• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Poezi Dashurie

Status
E mbyllur për postime të tjera.

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Të dua siç duhen disa gjëra të panjohura
Fshehurazi, mes hijes dhe shpirtit.

Të dua kështu, sepse unë nuk e di ndryshe!.


Pablo Neruda

Dashuria fillimisht është e turbullt
Dashuron, po cilin aspak s’është e qartë
Dhe agimi kur vjen është i mugët,
Sendet s’kanë as formë e as trajtë.

Dita zbret dhe gjërat dalin të plota:
Forma, trajta, konture e vija.
Dalëngadalë e tillë vjen bota,
Ja fytyrën, kështu e zbulon dashuria.


Dritero Agolli

Dashuria ime je vetem ti
Ne kete sfond ngaterresash pa fund
Asnje arsye nuk e fshiu dot ate
Asgje s'me beka qe ta humb.

Ajo eshte nje gje pafundesisht e bukur
E kthjellet dhe krejt e paster
Si lindi, si jeton, si mundet
Ne kete bote te ndyre dhe te ashper!.


Drita اomo

Sepse të dua, i egërsuar,
Po vi tek ti në këto nete.
Me që ti kurrë s'më ke harruar
Dhe shpirtin tënd mora me vete.

Me mua ësht' e më përket përfare.
Të mira, të liga, këtu do t'i shkojë.
Prej dashuris' sime përvëlimtare
S'ka engjëll që mund të të çlirojë.

Herman Hesse

“Pija që deh”- Timo Flloko

I thashë zemrës, je në risk,
Kur kaq fort ti rreh!
Pse të trembem, thotë zemra,
Ndjenjat pse t’i fsheh...?!

Sa pandehma, iluzione,
Gracka fati ngreh?!
Zemra ime, dashuria,
ثshtë “pije” që deh...!

Me shigjeta helmatuese,
Të godet e ti s’sheh...
Le të gjuajnë, gufon zemra,
S’më vdes ai helm...!

Dhimbjen kur unë thellë ndjej
Botës pse t’ia fsheh,
اfarë më shumë se dashuria,
Na merr mendtë, na deh!


 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Zjarr zemre

Me gur godas dritën e rrugës.
S’ e dua më, në djall të shkojë .
Dua një dush nga rreze e hënës,
Nga gjum i dimrit të më zgjoj.

Të mbyllur do t’i mbaj kujtimet
Se dhimbje vetes s’ do t’ i shtoj!
Ti botën mbylle brenda syve.
Në sytë e tua ta kërkoj.

Se sytë e tua i kam si qiell.
Liri kur dua, aty humbas.
Po sonte portën mbylle, mbylle!
Kushdo, sido që të trokas’.

Zjarrin që kam në zemrën time,
Ta mbaj këtu, ta ndaj’ me ty.
E errta rrugë pas portës sime,
Të mos na ndajë kurrë ne të dy.

Seç po lodron në mur një flakë.
(E ndezi shkrepsja, zemra jonë.)
Ca ujq të çmendur në oxhak,
Duan të shuajnë ëndrrën tonë.

Dhe flakët nëpër mur lëpihen
E ngjiten lart nëpër oxhak.
Të çmendur ujqit seç përpihen…
Në xham trokasin dy trumcakë.

Ky zjarr që kam në zemër vlon.
Do të doja shumë ta ndaj’ me ty.
E errta rrugë pas portës sonë,
Të mos na ndaj kurrë ne të dy.


Vaso Papaj
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Kerkoj trupin tend
neper duar,
Gjurmet qe ka lene puthja,
sidomos puthja!
Zoti ne nje jave
Boten e ka krijuar,
Ndersa une ne nje dite
E humba!

Skënder Rusi

“E ç’mund të kem...?”
Robert Shvarc

E ç’mund të kem në këtë orë të vonë,
kur troket nata me gishtërinj të gjatë
mbi xham të ftohtë të qivurit-dhomë –
e ç’mund të kem përveç mallit të pamatë!

E ç’mund të kem, kur s’mbushem dot më frymë,
dhe dua ajër, qiell e hapësirë
aromë lulesh në një livadh me brymë
edhe Vegimin tënd të ëmbël e të dlirë!


"Valë dashurie" - [Leonard Seiti]

O ndjenjë, o mall, e ëmbla valë
Që vjen më puth ngadal’ e shkon.
Ah, të isha gur, t’mos njihja fjalë
Të fliste vetëm një prekja jonë...

Të isha gur që s’vyen aspak
Që asnjë mur mos t’më pranonte
Të tretesha muzgjeve të tua gjak
Një puthja jote t’më thërrmonte.

Në mijëra copa t’më shndërroje
N’korriza rëre q’ndryshojnë vend
Pastaj mes flok’ve t’më trazoje
Në çdo qelizë të trupit tënd.

O ndjenjë, o mall, e ëmbla ime,
O muzg magjie i mbrëmjes’vonë!
ا’po luajm’ kështu, lojë dashurie!?
Unë bregu, ti vala që vjen e shkon!


 
Redaktimi i fundit:

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Mengjes
(Jacques Prevert)

Kafene fillimisht hodhi
Ne filxhan
Pastaj qumeshtin hodhi
Mbi kafe
Me pas hodhi sheqerin
Ne kafene me qumesht
Me lugen e vogel
E perzjeu
E piu kafene me qumesht
Dhe mbi tryeze filxhanin e vendosi
Pa me folur
Ndezi nje cigare
Dhe rrathe krijoi
Me tymin e saj
E leshoi hirin ne tavell
Pa me folur
Pa me veshtruar
U ngrit
Kapelen ngjeshi ne koke
Dhe pardesyne dimerore veshi
Se binte shi atehere
Dhe iku
Nen shi
Nje fjale pa me thene
Nje shikim pa me hedhur
E une mbeshteta koken ne duar
Dhe qava.

 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Det dashurie

Do t’i kujtojmë këto net
Dhe këta yj’e këtë hënë,
Dhe këtë det që sikur flet
Ndoshta mbas shumë e shumë vjet,
Kur jetën pas ta kemi lënë...
Dhe s’do na vijë keq aspak
Që rrodhi jeta e pakthyer,
Se koha zemrën nuk e mplak,
Se zemra prapë do ketë gjak
Dhe dashuri të papërlyer.

(1962)

***
I rikujtojmë ato net
Dhe ata yj’e atë hënë
Edhe tani, pas kaq vjet
Por ah! Së bashku, në bregdet,
Më s’ecim dorëpërdorë zënë.

Sot zemrat rrahin me ngadalë
Dhe koha heshtas rrjedh e rrjedh
Por zemrës rrahjet s’mund t’ia ndalë
As dashurinë s’na e vjedh,
Se qielli vetë na i pat falë.

Na i pat falë n’ato net
Me ata yj’e atë hënë
Që derdhnin dritën përmbi det
Dhe ne me puthjen më të nxehtë
Vulosnim ç’fjalë kishim dhënë.

(3.9.2008)

Autor: Petraq Kolevica
Libri: “Tinguj Lirikë”
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Si cigare

Je cigarja nëpër duar
Më shijon tek të tymos,
Do të thith, moj e uruar,
Edhe pse më helmatos.

Tepër vonë për të të lënë,
Më ke bërë i kot të ndjehem.
Në u ndamë, na qenka thënë,
Krahëve të vetmisë do prehem.

Ndaj në fund, dëgjomë mua,
A ia vlen të shkatërrohem?
Pse një grua fort e dua,
Gjersa vdekjes t‘i dorëzohem?

Më ke në gishta si cigare,
Dozë e fundit që shijon,
Se mos është nga tymi fare,
Që pa dashur po loton!?

Ndoshta prapë ke fajin ti,
Që për pak do të më mbarosh.
Të dua një jetë, e di,
Ndaj një jetë do të më kërkosh.

Vaso Papaj

 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Shi në rrugë bie pa pushim
ا'po mendon atje ti shpirti im?
Në atë kënd, e vetme, ç'të mundon?
S'mban shënime, vija vizaton.

Tetëmbëdhjetë vjeçe nuk është shpejt
që menduar xhamat t'i vëresh
duhemi por zemra seç të ndjell
Sytë e bukur trembur pse mi hedh?

Koha ikën klasën do kujtosh
do të gdhihet befas një mëngjes
sytë rreth do hedhësh të shikosh
se si derdhet shiu në mes resh
Por në bankën pranë s'do ta gjesh
djalin që e deshe dhe të desh.

Ismail Kadare - Në Leksion
 

Roxanne

Minnie Loves Mickey
Pe: Poezi Dashurie

Thesari im!

Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
اfarë pretendon se do shikoje?
Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.
Nuk ka nevojë për të trokitur.
Hyr, shih, kërko, mbet e habitur
Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra
Diku e hedhur afër shtratit
ثshtë nje kuti e tersit, fatit
E mbushur plotë është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.
Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, perfshi ty.
Gjithcka që bëra, e ç’veç ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.
Janë zënkat tona dhe mërite
Janë puthjet netëve pa dritë
Veset e mia që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.
Dënimet që vuajta për ty
Herët kur s’të pash ne sy
Jetët qe pa ty jetova.
Të tjera femra që dashurova
Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
E amanetet që kam lënë
Fëmijet që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk mu bindën
Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurre nuk dërgova
E nëse gjithcka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh
Se e kam fshehur në fund fare.

Po nuk e pe, s’ke pare gjë fare.
Nxirre mes duarsh në shtrëngim.
K’të më të shtrenjtin sendin tim.
Balsamin që plagët shëronte,
kur kjo djall jete më kafshonte.
Para fytyrës ngadalë afroje.
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.
E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.
Do shohësh veten, reflektim.
Se ishe ti thesari im.

Charles Baudelaire

---------- Post added at 10:15 ---------- Previous post was at 10:10 ----------

KAM MENDUAR


Kam menduar per nje kohe te vjeter
Ketu era, tek me shtyne, ne gjoks me qane
Kur kam dashur me shume nje tjeter
Kete nate, prape ne mendje e kam


Mos u merzit .Ti ne krahun tim
Une, sekret e mbaje dhe, s'ta them
Kjo ere e cmendur, me s'ka kthim
Por dhe ne kthefte, me s'do kete vlere


Ky mendim eshte i vangullt e pa shprese
Do te mbyllet bashke me vetrnine aty
Pa lene asnje shenje, asnje mbrese
Se, mua s'do me gjeje me Ty!
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

"XXXI" – [William Shakespeare]

Gjith' zemrat rrahin brenda gjoksit tënd,
Që kot pandehja se paskëshin vdekur,
Sundon veç dashuria të shtrënjtin vend
Me miqtë e mi në dhe prej kohësh tretur.

Sa lotë të nxehtë edhe sa lotë të hidhur
Për njerëz që i doja derdhën sytë,
Por ja, të vdekurit paskan rilindur
Dhe vend sërish kanë zënë tek gjiri yt.

Ti varri je ku rron kjo dashuri,
Stolisur me të dashurat kujtime,
Të gjithë zemrën time e more ti,
Ta fala ty të gjithë zemrën time.

Tek ti i gjej ata që fort kam dashur,
Me zemër ty - atyre u jam falur.
 

Quku

Marakli Krapit
Pe: Poezi Dashurie

Kur u mbyllen shkollat mu fik dashurija
vajzen qe e deshta e ndalen te shtepia
muajin shtator e prisja me gezim
se te dashuren time e prisja ne takim

Ja filloj mesimi ne shkoll e kerkova
por te dashuren time askund se takova
ndegjova prej te tjerve me than se e kan feju
E kishin fejuar per ate qe kurr se kishte pare
per asgje tjeter vetem se per te na ndare.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

"Pergjerim"
[A.S. Pushkin]

Oh, po te jete e vertete,
Se naten kur gjithcka pushon,
Kur rrezet heneza e zbete,
permbi murrana i vershon,
Shkretohen varret e nemitur
Dhe hijet bredhin neper terr,-
Do thirrnja miken e zhuritur:
Tek une eja menjehere!

M'u cfaq ashtu sic ishe ti
Perpara ndarjes plot trishtim,
E ftoht' e zbehte, si qiri,
Ne prag te fundit gjith mundim.
M'u cfaq porsi nje yll i ndritshem,
Si ze i leht' apo si ere,
Apo si nje vegim i frikshem,-
S'ka gje: ti eja menjehere!...

Spo te therras per te qortuar
Me hijen tende, njerezine,
S'po te therras per t'i zbuluar
Territ te varrit fshehtesine,
Dyshimet nuk me brejne mua;
Po te therras me shpirtin vrer,
Qe te te them me mall: te dua.
Jam yti, eja menjehere!




- [Nazim Hikmet]

Oh sa kam deshir ta dish
Ta puth e ta puth doren tende
E pran teje te bie pak me pas
Dhe vdekjen ta pres me aq endje.

ا`me duhen ditet qe vine?
Asgje s`me hyn me ne sy
Dielli prap boten do ndrije
Por i verber do jem un` paty.

Sa vite u bene,sa vite
U desheme askush s`e mor vesh
Pra çohu tani,ty te lutem
Nje fjale ma thuaj,a me qesh.

Mes jetes time kalove
Si yllin qe terrin e ndrit!...
Pra çohu tani ti e vdekur
Me doren e ftoht me vrit.

Se jeta pa ty do me jete
Nje nate e mbetur pa yll
Me vrit pra me doren e ftohte
Qe syte prane teje ti mbyll.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Lajmi më i bukur

E shkrova fjalën "të dua" mbi murin e hënës.

Të dua shumë.

Si kurrë nuk të ka dashur njeri më parë.

A nuk e ke lexuar këtë?

E shkrova me dorën time.

Mbi murin e hënës,

Dhe mbi stolat e lulishtes...

Mbi trungjet e pemëve,

Mbi kallinjtë në fusha,

Në lumenj,

Mbi fruta...

E mbi yje, që u fshiva,

Pluhurin e udhëtimit...

Me duart e mia gdhenda fjalët

"të dua" mbi perlat e agimit,

Skalita faqet e kufijve të qiellit,

Gdhenda fatin...

A nuk e vështrove?

Mbi petalet e luleve,

Mbi urë, lumë, e mbi shpate,

Mbi guaskat e detit,

Mbi pikat e shiut.

A nuk e ndjeve?

Mbi çdo degë,

Mbi çdo gurë e guralec.

E shkrova mbi fletoren e diellit.

Lajmin më të bukur.

( Të Dua Shumë )

Ah sikur ti ta lexoje këtë lajm.



N. Kabani
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Dashuri pa kufij

O Zonja ime:

1

Ishe gruaja më e rëndësishme në historinë time,

Para se të shkonte ky vit.

Ti tani... je gruaja më e rëndësishme,

Pas lindjes së këtij viti.

Ti je një grua të cilën unë nuk e mati me orë,

E as me ditë.

Ti je gruaja,

Që je krijuar prej frutave të poezisë,

E prej arit të ëndrrave...

Ti je gruaja e cila jetonte në trupin tim,

Para milionave viteve...


2

O Zonja ime:

O e thurura prej pambuku dhe reve,

O shi prej rubinësh,

O ditë prej tingujsh magjikë,

O pyje prej mermeri,

O grua e cila noton sikur peshqit, në ujin e zemrës,

Që banon në sytë e mi sikur tufa e pëllumbave.

Nuk ka për të ndryshuar asgjë në ndjenjat e mija,

Në emocionet e mia...

Në ekzistencën time... në besimin tim...

Unë do të jem përgjithmonë në fenë time....

3

O Zonja ime:

Mos u shqetëso për kalimin e kohës,

E as për emrin e viteve.

Ti je femër që mbetet grua...

Në çdo kohë...

Do të të dua...

Në fillim të shekullit të 21 –të...

Dhe në fillimin e shekullit të 25 –të...

Edhe në fillimin e shekullit të 29 –të...

E përsëri do të dua...

Kur të shteren ujërat e deteve,

Edhe kur të digjen të gjitha pyjet...

4

O Zonja ime:

Ti je përmbajtja e çdo poezie,

Dhe trëndafil i çdo lirie.

Mjafton që vetëm të shqiptoj emrin tënd,

Që të bëhem mbret i poezisë,

E faraon i fjalëve.

Mjafton që të më dashurojë një grua si ti,

Që të futem në librat e historisë,

E të ngrihen nderin tim, flamuj...

5

O Zonja ime:

Mos u trazo sikurse zogu në kohë festash.

Nuk do të ndryshojë asgjë, në mua.

Nuk do të ndalojë lumi i dashurisë, së rrjedhuri.

Nuk do të ndalojnë rrahjet e zemrës, së dridhuri.

Nuk do të ndalojë thëllëza e poezisë, së fluturuari.

Kur dashuria të jetë e madhe...

Dhe e dashura hënëplotë...

Nuk do të transformohet kjo dashuri,

Në një dorë kashtë, që përpihen nga zjarri...

6

O Zonja ime:

Nuk ka diçka që të mbushë sytë e mi,

As dritat...

As zbukurimet...

As kambanat e festave...

As bredhi i Vitit të Ri.

Rruga për mua nuk ka asnjë kuptim.

Pijetorja për mua nuk ka asnjë kuptim.

Nuk më intereson asnjë fjalë,

Që shkruhet mbi kartolinat e festave.

7

O Zonja ime:

Nuk më vjen ndërmend veç zëri yt,

Kur tingëllojnë kambanat e të dielës.

Nuk më vjen ndërmend veç aroma jote,

Kur fle mbi gjethet e pemëve.

Nuk më vjen ndërmend veç fytyra jote,

Kur mbi rrobat e mia bien flokët e borës...

Dhe dëgjoj taktaket e drurëve...

8

Ajo që më lumturon o Zonja ime,

Të trumcakem si një zog i frikësuar,

Ndërmjet kopshteve në lugina...

9

Ajo që më ngazëllen mua o Zonja ime,

Të më dhurosh një penë prej penave të detit,

Ta përqafoj atë,

E të fle i gëzuar si fëmijë...

10

O Zonja ime:

Sa i gëzuar jam në internimin tim,

Kulloj ujin e poezive, pika pika...

E pi nga vera e murgjve...

Sa i fortë ndjehem,

Kur jam mik i lirisë dhe njeriut...

11

O Zonja ime:

Sa dëshirë kisha që, të dashuroja,

Në periudhën e Iluminizmit...

Në kohën e filmave...

Në kohën e elitave...

Sa dëshira kisha që, të takoja një ditë,

Në Florence,

Apo në Kordovë,

Në Kufa,

Ose në Halep,

Apo në një shtëpi në lagjet e Shamit...

12

O Zonja ime:

Sa dëshirë kisha që të udhëtonim,

Drejt atyre vendeve që udhëhiqen nga kitara,

Atje ku dashuria është pa mure rrethues,

Edhe fjalët pa mure,

Edhe ëndrrat pa mure.

13

O Zonja ime:

Mos u merr me të ardhmen, o Zonja ime.

Malli im do të mbetet më i madh se sa ishte...

Më i vrullshëm se sa ishte...

Ti je grua që nuk përsëritet në historinë e trëndafilave...

as në historinë e poezisë,

e as në kujtesën e zambakëve e të borzilokëve...

14

O Bukura e botës, Zonja e botës,

Nuk më zotëron asgjë në ditët e ardhshme,

Veçse dashuria për ty.

Ti je gruaja ime e parë,

Nëna ime e parë,

Mitra ime e parë,

Pasioni im i parë,

Erosi im i parë,

Ti je jeleku im i shpëtimit,

Në kohë tufani...

15

O Zonja ime:

O Zonja e parë e poezisë,

Më jep dorën e djathtë që të fshihem në të,

Më jep dorën e majtë që të qëndroj në të,

Më thuaj mua një fjalë dashurie,

Që të fillojnë festat.

Nizar KABANI
 
Redaktimi i fundit:

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Mberthej duart e saj
- RABINDRANATH TAGORE


Mberthej duart e saj
dhe e shtrengoj ne gjoksin tim.
Tentoj te mbush krahet e mi
me bukurine e saj,
te plaçkis nepermjet puthjeve
buzeqeshjen e saj te embel,
te pi shikimit e saj te murrte
me syte e mi.
Po ku eshte?
Kush mund te shtrydhe kaltersine e qiellit?

Kerkoj te rrembej bukurine,
ajo me zhgenjen,
duke lene vetem trupin
ne duart e mia.
I lodhur e i gerryer terhiqem.
Si mundet te preke trupi
lulen qe vetem shpirti
mund t’i avitet.


 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Dita iu dha Diellit,
e dashuruar
gjer në perëndim...
Por u ftoh,
muzgu ra,
u err...
Më braktise, Diell,
tha Dita,
terr...!


Timo Flloko

 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Ti

Je mendimi im i parë:
Tingull zgjues çdo mëngjes
Je e fundit dashuri:
Puhizë mbrëmjeje,
që më ndez
Je arsyeja më e thellë
e çdo hapi që unë hedh
Histori më të pabesueshme
Nuk kam njohur ndonjë herë
Nuk më ndahesh,
e s’ të ndahem,
Brenda qenies sime bredh.

Vaso Papaj
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

"E shemtuara ime"- [Pablo Neruda]

E shemtuara ime, je si geshtenje flokeshprishur,
E bukura ime e bukur je si era,
E shemtuara ime, me gojen tende mund te besh dy
E bukura ime, te fresketa jane puthjet e tua..
E shemtuara ime, ku jane fshehur gjinjte e tu?
jane te vogelza si dy kupa drithi..
Do te me pelqente te shoh dy heneza mbi gjoks
Kulla madheshtore te sovranitetit tend.
E shemtuara ime, deti nuk i ka thonjte e tu ne bitegat e veta
E bukura , lule me lule, yll per yll,
Vale per vale, kam numeruar trupin tend
E shemtuara ime te dua per mesin tend te arte,
E bukura ime , te dashuroj per nje rrudhe te ballit
Dashuri te dashuroj sepse e kthjellet dhe e erret je...
 

WxP

Tech
Poezi Dashurie 2012

Te desha


Te desha kur ishe vetem.
Te desha kur doje te largoheshe.
Te desha dhe pse ti nuk me doje.Po pra!
Te kam dashur si askush tjeter dhe ne kembim mora vetem vuajtje.
Te fala zemren time,por ti vetem sa e njollose me urrejtjen tende.
Te desha sepse mendova se mund te ndryshoje,por ti nuk e bere.
Te dua ende,por nuk ka me vlere ti shkaterrove gjithcka.


Dashuria e humbur


Te dashurova un ty pa te njohur se kush ishe
kur degjoja zerin tend gjith trupi me dridhej
mendoja se me doje dh u zhyta ne mendime por kurr sme vajti mendja se ti talleshe me zemren time
ditet shkojn e vijn zerin tend spo degjoj
te kam dashur me gjith spirt e kurr sdo te harroj
ndonjeher do te me kujtosh e do te mbushen syt me lot por perkra do kesh nje tjeter e cdo gje do tjet e kot


Sikur ti ta dije


Sikur ti ta dije
Se sa shum te dua
Asnje cast i/e dashur
S`do te rrije pa mua.


Por cfar te them une tash
Kur ti e din shum mir
Te, te dashuroj dhe mos te, te kam afer
Eshte shume, shume e veshtir.


Dashuria ime


Nuk te shoh, por te kujtoj
Nuk te kam, por s’te haroj
Nuk do jem, por egzistoj
Nuk bej gjum, por te mendoj
Nuk je ti, por jane kujtime
Nuk jane lot, por jane vajtime
Nuk jane plumba, por gabime
Qe me vrane dashurine time…


Jeta qe e prita


Ti je gjumi une jam endrra
Ti je shpirti une jam zemra
Ti je dielli une jam drita
Ti je jeta qe e prita…


Te dua


Thone se dashuria e ka nje fund.
Thone se dashuria eshte termet qe tund.
Thone se dashuria eshte çmenduri.
Por ajo qe me çmend mua je ti.


Ndarja


Fshihen germat e dy emrave
Pikon gjaku i dy zemrave
Rrjedh loti i dy syve
Vuajne zemrat e te dyve.


Te dua


Sikur ti ta dije
Se sa shum te dua
Asnje cast i/e dashur
S`do te rrije pa mua.


Por cfar te them une tash
Kur ti e din shum mir
Te, te dashuroj dhe mos te, te kam afer
Eshte shume, shume e veshtir.


Andaj te pyes o shpirt
Si t`ja bejm ne tash
Qe t`mos jemi vetem
Por gjithmone te jemi bashk.


Ah moj Perendi
Pse jeten sma gezon
Qe zemra ime te ket prane
At qe vertet shum e dashuron.


Kur ne do jem bashk
Kjo dit, shpresoj qe te vjen
Qe zemra ime e lodhur
Pran tendes te flen. <3


Prap do te vuaj


Edhe boten te ma falin une prap do vuaj
Kur e di se dora jote mban unaz te huaj
I kujtoj buzet e tua dhe pyes veten
A me genjeve ti apo genjeva veten
Shko jeto larg meje edhe pse te dua
Un s’isha per ty dhe ti s’ishe per mua ? ? ?


Te dashuroj


Kujtimi i par
te “DASHUROJ” me mall
Kujtimi i dyt
te “DASHUROJ” me shpirt
Kujtimi i tret
te “DASHUROJ” perjet.


Ndihem e lenduar


Ndihem e lenduar
Se me ke tradhetuar
Ndihem e plagusur
E vdekur e pa varrosur
Ndihem zemer thyer
Se me ke genjyer…


Malli per ty


Ditet jane shekuj
Kur me ty nuk jam
Netet jane vite
Kur pran nuk te kam
Oret jan muaj
Kur zerin nuk ta degjoj
Minutat jan jave
Kur syt smund te ti shikoj
Sekondat dite te tera
Kur buzet smund te ti shijoj.


Sa shume te dashuroj


Shum afer te kisha
Shum larg u largove
Dashurine time
Nuk di pse e refuzove
Me zile te cingeroj
Se gjithmone te kujtoj
Shpresat nuk i humbi
Se shume te dashuroj.


Malli


Malli për buzët e tua po më kall
Takimin me ty po e pres me mall
Eja mos më le me lotë në sy
Se keto lotë po derdhën veq për ty.


Ndarja


Edhe boten te ma falin une prap do vuaj
Kur e di se dora jote mban unaz te huaj
I kujtoj buzet e tua dhe pyes veten
A me genjeve ti apo genjeva veten
Shko jeto larg meje edhe pse te dua
Un s’isha per ty dhe ti s’ishe per mua ? ? ?


Hape zemren


Hape pak zemren, te lutem mos vajto
Hape pak dritaren, e qiellin shiko
Hape pak letren e fjalet mi lexo
Te kam perjet ne zemer e ti mos harro.


Pse jetojm kaq larg, asgje sna pengon
Se ky shpirti im, vec per ty po jeton
Sa lule ka pranvera, te gjitha kane arome
Por lulja me e bukur eshte DASHURIA jone.


Dashuria ime


Nuk te shoh, por te kujtoj
Nuk te kam, por ste harroj
Nuk do jem, por egzistoj
Nuk bej gjum, por te mendoj
Nuk je ti, por jan kujtime
Nuk jan lot, por jan vajtime
Nuk jan plumba, por gabime
Qe me vrane dashurine time..


Dashuria e humbur


Nese sme do me
Eja dhe ma thuaj
Nje shpirt qe ka vuajtur
Prape do te vuaj.


Do lendosh nje zemer
Qe brenda te mban
Do vrasesh nje shpirt
Qe per ty po qan.


Do humbesh nje dashuri
Qe te deshi pafund
Do fusesh ne dhe, nje njeri
Qe jeten ta kushtoi ne maksimum.


E vetmja dashuri


E vetmja dashuri
Te dua te kam thene
S’kam menduar per me te lene
Kur me the te dashuroj
Me premtove se ste harroj
Vajti mire kjo dashuri
Ishim te dy shume te ri
Zemren time ta kam dhuruar
Dhe gjithmone te kam dashurar
Gjithmone ty rri ne krahet e mi
Se ti je e vetmja dashuri.


Te dua ty


Edhe pse jem e re
Shume te xhelozoj
Dije zemra ime
Qe shume te dashuroj.
Dua te te kem afer meje
Se me shpirt te dua
Per ty lindi zemra ime, te dua.
 

Attachments

Snow Hristina

Anëtar i Nderuar
Pe: Poezi Dashurie 2012

Dashuria ime.

Nuk te shoh, por te kujtoj
Nuk te kam, por ste harroj
Nuk do jem, por egzistoj
Nuk bej gjum, por te mendoj
Nuk je ti, por jan kujtime
Nuk jan lot, por jan vajtime
Nuk jan plumba, por gabime
Qe me vrane dashurine time..
 

CrazyDiamond

''pirg hologramesh''
Poezi Dashurie

per ate...

Grua e njome me hijeshi te perkore,
qe krejt pakuptuar mberrite ne moshen e te thenit ''pse jo?'', pa me thuaj:
Je aq e mire sa c'pandeh fryma jote per ty?
Dilemat qe e bejne pagjumesine dhe heshtjen nje varr qe ndryshon perjetesisht trajte,
te mundojme me?
Mbahu fort!
Ti vazhdon ta kesh dashurine time prej rreshire dhe temjani.
He, hajmali e Zotit dhe hijes se blirit, dua ta degjoj nga buzet e tua,
A je mire? A je zgjuar se paku nje here e lumtur, e permbushur?
si at'here kur veshe takat e mamit e dole para pasqyres.
A ke njohur ndonje kodosh qe te flase gjuhen e pataleve te shpirtit dhe vagines tende?
e qe s'te bezdis me pyetje sikurse une, demoni i radhes brenda Poetit?
Mbahu fort goce!
Dhe e pac hallall cdo dashuri timen.
 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
Titulli: Poezi te ndryshme

Me fal nese te kam share per

kete me heshtje kam qar , me fal

nese TE DUA kurr ste thash

nderlotet vegimin ton pash ,me

fal sene nga ti jam larguar kur ti

ishe dashuruar ,me fal nese te

kam percmuar ne kete thyrje vet

jam deshpruar . Nese bera

ndonje gabim fatal ME FAL te

lutem te lutem ME FALLLLLL
 

CrazyDiamond

''pirg hologramesh''
Titulli: Poezi te ndryshme

Ti...

Ti flet per dashurine me nje theks te ngrohte ungjillor,
Per dashurine platonike, poetike, ate te romaneve
Thua: ''poezia eshte nje levozhge arre ku u permbyt Atlantida''
Me permend ca kopila te Zeusit te panjohur ende nga mitologjia
Mjaltin dhe frutat i blen ne tregun e fshatareve
pergjumesh qesh e flet, oh, se ke idene sa shpesh
Por ne veshet e mi vjen si tambure hadike qe rreh nga thellesite e oqeanit
Perzier me vrumbullimen e dy luaneve qe ruajne portat e Gjumit tend
Buzeqeshjen e ndan ne racione te perpikta;
Me mengjes vetem pak, ne darke sa nje hap kaprolli.
Babai te vdiq nderkohe qe po degjoje metamorfozen e Gregor Zamzes oren e letersise
Dhe, po ate nate, shkruajte ne kapakun e pasem (te perparme) te Kur'anit
Plot njezeteshtate qellime qe duhet te permbushesh ne jeten tokesore.
Ke alergji nga fjalet 'perfekte, alergji dhe nga krejt alfabeti i fishkellimave.
Nuk beson tek idealet, tek politika, tek Njeriu.
Ndjek parimin 'trup i paster-shpirt i paster', ' shpirt i paster-mendje e pasur'.
Nga femijeria e hershme mban mend vetem se ke ngrene xixellonja me shumice
Pergjate zallit ne fshatin e gjyshes lëverebardhe dhe nje thashethem, se,
Me kulloshter ushqehen arixheshkat qe rrembejne kalamajt e pabindur.
Te vjen inat perse Pucini nuk lindi poet.
Te vjen keq edhe per Orfeun ( cunin e lagjes te cilit nuk i doli viza per ne Greqi)
Zahiri im.
Heshtja jote ka kripe, dru pishe dhe aromen e atyre revistave fetare.
Ti
Je Paqe
Paqe e mbushur me zjarr
Masha qe e cyt at' zjarr
Sythi i pare i te pares stinë-zanafillë
Ambrozia e fundit
E perkedhelura e te Dielave
Ti
Syri i thelle i Kleopatres ku rri ngujuar mohimi i katert i Pjetrit.
Une
Qendroj perballe teje dhe pyes veten a te kam njohur mjaftueshem.
 

CrazyDiamond

''pirg hologramesh''
Titulli: Poezi te ndryshme

Kam shpresë dhe kam shpirt,
të them të jem më shumë me ty,
dritare të çel e të mbyll, me ty,
si porta me hapësirë të matur saktë,
nga dy gjinj të mëdhenj. Si ti.

Shija e vetmuar, mëkonjëse, unë,
përjashton çdo mundësi,
për vulgaren e të gjithëve me detyrim, për ty.

Bukuroshe e sheh Koloseun, ti?
100 hyrje, 100 dalje,
sa mirë më sheh, mua
aq mirë të shoh,
agoninë ma zgjat. Unë,
fundin i shoh virgjërisë sate të turpshme.

Të ftova në njëqind korridore,
të çela njëqind porta, unë ty
dhe çelë t’i lashë të hyje.
Me frikë mendoj unë.

Tharm i prishur hyn lehtë
në pëlqirin tënd.
Prehrin e përbuz, po qe se,
koka ime fle aty.

Ngadalë, bukuroshe, ngadalë,
dalëngadalë do të marrë malli,
veç koka ime nuk do të ketë më flokë,
atëherë kur do të duash t’i gicilojnë kofshët.

Mos kujto se qaj kollaj.
Brinjët më kërkëllijnë si xham.
Vonë kam marrë vesh,
se shpirti shihet në ato pasqyra.

Kur sheh se është bërë pis,
nis rrebeshin dhe lahet.
Brinjët më dhembin ta mbaj brenda,
këtë mrekulli që më fali Zoti, për ty.
ثshtë krejtësisht i ri, krejt tjetër lloj,
rrebeshi brenda vetes, te unë.

Njëqind porta më ftojnë të dal, mua
njëqind më mbajnë brenda.
Të iki a të pres
është njëlloj.

Të iki a të pres
është njëlloj.
Më fal ti apo të fal unë ty.
Gjysmë kryq.
Gjysmë kryq një mijë herë i djegur,
veç frikën ia kemi të dy,
si atij që peshon.

Bashkë-ekzistojmë ne si hunj të drejtë,
e fare pak peshojmë si gjysma.
O, më merr ti, mua!
O të marr unë, ty!

Të peshojmë bashkë,
asnjëherë sa duhet.
Të ikim të pimë fatin.
Ku të shkojmë? Mirë, eja thuaj:
“As të putha, as më njohe.”
Ti më thua:
“Pak vend e qajmë pak vend.”
Unë të them:
Hunj ngrihemi për qiell,
E presim rrufetë të lagur, të ftohtë.

Në këtë vertikale të hidhur,
horizontali dru i dhimbshëm,
peshoka veç hi.
Nëse s’më do, mos më mallko.

Ti e di që unë ta urrej virgjërinë.
Aq sa ç’urrej pafuqinë time,
mos të të dua.
Ngrehinat tona nuk e di njeri,
ç’presin të vetmuara,
majë atij pirgu ku i vunë,
të frikshme a të dhimbshme,
s’e ndjejmë dot.

Kemi harruar të falim.
Kemi harruar të urrejmë pastër.
Dimë vetëm të mëshirojmë vetveten.
Shtrihemi kështu siç jemi, ne
në sheshin e nderuar të fjalëve,
që aq shumë rrjedhin e ngatërresa sjellin në fjali.

Fry, o, erë fry, për ne!
Horizontalisht, labirintet na zgjidhen,
dhe të dy me erën bëhemi hunj horizontalë.
Kështu, peshojmë njëlloj me gjysmën tjetër të kryqit.
Kurrë, të thashë, nuk mundet të peshojmë tamam,
po nuk qamë bashkë.

Dhe përsëri një gjë mungon.
O të qash, ti o të qaj unë.
Të dy bashkë, harmonia prishet,
nga frika prej gozhdëve që kanë ata.


Mbi shpatullat e mia do shtrihesh ti,
unë, do të mbaj.
Drejt më këmbë.
Frikën mos biesh ta trembësh.
Të mbaj unë më beso.
Më beso e vetmja mënyrë.
Të durojmë më lehtë.
Të duhemi më lehtë.
Ti të peshosh më rëndë.

E unë të mbaj më shumë.
Ja kështu mund ti mbajmë me durim stuhitë.
Ti të peshosh me një fëmijë që unë të ngulem në truall.
Unë të rri drejt.

Që ti të mos rrëzohesh.
Me kryq të tillë nuk ndahemi kurrë.
Dhe erës që fryn nuk do t’i duhet
të na kërkojë për t’u tallur.
Jemi gjallë kështu bukuroshe.

Qëndrojmë më gjatë.
Jetojmë më bukur të nevojshëm për njëri-tjetrin.
Njerëzit nuk kanë nevojë më,
t’u falen sendeve. Do jemi ne,
dy pjesët e dhimbjes së mirë.

*

Ul fantazinë frika më del.
Ti zvogëlohesh nëpër tunele të rrumbullakët.
Mos më ik kaq shpejt.
Mos më duaj kaq pak.
Buzënata na mallëngjen si përherë.

Të shohësh diellin kur lind,
është e tmerrshme.
Thonë se kafshët e egra,
do nxjerri turrinjtë e ndyrë me gjak
nga barku yt.

Ti do jesh e zënë me lindjen e diellit.
Kur të shohësh veten,
llahtari nuk të le,
të kthehesh ku ishe, nuk të lë më gjumë,
që të harrosh,
gjysma minjt, gjysma ujqit,
që të varen nëpër kofshë me tufa.

Që turren me vrull të ikin prej teje,
të hanë atë që po lind,
e ti të mbarosh krejt duke u ndarë,
me mijëra copa që lëvizin.

Thonë se është keq,
të shohësh lindjen e diellit.
Por është dhe bukur gjithashtu.
Të shohësh një mrekulli që nis ditën tënde
ta çojë në fund.

ثshtë ai çasti që do na ndajë.
Të dy bëhemi copa,
gjysma minj, gjysma ujq,
që me tufa turren e turren,
për t’u ndarë nga njëri-tjetri.

Ashtu dhe ne me dyshimet tona,
lindja e diellit na ndan në mijëra pjesët
e syve të të gjithëve.

Ne, copa-copa kafshë,
hutohemi e nuk e dimë më kush ka faj:
Dielli me dritën apo mijëra sytë e botës.

Ujqit dhe minjtë nuk vendosin ç’të hanë.
Rrotullohen, vrapojnë, sulen,
Hanë njëri-tjetrin,
nuk dimë kush ka faj.

O unë, o ti, kot hamë veten
me dyshime. Lindja e diellit,
u ofron të gjithëve humbjen e një dite.

Kohë ëndrra largohet, lihet larg
me kohë gjumin.
Kështu e dashur zgjim. Më duket se
virgjëria jote s’ka shpëtim.

O gjysmë kafshët do ta hanë,
ose unë do ta prish,
atë që i ngjan çastit që na ndan,
që i ngjan lindjes së diellit,
që i ngjan dyshimit për njëri – tjetrin,
që i ngjan dyshimit për veten.

Ajo që të gjithëve ,
u duket e pastër, për të mos m’u kreno.
Bukuroshe, dielli lind çdo ditë.
Sa herë ta shohësh,
aq herë gjysmë kafshët do ta hanë virgjërinë.

Të lutem, mos mbaj me vete
gjëra kësisoj të ndyra,
unë dyshoj shumë në sende të tilla.

Shpirtëroren? – më the ti për virgjërinë.
Mos më shaj kaq shumë,
se i kam frikë dashuritë pas sharjeve.

Dalin të çmendura,
se pastaj ngjitemi kaq fort,
sa s’ka gjë që na ndan. Shpirtërore.

Rrjedhje ndjenjash, lumë njëherë. Virgjërore.
Në trup të lumit do shtrihemi, prapë
hapim krahët, hapim gishtat e jetës,
milingonat fillojnë na hanë të tepërtat. Shpirtërore.

Ato që nuk kanë lidhje me seksin.
Jemi aq ngjitur bashkë,
sa nuk shohim dot njëri – tjetrin.
Pjesë të tuat apo të mia hanë.

Ndiejmë njëlloj dhimbjen në të njëjtën kohë,
dhe qeshim nga gicilimet. Shpirtërore.
Shi, shih, këmbët dolën jashtë të domosdoshmes.

Të jenë a jo ky nuk është problem i rëndë.
S’u lodhëm as u mërzitëm nga dashuria. Virgjërore.
Vetëm se qamë më shumë se ç’duhet.
Vetëm se jemi (ishim) më shumë se ç’duhej.

O ik ti.
O iki unë.

Mos humb rastin të jesh e lirë.
Pllaqe-plluqe në baltë na bëjnë pis horizontin.
Ta tha kush ty se unë humb gjithmonë
fushë betejave të dashurive?

*

Pyjet fëshfërijnë gjethe e hije,
brenda hapësirës së fantazmës së don kishotit,
aq vend të nderuar ze në horizont,
monumenti i dashurisë fantazëm. Fon kish o, ti?

Dhe kthehemi të dy nga larg, virgjëror,
sikur biem nga lart, shpirtëror.
Engjëj të paemër, të paidentifikueshëm.

Pa mëshirë toka na përplas,
për fytyrë të vet, të na ndajë më dysh,
të na bëjë njësh...

Të vdekur baltë.
Supet m’i gjakose.
Supin ta gjakosa.

Nuk mund të mbahemi ndryshe.
Pa mbaruar tërmeti i zërave, të të tjerëve.
Ne fluturojmë dhe përplasemi,
dhe prapë të bindur jemi për fytyrën e bukur të tokës.

Bashkë-ekzistojmë edhe veç e veç,
e humbim konceptin e kohës,
humbim masat e kokës se ç’fytyruar,
në maja alpine me dëborë.

*

Ti mes ujit, unë mes tokës,
bregu na lidh si gishtat e dorës.
Kur zemërohesh, dallgët m’i ngjesh fytyrës dhe trupit.
Unë fishkëllima ere me katrahurë,
këngë zogjsh, gjethehije dhe ca gurë,
përpiqem,
t’i heq bregut turpin.

اast i parë, atmosferë e trishtë,
pronë e imja, leshterik i brishtë
përgjatë vijës ku puqemi,
nëpër gishta flokët e tu dhe të mitë varen.

Zemërohem unë dhe shembem me gropa,
trupin tënd në trupin tim,
fundos copa-copa.

Nis e çon valëza me erëza me gucka,
fillon e lëpihesh të kthehesh pak pas,
të duhemi si nisëm: pa peshë.

Zgjohesh dhe ikën befas,
në rrugë të thata të zakonshme njerëzish.

Pas faqeshkëmbit të virgjërisë sate,
kokën thyejnë dashnorët,
me dashuritë e mundura.

Dhe t’i shohësh si mbështeten në faqeshkëmb,
prehen! Si primitivët.
Zemra të shpuara me shigjetë,
gdhendin me mërzisë e thonjve,
me trishtimin e syve.

Ta kam zili,
koleksionin me dashuri të thyera,
që do kesh së shpejti pronë,
bashkë me virgjërinë. Shigjeta pa bisht.
Maja pa erën, pupla për fole laraskash.

*

Tani më rri larg.
ma ftoh kënaqësinë të të ftoj në fantazi,
nis e rris si prind mërzinë,
me kush jam unë e kush je ti.

Nis e ha gishtat, dorën, krahun.
I menduar përtyp kyçet e forta.

Zhytur në një det që më shpon,
mat pjesët e diellit, të qiellit të natës që shkon,
për veten time dhe copat e stuhisë që i përzjeu:
Më kujtojnë tmerrin që si akull zjeu:
Se mos merrem kot me ty. Virgjërore shpirtërore.

*

Lidhet gjuha më keq se trupat,
në ethet e përbashkëta,
me akt personal,
s’di ku ta hedh mosdijen time,
as veten, zgjohem i dridhur,
kur tjegullave natën trupi më tretet thatë,
si qiri i djegur nga drita e yjeve me natë,
për pak dashuri ditën.

Ngaherë tepër më del trupi, ditën.
Ky difekt që sa herë më dogji fluturimin.
Fatal ky fat me ngjyrë nate.

*

Bashkë-ekzistojmë e prapë, e prapë,
dëshirë e fortë të jem kudo,
ma mposht krenarinë më zgjon instiktet:
Të të kem njëlloj sikur të të vras.

Molekulë. Atom të jem ndryshe, atom me moral.
As mëngjesi, as nata nuk më duhen më,
as dielli as hëna as njerëzit, ata.

Atom me ngjyrë jam unë,
të hyj në trupin tënd pa efekte.
Më lehtë se drita, gati si nata dheut.

Se trekëndëshi i fjalëve, katrori i vendit,
ma lodhin për vdekje,
vargun dhe shpirtin.

Hapësirat sa hapen mbyllen,
veten mes njëmijë pasqyrash shoh,
atom me ngjyrë që nuk hyn dot,
aromë e hijes së natës përtej qiejve që kanë dritë.

Ta ndal metamorfozën nuk mund. Gogël me shumë topa.
Dëshirë të jem gur jam,
në majë të malit.

Dashuria të më ngjallë me njollë njeri.
Hiret e prehura të lëkurës të luftojnë mbetet,
me mua, kur bie nga lart,
me tërbim shkume.

Honi më tërheq.
I hedhur jam edhe më gur,
edhe më shumë shpirt, më thellë,
ikur nga arsyet e mia, atomike kjo. Ata.

Motorrika turravrap, lëvizje, përdredhje,
shkundje, kërrkëllimë, sulmin,
nuk e ndal dot vetë. Moral i atomit,
tringëllim e metalit,
bën që të humb kohën e duhur,
masën, kufirin, sa të të dua. Sa mban lëkura shije hekuri.

Dhe bie me rrapëllimë mbi mua, vetë fjala: sa të të dua.
Anë më mbyt, më vdes, si insekt pafaj.
Prej helmit para se drita ta thotë në është bletë,
a greth i shkretë si loti që qaj.

*

Fijet e barit pajisin horizont të ri.
Unë sot shoh nga poshtë.
Unë sot jetoj poshtë. Mbi mua
motorrika po jep me shpirt.

Nuk më le të nisem prapë.
Teknologji e dalë boje, dashuri,
dashuri rrangallë e vyer pa atome.
Shtron e shtron e shtron,
trupin tim si llamarinë bën petë.

Shtyp me rradhë vargun dashuri,
zbrazëtirë në hapësirë,
dy kish brinjë, dy gisht mish,
bashkë në një dëshirë.

*

Nga i hollë dhe gjigand hije –petë.
Në atom, më bën, pluhur hi.
Brumë mua më ze ti.

Me të, ti, statueta të vogla bën,
statueta primitivësh në bashkëkohësinë tonë,
i vendos bukuroshe ti, në ekspozitën
më të afërt të artit me lëkurë.

Në njëmijë pjesë, njëmijë vitrina jam unë,
një atom i ngecur në litarë pubikë,
njëmijë herë i vogël, i shkëlqyeshëm,
por i padukshëm. I rëndësishëm, por i papeshë.

Mbi lëkurën e dashurisë që end netë,
mbi qiejt më të kotë mbi oqeane,
për lëkurën e dashurisë dhe aromën,
që shuan moralin si vera zjarrin në pikën e vlimit:
Kur njeriu dhe shija janë përjetësi. Ti e provon me lugë.

Do të vijnë po kaq shumë vetë,
të hanë me sy veprën e re që nxorri rrangallë e vjetër, e vyer.
Më trimat, vrimat do kërkojnë,
këtë rradhë më shpejt se frikacakët. Atomike.

*

Edhe ti më ke frikë. Braktisjen.
Edhe unë ta kam frikë. Braktisjen.
Ai gur që po bie mbi hon,
mat ku të godasë, ku të mos thyhet ndjenjash.

Edhe ne tani do shpërndahemi prapë,
me shpresë për të mos u mbledhur më.
Pyjet dhe nëndeti, janë më të saktët,
për t’u zhdukur me gjithsej,
si brekë të ngushta molekulare që nuk lëshojnë jashtë,
asnjë pikë moral,
për të gjetur hapësira brenda lëkurës
me thurrjen e pyjeve pubikë.

Kaq e madhe është dashuria?
A kaq atomë jemi ne?
Se gjethet nga dunat do mbijnë,
nga goja degë e gjelbërt do shpërthejë,
si pranvera te Botiçeli.

Rrënjë e vjetër, lëng të ri jete sjell,
dhe heshtje nuk do ketë më kurrë, as në myshqe.

*

Nëndeti na vesh menjëherë.
Me peshqit kemi pakt mossulmimi,
Mjafton që të heshtim,
Mjafton të mos flasim. As fjalë atomesh.

Meduzat e bardha, lule portokalli janë,
Lulet e portokallit, meduza të bardha.

Vello që nis e thurret në det me dallgë: Punë atomike.
Dhe shthurret m’u aty legjenda e vjetër e grekut dinak,
që desh kalin ta lëshojë në trojë,
e për atë lëkurë bëri be: si për zjarrin e trojës.

Mpikset dashuria, si troja. Trojë ti. Si gjak i sapovrarë
tundet qull me shpresat që janë ndarë nga fati.
Si rrotat e biçikletës që ndjekin njëra-tjetrën, fati
gjithë ç’bëhen kujtime,
pika balte bëhen në rrugë me gurë.

Ikim me shi. Nuk na gjen më askush,
për at’ lëkurë!

*

Po më mbaron historia jote e dashur.
Ngaqë më kap frika,
Nuk mendoj gjatë për historinë time.

Marr frymë thellë. Nxjerr frymën.
Marr frymë me zor. Nxjerr frymën.

Kohë e tepërt gjendet për t’u menduar gjatë.
Dielli të dyve na ofron humbjen e ditës.

Pas xhamave nata bëhet grusht e mblidhet.
Ne presim në agoni në pozicion fetusi.

Në terr presim lindjen e diellit.
ثshtë koha për t’u menduar.

Koha kur masim veten
me masa të padukshme,
si çukitje zogjsh brenda nesh në hapësirë.

Koha kur pyll i panjohur jemi e themi:
Ku je ti? Ku je ti? Ku je ti, jam unë sa mirë.


-Poeme nga R.Erebara/ Për bashkë-ekzistencë të dëshiruar-
 

Indola

Adiafori otan prepei
Ti nuse, Une i vdekur.

NJe dit para se ajo te martohej
lash nje amanet qe asaj i detikohej.
Vrava veten qe dasma e saj te anullohej
qellimin tim nuk e arrita, Per nje dashuri ne parajs, Mberrita...

Te nesermen ora 10 casti qe aq shum adhuroja
si nje engjell nga lart cdo gje shikoja.
Ajo veshur nuse me makin te zbukuruar
un i veshur dhender me arkivol te mbuluar

Njerzit e saj te gezuar me nje dor oriz e qellonin
njerzit e mi duke qar me nje dor dhe me mbulonin.
Kurorat vun dhe ishin te gezuar
po dhe varri ime plot me kurora eshte mbuluar.

Te 2 me makin benin xhiron ne qytet,
te gjith nusen me buzeqeshje e shikonin
por nuk e dinin se ishte vrasesja e djalin
qe ne cdo shtyll lajmerim vdekje lexonin.

Varri ime nga te tjeret dallohet
se per ty nje amanet shkruhet.
Nese nje dit do te pendohesh,
eja te varri duke me therrit
se me kan veshur dhender dhe ty jam duke te prit.

Nese nuk vjen dhe shum koh ka kaluar
eja te marresh kockat e mia se emrin tend kan formuar,
ndoshta ateher do ta kuptosh sa te kam dashuruar....!!
 
Last edited by a moderator:

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

"Kam shijen tende nen lekure" -
Charles Baudelaire

Kam shijen tënde nën lekurë.
Nëpër flokë
gishtërinj
pas veshëve
dhe në kërthizë.

Ka pemë në kokën time të gjumi
tmbuluar prej gjethesh të vockla.
Erdhe dëborë në orët e drekës.
Të më godasin.
Dhe mbyll sytë
që të mos i has.

Kam aromën tënde në frymëmarrje.
Të ndjej tek rrëshqet brenda meje
mes përmes kraharorit
në mushkëri
dhe nëpër gjak.
Ndërsa vrapon
drejt zemrës.

Ka pikla shiu në kujtimet e mia për ty.
Të freskëta
si heshtja pas rrapëllimave
dhe pasqyra e lumit
mëngjese.

Kam emrin tënd brenda meje,
dhe sytë me fijëza drite.
Vështrimin e thellë
ku gjej vetveten.

Zhveshur,
prej mëkatit.


 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Pra, lamtumirë! Si të rrish me mua
Kur vetë e di se vlen ti shumë më tepër!
Cdo gjë mes nesh e ke në duart e tua -
Në do të rrish, a te ikësh me një tjetër.

Të mbaja dot po mos të doje vetë?
E meritoj të kem kaq pasuri?
Mëbëre një dhuratë të vërtetë,
Dhe, ja, më duhet të ta kthej tani.

Ma dhe ti vetë, vlerën pa ia ditur,
O me një tjetër më ke ngatërruar?
Tek ti po kthehet prapsh dhuratë e ndritur,
Gjykimit rishtmas duke iu nënshtruar.

Me ty - m'u duk si në ëndërr vetja mbret,
Pa ty - u zgjova si njeri i shkretë!

W. Shakespeare
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Kalova portat e të ftohtit
Portat e hidhërimit tim
Që të vija të të puthja buzët

Qytet katandisur sa dhoma e jonë
Ku batica e marrë e ligësisë
Len një shkumë sigurije

Unazë paqeje veç ty të kam
Ti do më mësosh sërisht se ç'është
Një qënëje njerëzore ku unë heq dorë

Të di nëse kam të tjerë si vetja

Paul Eluard

Kujtoj me mall një cast gëzimi:
Përpara sysh m'u shfaqe ti,
Si vezullim i një vegimi,
Si engjëll plot me bukuri.

N'andrralla jete zhurmëkote,
Në dhembje brengash e mërzi,
Më grishte larg fytyra jote
Dhe zëri yt plot ëmbëlsi.

Nga shqotë e kohrave që shkuan,
Kështjell' e ëndrrave m'u shemb,
Me mjegull vitet ma mbuluan
Fytyrën tënde, zërin tënd.

C'i ngrysa ditët gjithë brengë.
I zymtë dhe në shkretëti,
Pa perëndi, pa shpresë e këngë,
Pa lot, jetë, e dashuri.

Po ja më shkrepi prap agimi,
Se përsëri m'u shfaqe ti,
Si vezullim i një vegimi,
Si engjëll plot me bukuri.

Dhe rreh me gas kjo zemra ime,
Sepse iu kthyen përsëri,
Dhe perëndi dhe frymëzime,
Dhe lot, jetë e dashuri.

Pushkini

Tani me jo s'do buzeqesh,
thellimi buzet m'i venit,
me pakesohen shpresat shpesh,
me shtohen kenget per cdo dite.
Dhe flasin krejt pa dashjen time,
per poshterime dhe perqeshje,
se eshte e tmerrshme,eshte dhimbje,
te dashurosh me shpirt ne heshtje.

Anna Ahmatova

 

Indola

Adiafori otan prepei
Pe: Poezi Dashurie

Pa ty

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.

Lejleket iken,fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.

Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.

C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?

Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.


Ismail Kadare
 

MasteR

I'm offline
I shkruaj asaj...

- I shkruaj asaj që kurr nuk e takova, asaj që në zemër ende e mbaj dhe që nga fillimi e dashurova.
I shkruaj zërit që kurr se dëgjova, dashurisë që mbet vetëm në mendje, asaj që vetëm e ënderrova.
.................................................. .................................................. .......
I shkruaj një femre që e dua shumë, i shkruaj i shkruaj, doren s’mund ta ndalë,
.................................................. .................................................. ...............
اka të shkruaj kur s’kam as fjalë, nuk kam as zemër, se të gjitha ti kam falë!
.................................................. .................................................. ...
- Në mendjen time shpalos kujtime një nga një ,në njëren nga ato e gjejë tregimin për ty ,athua ku je ti!?
A thua ënderr ishe ti!?
.................................................. .................................................. .
- A e ke provuar atë ndjenjë kur të vjen t’i thuash shpirt, asaj që e dashura jote s’është?
Kur i thua zemër asaj që nuk rri me ty, pranë, por zemrën me ty e ndan?!
 
Last edited by a moderator:

vAmPiRe

Aop aLiSa^sHkOdRaNe
Titulli: Poezi Dashurie

Te mendoj padashur
buzeqeshjen te imitoj pakuptuar
syte e tu para me dalin
kur te mite jane duke lotuar

Te te harroj, te gjithe me thone
por eshte zemra qe si kupton
i ngulitur thelle ne te
ne cdo cep veq ty te kerkon...

Kur qaj o qesh
me ty dua ti ndaj
kur tjetrin perqafoj
je ti qe imagjinoj...

Valle magji eshte kjo
te mendoj veq ty ne jete
te te them lamtumire me ze
lamtumire zemra ste thot dot...
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top