• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Poezi te ndryshme

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Naim Frashëri-Fjalët e qiririt​


Ne mes tuaj kam qendruar
E jam duke perveluar
Qe t'ju ap pakez drite,
Natene t'jua benj dite.
Do te tretem, te kullohem,
te digjem, te pervelohem,
Qe t'ju ndrinj mir' e te shihni,
Njeri tjaterin ta njihni.
Per ju do te rri te tretem,
As nje cike te mos mbetem,
Te digjem, te qanj me lot
Se deshiren s'e duronj dot.
Une zjarrit nuk i druhem
Dhe kurre s'dua te shuhem,
Po te digjem me deshire,
Sa te mundt t'ju ndrinj me mire.
Kur me shihni se jam tretur
Mos pandehni se kam vdekur :
Jam i gjall' e jam ne jete,
Jam ne dritet te vertete;
Une jam ne shpirtit tuaj,
Mos me kini per te huaj.
Me eshte falur durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Sa me kenda t'ju benj mire,
Te mos mbeti n'erresire.
Jakeni, rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini
Ne shpirtit kam dashurine,
Pa digjem per njerezine...
Me zjarr ta djek mushkerine
E te tretem per njerine
Une dua njerezine,
Miresin'e urtesine.
Ne behi shoke me mua,
Ne me doni si ju dua,
Njeri tjatrine ne doni
Te paudhe mos punoni...
Une, duke perveluar,
Njerezit i kam ndrituar;
Kam qene mik me njerine,
Andaj i di e me dine...
Dua shum fjale t'ju them,
Po trembem mos ju benj ujem.
E ku shkruhene ne karte
Fjalet' e gjuhese 'zjarrte ?


SHENIM:
Qe te mos kete ngaterresa neper tema, po i levizim poezite ne dy tema te caktuara. Ketu mund te postoni poezi te huazuara, qe keni pelqyer diku neper internet, ose keni lexuar ne ndonje liber, poezi te autoreve te ndryshem, te njohur apo anonim dhe mos harroni ta shkruani origjinen nga eshte marre :)
 
Last edited by a moderator:

*Mia*

Slave To The Rhythm
Po edhe sikur...

Po edhe sikur ditet te binin
ne humneren e neteve,
perseri, prape ka nje pus
ku prehet qetesia.

Dhe duhet te ulesh
buze erresires
dhe me durim te peshkosh
driten-
qe bie atje

Pablo Neruda
 

Aurora

Anëtar Aktiv
Atdheu nuk ka nevojë…!

Atdheu nuk ka nevojë që vetëm të thuash; që e don !
Por Atdheu ka nevojë të ia shërosh plagët´ kur ai rënkon!

Atdheu nuk ka nevojë që ti të mburresh me emrin e ti !
Por atdheu ka nevojë që ti ta nderosh me punë e ndershmëri !

Atdheu nuk ka nevojë për emrin tënd plot lavdi…
Por ka nevojë që të mos lëndohet` kur përmendesh ti !

Nuk ka nevojë Atdheu për paratë e tua, as për tënden pasuri !
Por ka nevojë për njerëz të vërtetë,
me plot kuptimin dhe vlerën, që ka fjala: Njeri !


Llemadeo
 

Giovanni

Anëtar i ri
Do te vdes per ty
askush sdo ta kuptoj
qe ne jeten tende
une nuk ekzistoj

Ne kete bote deshta
qe i lumtur te jem
ne duar e mia
vetem ty te kem

vetem ty te dua
Te dua pa mas
dashuri te tille
kurr ne jete skam pase

nuk ndalen lotet e mi
sa te zgjat kjo jete
ato jane nje deshmi
se te deshta mete vertete

pse une te dua me zemer
kur ti sme don fare
te lutem me duaj dhe ti
se jam une nje femer shqiptare

kur te kuptosh se kam vdekur
jetoje jeten me gezime
jeto me ate qe ste don
aq sa te deshti zemra ime

Poezit e mia per ty
kurr sdo te kene fund
edhe nesee tere jeten
nuk te takoj askund


Nje dit kur te zgjohesh
mos i laj syte me lot
dikush do te tregoj
se nuk jam me ne kete bote


ne kalendarin tim
veq dy data jane
njera kur u pame
dhe tjetra kur u ndam

kur te me pyesin engjujte
qka ke pa me sy
do te ju thom
qe ne ket bote te kma njoft veq ty

dhe kur emrin tim
ti do ta bejsh be
ateher edhe engjujt
do qe qajne per ne


*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:

kitrra 123

plak gjufurrak
اobanesha



Me njat shtat sikur selvi
Djalerise gjumin seç u prishe
U ke marre madheshtine bjeshkeve
اobanesha e Malesise

Mengjeseve t’hershme te çdo pranvere
Me tufe delesh bjeshken mesyn
Ngrohtesia vale e gjoksit tend
Boren bjeshkeve seç e shkrine

Kaçurrelat ta mbulojne belin
Syt e mbushur kaltersi
Faqe t’kuqe sikur molla
E tera shkrihesh ne embelsi

Beqaria te thurin endrra
T’blejne duvak per nuseri
Lum i lumi qe pret diten
Besen te i japish TI


*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:

Giovanni

Anëtar i ri
Te mallkoj.....

loti i kristalte
mbi faqe rreshket
mendimi qe sme don
nuk me le te qete

ndihem i vetmuar
ti me mungon
ne keto momente
vec loti pikon

shpresoj sadopak
ty te harroj
me bere te qaj
ndaj vec
te mallkoj...



*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:

Aurora

Anëtar Aktiv
Shkruan: Llemadeo

Poemë

Ndarja e kombit

Dardaninë e marrun me dhunë
që Kosovë ja vunë emrin kur e shkelën...
se Sllavisht e donin çdo punë
dhe në akcent të tyre e donin dhe emrin...
Sot po luftojnë vetë shqipëtarët, bijtë e Ilirisë
të cilët dhe gjuhën e të parve shkojnë tuj e përzije
me do fjalë turçe e sllavishte, kundër çdo të mire,
Po luftojnë me e nda me letra zyrtare Dardaninë
Me e nda përgjithmonë Shqipërinë Ilire!

Në emër të të njëanshmes pamvarësi...
në emër të politikave fanatike…
të kolltuqevë që ëndrrojnë ti gëzojnë në përjetësi,
të gradave të bukura e simpatike…
në emër të pa aftësive për të ditur,
në emër të pa aftësisve për të njohur historinë,
në emër të pa aftësive për të njohur atdheun,
në emër të çdo pa aftësie tjetër,
po e ndajnë Dardaninë me truallin e Ilirisë së vjetër!

Po thërrasin enveristët-stalinist të Tiranës:
"Kujdes ju, se mos Shqipërinë e bashkuar na përmendni!",
Po thërrasin të friksuarit e Prishtinës:
“Jo, jo, ne nuk duam bashkim me Atdheun Amë!”,
po gëzojnë xhaonturqit me çallmat në fyt...
ndërsa bisha sllave e uritur, gjëmon duke pritur mënjëanë.

Hej Iliria ime,
Që vetëm nga avioni ti dalloj trojet,
malet e brigjet e tua vetëm prej atje lart dallohen
piramidat mijra vjeçare, kështjellat,
vetëm nga avjoni tash mund të shikohen.

Ska mbetur gjë tjetër nga shqiptaria,
burrëria ka vdekur, Besa e të parëve tanë është shuar.
burrecat që mbas .... grave gjithë ditën shikojnë
kafeneve anë rrugës rrinë duarlidhur duke pritur e shpresuar
se mos kush ndonjë copë liri apo bashkim ua hedh kah të kalojnë!

Ndërsa Iliria plakë, malet e tokët e lashta, historia, gjëmojnë,
mbuluar me pyje e shkurre, ndërsa kur marrin flakë nga zjarret
nxjerrin në dritë gurët e statuajt e Ilirisë…
dhe turrët sllavi e thotë se sikur është Ilir, i duket...
i ardhuri si cub hajninash njëmijë e katërqind vjeçar,
I thotë malit Ilir, se sikur është “sllave krahina”,
që Iliri-Pellazgjike i thonë tash e tridhjetëmijë vjet më parë!

Ndërsa shqipëtari, i biri i Ilirisë së vjetër
shkon e ulet galmuç shtatë herë në ditë…
para çallmës së Osmanit-hajdut karavanesh…
i cili e nisi turrin e tij me plaçkë të bame
kur kinezëve punëtorë të mirë, plaçkitë ua kish,
atëherë kur ata sillnin mëndafshe për tregjet Veneciane.

Ashtu u pasurua Osmani i parë, i biri i Turkemnistanit aziatik
dhe turrin e mori me bandat e ti e ju sul Kostandinopolit, mesdheut Antik
Ku Kostandini` bir i Nishit të Ilirisë, kish ngritë qytetrimin
dhe kulturën e Bizantit kish shtri në ato brigje
kur Europa ngrinte kështjella nëpër maja e mbi ujë
për tu shpëtuar bishave të natës, ujqërve e arinjëve...!

Ndërsa në të njëmijëtin e treqind e gjashtëdhjetëtin vjetë
mbas gjashtëdhjetë vjet luftrash` Kostandinopoli ra...
eh mjerë mesdheu, mjerë Troja e lashtë, mjerë Bullgaria,
Rumani e mjerë, mjerë Greqia dhe Iliria vetë
se në ç`duar hajdutësh u gjënd mesdheu i shkretë!

اallma osmane valvitej Mesdheut,
sulltanet haremet i shtuan me vashat e Ballkanit
ku nga tridhjetë për një herë gishtrinjtë e këmbëve ia lëpinin
dhe trupin ja falnin dhunshëm në harem Sulltanit...
e kopila pa deshirë` të mjerat robina lindnin!

Askush nuk mund ta dijë se kush ishin ato vasha të gjora
që skllave u banë, vllezërit prej shpatës ti shpëtojnë...
Armene të bukura thonë, Romune, Bullgare, Greke, Afrikane,
Sllave, dhe Shqipëtare kishte, se smundet askush ta mohojë!

Ndërsa çallma osmane pushtetin e dhunës e vuni në brigjet e Ballkanit,
Shqipëtaret e vertetë mbas trimit Gjergj Kastriota
u bashkuan në një kushtrim lirie për atdheun.
Krah ju ba Leka i Dukagjinit me fjalët e besët e forta
siç ishte e Ilirise tradita ma e mirë e Dheut,
Dhe luftuan sa shëmbull ju ban botës në veprat e trimërive
deri sa jeta e tyre u shue në ato kohra!

Shqipëtarët, bijtë e Ilirisë, luftuan sa mundën,
por ah` tradhëtia hyni, vesi i mashtrimit osmanlli
me pare të verdha, me një farë Florini
erdhi tuj i mashtrue vllaznit shqipëtarë
e kundër njëri tjetrit mjerisht i shtini!

Ja fali osmanlliu një qese me pare arit
të birit të shqipëtarit, veç me ndrrue fenë...
la fali edhe një qese tjetër, biles edhe një gradë ja vuni krahit,
veç ai ta vriste të vëllanë e vet e ta shante Skënderbenë!

Ashtu mjerisht fillojë tradhëtia mids vllazënve shqipëtarë,
filloj vrasja, që nuk e kish e Ilirisë burrëria jo kurrë ma parë.
Filluan plaçkitjet, dhunimet, deri dhe fisit me ja dhunue motrën
me ja vjedhë pasuninë e te tanë çka kish,
me ja vra deri dhe fëmine e me ja shkaterrue votrën.

Dhe u turren pseudo-shqipëtarët për grada deri në Kostandinopol
që Stamboll ia vuni emrin Osmani kur e pushtoj...
dhe aty në oborr të ti` poste morën të nalta
këshilltarë, ministra e deri dhe ambasador...!

Ndërsa Shqipëria gjëmonte nën mjerimin e luftrave,
maleve iknin ditën, netëve luftonin pa pushim
qytetet e Shqiperisë nga hordhitë ti çlironin,
ato që vllezërit plangprishës i drejtonin prej stambollit…
herë si pashallarë të turkut e herë si batakçinjë...!

Fushat e arbërisë u lëshuan
kur mijra shtëpiat u dogjën nëpër natë,
kur mijra kishat u shëmbën nga osmanllinjtë,
kur toka shqipëtare u dogj
e mbeti djerr aq gjatë!

Por shqipëtarët e vërtetë duruan,
një me Ujqërit në male u bënë,
në një shpellë me Ujkun fjetën
në bark të ti qumshtin e pinë
dhe kurrë nuk pranuan të dorzohen as ta falin lirinë!

Dhe një ditë kur Turkmenistan-osmanllija
që as gjuhë amëtare nuk kish...
po e thynete qafën andej nga anadollija…
ndërsa gjuhën amtare po ja krijonte një bir i Ilirisë
dhe me shkronjat europiane po ja pagezonte
ai që po ia mësonte deri edhe shkrimin e të shkurtër historisë...

…Thej qafën më në fund osmanllija
me pashallarë e sulltanë deri dhe me shërbëtorët shqipëtarë...

Por ah` mjerisht në të tonat vatra
kur shqipëtarët të çorditun mbas çallmave e gradave osmane ishin,
një tjetër osmanlli po hynte të sundonte
dhe një nam të zi truallit shqipëtarë po ja bante
ku me gjak për një shekull do ta lante e shpërlante!

Kalojë shekulli i mjerë i luftrave ballkanike
ku shqipëtarët mbetën të ndamë në katërqind copa
ndërsa europa shihte prej larg, maste e priste,
tuj e falë si dhuratë kombin shqipëtarë...
atje ku ja merrte mëndja së janë fuqitë e forta!

Nuk donte europa që në ballkan të kish
një shtet apo komb me besimin e osmanëve…
ndaj mjerisht dhe me ligje e coptojë katërfish
atdheun e të mirëve, të të vuajturve, trojet dhe bijtë e Ilirianëve!

Ndërsa sot qytetrimi slejon ma dallime fetare, po thonë!
Edhe pse një racizëm modern fshihet pas çdo vule.
Pra nuk po e lejojnë bashkimin e shqipëtarëve
por një shtet të ri po krijojnë prej të njëjtit komb,
prej të njëjtës gjuhë e gjak, prej të njëjtës tradite të lashtë e kulture,

Sigurisht që një murë të ri po ndërton euorpa,
ndarje me Azine kërkon në Ballkan,
ndarje si një mur gjigand që përmidis trojeve tona
po ndan zyrtarisht ortodoksia, deri dhe vëlluan me vëllanë!

Ndërsa disa shqipëtarë e duartrokasin ndarjen
dhe krijimin e një shteti të ri e quajnë si punë me mënd...
sepse funksionet e larta ata mundën ti kapin
dhe botës të bredhin si politikanë…etj, nëpër çdo vënd!

Uf, o tmerr, po ma i zi a ka o Zot ndër kohët tona
Kur qytetrimi po ngren lart të drejtat e njeriut…
Në një kohë kur e stervitura, politka ditore
Po thërret për bashkime shtetesh këndej nga Europa
Ndërsa bashkimin e të njëjtit popull po e ndalon me ligj!

E si mund të ketë Kontinent të bashkuar,
kur popujt e një gjuhe, të një kulture e gjaku i ndajne me zor?!

اfarë thashë, me zor?

Oh` jo, jo me zor, por me deshirë të njaj shqiptarllek fanatizmi
Që shtatë herë në ditë falet para çallmës së Osmanllinjëve…
Falet para atyre që ja ndrruan dhe perenditë
Para atyre që bijat shqipëtare` me dhune ua çuan robina sulltanive…!

Llemadeo

2007
 

Aurora

Anëtar Aktiv
Zeri i heshtur

Do te kisha deshire
Te jem memece
E te flas vetem me ndjenjat
Te flas vetem me zemren
A thua cfare gjuhe do te ishte ajo
Kur te mos flas me goje.

Por nga keto te theme
Ne heshtje
Me ndjenja
Se ti je drite e syve te mia
Dhe te dua
Me shume se kur flas me goje.

E goja nuk ka te ndalur
Kur zemra e detyron
E ndjenja te therret
Te kerkon
Qe te jesh aty
Ne qerdhe te saj.


*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:

Elushe

Vogëlushe
Aktualitet

Moj kohe e mbrapshte
me vrave, me trete
mbartese parazitesh
helmove, me preke
ne zemer mizore
infektuar me fjale
xheste e te cmendur
humane te perdale.
Moj kohe e cuditshme
pakuptim harbuar
i cmende te gjithe
ne gjume e zgjuar.
C'burg foritfikove
ne kafazin njerezor
moj kohe e pakohe
e mbreterimit kafsheror.

*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:

Aurora

Anëtar Aktiv
Te falemnderit fcbesia.
__________________________

Toke e shtrenjet


Toke e bekuar
Nga Zoti qe moti
Toke e mbrojtur
Nga Gergj Kastrioti.

Toke e vlefshme
Vlera me e madhe
E thurur me shkrime
Te gjuhes shqiptare.

Toke e pa mposhtur
Nga koha ne kohe
Mallkuar qofte cdo kush
Nese te miren s´ta do.


Toke e qendreses
Toke e trimerise
Toke e kenduar
Ne Lahuten e Malsise.

*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:

Aurora

Anëtar Aktiv
Lavdisë

O fjalë e shenjtë, që vetëm për heronjtë e vërtetë dhe vlerat je krijuar,
A smë thua, çkanë me ty servilët, ata që hero e thërrasin
اdo mik a mike të tyre´ që qefin ua bën…,
اdo të korruptuar të kohës´ që orekset ua ushqen ?!

A smë thua o shkëlqim i gjithë universeve,
çfarë kanë me ty pseudotë e çdo lloji,
të cilet vetvetes' papushim, grada i ngjeshin...?!
Ndërsa me shkarraviteje, vlerat zënë e përqeshin!

Ti qëndro atje lart o fjalë hyjnore,
Në kupën më të lartë të qiejve´ qëndro´
Dritë në ballë mu bëj vlerave dhe Heronjëve !
Ndërsa pseudotë, mashtruesit ´ i injoro !

Llemadeo
 

SuRiAnA

Anëtar i Nderuar
HYMNI I FLAMURIT - F.Noli

O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr' o nën' e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S'të trëmb Romani, as Venecjani,
As Sërb Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli.

Flamur që lind Shën Kostandinin,
Pajton Islamin e Krishtërimin,
اpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben u lavdërove
Dhe në furtun i funtmi u shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj për dhe u shtrive
Me zjarr e zi u ndeze u nxive,
Po çdo mizor me shpat e grive,
O fushë kuq, o shkabë zi.

Përpjetë pri e Shqipërinë,
Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
Për botën ënder e qjell i ri.



Sa me plq kjo poezi ..e vogel e kam recituar per 28 Nentor :D
 
Redaktimi i fundit:

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Xhorxh Gordon Bajron
Nga ''Shtegtimi i اajld Haroldit''(*)

Lamtumirë, Atdheu im

O lamtumirë! Atdheu im
Po zhduket dalngadalë:
Gjëmon stuhia me tërbim,
اaçri gërhet mbi valë;
Pas diellit që po flakëron,
Po nisemi të lirë;
Dhe ty, si atij që përëndon,
Atdhe, Natën e Mirë!

Kur nesër rishtaz ai diell
Do lindë me shkëlqim,
Do përshëndesim det e qiell
Po jo atdhenë tim,
Në vatrën time nuk ka zjarr,
Nëpër avllit' e forta
Të kullës sime rritet bar,
Im qen po leh te porta.

"Ti pazh i vogël, pa m'u qas!
Pse qan e po vajton?
Mos të tremb deti me tallaz,
A shqota të tmerron?
Pa fshiji lotët; anija jonë
E shpejtë është dhe e fortë:
Nuk ka skifter që fluturon
Më shpejt e më gazplotë".

"Le të kanosen erë e det,
Nuk trembem nga asnjë shqotë;
Po, zoti اajld, mos u çudit
Që po më rrjedhin lotë;
Prej babës e prej nënës ik,
U ndava prej shtëpisë;
Tani s'më mbetet asnjë mik,
Veç teje e përëndisë.

T'im at' e pashë që duron,
Kur më bekoi me mall;
Po nënën kush m'a ngushullon
Gjer sa të kthehem gjallë!"-
"Pusho, pusho ti djal' i mirë!
Të kanë hije lott;
Po të isha vetë zemërdlirë,
Nuk do t'i mbaja dot.

"M'u qas, m'u qas, ti trim besnik;
Përse më qenke zverdhur?
Mos trembesh nga një frëng armik,
Apo nga det' i ndezur?" -
"Sër اajld, nuk jam aq frikacak.
As zverdhur jam prej frikë;
Po kur kujtova gruan larg
M'u zbeh faqja besnike.

Rron ime shoqe me tim bijë
Në kullë te këneta:
Nd'e pyeçin ç'u bë babai,
ا't'u thotë nënë-shkreta?" -
"Pusho, trimi im, të mora vesh,
Ta njoha brengën tënde;
Por unë zemërlehti qesh
Që shkoj nga këta vënde".

Kush u beson psherëtimave
Të femrës që mbush sytë?
Ia than lotët qepallave
Ndonjë dashnor i dytë.
S'qaj për gëzimet që humbas,
Rrezikun që më vjen;
Po vetëm qaj se nuk lë pas
Asnjë që lotn' e vlen.

Në botë mbeta fill i mjerë,
Në detin pa kufi;
Përse të qaj pra për të tjerë-
Për mua s'qau njeri.
Do t'angullijë ndoshta sot
Im qen gjer sa të gjejë
Ushqim nga ndonjë tjetër zot;
N' u kthefsha do më shqejë.

Pra, mermë, o lundër, dhe vrapo
Në detin plot buçim;
Dhe shpjermë në çdo vend që do,
Veç jo në vendin tim!
Të falem det i kaltr' i zi!
Dhe kur të shkel i lirë
Në dhé, të falem, shkretëti!
Atdhe, Natën e Mirë!
 

Shpirti_I_Njerit

MACOKJA :p
Kjo Poezi eshte vetem per Fcbesia

Thrret Prizreni mori Shkodër
Oh hajde t'rrimë se ta kam motër
merre Durrsin e Tiranen
se na kshtu e gzojna nanen

Unë thras Peje dhe Gjakove
Ferizaj LLap, dhe Rugove
Vjen Decani Mitrovica
Kaçaniku e Kamenica

Vjen Gjilani dhe Prishtina
Ferizaji edhe Klina
Kshtu n'kala sebashku t'rrina

Kur do t'vini mos harroni
edhe Krujen ju ta ftoni
Coni lajm ne Gjirokaster
Tepelene e Mallakaster

Has Mirdite Kuksin me thirr
e thrras Korcen me rrethine
thrras Tetoven Gostivarin
thrras Ulqinin the Tivarin

Bujanovci oh vjen Presheva
Suhareka e Malisheva
Tan trojet oh Podujeva

Kam thirr Plave kam thirr Gucin
e po Hote Grute dhe Malsin
Kam thirre Diber, Ohrin, Strugen
merre Lezhen edhe Puken

Vjen çamëria vjen Janina
lumt na t'lumt s'bashku do t'rrina
Manastiri oh ka cu fjale
githese qysh unë kam me ardh

Gjithese qysh unë kam me ardh
se për Korce malli m'ka marrë
por ni bese m'ka thanë e ki
herë do kure te ju do t'vi

Kur do t'vini dorë për dorë
mos harroni shkoni n'Vlore
conja Vlorës një porosi
një flamur te majn ne gji

E pra vllazen edhe motra
hecni këtu se na thrret votra
një kurore bashke ta qendisim
një flamur pa yll ta ngrisim

Le të merr vesh bota mbarë
kështu rrin z'bashku
POPULLI SHQIPTARE.



Afrim Muciqi
 
Last edited by a moderator:

Elushe

Vogëlushe
Engjelli me krahe shqipje
{Nene Tereza}

Prej shqipes krahet i mori
E u lut per dashurine e Zotit
I vogel eshte globi
E madhe bota e lotit

Nuk ka diell me te madh
Sa ai i varferise
Bota eshte krejt e vogel
E ngrohet prej diellit te dashurise

Oh nena jone e shtrenjte
Lotet e botes ne zemren tende i prite
O nena e perjetshme
O engjell me krahe shqipje

*HUazuar*
 
Last edited by a moderator:

Ylli-1

Etnoshqiptar
LULET E HELMIT

A nuk dalim bashk
Luadheve të vuajtjes?
Të mbledhim nektarin
E luleve të helmit!
Dhe të pijmë ujë
Në puset pa fund!
Pasqyrë do ta kemi
Ndërgjegjen tonë!
Kurse lart mbi ne
Do të jetë vetmia!?


*Huazuar*
 
Last edited by a moderator:

ymer

Antar Aktiv
Poezi te ndryshme

Unazen e dikujt tjeter ne gisht po e mbaj
SA her qe e shoh me mall per ty qaj
Ti me mungon krejt cka je
Une te kerkoj por askunds`je
Tjetren ne krah e ty ne zemer
Jam mbush me mekate qe s`ju ve dot emer
Po mekati me i madh per mua mbete ti
Po si cohet jeta me kto marrezi
Tjetra me puth buzen e me perqafon
Une mbyll syte mendja tek ti shkon
Rruges i shoqeruar kur dal me ate
Zemra ndalon rrahjet s1dua te shoh asgje
Une te dua ty me tjeter jetoj
Ajo me flet me mua, une emrin tend shqiptoj
Pse qenka nda me hile keshtu kjo bote
Ne moshen me te bukur me jetu me lot zemer

*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:

ymer

Antar Aktiv
Poezi

Deri kur ne vuajtje
Deri kur ne vetmi
Deri kur kjo zemra ime
Do te vuaj per ty
KUr mbi varrin tim
Fillon punimi
Kur mbi koken time
Fillon vajtimi
Kur mbi varrin tim
Vendoset kurora
Ateher dije e dashur
Se perjet te harrova



*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:

ymer

Antar Aktiv
2 poezi shum te mira

E dua syrin tende
te me shikoj vetëm mua
E dua zemren tende
te rrahi vetëm për mua
E dua trupin tende
te bjere vetëm mbi mua
I dua buzet e tua
te me puthin vetëm mua
I dua fjalet e tua
te me flasin vetëm mua
I dua te gjitha pjeset
e trupit tende te me
perkasin vetëm mua
Por mbi te gjitha keto
vetëm " TY TE DUA "
---------------------
---------------------
Nga cila fjal ke frik me shum ?
TE DUA apo TE URREJ ?
Cilit veprim i frikesohesh ?
Nga cila ane ke droj ?
Cilen do qe te them ?
Pasi per mua e njejta gje ndodhne te dy rastet
Ne te njejten koh te dua dhe te urrej
Malli per ty shpirtin ma kaplon
E urrejtja per ty syt mu verbon
O zot si mundet te mbaj nje shpirt kaq shum ndjenjave
E si mund te bej ball kaq shum mundimeve
Pse kaq shum t`dashuroj
Kur parajsen n`ferr ma shnderrove
E si mund te urrej
Kur dashurin e pasjonin ma mesove

*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:

ymer

Antar Aktiv
edhe nje poezi e mir

I ulur mbytem ne mendime
Plot pyetje që rrjedhin ne mendjen time
Si lum pa mbarim
Pyetje që duken pa kuptim

Pyes lotin pse gjumin ma prish
Ai me thot pyet zemren që ta dish
Pyes zemren pse me rreh kaq fort
“Se pa ate që do ti nuk jeton dot”

Pyes shpirtin tim
Pse valle vetëm renkon
“Po si mund te ndjesh gezim
Kur ty ai cdo dite te mungon”

Pastaj neper erresire
Pyes syte e mi
Pse nuk kane me ngjyre
Pse shohin vetëm bardh e zi
Ata te trishtuar kthejne koken te dy
“Sepse ai që na fali ngjyren u largua nga ty”

Pyes buzet e bera llum
Po ju ku e keni embelsine
“Shko pyet ate që do shum
është i vetmi që mund te jape një shpjegim”

Befas ne faqe me rreshket një pike lot
Dhe pyes faqen po ti pse vajton
Ajo e pafajshme ul koken dhe me thot
“Ti e do shume por ty ai s’te don”

Pyes zotin nese faqja ka te drejte
“Nuk e di” ai me thote
Kte duhet ta zbulosh vete
Dhe askush tjeter ne këtë bote

Pyes mendjen a ka ndonje shpetim
Ndonje ilac, ndonje sherim
Ajo me thot “hape zemren pa u druajtur
Ndryshe gjithë jeten ti ke për te vuajtur”

Pastaj kthehem tek qoshja ime e vetmise
E mbuluar me plaget e dashurise
Thjesht veshtroj qiellin e zymte me lot ne sy
Kur do vi ajo dite valle, që te kuptosh sa te dua ty.

*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:
Poezi ..

Duhet te harroj Ty vete

Sa keq me vjen o shoku im,
Me dhemb ne shpirt, vertet,
se miq siç ishim,
më s'behemi dot
Te pakten jo ne kete jete


Cili gaboi?
Kjo s'ka me rendesi
fajin te tere mbi vehte e marr,
veç te kthehesha
edhe nje here tek ti


U nis me aq kujdes
u latua me aq dashuri
mbi pellembe te dores
e vume
dhe ishte thjesht… miqësi


Ah, si e humbem miqesine
Si e humbem…
Per te do na marre malli
qe shume e bukur per tu besuar
U be xheloz vete djalli.


Tinëzisht prane nesh kaloi,
nje pelerine pruri me vehte,
mbi koke te na i hidhte,
te flisnin perçart te dy
rrugen mos dinim nga binte…


Oh, sa keq me vjen
per shoqerine e humbur
sa keq!
Shume humba une
por edhe ti ndoshta …shume!


Me dhemb per miqesine e humbur
(Sa shume na merrte malli!)
Mos! Pikerisht kete mos e thoni
Se do tu ngaterroje
vete Djalli!





Pse te desha ty…

..sepse ti prure tek une
thesarin e rinise sime
qe une e kisha kyçur,
E kyçin e kisha fshehur,
harruar e humbur diku..
Si munde ta gjesh ti?



U lodha

U lodha duke luftuar
me kujtimet, me deshirat,
enderimet..
me te kaluaren, te tashmen
me te ardhmen qe nuk e di
a do ti gezohem…
U lodha edhe
me mendimin që
te mos dorezohem..

Ku vete e dashur?

Midis dy botëve,
midis dy jetëve,
njëra e lënë,
tjetra e panxënë
ku vete e dashur?

nëna e braktisur ,
njerka e stolisur,
ti ëndër e grisur..

ثndesh rrugëve si hije
Me bukuri perëndie
Natyre pranvere përreth
Për ty asnjë shije ..

Mbetur përjashta
në gysëm të rrugës,
shpirtdjegur, gaztretur
Fytyrë e mermertë,
Me bardhësi vdekje
ثnde e pavdekur



ALBANA MELYSHI
 
Last edited by a moderator:

Mos me idealizo!

Mos me zbukuro e dashur, mos me idealizo
Se nuk jam ashtu
Sikur te guxoja te te veshtroja thelle ne sy,
E di se cfare do te te thoja tani?


Kur t’u afrova ne fillim
Desha vetem te lozja..
Tani qe te njoh
Nuk jam i denje per TY!

Trupi dhe shpirti

Tani kam filluar ta besoj
kete teori te vjeter
vetem se,
me nje ndryshim te vogel
Ndersa shpirti im rri tek ty
Trupi m' endet ne nje bote tjeter

Tradhetisht

Me the se kishe mbetur
Pa gjysmen tende..
Ta zgjata doren
bujarisht


Ndersa une shijoja
miqesine me endje
Ti shkiste tutje
Tradhetisht..


Te dashuruar ne internet

اudi sa te lumtur ishim,
sikur kishim kapur rete
s'pushonim se foluri
ne internet!


Ku i gjenim tere ato fjale
Ate dialog qe fund s'kish..
Naten s'na zinte gjumi
duke pritur diten te vinte
serish


S' ishim pare kurre..
Po c'ka rendesi?
Kur ty te duket se je une
dhe mua me duket
se jam Ti?


Eh, sefundi kuptuam
se s'ishim vetem shpirtera..
Erdhi ai moment
Ngopje apo urie(?!)
(qe moment gjenie)
kur une doja te vija tek ty,
apo ndoshta tek une,
doje te vije ti..


Dhe erdhem..
e bashke me ne erdhi edhe
zgjimi
I dashur,
Ekrani duhej te kishte pasqyre
qe te na ruante nga
zhgenjimi!


ALBANA MELYSHI
 
Last edited by a moderator:

loyalx

Muslim
Po e filloj une me poezin e

Naim Frasher-it

Bagëti e Bujqësia


O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë!

Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë!

Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!

اuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!

Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,

O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.


Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,

Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.


Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,

Dashurinë tënde kurrë zemëra s'e ka harruar.


Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e le qengji kopenë,

Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,

Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,

E ta trëmbin, ajy s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë,

Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua,

Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.

Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,

Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m'erë,

Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,

Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.

Atje lint diell' i qeshur edhe hëna e gëzuar,

Fat' i bardh' e mirësija në atë vënt janë mbluar;

Nat'atje'shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,

Në pyjet' e gjelbëruar, atje rrinë perënditë.


Mendje! merr fushat e malet, jashtë, jashtë nga qyteti,

Nga brengat, nga thashethemet, nga rrëmuja, nga rrëmeti.


Tek këndon thëllëza me gas edhe zogu me dëshirë,

E qyqja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë,

Tek hapetë trëndafili, atje ma ka ënda të jem,

Bashkë me shpest edhe unë t'ia thërres këngës e t'ia them;

Të shoh kedhërit' e shqerrat, deshtë, cjeptë, dhëntë, dhitë,

Qiellin' e sbukuruar, dhenë me lul'e me dritë.


Vashë bukurosh'e bariut! që vjen me llërë përveshur,

Me zemërë të dëfryer e me buzëzë të qeshur,

Me dy shqerëza ndër duar, të bukura si dhe vetë,

Në sythit tënt e shoh gazë, që s'e kam gjetur ndë jetë.

Dashi sysk e me këmborë, q'e ke manar, po të vjen pas,

Dhe qeni me bes' i larmë të ndjek me dëshir' e me gas.

Dashç Perëndinë, pa më thua, a mos na pe bagëtinë?

- Pash' atje pas më të gdhirë,... ja atje përtej tek vinë!


O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagëtija!

Vinë posi mblet' e plotë! I bekoftë Perëndija!

Nëpër shesh' e nër bregore janë përhapurë shqerrat,

E kecërit nëpër rripat dhe në gjethet e në ferrat;

Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,

Aty përhapenë me nxit aty mblidhenë prapë tok,

Edhe prapë tufë-tufë përhapenë duke bredhur,

Duke ikur me vrap shumë, duke lojtur, duke hedhur.

Nxitojn' e s'lodhenë kurrë edhe, kur i merr urija,

Secili futet në tufë, suletë ne mëm' e tija,

Posa gjen mëmën e dashur edhe me vrap i hyn në gji,

Rri më gjunjë dhe zë sisën e qumështin e ëmbël pi;

Pa e ëma me mall shumë, ndo dhi qoftë a ndo dele,

Bir' e vetëm e merr në gji me gas e me përkëdhele.


Sa të mirazë ke dhënë, Zot i math e i vërtetë!

E ç'nom të bekuar vure për çdo gjë q'është në jetë!


Sa më pëlqen blegërima, zër'i ëmbël' i bagëtisë,

Qëngji edhe kec'i bukur, që rri më gjunj' e pi sisë!

Përhapurë bagëtija nëpër sheshe, nëpër brinja,

Nër lajthi e nëpër dushnja, ndër murriza, në dëllinja;

Bijen zilet' e këmborët e fyelli e xhuraja,

Dheu bleron e gjelbërojnë fusha, male, brigje, maja,

Edhe gjithë gjë e gjallë ndjen në zemër një dëshirë,

Një gas t'ëmbël' e të shumë, o! sa bukur e sa mirë!

Pelën e ndjek mëz'i bukur, lopës i vete viçi pas,

Dellëndyshja punëtore bën folenë me të math gas,

Ogiçi ikën përpara, i bije tufës në ballë,

Me zemër të çelur shumë vete si trimi me pallë,

Zoqtë zënë këng' e valle dhe po kërcejn' e këndojnë,

E nëpër dega me lule si ëngjëllit fluturojnë,

Larashi ngrihet përpjetë, thua q'i shpie Perëndisë

Një lëvdatë të bekuar për gëzimt të gjithësisë,


Qielli sa ësht' i kthiellt e sa është sbukuruar!

E dielli sa ndrin bukur mbi lulet të lulëzuar!

Gjithë këto lule ç'janë, që u ngjallë menjëherë?

Ngaha qielli ke xbritur? Ver', o e bukura verë!

اdo lulezë ka me vehte një emër e një fytyrë,

Një bukuri, një mirësi, një shtat, nj'erë e një ngjyrë,

Si dhe çdo dru e çdo pemë, edhe çdo bar e çdo fletë;

Sa është e bukur faq' e dheut! S'të zë syri gjë të metë.


Gjithë kjo bukuri vallë nga dheu të ketë mbleruar,

A me të matht të ti' Zoti pej parajs'e ka dërguar?


Veç një njeri shoh pa punë dhe të mjer' e të brengosur,

Të këputur, të mjeruar, të grisur e të rreckosur;

Lipën i gjori pa shpresë, se atje e pru përtimi,

S'i ka mbetur gas në zemrë, se s'i la vënt idhërimi.

Eshtë njeri, si dhe neve, po epini, o të pasur,

E mos e lini të urët dhe të mjer' e buzëplasur,

Se përtimn' e zi, q'e pruri të gjorën më këtë ditë,

Nuk' e dimë vet' e zgjodhi, apo ia dhanë Perënditë.

Edhe për një mizë, kur heq, i vjen keq njeriut të mirë,

Zëmëra s'thuhetë zëmrë me mos pasurë mëshirë.


Ah! edh' atje tej mbi udhë i duket i shkreti varri,

Rrethuar me lul'e me bar, një të gjori udhëtari,

Që ka vdekur i ri shumë e ka rarë lark shtëpisë,

Mërguar nga mëm' e motrë dhe pej gjithë njerëzisë;

Një zok i helmuar mi varrt i rri si mëmëzë dh'e qan,

Ndarë nga të gjithë shokët edhe zi për të mjerë mban.


Tomor! o mal i bekuar, fron i lartë, që rrij Zoti,

Pas fesë vjetrë që kishinë shqipëtarëtë qëmoti,

Dhe ti Mali-Plak i lartë, që me syt' e tu ke parë

Luftëra të mëdha shumë e punë që kanë ngjarë.

O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,

Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

Të patundurë përjetë jini, pa, kur oshëtini,

Udhëtarit në zemër frikë të madhe i vini;

Keni shkëmbënj, gërxhe, lisa, lumënj dhe dëborë ndë gji,

Përsiprë lulez' e gjethe dhe brënda ergjënt e flori,

E ju fusha bukuroshe edhe të majm'e pëllore,

Ju sheshet e lulëzuar, ju bregore gjelbërore,

Q'u fali Zoti të mira, u mba me shumë pekule,

U dha bar e gjeth e veri, zoq e flutura e lule,

Zemërn' e varfërë time aty ndër ju e kam mbluar,

Tek buron nga gjithi juaj uj'i ftoht' e i kulluar;

Jam lark jush i dëshëruar edhe s'e duronj dot mallë,

Po s'e di si dua unë do t'u shoh një herë vallë?


Të paskësha vrapn' e veriut, të kisha krahë pëllumbi,

Nxitimn' e lumit me valë, q'ikën me vërtik si plumbi,

E të vija në gjit tuaj, nj' ujë të ftohtë të pinja,

Edhe nëpër ato hije një copë herë të rrinja,

Syt' e ballit t'i xbavitnja, zëmërënë ta dëfrenja,

Gazë, që paçë njëherë, prap' aty ndër ju ta gjenja.

Opopo! Kshu pse më vini përpara syve pa pushim,

O ditët' e djalërisë, o moj kohëz' e të rit tim?


O flutura krahëshkruar, që fluturon nëpër erë,

As merr dhe zëmrënë time me vehtezë dhe ma shpjerë

Nër malet të Shqipërisë, tek kullosën bagëtija,

Tek i fryn bariu xhurasë, tek më rrinë mënt' e mija,

Ku shkon me zile të madhe ogiçi përmes lajthisë,

Pa zjen e oshëtin mali ngaha zër'i bagëtisë;

Marrënë vrapn' e nxitojnë, derdhen në gjollë për kripë,

Dhëntë ndër shesh'e ndër brigje, dhitë në shkëmb e në rripë.


Bariu plak krabën në dorë edhe urdhëron të rinjtë,

E ata gjithë punojnë, ngriturë më bres përqinjtë;

Ca bëjnë vathën e shtrungën, ca ngrehin tëndën e stanë,

Kush sjell gjeth e karthj' e shkarpa, sicilido ndih më nj'anë;

Kush përvjel, kush qeth sheleknë, kush mjel dhitë, kush mjel dhëntë,

Njëri merr ushqen këlyshnë, jatëri përgëzon qëntë.

Stopani, bër'i zi sterrë, shikon bulmetn' e bekuar,

Tunt, bën gjalpë, djathë, gjizë edhe punon pa përtuar;

Udhëtar' e gjahëtorë, q'u bije udha ndër male,

U ep mish, qumësht, kos, dhallë, ajkë, djathë, bukëvale...

Kec'i mbeturë pa mëmë dhe i varfër' e i shkretë

Mënt mëmënë, që ka mbetur pa bir e pa gas në jetë.

Dëgjohet nga mez'i pyllit krism' e sëpatës s'druvarit,

E sharrësë që bën lëndë, edhe fyell'i shterparit.


Shterpari s'i qaset stanit, po nër pyje bij'e ngrihet,

Nëpër maja, nër bregore, rri, këndon a gdhënt, a shtrihet;

S'i trembetë syri kurrë, vetëm ajy dit' e natë,

Nga ujku e nga kusari s'ka frik', as nga lis'i gjatë,

As nga shkëmbënjt' e nga pylli, as gogolëtë s'e hanë,

Armëtë ka shok e vëlla, mëm' e motërë xhuranë;

Miqt' e ti shqeratë janë, kecërit, dhitë, dhëntë,

Cjeptë, ziletë, këmborët, deshtë e më tepër qëntë,

Që s'flenë, po rrin' e ruajn bagëtinë dhe barinë,

Kur e shohin, tundin bishtin dhe me gas të math i vinë;

S'e hanë njerin' e mirë edhe mikun' e udhëtarë,

Se i njohën; po të liknë, egërsirënë, kusarë.

Vjen nata, e lë në t'errët, del hëna, i përhap dritën,

Vjen mëngjesi, sbardhëllehet, lint' dielli, i bije ditën.

Yjtë, hëna, dielli, shënja, lindin e prapë perëndojnë,

Gjithë ç'lëvrijnë nër qiej, përpara syvet i shkojnë.

Mblidhen ret' e hapësira bënetë e zezë sterrë,

Vetëtimat e gjëmimet nisin e shiu zë të bjerë;

Bariu vë gunën në kokë, z'eshkën me herët të parë,

Ndes shkarpat sakaqëherë, e lisnë fyl, dhe bën zjarrë;

Fishëllen e thërret qentë sicilin me emër veçan,

Pa, kur derdhetë Baliku, ujkun' e zë edh'e përlan,

Se bisha, që bije dëmnë, errësir' e mjergull kërkon,

Papo bariu shum' ahere vë re dhe mba vesh e dëgjon,

Dhe sokëllin me zë të madh, tunden malet e shkëmbenjtë,

Gumzhitin pyjet' e veshur e oshëtijnë përrenjtë!


Esht' e lehtë dhi e stanit, që kullot gjethen e malit,

Dhe bij'e fle majë shkëmbit e pi ujëthit e zallit;

Dhi e shtëpis' ësht' e plokshtë, fle në vath' e nënë strehë

E pi ujët e rrëkesë edhe shtrihetë në plehë;

Esht' e butëz' edh'e qetë dhe e urtë si manare,

Nuk' është si malësorja, andaj i thonë bravare.


Në pshat, posa sbardhëllehet, sheh një plakëzë të gjorë,

Ngrihet, hap derën ngadale, e del me kusi në dorë,

Rri në derëzët të shtrungës, dhe djali duke dremitur

I nget bagëtin' e delen, i mjel plakëz' e drobitur.

Plaku lë shkopnë mënjanë e bën gardhin a zë shteknë,

Bariu vë tufën përpara, vasha përkëdhel sheleknë,

Nusja pshi e ndreq shtëpinë edhe bën bukën e gjellën,

I shoqi sheh kanë, lopën, viçnë, demnë, kalën, pelën,

Mushkën, që ësht' e harbuar edhe bashkë me gomarë

Rrahënë të hedhin murë, të hanë bimën a barë.

Një grua vete në krua, e jatëra zë të tuntnjë,

Një sheh pulat, miskat, rosat, dhe tjatëra bën çtë muntnjë.


Na hyjnë shumë në punë kafshëtë dhe bagëtija,

Na i dha në këtë jetë shok' e ndihmës Perëndija.

Të mos ishte gjë e gjallë, njeriu s'rronte dot në jetë,

Do të vdiste nga uria, do t'ish lakuriq e shkretë;

Gjë e gjallë na vesh, na mbath dhe na ushqen e na xbavit,

Kur shtohet e vete mbarë; jetënë tën' e përsërit.

Edhe dheu, që na ep drithë, sido ta kemi punuar,

Nukë pjell mirë si duam, po s'e patmë plehëruar.

O shokëtë e njeriut, Zoti u shtoftë e u bekoftë!

Dhe shpirti im mik përjetë, sindëkur ka qën' u qoftë.

Kafshët, edhe bagëtinë, që u ka kaqë nevojë,

Njeriu duhetë t'i shohë, t'i ketë kujdes, t'i dojë.

Të mos t'i mundojmë kurrë, po si fëmijë t'i kemi,

Eshtë mëkat edhe fjalë të ligë për to të themi.


Dellëndyshe bukuroshe, që thua mijëra fjalë,

Dhe të k'ënda vahn' e lumën, që vjen me vrap e me valë,

A mos vjen nga Shqipëria? Eni vjen pej اamërie

Me këto milëra fjalë e me gluhë perëndie?

Apo vjen nga Labëria, pra më duke kaqë trime,

Edhe fjalëtë që thua më gëzojnë zëmrën time,

Q'është thier, bërë posi një pasqirë,

Duke këputur nga cmagu, që s'e kanë vartur mirë,

Apo vjen nga fush'e Korçës, nga vënd'i mir' e i gjerë,

Pej zembrësë Shqipërisë, që del gjithë bot' e ndjerë?

A më vjen pej Malësie, pej Skrapari, pej Dobreje,

Nga Vijosa, nga Devolli, pej Vlor' e pej Myzeqeje?


Të munjam të fluturonja e të kishnjam krahë si ti,

Me gas të math do t'i vinjam Shqipërisë brënda në gji!

Për me marrë drejt Shkumbinë edh' Elbasan' e Tiranën,

E me ardh ke ti, o Shkodrë, të shof Drinin e Bujanën,

Kostur, Përlep, Fëllërinë, Dibrë, Ipek e Jakovën,

Mat' e Ysqyp e Prështinë dhe Mirëdit' e Tetovën;

Krojënë e Skënderbegut, q'i ka pas dhan ner Shqypnisë,

Tue bam me trimni luftë, e m'e munt mren e Tyrqisë.


Durres, o qytet i bukur, që je kërthiz' e mëmëdheut!

Edhe ti Leshi me emrë, që ke eshtrat e Skënderbeut!

Burrat tuaj aqë trima do ta lenë vall' Ylqinë

Edhe gjithë shqipëtarët ta mbanjë armiku ynë?

Nukë më ngjan e s'e besonj, kam te zoti shumë shpresë,

Shqipëria këtej-tutje kshu po nukë do të mbesë.


Dua të dal majë malit, të shoh gjithë Arbërinë,

Vëllezërit shqipëtarë, që venë në pun' e vinë,

Burrat trima me besë dhe shpirtmir' e punëtorë,

Dhe fushatë gjithë lule e malet me dëborë.


O fushazëtë pëllore, që m'ushqeni Shqipërinë,

Do të këndoj bukurinë tuaj edhe bujqësinë.


Ti perndi e ligjërisë, që rri në malt të Tomorit,

Unju posht' e më ndih pakë, o motra im'e të gjorit!

Më ke leshrat të florinjta e të ergjëndtë krahrorë,

Ball' e gush' e faq'e llërë dhe këmb' e duar dëborë;

Sikundër do malësorët dhe pyjet e bagëtinë,

Duaj edhe fusharakët dhe arat' e bujqësinë,


Edhe ti, o mëmëz' e dheut, q'i fale dheut aq' uratë,

Sa pjell mijëra të mira e kurrë s'mbetetë thatë,

I dhe lul'e bar e gjethe, bim' e drith' e pem' e drurë,

Mlodhe gjithë bukuritë edhe kanisk ia ke prurë.


Të keqen, o symëshqerë, shikomë një herë në syt!

Si lulet' e si bilbili edhe unë jam djali yt.


Gjithë këto farë lulesh e këtë të bukur erë,

Këtë mblerim, këto gjyrë vallë nga ç'vent'i kesh nxjerrë!

O sa e madhe bukuri! As më thua ku e more!

O bukuroshe, t'u bëfsha, ngaha gjiri yt e nxore?

Apo me dorët të bukur e more nga gjir'i Zotit,

Nga qielli, nga parajsa, nga prehër' e plotë i motit?

Kudo shkel këmbëza jote, gëzohet vendi e mbleron,

Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri' atje lulëzon!


Ti zbukuron faqen' e dheut, ti do e ushqen njerinë,

Më të gjallë, dhe pas vdekjes e pret duke hapur gjinë!

Vjen dimëri, t'i than lulet, ti me një frym' i ngjall prapë,

Napënë q'u heth përsiprë, ua heq me ver' e me vapë.


Bujkun e xgjuan me natë edhe vë përpara qetë,

Nisetë pa zbardhëllyer për punëzët të vërtetë;

Mer pluarin e parmëndën, zgjedhën, tevliknë, hostenë,

Kafshën, farën, shoknë, bukën, trajstënë, lakrorë, qenë...

Shërbëtor'i mëmës' së dheut, q'e ka zëmrënë plot shpresë,

Del kur hapet trëndafili dhe bari 'shtë gjithë vesë;

I falet Zotit t'vërtetë dhe zihet nga pun' e mbarë,

Zëmërzën e ka të bardhë dhe të qruar e të larë.


Pa lodhur e pa këputur, pa djersë e pa mundime,

Njeriu i gjorë në jetë nukë gjen dot as thërrime,

Si të punosh dit' e natë e të bësh ç'duhenë gjithë,

Ahere kërko nga Zoti të t'apë bukëz' e drithë.


Njeri, puno, mos psho kurrë dhe lark nga makutërija,

Zëmërnë kije të gjerë, mos ki keq, pa t'ep Perndija.


Puna ka duk e uratë, Zot'i math e ka bekuar,

Njerinë mi faqet të dheut e dërgoi për të punuar.


Ver' o e bukura verë, që na vjen nga i madhi Zot

Me mirësi, me bukuri, me gas të math, me duar plot,

Sindëkur çel trëndafilë, e i fal bilbilit zënë,

Ashtu na bije nga qielli një gas në zëmërt tënë.


Zot'i e i vërtetë për të ushqyer njerinë,

Për të zbukuruar dhenë, për të shtuar mirësinë,

I dha zjarr e flakë diellit, i fali dhe shinë resë,

Bëri dimërin e verën dhe zemrës san' i dha shpresë.


Për të arriturë rrushnë ç'ka punuar Perëndija,

Qielli, dheu, dielli, shiu, njeriu, tërë gjithësija!

S'është çudi pse na dëfren ver' e bukur zemrën tënë;

ا'ka punuar Perëndija edhe njeriu, sa e bënë!

Ju shokë, kur pini verën, mos dehi, mos zëmërohi,

Mos u zihni, mos u shani, mos lëvdohi, mos qërtohi,

Se përçmoni Perëndinë, q'i ka falur hardhisë rrush,

Edhe kërkon dashurinë e ndodhet pshetazi ndaj jush;

Po gëzohi, prehi, qeshni, duhi, xbaviti, dëfreni,

Flisni fjalë të pëlqyer, loni, këndoni, kërceni,

Bëjeni zëmrën të gjerë edhe shtoni dashurinë,

Mirësinë, njerëzinë dhe besën e miqësinë,

Se në breng' e në të keqe, në punë e në të pirë,

Mirretë vesh njeriu i lik, njihetë njeriu i mirë.


A e shihni gjithësinë, yjtë, Diellinë, Hënën,

Dhenë, erën, retë, kohën, Kashtën' e Kumtërit, Shënjën,

Si janë përveshur gjithë edhe lëçijn' e punojnë,

Njëri-tjatërit i ndihin, ashtu punën e mbarojnë.

Në mest të këti rrëmeti, të punëtorëve shumë,

Njeriu duhet të lëçinjë, apo të bjerë në gjumë?


Mundohetë punëtori, po në zemërzët të qetë

Sa gas të math ndjen, kur njëra që hoth, i pjell dymbëdhjetë!

Kur e sheh kallin' e plotë të kërrusurë nga barra,

Dhe parajsën e vërtetë të tfaqurë nëpër ara,

Kur heth lëmën e mbleth toknë, ndan bykn' e kashtën mënjanë,

U heth kuajve e qevet, që janë lodhur, të hanë,

Kur e përmbush plot shtëpinë me drith' e me gjë të gjallë,

Shtrohet me uri në bukë e ha me djersë në ballë.


Sheh pjergullnë, manë, fiknë, thanënë, arrën, ullinë,

Mollën, dardhën, pjeshkën, shegën, vadhënë, ftuan, qershinë,

Kumbullatë, zerdelinë, ngarkuar me pemë gjithë,

Oborrë plot gjë të gjallë, shtëpinë mbushur me drithë,

Dhe zëmëra i gëzohet, pa i faletë Perëndisë,

Q'e çpërblen punën e djersën e mundimn' e njerëzisë.


Qysh rroit mblet' e uruar dhe ven' e vin e lëçijnë,

Ca huallinë ndërtojnë, ca nëpër lule shëndijnë.

O ç'punë me mënt punojnë, sa bukur e bëjn' e mirë!

N'apin dyllëtë, q'ep dritë, dhe mjaltë fjesht' ëmbëlsirë.

Dhe punëtorët' e mirë m'atë mëndyrë punojnë,

Edhe gjithë njerëzija me mundimt t'atyre shkojnë;

Njëri mih, jatëri lëron, njëri mbjell, jatëri prashit,

Kush t'harr, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit,

Një bën pluar' e sëpatën, një parmendën, një shtëpinë,

Një pret e qep, një merr e ep, një mbath, një shikon mullinë,

اdo njeri një farë pune bën në mest të shoqërisë,

Kjo ësht' udh' e Perëndisë, ky ë nom i gjithësisë.

Edh' ajo miza përdhese, ç'i duhetë për të ngrënë,

Eshtë rrahur e përpjekur e me kohëz' e ka vënë.

Ka një punë të punonjë si çdo gjë q'është në jetë,

Kshu e ka thënë me kohë Zot'i math e i vërtetë.


Bujku mundohet në verë, po në dimër rri e prëhet,

Sheh shtëpizënë më kamje, edhe zëmëra i bëhet,

Gratë të gjitha punojnë n'avlëmënt e në të tjera,

Edhe jashtë fryn e bije, por kur na trokëllin dera:

Eshtë nj'udhëtar i gjorë, që ka mbetur në dëborë,

I kanë ngrirë të mjerit vesh' e goj, e këmb' e dorë;

Ngrihet i zot'i shtëpisë edhe të huajthin e merr,

E vë në kryet të vatrës me njerëzi, me të math nder,

Posa e shohënë që vjen, i ngrihen gjithë fëmija,

Se të huajnë më derë na e dërgon Perëndia,

Pa i bëjnë zjarr e ngrohet edh'e mbajnë me të mirë,

I sjellin shtresë të flerë edhe të ngrën' e të pirë.


Kështu të huajt' e miqtë njeriu q'është i uruar

I pret me krahëror hapur e i përcjell të gëzuar.


Në verë që çelen lulet, qielli ndrin si pasqyrë,

Sbukurohetë faq'e dheut e merr mijëra fytyrë;

Pa ngjallenë më çdo lule, më çdo bar e më çdo fletë

Gjëra të gjalla me mijë, rroitin nga dheu si mbletë.


Shpest' e mizatë këndojnë e kuajtë hingëllijnë,

Lulet' e bukura m'erë si ar e si flori ndrijnë,

Bujku nget pëndën e lëron, mbjell a bën gati ugarë,

Kalorësi i shkon njatë dhe i thotë -- puna mbarë --

Papo merr anën e lumit me zëmërë të gëzuar,

Këndon, fishëllen e vete ngadalë, duke mejtuar;

Vë re lumën e kulluar, që ikën me ligjërime,

E ndër ment të ti i bije ca t'ëmbla shumë mejtime.

Vashazëtë bukuroshe, posi shqerratë manare,

Si kapërollet e malit, si thëllëzatë mitare,

Venë të lajnë në lumë gjithë tok duke kënduar,

Me gas në sy e në buzë e me lulezë nër duar;

Përveshin llërët' e bardha dhe të majm'e të perndijta,

Pulpazëtë bukuroshe e këmbëzët' e kërthijta.

Dellëndyshja që fluturon e ndehetë përmi lumë,

U afrohetë si mike e u thotë fjalë shumë,

Dhe mëshqer' e përkëdhelur vjen në lumë të pij' ujë,

A të prëhetë në hije, a të bënjë gjë rrëmujë.


Bari, bima vatur më bres e bujku shum' i gëzuar,

Si bariu kur merr kërthinë edh'e përkëdhel ndër duar.


Bilbili ia thotë bukur, lumi vete gjithë valë,

Ep erën e Perëndisë trëndafili palë-palë.


Veç një vashëz' e mjerë qan të motrënë, q'e ka lënë,

O! është mbuluar në dhe vashëza fytyrëhënë!

Mëma dhe motëra mbetur në zi e në vaj të shumë,

Dhe shqerra manarez' e saj, e përzieshmez' e për lumë!

Të këput shpirtinë plaka, kur zë dhe nëmëron e qan,

Ah, i ziu njeri në jetë sa heq e sa duron e mban!


Vashën vërtet e mbuluan, po shpirt'i saj në qiej shkoi,

Hapi krahëthit e lehtë, në hapësirat fluturoi;

Bukuri e saj u përzje me bukurizët të prillit,

Me fjalëzët të bilbilit, me erët të trëndafilit,

Gjësendi s'humbetë kurrë e gjë s'vdes me të vërtetë,

Mase ndryshohenë pakë, po janë në këtë jetë;

As shtohet, as pakësohet, as prishetë gjithësija,

Vdesën e ngjallenë prapë si gjith' edhe njerëzija.

Këtu janë gjithë ç'janë e gjithë ç'gjë munt të jetë,

Engjëllitë, Perënditë dhe ajy Zot'i vërtetë!

Se një trup e një shpirt është gjithësia, që s'ka anë,

Të gjallë edhe të vdekur gjithë brënda në të janë.


Perëndija njerin' e parë e mori prej dore vetë,

E zbriti mi faqet e dheut, q'ish me lulez' e fletë,

Më të drejtënë të themi, mbi faqet të dheut e ngriti,

E bëri të zotthin' e dheut edhe kështu e porsiti:


Nga kjo baltë të kam bërë, rri këtu, më paç uratë,

Mos u loth e mos psho kurrë, po përpiqu dit' e natë,

Sheh si punon gjithësija? Ashtu të punosh edhe ti,

Të mos rrish kurrë pa punë e të vësh duartë në gji.

Mos u bëj i lik e i keq, i paudh' e i pabesë,

I rrem, i ndyrë, i dëmshim, i rënduar e pa shpresë,

Mërgohu nga të këqijat, pej çdo farë ligësije,

Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrëzije,

Mos vra, mos merr tek s'ke vënë, edhe ki nom dashurinë,

Bes' e fe ki urtësinë, të drejtënë, mirësinë.

Në bëfsh mirë, liksht s'gjen kurrë, po, në bëfsh liksht, mos prit mirë,

Ki dëshirë për të mirë dhe në zemërë mëshirë,

Ji i but', i urt', i vyer e mos u bëj kurrë makut,

I egër e i mërzitur dh'i mahnitur si madut,

Mos ju afro dhelpërisë, po së drejtësë iu nis pas;

Në dëgjofsh fjalët' e mija, do të jesh gjithënjë në gas.


Nga gjithë ç'pat gjithësia, të kam dhënë dhe ty pjesë,

Në u bëfsh si them, i mirë, emr'i math do të të mbesë.

Të kam dhënë mënt të mësosh, të vërtetën me të ta shohç,

Dhe zëmër' e vetëdijë, të mir' e të drejtën ta njohç,

Do të të lë dhe nevojën, udhën të të tregonjë,

Të të ndihnjë më çdo punë, të të psonj' e të të zgjonjë.

Gjithë të mirat që janë, këtu në dhet i kam mbuluar,

Po gjësendi në shesh s'nxjerr dot pa dirsur e pa munduar;

I gjen të gjitha me kohë, po rrëmo thell' e më thellë,

C'do gjë që të duhet, kërkoje, barku i ti do ta pjellë.

Sa gjërërazë të vlera do të gjesh ti këtu brenda,

Edhe përsipërë soje, e sa do të t'i ket ënda!


Me fuqit që të kam dhënë, them që të vinjë një ditë

Të marrç udhën e së mirës e të gjesh të madhe dritë,

Të marrç vesh dalengadalë sa punëra që kam bërë,

Diell, hënë, yj, dhe, qiej e gjithësinë të tërë!


Po që u bëre i urtë, mua më ke afër teje,

Ndryshe, qofsh i mallëkuar edhe mërguar prej meje!


Të parit tënë perndia këto fjalë vetëm i tha,

I fali gjithë të mirat, i dha uratën dhe e la.

Det i p'an'i mirësisë, q'emrin tënd s'e zë dot ngoje,

Qysh e ngrehe gjithësinë pa lënë farë nevoje!

Fali njeriut urtësinë, mirësinë, njerëzinë,

Butësinë, miqësinë, dashuri, vëllazërinë;

Epu sheshevet lul' e bar dhe pyjevet gjeth e fletë,

Resë shi, aravet bimë e mos lerë gjë të metë,

Fali erë trëndelinës, manushaqes, trëndafilit,

Kalliut bukë, mizës pjesë, zogut ngrënie, zë bilbilit,

E drurëvet epu pemë dhe uratë bagëtisë,

Dërgo dhëmbj' e kujdes për to në zëmërt të njerëzisë;

Epi pjergulls' e vështit rrush dhe vozësë fali verë,

Mos e lerë pa të kurrë, kurrë thatë mos e lerë;

Fali diellit flak e zjarr dhe hënës e yjet dritë,

Edhe detit uj' e kripë, gjithësisë jet e ditë.

Yjtë le të vinë rrotull dhe njerëzit të punojnë,

Të dëfrejn' e të gëzohen dhe si vëllezër të shkojnë.


Tregomu dhe shqipëtaret udhën e punës së mbarë,

Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë,

Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh' e lirisë,

Udhën e vëllazërisë, vahn' e gjithë mirësisë.


Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë,

Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë


ditetenaimit.org
 

§*dori*§

ღ..in stanby..ღ
naten...ftoht,jasht fryn er
un rri ktu,xty qaj,po kjo s'ka vler
as zjarri i ogjakut sme ngroh ne kte or'
ndej ftoht ne zemer,sikur po bie bor'.........

lotet..mundohem ti mbaj,po s'ja dal dot
po me plas shpirti pa ty.po dhe kte ta them kot....
i vetmi ngushellim x ty te shkruaj
ta hedh ne leter motivin pse po vuaj.....

c'te them o jet???te te them te urrej????
po se them dot o shpirt se vec veten genjej
do doja vetem ta ktheja kohen pas
dhe ndjenjat x ty ne te lindur ti vras...........


*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:

Astros

Antar Aktiv
Krijime te ndryshme...

Te dashur antar hapa kete tem se di se a ne vend te duhur apo jo ?
Me qe jam krijues i ri kam shkruar edhe ne disa forume te tjera. Po sjell disa permbledhje poezish qe koha dhe mundi me boten me shty te shkruaj lirshem...


Dashuri

O perendi e bukuris
mi fale dy zemra per t'madhin zot
Se kam ra n'fole dashnis
Nuk rri vetem dot.

Edhe era mi prek ndjenjat
e ti per mua ske meshir
ma fal ni zemer edhe shpresat
qe gjith bota te jet mir.

O perendi ,lutjen time apo e ndjen
edhe netet pa gjum qe rri..
Me thuaj ,sepaku ajo vjen
e ate nate te ndezur ta di.

N'plas te gurit po ndez buzet
n'kroje en lendina un po derdhem
mos mi plas mua muzet
se ketu une po defrehem.

Dashuro e mos rri kot
keshtu thot i madhi zot
e tash une kam ra n'meni
mall e mall atdhe per ty.

E larg atdheut kam qellu
Dashnis vend nuk po gjej
ne gjdo qosh jam tuj kerku
asgje ku nuk po vrej.

''''Edhe dallget e detit
.............jan ber s'tuhi
Paraloj e deshirave t'mia te termetit
E shikon e madhja perendi.

O perendi e bukuris
mi fal dy zemra,per te madhin zot
se kam ra n'fole t'dashnis
e me vetem nuk rri dot.




*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Ne emer te ...

"Në emër të…"

-1- (Dita 1)

Të gjithë atyre që dua të them
Që të thonë shumë, duan
Dhe që… gjithsesi
"Në emër të"
për çdonjërin emër
një kuptim
një rrezatim
shumë përjashtime
Prej katalogjesh e librash historie
Ku e vërteta ngjan si rreckë
Shkëputur prej plaçkitjesh
Vulosur fort prej gëlbazash toksike
Përzier me fjalë
Dhe tym-helme industriale
Të përpjekjeve për…
… të rikthyer mbrapsht
Revan-vdekjen
Duke e shpërndarë
Mijëra kanalesh
Me drejtim nga dobësia
Nث EMثR Tث
Vampirizmit modern

Lëng-thithjes së "lëngut të mbetur"

Skeleteve tanë
Grumbulluar në
Fundin e "lëngshtrydhësit" të madh
Quajtur
G-L-O-B-A-L-I-Z-ث-M


-2- (Dita 2)

O qendër e shpirtit
Atje ku janë rrënjët e klithjes
"darkë-lamtumira" ne s'na priti
E pra! Ne vazhdojmë të lëpirat
Dhe me gishta
Shfletojmë për vite zverdhjesh
Miliarda fletë
Të miliona librash
Gjithnjë më t'papërfillur.

Gjithçka, lindi
Shpirti praktik
I lashti i miqve të mi modernë
Mendimi
Mendimi lind
Ai shpik
Përjashton mënyra të sjelluri
Heq të drejta jetësore
Forma, është e tij
E mendimit tonë
Parazitarit
Të dembelosurit mendim
Të prag-qetësive thuajse vdektore
Rebeli,
Luftaraku,
Dëshiruesi
Mendim
Gjatë ciklit, të të cilit
Kërkoj shpirtrat e ngjyrave
Dhe ende vazhdoj të shkruaj

ا'akordim harmonie shpirtërore
Duke parë
Miliona libra në gjuhë të huaj
Të kohëve të
Modernizmit
Praktiko-Etiko-Intelektual
Të gjallimit të lakmive
Të "shpirtrave praktikë"
Vjedhës; punëthyes
Të cilët
Bashkojnë copë-shqyerjet
E punës së të tjerëve
Dhe tregëtojnë delir
Të emrit të tyre të dhjerë.

Mbulon kryet e lexuesve mbarë globit

Dhe rikthehet në një lloj
"Defekimi mendor"
Përmendore e padukshme
E tejndjerë
E ndotjes shpirtërore
Të krijesave

Mbi hi-bibliotekat e djegura ndër shekuj
Vazhdojnë të gërmëzojnë gënjeshtra
Për kohët e perënduara
Ku thonë se…
"Ata qenë"


-3- (Dita 3)

Në emër të…
Faljes së plagosur
Të lënë në shtrat-lëngatën e saj
Faljes së monopolizuar prej
"عrdhëruesve të faljes"
Që edhe në vendin tim
Kundërmimet e kostumeve gri
I pastrojnë në "libër-ligjet"
E ndëshkimeve
Që kurrë s'janë për ta
Se faqet e këtij libri s'vlejnë
Për "të pagëzuarit në lumin Jordan"
Atje ku pika e gjakut
Mpiks hakmarrje në trutë e fëmijëve
Atje
Ku humbjet shpresë-tallëse
Dashurohen
Me sytë e dëshpërimit
Se… bota s'është njësoj
Se unë s'e gëlltis dot ushqimin
Se uria po vdes miliona në botë
Dhe unë e ti…
Ushqejmë qen e mace
Të tonës bukuri-përbuzje
Të tonave urrejtje-fshehje
Dashuri katapultë
E krijesave të mendimit
E ëndrrave të shpërndara të botës.


-4- (Dita 4)

S'jam më njeriu që isha
Gjurmët janë zhdukur
Rikthehem dhe s'gjej tjetër jetë
Në histori-librat e padeshifrueshëm
Me stinët e vetmive vrasëse
Me rregullat e elegancave bezdisëse
Në ditë insekticidesh
Të ne humanëve
Që jetojmë "In –sekt"
Apo
"Në klan"
Duke ikur gjithmonë nga vetvetja
Duke bërë seks me fëmijët tanë
Duke mbushur botën
Me priftërinj e hoxhallarë
Duke pjellë djaj të rremë
Nga "varri-pendesë" i Judës së vetëvrarë
Mallkuar e fatmbjellë
Para se të lindte
Për kohët më pas
Të urisë së fëmijëve
Që me buzët e plasaritura prej etjes
Drejtuar atyre që
I quajnë "zotëri"
Dhe që
Zotërojnë reciprokisht një univers
Të gatshëm ta shpërdorojnë
Në ditët e
Brekëheqjeve të grave e të burrave
Etiko-etiketikisht
Në emër të një…
Një kulture të "lirisë"
Për mbjellje-ekstazë
Dhe lënie në mëshirë të fatit
Për t'u rikthyer pas
Në pauza luftërash
Për ndarjet e kazan-supave
Për fëmijët, që të tyret mund të jenë
Të shëmtisë më të madhe
Të emrit të tyre pa emër.


-5- (Dita 5)

Dhe trupi im shtrihet netëve
Si një vrenjtje e kohës
E klimës së shokëve të mbërdhirë
Të ngjyrave të mallkuara
Të veprimeve njerëzore
Shekull skicoid!
Mallkim (përse?)
Falje (për çfarë?)
Dyshime (pa fund?)
Për… flakët e zbardhura
Në tym të zi harrese
Për sëmbimet e shpirt-ngasjeve
Për monedhat e fundit në xhepa
Të përfunduarat monedha
Diku
Tek disa
PREDIKATORث
Folës
Për emrin e perëndisë
Në kolltukë të artë
Por… dhe
Urdhëruesit e kazan-supave t'urisë.


-6- (Dita 6)

Na ishte një herë
O Krijues i madh i ngjyrave
Na ish njëherë një botë
Ku dashuria
Ndante shtretërit me dhimbjen
I pandarë fati im nga të tjerët
Në kohë
Në tonën kohë
Ku njoha krijesën e bukur
Kur pashë mangësitë e mia
Që s'i mjaftonin asaj kurrë.
Kur e pafuqishme më qe zemra
Për të pakuptimtin
Emrin "Burrë"
Që s'dua ta lidh me trimërinë
As me mos-trembjet prej leh-qenve
Armët kimike; bomba-hidrogjene
Se s'dua të…
Të më quajnë burrë
Për bartje sendesh jetë-marrëse
Se duart tona s'janë bërë për të mbytur
Por për t'prekur jetë-përqasjet
Shpresë-mbjellje për gjithë të pafatët
Drejt
Perfektes skalitje t'ëndërruar të kohërave
Dhe tonës
Krijesës delikate femër
Ne
Të lindurit pas dhimbjeve të saj
Tashmë të toksikuarës
Fytyrë-ngjyrimesh
Injektimesh
Keqtrajtimesh
Jashtë trajtave njerëzore
Prej nesh
Emër-burrave
Dhe prej tyre vetë.

Në mal-rritjet e brekë-shurrave
Në të cilat "ne"
Bëjmë përzgjedhje për veten tonë
Dhe duam
Dhe ëndërrojmë
Më të pastrat
Dhe… ndotim të tjera, të tjera
Dhe shtojmë zemër-plasjet
E shpëtim-ditëve të pashenja
Të fuqi vdekjes së…
… dashurisë sime
Që rilind çuditshëm
Në kohë paqe e lufte
Dhe ngrihet përmbi gjithë dëshpërimet
Dhe kërkon të mbledhë
Lule
Të krimburat
Të djegurat
Në kripën e lotëve shekullore
Dëshirë e një dore të kristaltë
Që ledhaton ftohtë, netëve të tmerrit
Netëve, ku dhe unë si ti kam ftohtë
Për zgjimet në shtretër bosh
Për ditët pa ty
Për ditët gjakhumbjes

Të vajit tim për ty
Të përleshjeve të mia imagjinare
Që ngjajnë si prova më e bukur
Drejt
اasteve të puthjes së ëmbël
Të tinguj-hapave më të bukur
Gjithë gjurmët e botës
Në një emër
g-l-o-b-a-l-i-z-ë-m?
apo
ZEMثR?!
E përbashkëta jonë quhet ndjenjë
Katandisja, s'është refren
Dhe ky s'duhet të jetë fundi
I mijëra viteve kënge e lufte
Se
Veç në deje duhet t'rrjedhë gjaku
Dhe jo gjatë rendjes sonë
Dhe jo…
Stop! frazën e stërpërmendur "mos qaj"
Sapo e dëgjova
Në urdhrat që i jepnin një foshnjeje
Dhe ndjeva fillim-këngën e botës
Në një djep të vogël… të lashtë
Ku shpresat e miliona varreve
Shkrihen në shtretër të lindjeve
Tyreve
Dhe tonave
Melodi-bërësit
Këngë-kënduesit
E djep-përkundjeve të tyre
Dhe…
Arsyen time pse shumë të dashuroj.


-7- (Dita 7)

Në emër të…
Atit?
Ku është ai vallë?
Ne
Të mbeturit pa nënë qiellore
Sipas
Llogjikës tokësore të krijimit!
UNث jam "biri"
Edhe TI edhe JU
Dhe shpirti i shenjtë eshtë
Ajo
Ajo çka bëjmë në jetë
T'përqafuar me mirësinë
Se
Mijëra shenjtëritë tona
Nuk mund ta kalojnë njerinë
Se njeriu është
TI dhe UNث
E gjithë rruga që bëjmë
Për të…
Fituar këtë emër
Po pra!
"Nث EMثR Tث"!!


8// (Dita jonë...)

Po shikoj drejt horizontit
atje ku ëndrrat
Shkrihen dhe rikthehen netëve
Për mos-humbjen e ngjyrave të dritës
Dhe emrit tënd
!!!!!!!!!!
Mirupafshim
E nesërmja
E kudondodhjes
Të "EMRIT Tث.."​

A. Shkurti​
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Ketu prehet ai qe quhej Ndoc Gjetja
i cili pati ardhur gabimisht ne bote
nga vetja e tepruar nxirrte vjersha
dhe gjithe njerezit i quante shoke

Kur pa qe endrra kalkulohej me kompjuter
kur pa qe idealet rrezoheshin ne kolltuqe
kur jepte buzeqeshje e merrte skermitje
zuri syte me dore dhe vendosi te ikte

Dhe shkoi e hyri ne manastirin e Unit
te shpetonte shpirtin nga gjuheligat e Lehjes
...pastaj e percollen per ne banesen e fundit
me shpenzimet gratis nga Bashkia e Lezhes

Ne castin e mbrame nje hene e pergjakur
e puthi dhe balle dhe thirri : "Nene"
Mos kerkoni te dini per te me teper
ai u largua sikur te mos kishte qene..​

Ndoc Gjetja, Marre nga vellimi poetik, "Dhjata ime"​
 

Ghost

Anëtar i Nderuar
Kur të Jesh Mërzitur Shumë

Kur të Jesh Mërzitur Shumë

Këtu s'do të jem, do jem larguar;
Nën tokë i tretur si të tjerët,
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët.

Dhe nëpër udhët ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thatë,
Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur
Një qiparis si murg i ngratë.

Ti do trishtohesh atëherë,
Se s'do më kesh në dhomë të gjallë,
Dhe, kur në xham të fryje erë,
Do qash me erën dalëngadalë.

Po kur të jesh mërzitur shumë.
Në raft të librave kërkomë,
Atje i fshehur do të jem unë,
Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë

Mjafton qeë librin pak ta heqësh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshësh,
Si një blerim pas një rrëkeje.

Dritero Agolli
 
Redaktimi i fundit:

Зngjεll

___________
Titulli: Krijime ......

* Ne tru skalita fjalet e tua .
Gervisha shpirtin me thonj dhe tu dedikova vetem ty .
Te shoh çdo mengjes , kur shihem ne pasqyre .Je mendimi im i vetem ne keto dite te ftohta dimri .
Vuaj , qaj , perpelitem , dridhem , nderkohe qe ti fle ngrohte ne shtratin e nje tjetre .....
Gremisem , çahem , gjakosem , copetohem ne humneren e trishtimit tim , por nuk vdes ....
Jetoj qe te duroj dhimbjen
Je ti qe ma more veten time , zemren e pafajshme dhe e vrave .
Tani jam veç nje trup qe endem varrezave te dashurise , me trendafilin tend , te thare nga vetmia .
Xhelozia me ha dhe kete pak shpirt qe me ka ngelur , dhe lotet rrjedhin vete si nje burim qe nuk shteron kurre
Po si nuk mbaruan keta te mallkuar lot .. ???


*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:

Зngjεll

___________
Titulli: Krijime ......

Ditet e mia pa ty,
jane si qielli i pafund
nen erresiren e nates
Ku dhe yjet
qe mundohen te ndriçojne :
Fiken
nga pamundesia
per te patur pak vend
ne hapsiren e pafundshme
Fiken
si zemra ime
kur nuk prek te tenden
Fiken
si shpirti im
qe e ndriçoje vetem ti
Jeta pa ty
eshte si nje varrim pa trup
pa shpirt
ku çdo gje brenda meje
fundoset...
varroset...


*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:
Top