• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Poezi Dashurie

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

URREJ!...

Urrej syte e tu,qe vec me mashtrojne
urrej buzet tua,qe vec me tradhetojne
urrej shikimin tend,qe me perul para teje
urrej hapat tua,kur vine drejt meje
urrej ku me thua,te dua me shpirt
urrej kur pas meje,nje tjetre ia perserit
urrej kur me krahe,me afron drejt vetes
urrej kur ma ndryshon,rrjedhen e jetes
urrej kur me genjeshtra,ma ndryshon mendimin
urrej kur ben,sikur e kupton gabimin
urrej kur me thua,do jemi bashke si sot
por mbi te gjitha urrej fatin ,
qe nuk te urrej dot!...
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Mos e harro zemren time se per ty ka rrah
mos e harro syrin tim qe per ty ka qa
mos e harro buzen qe puthje te ka dhan
me ma fal krejt boten une ty nuk te kisha lan
Pa ty nuk mundem te rri
pa ty jeta me behet hi
pa ty varri nuk me pranon
pa ty jeta nuk me mjafton
Sa bukur po qesh
sa bukur shikon
Te dua per bes sa qe nuk beson
qka me te shkru
qka me te thon???
kur zemra ime vetem ty te don
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Lerme…

Lerme ne detin e shpresave te notoj

Dhe me mos me mbyt…

Lerme te flas me mallin tim

Dhe me mos me nderprit…

Lerme te eci per nje cast

Dhe me mos me ndalo…

Ndersa neser….

Neser… tortuaret kujto!
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Te pres...
aty ku humben gjurmet tona
aty ku bota dikur ishte e jona,
te pres...
aty ku premtimet u harruan,
aty ku une dhe ti dashuruam.

Te pres...
aty ku zogjte ishin deshmitare,
aty ku kam qeshur e ku kam qare.
Aty ku dhembjen e kam kaluar me dashuri
te pres!
te pres aty ku dielli perendon
e lind perseri.
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

te cmendur jan ata qe n'dashuri sbesojn
te cmendur jan ata qe nje buz se shijojn
te cmendur jan ata qe jetes ia kan friken
te cmendur jan ata qe zemren se dhurojn..

Me duaj sa te dua un
me duaj edhe me shum
me duaj se kam nevoj per ty
me dashuro.. Si drita ne sy...

Se te dua me te vertet
se perhej e jotja do te jem
se sna ndan dot kjo bot e cmendur
dhe kurr ska per tna trembur..

Me duaj sa te dua un
me dashuro te lutem...
...edhe pak me shum...
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

shume here te thashe lamtumire
por asnjehere nuk u largova pergjithnji
por gjerat tani ndryshuan se perseri
ti luajte me mua,me vjen keq i dashur po un
nuk jam loje te me perdoresh sa here qe ke nevoj.

Shume veshtire e kam te besoj
qe ti me doje se njeriut qe ke ne zemer
i falet dashuri dhe jo dhimbje mizore
nuk besoj se ne te dy na ndan ca katundare
po vetem ti qe doje te bej dashuri
me ke tu afronte prane

ndaj te vuaj per ty me duket e kote
se nuk ishte fati ai qe na largoi po
qenja jote qe vetem genjeshtra thote
ti se din c'eshte dashuria se kurre nuk dashurove
e kurre ske per ta njohur se ti me te lodrove

ah..edhe dicka, mos mbaj me shpresa
se do kthehesh te un se kur te vine trute
ty ne gjoksin tim nje tjeter do fle gjume!!!!!
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

NDRYSHIMET Nث JETث

Shpeshher në jetë
E ndjen se je rrëzuar
Dhe gjithçka rreth teje
Më nuk funksionon

Sheh muzgun e mëngjesit
Sheh dhe mbrëmjen kur fillon
Gjithçka njëlloj,gjithçka njëlloj

Më zgjo nga kjo mjegull
Më shpëto dhe shko
Por vash të lutem
Për gjendjen time mos trego

Koh e turbullt dhe e frikshme
Botë e mjerë e me zili
Për të jetuar ndjenjat janë të fuqishme
E ndjej se do ta gjej rrugën për në shtëpi

E dij se neser
E dij se një ditë
Rrugën time do ta gjej

Më zgjo nga kjo errësirë
Më shpëto dhe shko
Për diçka të lutem vash
Për gjendjen time mos trego.
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

NDJENJث DASHURIE

Kthehem prap
Në dhomën e hotelit
Gjysëm të errët
Vetëm hëna na shikon
Na gjen bashk mëngjesi herët
Edhe dita me ne vazhdon

Shikoj trupin tënd të zhveshur
Ti bën sfilat para meje
Rrij I heshtur nuk flas dot
Bëj se s’jam I kënaqur prej teje

Ti hap radion dhe fillon këndon
Këngët çë unë I dëgjoj
Mbi tavolinë me ndjenjat vallëzon
Por ti e di se çka kërkoj

Largohesh nga dhoma blu
Bën se je zemëruar
E dij se çka të vlon në mendje ty
Nuk I mbyll syt por rri zgjuar.

Më vjen nga pas e më përqafon
Loja e buzëve më ekziton
Gjithçka çë vlon më pas vazhdon
Nga ndjenja flakë në botën tjetër kalon

Më puth me mall dhe buzëqesh
Merr ombrellën dhe largohesh
Un mbyll derën e hotelit dhe diçka vesh
Dera përsëri troket,duhet ta dij kush është..
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Nث DHOMثN E BARDHث PRANث DETIT

Në dhomën e bardhë pranë detit
Larg botës ne të dy
E ndjej erën e fatit
Të fshehur në syt e tu

Pamjen e trupit tend
E shikoj nën dritën e yjeve
Uji I detit I shëndritur nga hëna
Shkëlqim u jep ngjyrës të syve

Asgjë s’do t’ma ndryshoj dashurin për ty
Këto fjalë ti thom me shikim në sy
Se dikur kur më mungoje
E ndjeja me shpirt se ende më doje

Tani çë të kam pran gjith botën kam
Në këtë dhomë të bardhë me ty jam
Nën dritën e hënës buzët tona lagen
Mbi trupin tim të lodhur flokët e tu thahen.
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

TI JETON MES YJESH

Pse më mundon
Nëse do të shkosh
Diçka të paqartë kërkon
Do dhe dritë djelli natën vonë

Ndër yje e gjen vetveten
Shkëlqimet e tua natën nuk treten
Këtë qytet do ta lësh e do të shkosh
Kë atje do të takosh?

Atje larg në se më ndjen
Dhe ndjenja jote s’të gënjen
Eja ti në këtë qytet
Me mua këtu s’do të mbetesh vet

Vash e vogël kudo çë të jesh
Zemrën time ti do ta kesh
Dhe vetmia nëse të trishton
Eja shpirt,ndjenja të fton

Eja vash mos u frikso
Nga unë ti ç’do ndjenjnë kërko
Edhe pranverën do ta ndal për ty
Nuk do të duket trishtimi në sy.
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

MEZI PRES Tث VIJ E NESثRMJA

Mezi pres të vij e nesërmja
O ti yll që nuk shëndrite kurr
Me mundim vjen buzëqeshja
Je dëshirë pa shum vrull

Mezi pres të shikoj djellin
Oj arbëri antika ime
Pa ndërprer hap e fik dritat
O njeri pran derës time

Pranoj e pranoj dhe mjegull shikoj
O gjeth I vyshkur çë harron të biesh
Pa lule bletëza do të ishte e kot
Psqyr çë nuk shihesh kurr

Mezi pres të vij e nesërmja
Pran rrugës tënde ngadal kaloj
Pa durim taksin do ta prisja
Në brendësi vloj dhe vloj
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Dua veç një çast!

Veç një çast do doja,

veç një çast zërin ta dëgjoja,

do të doja veç fytyrën ta shikoja,

do të doja veç një çast me ty të qëndroja,

do të doja veç një çast puthjen tënde ta shikoja,

do të doja veç një çast dashurin ta kujtoja.
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Shpirti im


Shpirti im lëkundet si tërmet.

Atë ditë që do me dashurosh në botë do bëhet qamet.
Të betohem me Zot e se ty të dua pafundesisht.

E dashura ime të lutem kthehu përgjithmon

se zemra ime ty po të kërkon.
Unë për ty shumë po vuaj

e këtu pa ty vetja më duket e huaj
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Të dua shum

Unë stë kërkoj të më duash shumë,

por të paktën çerekun nga sa të dua unë.
Ndoshta t'jetoj pak se jeta rrjeth si lumë,

ku i dihet jetës ndoshta s'jetoj dhe shumë.
Me ditë apo me vite, por sa te jetoj,

vec teje tjetër kurrë s'do dashuroj.
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

I shtriva buzet,
por buzet e saj dot si arita.
U mundova i lodhur,
i mbytur nga afshi,
nga gjaku i buzeve thitha.
U enda prane saj,
i stermunduar sa s'ka,
dot nuk e preka,
Diku i humbur,
nga dhimbja therrita:
"Me iku jetaaaa"
Kjo bote eshte sakrifice,
ne buze dashuria
e lashe sic e gjeta,
Nuk isha i pari,joo,
por...as i fundit,
e lashe sic e gjeta!!!
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Te zhduk c'do gjurme tenden,
te mua te mbetet perseri ciltersia,
te te kem harruar,te te hedh tutje,
sikur dashurine c'ishte,mos ta dija.
Te te harroj emer e fytyre,
te imagjinoj sikur ste kam pare,
te te zhduk nga zemra pergjithmone,
te fshij dhe lotet qe kam qare.
Ne faqet e zemres mos te ekzistosh,
ti si perket me asaj,
mungesen time do ta kuptosh,
por prape ne zemer une te mbaj.
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Tث TASHث...

Të thashë të dua, por të gënjeva
Të thashë ndjej atë që s’e ndjeva
Të thashë e di për atë që s’e dita
Të thashë nuk e di atë që e dita!

Të thashë se jam, ajo që nuk isha
Të thashë që kam atë që s’e kisha
Të thashë do bëjë atë që s’e mendoja
Të thashë s’e dua atë që e deshiroja!


E mohova të vërtetën e argumentuar
E pohova gënjeshtrën e vetësajuar
Të ngacmova kur ishe indinjuar
Të lëndova zemrën që e kishe t'plaguar...

A e kuptove përse të kundërshtova
A e kuptove përse të sulmova
Isha e dobët shumë, ndaj gabova
Në munges dije gjithçka shkatërrova.

Tani me vete mendoj edhe përkujtoj
Isha unë ajo apo tjetër forcë më drejtoj
S’mund t’a kthej prapa as kohën as jetën
Për gabimet bërëse dua të rrah vetvetën
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

nese nje dite ti do te jesh duke qare
me thirr mua qe te jem me ty
un nuk te premtoj te te bej te qeshesh
por ne mund te qajm te dy!

nese nje dite ti deshiron te shkosh larg
e une mos te te kem ne sy...
mos ngurro te me therrasesh
un nuk premtoj te te ndal
por mund te vij me ty!

nese nje dite ti nuk deshiron te degjosh askend...
me thirr!
un te premtoj te jem me ty
pa asnje fjale,njesoj sikur te ishe vetem,e jo te dy

por,nese nje dite me therret
dhe nga une nuk merr pergjigje,
eja ti shpejt t'me shohesh ne sy
nodshta une kam nevoje per ty!
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

ca pika shiu trokasin xhamave

ca pika dhimbjesh lundrojne zemrave

ca pika loti shkasin faqeve

ca pika lumturie enden endrrave

ca pika dashurie i fshihen harresave

duke mbetur vetem….

Pika…pika…pika….
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Te kerkova

Ne shpellen e endrrave ty te kerkova
por nuk te gjeta!
Me universe yjesh te krahasova
Por nuk i ngjaje!
Ne nje ajzberg shpresash te perfytyrova
Por edhe aty s’ishe…..
Te kerkova ,te krahasova,te perfytyrova…..
Dhe te gjeta ne kristale shpirtrash te akullta……
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Prit mos ik.....

prit mos ik,mos shko pa mua
ndryshe bota do te shembet
prit ti vete me the:"me duaj"
tani qe te dua trembesh?

prit mos ik,mos shko pa mua
ndryshe dielli sdo lind me
ku do shkosh pa me thuaj?
pse po iken?po me le?

prit mos ik,mos shko pa mua
bote e eger me frikeson
me dhemb shpirti gjer ne thua
me dhemb zemra dot sduron.

prit mos ik mos shko pa mua
zemren ma ke mbajtur peng
me thuaj ne sy "ste dua"
boten time ti ma shemb.

Prit mos ik,mos shko pa mua
kthema zemren mos ma mbaj
mos me shih si nje te huaj
jam e njejta si me pare
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Me degjon?

Te pashe rruges tek ecje

U tremba,ndala hapin per pak

M’u duke si nje peme e rrenuar

Kembet si rrenje te dala i terhiqje zvarre

Dhimbja me semboi ne shpirt,e di?

Kur syte hodha ne fytyren tende te mpire

Ishe I verdhe,shikim fundosur,buzet thare

Ja, si ajo lulja e vyshkur,rene ne trotuar

Qe me kemb po shkel tani

U mata te vija drejt teje, te them nje fjale

Por frika se do te kepusja fijen e mendimit

Me la te ngujuar ne vend

Me thane qe naten gjumi nuk te ze

Vec emrin e saj shpesh belbezon nen buze

Nen qiellin e zbrazet

Dhemb or mik?

Vuan?

Valle mesoi kurre dashuria jote

Se ty mendja te mori udhe?

Me qahet ,me qahet.....

kur te shoh me koken ulur si muzg I rene

Me qahet o trup renduar,me qahet

kur te shoh qe I leshon copezat e zemres pas

si nje mur i shembur

Qendrova duke te pare,

Ngriva ne hapin tend,

Gjersa ti dhe hija jote humben nga syte e mij mjegulluar

Me mbeti nje mal me ofshama duke psheretire

Per shpirtin tend te rrezuar, kthyer ne shkretetire...
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

E DASHURA IME


ne ndarjen e dhimbshme, lotlagur
ne fjalet e ndarjes, gojemekur
neper udhet e kurbetit, shpirtplakur
per ty mendoj

nen petkun e mergimtarit meditues
nen gjethet e rena te vjeshtes
neper shtigjet e shkreta te shpreses
per ty mendoj

nen damkosjen e hirte, ekstrakomunitar
nen horizontin e mjegullt te se ardhmes
neper rruget drejt hiçit, fitimtar
per ty mendoj

nen flakerimat e rralla te drejtesise
nen nje therrmije mendimi njerezor
neper meandret e burokracise
per ty mendoj

nen idhujt e shterpesise, krenarine e vetmise
nen driten e henes, nen rrezet e diellit
jeten mizantropike nen kupolen e qiellit
per ty mendoj

nen tik-takun e ores, trokun e jetes
nen pikun e vapes, nen qiellin e nxire
nen token e lagesht neper mugetire
per ty mendoj

nen duart me kallo, rinine e plakur
nen ritmin e hapave, zvarritjen e mundimshme
nen peruljen e paqte, shikimet e dhimbshme
per ty mendoj

nen trupin e zhveshur, te brishte e mavى
nen bulezat e djerses, syte e kapitur
nen shpirtin e lodhur, deshiren per te dremitur
per ty mendoj

nen fshikujt e ligesise, rrebesh derdellitjesh
nen nje renkim te shurdhet, brenga te pashtershme
nen friken shtypese, psheretima te perhershme
per ty mendoj

nen fashot e gjakosura, marrjen e hakut
nen nje dore ngritur, buçimen e gjakut
nen nje grusht mbledhur, shtrengimin e lakut
per ty mendoj

nen perplasjen e deres, rebelimin e ndrydhur
nen peshtjellime torturuese, oret e pagjumesise
nen kacafytjen e mendimeve, ne kerkim te harmonise
per ty mendoj

nen enderrimet e embla, ecjen e pergjumur
nen pritjen e ankthshme me mendjen perhumbur
nen gjumin plot endrra - ty te shoh ma ka enda
per ty mendoj
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Cigarja

Cigaren Qe Kam Ne Dor e Dashur
me Tymin Qe Qes Nga Goja
Krijoj Pamjen Tende
Dhe Zhytem thell ne Mendime
Kujtoj Qastet E Lumtura
Dhe Aq Fell Zhytem ne Mendime
Cigarja Vazhdon Rrugen Si Gjithnje
Un ende Jam Duke Menduar Per ty

Kthehem Kohes Kur ne dy ishim bashk
isha i lumtur si nje femij
kurse tani vetem ky tim
qe e thith me paraftyron pamjen tende

dhe ngadal cigarja e mbaron rrugen e vet
si gjithmon por un shpejtoj ta ndez tjetren
nuk dua qe ti te largohesh
edhe pse te paramendoj per mu esht boll
qe se paku pamjen tende e shikoj
dhe buzqesh per momentin
mu kujtua fjala
zemer ti je e vemtja shpres e imja
pa ty as nje hap nuk e bej ne ket jet

ja ato fjal e dashur mua me kan
ber ti perjetoj keto vuajtje
per ate smundem te haroj
se ato fjal jan mbyll ne zemren time
dhe nuk mundem ti nxer dot
sa her qe me kujtohen
e therin zemren time
dhe me zhytin thell ne mendime
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Dhëmbja më thotë
se përherë do të mbetesh
vetëm një ëndërr për mua
vetëm një shpresë
një lotë
që ti nuk deshe
të ndalësh dotë.
Dhe këtë që ti ndeze në mua
këtë shkëndijë
nuk mund ta shuaj asgjë
as loti i njomë
as dhëmbja e madhe
as ky largim
mund ta shuash vetëm ti...
Për mua përherë do të mbetësh
ai... që ishe
edhe pse dje të njoha
që të dua sot
ngase zemrën time të zbrazur
ti e mbushe plotë...
Vetminë s'mund ta heq
as dhëmbjen s'mund ta ndalë
shpresat s'do të pushojnë
as me kohën
argësinë
atyre u mbetet të bëjnë ballë...
Atëherë desha të ta them
vetëm të vërtetën që mësova
se me ty...
një minutë do të thotë
më tepër se një jetesë
pa dhëmbje e lotë
e plotë shpresë...
Dua të ta them
për mua mos u brengos
ndoshta jeta do t'më do
edhe mua një ditë
ndoshta...!?
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

nuk e di perse

nuk e di perse por sot jo si ne cdo mbremje syri im nuk derdhi lot...
...nuk e di c'ndodhi di vetem qe loti ne zemer me nuk rrodhi... .
..nuk e di perse por nje nat te qet dhe te embel kalova ..
.nuk e di cndodhi por nga endrrat me nuk u torturova...
...nuk e di perse por sot u zgjova e lumtur...
u zgjova me ate buzeqeshje qe kish kohe e humbur...
.. nuk e di perse por per ty mendoj...
mos jan fjalet e tua qe me len te qet...
. mos je ti virus qe dhimbjes i ben keq..
. nuk e di perse.... por ti sme le ne erresire....
.. ti me ben te qesh , te enderroj... ti me ben thjesht te jetoj...
...un nuk e di cka ndodhur... ...nuk e di perse...
. ma thuaj te lutem nese nje pergjigje e ke ....
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Ketu te dua.
Ne pishat e errta qe era ngaterron
Ndricon hena mbi ujrat e vrullta.
Pershkruhen dite te njejta qe ndjekin njera-tjetren.

Mjergulla shkrihet ne figura kercimi.
Nje pulbardhe argjendi shkeputet nga perendimi.
Ndonjehere nje vele. Larte, lart yje.

Ose kryqi i zi i nje anije.
Vetem.
Ndonjehere me kap agimi, dhe i njome eshte madje edhe shpirti im.
Tingellon, e ritingellon deti i larget.
Ky eshte nje port.
Ketu te dua.

Ketu te dua dhe me kot horizonti te fsheh.
Po te dashuroj midis ketyre gjerave te ftohta.
Ndonjehere puthjet e mia shkojne mbi ato anije te renda,
qe vrapojne neper det atje ku nuk arrijne.
Shikohem qe tashme i harruar si keto spiranca te vjetra.
Moli eshte akoma me i trishte kur e prek mbremja.

Jeta ime stermundohet me kot e uritur.
Dua ke nuk kam. Ti je kaq e larget.
Merzitja ime lufton me perendimet e lehta.
Por nata arrin e fillon e palevizshme.
Hena rrotullon shiritin e saj te endrrave.

Yjet me te medha me shohin me syte e tu.
E sepse une te dua, pishat ne ere,
duan te kendojne emrin tend me fletet e tyre
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Afrohu

Dua ti harroj sot fjalet
le te flasin vete veshtrimet,
le te flase dora qe dridhet,
ketu mbi kitaren time.

Se kur erret bie nata
nje drite ndizet brenda meje,
njerezit fytyrat fiken,
asgje tjeter s'ndjej vec teje.

Neper jave rrjedh trishtimi
cigaren prape kam filluar
nuk je ndryshe nga te tjerat
vetem une kam nryshuar.

E terhqeh imazhin tend,
dhe veten neper gjume
jemi bashke, por ne agim,
i vetem mbetem une.

Te shoh me qarte kur ti je larg,
afrohu te te dua
dhe nese kjo eshte loje
nuk me pelqen te luaj.

Dicka mire e kam ditur
vajzat vdesin porsi lulet
nje petal qe me solli vjeshta
permbi floke vjen e me ulet.

Te shoh me qarte kur ti je larg
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

O dashuria ime, eshte si trendafil i kuq
qe cel n'qershor te here
O dashuria ime eshte si melodi
qe luhet aq embel, ne zemer ndjere.
Imja goce, qe te kam aq te mire
jam aq thelle ne dashuri
e do te dua ende, Zemra ime,
edhe kur t'behet lemsh e lebeti'.
Edhe kur t'behet lemsh e lebeti, Zemra ime,
t'thahen detet dhe t'digjen guret:
Do te te dua ende, Zemra ime,
deri kur dhe jeten ta mbulojne pluhuret.
Dhe udhe te mbare e vetmja ime Dashuri!
Dhe udhe te mbare per ca kohe vete!
Dhe do vij prape, Dashuria ime,
edhe mbrapa diellit te jete!
 

mondsha

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Kenaqesi kur ke se ku te ndalesh mes vargjeve ne kete forum. Urime!
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top