• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Poezi Dashurie

Status
E mbyllur për postime të tjera.

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Freelove - Elona اuliq

I dashtuni jem i padukshëm,
m'u lodhen buzët duke vrapue mbas heshtjes tande.
I kam msue përmendsh gjurmët
që lajnë hijet e ikjeve tuejadritsyve t'mi.

I dashtuni jem i lirë,
si vesë e nadjes t'përmalltë
që ambëlsisht t'puth qenien, sot m'je Freelove!
Nji kangë që noton syve e përmbytet,
përqafet ditës si nji mall i ri, por me thinja pritjeje.

I dashtuni jem i heshtjes,
Ty t'i pija sytë, me to dehja shpirtin,
çmendesha,
t'i puthja netët e ndizja flakadanët e qiellit tand,
e hundve e ndryja aromen tande.

I dashtuni jem, rojtar i Hanës,
freelove e qiejve t'prangosun gjinjëve t'reve lajkatare,
përsëri sonte m'heshtesh!
Nata dashurohet brenda syve t'mi,marri,
unë rri e kundroj mugëtinen, çastin e ngriem tonin.

I dashtuni jem i përjetshëm,
Po i fiku nji nga nji qirinjtë e lutjeve,
e me vedi po marr aromen e syve t'ksaj mbramje.
Po t'kthej shpirtin, e tash po bahem unë hija qe zgjatet ikjes
dritlotëve tuej.


 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Kam aromën tënde në frymëmarrje.
Të ndjej tek rrëshqet brenda meje
mes përmes kraharorit
në mushkëri
dhe nëpër gjak.
Ndërsa vrapon
drejt zemrës.

Ka pikla shiu në kujtimet e mia për ty.
Të freskëta
si heshtja pas rrapëllimave
dhe pasqyra e lumit
mëngjese.

Kam emrin tënd brenda meje,
dhe sytë me fijëza drite.
Vështrimin e thellë
ku gjej vetveten.

Zhveshur,
prej mëkatit.

Ch. Baudelaire

 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Pe: Poezi Dashurie

KAM MALL...
në këtë botë virtuale
ku me një klik mbi tastierë
zemrat fitohen dhe humben
aq lehtë nganjëherë,
Malli me ka marrë
një letër të shkruaj
me penë dhe bojë
me shkrimin tim të keq
me shpirtin e trazuar
me rreshtat plot korrigjime
mbi të bardhën fletë
brenda zarfit me pullë
një letër të vërtetë...
……………………….
Kur në kutinë postare ta hedh
të ndjej zemrën të drithëruar
si pikël uji mbi re...
pa le të jetë nisur
edhe në adresën e gabuar…
pa le të më thonë
"ai s'banon më atje..."

(Autori:Unknown)

missing-you58.jpg
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Jo sonte...

Me mun t’madh e mujta veten
me t’dashtë çmendunisht
përdit’ e ma shumë
frymë kam marrë prej teje
e kam rrnu për dakikat e mishnimit me ty

Tjetra ishte ni pritje e ranë
ni harrim i madh ku dashja kthehej n’iri.

T’kam dashtë për ni jetë t’tan’
e për tan’ jetën du me e rrnu edhe sonte
zjermin, dhimtën e dekën bashkë

Me trup t’përvlum’ e t’ngim’
du me u shkund’ tani, me u shnoshë
si mas ni neme t’madhe që t’ka ra hise

Ndaç fol e ndaç hesht po sonte rri.

DONIKA DABISHEVCI
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Poezi Dashurie

Amundem vall pa buzqeshjen tende te jetoj..
A mundem vall te mos te te mendoj...
A mundem vall te zgjohem me iden qe te kam humb?
JO e dashur pa qenjen tende smundem dot te jetoj
Pasi je ajo vajza qe adhuroj dashuroj je arsyeja
Me e bukur qe une vazhdoj e jetoj .


Vargjet shprehin ate qe une ndjej per ty..
Ndjenjat shperhein dashurin qe percjell tek ty..
Dashuria emocionet qe une dua ti perjetoj vetem me ty ...
Nese kam nje jet per ta jetuar ..
Ajo te perket vetem ty ..
Dhe vetem ti je pejes e jetes time..
Ndose largsia na pengon te jemi
Peran njeri-tjetrit por zemrat tona
Kurr nuk do largohen cdo dit
E me shum ajo ndjenje qe kemi do te forcohet


Po i bashkanjgit dhe nje kenge nse me lejohet :D
[video=youtube;Lv8-MCoiPcM]http://www.youtube.com/watch?v=Lv8-MCoiPcM&feature=endscreen&NR=1[/video]
Me paska kap pranvera me frymzim te mir imagjino cmund te me bej vera :p :p

(Autori une dora vet pse sdukem si poet :p)
 
Last edited by a moderator:

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Poezi Dashurie

Ne errsiren e nates gjej pakz drit
Duke buruar nga shpirti yt pa shterim
Duke mbush jeten time plot me gezim
Duke shpresuar se nje dit dot te jem
Me ty dhe ajo dit do te jet dita per
Te treguar se jeta ime nis pikrisht
Aty duke marr frym pran teje......
 
Last edited by a moderator:

vAmPiRe

Aop aLiSa^sHkOdRaNe
Titulli: Poezi Dashurie

Te mendoj padashur
Buzeqeshjen tende imitoj pakuptuar
Syt e tu para me dalin
Kur te mite jane duke lotuar

Te te harroj, te gjithe me thone,
Por eshte zemra qe si kupton
I ngulitur thelle ne te
ne cdo cep veq ty te kerkon.

Kur qaj o qesh
Me ty dua ti ndaj
Kur tjetrin perqafoj
Je ti qe imagjinoj.

Valle magji eshte kjo
Te mendoj veq ty ne jete
Te te them lamtumire me ze
Lamtumire zemra ste thet dot
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

E putha gruan dhe humba
ne avullin e fuqive te mia
bistak pas bistaku,
si ne nje vreshte,
kaloja nga puthja ne puthje.
I perqafuar me perkedhelite,
i ankoruar
ne shpellen e flokeve te ftohte
une ngopesha
i uritur
me buzet e uritura te tokes .


Pablo Neruda


Puthje nën shi .

I putha ato buzë, atë ditë nën shi,
puthje e lagësht që më sëmuri,
me lumturi m'i bllokoi mushkritë,
plot ethe e të dridhura më futi.

Tani ,në shtratin e saj digjem ,
nga kjo sëmundje nuk ka shpëtim,
reumatizem erosi që gërryen zemrën .
Ah , ç'më bëre moj puthje në shi !!


Emma Al Rose

 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Poezi Dashurie

Endrrova per ty ..

Enderrova te te njihja dhe te njoha...

Endrrova te te shihja dhe te pash..

Endrrova te te dua dhe te dua...

Endrrova te me doje por mbeti vec nje enderr ...
 

vAmPiRe

Aop aLiSa^sHkOdRaNe
Titulli: Poezi Dashurie

Open your heart
and let me in..

I am waiting outside
with my heart in hand
 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Poezi Dashurie

Shtepia e te dashuruarve

Kjo ndertese qe po ngrejme, ne te dy
Nuk ka çati, nuk ka as dere e as dritare
Nuk ke, cilin te pyesesh: "Si hyet aty?"
Brenda botes se padukshme planetare

Vertete!! Si mund te hysh diku, ku s'ka dere?
Si mund te jetohet i sigurte aty, bej çudi
Me çfare mund te ngjitesh, deri tek qiejte?
Si mundem te te shoh kur te vish ti?

Kjo ndertese qe po ngrejme, te dy sonte
Nuk ka çati, nuk ka s dere e as dritare
Pyes veten, per çfare i duhen nje parajse
Kaq shume dyer, me kode mesjetare?
 

con_uk

Anëtar i Nderuar
Titulli: Poezi Dashurie

Nese ti do ishe nje embelsire me cokollate mendoj qe do te haja sa hap e mbyll syte.
Nese ti do ishe nje yll, do te te shikoja gjithe naten.
Nese ti do ishe, jo dielli, por nje rreze e tij do te te vezhgoja gjithe diten.
Nese ti do ishe nje kenge do te te kendoja ne cdo moment.
Ti je vetem nje person, personi qe me ndryshoj jeten. ajo qe pushtoi zemren time.
 

Love

βeℓℓe â๓e
Pe: Poezi Dashurie

Meshiroje.
Malli i saj shkoi si nje ender e marre.
Plagen tende e pa, por s`munde te shpetosh.
Gjith`ata lot, besome, nuk qene genjeshtare.
Por dhe po t`ishin falja.
.....................................Ti di te dashurosh.


Alfred De Myse



PUTHJA

Mijra e mijra vjet
S’do mjaftonin,
Për të treguar
Atë sekondë pafundësie
Kur ti më përqafove,
Ku unë të përqafova.
Ish një çast në dritën e dimrit,
Në parkun Montsouris në Paris.
Në Paris.
Mbi tokë.
Mbi këtë tokë që është një yll..

Zhak Prever
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Malli im plak .

Vetmine, perqafova mallueshem,
Me te bisedova deri ne pritje,
Fjalet perplaseshin ne brigje lotesh,
Kurriz -kerrusur deri ne dhimbje.

Kepusja petalet e mallit.Me kujton ?!S'me kujton !!
Peshperiste zeri i zemres me frike,
Ndersa bashkejetoja me gjethe kujtimesh,
Brenda meje ngadale do te treten nje dite .

Malli im u plak, u kerrus,
Me busull kohe luhatet qorrueshem,
Ne agoni ecen rrugeve te shpirtit,
Ne shtrat fantazie dergjet vajtueshem.


Emma Al Rose


 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Pothuajse...harruar! [Shtepia e Librit ]

...dhe janë heshtjet që çajnë qiellin
grusht prej lotësh mbytur pafaj;
si guxon të zhurmosh si një zemër
të më japësh jetë e të më vrasësh pastaj!

...dhe janë hapat e heshtur që më ndjekin
Ndal! Jam vetëm. S’bëhem dot ngushëllim;
Se sa hapi shuhet në rrugët që dikur i njihja
Djegur... përvëluar... në Saharën e shpirtit tim!

...dhe është goja jote që kurrë s’do ta puth
Ndal! Afrohu. Dua ta di, po dua! Ah, sikur;
Nuk janë tinguj bosh ato që derdhen nga goja
...janë copa fryme që i ndjejë nën lëkurë!

...dhe janë rrahjet e zemrës që më kujtojnë
“Gjer në përjetësi”, premtim i pëshpëritur çdo ditë;
Ndal! E more..? Të fundit kënaqësi kujtimesh zhveshur
Dy gjysma dashurish që krenarisht japin shpirt!

Sa lehtë! Shumë lehtë dorëzuar....
Dy fjalë harruar;
Përjetësisht dashuruar!


B:F_b

 

Marla

VIP
Titulli: Poezi Dashurie

Sa here te me kerkosh
ne thellesite e mallit
Ndjenja ime do vdes
si anije klandestine
mes oqeanit te kujteses tende.
Asnje ajsberg s'do shfaqet
e megjithate
dashuria do cahet
pa renkime ndjesish
pa lot dobesie.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Dy buzë

Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma hikën
ndër do bota të larta...
Dy buzë si tëpërgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën
në buzë kur mu njitën
andjet m'i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trurin ma helmuen
e në fund u mërguen...
Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një gruaje stërzane
një pjsë zemre më nxorne,
një pranverë të tanë më morne
dhe gëzimin ma vodhne...
Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lote të mija
qenë shenja të dhimbjes,
kur më vrau bukuria,
kur më zu dashunia
e më dogji rinia.


MIGJENI
[
 

Marla

VIP
Titulli: Poezi Dashurie

Si te besoj ne ndjenja te lindura huazimesh
ne deshira te perbashketa per dashuri te fshehta
ku dy njerez justifikojne genjeshtra premtimesh?

A mund te gjenden veshtrime mirekuptimesh
kur zemrat e mekura shkruajne vija te sheshta
dhe flene ne ndjenja te lindura huazimesh?

Si te mos zgjohem kur ti vjen enderrimesh
mengjesin therrmon me brejtje te lehta
e me pas justifikon genjeshtra premtimesh?

Kraharori me bujari pret hije dyshimesh
qe kok’ulur me servirin eklipse te befta
ngjyer ne ndjenja te lindura huazimesh.

Dhe u enda e qete ne dhoma verbimesh
pashe naten tek ndiqte diten dhe heshta,
s’besova ne ndjenja te lindura huazimesh,
erresira justifikoi genjeshtra premtimesh.
 

Endrra

VIP
Pe: Poezi Dashurie

Nese nje dite me ke dashur
me mbaj si kujtim,
vajzen kur ta
lindesh veri emrin tim...
kur te rritet te behet per martes
me djalin time do ti shpall fejes
se prindrit e tyre u ndane pergjithmone
le ta vazhdojn ata dy dashurin tone....
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Udhetim .

Ne erresire ndjenjash te kerkova,
Ndeza nje qiri shprese,
Ne labirint kujtimesh u ngaterova.
Malin e mundimit ngjita,
Mos ndoshta ne shpella trishtimi fshihesh ?!
Detin e zhgenjimit kaperceva,
Me stuhite e hidherimit u perplasa.
Por, askund nje shenje e jotja !!
Ne qiellin e vizioneve fluturova
Mbi shpinen e korbave te mendimit.
Neper parqe qetesie ,vrapova cmendurisht.
Ne kopshte parajse me kot u lodha.
Ne krahet e deshperimit,
U ktheva prane zemres.
Atje dhe te gjeta !!
Ne lendinen e lumturise,
Nen shoqerine e paqes ,
Strehoheshe Ti , agimi i diteve te mia .

nga: Emma Al Rose

 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Vaso Papaj

Vallë, kundravajtje?!...

Era flet përçart,
Xhamat drithërojnë.
Shkallëve ngjitem lart,
Yjet do t’më mbrojnë.

Qiell qenka sonte
Vetëm kati i tretë.
Të tjerat jane veç lajme
Mbështjellë me gazetë.

Përçartje në ëndrra,
ثndrra me përçartje.
Vallë, mos jam tek ti
Sonte kundravajtje?!...

Ja, zbardhi, zbardhi...
Zbardhi dhe një ditë.
Shtigjeve të gjumit
Bërtit e bërtit...

Bëma të bardhë ditën!
Fryma jote jam.
Sa e dua dritën!
Dritë veç ty të kam.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Ne zemren time .

Larg , shume larg je .
Sa prane te ndiej !!
Te thith nepermjet frymemarrjes .
Mbush mushkrite me pranine tende .
Mundohem te te mbaj sa me gjate brenda .
Dua te te burgos brenda tyre ,
me pranga ndjenjash ,
te te lidh pas ndonje arterie ,
por del si avull dehjesh ...
Ndaj vendos doren ne zemer .
E di qe je aty !!
Fshehur pas rrahjeve te shpejta ,
kardiologu i padukshem
.
nga: Emma Al Rose

 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Poezi Dashurie

E dashur, sa udhe…

E dashur, sa udhe per te ardhur gjer te nje puthje,
C’vetimi endacake gjer ne shoqerine me ty!
Trenat vazhdojne te rreshqasin vetem me shiun.
Ne Taltal akoma nuk zbardhellon pranvera.
Por ti dhe une, e dashura ime, jemi bashkuar,
Te bashkuar nga setrat e gjer tek rrenjet,
Te bashkuar prej vjeshes, ujit, brinjeve,-
Gjersa te jesh vetem ti, vetem une do te jem.
Dhe te mendosh sa gure qe rremben lumi.
Ujet ne gryke te Boroa-s,
Te mendosh se te ndare prej trenave
Une e ti do te dashuroheshim,
Shkrire me te gjithe, me burra e gra,
Me token qe mbjell dhe edukon trandafilat.

Pablo Neruda...
 

Love

βeℓℓe â๓e
Pe: Poezi Dashurie

Nëse një ditë!

Nëse një ditë..
Ti do jesh duke qarë,
më thirr mua që të jem me ty,
Unë nuk të premtoj të bëj të qeshësh,
por ne mund të qajmë të dy!

Nëse një ditë..
Ti dëshiron të shkosh larg
e unë të mos të shoh më me sy,
mos ngurro të më thërrasësh,
Unë nuk të premtoj të ndal
por më beso mund të vij me ty!

Nëse një ditë..
Ti nuk dëshiron të dëgjosh askënd,
thirrëm, unë premtoj të jem aty,
dhe të jem pa asnjë fjalë,
njësoj sikur ti të ishe vetëm dhe jo ne të dy!

Por,nëse një ditë më thërret..
dhe nga unë nuk merr asnjë përgjigje,
eja ti shpejt të më shohësh në sy,
ndoshta unë kam nevojë për ty!


 

Endrra

VIP
Titulli: Poezi Dashurie

LUFTA

Dashuria është si lufta:
fillon gabimisht,
pastaj nuk mund t’i largohesh.

ثshtë një gabim
dashuria,
që mund të evitohesh...

Veçse,
dashuria është si lufta:
kur mbaron,
pendohesh.
 

cent

...Lontano
Titulli: Poezi Dashurie

Nese nuk jam fati yt askujt mos i
trego, Nese te thone se ste kam
dashur mos u beso. Nese e kupton
qe jeta per mua ska kuptim,
Atehere do ta dish se sa ka
vuajtur per ty shpirti im. Edhe
nese me mallkon une kurre sdo te
harroj. Edhe nese sdo te jesh me
mua gjithmone do te dashuroj.
Nese mua me dashuron dije se
ende nuk te kam harruar. Nje dite
do ta kuptosh se sa shume te kam
dashuruar, Nese pak me ke dashur
te lutem me kujto, sepse si une qe
te kam dashur askush nuk te
do....
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Kur më vjen dhe më ikën...!

-Nga Libri me Lirika *Fjalet e Shpirtit-
Autori: Llemadeo

Oh, sa kam mallë që të të shoh,
të të ndjej e të të prek ngadale...!
Dua ato fjalë që ti i thua aq bukur.
Ti dëgjoj nga zëri yt, përballë…!

Kam mallë të ndjej shijen e aromës tënde...
atë arome që shpirtit mi falë jetë…
Frymzim të ri më jep me madhështinë,
motivin më të bukur të kohës vetë… !

O ti që ballancën me yjesinë më ndihmon ta ruaj,
Ekulibrim hyjnor nëpër planete e Yje…
Sa herë mendimi im gjëndet i vetëm duke udhëtuar,
Ti më bëhesh dritë yjësie para syve...!

Ti më ndihmon që të mos mbes hapsirave pa fund...
ëndrrimtar në vajtime sikur ti nuk ekziston...
Por ti je pra aq madhështore…
Dhe botën tënde të bukur orbitës rrotullon…!

Të pashë dhe shpejt ta njoha shkëlqimin
Kur rrezet e tua u lëshuan hapsirave planetare…
Ti ishe ashtu e plotë siç më thoshte mëndja…
Viteve te mija në jetën ëndrrimtare…!

Qetësuar më është vaji i kërkimit për ty,
Eklips i kohës nuk mundet të na ndalojë,
Ti je dhe dua përballë të kem, të të shoh në sy...
Se koha jone e bukur nuk mbarojë!

Larg mos më ik, me shiko kur të shikoj thellë në sy,
ma fal çastin që të të marr në gji sërish,
Ashtu siç të mora ëndrrave të mija…
Në kohën kur na ndante i errëti eklips…!

Më lerë të qëndroj në kopshtin tënd të bukur…
qofte vetëm pak si atëherë ndonjë ore…
Aq sa të thith aromën e trendafilishtes tënde...
Sa të shijoj embelsine e qiellit, të flladit tënd hyjnorë !

Nuk prek asgjë nga të shtrenjtat e tua !
Mi lidh duart pas shpine, këmbët mi lidh !
Para syve më mbaj të lidhur këmbë e duar…
E dashur, vetëm sytë, të lutem mi lerë të lirë!

Sytë pra mos mi ndal, driten lere hapur...
se dua të të shoh pafundësisht...
Mos ma mbyll gojën, sa ta them fjalën,
Vargun tim për ty që vjen prej thellësish…

Ti gojen ma mbyll veç me puthjen tënde…!
me buzet e tua petale trendafili…
Mbushma gojën time edhe frymën ndalma...
Mbytmë në ato çaste, le të më dalë shpirti…!

Me butësine e ledhatimeve të tua…
Ti shtërngomë fort, shtërngomë...
Me ëmbelsite e tua mbyllmë në shpirt...
Merrmë thellesive atje më mbajë gjithmonë !

Atje më mbajë thellë përjetësisht
se kurrë më nuk dua të jem këndej …
këtyre brigjeve shterpë të kohës që na shperfill,
mua diku këtu e ty diku larg andej…!

Më lidh të tërin me duart e tua, me flokët e tu,
dhe më rrotullo orbitës tënde pafundësisht…
e le te tretëm në gjirin tënd të bukur, ashtu...
Ushqyer me qumshtin tënd të bardhë ëmbelsisht !

Më ler të flej e të zgjohem në ty e me ty...
të shkrihem dhe pjesë e lëndës tënde të mbes...
Rrëshirë e trupit tënd… ngjitur lëngjeve të puthjeve...
Të tretëm prej dashurisë tënde dua, i lumtur le të vdes !

O ti qe me krijove, me linde e më rrite nëper ëndërrime,
Dhe më ike, më humbe në kohët gjithë stuhi…
E syte mi le mesnatave nëpër Kashtën e Kumtrit
Gjersa një ditë më gjete e të gjeta përseri... !


 

Katia

Hmm kureshtar-e?
Pe: Poezi Dashurie

Thjesht mos qëndro në anën e ëndrrave të mia
Hap derën dhe hyr
Unë do të kem rregulluar shtratin
me mbulesa mëndafshi
Do kem përgatitur aromat
për të të larë këmbët
kompresat e ngrohta
për të të qartësuar fytyrën
dhe për të të qetësuar gjymtyrët e lodhur

Një pasqyrë afër kuvertave
piktura nëpër mure
fosile detare nëpër rafte
një mace e zezë dhe e bardhë
luhatet nëpër këmbët e mia
si perde në dritare
një pikturë me hënë ,
duke kompletuar imazhin e një pritje
feste dashurie apo çfarëdo .
Eja !
Dëshiron të bëjmë dashuri
apo do luajmë shah ...?!

(Aut.An)
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Poezi Dashurie

Kështu të dua!

Nuk të dua sikur të ishe trëndafil kristali apo topaz
Ose shigjetë e karafiltë që përhap zjarri;
Të dua siç duhen disa gjëra të panjohura
...Fshehurazi, mes hijes dhe shpirtit.
Të dua si bima qe nuk lulëzon dhe mban
Brenda saj fshehur aromën e atyre luleve;
Falë dashurisë tënde jeton në errësirën e trupit tim
Esenca e aromës që buron nga toka.
Të dua pa e ditur se si, kur dhe ku,
Të dua drejtëpërdrejtë pa probleme apo krenari:
Të dua kështu, sepse unë nuk e di ndryshe.
Pra, në këtë mënyrë ku sjam dhe nuk je,
Kaq afër sa dora jote mbi gjoksin tim është imja,
Kaq afër sa mbyllet sytë e tu në gjumin tim.

Pablo Neruda


 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top