• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Poezi Dashurie

Status
E mbyllur për postime të tjera.

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

"Soneti i vjeshtës" - [Sharl Bodleri]

I dashuri im i çuditshëm, ç’meritë kam për ty në k’të jetë
Sytë e tu të qartë si kristal, sikur më shohin e më thonë:
-Bëmë të magjepsem e hesht! Zemra ime që ti po ngacmon,
Përveç ndjesisë së një kafshe antike plot sinqeritet,

Në duart e tua e përkundur dhe e ftuar në të ëmblin gjumë,
Nga sekreti i saj i skëterrshëm, asgjë s’ka për të treguar,
As legjendën tënde të zezë, në gërma zjarri s’ka për ta shkruar,
Oh, se unë pasionin e urrej e shpirti më dhëmb aq shumë!

e të duhemi ëmbëlsisht. Dashuria, një rojtare e drobitur,
Në mes të errësirës, në pusi, tendos harkun e saj fatal.
Po unë ia njoh mirë veglat e të vjetrit arsenal.

Krimin, tmerrin dhe marrëzinë! – O margaritë e nemitur!
Pse, njësoj si unë, një diell vjeshtak nuk je vallë ti,
Margarita ime e akullt, e imja e panjollosura bardhësi?



 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

"Të dua më fort se natyrën" Eugen Yevtushenko

Ty të dua më fort se natyrën,

Se natyra e gjallë je vetë,

E lirisë ti je shëmbëlltyrë,

Por pa ty dhe liria më vret.



Ty të dua aq fort i shkujdesur,

Sa rrëpira më duket si shteg.

Të pamundurën askush s'e ka prekur,

Dashuria ime e prek.



Ty të dua,të dal'ku të dalë,

Dhe kur pi dhe kur bëhem brutal,

Ty të dua dhe as bëhet fjalë,

Përmbi egon e shenjtë do dal.



Ty të dua më fort se Shekspirin,

Se të dheut këtë bukuri,

Se muzikën pa fund të efirit,

Se muzikë e libër je ti.



Ty të dua më fort se lavdinë

Që kaloi e atë që po vjen,

Se të ndryshkurën perandorinë,

Mëmëdhe s'ësht'ajo,por ti je.



Je fatkeqe?S'pranon ti mëshirë?

Lodhe Zotin me lutjet e tua.

Ty të dua përmbi lumturinë,

Më fort se dashurinë të dua.


Shqiperoi: Vangjush Ziko

 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Toka tek ti - Pablo Neruda

E vogel

trendafile,

trendafilke,

nganjehere,

ashtu e vockel dhe lakuriqke,

me dukesh

nje dore

e ashtu mund te te perfshij

e ne buze te te coj,

po

menjehere

kembet e mia prekin te tuat dhe buza ime, buzet e tua,

je rritur,

te ngrihen shpatullat porsi dy kodrina,

lodrojne gjinjte e tu ne gjoksin tim,

krahu im zgjatet sa te ta permbledhe

vijen e holle te belit si henez e re:

ne dashuri si uji i detit je leshuar:

mezi i perfshij syte me te pafundem se qielli

e perkulem te puth token mbi buzet e tua.





 
Last edited:

Katia

Hmm kureshtar-e?
Pe: Poezi Dashurie

"Sanguine" Zhak Prever

Zinxhiri i fustanit shkau poshtë gjer në ije

Dhe e madhërishmja stuhi e trupit tënd të dashuruar

Shpërtheu papritur në mes të errësirës...

E fustani ra poshtë mbi parketin e lëmuar

Në tapet si një levozhgë portokalli e qëruar

Dhe nën këmbet tona

Farat plasen si xhevahirë të kuq

Sanguine

Frut i bukur

Thithkë e gjirit tënd

Një shenjë tjetër fati shkroi

Mbi pëllëmbën e dorës sime,

Sanguine

Diell nate

Frut i bukur


 
Last edited:

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

"Them sa shumë e dua" - [Juan Gelman]

Ec, ec.

Qielli, ajri me emër

djali, të cilit i them djalë pa e ditur,

pa kuptuar, si ka mundur

të na pushtojë pastërtia.

ا’ujëra sekrete i kemi dhënë të pijë dashurisë?

اfarë substance të paprekur

kishim ende, çfarë gjëje, çfarë gjëje

mund të të jepnim? Dashuri?

Apo ankthin e gëzimit që ëndërronim?

Apo prillin që dhuronte misterin tënd?

Ec, si shkëmbim të tyre.

Do të vështrosh botën e papastër,

të papastër ende.

Më shumë se të të dua shumë:

të dua me dhimbje.



 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Une s'e dua jeten:
اdo gje qe njeh,
njeriu s'e do me!
Por une te dua ty -
ndoshta pse s'te njoh akoma,
ndoshta pse nder sy ti ruan
fshehtesin' e mrekullueshme
te seksit tend,
qe s'don te njihet kurre

...


''E pamate-
si nje det pa brigje,
uturon perdite,
ulerin pernate
dhe kerkon pergjigje:
Dashuria.''



(Robert Shvarc)


" Ata qe dashurohen dhe qe kane lindur per njeri tjetrin, takohen lehte fare:
shpirtrat e ngjashem, tashme pershendeten pa u njohur fare"

(Arthur Schopenhauer )
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Poezi Dashurie

EDHE NJث DITث

Edhe një ditë në jetën time
E kaluar pa ty,
Edhe një ditë zemra ime
Po e kaloj në vetmi!

Por edhe një ditë jam më afër
Të vij ty në përqafimin,
Edhe një ditë që kalon
E afron këtë takim!

Edhe një natë do jesh ti
Pjesë e ëndërrave të mia,
Edhe një natë e errët futë
E me mua është vetëm vetmia!

07.02.2011 / 9:30
SHANK- Afghanistan

---------- Post added at 23:00 ---------- Previous post was at 22:58 ----------

VUAJTJE DHE DASHURI

Jam me ju në këtë mëngjes
Ndjenjat e mia ti vë në letër
E si mund të shprehet poeti
Valle ka ndonjë rrugë tjeter!?

Unë jam këtu në mesin tuaj
Të shpreh atë që më mundon,
Dashurinë që pranë se kam
Ah sa shumë po më mungon!

Jam me ju se s'kam rrugë tjeter
Jo pse s'dua të flas me ju,
Por vargëzimi ka rrugë tjetër
Kur je duke dashuru!

Mos ma zeni për të madhe
Që po vuaj këto ditë unë
Ah e dashur ku je ti
Shumë të dua, shumëëëëëëë!


20.01.2011
BAGRAM, AFGANISTAN
 
Last edited by a moderator:

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Më duhet një bosh që kërkon të mbushet,
më duhet një gjemb që nga brenda më ther,
më duhet të krijoj një dimër pa lule,
më duhesh të të dua edhe një herë.


Ndoc Gjetja





Të jesh me ty,
tok me ty të qeshesh
e mos kuptosh se si përpiqet deti
të dalë jashtë guaskes së vetvetes?

Të jesh me ty?


Xhevahir Spahiu






"Sonte" - [Xhevahir Spahiu]

Jetoj brenda syve te tu,

ne syte e mi ti ke shtepine.

S'jemi vetvete,

secili eshte tjetri.

Vera ime ka dy skaje:

njeri ne pranvere, tjetri ne vjeshten tende.

Ti hyn ne te djeshmen time,

humb rrugen si ai qe ka humbur kujtesen.

Une hyj ne te ardhmen tende,

humb rrugen si ai qe ne pyll s'ka kaluar

asnjehere.

Sa do te doje te kishe ne duar te djeshmen time!

Sa do te doja te kisha ne duar te ardhmen tende!

Ke te pyes? Cilin yll? Cilen kohe?



Per te djeshmen time ti mund te pyesesh

nje lume,

do lisa, nje dem,

edhe varrin,

varrin e nenes.



Krejt e kote.

T'i leme pyetjet. Pyetjet le te marrin nje sy gjume.

Sonte jemi vetem e sotme.


1989
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Nje trendafile e kuqe, e trembur.
- (Robert Burns.)

Ah, dashuria ime eshte si nje trendafile e kuqe, e trembur,

qe e re ka celur ne Qershor,

Ah, dashuria ime eshte si melodia

qe kur luhet, me embelsi ritmon.



Sa e hijeshme je, moj bukuroshja ime,

aq thelle kam rene ne dashuri me ty,

e do te t’dua perhere, e dashur,

derisa detet te jene thare per uje.



Derisa detet te jane thare per uje, e dashur,

dhe shkembinjte me diellin te jene shkrire

Une do te dua serisht e dashur,

Derisa rerat e jetes te rrijne shtrire.



Dhe lamtumire, dashuria ime e vetme,

Lamtumire tani, vetem per pak,

Dhe do te vij perseri, e dashur,

Dhe sikur te jem dhjet' mije milje larg.



 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Kur gjithçka u përmbys, dhe dhimbja shndërrohej në të vërtet, tashmë e kuptova,
Isha atje për ty, përjetë…
Në momentin e së vërtetës, ushtar i vet'haruar, ku sipas rregullave të lojës tënde
Gjithçka kishte përfunduar….
Isha asnjëherë unë!. Ishe gjithmonë, veç ti!!!


Leonard Cohen


Bëj be dashurinë time!?
Oh, më beso, jam filli vetë.
Të pashë e zemra ngrirë më mbeti.
Zgjodha veç ty, veç ty për jetë.
veç ty ta shtroj nën këmbë pushtetin!


M. Lermontov



Në këtë botë të mbushur misteresh
Plot dhimbje, trishtim e lot.
S`na mbetet gjë tjetër i dashur,
veç të duhemi.
Të duhemi më fort…

Aurora Damini
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

"Më ndje…" -

Rroba kujtese nga humbjet sillmë,

Në këtë natë ku ne të dy, pa qenë ne;

Tek ti zemra ime sonte bëhet ëndërr,

Brenda kësaj heshtjeje; Më ndje! Më ndje!



Sillmë dhe hijet e frymëmarrjes sime,

I vetmi port ku nuk do të kesh harrim;

Mbylli sytë dhe dërgoji një lutje qiellit,

Hyr mes krahëve të pangopur të shpirtit tim!



Sillmë kujtimin kur duheshim me zjarr,

Mjaltë i shpirtit sonte më lan me hi;

Puthja e shfrenuar zhveshur rri në gojën time

Zot, përse në duart e huaja përpëlitet kjo dashuri?!



Dhe nëse nuk mjafton, sillmë heshtjet,

S’më vjen keq ç’jetova e s’jetoj më;

Përmes ëndrrash shenjtore do të të prek,

Në çdo copë ajri do më ndjesh përgjithnjë!



Shiko dashuri, rreth hënës si enden ca re,

Vështroje si qan drita; Më ndje! Më ndje!



Shtepia e Librit, 21 Gusht 2011


 
Pe: Poezi Dashurie

Poezi nga Rabindranath Tagore.
Dikur merrja mundimin dhe beja edhe disa perkthime-shqiperime ndersa tani po mjaftohem te bej copy paste :D
Mos e fsheh
Mos e fsheh
sekretin e zemres tende,
miku im,
ma thuaj mua,
vetem mua,
ne besim,
Ti qe buzeqesh kaq me miresjellje,
thuama ngadale
zemra ime do e degjoje,
jo veshet e mi.
Nata eshte e thelle,
shtepia e pa-ze,
çerdhet e zogjve
heshtin ne gjume.
Tregoma mes lotesh ngurruar,
mes buzeqeshjesh dritheruar,
mes dhimbjesh e turpi te embel
sekretin e zemres tende.

Dua ty, vetem ty!

Dua ty, vetem ty!
Ler qe zemra ime
ta perserise ne pafundsi

Te gjitha deshirat
qe me shperqendrojne
diten e naten,
ne thelb jane fallco e te kota.

Ashtu si nata
qe mban te fshehura ne erresire
ankthin e drites,
ashtu ne brendesine e zemres sime
pa e vene re,
nje thirrje rikembon:
dua ty, vetem ty!

Ashtu si stuhia kerkon qetesi
nderkohe qe akoma lufton qetesine
me te gjitha forcat,
ashtu dhe une rrebelohem e luftoj
kunder dashurise tende,
por therras se dua ty, vetem ty.

---------- Post added at 15:07 ---------- Previous post was at 14:22 ----------

Federico Garcia Lorca

Edhe dashuria mund te vdese

Sa te rende jane ditet.
Ne asnje zjarr nuk mund te ngrohem,
nuk me qesh me asnje diell,
gjithçka eshte bosh,
çdo gje eshte e akullt e pa meshire
madje edhe te shtrenjtat yje te qarta
me shikojne pa ngushellim,
qysh kur kam kuptuar ne zemren time,
qe edhe dashuria mund te vdese.


Madrigal

Puthja ime qe nje shege
E hapur, e thelle,
Nje trendafil prej letre
Goja jote qe.

Ne sfond nje fushe me bore.

Duart e mia qene te hekurta
Per kudhrat e renda
Dhe trupi yt i lehte
Qe perendimi i nje kenge.

Ne sfond nje fushe me bore.

Ne kafken e madhe te qiellit,
Te bere vrima-vrima,
Si stalaktite varen
Te gjitha "te dua-t" e mia.

Ne sfond nje fushe me bore.

Endrrat e mia femijerore
Shtresa ndryshku kane zene,
Dhimbja ime spirale
E ka zhbiruar henen.

Ne sfond nje fushe me bore.

Tani le te behemi serioze,
Le t'i veme te marrin mesime
Dashurite dhe endrrat e mia
(Meza te vegjel pa sy.)

Ne sfond shtrihet nje fushe me bore.
 

*romeo*

Anëtar i Respektuar
Pe: Poezi Dashurie

Se di c'me ndodh kur jam me ty,
kur me shikon me ata sy,
kur me buzeqesh me ledhaton,
koke e kembe ti me pushton,
se di se c'ndjen kur me ke pran,
kur te dy vetem rrime menjane,
kur koken ve tek gjoksi im,
se di a e ndjen SHPIRTIN TIM!

---------- Post added at 09:25 ---------- Previous post was at 09:24 ----------

Mos mendo që vuaj
pse nuk të kam prane
sepse pa ty shume mire jam
e di se më ke dashur
ndoshta prap më don
edhe pse je larg meje
e di se nuk më harron
me këto vargje po e mbylli këtë poezi
ashtu sic e mbylla zemren për ty......
 

Akull

Anëtar i Nderuar
Pe: Poezi Dashurie

Kur të mos jemi më, a do të më mendosh ndonjëherë?
Kur të mos jemi më, a do të të mungojë zëri im në telefon?
Kur të mos jemi më, a do të jem unë mendimi i parë në mëngjes sërish?
Kur të mos jemi më, a do të jem unë ajo që të bën të mendosh gjatë?
Kur të mos jemi më, a do ti ruash fotot e mia ende?
Kur të mos jem më, a do të më kujtosh ende?
Kur të mos jemi më, a do të mendosh që dikur ka qenë dikush që të ka dashur?
Kur të mos jemi më, a do të kujtohen më gjërat e mia?
Kur të mos jemi më, a do të më telefonosh si një shok i vjeter për të më pyetur për shkollen?
Kur të mos jemi më, a do të më telefonosh për ditëlindjen time?
Kur të mos jemi më, a do të kem mundësinë të dëgjoj sërish zërin tënd qoftë edhe si një shok i së kaluarës?
Kur të mos jemi më, a do të të kujtohen më gjërat që unë bëja?

" Pyes veten çfarë vendi do të kem unë në zemrën tënde, gjithmonë nëse do të më ruash si një kujtim! Nuk e di a do t’ja falësh vetes të gjitha herët që kam qarë për ty."

Kur të mos jemi më, do të më mungojnë të gjitha gjestet e tua.
Kur të mos jemi më, do të më mungojë personi që më këshillonte për çdo gjë edhe pse unë atëherë do të jem rritur.
Kur të mos jemi më, do të më marrë malli për atë personin që nuk ishte perfekt por që e doja me gjithë zemër.
Kur të mos jemi më, do të më marrë malli për të gjitha herët që kam qeshur me ty, edhe për ato herë që kam qarë.
Kur të mos jemi më, do të më marrë malli për dashurinë time.
Kur të mos jemi më, do të më marrë malli për të tëra herët që më ke dhënë kurajo.
Kur të mos jemi më, do të më marrë malli për të folurën tënde.


Kur të mos jemi më...
 

*romeo*

Anëtar i Respektuar
Pe: Poezi Dashurie

♥*.☆★.•°•.☆♥*.Ndoshta nje dite, ne te ardhmen
.♥*.☆★.•°•.☆♥*.Ti perseri, do te kthehesh
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.Por gjalle, mua te mjerin
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.S’besoj se do te me gjesh.
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.
♥*..•°•.☆★.•°•.☆♥*.Mbi varrin, ku une prehem
♥*.★.•°•.☆★.•°•.☆♥*.Me keqardhje, do te lotosh
♥*..•°•.☆★.•°•.☆♥*.Dhe ikjen tende, prej meje
♥*.•°•.☆★.•°•.☆♥*.Perjete, do ta mallkosh
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.Ndoshta, shume i permalluar
♥*..☆★.•°•.☆♥*.Portretin tim, do ta kujtosh
♥*.☆★.•°•.☆♥*.Kur mbi pllake, te gdhendur
♥*..☆★.•°•.☆♥*.Emrin tim, do te lexosh
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.Si kurre, ndonjehere
♥*.•°•.☆★.•°•.☆♥*. Do te ndjehesh, fajtore
♥*..•°•.☆★.•°•.☆♥*.Per zemren time, te mjere
♥*.★.•°•.☆★.•°•.☆♥*.Qe ti vete e copetove
♥*.☆★.•°•.☆♥*.
♥*..☆★.•°•.☆♥*.Ndoshta, per te paren here
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.Mua falje, do te me kerkosh
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.Por pergjigjen time, nen dhe
♥*.•°•.☆★.•°•.☆♥*.S’do mundesh, ta degjosh.
♥*..•°•.☆★.•°•.☆♥*.
♥*.★.•°•.☆★.•°•.☆♥*.Do te te fal, apo jo
♥*..•°•.☆★.•°•.☆♥*.As vete, nuk e di mire
♥*.•°•.☆★.•°•.☆♥*.Pasi atehere, shpirti im
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.Do te jete, plotesishte i shkrire.
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.
♥*..☆★.•°•.☆♥*.Ndoshta, do te mbjellesh lule
♥*.☆★.•°•.☆♥*.Mbi dheun e varrit tim
♥*..☆★.•°•.☆♥*.Me qellim qe ato te celin
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.Si kujtim, per dashurine
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.
♥*.•°•.☆★.•°•.☆ ♥*.Por lulet, do te vyshken
♥*..•°•.☆★.•°•.☆♥*.Dhe pa gjethe, do te ngelin
♥*.☆★.•°•.☆♥*.Edhe me gjak, po ti ujitesh
♥*..☆★.•°•.☆♥*.Ato kurre, nuk do te celin.
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.Ndoshta naten, do te me presesh
♥*.•°•.☆★.•°•.☆♥*.Ne enderren tende, te trokas
♥*..•°•.☆★.•°•.☆♥*.Por edhe ne qofte se vij
♥*.★.•°•.☆★.•°•.☆♥*.Asnje fjale, nuk do te flas.
♥*..•°•.☆★.•°•.☆♥*.
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.Me hijen e vdekjes, do te vij
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.Dhe syte mbi ty, do ti zgurdulloj
♥*..☆★.•°•.☆♥*.Frike ne zemer, do te te shtij
♥*.☆★.•°•.☆♥*.Derisa ty, te te tmerroj.
♥*..☆★.•°•.☆♥*.
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.Ndaj, po deshe te jetosh
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.Ne heshtje i pa shqetesime
♥*.•°•.☆★.•°•.☆ ♥*.Ben mire qe te harrosh
♥*..•°•.☆★.•°•.☆♥*.Mua dhe dashurine time.
♥*.★.•°•.☆★.•°•.♥*.
♥*.☆★.•°•.☆♥*.Ndoshta, vetem atehere
♥*..☆★.•°•.☆I ♥*.qete, do te jetosh
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.Dhe shpirtin tim, nen dhe
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.Ndoshta, nuk do ta trazosh!!!...
♥*.★.•°•.☆★.•°•.♥*.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Poezi Dashurie

Ndarja

C’astet me te lumtura me ty I kalova
Tash rri ne vetmi dhe mendoj per ty
Shpesh zhytem ne mendime te thella
Kujtoj hijen tende
Buzeqeshjen dhe fjalet e embla
Por shpresat u humben
Dhe fantazite
Mbeten vetem tradhetite
Kush ishte shkaktar I ndarjes tone ?
Ishte ti vete, tash po e kuptoj
Sidoqofte, vendosa te ta fale
Se skam lot me per te qare
Dua te t’kem prane
Jeten me ty ta vazhdoj
Te dua shume dhe
Me ndarje s’pajtohem kurre.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Cikël poetik nga Oscar Acosta

FLOKU I FEMRثS

Floku yt është prej tymi të artë,
një gotë me lëng ndezur,
një kërmill xhami i valëzuar,
një lule prej bronzi e ndrojtur.
Floku yt, dridhet butësisht
kur dora ime vjen në të tijin burim,
kur e puth i emocionuar,
kur qan si një fëmijë.
Floku yt është një calik me erë të ftohtë,
një yll i ëmbël, një pistil
që lufton për të qenë i lirë.
ثshtë një pëllumb i kthyer në pjeshkë,
një kurorë që ndriçon me qirinjtë e tij
Dhe që si vera gjakun e ngroh.

Tث VIJ TEK TI

Të vij tek ti, atëherë, është të kërkosh
zërin e një fëmije mes shumë zërave të tjerë,
të mbledhësh frikën e pakapshme
që krijon netëve erë,
të ndriçosh dashurinë me një llambë
primitive dhe me vaj të ëmbël,
të prekësh me gishta një trumcak sheqeri
që puthë gushën e femrave,
të ndalësh pushtimin e dëborës
që vjen me armët e saj të ftohta
dhe të të shoh të qetë
të djegësh heshtjen e paprekshme copa-copa.

FORMA DASHURIE

Duart e mia prekin, vogëlushja ime, lëkurën tënde,
mishin tënd të ëmbël ku qetë engjëjt jetojnë,
floknajën tënde të butë,
zëmrën tënde të vogël.

Dëgjo kambanën e ditës
që fik zinë e natës
shiko dritën që pa zhurmë na mbulon,
shiko qiellin:
këtë kopsht mbi gjoksin tënd;
merr frymë e qetë
kur bilbili lajmëron me heshtën e tij,
drejto ftohtësinë tënde
në një liqen të varrosur
dhe më fol me buzët e tua që ndrijnë.

Fillo të ndiesh mbi duar
ujin dritëshkurtër,
verën që rrëzon kështjellat e saj,
humnerën që mbyll dritaret,
frutin e braktisur,
detin që venat zgjeron,
zjarrin e fundosur,
derisa ti, vogëlushja ime,
fytyrën tënde më dorëzon.
Shikoj nga afër gotën
të hutuar nga ujërat,
kërkoj emrin tënd të qartë mes trëndafilash,
ëmbëlsinë tënde në palcën e pemëve,
mbrëmjen tënde në një puthje,
aromën tënde në pjeshkë,
dritën tënde në burim lagur
dhe atëherë mbetem i çuditur
që gjithçka ma sjell, vogëlushja ime,
me dorën tënde të përgjakur.

Përktheu nga spanjishtja: Meri Lika
 
Pe: Poezi Dashurie

Ky eshte perkthimi i nje prej poezive te Pablo Nerudes....nje nga poetet e mi te preferuar...dhe ky perkthim eshte imi...:)

Do kuptosh që te dua dhe s`te dua


Do kuptosh që te dua dhe s`te dua
Sepse jeta ka dy fytyra
Ashtu si fjala është krahu i qetesise
Dhe zjarri që është gjysem i ftohte


Te dua për te filluar te te dua
për te rifilluar pavdekshmerine
për te te dashur deri ne pafundesi
Ja pse s`te dua akoma.

Te dua dhe s`te dua
sikur te kisha ne dore celsin e lumturise
dhe te një fati lene pas dore nga jeta.

Dashuria ime ka dy jetë për te te dashur ty,
Prandaj te dua kur ste dua,
Prandaj te dua kur te dua.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Derisa detet te jane thare per uje, e dashur,
dhe shkembinjte me diellin te jene shkrire
Une do te dua serisht e dashur,
Derisa rerat e jetes te rrijne shtrire.

R. Burns


Ti do ta duash përsëri të huajin që ishte qenia jote.
Jepi verë. Jepi bukë. Ktheje zemrën tënde tek zemra jote, tek i huaji që të ka dashur tërë jetën, që ti e ke shpërfillur, për një tjetër, që të njeh përmendsh.

Zbriti letrat e dashurisë nga rafti, fotografitë, biletat e dëshpëruara, shqite imazhin tënd nga pasqyra.

Ulu. Shijoje JETثN..

"Dashuri pas dashurie" - Derek Walcott




“Ke ngjyrosur”-[R. Tagore]

Ke ngjyrosur
mendimet e mia,
endrrat e mia,
me rreflekset e fundit
te lavdise sate,
Dashuri,
duke shendrruar
jeten time
per bukurine e rralles,
prej vdekjes.
Si djelli
ne perendim
na lejon
te shohim permes
nje cep qielli.
Ke shkembyer dhimbjen time
ne lumturi te pafundme.
Per mahni, dashuri,
jeta dhe vdekja ,
jane bere per mua,
e njejta e madhe
mrekulli.

B;F.book
 

Kushtrim.b

Antarë
Pe: Titulli: Poezi Dashurie

Ti je...

Ti je e jashtëzakonshme,
ti nuk ngjanë njeri,
njeri nuk është i bukur sa je ti.
Yjet e qiellit fiken kur ti ndriçon natën,
e hëna nuk është e bukur më.
Përshkrimi dhe fjalët nuk kane vlera,
kur më flokun tënd loze era,
e unë zemërohem kur ti zhdukesh si vegim,
zemërohem kur ikën si dielli në perëndim.
Por ti je vete diell qe rrezaton bukuri,
ata sy shikojnë, ato buze asgjë nuk thonë,
para teje koha ndalet e zemra me pushon,
kur te shikoje dhe kur me shikon...
Pse jam unë ai qe duhet te vuaj?
Pse te ndjej kaq larg kur të kam afër?
Të kam larg sa yjet,
je e paprekshme si dielli,
ti je ëndrra ime,
dashuria e jetës time.


---------- Post added at 17:03 ---------- Previous post was at 16:56 ----------

NثSE...

Nëse për mua ti do qashë,
Dikur do të pendohesh dhe vetën do ta urresh,
Por, prapë për mua mëri do mbash,
Por, që s’të dua vetën do e gënjesh.

Dhe nëpër vendet që u takuam dikur,
Do mundohesh ti harrosh si të mos ishin fare,
Dashurinë do e rrënosh si mur,
Si xham i thyer në një dritare.

Unë gjithmonë do të pres,
Dashurinë do ta ruaj përgjithmonë,
Dashuria jonë kurrë s’do të vdes,
Vetëm nëse zemrat na pushojnë.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Dashunia asht e lirë si dorë mbi ranë
Dashunia asht e verbët e zhvoshkun nga lëkura
Dashunia asht e çmendun si dorë mbi mish
Dashunia vdes kur i mbarohen fjalët
Dashunia vdes kur i shërohen plagët
Dashunia fillon prapë prej fillimit.
(P. Shllaku)

Ja,këtu është ajo. Në mes meje dhe teje.
Tek unë dhe tek ti. ثshtë njësh me ne.
Ja,këtu është ajo. Në driten e syve të mi.
Syve të tu dhe syve të mi.Fjalës tënde dhe heshtjes sime.

Heshjtes tënde dhe fjalës sime.
Ja këtu është ajo. Te shpirti yt dhe zemra ime.

Ja,këtu eshte ajo.
E bukura,e magjishmja,e gjithëpushtetshmja,vetëm emrin nuk ia përmendin:
Dashuria


(Nasho Jorgaqi)


Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s’ia fal dot vetes:
S’i s’e desha pak më shumë...
Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: - Prit, ca pak...
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.
Përtej vdekjes, përtej botëve
,Atje ku nis “ca pak” tjetër,
-Asaj që më rri mes Zotave:
“Si s’të desha pak më tepër...”.


(Fatos Arapi)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Të kam dashtë...
Dashunia nuk ka të tashme
Dashunia nuk ka të ardhshme
Ajo ka vetëm të kaluemen.
Të paskam dashtë, pra…


Primo Shllaku

Ti e pavdekshme
E unë nji ditë do të vdes
S’e di se si
S’e di se pse
S’e di se sa
E syni im
Qysh tash
Shtërzen nji lot të fortë
Si breshën


Primo Shllaku


Ja ku erdhe perseri si vjet me pare
Thua se midis nesh asgje s’ka ndodhur
Duket sikur malli te ka marre,
Duket sikur pritja te ka lodhur.
........
O, e di, ditet e kaltra do ikin
Dhe pas tyre vjen natyra gri
Kaltersia, bari, zogjte zhduken
Veç ti do mbetesh po ai.

"Ja ku erdhe serish si vjet me pare" - [Drita اomo]


Po marr guximin që t’ju shkruaj...
ا’do deshit më veç shpirtit t’im?
……..
A nuk je ti, o ëndrra ime,
Që n’ errësirë po ndriçon
E vjen më prek me nur e hije?
S’je ti qe plot prej dashurije?
Shpres’ edhe gas më murmuron?
Kush je ti? ثngjelli me shpresë,
Apo një lajkatar pa besë?
……..
Mbarova! S’mund të rilexoj...
Po vdes nga frik’ turpëruar...
Po nderit t’uaj i besoj,
Me plot guxim duke shpresuar...’’


"Letra e Tatjanës" -[Aleksandër Pushkin


I shkrova tërë këto këngë për ty
ndeza qirinj të kuq e të zinj
në trajtën e një burri dhe një gruaje
u martova me tymin
e dy piramidave me nallane druri
u luta për ty
u luta të më duash
u luta të mos më duash...


"Nuk ke pse më do" - [Leonard Cohen]


Na ishte njehere nje vale. Ajo dashuronte nje shkemb diku ne det. Vala ferkohej pas tij gjithe shkume e uturime, e perqafonte dhe e puthte çmendurisht dite e nate, e pushtonte me lleret e saj bardhoshe. Psheretinte, qante e i pergjerohej shkembit qe te vinte tek ajo, e dashurontd me afsh te pa pershkrueshem, e i sillej perqark dhe nderkohe e gerryente dalengadale nga poshte. Dhe nje dite prej ditesh ai u dorzua, humbi mbeshtetjen dhe u leshua ne krahet e saj. Pastaj pernjeheresh ai s'ishte me nje shkemb per t'u perqafuar, per t'u dashuruar, per t'u pergjeruar, por ishte nje cope guri ne fund te detit, i kredhur ne fund te vales. Vala e ndjeu veten te zgjenjyer, te mashtruar dhe shkoi te kerkonte nje shkemb tjeter. Uji eshte me i fort se shkembi. Ajo qe leviz eshte me e forte se ajo qe rri ne vend...

“Harku i Triumfit” – [Remarque]
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Pse po dridhesh

Pse po dridhesh, e dashur? S’je n’ëndërr
Po në krahët e mi përsëri!
Si ke mbetur kështu, kaq e ëmbël,
Kaq e dhembshur, si dje në rini?

Foshnje e gjorë, përse të dha fati
Një të dashur, si unë, pa mend,
Që veç ngeci në gracka mëkati
Dhe u thinj e s’u gdhend që s’u gdhend?

Ah, jam unë i përhumbur si n’ëndërr
Këtë çast e po dridhem nga ti…
Si ke mbetur kështu kaq e ëmbël,
Si ke mbetur kështu kaq fëmi?

JORGO BLLACI
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

PUSHTETI I DASHURISث

Sa je ti larg, ndjej ankth në shpirt, rrëmujë
As lule, as këngë, as qielli s’më pëlqen;
Kur nuk të shoh un’zverdh si gjeth pa ujë,
Më zbehet bota, dielli nuk shkëlqen.

Në vonon ti, e mbaj veten s’bëj bujë,
Por vuan zëmra, ngërçi... e mbërthen
Më lidhet gjuha, ofshaj, më priten gjunjë
E sa nuk brohoras kur shoh që vjen.

Me vrull un’portën çel, po shpirt çaprazi
Më shuhet kur ti heshtur hyn, ngadalë
E un’qejfprishur ndrydhem nga marazi.

Por sapo nis e flet të ëmbla fjalë
E të shkëlqejn’ si yje syt’ nga gazi,
Më qesh fytyra e zëmra ndizet valë.

URAN KOSTRECI
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Eci nëpër trupin tënd - Octavio Paz


Eci nëpër trupin tënd si nëpër botë,

... barku yt, plazh i ndriçuar nga dielli

gjinjtë e tu, dy kisha, ku gjaku,

misteret e tij paralele feston.



Shikimet e mia si një dredhkë të mbulojnë.

Je një qytet nga deti rrethuar,

një mur që dritën ndan,

në dy gjysma ngjyrë pjeshke,

një vend i kripës, shkëmbinjve dhe zogjve,

sipas ligjit të mesditës së lirshme.



Veshur me ngjyrën e të miave dëshira,

e zhveshur shko, si mendimet e mia,

e unë në sytë e tu, si në ujë eci,

tigrat ëndrra pijnë në ato sy,

në ato flakë kolibri digjet.



Eci në ballin tënd, sikur nëpër hënë duke ecur,

si mjegulla nëpër të tuat mendime.

Nëpër barkun tënd, si nëpër ëndrra eci.

Fundi yt prej misri lundron e këndon,

fundi yt i kristaltë, fundi yt i ujtë.



Buzët e tua, flokët e tua, sytë e tua,

gjithë natën në pikëza bie, gjithë ditën,

me gishtat e tua t' ujta kraharorin tim hap.

Më buzën tënde t'ujtë sytë e mi i mbyll,

nëpër kocka pikon, në kraharorin tim,

rrënjët thellë fundos një pemë e lëngët.



Eci nëpër rrugën tënde, si nëpër një lumë,

Eci nëpër trupin tënd, sikurse në një pyll,

si nëpër një rrugicëz në mal,

që në një humnerë të papritur përfundon.

Eci nëpër mendimet e tua të holla,

dhe në daljen nga i bardhi ballë i yti,

hija ime e shkatërruar shpërbëhet.

Një nga një i mbledh copëzat e mia,

dhe pa një trup vazhdoj, kërkoj, përpiqem.



Dhe ende?

Fjalë? Po, prej ajri.

Dhe në ajër të humbura.

Ti lejomë mes fjalëve të përhumbem

Ajër mbi buzë lërmë të jem,

një fllad endacak pa matës,

aromë t'shkurtër, që edhe ajri ndjenjat humb,

Edhe drita... në vetvete humbet.









Ne u puthëm shpejt e shpejt,
Nën blirin e lulëzuar.
Por ti më the: “Po na shohin!”
“Kush?” - pyeta unë.
“Yjet, - më the, - hëna, xixëllonjat...


Bedri Myftari
 

uliks

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Ti buzë Gjanicës kishe bahçen
Dhe sa herë kaloja andej,
Më thoshe: “Do mollë, do pjeshkë apo do dardha?”
Kurse unë puthja sisët e tua të bardha…

Bedri Myftari
Nga vëllimi poetik “Eja në takim”
 

Alo_Zalo

AOP Ne Kanalin #Shqiperia
Pe: Poezi Dashurie

Te Jesh Me Ty!
Të prekësh heshtjen tënde, siç prek një send
Të shohësh thellë në ata sy,
Ku dashuria hepohet si një anije
E të mos duashtë jesh përherë me ty?

Të ecësh me krahun mbi supet e tua
E të mos ndiesh oshëtimën e kaltërt,
Limonet mbi krye?
Vaporët, si zjarre të natës?

Të jesh me ty,
Tok me ty të qeshësh,
E mos kuptosh se si përpiqet deti
Të dal jashtë guaskës së vetvetës?

Të jesh me ty?
Të jesh me ty!
Të prekësh heshtjen tënde, siç prek një send
Të shohësh thellë në ata sy,
Ku dashuria hepohet si një anije
E të mos duashtë jesh përherë me ty?

Të ecësh me krahun mbi supet e tua
E të mos ndiesh oshëtimën e kaltërt,
Limonet mbi krye?
Vaporët, si zjarre të natës?

Të jesh me ty,
Tok me ty të qeshësh,
E mos kuptosh se si përpiqet deti
Të dal jashtë guaskës së vetvetës?

Të jesh me ty?
Të jesh me ty!





---------- Post added at 19:41 ---------- Previous post was at 19:38 ----------

I Kujtoj Castet!


I kujtoj çastet tona bashkë
sikur po ndodh tani,
fjalët e tua të ëmbëla
që më ka marrë malli ti dëgjoj përsëri,
të doja me zemër, të doja me shpirt,
që ti do të largohesh kurrë se kam prit,
ta dhashë zemrën që ti ma kërkove,
por ti e rrëmbeve dhe e shkatërrove,
tani je me tjetrin më le në vetmi,
për mua s'pate mëshirë, më the lamtumirë,
zemra akoma të do dhe vetëm për ty rreh,
eja ti e dashur unë ty po të pres,
në orët e vona ti po më mungon,
me fjalën të dua shpirtin ma shëron,
në ëndërr të shoh sikur ti afrohesh,
por vjen dhe ma rrëmben zemrën e më pas largohesh,
çdo gjë do ta bëj,
çdo gjë do ta rregulloj,
vetëm kthehu tek unë
atë prej teje kërkoj.

---------- Post added at 19:43 ---------- Previous post was at 19:41 ----------

Pa Ty !


اdo Dit pa ty, është sie një dit pa diell.
اdo mbrëmje pa ty, është si një nat pa yje.
اdo or pa ty, ësht si një jetë pa ndjenja.
اdo minut pa ty, është një minut si mos te isha në jetë.
اdo sekund pa ty, është si mos tmë reh zemra
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Sikur te mundja ta perqafoja
Pastaj te shkrihesha ne lote me te
Le te mbetesha shkire ne keta lote
Ta doja ate ...

Kurre te mos e shoh e degjoj
Dhe emrin kurre mos e therras me ze
Por me nje dashuri qe rritet bute e embel
Gjithmone ta dua ate, gjithmone!


(Asnjehere te mos e shoh dhe degjoj ate.. Sully Prudhomme)

Hëna ëndërron këtë natë si e menduar
Posi bukuroshe mes jastëqesh nderë
Që me dorë të lehtë rrin duke fërkuar
Gjinjët rrumbullakë përpara se të flerë.

Pështetur sipër lëmshesh të buta si prej bore
E mekur endet hëna ngadalë si e zalisur
Hedh vështrim’n e saj në afshet mjegullore
Që tek zuri ngjiten si kopështe të harlisur.

Charles-Pierre Baudelaire
 
Pe: Poezi Dashurie

Nese kerkon lumturi



Nese kerkon lumturi
pergatitu te derdhesh
lumturi mbi kedo takon.

Bota eshte nje jehone e vetme
çfaredo qe te besh
do te rikthehet te ti.

Mos prit dashuri, kurre
nga ata qe ti gjuan me gure,
e nese ngul gjemba ne te tjeret
mos prit gje tjeter veçse
nje te korre te pasur hithash.

Eshte nje ligj i ameshuar
urrejtja gjeneron urrejtje
e dashuria gjeneron dashuri

Osho Rajneesh


Kjo dashuri



Kjo dashuri,
Keshtu e

dhuneshme
Keshtu e brishte
Keshtu njomzake
Keshtu e deshperuar.
Kjo dashuri
E bukur si nje dite
E keqe si

koha
Kur koha eshte e keqe.
Kjo dashuri keshtu e vertete
Kjo dashuri keshtu e bukur
Keshtu e lumtur
Keshtu e

hareshme
Dhe keshtu shpotitese.
Ngjethese si frika e nje femije ne erresire
E sigurt tek vetja
Si nje burre i

qete ne zemer te nates.
Kjo dashuri qe trembte te tjeret
Qe i bente te flisnin
Qe i bente te zverdheshin.
Kjo

dashuri e pergjuar
Sepse ne e pergjonim,
E persekutuar, e plagosur, e shkelur, e vrare
E mohuar dhe

harruar.
Sepse ne e kemi persekutuar, plagosur,
shkelur, vrare, mohuar,
harruar.
E tera kjo dashuri
ende e

gjalle
dhe tere drite
Eshte tendja
Eshte timja...
...
Dhe na flet pa folur
Dhe une i ngjethur

degjoj.
Dhe therres
Therres per ty
Therres per mua.
Te lutem
Per ty, per mua dhe per gjithe ata qe

dashurohen
Dhe qe jane te dashuruar.
Po, une therres.
Per ty, per mua, per gjithe te tjeret,
qe nuk i

njoh.
Ndalo atje
Atje ku je
Atje ku ke qene tjeter here
ndalo!
Mos leviz,
mos shko!
Ne qe jemi

dashuruar
ne te kemi harruar,
ti mos na harro!
Veç teje s'kishim tjeter gje mbi dhe.
Mos na ler te

ngrime.
dhe pse shume larg gjithmone,
dhe s'ka rendesi ku,
na jep nje shenje jete.
Shume me vone buze nje

pylli,
ne pyllin e kujteses, ngrihu shpejt,
zgjate doren
dhe shpetona.

ZHAK PREVER


G.Flaubert




Do te mbeshtjell me dashuri

kur te shihemi heres tjeter,

do te mbeshtjell me perkedhelje, me ekstazi,

Do te mekoj me te gjitha kenaqesite epshore

derisa ti te humbasesh ndjenjat...

Dua te te habis,

te te bej ti rrefesh vetes qe te tilla

momente as i kishe enderruar...

Kur te plakesh dua

qe ti kujtosh keto pak ore

dhe dua qe kockat e tua te thata

te dridhen nga kenaqesia.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Ty te kam dedikuar aq vargje,
sa s'ke thene fjale ne jete.
Te kam kushtuar aq kohe
sa jam plakur edhe vete.
Ty te kam menduar aq shume,
sa e kam trurin te zbrazet.
Te kam enderruar aq gjate,
sa endrrat hua i marr naten.

Aulona Goxhaj

I pashe dhe sonte tek rane
ca gjethe neper mesnate,
tek pikuan ashtu perdhe
me nje lamtumire te thate!

Eh, kjo peme perballe dritares
po xhvishet dalngadale,
Si nje zonjez qe hiret i fsheh,
dritehijeve neper mall...!

Shkoje vera, dhe vjeshta po shkon,
Tetori po falet dhe sivjet,
oh, ndoshta dimri sdo te vije i ftohte,
ndoshta qielli do te jete i kthjellte...!

Llemadeo

Do te jete mengjes dhe une do te vi patjeter!
Pas avullit te xhamave ti me prit!
Do me kete rene pluhur mimozash ne floke,
Dhe pluhur dashurie ne shpirt.

Do dale dielli dhe do jete ngrohte.
Avujt e enderrave do shkrijne ngadale.
Ne do te presim prane tyre pa folur,
Gjersa te behen te qarta si kristal.

Pastaj s'do te kete me as bore,
do jemi vetem une dhe ti...
Ti do me prekesh me gishta nder floke,
Mbi pluhurin e mimozave dhe dashurish.

Drita Comos


 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top