• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Poezi Dashurie

Status
E mbyllur për postime të tjera.

El'Mejor

Daja
Titulli: Poezi dashuria

E bukur, e brishtë është dashuria
Pa ty të gjata janë netët e mia
E hidhur e lodhshme, është vetmia
Me ty e dashur në qiell do të rrija
Dhe sikur vdekja nga jeta të ndajë
Gjithmonë në zemrën time do të mbaj.
 

El'Mejor

Daja
Titulli: Poezi dashuria

Sonte mos rri e ngrysur
si qielli i mbushur me re
Shpirtin bëje ti Stinë
dhe jeten ditë të re.
Une do të jem këtu
në edenin tonë magjik
ndërsa ti eja tek unë
dhe kurrë më mos ik.
Dhe nuk do të bëjmë mëkate
që të na i kuptojë çdo njeri
por shpirtit tonë do ti falim
ngrohtësi dhe dashuri.
 

El'Mejor

Daja
Titulli: Poezi dashuria

Dy fjalë të ngohta i thashë sot erës
ti sjellë tek ty si fllad i pranverës.
Dëgjo këto fjalë nga buzët e mia.
tek ne do të mbizotërojë e sinqertë dashuria.
 

Ketrushe

Pianistia
Titulli: Poezi Dashurie

Djali I panjohur ?





Ka shume kohe qe te shikoj

Ka shume kohe qe te enderroj

Per ty mendoj se di sa shume

Gjithmone them :A je tani ne gjume?



Them mos ndoshta ke dalur

Ose ndoshta je duke punuar

Me siguri librat ke ne dore..po lexon

Ose ndoshta po e puth dike qe e done



Ti mund te jesh duke bere gjithqka

Momentet e tua jane te vecanta..smund ti zbuloj

Edhe pse ne mendje I kam cdo minut cdo second

E di qe kurre sdo tia dal dot ..



Ti as qe e di qe une ekzistoj

Ty as qe te shkon mendja qe per ty enderroj

Ti as qe di qe te dua deri ne pafundesi

Shpresoj ta kuptosh kur te mbuloj dheu I zi





Sepse ne kete bote asesi smund ta besh

Dashurine ti kurre sdo te ma kthesh

Ndoshta kur te tregoj..

do te ndjesh pak meshire… do te me ledhatosh

Por une te dua per vete ..tjetres te mos i takos
h ..
 
Redaktimi i fundit:

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Titulli: Poezi Dashurie

Te te dua se fal dashuri?
Te te dua se ben poezi?
te te dua se nuk te do njeri?
Thjesht do te te dua se je ti.

Je ti qe me fal drite ateher kur jam ne erresire
Je ti qe me c''do fjale me ben te ndihem mire
Je ti qe dimrin acar e kethen ne pranvere
Per zemren time, vetvetja mbetsh ngahere

Poezi te castit nga nje talent i papare LOL LOL
 

Ketrushe

Pianistia
Titulli: Poezi Dashurie

Nese ne heshtim
dhe heshtja ka dy sy
jane syte e zemres sime
qe te shohin vetem ty.
Nese s'ta shpreh dot
se sa shume te dashuroj
fajin e ka natyra
qe s'i dha zemres goje!
 

Dying_Poet

Anëtar i Nderuar
Titulli: Poezi Dashurie

bejte nga AleksuS

te kujtohet dikur.... ky stol........
emrat tane gdhenda per simbol.............

gjithmon te thoja :
te stoli ne park.......
te pres une ty..........
qe stolin te prishim duke bere dashuri............
......................
sot dua ta shkul ..............
e ta marim kete stol ne shtepi................
qe stolin ta prishim........
duke bere dashuri..........
 
Redaktimi i fundit:

V-Rave

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

If you ever see me crying
And my tears start falling,
This means: I'm dying
to see you my darling!

And even if you die die die,
I'll be there by your side,
Challenging DEATH
With Love it's self!

So please let me kiss you,
Your lips let me touch,
then you'll kiss me too,
'Cause we're loved so much!

And even if you die die die,
I'll be there by your side,
Challenging DEATH
With Love it's self!
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Poezi Dashurie

Dua te jem Atje..

Dua te jem atje
Ku dashuria mbretron
Atje ku edhe gjarpi
Gjarpin dashuron


Dua te jem atje
Ku derdhet ujvare drite
Te jem atje
Ku dashuria ka epitet.

Dua te jem atje
Ku qielli i hapur rri
Atje ku mbretron dashuria
Te jesh edhe ti..

Dua te jem atje
Ku ret mund t'i prek me dore
Naten bashk me yje
per hene te thur kuror..

Dua te jem atje
Kur me rrethon frymzimi
Ku mes poezive
Te shuhet ky shpirt imi...
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Titulli: Poezi Dashurie

MALL

NDUE LAZRI



ا'është kështu me ne të dy,

kësaj pune si do i vejë halli?

Pa u ndarë mirë nga ty

tinëzisht më pushton malli.



Mall për syçkat qiell pranvere,

mall për buzkat kuq si gjak,

mall për butësinë prej shqerre,

mall për vrullin tënd zemërak.



Mall për puthjet-llavë vullkani,

mall për qeshjen gurgullimë,

mall për lotin-gur diamanti,

mall për strukjet në gjoksin tim.



Mall për çastet aq magjike,

kur një lodër duket bota,

mall për xhirot me lajthitje,

mall për grindjet tona të kota.



ا'është kështu me ne të dy,

kësaj pune si i bëhet vallë,

sa më shumë që rri me ty,

aq më tepër ndjej veç mall.


 
Pe: Poezi Dashurie

Dy gjysma dashurish

Asgjë s’mund të jetë siç ishte më parë,
Sepse kemi brenda vetes diçka tepër.
Një gjysmë dashurie nga ty e vrarë,
Dhe atë që ruaj unë, gjysma tjetër.

Por sot të ndara janë ato, veç e veç,
Ashtu siç jemi të ndarë unë dhe ti.
Tek njeri rri ajo që nuk di të vdesë,
Dhe e vdekura pa një varr tek tjetri rri.

Ndodh rrallë të shihemi në sy të heshtur,
Mbështjellë me urrejtje, mbështjellë me mall.
Unë që s’vrava kam pjesën tënde të vdekur,
Ti që vrave ke pjesën time të gjallë.

Sokrat Habilaj
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Shandor Petofi

Shi, shi, shi

Posi shi, ah posi shi
Puthjet e tua këtu mbi buzë
Ah, ky shi, ky shi, ky shi,
Puthjet e tua mjalt e shpuzë.

Ah, ky shi, furtunë e shi
Derdhur afsh si prej rrufeje,
Syri yt, prush, shkëndi
Zjarr vetimë si prej reje.

Na u desh dhe bubullima,
Ja gjëmon, e ndjeve moj?
Vjen yt atë si suferina
Mirëmbeç, po fluturoj...






Ndoc Gjetja

KUR Mث JEPET E TثRA QENIA JOTE


Ti je kaq e bukur sa më jepet të pyes:

“اfarë më je ti? Njeri apo art?”

Të shoh dhe vjershat e shkruara i gris

se para teje zbehet çdo varg.



Ti je poezia. Të tjerat janë proza.

Ti je poezia që s`bëhet dy herë,

ti je frymëzimi që më dehu dhe bota

më duket e tëra e larë me diell.



Kaq ditë ti ecën përkrahu me mua,

ditë e përditë ne rrimë kaq pranë

sa që më e dashura fjalë “Të dua”

u bë e zakonshme si buka që hamë.



Kur më jepet e tëra qenia jote

marr botën në dorë dhe të fshehtat ia di

dhe puthja përsëritet e bëhet si kopje

them gjëra të mençura që s`kanë poezi.



Prandaj ik e më ler deri në mbrëmje

ose largohu një javë se vij e të marr

unë dua të jetoj me mungesën tënde,

të krijoj pa ty në vetvete një hall.



Më duhet një bosh që kërkon të mbushet,

më duhet një gjemb që nga brenda më ther,

më duhet të krijoj një dimër pa lule,

më duhesh të të dua edhe një herë.


 

*romeo*

Anëtar i Respektuar
Pe: Poezi Dashurie

Te bera dhurate zemren
ti ma lendove,
te bera dhurate dashurine
ti se pranove,
te bera dhurate syrin
ti ma verbove,
te bera dhurate jeten
ike bashke me te u largove..
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Eja edhe një herë!

Eja!
Eja dhe pastaj ik prapë e me më ler ta shijoj dhimbjen e ndarjes
E ëmbël është vuajtja që shkaktohet nga mungesa jote
Sepse mungesa jote gjithmonë ma kujton praninë tënde
Eja edhe një herë dhe më godit mu në zemër
Që të bindem se ende kam fuqi të përballem me dhimbjet!

Kur unë të jem dënuar nga harresa
Eja dhe më bëj të vuaj edhe një herë
Eja se dua ta kem plagën e freskët
Që edhe kujtimet për ty të jenë të freskëta
Eja edhe një herë dhe më çmëso
Se më kanë mësuar aq shumë sa desh m’u zbraz zemra nga ndjenjat
Eja të bashkohemi edhe një herë që ta kuptoj sa të fortë më ka bërë ndarja!

Kur unë të jem harruar pothuajse nga krejt bota
Eja ti me vesën e të gjitha mëngjeseve të jetës
Dhe m’i kujto lulet që u thanë pa ua ndier aromën
M’i kujto gjynahet e mia që kanë arritur majat e maleve
Kështu s’do ta harroj se nuk ka mal pa majë
Dhe do ta kujtoj sot e përmot që edhe pse majat e maleve janë më afër diellit
Prapë se prapë ato jetojnë me borën.

Kur shpirti im të jetë nisur drejt Qiellit
Eja ti me lotët e krejt syve të të dashuruarve të Tokës dhe laje trupin tim
Që ta ndjej edhe një herë se në botë lashë njerëz më të dashuruar se vetja
Që shpirti im t’i thotë gjithë botës se nuk ka ndarje që s’na e kujton takimin,
Nuk ka pendim që s’na e kujton gabimin,
Nuk ka ikje që s’na e kujton kthimin.

Nëse s’jam i denjë të vish derisa unë të jem këtu
Ti eja kur të kem shkuar unë atje
Dhe thuaja gjithë botës Të Vërtetën për të cilën u lavdërova e u shava
Thuaju që unë edhe pse u largova, nuk u ndava
Edhe pse nuk derdha lotë, prapë qava
Se që kur u ndanë Ademi e Hava
Edhe rrugët e njerëzve u ndanë në dy:
E para: “Kam nevojë për ty se të dua”,
E dyta: “Të dua se kam nevojë për ty”.


Autor: Fatmir Muja
 

ReNdEx

Interist Forever
Pe: Eja edhe një herë!

E bukur kjo vargje te zgjedhura :D
 

MasteR

I'm offline
Pe: Eja edhe një herë!

Eja por me mire pos te kishe pas ardhe asnjeher...
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Ti do t'më dashurosh patjetër!


FATOS ARAPI

Ky qiell i prillit pa ty është i vjetër,

shkon një trishtim e ja ku vjen një tjetër.

Në mallin tënd ky karafil i egër,-

Ti do të më dashurosh patjetër!


Në sytë e tu diej të vegjël

e ndezën natën dhe ditën e ndezën.

Mirë sot,po si durohet pa ty nesër?-

Ti do t'më dashurosh patjetër.


Kapërcej ty e kapërceva veten,

dhe përtej vetes kapërceva jetën,

dhe përtej jetës kapërceva vdekjen,-

I hapa krahët të pushtoj ty vetëm:



Ti do t'më dashurosh patjetër!


1asensuality32x30.jpg
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Tث VDESثSH Nث JERUZALEM…

Petrit Ruka



Petrit Ruka
E shenjtë humnera ku ke rënë,

Në ikjen tënde me nxitim,

Përdhe është Molla që ke ngrënë,

E fundmja Evë e qiellit tim.



Si foshnjë, ndër teka dëshpërimi,

Ia hipën Fatit si një kali,

Pa ditur se si vetëmashtrimi

Te thyhet si servis kristali…



Kur bor’ e parë s’të ish shkrirë,

Në cërr të dimrave të tu,

Ti shkele shpirtit tim të lirë,

Ku ish tërfili gjer në gju.



Ti ndenje aq sa ç’rri një bletë,

Për pak aromë e pak nektar,

Se trillet s’presin kurrë biletë,

Se s’kanë atdhe e s’kanë orar….



Dhe pa e ditur ç’është një dhimbje,

The: minus një, si tek një lojë,

Ti kur e dije, pse më linde,

Të vdekur, me monedhe në gojë?



Ti kur e di që lind aborte,

Mos “fli” me burra të vërtetë,

Se këtë brengë si ikja jote-

S’ma tret as varri im i shkretë.



Dhe teksa ikën nëpër mjergull

Në zinë e dashurisë me kujë,

Tek mbillem lis e mbij si pjergull

Ti bëhesh Hënë e ndrin nën ujë.



Dhe falur qofsh përse nuk dite,

Si bëhet Fé një dashuri,

Tek bje në flakën që më ngrite

Unë hirin tim e bëj flori.



Dhe ja, tani tek Varr - i – Krishtit,

Të fundmen Lutje bëj për ty,

Si unë të dashuroftë një tjetër

Dhe kurrë mos u bëfshin dy…



Në Mur të Lotëve biblik

Të mbledhur shuk në një copë letër,

Kjo këngë vajtimi, shkruar shqip

Mos e pastë një shoqe tjetër.



Dhe lamtumirë tek të them,

Maria Magdalena ime,

Të vdesësh në Jeruzalem…

Të paktën vdekja është sublime…


Jeruzalem, Izrael, qershor 2011.


 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

RRI DHE PAK ME MUA

Në qiell ndrinë ende e bukur, hëna,

Po ti, rri dhe pak me mua, rri dhe pak.

Nis më çuçuritë ca fjalë të ëmbla,

Do të ikësh? Ikë kur të iki kjo natë!



Unë zgjat dorën e yjet derdh përmbi ty,

Por ditën mbrapsht nuk mundem ta kthej.

Ti më thua, shikomë veç mua në sy,

Ikë prej meje, kur nata të iki andej.



Ikë kur sytë e mi, të mos kenë më terr,

Dhe gjithë yjet, atje të jenë fikur.

Në shtratin e syve, ti në gji më merr,

Ndërsa lë pas, një natë duke ikur.



Ma puth natën, më lutesh si e marrë,

Dhe si kurmin tënd, më hedh natë mbi krye.

Zhvishma natën i dashur, të digjesh ti zjarr,

Hyrë në natën time, të më ndezësh yje.



Pi tek nata ime, të mbytemi bashkë,

Rri brenda natës dhe vdis vetë i dytë,

Mos kërko të ikësh nëse ditë është jashtë,

Ikë kur nata ime, të më ikë nga sytë.


Sokrat Habilaj

 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

LERMI Tث LIRA DUART

Pablo Neruda

Lërmi tё lira duart dhe zemrёn,

lërmё tё lirё!

Leri gishtat e mi

tё vrapojnë nёpёr rrugët e trupit tёnd.

Pasioni - gjak, zjarr, puthje -

mё ndez me flakё tё dridhshme.

Ah, ti s’e di ç’ёshtё kjo !



ثshtё stuhia e ndjenjave tё mia

qё përkul pyllin e ndjeshёm tё nervave tё mia.

ثshtё mishi qё thёrret me gjuhёt e tij tё zjarrta

ثshtё zjarri!

Dhe ti, grua, je si njё dru i paprekur

tani qё gjithё jeta ime e kthyer nё hi

fluturon drejt trupit tёnd plot, si nata, plot yje!



Lёrmi tё lira duart dhe zemrën,

Lёrmё tё lirё !

Unё vetëm tё dëshiroj, tё dëshiroj e dëshiroj!

Nuk ёshtё dashuri, ёshtё dёshirё qё than e shuhet

ёshtё vёrshim tërbimesh,

tё afrimit me tё pamundurёn,

por je ti,

je ti pёr tё mё dhёnё gjithçka,

pёr tё mё dhёnё atё qё zotëron e ke ardhur mbi tokё

siç kam ardhur unё pёr tё tё mbajtur,

pёr tё tё dëshiruar,

pёr tё tё pritur!







Përktheu Faslli Haliti(B;botime shqitare)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

Ndjenjë e pathënë

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,

fjalët ti m'i ktheve në harrim,

në qiell është hëna, s'i them dot hënë

s'të flas dot për mjegullën në agim.



më mundon kjo ndjenjë e pathënë,

në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj.

pastaj do të përkund në një djep-këngë,

me hënën flokëve si karficë e bardhë.



dhe nëse rrugët për në zemër dot s'i gjen,

më thuaj të t'i zgjas gishtërinjtë e mi.

Mbi ta mbështete kokën,

dhe për një çast ti pendë do të kthehesh,

brenda meje do të vërtitesh, shpirt!



Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,

kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë,

u këput një gjethe nga një pemë,

e verdhë si harresa ... ishte vjeshtë.

Teodor Keko







TI ISHE PثR MUA

Ti ishe për mua e pamposhtur si Troja
Troja që unë dot s’e pushtoja.
Ti ishe për mua e pakuptueshme,
...Më e pakuptueshme se mbishkrimet etruske

Vetëm në ëndrra, ah, në ëndrra
T’i përqafoja flokët e dendura.
Gaz më shumë ndjeja tek të pushtoja
Se gjithë grekët kur ra Troja.

Vetëm në ëndrra m’ishe e kuptueshme,
Ti, e shtrenjta ime etruske




Do te vij... - nga - Artan Almeta

Do te jete mengjes dhe une do te vi patjeter!
Pas avullit te xhamave ti me prit!
Do me kete rene pluhur mimozash ne floke,
...Dhe pluhur dashurie ne shpirt.

Do dale dielli dhe do jete ngrohte.
Avujt e enderrave do shkrijne ngadale.
Ne do te presim prane tyre pa folur,
Gjersa te behen te qarta si kristal.

Pastaj s'do te kete me as bore,
do jemi vetem une dhe ti...
Ti do me prekesh me gishta nder floke,
Mbi pluhurin e mimozave dhe dashurish.







Dritero Agolli

"Dashuri e veshtire" - Dritero Agolli

Ti ne kanape tani dremit
Ndofta gjumi ende ...s'te ka zene,
Abazhuri mbi qerpike ndrit
Libri nga gishtrinjte te ka rene.

Para teje ndal mendimi im:
Jemi dashuruar edhe share
Jemi ndare shpesh ne udhetim,
Por drejt njeri tjetrit kemi ngare.

Dhoma hesht e rruga larg gjemon
Ti sheh endrra kalteroshe shume
Une, ndonse pi dhe mogadon,
Mezi fle, se jam njeri pa gjume.

Te kam pasur enderr cast e ore,
Enderr te trishtuar dhe te mire
Po te jem vertete nje Pitagore
Ti je teorema me e veshtire....


 

MasteR

I'm offline
Pe: Poezi Dashurie

Unazen e dikuj tjeter ne gisht do e mbaj sa here qe do e shoh me mall per ty do qaj.nje tjeter ne krah krah do e kem por asnjehere i lumtur s’do jem.jam i mbushur me dhimbje qe si ve dot as emer ty do te dua e tjeter kujt do ti therras ‘zemer’.kur tjetra te me perqafoj un syte do ti mbyll dhe me mall ty do te kujtoj.edhe pse un sot te dua dhe vuaj per ty me nje nje tjeter do me duhet te jetoj.sepse fati keshtu deshiroj.ajo do te flas me mua duke pershperitur sa shume me do.ndersa une me lot ne sy emrin tend do ta shqiptoj.dhe se te kam dashur dhe te dua kurre s’do ta mohoj..
 
Redaktimi i fundit:

MasteR

I'm offline
Pe: Poezi Dashurie

Vdekja
Pse oj vdekje askush nuk te don pse gjithkush ty te debon , eja te unë me mall te pres , mos shko te ajo e cila sdon te vdes , nuk don te vdes leje te jetoj eja te unëse fort te kërkoj merrem ne gjum mos ke mëshir eja se jam në momentin e vështir , Në ate moment oj vdekje asgje ste adhuroj vetem ty oj vdekje ty të kërkoj
 
Redaktimi i fundit:

Katia

Hmm kureshtar-e?
Pe: Poezi Dashurie

Afrohu...

Dua ti harroj sot fjalet

le te flasin vete veshtrimet,

le te flase dora qe dridhet,

ketu mbi kitaren time.

Se kur erret bie nata

nje drite ndizet brenda meje,

njerezit fytyrat fiken,

asgje tjeter s'ndjej vec teje.

Neper jave rrjedh trishtimi

cigaren prape kam filluar

nuk je ndryshe nga te tjerat

vetem une kam nryshuar.

E terhqeh imazhin tend,

dhe veten neper gjume

jemi bashke, por ne agim,

i vetem mbetem une.

Te shoh me qarte kur ti je larg,

afrohu te te dua

dhe nese kjo eshte loje

nuk me pelqen te luaj.

Dicka mire e kam ditur

vajzat vdesin porsi lulet

nje petal qe me solli vjeshta

permbi floke vjen e me ulet.

Te shoh me qarte kur ti je larg...
(Ervin Hatibi)
 

*romeo*

Anëtar i Respektuar
Pe: Poezi Dashurie

Te kam thene ndonjehere se vetem ty te dua*

A e din se per jet ty te do te Dua ,edhe pse me ty sdo jem,

Por ne zemer gjithmon do te kem *

Dite e nat mendoj per ty,

Se kjo zemer te don vetem ty

Zemra fort me rreh kur flas me ty,

Pastaj qan se nuk te kam prane ty,

Me nje kenge te pershendes,

Se per ty un vdes,

Sa here ate kenge ta degjosh,

Mua te me kujtosh,

Dhe kurr mos te me harrosh.!
 

*romeo*

Anëtar i Respektuar
Pe: Poezi Dashurie

Smundem te mendoj
diqka me te mir ne jet ,
se te dashuroj,te kam afer te ledhatoj ,
ti ndjej puthjet tua , ta ndjej ngrohtesin tende,

Smundem te mendoj diqka me te mir ne jet
qe ti te jesh e imja nje dit dhe net per mira vjet ,
per gjithmon,
Smundem te mendoj diqka me te mir ne jet
qe te vdes per ty e dashur ,
Sepse jeta ime pa ty nuk ka kuptim.
me mungon shume, tani kisha deshir qe te jem pran teje.
 

*romeo*

Anëtar i Respektuar
Pe: Poezi Dashurie

Me fal nje buzqeshje zemren mos ma lendo,
me thuaj dhe njeher te dua dhe fort me perqafo,
Z'dua ta di se cila je ,kjo zemer per ty po rreh,
ky sy per ty po qan,sepse dua te te kem prane!
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
Pe: Poezi Dashurie

Të dua!

Mendohu!
Të dua!
Kapërcej udhëkryqet e jetës,
kapërcej shiritat e bardhë të rrugëve të asfaltuara
me këto fjalë të përjetshme: “Të dua!”
Oh, si janë qiejt tanë të kaltër,
më të butë se mëndafshi i deteve mesdhetare!
Atje ndizen me miliona yje natën,
ndërsa unë, në kupolë të tyre, kam shkruar: “Të dua!”
Mbi rërën e plazheve kam shkruar: “Të dua!”
mbi dyert e kabinave: “Të dua!”
mbi granitin e maleve : “Të dua!”
Dhe kam zbritur poshtë hendekëve
dhe livadheve të gjelbra plot lule: “Të dua!”;
Pranë kallamave fërshëllonjës
dhe pranë lëvoreve të drurëve shekullorë kam shkruar: “Të dua!”
Mbi velën e kuqe të banderolave,
ku shkruhen gjëra të rëndësishme me gërma të bardha,
Unë shtoj me mend edhe këto fjalë: “Të dua, të dua!
Mendohu,
të dua!
(Dhori Qiriazi)


 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Poezi Dashurie

"Trokitje malli" - [Leonard Seiti]

Sonte, – më tha, – nuk do të pres deri vonë
Se jam zverdhur nga tym’ i kandilit me vaj.
Do të vij, – i thashë, – e do vendos në ballkon
Një tufë trëndelinash, ku mëngjesi të qajë...

Sonte, - më tha, - mos trokit, nëse vjen
Se këmishën zbërthyer do ta kem lënë,
Mbi shtratin e gjetheve t’verdha që bien
Me gjoksin zbuluar, në gjumë do kem rënë.

Sonte, - i thashë, - nëse vij, s’do më njohësh,
Qiellin si mantel do kem hedhur mbi supe,
Do kem sytë e mallit që më djegin prej kohësh
Dhe ngjyrën e flladit që bredh nëpër lugje...


 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top