• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Poezi Dashurie

Ketrush

Anëtar i ri
Shtomë dashuri, dashuri shtomë ti
o më e ëmbla krizë e times çmenduri
shtoma mbytjen zonja ime
vërtet deti më thërret
shtomë vdekje përmbi vdekje
më ringjall nëse më vret.


O më e ëmbla vajzë mes vajzave të universit
më dashuro
o ti
që për ty dashurinë dogja
mes krahëve më shtrëngo.

Nëse strehim prej meje kërkon ti
do të të strehoj në dritën e syve të mi.

Dashuria jote për mua është hartë
hartë është për mua dashuria jote
asnjë kuptim më nuk ka
harta e kësaj bote.

Jam kryeqyteti më i vjetër i dëshpërimit
jam gjurma e plagës së Faraonit
jam pluhur, pluhur që shtrihet
si i pëllumbit fluturim
prej Bagdadit deri në Kinë.

O harabel i zemrës sime
o prill i shpirtit tim
o rërë e detit
o shpirt i shpirtit
o pylli me ullinj
o shije bore
o shije zjarri
o aromë dyshimi e njëkohësisht besimi.

Kam frikë,
kam frikë nga errësira, të lutem më ndriço
kam frikë,
kam frikë nga e panjohura, të lutem më mbro.
kam ftohtë,
kam ftohtë, kam ftohtë e më mbulo
rri pranë meje e këndo
se që kur linda, që kur linda
vatan ku të mbështes kokën s’po gjej
një dashuri mikeje kërkoj
të më marrë e prapa diellit të më hedhë.

O ndriçuesja e jetës sime
ti më freskon
je kandil për bletën time
rrugën ia tregon.

Atje ku erë limoni kundërmon më ço
me krehër fildishi krihi flokët
më ledhato.

Për ty spirancën e ngrita
shtëpinë dhe të afërmit i lashë
damarët i preva
letërnjoftimin e grisa
këtë botë e braktisa.

Shtomë dashuri, dashuri shtomë ti
o më e ëmbla krizë e times çmenduri.
✍👏🤔
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ne fakt levo, nuk jam autori une i poezise, edhe pse kam shkruar kohe me pare poezi dashurie, i kam te ruajtura ne fletoren time :D

Poezia eshte e shkruar nga Nizar Kabbani
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Dashuria e pamundur (El-Hubb El-Mustehijl)

Të dua shumë, e di
dhe rruga drejt të pamundurës është e gjatë…, je ti
mbretëresha e femrave
ku askush nuk mund të zërë vendin tënd, e di.

Por e di gjithashtu se koha
e dashurisë ka mbaruar
dhe fjalët e mrekullueshme kanë vdekur
e di, janë harruar.

Mbretëreshës së femrave
çfarë mund t’i them më saktë
kur rruga drejt të pamundurës
e di, është e gjatë.

Të dua shumë…, të dua… se jetojmë të dënuar
jetojmë të hapërdarë, diku të dëbuar
mes nesh furtunë, mjegull
breshër, borë, zjarr të harbuar.

E di se mbërritja tek sytë e tu është iluzion
të mbërrij tek ty duhem vetëflijuar
kjo më bën të lumtur të gris veten
në copa për hirin tënd, dashuria ime e çmuar.

E nëse mund të zgjedh… nëse mund të zgjedh…
të ripërsërisja dashurinë tënde për herë të dytë
që me petale trëndafili këmishën tënde të zbukuroja
ty, që prej pikave të shiut të të mbroja.

Të dua shumë…, të dua…
dhe e di se rruga drejt të pamundurës është kuturu
të dua shumë dhe e di se udhëtoj
drejt oqeanit të syve të tu.

Dhe mendjen time lë pas dhe vrapoj
ende vrapoj pas simes marrëzi.
O grua, o femër, o bukuri
që mban mes duarsh zemrën time, je ti.

Të lutem, për hir të Zotit tënd
mos më braktis.
E ç’duhet të jem unë pa ty
mos më lër të dalldis.

Dhe refuzoj prej zjarrit të dashurisë të dorëzohem
por a mundet të dorëzohet nga dashuria i sëmuri?
A pyet në shpëton i gjallë prej dashurisë,
a pyet në del i vdekur si guri?



Përktheu nga gjuha arabe: Alban ÇULI
 
Ne Enderr

Ana Akhmatova


Shkëputje e zezë dhe e rëndë
të cilën unë e duroj baras me ty.
Pse qan? Ma jep dorën me të mirë,
premtomë se do të kthehesh në ëndërr.
Ne jemi si dy male …
s’do të takohemi më në këtë botë,
Nëse ,veҫ, kur t’arrijë mesnata

të më dërgojë një përshëndetje me yjet …

 

Hera

Βιβλίο φάγος
Kur ikja larg, drejt teje vija
Kur vija afër, ikja larg
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia bëhej çark.

As e kuptoja si të desha
Një mjegull pus, një çmenduri
Si një poet që shkruan vjersha
Dhe ndez një shkrepse, i bën hi.

Dhe ndoshta kjo ish dashuria
E çakërdisur kuturu,
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia gjithashtu.
 

Hera

Βιβλίο φάγος
E kam mohuar


E kam mohuar, e kam perzen
e kam dashur , e kam urryer
me ka dhen dhimbje
me ke dhen emocione
te lendon e te sheron.

pse ky emocion nuk me lene te jetoj
pse pa te dot nuk jetoj
pse kur e urrej e kerkoj
pse te dua edhe kur veten e shkaterroj
pse un ndjenjen ta mohoj
dhe un vet shpirtin ta mallkoj

e shtyj e perplas me ze te lart i flas
po prap perball ajo syt i perplas
nuk te dua nuk te kerkoj
me kembgulje e mohoj
po prap kurr se harroj
ah dashuri sa shum per ty do maj zi.

je qorre e qesharake
je dinake e kurr su plake
per ty bejm lufta
per ty jetojm
per ty vuajm dhe veten shkaterroj me
a lum si ai qe ty te ka provuar
ah mjer si ai qe ty te ka provuar
se kurr per jet pa ty ska per te jetuar.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Do te jem ushtari qe do t'luftoje per dashurine tone
Do t'fluturojme s'bashku me larte se pellumbi
Do t'jem mburoje per ty cdohere dhe gjithmone
Sa te jem me ty, kurre nuk do t'humbi

Do t'i marr dhimbjet e tua sepse une nuk njoh dhimbje
Do t'jesh princeshe ne mbreterine e zemres sime
Atehere une do jem mbreti dhe kurre s'do ndahemi
Do t'jetojme se bashku deri sa te plakemi



K.S


2/12/2020

10:00 PM
 
  • Like
Reactions: Ivy

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Thone qe koha eshte ilaci me i mire
Por une s'dua te sherohem
Thone se shpresa vdes e fundit
Por une po vdes para saj


Thone se pas hidherimit vjen gezimi
Por une s'dua te gezohem
Me lini te qete miqte e mi
Sepse dua te harrohem


K.S

2/24/2020

21:00 PM
 
  • Like
Reactions: Ivy

BjOnDi

Anëtar i Respektuar
  • Më vjen të nxjerr ty nga çdo varg.
    Të lë diku, nepër kujtime.
    Por ti ndriçon me shumë nga larg.
    Bëhesh diell për muzën time!

Më vjen të gris ty nga çdo letër
Ku je në prozë, a poezi,
Dua të bëj të jesh një tjetër.
E çuditërisht mbetesh po Ti!​
 

Hilarious

Bebw☀️
Staf në FV.AL
Dashuri e veshtire.

Ti ne kanape tani dremit
Ndofta gjumi ende s'te ka zene,
Abazhuri mbi qerpike ndrit
Libri nga gishtrinjte te ka rene.

Para teje ndal mendimi im:
Jemi dashuruar edhe share
Jemi ndare shpesh ne udhetim,
Por drejt njeri tjetrit kemi ngare.

Dhoma hesht e rruga larg gjemon
Ti sheh endrra kalteroshe shume
Une, ndonse pi dhe mogadon,
Mezi fle, se jam njeri pa gjume.

Te kam pasur enderr cast e ore,
Enderr te trishtuar dhe te mire
Po te jem vertete nje Pitagore
Ti je teorema me e veshtire....


Dritero Agolli
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVer
Ti më ke besuar mua gjumin tënd,
Sapo tej syve, hyn në ëndërrime.
Nëse më ndjen aty, mos u tremb,
Jam truproja, e bëj detyrën time.

Ti më ke besuar dhe supet e bukur,
Kur cepi i çarçafit, i lë lakuriq.
Ti më ke besuar, gjunjët e përulur,
Të t’i fsheh se nata ka dhe sy të liq.

Ti më ke besuar, puthjet që më dhe,
Buzët dhe në gjumë të duket se puthin.
Ti më ke besuar, të të prek kur fle,
Të shoh në dihatja, të dallgëzon trupin.

Ti më ke besuar, mos të zgjoj së paku,
Po ta prisha gjumin, s’ta prish se dua.
Më thuaj si të bëj kur më zë meraku,
Kur ti gjumin tënd, ma besove mua!?
Sokrat habilaj
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Nga larg më vjen,
Nga larg,
Ky zëri yt i valë,
Dhe më ndez në gji një afsh edhe një mall.
E s'di se ku më dhemb,
E s'di se çfarë kam,
Madje as nuk e di në jam,
Apo nuk jam.

| Robert Shvarc |
08ca55e462c139bbc88f808790e74044.jpg
 

MrsA

Mr. A
Kënga e kandarit*

Grua po prishet kandari

S’është me ai i pari

Që qëndronte ditë e natë

Gati si barut i thatë

Që punonte dimër e verë

Pa u lodhur asnjëherë

Që ishte i lehtë si fletë

Që mbante kryet përpjetë

Që turrej si trim në ballë

Që kapte zoçkën të gjallë

Kërkon belushka të ngrohta

Shijon shalushka të plota

Dhe me to sa guduliset

Fillon çelet kapardiset

Buçkoset e i qesh nuri

Edhe merr pamje prej burri

Pastaj fillon nga zanati

Si e ka bërë dhe i jati

Dhe rrëshqet vrull si ngjalë

Drejt vendlindjes nga ka dalë

Tani s’e di se çka pësuar

Herë herë rri menduar

Gjuetinë e ka rralluar

Se tani kjo pune e pati

u mplaka, me la takati

Të qaj hallin, xhan o grua

nuk ke faj që s’fle me mua

të jap fjalën, të betohem

se nesër do vizitohem

Preje burro, bëje paçe

s’vjen rinia me ilaçe

Hiqmu qafe, nuk të dua

s’meriton të flesh me mua

Jam e re, më zien gjaku

s’më ngop nepsi i një plaku

Ti je plak, të gjithë e dinë

s’ndizet zjarri pa benzinë!
Çajupi
 

MrsA

Mr. A
Dashuria qe kam per ty

Dashuria qe kam per ty
Jam ne zor e jam ne hall,
O kur te shifemi te dy,
Do ti puth syte me mall.

Behari i pare kur te vije,
Nji tufe me lule moj do ta fal,
Do t'kendoj me dashuni,
Dore per dore me ty do te dal.

Kur te pashe dy syte e shkru,
Me dukesh si lulja e shtrenjte,
O si s'mendon nji here per mu,
Me harrove kaqi shpejt.


*Kenge popullore Elbasani
 
Top