• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Poezi Dashurie

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
MARTHA RIVERA GARRIDO - MOS U DASHURO


Mos u dashuro pas një gruaje që lexon,
pas një gruaje fort të ndjeshme,
pas një gruaje që shkruan.
Mos u dashuro pas një gruaje të mençur,
magjistricë, të krisur, të marrë.
Mos u dashuro pas një gruaje që mendon,
që e njeh botën,
e zonja për të marrë krahë.
Pas një gruaje besimplotë në vetvete.
Mos u dashuro pas një gruaje që qesh
a qan tek bën dashuri, që di
të shndërrojë shpirtin e saj në mish,
sidomos pas një gruaje që dashuron poezinë
(ato janë më të rrezikshmet),
a pas një gruaje që mund
të rrijë gjysmë ore para një tabloje e s’jeton dot pa muzikë.
Mos u dashuro pas një gruaje energjike, të hareshme,
të kthjellët, rebele, moskokëçarëse.
Mos të qëlloftë të dashurohesh pas një kësi gruaje,
se kur dashurohesh pas një gruaje të tillë,
në qëndroftë apo jo pranë teje,
në të dashtë apo jo,
një grua të tillë, s’e harron dot më.
Kurrë!

Përktheu Aida Baro
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
DUKE TE PRITUR TY


Pritja i paska
minutat orë
orët ditë
ditët muaj
muajt vite
vitet shekuj
ku koha vdes...
po të pres prej vitesh…
prej shekujsh…
po të pres...
Pritja i paska ngjyrat të cuditshme,
të bardhën të zezë,
të zezën gri
grinë blu
dhe bluja sa lehtë kthehet
në një shpresë të gjelbër,
e vetmja gjë e gjelbër
në këtë vjeshtë të verdhë,
në këtë vjeshtë gri
në këtë vjeshtë të thinjur…
dhe unë po të pres
me dashurinë e bardhë
me pikëpyetjet e zeza,
i thinjur gri si vjeshta
me sytë blu drejt një reje shpresash
të gjelbërta…të gjelbërta…
Pritja paska muzikën e saj të pazakontë…
këngët pa fjalë,
muzikën pa nota
melodinë të ashpër
e unë duke të pritur ty
rënkoj muzikën
pa fjalë
pa nota
pa melodi
me zërin tim
të cjerrë
të ashpër
të tmerrshëm…
Pritja paska mallin e saj
ku
kujtimi dhe harrimi
përleshen
plagosen
vriten
e të përgjakur
ringjallen
se edhe malli paska
pritjen....
Pritja paska lotët e saj
të lodhur
të rëndë
plot trishtim
pritja ka edhe
fshirje lotësh
pritja ka edhe zgjim…
Pritja paska dashurinë e saj
të kuqe
rozë
të verdhë
dhe dashuria paska
pritjen e saj
të madhërishme
të heshtur
të thellë…
(1996)
©Artan Gjyzel Hasani
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Nuk di....

S'rri dot me ty,
s'bëj dot pa ty,
nata ka vesh,
dita ka sy.
Fshehur po dal'
vjedhur po hyj,
nata ka vesh,
dita ka sy.
Nën qiell veç,
nën dhe të dy,
s'rri dot me ty,
s'bëj dot pa ty.

- Koci Petriti -
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Do çelin buzët plagët
Drejt puthjeve të tua
Dhe, tek lëvizin heshtas
Do thonë prapë: të dua.
Dhe po të jem nën tokë,
Që vdiqa ti mos thuaj,
Më shkruaj dhe nën tokë,
Se unë do të të shkruaj.

| Miguel Hernandez |



Do të rri ulur në një stol
nën shiun e kësaj vjeshte
Eh, shoh Lotin në sy se si mu mblodh
Sikur pikat e shiut përmbi gjethe
Nuk është vjeshta më si atëherë
Nuk janë as gjethet më si dikur
Edhe pse vjeshta për Ne ishte verë
As kjo vjeshtë si atëherë s'do t'jetë kurrë
Edhe mallin për ty
E lexoj në çdo gjethe
Sikur koha ka ndaluar aty
Që ka mbet në atë vjeshtë
E më ngjan me tuat flokë, mua
Ah ato flokët ngjyrë gështenje
Sa herë ti ngreja baluket e tua
Në buzët e kuqe shpërthyer Buzqëshje
Edhe puthjet i shpërndaje
Me erën e asaj vjeshte
E mbi fytyrë me buzë më lagie
Siç po më bien tani të lagura këta gjethe.

| Edi Hasa |
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Dashuria? C'me vjen per te qeshur!
Ti me puth: akull une, akull ti.
Ndjenja ime, per dreq eshte rreshkur.
Ndjenja jote te cel nuk di.

Ah, ne ate zhurmim sikur t'isha
Si nje here e nje kohe, edhe sot
Si cunak ne padi te humbisja,
T'enderroja me tym ashtu kot.

Te enderroja, po vec dicka tjeter
Qe as toka, as bari s'e njeh,
Qe nuk di si ta quash me emer
se me fjale dot zemra s'e shpreh.

Sergej Esenin
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Ti je ndryshe!
Krenare dhe e pabindur!
E gatshme të më çosh në djall sa herë të duash,
Dhe të rikthehesh sërisht, sikur asgjë t'mos ketë ndodhur,
E unë, të të them, "Më fal".
Ti je motivi përse e dua jetën!
Sinomim i krejt gjërave të çmuara;
Zgjuarsisë, thjeshtësisë, bukurisë...
Marrosja ime mban emrin tënd,
Ashtu siç mban emrin tënd edhe dashuria ime!
I gatshëm të duroj çdo plagë që më dhuron.
I gatshëm të të mbroj, si Hektori Trojën, ndonëse do ta kem të vështirë; Ti je tepër e madhe për zemrën time, o dashuri,
Tepër e fortë,
E papërballueshme!
Por unë do të luftoj deri në fund, deri në inekzistencë...
Dhe ndoshta do të ta mbroj "Trojën" time.
E nëse fundi vjen, në frymën e fundit do të shqiptoj emrin tënd...
Do ta thërras të me zë të lartë në çdo udhë ku kemba ime do të shkelë,
Do t'i shkruaj inicialet në çdo bankë ku do të ulem,
Në çdo pemë në natyrë,
Në çdo avion prej letre...
E në mundsha, edhe në rè!
Ti je dhe do të mbetesh gjithmonë,
Dashuria ime, shoqja dhe shoku im,
Shpirti im binjak,
Bashkudhëtarja ime në këtë jetë...
Ti, heroina ime!
| Izmir Todaj |
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Mban mend? Kësaj rruge dolëm
natën e lamtumirës.
Fjalët, që dot s'i folëm,
shiu ia tha errësirës
Nuk di sonte këndej si kalova,
kohët si i lash mënjanë.
Befas m'u duk se dëgjova
dy zëra si zerët tanë :
Njëri diç foli për mallin,
tjetri sikur psherëtiu...
E dashur, ne ishim vallë,
apo errësira dhe shiu?!

| Jorgo Bllaci |
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Të dashurueshëm, disi...
~nga Erina اoku

Sonte mund t'i thërrmoj
Të gjitha fjalët në grimca heshtjeje
E të ndahem prej tyre me një buzëqeshje
Ti je një pikëllim melodioz
Që nuk largohesh prej meje
Më ke ngërthyer
Me përqafimin e tingullt
E këngëzon në mua
Qiellin e tejdukshëm të shpirtit tënd
Unë dashurohem disi
E koha vrapon drejt meje si një gjethe
Ecjet e mia të gjata
Mendimet e mia për ty
U bënë udhë,
e udha u bë tinguj
që më rrëshqasin nëpër trup
me prekje të ujshme trishtimi
Dhimbja e butë
Më ka mbështjellë
Në një tërëkohësi të brishtë
Ku mendimet e tua
Ma marrin qenien larg
Ma sjellin në ty
Në errësirën tënde të çuditshme
Ku fle soditja
Dhe ti bëhesh një siluetë e pangjashme
Për t'u dashuruar.

 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pas ndarjes
Ajo më la përngaherë atë natë
Dhe unë i munduar si një kalorës
Me plagë kthehesha rrugës së gjatë,
Kur shkrinte fundi i dëborës .
Oxhaku i shtëpisë villte shkëndija ,
Në kthina kërcisnin nallane dhe enë,
Më priste qeni im tek avllia
Si Argusi plak Odisenë.
Në ahur çukisnin brirët e qeve
Dhe hundët e tyre e bënin ajrin me vlagë;
Në qiellin e turbullt leckat e reve
E lidhnin hënën si plagë...

Dritëro Agolli
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Era

Në erë pemët rrijnë pranë e afrojnë krahët;
Në erë pemët kërkojnë mes tyre ngrohtësi,
Po unë dhe ti?
Ne jemi kaq të largët!
ا'erë mund të na afrojë, nuk e di...


Dritero Agolli

 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
E di ..
mund të bësh pa dashurinë time
Prej netëve të mia nuk mbetet shenjë
Më lër të paktën ëndrrën
Që të mbledh eshtrat e natës
I pagjumë
Lule që nuk çel
Agim që nuk zbardhi kurrë

Mund të bësh pa dashurinë time
Një shkarravinë është vizatimi im
Fjalë të gërvishtura mbi metal
Klithin, drithma nëpër shpinë

E di..
Mund të bësh pa zemrën time
Vramë tani
Që të mos mbetet gjurmë
Prej fytyrës sime
Prej poezive të mia
Bëje të lutem
Mund të bësh pa dhimbjen time.

| Charles Bukowski |
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
NEJSE…

“të kam dashur më shumë se veten”, tha, “po nejse”
“ishte magjike, por u lodha me ty", tha, “po nejse”
“kam nevojë të rri ca kohë vetëm”, tha, “po nejse”…
“të dua, por po largohem, nuk besoj më në dashuri”, tha, “po nejse”…

dhe kur lotët e mi aq shpejt ia thanë,
si rrezja vesën e mëngjeseve
koha mbaroi
boshatisur fjalorësh i pafjalë mbeta
e vetes i pëshpërita veç një “nejse”…

©artangjyzelhasani
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
(…Pa titull )

Ti s’më do? S’të dhimbsem sado pakëz?
Nuk ta mbushkam syrin apo si?
prapseprap ti ndizesh e merr flakë
tek shtrëngohesh supeve të mi

Mike, epsh e tëra, lajka s’dua
As i vrazhdët nuk të sillem dot
Veç më thuaj: sa kështu si mua
puthur e shtrënguar ke gjer sot?

Unë e di, të gjithë hije u bënë
Dhe s’ta shuan zjarrin pa mbarim
Prehër pa ulur ti s’ke lënë
Si po rri tani në prehërin tim

Nëse këto çaste ndonjë tjetër
Sjell ndërmend ti, syçkat kur pulit
Mos pandeh se po mërzitem tepër
Tjetër kend dhe unë kam në shpirt

S’është fat kjo lidhje mendjelehtë
po një flakë çasti veç, ta dish
Si të njoha rastësisht i qetë
“Mirëmbetësh” do të them sërish

Edhe ti do marrësh udhën tënde
Do bësh pluhur ditët plot mërzi
Veçse mos lakmo t’i marrësh mendjën
Kujt s’ka njohur puthje e dashuri

krahë për krahë me ndonjë tjetër djalë
Udhës kur të shkosh ti, ku ta dish?
Mbase dhe unë do kem dalë
Për shëtitje, e shihemi sërish

Ti më fort pas tjetrit do të ngjitesh
Dhe me kryet ulur ftotësisht
“Mirëmbrëma ” do më pëshpëritësh
Kurse unë “mirëmbrëma, Miss”

Dhe asgjë nuk do më trubullojë
S’do më dridhet shpirti për asgjë
Kush ka dashur s’mund të dashurojë
Kush u dogj një herë, s’digjet më…

Sergej Aleksandrovic
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Ku po shkon ti gardian bukurosh
Me atë kyç me njolla gjaku
Po shkoj të liroj atë që e dua
Po të jem ende në kohë
E që e kam mbyllur
Butësisht mizorisht
Në skutat e dëshirës
E në thellësitë e vuajtjes
Në gënjeshtrat e ardhmërisë
Në marrëzitë e betimeve
Dua ta liroj
Dua të jetë e lirë
E madje të më harrojë
E madje të ikë
E madje të kthehet
Dhe prapë të më dojë
Ose të dojë dhe një tjetër
Nëse ky tjetri i pëlqen
Dhe po të mbetem vetëm
Dhe ajo të ketë shkuar
Do t’ia ruaj thjesht
Do t’ia ruaj gjithmonë
Në dy pëllëmbët e mia
Derisa të jetoj
Butësinë e gjinjve të modeluar nga dashuria.

Jacques Prévert*
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Heshtja

Hesht, ëndrrat, ndjenjat mos i shfaq,
Fshehur thellë e thellë mbaji.
Atje në shpirt në thellësi,
Të rrinë bashkë qetë e qetë.
Të heshtura, si yje nëpër natë.
Si ëndërrimet, mbetur shkretë.

A mund të jetojë zemra?
A mund të thuhet ëndrra?
Të kupton kush, si jeton?
Fjala e thënë të mashtron,
Duke folur ti gënjen,
Hesht, se fjala nuk të vlen.

Jeto me shpirtin tënd të thellë,
Një botë e tërë atje do jetë.
Një botë e shpirtit plot magji,
Që s'mund të thuhet kurrsesi.
Dita, dritën e ka përpirë.
Ajo ndrin veç në errësirë.
Dëgjo këngën e tyre dhe hesht.

| Fëdor Tjutcev |
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
TI AMO

Ti amo in in modo inspiegabile.
In modo inconfessabile.
In modo contraddittorio.

Ti amo.

Con i miei stati d’animo che sono tanti.
E mutano di umore continuamente.
Per quello che già sai, il tempo, la vita, la morte.

Ti amo.

Con il mondo che non capisco,
con la gente la gente che non capisce,
con l’ambivalenza della mia anima,
con l’incoerenza delle mie azioni,
con la fatalità del destino,
con la cospirazione del desiderio,
con l’ambiguità dei fatti.
Anche quando ti dico che non ti amo
ti amo,
persino quando ti tradisco, non ti tradisco
nel profondo, porto avanti un piano,
per amarti di più.

Ti amo.

Senza riflettere, incoscientemente,
irresponsabilmente, spontaneamente,
involontariamente, per istinto,
per impulso, irrazionalmente.
In effetti non ho argomenti logici,
nemmeno improvvisati
per fondare questo amore che sento per te,
che sorse misteriosamente dal nulla,
che no ha risolto magicamente nulla,
e che miracolosamente, poco a poco, con poco e niente
ha migliorato il peggio di me.

Ti amo,

ti amo con un corpo che non pensa,
con un cuore che non ragiona,
con una testa che non coordina.

Ti amo,

incomprensibilmente,
senza chiedermi perché ti amo,
senza importarmi perché ti amo,
senza pormi dei dubbi sul perché ti amo.

Ti amo.

Semplicemente perché ti amo,
io stesso non so perché ti amo.

Pablo Neruda
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Dashurine e mori Lumi!


U zemerua dashuria,
e perfolen shume,
ata qe kurre s'e njohen
por me fjale te medha ,
per te u betuan,
betimet....
qe s'i mbajten,
kurre.......

Shpirtin ia zhveshen,
lakuriq e lane,
me balte e mbuluan,
si nje lecke te grisur,
e hodhen ne lume.
Kur per te kishin nevoje,
u kujtuan prape,
por lumi e coi larg,
e rrjedha e lumit,
pas nuk kthehet,
kurre.....

Se paku, o te mjere,
ne vend te gureve,
hidhni nga nje lule ne lume,
ajo ndoshta s'do t'ju fal,
por as nuk do te vij,
t'ju vrase ne gjume!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
M'i puthe buzët

M'i puthe buzët gjer në dhembje,
Tani duhen shëruar,
Po s'm'i shërove gjer në mbrëmje,
Ta marrim dhe më shtruar.

Përpara ke natën e tërë,
E mira ime, ti!
Ajo ç'ka mbetet për t'u bërë
ثshtë puthja mbushur shpirtësi.

| Heinrich Heine |
 
Top