• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Poezi Dashurie

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Falme...

Oh, falmë, falmë mikja ime
Në ta lëndova përsëri
At’ plagë që s’don më ngushëllime,
që don të mbetet si jetime
krenare pa njeri!

Oh, falmë, falmë pse kërkoj
Prej teje unë dashurinë
E dhëmshurisht pse të qortoj
Në çastet-vrer, kur shpesh harroj
Se ty ta vranë rininë …

Esht’malli im gjithë pikëllim
Që djeg e bren aq pushtetplot
E kur s’e gjen ate flijim
Që e njeh aq fort në shpirtin tim
I mbeten veçse lot!

Esht’ zemra ime q’u mësua
اdo rrahje t’sajën ta durojë,
që kurrë s’i tha njeri “Të dua!”
që u ndez përherë dhe u shua…
pse di të dashurojë.

E pra, më fal e dashur ti,
tani t’kuptoj unë ty më mirë:
çdo ças dhe unë po ndiej mërzi
e shpesh s’kam mall, s’kam dashuri,
s’kam gaz, s’kam më dëshirë!

Oh falmë, falmë mikja ime,
s’do t’i lëndojmë ne kurrsesi
k’to plagë që s’duan ngushëllime,
që duan t’mbeten veç jetime
ashtu si une, ashtu si ti …
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
"Nëse vdes para teje"

(Pablo Neruda)

Nëse vdes para teje më bëj një nder,
Qaj sa te duash, por mos u inatos me zotin
Pse më hoqi qafe
Nëse nuk dëshiron të qash, mos qaj
Nëse nuk do ta lëshosh veten, mos u shqetëso
Nëse do te qeshësh, qesh
Nëse ndonje mik të tregon diçka për mua
Dëgjoji dhe besoji ato që do të thotë
Nëse më bëjnë elozhe me tepri,
Korrigjoji
Nëse më kritikojne tepër,
Mbromë
Nëse duan të më bëjnë shenjt vetëm pse kam vdekur,
U thuaj që unë kisha diçka të shenjtë
Por isha larg te qënit shenjtori që thonë
Nëse duan të më bëjnë nje pervers të tmerrshëm
Tregoju që ndonjëherë unë pata diçka të keqe
Por që gjithë jetën u perpoqa të jem i mirë
Dhe mbi te gjitha që tërë jetën u përpoqa të jem më i miri
Nëse ndjen trishtim dhe dëshiron të lutesh për mua
Mund ta bësh
Mund ndonjëhere të kem nevojë për oratorinë tënde
Nëse do të flasësh me mua.. fol me zotin dhe une do të dëgjoj
Shpresoj të rri me të mjaftueshëm për të vazhduar të jem i dobishëm për ty,
Kudo që të duash të më takosh....
Nese do të shkruash diçka për mua
Shpresoj të vendosësh një fjalë
“Ishte gjithçka e imja , besoi tek unë dhe më adhuroi”
Ah ....dhe ateherë lësho një lot
Unë nuk do të jem i pranishëm për të gjykuar, por nuk do të mungoj
Ndoshta do ta bëj dikush tjetër në vëndin tim
Dhe duke parë se më ke zevëndësuar më së miri
Do të jem duke të pritur në banesën time të re ne qiell.
Por në herët kur do ti arratisem shikimit të zotit
Nuk do të më shohësh, por do të jem shumë i lumtur duke të vëzhguar ty
Duke të admiruar
Duke besuar në këto gjëra
Kështu që ngushëllohu që të dy jetuam me vetëdijen se do të vdisnim një
ditë
Dhe që mundëm të vdisnim atëherë kur kishim jetuar momentet tona me të mira
Nese vdes para teje
Besoj se për asgjë nuk do të më marrë malli
Sepse mëso diçka :
“Të të kisha ty, ishte si të zotëroja një pjesëz parajse”

 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL

Epos lulesh


Aq shumë di e s’kam ç’të them
Për ty e shkroi gjithçka natyra,
Gjithë trupi yt është një poemë
Pikturë e çmuar është fytyra.

Eh, ato flokë që rrjedhin supesh
Si në Vezuv llava një kohe.
Më shpuri Zoti në epos lulesh
Edhe më tha: Tani shijoje!


Ti ke buzëqeshje perëndie
Ngjyrën e muzgut në fund të ditës,
Ty edhe lotët të kanë hije,
Edhe trishtimin e bën mahnitës!

Sa shumë që kam e si them dot
Derdhen vargjet për ty çdo ditë.
Në ka parajsë në këtë botë
Je ti, që fjalëve u vë limit’.

Bledi Ylli
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
MERRE KETE LULE TE VOCKEL

Shkrova nje dite, emrin e saj ne rere,
por erdhen tallazet dhe e fshine.
E shkrova serish, me doren tjeter
por erdhi batica dhe e vodhi mundin tim.

“Njeri mendjelehte – tha ajo – pse lodhesh kot
t’besh te pavdekshme nje gje te vdekshme,
pasi dhe une vete do pesoj te njejtin fund,
madje edhe emri im ashtu do fshihet.”

“Jo – u pergjigja une – ler qe te jene gjerat mjerane
te vdesin e te kthehen ne pluhur, kurse ti do jetosh ne lavdi:
vargjet e mia do ameshojne virtytet e tua te rralla
e do shkruajne ne qiej emrin tend te lavdishem.
E ne qiej, ndersa vdekja do rrezoje boten mbare,
do jetoje dashuria jone, duke rinuar nje tjeter jete.”

Edmund Spenser
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
S’ka ditë që s’kalon n’mu,
A thu se s’ke ka shkon,
A thu se rruga jote
Se s’ban ka unë kalon.

Parisi ka rrugët e veta
Ato mundesh me përdorë.
Pse ka Londra i bjen
Edhe me dalë n’oborr?

S’ka ditë që s’kalon n’mu
A thu se s’ke ka shkon,
A thu se edhe frymëmarrja jote
Vetëm ka unë kalon...

| Nebih Bushaj |
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Me pelqen kur hesht

Me pelqen kur hesht se duket sikur s’je,
e me degjon se largu, por s’te prek zeri im.
Eshte sikur syte te t’jene merguar diku,
e nje puthje te te kete zene fytin.

Meqe te gjitha, me shpirtin tim jane plot,
atehere ti del mbi gjerat plot me shpirtin tim.
Me vete shpirtin me ngjan atehere, o flutur enderre,
me ngjan me fjalen trishtim.

Me pelqen kur hesht dhe je si e larget.
Me dukesh se ankohesh o flutur qe klloçit.
E me degjon nga larg e zeri s’te arrin:
me heshtjen tende, ler te heshte dhe zeri im!

Lerme qe te te flas dhe une me heshtjen tende,
te kthjellet si nje llampe e t’thjeshte si unaze.
Se ti je si nata e heshtur, e yjezuar.
Heshtja jote eshte prej ylli, e larget dhe e qarte.

Me pelqen kur hesht se duket sikur s’je.
E larget dhe e dhembur, si t’kishe vdekur vete.
Mjafton pastaj nje fjale, nje buzeqeshje.
E ngazellehem krejt, qe kjo s’eshte e vertete.

perkthyer nga Aida Dizdari
Pablo Neruda
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
POR JO…

...nuk mund të jesh dhuratë Krishtlindjesh ti,
dashuria ime është pagane…

nën puthjen plot afsh bëhesh hark
triumf tingujsh që s’paskan ikur pakthim
notë e munguar në pentagrame
dëborë stradivarësh nga sytë e tu
mbi paganinët e dehur të shpirtit tim…

nuk e di nëse jam ai që njohe dikur
kur emrin tënd netëve e thërrisja
në dymbëdhjetë shenja horoskopi kryqëzuar
edhe 13 vjet do të të prisja…

vërtet ka shumë vetmi në botë
dielli i mallit cilin nuk përflaku?
por ata që janë të lumtur edhe të ndarë
mund të jenë të lumtur dhe sëbashku…

©artangjyzelhasani
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Ne nuk mund te puthemi bashke...

Po,
ne edhe mund te puthemi bashke
dhe askush nuk do te vdese,grua e panjohur,
perderisa askush nuk u ringjall per sa kohe qe s'u puthem...

Po,
ne edhe mund te puthemi bashke
dhe askush s'do te vuaje,grua e panjohur,
perderisa askush s'u lumturua per sa kohe ne s'u puthem...

po,
ne edhe mund te puthemi bashke
dhe askush s'do na keqkuptoje ,grua e panjohur,
perderisa askush nuk na kuptoi per sa kohe ne s'u puthem...


Artan Gjyzel Hasani
 

Passion

Banned
Kenge dashurie
O ti që po ta them nuk po di
Se ç’pate bërë me mua.
Nga ditët largohem tani,
Se vetëm natën dua.

E art’ është nata për mua
Si asnjë ditë pastaj.
Atje ëndërroj për një grua
Dhe flokët e verdha të saj.

Atje ëndërroj lumturinë
Që prej një vështrimi u stis
Dhe këngë dëgjoj të më vinë
Që nga i largti Paradis.

Atje shikoj retë dhe rri
Kundroj gjithë natën sa dua.
O ti që ta them nuk po di
Se ç’pate bërë me mua.



H H
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
DASHURIA? OH...

…sa shumë fjalë për dashurinë u shpikën
e sa lotë u derdhën në prehërin e saj
vajza në altare djemsh sakrifikuar
burra thërmuar në mijëra kristale grash…

kemi pasur edhe ne ditët tona të bardha
muzgje të dashuruarish, mëngjese të arta
drit’ që na vinte nga zjarr’ i shpirtit
kur fryma na është mbajtur nga ëndja
sa herë mashë e padurimit urët përpushte
dhe në flatra fluturash të hutuara xixat
mangallit të barkut bëheshin prush

por ishin edhe ditët zhgënjyese
plot ankthe që ëndrrat na i rrëmbyen
netë torturuese me shëmtim mbarsur
kur çdo gjë e bukur që kishim pasur
mëdyshjeve dyshuese u tret e ftohtë
dhe jetës si tjetrit kurrizin ia kthyem
për t’i thënë më pas “eja më ngroh…”

sot me grinë jemi mësuar si me hënën
lisin legjendar e kemi mbjellë në një vazo
lis shtëpiak për përdorim të brendshëm
kështjellat i ndërtojmë të vogla fare
me rërë sintetike, lehtësisht të pushtueshme
dhe i mbajmë në kafaz në vend të kanarinave
me një çelës në dispozicion të amatorëve
dhe të atyre që kanë frikë nga lartësia

e kur, si për një vajzë, do na pyesin
në fundin tonë për vetë jetën
nuk do të kujtojmë fytyra,
por vetëm buzë,
do heshtim të hutuar një copë herë
dhe do mërmërisim “ishte e puthshme”
pa e ditur nëse thamë gjithë të vërtetën…

©artangjyzelhasani
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Bisede Sentimentale

Te parku i vjetër i ngrirë, i qetë*
Posi dy hije kaluan dy vetë*

Me sy të shuar me buzët vrare*
Mezi dëgjohen si me të qarë*

Te parku i vjetër i ngrirë, i qetë*
Dy hije kujtojnë të shkuarën jetë*

– Të kujtohet malli që na pushtoi?*
– Përse don’, vallë, që ta kujtoj?*

– Për emrin tim zemra të rreh, sikur më do?*
Tim shpirt në ëndërr gjithmon’ e sheh? – Jo*

– Oh! Të lumturat ditë, s’kanë të treguar*
Buzë më buzë, të përqafuar! – Zjarr i shuar.*

– Sa blu ish qielli, shpresa pa kufi!*
– Shpresa mërgoi tek qielli i zi*

Kështu ecnin mbi tërshërën e kreshpuar*
Dhe fjalët vetëm nata i pat’ dëgjuar*

---> poezi nga Paul Verlaine
 
Last edited by a moderator:

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Bisede Sentimentale

Te parku i vjetër i ngrirë, i qetë*
Posi dy hije kaluan dy vetë*

Me sy të shuar me buzët vrare*
Mezi dëgjohen si me të qarë*

Te parku i vjetër i ngrirë, i qetë*
Dy hije kujtojnë të shkuarën jetë*

– Të kujtohet malli që na pushtoi?*
– Përse don’, vallë, që ta kujtoj?*

– Për emrin tim zemra të rreh, sikur më do?*
Tim shpirt në ëndërr gjithmon’ e sheh? – Jo*

– Oh! Të lumturat ditë, s’kanë të treguar*
Buzë më buzë, të përqafuar! – Zjarr i shuar.*

– Sa blu ish qielli, shpresa pa kufi!*
– Shpresa mërgoi tek qielli i zi*

Kështu ecnin mbi tërshërën e kreshpuar*
Dhe fjalët vetëm nata i pat’ dëgjuar*

---> poezi nga Paul Verlaine
Jana te lutem, emrin e perkthyesit. :)
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Sa e trisht jam,
e trisht se nuk te kam.
Me mungon gjat neteve pa pushim,
me mungon gjat diteve pa mbarim.
Me mungon ashtu sic hena nates,
me mungon ashtu sic femija nanes.
Me mungon ashtu si perla detit,
me mungon ashtu sic dielli qiellit.
Me mungon,por nuk kam guxim
e ta dish sa mke mungu o shpirti im.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Kam filluar te mos lexoj me asnje poezi dashurie nga te tjeret.
Me mjafton te shikoj ty e ne vargje te derdhem.
Ne nudesine e lekures tende,ne shpirtin e zhveshur pranveror .
E tek kohet sillen rreth botes,une sillem rreth teje.
Ti njoh hapat,parfumin,shikimin e larget ose te afert.
Mes mallit per nje puthje te merguar,apo nje hijezimi shpirtrash,humbem ne nje horizont ku gjej vetem ty.
E kjo i dashur ,pak shume eshte dashuri.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Mos më braktis.

Më jep dorën të të shkruaj,
Të marrë krahë mendimi.
Më jep pulsin e zemrës,
Mos të ngrijë trishtimi.

Më jep buzët e tua,
Puthjen ta jap unë.
Eja, nxito hapat,
Mos ke humbur udhë ?

| Sergei Esenin |
 

Passion

Banned
Tani tek ti nuk gjej dot arsyen
Pse marrëzisht u lidha pas teje
Atë që zemra se lë të këputet
Koha e bën ngricë deri në deje

Tani nuk gjej dot arsye
Pse aq të bukur ta dhurova dashurinë
Asgjë të veçantë nuk ma njeh më shpirti
As det e as qiell nuk lexoj më tek ti

Tani tek ti nuk më ngroh më asgjë
Edhe vështrimet nuk kanë më ç’të flasin
Heshtja na sheh e përtypet me veten
Emocionet s’dinë më as kujt i përkasin.

Me premtove se do kujdeseshe për dashurinë
Ashtu si dielli për lulet
Jehona vetëm i mbeti premtimit
Sarkofag që në zemër vjen e më gdhendet.


Emma Al Rose
 
Top