• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Poezi Dashurie

WxP

Antarë i Respektuar
Ja po e filloj une me nje te vjeter :p :lexim:
Të kam enderruar.

Mbi dritare nata derdh qetsine
dhe shiu i furishem shoqeron vetmine.
Lart ne qiell te erret dy sy shkelqejne
një zemër te vetmuare mbushin shprese.
Heshtja mbreteron...
Dy sy tevegjel ngadalë mbyllen...
një buzeqeshje e ëmbël
vjedhurazi shikon
dhe niset ne kerkim te endrres se saje.
***
Ngadale lundron ne det
dhe ngritet e fluturon ne qiell
me dy sy që shkelqejne atje lartë
buzeqeshja flet.
Nata kalon...
Buzeqeshja mbledhe krahet
dhe kthehet ne qerdhen e vet...
Serish heshta mbreteron...
dhe sytë e vegjel hapen me nxitim
Tani dielli i posalindur ndriqon
" Të kam enderruar,"
një ze tingellon
dhe...
sërish heshtja mbreteron...
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Poezi Dashurie

- A po ma shkruen një poezi dashnie?
- Dashnie të lumtun apo të trishtueme?
- Si me te thanë? Te lumtun, pra?
- Mirë pra, te lumtun.
- Bravo, due vetëm një poezi dashnie të lumtun.
- A ke ndonjë preference?
- اka don me thanë ''me pasë preferencë"?
- Psh a don mbrendë puthje, mica, gjinj, sy, ose një biçikletë apo dy biçikleta për me dalë shëtitje së bashku. A don mbrendë fusha apo erë, apo i don të dyja fushat edhe erën, a don psherëtima, apo gurë, lajthي, një rrugë, mos ndoshta muzikë e në kjoftë kështu, çfarë lloj muzike don? A don një shtrat, me çarçafë të kuq, a fusim nji mollë ndër vargje, apo kambët tueja të gjata konike, divan, a qilim të butë? A don seks, si e don nadje, apo gjatë natës? A don qe të bie në dashni me femna tjera, apo don një fund të çmendun? A don nji poezi pranverore, apo vjeshtuke, apo dimnore, oh ndoshta don nji fustan të bukur? A don nji varkë prej druni në liqen, dëshiron që të ketë një ballo ku unë vij t'marr me karrocë, a don një pyll me shume pemë, si gështenja, hanë, borë, praaa a don nji poezi t'ngrohtë, qe t'ban me buzëqesh? A don nji ballkon me fron ku të baj serenatë gjithë natën, kjo pra quhet nji poezi dashnie e lumtun?
- Ou, përnjëmend kishe me ba gjithë këtë?
- Oh po, gjithë këtë dhe shumë më tepër.
- Unë due gjithçka, edhe TY aty.
- Oh sa më pelqen, ti je një vajzë me ide të qarta!

Guido Catalano
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Poezi Dashurie

PثRGJثRIM_Pushkin

Oh, po të jetë e vërtetë,
Se natën kur gjithçka pushon,
Kur rrezet hënëza e zbehtë,
Përmbi murrana i vërshon.

Shkretohen varret e nemitur
Dhe hijet bredhin nëpër terr
Do thirrja miken e zhuritur:
Tek unë eja menjëherë!

M'u shfaq ashtu siç ishe ti
Përpara ndarjes plot trishtim,
E ftohtë e zbehtë, si qiri,
Në prag të fundit gjithë mundim.

M'u shfaq porsi një yll i ndritshëm,
Si zë i lehtë apo si erë,
Apo si një vegim i frikshëm,
S'ka gjë, ti eja menjëherë!...

S'po të thërras për të qortuar
Me hijen tënde, njerëzinë,
S'po të thërras për t'i zbuluar
Territ të varrit fshehtësinë.

Dyshimet nuk më brejnë mua
Po të thërras me shpirtin vrer,
Që të të them me mall: Të dua!
Jam yti, eja menjëherë!

 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Poezi Dashurie

Nëse ti më harron
Dua të dish
një gjë.
Se kështu janë këto punë:
tek vështroj
hënën e akullt a degën e kuqe
të vjeshtës së ngathët matanë dritores sime,
tek prek
bri vatrës
shkrumbin e pakapshëm
a cungun rrudhan të plakur,
gjithçka më shpie drejt teje,
thuajse gjithçka që ekziston:
aromat, drita, hekurat
janë varka të vogla që lundrojnë
drejt ishujve të tu që më presin.
E po,
nëse dalëngadalë ftohesh prej meje,
do të ftohem dalëngadalë prej teje.
Nëse beftas
ti më harron
mos më kërko,
dije se të kam harruar.
Në të duket e egër dhe e çmendur
era e flamujve
që fryn përmes jetës sime
dhe vendos
të më lësh në bregun
e zemrës ku kam rrënjët,
dije
se po atë ditë
po atë orë
do të ngre krahët
e rrënjët e mia do të shkulen
të gjejnë një tjetër tokë.
Por,
nëse ditë pas dite,
orë pas ore
e ndien se je fati im
me ëmbëlsi të pashoqe.
Nëse çdo ditë ngjitet
një lule në buzët e tua e më kërkon mua
ah, e dashur, imja ti
brenda meje ringjallet po ajo flakë,
brenda meje asgjë nuk shkrumbohet e nuk harrohet,
dashuria ime mëkohet nga dashuria jote, shpirt
e sa të rrosh ajo do të jetë në krahët e tu,
pa ikur nga krahët e mi.
Pablo Neruda
 

ami7

Anëtar Aktiv
Titulli: Poezi Dashurie

ZERA

Zera ideale dhe te dashur
t'atyre qe vdiqen, apo t' atyre qe per ne
jane te humbur si te vdekurit.

Ndonjehere neper endrrat tona flasin;
ndonjehere brenda mendimit i mban vesh truri.

Dhe me tingullin e tyre per nje cast rikthehen
tingujt nga poezia e pare e jetes sone-
si muzike, naten e larget, qe shuhet



Kavafi
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Poezi Dashurie

Une te kam dashur pa te njohur
Te kam pritur si shiun, nje kaktus
Te njihja zerin pa me folur
Kisha mesuar te te doja, pa ty mesues.

Une te kam dashur pa e ditur
Kam shkruar poezi per ty, pa ty
Une te kam ndjekur dhe neper mjegull
Hoqa çdo orendi e lashe vend per ty.

Te kam njohur si besim i lashte
Ne harrese kam kujtuar per ty
Profecine tende besova, si dishepull i thjeshte
Shkronjat e mia shkruanin per ty.

Ne kthina shpirti me ishe fshehur
E ja qe pa ty s’beja dot
Ti u shfaqe vone si shpirt i pergjumur
E ja qe pa ty gjume s’bera dot.

(Bina Kendezi)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Poezi Dashurie

ا'ma trazoi jetën një grua
ا'ma trazoi jetën një grua
Që erdhi papritur nga larg,
Sado bëj ta dëboj
Ajo më shkrihet në gjak.
E di fort mirë se një ditë
Damarët mavi kur ti pres
Do ndjej ikjen e saj nëpër muzg
Në currilat e gjakut që rrjedh.
| Gaqo Apostoli |
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Poezi Dashurie

Kujtimet janë ndjenja të shkuara...
Ti mos bëj pjesë atje
Rri e freskët si ndiejë
Vetëm ti mos i mer rrugët e kujtimit
Më shoqëro gjithmonë
Shpirtin ma ngroh me dashurinë tonë
Ti mos u bëj kujtim
Unë do ta ujis e para dashurinë
Ti vetëm jepi aromë
Mos shko si shumë ndjenja të tjera
Të zgjodha të jesh me mua
Në rehati e vështirësi
Leje jetën të bëj të sajën,
Por dashurinë nga lodhja e
jetës gjysëm mos e ndaj
Mos e përgjysmo atë që
me mund e plotësuam.
Më doje e më duaj.
Ndjenjën mos e shuaj
Në krahërorin tënd mos
e bëj të ndjehet e huaj
Ti mos u bëj kujtim...
Rri e ëmbla dashuri, e fresket si në fillim e ujitëm jetën me dashuri e jo me kujtim...
| Rajhana Ana |
 

ami7

Anëtar Aktiv
Titulli: Poezi Dashurie

Kujtimet janë ndjenja të shkuara...
Ti mos bëj pjesë atje
Rri e freskët si ndiejë

Vetëm ti mos i mer rrugët e kujtimit
Më shoqëro gjithmonë
Shpirtin ma ngroh me dashurinë tonë

Ti mos u bëj kujtim
Unë do ta ujis e para dashurinë
Ti vetëm jepi aromë*

Mos shko si shumë ndjenja të tjera
Të zgjodha të jesh me mua
Në rehati e vështirësi*

Leje jetën të bëj të sajën,*
Por dashurinë nga lodhja e*
jetës gjysëm mos e ndaj

Mos e përgjysmo atë që*
me mund e plotësuam.
Më doje e më duaj.*

Ndjenjën mos e shuaj
Në krahërorin tënd mos*
e bëj të ndjehet e huaj

Ti mos u bëj kujtim...
Rri e ëmbla dashuri, e fresket si në fillim e ujitëm jetën me dashuri e jo me kujtim...

| Rajhana Ana |
 

ami7

Anëtar Aktiv
Titulli: Poezi Dashurie

EJA EDHE NJث HERث!

Eja!
Eja dhe pastaj ik prapë e me më ler ta shijoj dhimbjen e ndarjes
E ëmbël është vuajtja që shkaktohet nga mungesa jote
Sepse mungesa jote gjithmonë ma kujton praninë tënde
Eja edhe një herë dhe më godit mu në zemër
Që të bindem se ende kam fuqi të përballem* me dhimbjet!
*
Kur unë të jem dënuar nga harresa
Eja dhe më bëj të vuaj edhe një herë
Eja se dua ta kem plagën e freskët
Që edhe kujtimet për ty të jenë të freskëta
Eja edhe një herë dhe më çmëso
Se më kanë mësuar aq shumë sa desh m’u zbraz zemra nga ndjenjat
Eja të bashkohemi edhe një herë që ta kuptoj sa të fortë më ka bërë ndarja!
*
Kur unë të jem harruar pothuajse nga krejt bota
Eja ti me vesën e të gjitha mëngjeseve të jetës
Dhe m’i kujto lulet që u thanë pa ua ndier aromën
M’i kujto gjynahet e mia që kanë arritur majat e maleve
Kështu s’do ta harroj se nuk ka mal pa majë
Dhe do ta kujtoj sot e përmot që edhe pse majat e maleve janë më afër diellit
Prapë se prapë ato jetojnë me borën.
*
Kur shpirti im të jetë nisur drejt Qiellit
Eja ti me lotët e krejt syve të të dashuruarve të Tokës dhe laje trupin tim
Që ta ndjej edhe një herë se në botë lashë njerëz më të dashuruar se vetja
Që shpirti im t’i thotë gjithë botës se nuk ka ndarje që s’na e kujton takimin,
Nuk ka pendim që s’na e kujton gabimin,
Nuk ka ikje që s’na e kujton kthimin.
*
Nëse s’jam i denjë të vish derisa unë të jem këtu
Ti eja kur të kem shkuar unë atje
Dhe thuaja gjithë botës Të Vërtetën për të cilën u lavdërova e u shava
Thuaju që unë edhe pse u largova, nuk u ndava
Edhe pse nuk derdha lotë, prapë qava
Se që kur u ndanë Ademi e Hava
Edhe rrugët e njerëzve u ndanë në dy:
E para: “Kam nevojë për ty se të dua”,
E dyta: “Të dua se kam nevojë për ty”.
*
Fatmir Muja
 

ami7

Anëtar Aktiv
Titulli: Poezi Dashurie

Ta dish se malli për ty më ka pikur,
Por as rastësisht, mos më dil më para.
Më mirë të mbetesh kështu, e ikur,
Se sa të shoh çfarë moshe ka ndarja.

Më mirë mos u shfaq, je grua e huaj,
Sepse ti më fsheh një imazh të vjetër.
Nuk jam aq i lig që me ty të luaj,
Duke parë ty, të mendoj një tjetër.

Më mirë një kube dheu, mbi vete,
Se sa të shoh si plaket edhe malli.
Më mirë një fund që vjen si vdekje,
Se sa ca ëndrra, varrosur së gjalli.

Më mirë të jesh, si të kam në mendje,
Se sa të shoh, ndoshta ty të thinjur.
Më mirë humbur, në harresën tënde,
Edhe pse për ty malli më ka pikur.

| Sokrat Habilaj |
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Poezi Dashurie

I dashur,
brenda ne shpirt ndiej diellin qe eshte futur..
thelle diku ndjej nostalgji te dremitur....
e ndjej mungesen tende cdo moment..
ne zemren time vec per ty ka vend..
I ndiej valet e detit tek vallzojne brenda meje..
e ndjej eren perkedhelse duke rendur pas teje..
te ndiej i dashur ku re je afer dhe larg..
dua te te kem... me shume se pak..
dhe nese kjo quhet e embla dashuri..
e ndjej se atje, vallzojme :UNE E TI.....
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Titulli: Poezi Dashurie

VETEM PER NJE NATE…(nga libri "Mekatari")
vite më parë ti grua e tjetrit, fshehurazi…
ëmbëlsisht fshehurazi bëre dashuri me mua
në krahët pa formë të ëndërrimit,
nën atë perëndim dielli mashtrimtar,
ndërsa mbrëmja po binte…
vetëm një natë bëra dashuri me ty,
mbi atë krevat epshor “tuajin”,
ku unë i rastësishmi u ndjeva fitimtar
ndaj një kundërshtari të panjohur mbi trupin tënd…
të bëra dashuri aq pak sa ti mendove
se ndryshoja shumë nga ai i yti…
aq pak sa shishet e vogla dhe parfumet
të solla ndërmend…
u shtriva pranë teje dhe vështrova
flokët e tu, sytë, buzët, krahët,supet,
duart, gjinjtë dhe sqetullat e rruara,
barkun, kërthizën, kofshët dhe gjënë e parruar,
pulpat, këmbët, gishtërinjtë e tyre, thonjtë
dhe fotografinë e tët shoqi mbi mur
që dukej sikur më thoshte:
“Mos i beso,or mik! Harrove t’i shikosh unazën.
Ajo të tradhëton cdo natë kur flë me mua
dhe e jotja s’mund të jetë kurrë…”
por sot më shumë se kurrë ndjehem humbës,
një humbës me një kundërshtar të njohur
që cdo natë fshin gjurmët e fitores sime mbi trupin tënd…
me puthjen e tij indiferente,
me duart e tij të stërmësuara me format e tua joshëse,
me penën e tij ai shkruan të plotë cdo natë emrin e vet
ATJE…
në tajgën ruse mes kofshëve të tua
ku unë vec një herë guxova të hedh
firmën time të pakuptueshme…
sikur vec për dy netë me ty të bëja dashuri
ti do të mësoje se sa pak ndryshoj unë
nga të tjerët…
nga ai…
edhe tre netë sikur…do të bindeshe se unë
nga i yti nuk ndryshoj aspak…
………………………………………..
por ndoshta ti i dije të gjitha këto
ndaj e imja u bëre vetëm për një natë…
(1996)
© Artan Gjyzel Hasani)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Poezi Dashurie

Të kam dashur_Neruda


Mirupafshim, por ti do të jesh
e pranishme tek unë, brenda
një pike gjaku që më qarkullon në damarë
ose jashtë, puthje zjarri mbi fytyrën time
ose brez përvëlues i shtrënguar në mes.
Pranoje, o e ëmbël,
dashurinë e madhe që ia beh në jetën time
dhe që s’gjente tek ty një truall
si një zbulues i humbur
në ishujt e bukës dhe mjaltit.
Të kam takuar njëherë
në të mbaruar shtrëngata,
shiu e kishte larë ajrin
dhe në ujë
këmbët e tua të buta shndrisnin si peshq.
E adhuruar, ja ku iu jam rikthyer luftrave të mia.
Do të gërvish dheun që aty të ndërtoj
një shpellë ku Kapiteni yt
do të të presë në një shtrat lulesh.
Harroje, e ëmbla ime,
atë vuajtje
që si një ndriçim fosfori
kaloi mes ne të dyve
duke na e lënë mbase djegien.
Edhe paqja rikthehet, e ajo bën që të kthehem
të luftoj në truallin tim,
dhe meqë ti ke shtuar
njëherë e përgjithmonë
në zemrën time dozën e gjakut që e mbush
dhe meqë
e kam në duar lakuriqësinë tënde,
vështromë mua,
vështromë,
vështromë mbi këtë det ku rrezatues eci përpara,
vështromë sonte ku lundroj,
dhe ku deti dhe nata janë sytë e tu.
Nuk kam dalë jashtë teje kur largohem.
Tani do të ta them :
toka ime do të jetë e jotja,
po nisem ta pushtoj,
jo vetëm për ty
por për të gjithë,
për tërë popullin tim.
Një ditë zaptuesi do ta braktisë kullën.
Do ta shporrim pushtuesin.
Të gjitha frytet e jetës
do të rriten në të miat duar
që më parë njihnin vetëm barutin.
Dhe do të di të përkëdhel çdo lule të re
falë mësimeve të tua të dashurisë.
E ëmbël, e adhuruara ime,
ti do të vish me mua të luftosh trup më trup :
puthjet e tua jetojnë në zemrën time
si çarçafë të kuq
dhe nëse unë bie, do të ketë
dhé për të më mbuluar
por do të jetë dhe ajo dashuria e madhe që ma solle
dhe që do të ketë jetuar në gjakun tim.
Ti do të vish me mua,
të pres në këtë orë,
në atë orë, në çdo orë,
të pres në të gjitha orët.
Dhe kur të dëgjosh trishtimin e urryer
duke trokitur në kanatin tënd,
thuaji se unë po të pres,
dhe kur vetmia do të dojë që ti ta ndërrosh
unazën ku është shkruar emri im,
thuaji që të vijë të më flasë,
se më është dashur të shkoj sepse jam një ushtar
dhe se aty ku jam,
nën shi apo
zjarr,
dashuria ime, unë po të pres.
Të pres në shkretëtirën më të mundimshme,
të pres pranë limonit në lule,
ngado ku jeta do të mbahet e fortë
dhe ku lind pranvera,
dashuria ime, unë po të pres.
Dhe kur të të thonë : « Ky njeri
nuk të do », oh ! kujtohu pak
që këmbët e mia janë të vetmuara në terr, në kërkim
të këmbëve të buta të vogla që i adhuroj.
Dashuria ime, kur të të thonë
se të kam harruar, edhe po
të jem unë që ta thotë këtë,
edhe kur të ta them unë
mos më beso,
e kush do të mundej, si do të mundej
të të shkëpusnin nga gjoksi im,
e kush do ta merrte atëherë
gjakun e damarëve të mi që rrjedh drejt teje ?
Por unë s’mund ta harroj
popullin tim.
Do të luftoj në çdo rrugë
dhe i fshehur pas çdo guri.
Edhe dashuria jote më mbështet :
ajo është një lule në gonxhe
që më mbush me aromën e saj
dhe që befas, si një yll i stërmadh,
shpërthen tek unë.
Dashuria ime, është natë.
Uji i zi përreth meje
dhe bota në gjumë.
Por dita do të zbardhë,
e ndërkohë po të shkruaj
për të të thënë : « Të dua. »
Për të të thënë « Të dua », ruaje,
pastroje, ngrije,
mbroje
dashurinë tonë, zemrën time.
Po ta besoj ty ashtu siç lëmë
një grusht dhé me farërat e veta.
Nga dashuria jonë jetë të tjera do të lindin.
Nga dashuria jonë do të pijmë ujë.
E një ditë ndoshta
një burrë
dhe një grua
si unë dhe ti
do ta prekin këtë dashuri që do ta ketë ruajtur forcën
t’i djegë duart që e prekin.
E kush do të kemi qenë ne ? E ç’rëndësi ka ?
Ata do ta prekin këtë zjarr
dhe zjarri, e ëmbla ime, do të thotë thjesht emrin tënd
dhe timin, emrin që vetëm ti
do ta kesh ditur sepse vetëm ti
mbi këtë tokë e di
kush jam, dhe se askush s’do të më ketë njohur si ti,
si njërën prej duarve të tua,
dhe askush
s’do të ketë ditur as si as kur
zemra ime ndezi vetëm
sytë e tu të mëdhenj e të kaftë,
gojën tënde të gjerë,
lëkurën tënde, gjinjtë e tu,
barkun tënd, rropullitë e tua
dhe atë zemër që unë e kam zgjuar
të këndojë
deri në ditën e fundit të jetës tënde.
Dashuria ime, po të pres.
Mirupafshim, dashuri, po të pres.
Dashuri, e imja dashuri, po të pres.
Po e mbyll tani këtë letër
pa trishtim, aspak : këmbët e mia
janë aty, të ngulura mirë në tokë,
dhe dora ime të shkruan në udhë :
në mes të jetës, gjithmonë
do të mbahem
përkrah mikut, përballë armikut,
me në gojë emrin tënd,
me një puthje që kurrë
s’i është shmangur tëndes.

 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Poezi Dashurie

Dua të shkoj me atë që dua.
S`dua ta di sa më kushton.
S`dua të pyes bëj a s`bëj mirë.
S`dua ta di më do a jo.
Dua të shkoj me atë që dua.
| Bertold Breht |
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Poezi Dashurie

Ti ishe per mua -
ISMAIL KADARE


Une pashe lulet e para
qe çelnin kudo permbi dhe
Pashe zogjte e pare shtegtar,
qe u k'thyen serisht tek ne
Ne brigje, ne kopshte, ne ara,
gjithçka eshte e pare gjithçka
Ndermen dashuria e pare,
ato kur i pashe me ra
Do vyshken te gjitha te parat
dhe prap do kthehen ato
Perveç dashurise se pare..
As vyshket, as k'thehet ajo .
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Poezi Dashurie

Dashuri siberiane

Po bie shi...dhe ti je kaq larg
Po ndoshta dhe s'dua te jem me ty
Ky qiell gri... Ne shpirt- kaq akull
Kaq ftohte ne shpirt. Si ne Siberi.
E megjithate, une te dua
Dhe te dua shume , cuditerisht
Po qe se te urresh eshte njesoj si te duash
Te urrej dhe te dua njekohesisht
Te urrej per ate , qe me prishe qetesine
Te urrej, pse erdhe tek une
Per cdo gje te vertete dhe cdo gje te dyshimte
Te urrej dhe te dua kaq shume
dhe ne shpirt kam dimer, gjithnje dimer
Nje ftohtesi pa fund dhe pa ane
Ne sa grade nen zero paske lindur
Dashuria ime siberiane
Ne te tere qenien time bie shi
Dhe ti nuk je. Dhe ti je kaq larg
Kam deshire per ty, kam nevoje per ty
Dhe prape s'dua te jemi bashke
Drita اomo

 

Levina

L.E.V.I.N.A
Titulli: Poezi Dashurie

Dashuria

Dashuria, shpesh më ka bërë serioz
Më ka bërë si fëmijë e të padurueshëm
Ndonjëherë më ka bërë edhe për të qeshur
Shumë herë më ka detyruar të jem i zhveshur.

Më ka gjetur gjithmonë të mirë dhe të lirë
Si flladi i lehtë i verës heret në të gdhirë
Si bimën që uji i shkon pak pa u zhuritur
S’ka një herë të vetme që më ka mërzitur.

Dashuria nuk është ajo e Romeos me Zhuljetën
U bashkuan bashkë por humbën secili vetveten
Vetëm ajo s‘ishte dashuri, ishin të sëmurë që të dy
Dashuria është gëzim për jetën, aty s‘e mendon vdekjen.




Skender-Doci
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Poezi Dashurie

Mbretëresha...

Të kam quajtur mbretëreshë.
Ato janë me të gjata se ti,
më të gjata,
Ato janë më të pastra se ti,
më të pastra.
Ato janë me të dashura se ti,
më të dashura.
Por ti je mbretëresha.
Kur ti shkon nëpër rrugë
Askush nuk të njeh.
Askush nuk ta sheh kurorën e kristaltë, askush s’sheh
Në qilimin prej floriri të kuq
Që ti shkel kur kalon,
Qilimin e paqënë.
Por kur ti shfaqesh
Gjithë lumenjtë dëgjohen
Në trupin tim, këmbanat
Tundin qiellin,
Dhe një himn mbush botën.
Vetëm ti dhe unë,
Vetëm ti dhe unë,
e dashura ime,
Vëri veshin kësaj.

Pablo neruda
 

Dying_Poet

Anëtar i Nderuar
Titulli: Poezi Dashurie

Hapa nje foto sot...
Tek shikoja hulumtimin e te nxehtit ne horizontin e shkretuar plot rere,
Mu kujtove ti,
Shpatullgjere, ze trashe, mjekerzi, hijerende, imponues,
Dhe ne fund ate buzeqeshje qe vetem nje vella mund te ta dhuroje,

- Bejini shuren kambaleve cuna, te freskoheni, dhe zhytur ne reren e nxehte beheshe shembull,

Edhe sot kur te kujtoj vella, me thahet goja si dikur, jo nga lodhja, por nga malli i forte qe me kap,
Kam kaluar kilometra te tera, male, fusha, ujra, thatesira, dhe ti po i njejti je tek une,

Fundja fundit kete dime te bejme, pamvaresisht se nuk na pelqen...

Gezuar, edhe 100 ne mendjen dhe zemren time...
I paharruar e ne paqe qofte shpirti yt.

(memo t'Poetit)
 
Top