• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Poezi Dashurie

Status
E mbyllur për postime të tjera.

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Poezi Dashurie

I dashur,
brenda ne shpirt ndiej diellin qe eshte futur..
thelle diku ndjej nostalgji te dremitur....
e ndjej mungesen tende cdo moment..
ne zemren time vec per ty ka vend..
I ndiej valet e detit tek vallzojne brenda meje..
e ndjej eren perkedhelse duke rendur pas teje..
te ndiej i dashur ku re je afer dhe larg..
dua te te kem... me shume se pak..
dhe nese kjo quhet e embla dashuri..
e ndjej se atje, vallzojme :UNE E TI.....
 

Monique

Staf në FV.AL
Titulli: Poezi Dashurie

VETEM PER NJE NATE…(nga libri "Mekatari")
vite më parë ti grua e tjetrit, fshehurazi…
ëmbëlsisht fshehurazi bëre dashuri me mua
në krahët pa formë të ëndërrimit,
nën atë perëndim dielli mashtrimtar,
ndërsa mbrëmja po binte…
vetëm një natë bëra dashuri me ty,
mbi atë krevat epshor “tuajin”,
ku unë i rastësishmi u ndjeva fitimtar
ndaj një kundërshtari të panjohur mbi trupin tënd…
të bëra dashuri aq pak sa ti mendove
se ndryshoja shumë nga ai i yti…
aq pak sa shishet e vogla dhe parfumet
të solla ndërmend…
u shtriva pranë teje dhe vështrova
flokët e tu, sytë, buzët, krahët,supet,
duart, gjinjtë dhe sqetullat e rruara,
barkun, kërthizën, kofshët dhe gjënë e parruar,
pulpat, këmbët, gishtërinjtë e tyre, thonjtë
dhe fotografinë e tët shoqi mbi mur
që dukej sikur më thoshte:
“Mos i beso,or mik! Harrove t’i shikosh unazën.
Ajo të tradhëton cdo natë kur flë me mua
dhe e jotja s’mund të jetë kurrë…”
por sot më shumë se kurrë ndjehem humbës,
një humbës me një kundërshtar të njohur
që cdo natë fshin gjurmët e fitores sime mbi trupin tënd…
me puthjen e tij indiferente,
me duart e tij të stërmësuara me format e tua joshëse,
me penën e tij ai shkruan të plotë cdo natë emrin e vet
ATJE…
në tajgën ruse mes kofshëve të tua
ku unë vec një herë guxova të hedh
firmën time të pakuptueshme…
sikur vec për dy netë me ty të bëja dashuri
ti do të mësoje se sa pak ndryshoj unë
nga të tjerët…
nga ai…
edhe tre netë sikur…do të bindeshe se unë
nga i yti nuk ndryshoj aspak…
………………………………………..
por ndoshta ti i dije të gjitha këto
ndaj e imja u bëre vetëm për një natë…
(1996)
© Artan Gjyzel Hasani)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Poezi Dashurie

Të kam dashur_Neruda


Mirupafshim, por ti do të jesh
e pranishme tek unë, brenda
një pike gjaku që më qarkullon në damarë
ose jashtë, puthje zjarri mbi fytyrën time
ose brez përvëlues i shtrënguar në mes.
Pranoje, o e ëmbël,
dashurinë e madhe që ia beh në jetën time
dhe që s’gjente tek ty një truall
si një zbulues i humbur
në ishujt e bukës dhe mjaltit.
Të kam takuar njëherë
në të mbaruar shtrëngata,
shiu e kishte larë ajrin
dhe në ujë
këmbët e tua të buta shndrisnin si peshq.
E adhuruar, ja ku iu jam rikthyer luftrave të mia.
Do të gërvish dheun që aty të ndërtoj
një shpellë ku Kapiteni yt
do të të presë në një shtrat lulesh.
Harroje, e ëmbla ime,
atë vuajtje
që si një ndriçim fosfori
kaloi mes ne të dyve
duke na e lënë mbase djegien.
Edhe paqja rikthehet, e ajo bën që të kthehem
të luftoj në truallin tim,
dhe meqë ti ke shtuar
njëherë e përgjithmonë
në zemrën time dozën e gjakut që e mbush
dhe meqë
e kam në duar lakuriqësinë tënde,
vështromë mua,
vështromë,
vështromë mbi këtë det ku rrezatues eci përpara,
vështromë sonte ku lundroj,
dhe ku deti dhe nata janë sytë e tu.
Nuk kam dalë jashtë teje kur largohem.
Tani do të ta them :
toka ime do të jetë e jotja,
po nisem ta pushtoj,
jo vetëm për ty
por për të gjithë,
për tërë popullin tim.
Një ditë zaptuesi do ta braktisë kullën.
Do ta shporrim pushtuesin.
Të gjitha frytet e jetës
do të rriten në të miat duar
që më parë njihnin vetëm barutin.
Dhe do të di të përkëdhel çdo lule të re
falë mësimeve të tua të dashurisë.
E ëmbël, e adhuruara ime,
ti do të vish me mua të luftosh trup më trup :
puthjet e tua jetojnë në zemrën time
si çarçafë të kuq
dhe nëse unë bie, do të ketë
dhé për të më mbuluar
por do të jetë dhe ajo dashuria e madhe që ma solle
dhe që do të ketë jetuar në gjakun tim.
Ti do të vish me mua,
të pres në këtë orë,
në atë orë, në çdo orë,
të pres në të gjitha orët.
Dhe kur të dëgjosh trishtimin e urryer
duke trokitur në kanatin tënd,
thuaji se unë po të pres,
dhe kur vetmia do të dojë që ti ta ndërrosh
unazën ku është shkruar emri im,
thuaji që të vijë të më flasë,
se më është dashur të shkoj sepse jam një ushtar
dhe se aty ku jam,
nën shi apo
zjarr,
dashuria ime, unë po të pres.
Të pres në shkretëtirën më të mundimshme,
të pres pranë limonit në lule,
ngado ku jeta do të mbahet e fortë
dhe ku lind pranvera,
dashuria ime, unë po të pres.
Dhe kur të të thonë : « Ky njeri
nuk të do », oh ! kujtohu pak
që këmbët e mia janë të vetmuara në terr, në kërkim
të këmbëve të buta të vogla që i adhuroj.
Dashuria ime, kur të të thonë
se të kam harruar, edhe po
të jem unë që ta thotë këtë,
edhe kur të ta them unë
mos më beso,
e kush do të mundej, si do të mundej
të të shkëpusnin nga gjoksi im,
e kush do ta merrte atëherë
gjakun e damarëve të mi që rrjedh drejt teje ?
Por unë s’mund ta harroj
popullin tim.
Do të luftoj në çdo rrugë
dhe i fshehur pas çdo guri.
Edhe dashuria jote më mbështet :
ajo është një lule në gonxhe
që më mbush me aromën e saj
dhe që befas, si një yll i stërmadh,
shpërthen tek unë.
Dashuria ime, është natë.
Uji i zi përreth meje
dhe bota në gjumë.
Por dita do të zbardhë,
e ndërkohë po të shkruaj
për të të thënë : « Të dua. »
Për të të thënë « Të dua », ruaje,
pastroje, ngrije,
mbroje
dashurinë tonë, zemrën time.
Po ta besoj ty ashtu siç lëmë
një grusht dhé me farërat e veta.
Nga dashuria jonë jetë të tjera do të lindin.
Nga dashuria jonë do të pijmë ujë.
E një ditë ndoshta
një burrë
dhe një grua
si ne të dy
do ta prekin këtë dashuri që do ta ketë ruajtur forcën
t’i djegë duart që e prekin.
E kush do të kemi qenë ne ? E ç’rëndësi ka ?
Ata do ta prekin këtë zjarr
dhe zjarri, e ëmbla ime, do të thotë thjesht emrin tënd
dhe timin, emrin që vetëm ti
do ta kesh ditur sepse vetëm ti
mbi këtë tokë e di
kush jam, dhe se askush s’do të më ketë njohur si ti,
si njërën prej duarve të tua,
dhe askush
s’do të ketë ditur as si as kur
zemra ime ndezi vetëm
sytë e tu të mëdhenj e të kaftë,
gojën tënde të gjerë,
lëkurën tënde, gjinjtë e tu,
barkun tënd, rropullitë e tua
dhe atë zemër që unë e kam zgjuar
të këndojë
deri në ditën e fundit të jetës tënde.
Dashuria ime, po të pres.
Mirupafshim, dashuri, po të pres.
Dashuri, e imja dashuri, po të pres.
Po e mbyll tani këtë letër
pa trishtim, aspak : këmbët e mia
janë aty, të ngulura mirë në tokë,
dhe dora ime të shkruan në udhë :
në mes të jetës, gjithmonë
do të mbahem
përkrah mikut, përballë armikut,
me në gojë emrin tënd,
me një puthje që kurrë
s’i është shmangur tëndes.

 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Poezi Dashurie

Dua të shkoj me atë që dua.
S`dua ta di sa më kushton.
S`dua të pyes bëj a s`bëj mirë.
S`dua ta di më do a jo.
Dua të shkoj me atë që dua.
| Bertold Breht |
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Poezi Dashurie

Ti ishe per mua -
ISMAIL KADARE


Une pashe lulet e para
qe çelnin kudo permbi dhe
Pashe zogjte e pare shtegtar,
qe u k'thyen serisht tek ne
Ne brigje, ne kopshte, ne ara,
gjithçka eshte e pare gjithçka
Ndermen dashuria e pare,
ato kur i pashe me ra
Do vyshken te gjitha te parat
dhe prap do kthehen ato
Perveç dashurise se pare..
As vyshket, as k'thehet ajo .
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Poezi Dashurie

Dashuri siberiane

Po bie shi...dhe ti je kaq larg
Po ndoshta dhe s'dua te jem me ty
Ky qiell gri... Ne shpirt- kaq akull
Kaq ftohte ne shpirt. Si ne Siberi.
E megjithate, une te dua
Dhe te dua shume , cuditerisht
Po qe se te urresh eshte njesoj si te duash
Te urrej dhe te dua njekohesisht
Te urrej per ate , qe me prishe qetesine
Te urrej, pse erdhe tek une
Per cdo gje te vertete dhe cdo gje te dyshimte
Te urrej dhe te dua kaq shume
dhe ne shpirt kam dimer, gjithnje dimer
Nje ftohtesi pa fund dhe pa ane
Ne sa grade nen zero paske lindur
Dashuria ime siberiane
Ne te tere qenien time bie shi
Dhe ti nuk je. Dhe ti je kaq larg
Kam deshire per ty, kam nevoje per ty
Dhe prape s'dua te jemi bashke
Drita اomo

 

Levina

L.E.V.I.N.A
Titulli: Poezi Dashurie

Dashuria

Dashuria, shpesh më ka bërë serioz
Më ka bërë si fëmijë e të padurueshëm
Ndonjëherë më ka bërë edhe për të qeshur
Shumë herë më ka detyruar të jem i zhveshur.

Më ka gjetur gjithmonë të mirë dhe të lirë
Si flladi i lehtë i verës heret në të gdhirë
Si bimën që uji i shkon pak pa u zhuritur
S’ka një herë të vetme që më ka mërzitur.

Dashuria nuk është ajo e Romeos me Zhuljetën
U bashkuan bashkë por humbën secili vetveten
Vetëm ajo s‘ishte dashuri, ishin të sëmurë që të dy
Dashuria është gëzim për jetën, aty s‘e mendon vdekjen.




Skender-Doci
 
Last edited by a moderator:
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top