zallit;

Dhi e shtëpis' ësht' e plokshtë, fle në vath' e nënë strehë

E pi ujët e rrëkesë edhe shtrihetë në plehë;

Esht' e butëz' edh'e qetë dhe e urtë si manare,

Nuk' është si malësorja, andaj i thonë bravare.


Në pshat, posa sbardhëllehet, sheh një plakëzë të gjorë,

Ngrihet, hap derën ngadale, e del me kusi në dorë,

Rri në derëzët të shtrungës, dhe djali duke dremitur

I nget bagëtin' e delen, i mjel plakëz' e drobitur.

Plaku lë shkopnë mënjanë e bën gardhin a zë shteknë,

Bariu vë tufën përpara, vasha përkëdhel sheleknë,

Nusja pshi e ndreq shtëpinë edhe bën bukën e gjellën,

I shoqi sheh kanë, lopën, viçnë, demnë, kalën, pelën,

Mushkën, që ësht' e harbuar edhe bashkë me gomarë

Rrahënë të hedhin murë, të hanë bimën a barë.

Një grua vete në krua, e jatëra zë të tuntnjë,

Një sheh pulat, miskat, rosat, dhe tjatëra bën çtë muntnjë.


Na hyjnë shumë në punë kafshëtë dhe bagëtija,

Na i dha në këtë jetë shok' e ndihmës Perëndija.

Të mos ishte gjë e gjallë, njeriu s'rronte dot në jetë,

Do të vdiste nga uria, do t'ish lakuriq e shkretë;

Gjë e gjallë na vesh, na mbath dhe na ushqen e na xbavit,

Kur shtohet e vete mbarë; jetënë tën' e përsërit.

Edhe dheu, që na ep drithë, sido ta kemi punuar,

Nukë pjell mirë si duam, po s'e patmë plehëruar.

O shokëtë e njeriut, Zoti u shtoftë e u bekoftë!

Dhe shpirti im mik përjetë, sindëkur ka qën' u qoftë.

Kafshët, edhe bagëtinë, që u ka kaqë nevojë,

Njeriu duhetë t'i shohë, t'i ketë kujdes, t'i dojë.

Të mos t'i mundojmë kurrë, po si fëmijë t'i kemi,

Eshtë mëkat edhe fjalë të ligë për to të themi.


Dellëndyshe bukuroshe, që thua mijëra fjalë,

Dhe të k'ënda vahn' e lumën, që vjen me vrap e me valë,

A mos vjen nga Shqipëria? Eni vjen pej اamërie

Me këto milëra fjalë e me gluhë perëndie?

Apo vjen nga Labëria, pra më duke kaqë trime,

Edhe fjalëtë që thua më gëzojnë zëmrën time,

Q'është thier, bërë posi një pasqirë,

Duke këputur nga cmagu, që s'e kanë vartur mirë,

Apo vjen nga fush'e Korçës, nga vënd'i mir' e i gjerë,

Pej zembrësë Shqipërisë, që del gjithë bot' e ndjerë?

A më vjen pej Malësie, pej Skrapari, pej Dobreje,

Nga Vijosa, nga Devolli, pej Vlor' e pej Myzeqeje?


Të munjam të fluturonja e të kishnjam krahë si ti,

Me gas të math do t'i vinjam Shqipërisë brënda në gji!

Për me marrë drejt Shkumbinë edh' Elbasan' e Tiranën,

E me ardh ke ti, o Shkodrë, të shof Drinin e Bujanën,

Kostur, Përlep, Fëllërinë, Dibrë, Ipek e Jakovën,

Mat' e Ysqyp e Prështinë dhe Mirëdit' e Tetovën;

Krojënë e Skënderbegut, q'i ka pas dhan ner Shqypnisë,

Tue bam me trimni luftë, e m'e munt mren e Tyrqisë.


Durres, o qytet i bukur, që je kërthiz' e mëmëdheut!

Edhe ti Leshi me emrë, që ke eshtrat e Skënderbeut!

Burrat tuaj aqë trima do ta lenë vall' Ylqinë

Edhe gjithë shqipëtarët ta mbanjë armiku ynë?

Nukë më ngjan e s'e besonj, kam te zoti shumë shpresë,

Shqipëria këtej-tutje kshu po nukë do të mbesë.


Dua të dal majë malit, të shoh gjithë Arbërinë,

Vëllezërit shqipëtarë, që venë në pun' e vinë,

Burrat trima me besë dhe shpirtmir' e punëtorë,

Dhe fushatë gjithë lule e malet me dëborë.


O fushazëtë pëllore, që m'ushqeni Shqipërinë,

Do të këndoj bukurinë tuaj edhe bujqësinë.


Ti perndi e ligjërisë, që rri në malt të Tomorit,

Unju posht' e më ndih pakë, o motra im'e të gjorit!

Më ke leshrat të florinjta e të ergjëndtë krahrorë,

Ball' e gush' e faq'e llërë dhe këmb' e duar dëborë;

Sikundër do malësorët dhe pyjet e bagëtinë,

Duaj edhe fusharakët dhe arat' e bujqësinë,


Edhe ti, o mëmëz' e dheut, q'i fale dheut aq' uratë,

Sa pjell mijëra të mira e kurrë s'mbetetë thatë,

I dhe lul'e bar e gjethe, bim' e drith' e pem' e drurë,

Mlodhe gjithë bukuritë edhe kanisk ia ke prurë.


Të keqen, o symëshqerë, shikomë një herë në syt!

Si lulet' e si bilbili edhe unë jam djali yt.


Gjithë këto farë lulesh e këtë të bukur erë,

Këtë mblerim, këto gjyrë vallë nga ç'vent'i kesh nxjerrë!

O sa e madhe bukuri! As më thua ku e more!

O bukuroshe, t'u bëfsha, ngaha gjiri yt e nxore?

Apo me dorët të bukur e more nga gjir'i Zotit,

Nga qielli, nga parajsa, nga prehër' e plotë i motit?

Kudo shkel këmbëza jote, gëzohet vendi e mbleron,

Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri' atje lulëzon!


Ti zbukuron faqen' e dheut, ti do e ushqen njerinë,

Më të gjallë, dhe pas vdekjes e pret duke hapur gjinë!

Vjen dimëri, t'i than lulet, ti me një frym' i ngjall prapë,

Napënë q'u heth përsiprë, ua heq me ver' e me vapë.


Bujkun e xgjuan me natë edhe vë përpara qetë,

Nisetë pa zbardhëllyer për punëzët të vërtetë;

Mer pluarin e parmëndën, zgjedhën, tevliknë, hostenë,

Kafshën, farën, shoknë, bukën, trajstënë, lakrorë, qenë...

Shërbëtor'i mëmës' së dheut, q'e ka zëmrënë plot shpresë,

Del kur hapet trëndafili dhe bari 'shtë gjithë vesë;

I falet Zotit t'vërtetë dhe zihet nga pun' e mbarë,

Zëmërzën e ka të bardhë dhe të qruar e të larë.


Pa lodhur e pa këputur, pa djersë e pa mundime,

Njeriu i gjorë në jetë nukë gjen dot as thërrime,

Si të punosh dit' e natë e të bësh ç'duhenë gjithë,

Ahere kërko nga Zoti të t'apë bukëz' e drithë.


Njeri, puno, mos psho kurrë dhe lark nga makutërija,

Zëmërnë kije të gjerë, mos ki keq, pa t'ep Perndija.


Puna ka duk e uratë, Zot'i math e ka bekuar,

Njerinë mi faqet të dheut e dërgoi për të punuar.


Ver' o e bukura verë, që na vjen nga i madhi Zot

Me mirësi, me bukuri, me gas të math, me duar plot,

Sindëkur çel trëndafilë, e i fal bilbilit zënë,

Ashtu na bije nga qielli një gas në zëmërt tënë.


Zot'i e i vërtetë për të ushqyer njerinë,

Për të zbukuruar dhenë, për të shtuar mirësinë,

I dha zjarr e flakë diellit, i fali dhe shinë resë,

Bëri dimërin e verën dhe zemrës san' i dha shpresë.


Për të arriturë rrushnë ç'ka punuar Perëndija,

Qielli, dheu, dielli, shiu, njeriu, tërë gjithësija!

S'është çudi pse na dëfren ver' e bukur zemrën tënë;

ا'ka punuar Perëndija edhe njeriu, sa e bënë!

Ju shokë, kur pini verën, mos dehi, mos zëmërohi,

Mos u zihni, mos u shani, mos lëvdohi, mos qërtohi,

Se përçmoni Perëndinë, q'i ka falur hardhisë rrush,

Edhe kërkon dashurinë e ndodhet pshetazi ndaj jush;

Po gëzohi, prehi, qeshni, duhi, xbaviti, dëfreni,

Flisni fjalë të pëlqyer, loni, këndoni, kërceni,

Bëjeni zëmrën të gjerë edhe shtoni dashurinë,

Mirësinë, njerëzinë dhe besën e miqësinë,

Se në breng' e në të keqe, në punë e në të pirë,

Mirretë vesh njeriu i lik, njihetë njeriu i mirë.


A e shihni gjithësinë, yjtë, Diellinë, Hënën,

Dhenë, erën, retë, kohën, Kashtën' e Kumtërit, Shënjën,

Si janë përveshur gjithë edhe lëçijn' e punojnë,

Njëri-tjatërit i ndihin, ashtu punën e mbarojnë.

Në mest të këti rrëmeti, të punëtorëve shumë,

Njeriu duhet të lëçinjë, apo të bjerë në gjumë?


Mundohetë punëtori, po në zemërzët të qetë

Sa gas të math ndjen, kur njëra që hoth, i pjell dymbëdhjetë!

Kur e sheh kallin' e plotë të kërrusurë nga barra,

Dhe parajsën e vërtetë të tfaqurë nëpër ara,

Kur heth lëmën e mbleth toknë, ndan bykn' e kashtën mënjanë,

U heth kuajve e qevet, që janë lodhur, të hanë,

Kur e përmbush plot shtëpinë me drith' e me gjë të gjallë,

Shtrohet me uri në bukë e ha me djersë në ballë.


Sheh pjergullnë, manë, fiknë, thanënë, arrën, ullinë,

Mollën, dardhën, pjeshkën, shegën, vadhënë, ftuan, qershinë,

Kumbullatë, zerdelinë, ngarkuar me pemë gjithë,

Oborrë plot gjë të gjallë, shtëpinë mbushur me drithë,

Dhe zëmëra i gëzohet, pa i faletë Perëndisë,

Q'e çpërblen punën e djersën e mundimn' e njerëzisë.


Qysh rroit mblet' e uruar dhe ven' e vin e lëçijnë,

Ca huallinë ndërtojnë, ca nëpër lule shëndijnë.

O ç'punë me mënt punojnë, sa bukur e bëjn' e mirë!

N'apin dyllëtë, q'ep dritë, dhe mjaltë fjesht' ëmbëlsirë.

Dhe punëtorët' e mirë m'atë mëndyrë punojnë,

Edhe gjithë njerëzija me mundimt t'atyre shkojnë;

Njëri mih, jatëri lëron, njëri mbjell, jatëri prashit,

Kush t'harr, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit,

Një bën pluar' e sëpatën, një parmendën, një shtëpinë,

Një pret e qep, një merr e ep, një mbath, një shikon mullinë,

اdo njeri një farë pune bën në mest të shoqërisë,

Kjo ësht' udh' e Perëndisë, ky ë nom i gjithësisë.

Edh' ajo miza përdhese, ç'i duhetë për të ngrënë,

Eshtë rrahur e përpjekur e me kohëz' e ka vënë.

Ka një punë të punonjë si çdo gjë q'është në jetë,

Kshu e ka thënë me kohë Zot'i math e i vërtetë.


Bujku mundohet në verë, po në dimër rri e prëhet,

Sheh shtëpizënë më kamje, edhe zëmëra i bëhet,

Gratë të gjitha punojnë n'avlëmënt e në të tjera,

Edhe jashtë fryn e bije, por kur na trokëllin dera:

Eshtë nj'udhëtar i gjorë, që ka mbetur në dëborë,

I kanë ngrirë të mjerit vesh' e goj, e këmb' e dorë;

Ngrihet i zot'i shtëpisë edhe të huajthin e merr,

E vë në kryet të vatrës me njerëzi, me të math nder,

Posa e shohënë që vjen, i ngrihen gjithë fëmija,

Se të huajnë më derë na e dërgon Perëndia,

Pa i bëjnë zjarr e ngrohet edh'e mbajnë me të mirë,

I sjellin shtresë të flerë edhe të ngrën' e të pirë.


Kështu të huajt' e miqtë njeriu q'është i uruar

I pret me krahëror hapur e i përcjell të gëzuar.


Në verë që çelen lulet, qielli ndrin si pasqyrë,

Sbukurohetë faq'e dheut e merr mijëra fytyrë;

Pa ngjallenë më çdo lule, më çdo bar e më çdo fletë

Gjëra të gjalla me mijë, rroitin nga dheu si mbletë.


Shpest' e mizatë këndojnë e kuajtë hingëllijnë,

Lulet' e bukura m'erë si ar e si flori ndrijnë,

Bujku nget pëndën e lëron, mbjell a bën gati ugarë,

Kalorësi i shkon njatë dhe i thotë -- puna mbarë --

Papo merr anën e lumit me zëmërë të gëzuar,

Këndon, fishëllen e vete ngadalë, duke mejtuar;

Vë re lumën e kulluar, që ikën me ligjërime,

E ndër ment të ti i bije ca t'ëmbla shumë mejtime.

Vashazëtë bukuroshe, posi shqerratë manare,

Si kapërollet e malit, si thëllëzatë mitare,

Venë të lajnë në lumë gjithë tok duke kënduar,

Me gas në sy e në buzë e me lulezë nër duar;

Përveshin llërët' e bardha dhe të majm'e të perndijta,

Pulpazëtë bukuroshe e këmbëzët' e kërthijta.

Dellëndyshja që fluturon e ndehetë përmi lumë,

U afrohetë si mike e u thotë fjalë shumë,

Dhe mëshqer' e përkëdhelur vjen në lumë të pij' ujë,

A të prëhetë në hije, a të bënjë gjë rrëmujë.


Bari, bima vatur më bres e bujku shum' i gëzuar,

Si bariu kur merr kërthinë edh'e përkëdhel ndër duar.


Bilbili ia thotë bukur, lumi vete gjithë valë,

Ep erën e Perëndisë trëndafili palë-palë.


Veç një vashëz' e mjerë qan të motrënë, q'e ka lënë,

O! është mbuluar në dhe vashëza fytyrëhënë!

Mëma dhe motëra mbetur në zi e në vaj të shumë,

Dhe shqerra manarez' e saj, e përzieshmez' e për lumë!

Të këput shpirtinë plaka, kur zë dhe nëmëron e qan,

Ah, i ziu njeri në jetë sa heq e sa duron e mban!


Vashën vërtet e mbuluan, po shpirt'i saj në qiej shkoi,

Hapi krahëthit e lehtë, në hapësirat fluturoi;

Bukuri e saj u përzje me bukurizët të prillit,

Me fjalëzët të bilbilit, me erët të trëndafilit,

Gjësendi s'humbetë kurrë e gjë s'vdes me të vërtetë,

Mase ndryshohenë pakë, po janë në këtë jetë;

As shtohet, as pakësohet, as prishetë gjithësija,

Vdesën e ngjallenë prapë si gjith' edhe njerëzija.

Këtu janë gjithë ç'janë e gjithë ç'gjë munt të jetë,

Engjëllitë, Perënditë dhe ajy Zot'i vërtetë!

Se një trup e një shpirt është gjithësia, që s'ka anë,

Të gjallë edhe të vdekur gjithë brënda në të janë.


Perëndija njerin' e parë e mori prej dore vetë,

E zbriti mi faqet e dheut, q'ish me lulez' e fletë,

Më të drejtënë të themi, mbi faqet të dheut e ngriti,

E bëri të zotthin' e dheut edhe kështu e porsiti:


Nga kjo baltë të kam bërë, rri këtu, më paç uratë,

Mos u loth e mos psho kurrë, po përpiqu dit' e natë,

Sheh si punon gjithësija? Ashtu të punosh edhe ti,

Të mos rrish kurrë pa punë e të vësh duartë në gji.

Mos u bëj i lik e i keq, i paudh' e i pabesë,

I rrem, i ndyrë, i dëmshim, i rënduar e pa shpresë,

Mërgohu nga të këqijat, pej çdo farë ligësije,

Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrëzije,

Mos vra, mos merr tek s'ke vënë, edhe ki nom dashurinë,

Bes' e fe ki urtësinë, të drejtënë, mirësinë.

Në bëfsh mirë, liksht s'gjen kurrë, po, në bëfsh liksht, mos prit mirë,

Ki dëshirë për të mirë dhe në zemërë mëshirë,

Ji i but', i urt', i vyer e mos u bëj kurrë makut,

I egër e i mërzitur dh'i mahnitur si madut,

Mos ju afro dhelpërisë, po së drejtësë iu nis pas;

Në dëgjofsh fjalët' e mija, do të jesh gjithënjë në gas.


Nga gjithë ç'pat gjithësia, të kam dhënë dhe ty pjesë,

Në u bëfsh si them, i mirë, emr'i math do të të mbesë.

Të kam dhënë mënt të mësosh, të vërtetën me të ta shohç,

Dhe zëmër' e vetëdijë, të mir' e të drejtën ta njohç,

Do të të lë dhe nevojën, udhën të të tregonjë,

Të të ndihnjë më çdo punë, të të psonj' e të të zgjonjë.

Gjithë të mirat që janë, këtu në dhet i kam mbuluar,

Po gjësendi në shesh s'nxjerr dot pa dirsur e pa munduar;

I gjen të gjitha me kohë, po rrëmo thell' e më thellë,

C'do gjë që të duhet, kërkoje, barku i ti do ta pjellë.

Sa gjërërazë të vlera do të gjesh ti këtu brenda,

Edhe përsipërë soje, e sa do të t'i ket ënda!


Me fuqit që të kam dhënë, them që të vinjë një ditë

Të marrç udhën e së mirës e të gjesh të madhe dritë,

Të marrç vesh dalengadalë sa punëra që kam bërë,

Diell, hënë, yj, dhe, qiej e gjithësinë të tërë!


Po që u bëre i urtë, mua më ke afër teje,

Ndryshe, qofsh i mallëkuar edhe mërguar prej meje!


Të parit tënë perndia këto fjalë vetëm i tha,

I fali gjithë të mirat, i dha uratën dhe e la.

Det i p'an'i mirësisë, q'emrin tënd s'e zë dot ngoje,

Qysh e ngrehe gjithësinë pa lënë farë nevoje!

Fali njeriut urtësinë, mirësinë, njerëzinë,

Butësinë, miqësinë, dashuri, vëllazërinë;

Epu sheshevet lul' e bar dhe pyjevet gjeth e fletë,

Resë shi, aravet bimë e mos lerë gjë të metë,

Fali erë trëndelinës, manushaqes, trëndafilit,

Kalliut bukë, mizës pjesë, zogut ngrënie, zë bilbilit,

E drurëvet epu pemë dhe uratë bagëtisë,

Dërgo dhëmbj' e kujdes për to në zëmërt të njerëzisë;

Epi pjergulls' e vështit rrush dhe vozësë fali verë,

Mos e lerë pa të kurrë, kurrë thatë mos e lerë;

Fali diellit flak e zjarr dhe hënës e yjet dritë,

Edhe detit uj' e kripë, gjithësisë jet e ditë.

Yjtë le të vinë rrotull dhe njerëzit të punojnë,

Të dëfrejn' e të gëzohen dhe si vëllezër të shkojnë.


Tregomu dhe shqipëtaret udhën e punës së mbarë,

Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë,

Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh' e lirisë,

Udhën e vëllazërisë, vahn' e gjithë mirësisë.


Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë,

Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë


ditetenaimit.org
 

§*dori*§

ღ..in stanby..ღ
naten...ftoht,jasht fryn er
un rri ktu,xty qaj,po kjo s'ka vler
as zjarri i ogjakut sme ngroh ne kte or'
ndej ftoht ne zemer,sikur po bie bor'.........

lotet..mundohem ti mbaj,po s'ja dal dot
po me plas shpirti pa ty.po dhe kte ta them kot....
i vetmi ngushellim x ty te shkruaj
ta hedh ne leter motivin pse po vuaj.....

c'te them o jet???te te them te urrej????
po se them dot o shpirt se vec veten genjej
do doja vetem ta ktheja kohen pas
dhe ndjenjat x ty ne te lindur ti vras...........


*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:

Astros

Antar Aktiv
Krijime te ndryshme...

Te dashur antar hapa kete tem se di se a ne vend te duhur apo jo ?
Me qe jam krijues i ri kam shkruar edhe ne disa forume te tjera. Po sjell disa permbledhje poezish qe koha dhe mundi me boten me shty te shkruaj lirshem...


Dashuri

O perendi e bukuris
mi fale dy zemra per t'madhin zot
Se kam ra n'fole dashnis
Nuk rri vetem dot.

Edhe era mi prek ndjenjat
e ti per mua ske meshir
ma fal ni zemer edhe shpresat
qe gjith bota te jet mir.

O perendi ,lutjen time apo e ndjen
edhe netet pa gjum qe rri..
Me thuaj ,sepaku ajo vjen
e ate nate te ndezur ta di.

N'plas te gurit po ndez buzet
n'kroje en lendina un po derdhem
mos mi plas mua muzet
se ketu une po defrehem.

Dashuro e mos rri kot
keshtu thot i madhi zot
e tash une kam ra n'meni
mall e mall atdhe per ty.

E larg atdheut kam qellu
Dashnis vend nuk po gjej
ne gjdo qosh jam tuj kerku
asgje ku nuk po vrej.

''''Edhe dallget e detit
.............jan ber s'tuhi
Paraloj e deshirave t'mia te termetit
E shikon e madhja perendi.

O perendi e bukuris
mi fal dy zemra,per te madhin zot
se kam ra n'fole t'dashnis
e me vetem nuk rri dot.




*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Ne emer te ...

"Në emër të…"

-1- (Dita 1)

Të gjithë atyre që dua të them
Që të thonë shumë, duan
Dhe që… gjithsesi
"Në emër të"
për çdonjërin emër
një kuptim
një rrezatim
shumë përjashtime
Prej katalogjesh e librash historie
Ku e vërteta ngjan si rreckë
Shkëputur prej plaçkitjesh
Vulosur fort prej gëlbazash toksike
Përzier me fjalë
Dhe tym-helme industriale
Të përpjekjeve për…
… të rikthyer mbrapsht
Revan-vdekjen
Duke e shpërndarë
Mijëra kanalesh
Me drejtim nga dobësia
Nث EMثR Tث
Vampirizmit modern

Lëng-thithjes së "lëngut të mbetur"

Skeleteve tanë
Grumbulluar në
Fundin e "lëngshtrydhësit" të madh
Quajtur
G-L-O-B-A-L-I-Z-ث-M


-2- (Dita 2)

O qendër e shpirtit
Atje ku janë rrënjët e klithjes
"darkë-lamtumira" ne s'na priti
E pra! Ne vazhdojmë të lëpirat
Dhe me gishta
Shfletojmë për vite zverdhjesh
Miliarda fletë
Të miliona librash
Gjithnjë më t'papërfillur.

Gjithçka, lindi
Shpirti praktik
I lashti i miqve të mi modernë
Mendimi
Mendimi lind
Ai shpik
Përjashton mënyra të sjelluri
Heq të drejta jetësore
Forma, është e tij
E mendimit tonë
Parazitarit
Të dembelosurit mendim
Të prag-qetësive thuajse vdektore
Rebeli,
Luftaraku,
Dëshiruesi
Mendim
Gjatë ciklit, të të cilit
Kërkoj shpirtrat e ngjyrave
Dhe ende vazhdoj të shkruaj

ا'akordim harmonie shpirtërore
Duke parë
Miliona libra në gjuhë të huaj
Të kohëve të
Modernizmit
Praktiko-Etiko-Intelektual
Të gjallimit të lakmive
Të "shpirtrave praktikë"
Vjedhës; punëthyes
Të cilët
Bashkojnë copë-shqyerjet
E punës së të tjerëve
Dhe tregëtojnë delir
Të emrit të tyre të dhjerë.

Mbulon kryet e lexuesve mbarë globit

Dhe rikthehet në një lloj
"Defekimi mendor"
Përmendore e padukshme
E tejndjerë
E ndotjes shpirtërore
Të krijesave

Mbi hi-bibliotekat e djegura ndër shekuj
Vazhdojnë të gërmëzojnë gënjeshtra
Për kohët e perënduara
Ku thonë se…
"Ata qenë"


-3- (Dita 3)

Në emër të…
Faljes së plagosur
Të lënë në shtrat-lëngatën e saj
Faljes së monopolizuar prej
"عrdhëruesve të faljes"
Që edhe në vendin tim
Kundërmimet e kostumeve gri
I pastrojnë në "libër-ligjet"
E ndëshkimeve
Që kurrë s'janë për ta
Se faqet e këtij libri s'vlejnë
Për "të pagëzuarit në lumin Jordan"
Atje ku pika e gjakut
Mpiks hakmarrje në trutë e fëmijëve
Atje
Ku humbjet shpresë-tallëse
Dashurohen
Me sytë e dëshpërimit
Se… bota s'është njësoj
Se unë s'e gëlltis dot ushqimin
Se uria po vdes miliona në botë
Dhe unë e ti…
Ushqejmë qen e mace
Të tonës bukuri-përbuzje
Të tonave urrejtje-fshehje
Dashuri katapultë
E krijesave të mendimit
E ëndrrave të shpërndara të botës.


-4- (Dita 4)

S'jam më njeriu që isha
Gjurmët janë zhdukur
Rikthehem dhe s'gjej tjetër jetë
Në histori-librat e padeshifrueshëm
Me stinët e vetmive vrasëse
Me rregullat e elegancave bezdisëse
Në ditë insekticidesh
Të ne humanëve
Që jetojmë "In –sekt"
Apo
"Në klan"
Duke ikur gjithmonë nga vetvetja
Duke bërë seks me fëmijët tanë
Duke mbushur botën
Me priftërinj e hoxhallarë
Duke pjellë djaj të rremë
Nga "varri-pendesë" i Judës së vetëvrarë
Mallkuar e fatmbjellë
Para se të lindte
Për kohët më pas
Të urisë së fëmijëve
Që me buzët e plasaritura prej etjes
Drejtuar atyre që
I quajnë "zotëri"
Dhe që
Zotërojnë reciprokisht një univers
Të gatshëm ta shpërdorojnë
Në ditët e
Brekëheqjeve të grave e të burrave
Etiko-etiketikisht
Në emër të një…
Një kulture të "lirisë"
Për mbjellje-ekstazë
Dhe lënie në mëshirë të fatit
Për t'u rikthyer pas
Në pauza luftërash
Për ndarjet e kazan-supave
Për fëmijët, që të tyret mund të jenë
Të shëmtisë më të madhe
Të emrit të tyre pa emër.


-5- (Dita 5)

Dhe trupi im shtrihet netëve
Si një vrenjtje e kohës
E klimës së shokëve të mbërdhirë
Të ngjyrave të mallkuara
Të veprimeve njerëzore
Shekull skicoid!
Mallkim (përse?)
Falje (për çfarë?)
Dyshime (pa fund?)
Për… flakët e zbardhura
Në tym të zi harrese
Për sëmbimet e shpirt-ngasjeve
Për monedhat e fundit në xhepa
Të përfunduarat monedha
Diku
Tek disa
PREDIKATORث
Folës
Për emrin e perëndisë
Në kolltukë të artë
Por… dhe
Urdhëruesit e kazan-supave t'urisë.


-6- (Dita 6)

Na ishte një herë
O Krijues i madh i ngjyrave
Na ish njëherë një botë
Ku dashuria
Ndante shtretërit me dhimbjen
I pandarë fati im nga të tjerët
Në kohë
Në tonën kohë
Ku njoha krijesën e bukur
Kur pashë mangësitë e mia
Që s'i mjaftonin asaj kurrë.
Kur e pafuqishme më qe zemra
Për të pakuptimtin
Emrin "Burrë"
Që s'dua ta lidh me trimërinë
As me mos-trembjet prej leh-qenve
Armët kimike; bomba-hidrogjene
Se s'dua të…
Të më quajnë burrë
Për bartje sendesh jetë-marrëse
Se duart tona s'janë bërë për të mbytur
Por për t'prekur jetë-përqasjet
Shpresë-mbjellje për gjithë të pafatët
Drejt
Perfektes skalitje t'ëndërruar të kohërave
Dhe tonës
Krijesës delikate femër
Ne
Të lindurit pas dhimbjeve të saj
Tashmë të toksikuarës
Fytyrë-ngjyrimesh
Injektimesh
Keqtrajtimesh
Jashtë trajtave njerëzore
Prej nesh
Emër-burrave
Dhe prej tyre vetë.

Në mal-rritjet e brekë-shurrave
Në të cilat "ne"
Bëjmë përzgjedhje për veten tonë
Dhe duam
Dhe ëndërrojmë
Më të pastrat
Dhe… ndotim të tjera, të tjera
Dhe shtojmë zemër-plasjet
E shpëtim-ditëve të pashenja
Të fuqi vdekjes së…
… dashurisë sime
Që rilind çuditshëm
Në kohë paqe e lufte
Dhe ngrihet përmbi gjithë dëshpërimet
Dhe kërkon të mbledhë
Lule
Të krimburat
Të djegurat
Në kripën e lotëve shekullore
Dëshirë e një dore të kristaltë
Që ledhaton ftohtë, netëve të tmerrit
Netëve, ku dhe unë si ti kam ftohtë
Për zgjimet në shtretër bosh
Për ditët pa ty
Për ditët gjakhumbjes

Të vajit tim për ty
Të përleshjeve të mia imagjinare
Që ngjajnë si prova më e bukur
Drejt
اasteve të puthjes së ëmbël
Të tinguj-hapave më të bukur
Gjithë gjurmët e botës
Në një emër
g-l-o-b-a-l-i-z-ë-m?
apo
ZEMثR?!
E përbashkëta jonë quhet ndjenjë
Katandisja, s'është refren
Dhe ky s'duhet të jetë fundi
I mijëra viteve kënge e lufte
Se
Veç në deje duhet t'rrjedhë gjaku
Dhe jo gjatë rendjes sonë
Dhe jo…
Stop! frazën e stërpërmendur "mos qaj"
Sapo e dëgjova
Në urdhrat që i jepnin një foshnjeje
Dhe ndjeva fillim-këngën e botës
Në një djep të vogël… të lashtë
Ku shpresat e miliona varreve
Shkrihen në shtretër të lindjeve
Tyreve
Dhe tonave
Melodi-bërësit
Këngë-kënduesit
E djep-përkundjeve të tyre
Dhe…
Arsyen time pse shumë të dashuroj.


-7- (Dita 7)

Në emër të…
Atit?
Ku është ai vallë?
Ne
Të mbeturit pa nënë qiellore
Sipas
Llogjikës tokësore të krijimit!
UNث jam "biri"
Edhe TI edhe JU
Dhe shpirti i shenjtë eshtë
Ajo
Ajo çka bëjmë në jetë
T'përqafuar me mirësinë
Se
Mijëra shenjtëritë tona
Nuk mund ta kalojnë njerinë
Se njeriu është
TI dhe UNث
E gjithë rruga që bëjmë
Për të…
Fituar këtë emër
Po pra!
"Nث EMثR Tث"!!


8// (Dita jonë...)

Po shikoj drejt horizontit
atje ku ëndrrat
Shkrihen dhe rikthehen netëve
Për mos-humbjen e ngjyrave të dritës
Dhe emrit tënd
!!!!!!!!!!
Mirupafshim
E nesërmja
E kudondodhjes
Të "EMRIT Tث.."​

A. Shkurti​
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Ketu prehet ai qe quhej Ndoc Gjetja
i cili pati ardhur gabimisht ne bote
nga vetja e tepruar nxirrte vjersha
dhe gjithe njerezit i quante shoke

Kur pa qe endrra kalkulohej me kompjuter
kur pa qe idealet rrezoheshin ne kolltuqe
kur jepte buzeqeshje e merrte skermitje
zuri syte me dore dhe vendosi te ikte

Dhe shkoi e hyri ne manastirin e Unit
te shpetonte shpirtin nga gjuheligat e Lehjes
...pastaj e percollen per ne banesen e fundit
me shpenzimet gratis nga Bashkia e Lezhes

Ne castin e mbrame nje hene e pergjakur
e puthi dhe balle dhe thirri : "Nene"
Mos kerkoni te dini per te me teper
ai u largua sikur te mos kishte qene..​

Ndoc Gjetja, Marre nga vellimi poetik, "Dhjata ime"​
 

Ghost

Anëtar i Nderuar
Kur të Jesh Mërzitur Shumë

Kur të Jesh Mërzitur Shumë

Këtu s'do të jem, do jem larguar;
Nën tokë i tretur si të tjerët,
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët.

Dhe nëpër udhët ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thatë,
Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur
Një qiparis si murg i ngratë.

Ti do trishtohesh atëherë,
Se s'do më kesh në dhomë të gjallë,
Dhe, kur në xham të fryje erë,
Do qash me erën dalëngadalë.

Po kur të jesh mërzitur shumë.
Në raft të librave kërkomë,
Atje i fshehur do të jem unë,
Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë

Mjafton qeë librin pak ta heqësh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshësh,
Si një blerim pas një rrëkeje.

Dritero Agolli
 
Last edited:

Зngjεll

___________
Titulli: Krijime ......

* Ne tru skalita fjalet e tua .
Gervisha shpirtin me thonj dhe tu dedikova vetem ty .
Te shoh çdo mengjes , kur shihem ne pasqyre .Je mendimi im i vetem ne keto dite te ftohta dimri .
Vuaj , qaj , perpelitem , dridhem , nderkohe qe ti fle ngrohte ne shtratin e nje tjetre .....
Gremisem , çahem , gjakosem , copetohem ne humneren e trishtimit tim , por nuk vdes ....
Jetoj qe te duroj dhimbjen
Je ti qe ma more veten time , zemren e pafajshme dhe e vrave .
Tani jam veç nje trup qe endem varrezave te dashurise , me trendafilin tend , te thare nga vetmia .
Xhelozia me ha dhe kete pak shpirt qe me ka ngelur , dhe lotet rrjedhin vete si nje burim qe nuk shteron kurre
Po si nuk mbaruan keta te mallkuar lot .. ???


*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:

Зngjεll

___________
Titulli: Krijime ......

Ditet e mia pa ty,
jane si qielli i pafund
nen erresiren e nates
Ku dhe yjet
qe mundohen te ndriçojne :
Fiken
nga pamundesia
per te patur pak vend
ne hapsiren e pafundshme
Fiken
si zemra ime
kur nuk prek te tenden
Fiken
si shpirti im
qe e ndriçoje vetem ti
Jeta pa ty
eshte si nje varrim pa trup
pa shpirt
ku çdo gje brenda meje
fundoset...
varroset...


*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:

Зngjεll

___________
Titulli: Krijime ......

Kujtimet po me mbytin
lotet po me thahen
buzeqeshja u thye
padrejtesia u krye
Jeta ime pa ty
eshte si lulja pa uje
si dielli pa ngrohtesi
si qielli pa yje
Cdo dite pres ne vetmi
veç nje lajm prej teje
por shpresa eshte e kote
se ti ke ikur larg meje


*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:

Зngjεll

___________
Titulli: Krijime ......

*Lotet po me thahen
nga malli per ty
Syte po me verbohen
ngaqe nuk te shohin ty
Jeta po me shkaterrohet
çdo dite po therrmohet
prane teje do te afrohet


* Do jepja gjithçka
per te patur ata dy sy
Do i bija detit ne kembe
vetem per te puthur ty
Do jepja jeten
vetem per nje çast prane teje
dhe le te humbja
ne shkretetire e vetme



*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:

Зngjεll

___________
Titulli: Krijime ......

Besim

Nese te flas eshte se te degjoj me mire
Nese te degjoj jam e sigurt qe te kuptoj

Nese ti qesh mua me pushton
Nese ti buzeqesh shikoj boten te tere


Nese te shtrengoj eshte per te vazhduar akoma
Nese do jetojme, gjitçka do jete nje kenaqesi

Nese te le ne do te kujtohemi
me lotet neper sy dhe fotot e ngrira ne album

Dhe pas ndarjes ne do te gjendemi serisht ...
Sepse shpirtrat tane nuk jetojne dot
pa patur ngrohtesine perjetesisht ...


*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:

Зngjεll

___________
Titulli: Krijime ......

Nje dite

Ne çdo shikim - kujdesje
ne çdo fjale - llogjike
ne çdo gjest - frike
ne çdo hap - djerse
Dhe rreshkas çdo dite ne erresire
ne koridorin e pafundesise
ne vallzimin e mendimeve
ne stuhine e kujtimeve
Shpirti im nuk eshte me
shpirti im ka humbur
dhe zgjohem ne mengjes
duke patur ne syte e mi
driten e nje bote te pa meshire
qe le plage pa sherim


Imrije Sadiku
Ps: tani sdi nese kjo eshte autorja e gjithe ketyre?!
 
Last edited by a moderator:

Зngjεll

___________
Titulli: Krijime ......

Cfare eshte dashuria ?

Cfare eshte dashuria, mami ?
Eshte dora e babit tek e imja .

Cfare eshte dashuria, babi ?
Eshte trupi nje gruaje qe jep dhe harron.

Cfare eshte dashuria, vellai im ?
Jane buzet, nje parfum, nje buzeqeshje.

Cfare eshte dashuria, motra ime ?
Eshte e nesermja , shikimet e syrit në sy .

Cfare eshte dashuria, i dashuri im ?
Eshte deshira qe me ne fund rinovohet .

Cfare eshte dashuria, mesuesja ime ?
Eshte ne krahet tuaj , era e lirise.

Cfare eshte dashuria, engjelli im ?
Eshte universi i bashkuar sot ne zemrat tona.

Je ti , jam une , liria , deshira ,
jeta , syte , buzet , parfumi ,
buzeqeshja , koha , duart ,
dhe kurre dhe pergjithmone
fluturon ne momentin ku lulezon nen diell
per tu ofruar trupave tane .


*Huazuar*
 
Last edited by a moderator:

Gurrakociani

Gurrakociani
Strofa më e mirë e Azem Shkrelit

"Shollit të ditës s'i duhet spermë komete. Ky lloj Shën njeriu do bibël të re. Një fe tjetër. Fe besim në vete. Amen. Koha jonë s'goxon të kohosh pa ne"
A. Shkreli
 

Gurrakociani

Gurrakociani
Ja si duhet të shkruhet poezia !

Në vend të përshëndetjes

Shko se furishëm po fryn në mua erë mallkimi që s’të fal. Dhe dije mirë kurrë më një e një nuk bëjnë një
Si thonte Hikmeti, ai farë poeti me këngë prej zjarri.
Shko.
Merri me vete lutjet tua, edhe hijen tënde, hiqe zvarrë
Rrugëve si gjënë e ndyrë. Mos u kthe mbas. Mos i harro
Sytë e përlotur në shtekballin tim. Mos thuaj lamtumirë.
Asgjë mos thuaj. Merre me vete gjurmët nëpër të cilat
Erdhe një natë më e përvuajtur se frika dhe hyre në mua.
Shko.
Dhe behu fjalë e mrame n’gojën time. Bëhu shkreptimë e fikur n’ylberin e shikimit tim.
Bëhu çdo gjë pos Meje e Teje
Dhe asaj që e quajtëm Ne kur i zinim ujët si fluturat
E ua ngjisnim nga një emër mos ta harrojmë emrin tonë.
Shko.
Merri me vete edhe rrugët të mos kthehesh kurrë
Në vesë e lotit të rrejshëm gërmadhat e kujtimit t’i rrëzosh.
Shko.
Mbyllu në do kështjella të largëta harrimi ku s’të zgjojnë më
Kombonat e pendimit kur çmendet mallit vetmia ose kur buza buzën
E han n’pikëllim që mëkatin s’e lan, që s’mund ta shpojë
Gurin e rëndë, gurit e ftohtë të ndarjes. Shko, më mirë
Dhe hesht. Mos u kthe mbas. Mos i harro
Sytë e përlotur n’shtekkballin tim. Mos thuaj lamtumirë
E kur t’shkosh larg, më larg se prej blerimi n’blerim
E kur t’shkosh larg, më larg se prej zemre në zemër
Aq larg sa ta harrosh edhe emrin tënd dhe zërin tim, fshihu prej vetës
Shkurto flokëgjatat, mate me to mendjeshkurtrën tënde dhe mos qaj.
Shko.
Se tmerrshëm po lodrojnë sonte n’mua rrëketët e gjakut të ndezur.

A.Shkreli
 

Gurrakociani

Gurrakociani
Ja tri perla të shkeputura poetike...

‘’Sa janë kombe përmbi dhe
Me bashkimin në dritë kanë dalë .
Ka qitë dreqi, pushkë ndër ne,
Mos me u ba, dy vetë n’një fjalë!
Ma mirë dekë, me u shue nën hije
T’flamurit tonë në fushë t’mejdanit.
Së me rreu nji jetë robinje
Për nën zhele t’huaj t’ballkanit!"

Gj. Fishta

Kur nisem për udhë
Më ndritë çdo gjë e kam shpresë
Kur kthehem, kam gjumë,
Diçka fillon nga vetja ime të vdesë..."

D. Agolli

Jam shtrirë në barin përrallor
Diku në një fshat
E marr frymë thellë:
اlirohem robërohem
Lindi vdes
E bëj ç’dua vetë ..."

D. Mehmeti
 

Gurrakociani

Gurrakociani
O Redi, ja poezia më e mirë e dashurisë në shqiptarizëm, e shkruar nga A. Shkreli

Shko se furishëm po fryn në mua erë mallkimi që s’të fal. Dhe dije mirë kurrë më një e një nuk bëjnë një
Si thonte Hikmeti, ai farë poeti me këngë prej zjarri.
Shko.
Merri me vete lutjet tua, edhe hijen tënde, hiqe zvarrë
Rrugëve si gjënë e ndyrë. Mos u kthe mbas. Mos i harro
Sytë e përlotur në shtekballin tim. Mos thuaj lamtumirë.
Asgjë mos thuaj. Merre me vete gjurmët nëpër të cilat
Erdhe një natë më e përvuajtur se frika dhe hyre në mua.
Shko.
Dhe behu fjalë e mrame n’gojën time. Bëhu shkreptimë e fikur n’ylberin e shikimit tim.
Bëhu çdo gjë pos Meje e Teje
Dhe asaj që e quajtëm Ne kur i zinim ujët si fluturat
E ua ngjisnim nga një emër mos ta harrojmë emrin tonë.
Shko.
Merri me vete edhe rrugët të mos kthehesh kurrë
Në vesë e lotit të rrejshëm gërmadhat e kujtimit t’i rrëzosh.
Shko.
Mbyllu në do kështjella të largëta harrimi ku s’të zgjojnë më
Kombonat e pendimit kur çmendet mallit vetmia ose kur buza buzën
E han n’pikëllim që mëkatin s’e lan, që s’mund ta shpojë
Gurin e rëndë, gurit e ftohtë të ndarjes. Shko, më mirë
Dhe hesht. Mos u kthe mbas. Mos i harro
Sytë e përlotur n’shtekkballin tim. Mos thuaj lamtumirë
E kur t’shkosh larg, më larg se prej blerimi n’blerim
E kur t’shkosh larg, më larg se prej zemre në zemër
Aq larg sa ta harrosh edhe emrin tënd dhe zërin tim, fshihu prej vetës
Shkurto flokëgjatat, mate me to mendjeshkurtrën tënde dhe mos qaj.
Shko.
Se tmerrshëm po lodrojnë sonte n’mua rrëketët e gjakut të ndezur.
(Marrë nga origjinali)
 

Gurrakociani

Gurrakociani
Kujdes me fjalën !

Kujdes me Fjalën

Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri
Pushteti i fjalës është i veçantë
Gatuan male dhe kakërdhi.

Me fjalën rrjedhin përrenj me mjaltë
Pikojnë çezma me helm të zi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Nga fjala humbën Judë e Pilatë
Strategë e mbretër me mbretëri
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Kur fjala nxiret nga buzët jashtë
Si dallëndyshja s’vjen në shtëpi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Unë fjalën vetë e shtroj në kartë
Dhe brenda syve se ç’është e di…
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Shkruan: Dritëro Agolli
 
Top