• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Poezi Dashurie

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Poezi Dashurie

Sikur ta dija qe deti eshte i thelle
S'kisha notuar

Sikur ta dija qe dashuria eshte e rrezikshme
S'kisha dashuruar

Sikur ta dija mbarimin tim
Skisha filluar
 

Зngjεll

___________
Titulli: Poezi Dashurie

Nje lot ..... nje kujtim ..... imazhi yt

Lotet ne zemer,akoma dhe sonte mendoj per ty ,
ka shume kohe tashme shume dite kane kaluar ,
qe nga dita qe jemi ndare , nga dita qe dhimbja
pushtoi zemret tona dhe nata mbuloi
ditet tona ne nje erresire pa drite .......
Zemra ime vuan , historine tone nga enderrrat , qe
po me pervelojne qenien time ne kete bote.
Perse dhemb kaq shume ?
Qenka shume e veshtire te flasesh ,
te besh sikur ai nuk me mugon
E veshtire te pranosh ndarjen , dhimbjen dhe menyren
e kesaj vuajtje te dy shpirtrave qe duheshin ne pafundesi
Cdo dite rri e mendoj ,prane albumit te fotove ,
qe kemi te dy , shpirti im :
Sa do deshiroja , oh sa shume do ktheja kohen pas ,
qe gjithcka te vije si me pare : Ti dhe Une te pandare
Ti me mungon edhe pse kam shume vuajtje ,
edhe pse shpirti im ehste gati te plasi
Kudo qe shkoj ,ose kudo qe jam
ti ndodhesh prane meje i dashuri im,
Ne cdo veshtiresi , ne cdo problem qe kam
ne cdo dhimbje qe kaloj dhe vetmi ,
ti me shoqeron i dashuri im i embel .
Ne momentet me te forta te diteve te mia
imazhin tend dhe buzeqeshjen tende
dhe zerin tend qe me udheheq ,
i kam gjithmone me vete .......
Edhe pse imazhin tend e kam para syve te mi
ne te njejten kohe je dhe kaq larg ,
por ty nuk te kam prane .......
Imazhet me ty kalojne pa mbarim ne kujtimet e mia
si nje film qe nuk do te ndaloj
Cdo kujtim me ty , me jep forcen dhe kurajon
per te ecur ne kete fortune te eger e te pameshirshme
qe me ka pushtuar ditet e pafundme te jetes time
te mjere pa ty
E di dhe ditet e tua jane me keq se te miat
dhe se me mendon sa here te mendoj ......
E urrej kete jete , e urrej kete fat
urrej boten per fatin tone , uroj gabimet
qe e shkuara i nxori ne siperfaqe
dhe na mori shpirtrat tane te pafajshem
duke i lene pa jete .................................

Per dashurine e pavdekshme edhe pse e dhimbshme
 

Зngjεll

___________
Titulli: Poezi Dashurie

Kujtime....

Ne fund te enderrave te mia ,te perkedhel,
ne fund te lapsit tim , te shkruaj nje sekret
Eshte pasuria qe ti me ke thene
kete pasuri dua ta gjej
Perkedhel frutin e pasionit tim
kete pasion qe ti e bere te lindi ne zemren time....
Ne fund te gishtave te mi, deshiroj
buzet e tua
qe me dashuri nuk reshtenin se me theni :Te Dua
Deshirat e zemres time imagjinojne
zjarr mbi pluhurin e shpirtrave tane,gati te shperthejne
Me kujtohen castet e pasionit tone ,kur ne takoheshim
me kujtohen veprimet tona pasionante,
qe e benin dashurine pak me shume se dashuri
Deri ne darke qe mezi pres telefonaten tende
mbyll syte
dhe duart e mia deshirojne hijen e trupit tend
Por kur hap syte
jam shume e trishtuar
te jem larg syve te tua.......
 

diall

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Deri kur ne vuajtje
Deri kur ne vetmi
Deri kur kjo zemra ime
Do te vuaj per ty
KUr mbi varrin tim
Fillon punimi
Kur mbi koken time
Fillon vajtimi
Kur mbi varrin tim
Vendoset kurora
Ateher dije e dashur
Se perjet te harrova..
 

silvana

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

"VAJ MJERIMI"
me sirin plot mall
e zèmren dèng me nostalxhi
mora udhet si qyqe
me te lyp ca dashni...
hija me orientoi te gjej
adresen e pise tande
qe prej se largu nje drite
te zbehte pulsonte
si te qe kopesht zooloqik
perplot ze kafshesh afshonte.
mes mureve te qelise
e gdhiva agimin
tuj kercye rryme tallavaje
e zbova trishtimin
mes lotesh mjolt e njoha gezimin
e humba doreleshimin
kur njoha teta KURSIMIN.
 

diall

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Si te bej te me dashurosh..
Si ta bej at zemer tende te ngroht..
Si ti puthi buzet e tua nga larg..
Kur vjen dita qe te kam pran meje..
Dhe te ledhatoj te pergdheli ngadal..?
 

diall

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

po prandaj pra po ta lej ty ta thash qefin tend se pote dija edhe uen qefin tend cu pa atehere hehehe :p

Nese dikush në botë të don,dije sa jam une..
Nese në bot,dy persona të duan ty, dije sa e para jam une..
Nese në bot, nuk të don askush,dije sa kam vdekur une..
 

Lepulusee

Vogelusee
Titulli: Poezi Dashurie


Per ty



Shume I bukur je ,
ah te ishe per mua,
eshte thjeshte nje enderr.
ti puth buzet tua.

Jeta kishte vuajtje,
Jeta kishte nderlikime,
a valle mund te ndodh,
ta kesh zemren time.

Pse je kaq I bukur,
syte nuk I besoj,
pse me terheq aq shume ,
as vet se kuptoj.

Kujt do tja falesh dashurine,
kujt do ja dhurosh lumturine,
kujt do ja dhurosh zemren tende,
kujt do tja falesh bukurine,

Zemra e thyer nuk shef pak drite,
qe ska ka pare as nate as dite.
Je drite e syve te mi ,
pse me vrave kaq shume ti ?
 

Lepulusee

Vogelusee
Titulli: Poezi Dashurie

E di qe ke vuajtur,
e di qe ke dhimje,
e di se si eshte,
e ka perjetuar zemra ime.

Te lutem mos qaj,
te lutem mos vuaj,
ka qene fati jot,
te vuash per te huaj.

E di qe zemra nuk riparohet,
e di dhimbja s’largohet,
e di qe shpirti ngushellohet .
por zemra jote nuk rehatohet.

Mundohu ti japesh vetem gezim ,
mundohu ti japesh vetes kenaqsi,
dhe te jesh e sigurte qe pa vuajtje nuk ka lumturi!
 

Lepulusee

Vogelusee
Titulli: Poezi Dashurie

Kur ti mungon!

Kur ti ,me mungon, ne endrra¦
Të nesërmen ndihem, me mirë.
Sepse nuk okupohem ,rreth endrres,
Ndihem me I lirë.

Kur ti ,me mungon
Edhe ne realitet ,
Atëherë jeta ime ,
Behet ferr ,ne te vërtetë.

Kur ti ,me mungon ,
Edhe atëherë kur s’dua.
Filloj te besoj se, je,
MOLLE E NDALUAR.

Kur ti ,me mungon
E kam shumë vështirë.
Sepse thelle ne zemër ,
E ndjej atë zbrazetire.


Kur me mungon veç ne ëndërr ,
gjithmonë te arsyetoj .
Por ne jetën e përditshme,
Nuk mundem te perballoj...
 

Lepulusee

Vogelusee
Titulli: Poezi Dashurie

Pse



Pse je kaq i pashpirt,
pse zemren ma lendove
pse shpirti me qan
pse jeten ma shkaterrove

Kaq kishte dashuria jone
pse kaq shpejt mori fund
nuk e prisja kaq papritmasi
pse puthja jote e fundit me lendoj kaq shume.

Derisa te vdes nuk do te harroj
Sa te jem gjalle vetem do lotoj
Ndoshta edhe e vdekur do te kujtoj,
Te premtoj qe kurre tjeter sdo dashuroj.

Pse je bere kaq e ftohte ?
Pse zemren sta degjoj ?
Kan ikur rrahjet e forta te zemres tende !
Qe me malle I kujtoj !

Sa here qe puthja buzet e tua.
Me dukej sikur po ngrihesha nga toka
Rrahjet e zemres tende me thonin te dua
Dhe thosha qe e imja eshte bota!
 

Lepulusee

Vogelusee
Titulli: Poezi Dashurie

Dje kam puthur hijen tende.
Rapsodi e nje ndjenje e terhekur zvarre me forze ne zemren time.
Pran trupit tend enderroja.

E sot momente te vogla ekstazie kerkoj me kembengluje buzet e tua.
Ne trupin tend kam shijuar sheqerin
qe shkrihet ne goje .
Numeroj minutat e mungesse tende.
(Valle kur do kthehesh?! )
 

Lepulusee

Vogelusee
Titulli: Poezi Dashurie

KESHTU KA QENE E SHKRUAR NDOSHTA !



Keshtu ka qene e shkruar ndoshta
qe une e ti te jetojme te ndare
larg nga njeri tjetri e me vuajtje
dhe asnjehere mos me u pare !





keshtu ndoshta e ka shkruar zoti
qe jeta jone muar pikellimin
zemra ime e ndare ne gjyse
rend e e perjetoi pelinin !




vertete shum vuaj por skam qte bej
ajo qe eshte shkruar nuk ndryshohet
ndoshta vjen nje dite shpresuese
dhe serish zemra ime qetesohet




jetoj me shpresen e vetme qe me mbet
dhe me enderren qe spo perfundon
e une dhe ne enderre te kerkoj
por askund zemra spo te takon




nje dite nese ti mendon per mua
nga syte e tu leshoje nje lot
dhe atehere thuaj vetes tende
perse e lash spo e kuptoj dot




kerko zemren time qe se gjen me
as ne kete bote as ne boten tjeter
se gjithqka qe ekzistonte mes nesh
tash mbeti e kohes se vjeter




fati im u shua ne mesnate
dhe jeta ime mori tjeter ndryshim
por qe te dua smund te them me
se vertete tash ska asnje kuptim




me mire mendo nje dite dhe qaj
se sa perjete te me harrosh
nese kupton se une kam vdekur
varrin tim mund ta vizitosh



por mbi varr mos me sjell lule
vetem nje lot mbi mua ne dhe
harro se dikur te kam dashte
dhe filloje nje jete te re
 

Lepulusee

Vogelusee
Titulli: Poezi Dashurie

Une jam AJO vajza pak mbi 24 vjet
qe mbi trupin tim e barta nje tradheti
qe shkaterrova plotesisht veten ne kete jet
ne njeren ane zemren e ne tjetren dashurin

Une jam AJO vajza qe pres me padurim
me e keqe nga te gjitha dhe vajze e mjer
ku per qdo dit per vdekje dashuria mu plagos
e me vajti ne humner

Une jam AJO vajza qe kurr s rri e buzeqeshur
me zemer te coptuar kerkoj dashurin
por jo si ajo e me parshmja
qe me beri zemren cop e grime

S di si u mashtrova ne enderrat e mia
dhe e humba dashurin rinore
e zemres i hapa plage te renda
plaget me te renda shpirterore

Pra une jam AJO vajza qe kurr nuk kam buzeqeshur
ne veshtrimin e zemres se plaguar
vetem nje her te mposhti tradhetin
e nga ankthi do te isha zgjuar

Shume kohe kalova me halle te medha
pran djaloshit me zemer te gurezuar
tani me duhet te kaloj diku tjeter
me shpresen se me s kam per te gabuar

Kam kerkuar te di gjithqka
nga historia e Romeos e Xhulietes e deri ne pafundesi
sa qe edhe zemra gjak te me pikoj
do te digjem te kuptoj me shume per dashuri

Pra une jam AJO vajza pak mbi 19 vjet
qe trupin ma hijezon tradhetia ne jete
jam simbol i dhimbjes dhe i tradhetis
jam viktim
ideal
shpres e jetes dhe e dashuris


**Per mua fat nuk ka**
 

Lepulusee

Vogelusee
Titulli: Poezi Dashurie

KU ESHTE AI



Ku eshte ai qe me puthte mua
per te jeten time kam per ta shuar
ai qe per dashuri me fali gjallerin
e une jeten time si dhe dashurin

Deshiroj qe gjaku trupin te ma veshtroj
e te me sheh si vuaj e pa te si jetoj
dua te behem akull e te me ngrihet trupi
te me sheh se per te une jeten po e humbi

Do te doja te vdisja njeher te shoh a qan per mua
te me ofrohet te me puth e te me thot te dua
ateher po te kishte jeten te ma kthej dikush
do te digjesha si qiri ne flak a ne prush

Ate her do ta dija se ai me dashuron
do te falja qdo gje te keqe edhe pse se meriton
do filloja jeten nga e para do behesha tjeter njeri
 

Lepulusee

Vogelusee
Titulli: Poezi Dashurie

__________♥_______________Te dua, a me don,
________♥__________♥______une per ty e jap jeten
______♥__♥_______♥________e ti per mua qmendon?!
____♥_____♥____♥__________dhe me trego sa me don
__♥________♥____♥__♥_____
____________♥____♥_____♥_O Zot i vertet
_____________♥____♥__♥_mos me le te vuaj
______________♥____♥___mos ma largo te dashurin
_______________♥_____te behet i huaj.
________________♥____

___♥♥♥_______Te mendoj ne vete
___♥___♥_____te mendoj me drite
___♥_____♥___ te dua me Zemer
___♥______♥__te dua me shpirt
___♥______♥__
___♥_____♥___Te kam dashur
___♥___♥____dhe shum te dua
___♥♥♥______por te lutem ty
_____________mos mem tradhtua
__♥_____♥___
__♥_____♥___Te dua do te them
__♥_____♥___dhe ashtu do te mbes
__♥_____♥___te dua do te them
__♥_____♥___gjersa une te vdes
__♥_____♥___
__♥_____♥___Oj Dashuri e mallkuar
__♥♥♥♥♥____pse sme le te qet
____________po me ben te vuaj
__♥__________gjithnje ne ket jete
__♥_♥________
__♥__♥_______Asgje me te bukur
__♥____♥_____ska ne kete jete
__♥♥♥♥♥♥____se dashurija e vertet
__♥______♥___asgje me te bukur
__♥_______♥_ska per mua
__♥________♥_sa i dashur kur me thet TE DUA
 

Lepulusee

Vogelusee
Titulli: Poezi Dashurie

♥*.☆★.•°•.☆♥*.Ndoshta nje dite, ne te ardhmen
.♥*.☆★.•°•.☆♥*.Ti perseri, do te kthehesh
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.Por gjalle, mua te mjeren
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.S’besoj se do te me gjesh.
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.
♥*..•°•.☆★.•°•.☆♥*.Mbi varrin, ku une prehem
♥*.★.•°•.☆★.•°•.☆♥*.Me keqardhje, do te lotosh
♥*..•°•.☆★.•°•.☆♥*.Dhe ikjen tende, prej meje
♥*.•°•.☆★.•°•.☆♥*.Perjete, do ta mallkosh
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.Ndoshta, shume i permalluar
♥*..☆★.•°•.☆♥*.Portretin tim, do ta kujtosh
♥*.☆★.•°•.☆♥*.Kur mbi pllake, te gdhendur
♥*..☆★.•°•.☆♥*.Emrin tim, do te lexosh
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.Si kurre, ndonjehere
♥*.•°•.☆★.•°•.☆♥*. Do te ndjehesh, fajtor
♥*..•°•.☆★.•°•.☆♥*.Per zemren time, te mjere
♥*.★.•°•.☆★.•°•.☆♥*.Qe ti vete e copetove
♥*.☆★.•°•.☆♥*.
♥*..☆★.•°•.☆♥*.Ndoshta, per te paren here
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.Mua falje, do te me kerkosh
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.Por pergjigjen time, nen dhe
♥*.•°•.☆★.•°•.☆♥*.S’do mundesh, ta degjosh.
♥*..•°•.☆★.•°•.☆♥*.
♥*.★.•°•.☆★.•°•.☆♥*.Do te te fal, apo jo
♥*..•°•.☆★.•°•.☆♥*.As vete, nuk e di mire
♥*.•°•.☆★.•°•.☆♥*.Pasi atehere, shpirti im
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.Do te jete, plotesishte i shkrire.
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.
♥*..☆★.•°•.☆♥*.Ndoshta, do te mbjellesh lule
♥*.☆★.•°•.☆♥*.Mbi dheun e varrit tim
♥*..☆★.•°•.☆♥*.Me qellim qe ato te celin
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.Si kujtim, per dashurine
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.
♥*.•°•.☆★.•°•.☆ ♥*.Por lulet, do te vyshken
♥*..•°•.☆★.•°•.☆♥*.Dhe pa gjethe, do te ngelin
♥*.☆★.•°•.☆♥*.Edhe me gjak, po ti ujitesh
♥*..☆★.•°•.☆♥*.Ato kurre, nuk do te celin.
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.Ndoshta naten, do te me presesh
♥*.•°•.☆★.•°•.☆♥*.Ne enderren tende, te trokas
♥*..•°•.☆★.•°•.☆♥*.Por edhe ne qofte se vij
♥*.★.•°•.☆★.•°•.☆♥*.Asnje fjale, nuk do te flas.
♥*..•°•.☆★.•°•.☆♥*.
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.Me hijen e vdekjes, do te vij
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.Dhe syte mbi ty, do ti zgurdulloj
♥*..☆★.•°•.☆♥*.Frike ne zemer, do te te shtij
♥*.☆★.•°•.☆♥*.Derisa ty, te te tmerroj.
♥*..☆★.•°•.☆♥*.
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.Ndaj, po deshe te jetosh
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.Ne heshtje i pa shqetesime
♥*.•°•.☆★.•°•.☆ ♥*.Ben mire qe te harrosh
♥*..•°•.☆★.•°•.☆♥*.Mua dhe dashurine time.
♥*.★.•°•.☆★.•°•.♥*.
♥*.☆★.•°•.☆♥*.Ndoshta, vetem atehere
♥*..☆★.•°•.☆I ♥*.qete, do te jetosh
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.Dhe shpirtin tim, nen dhe
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.Ndoshta, nuk do ta trazosh!!!...
♥*.★.•°•.☆★.•°•.♥*.
 

Lepulusee

Vogelusee
Titulli: Poezi Dashurie

Dashuria ime !!!

Dashuria ime kishte sy...
Pse ja verbuat ?
Dashuria ime kishte vesh...
Pse ja shurdhuat ?
Dashuria ime kishte ardhmeri...
Pse ja ndaluat ?
Dashuria ime ishte e shendosh....
Pse e lenduat ?
Dashuria ime ishte e paster....
Pse e njolloset ?
Dashuria ime ishte e lire....
Pse e burgoset ?
Dashuria ime nuk kishte lot...
Pse ja sollet ?
Dashuria ime nuk kishte urrejtje...
Pse ja mbollet ?
Dashuria ime donte te jetoj...
S’lejuat,do ju mallkoj !!!!
TE MALLKUAR QOFSHI PER JETE
QE VRAT NJE DASHURI TE VERTETE !!!!
 

Зngjεll

___________
Titulli: Poezi Dashurie

Une do te vras ,
me fjalet me te bukura
dhe do te varros,
me shpikjen me te madhe

Eshte me e bukur ringjallja

Dy here do te them"TE DUA"
para dhe pas vdekjes prej puthje

Une do te te vras,
me fjalet me te bukura
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

A e din se pertej fjalve-Je Ti...
E me je aq larg...
Me je e shtrenjet,e aferte e aq larg....
Si te them.....?
Pertej fjalve - jam Une...
Ne mes eshte -Dashurija
dhe pastaj largesite,
zogjet,era dhe ca pika shiu...

Me mungon,shume me mungon,sa shum...
dhe sdi si te theme...
Me jan lidhur fjalet ne nje nyje
kohet,jan ngaterraut largesite ...dhe çdo gje
vdes ne syte e mi...
...bashk me naten...
E Ti me je aq larg e shtrenjeta ime...
Si te them...
Me Ty ndaj copeza kohe,nate,Jete...

E pastaj Ti ike...
E Une mbetem,mes teje,nates,largesive,kujtime ve...
Labirinth zhgenjimesh...
Rrezja ime....


 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

PSE

PSE rrenkon,pse derdh lot
PSE vajton,pse shetit kot
PSE shkon ne at humner
PSE nuk vie ne gjirin tim
te gjesh qetsim

PSE ma fike llampen time
PSE ma helmove zemren time
PSE mi verbove syt e mi
PSE me le me krah te hapur
duke te pritur gjithni

PSE denove veten dhe mua
PSE fike dashurin qe dua
PSE shkele fjalen qe me dhe
PSE sot me urren mua
kur e din se ende te duaaaa
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Të Dua


Ndihëm e vetmuar
Kur pranë Nuk te kam
Zemra më dridhet kur e vetëm jam.
sepse në ty un e xheta vetën
Por kurë se arrita ta kuptoj të vërtetën.
Të dua më shum kur ti je larg meje
Kur ta dëxhoj zerin.
çmendem pas teje
Sepse të dua shum .
Ti je një ëndërr e xhatë pa fund
Ti je ëndrra ma e mir që ka ndodhur tek un.
Dua të shoh por ti je shum larg
Të therras me zë.
Por ti s'më dëgjon.
As nuk Më kupton athua a më Don .
Sikur ta dija a ndjen dashuri për mua
Do të shkoja në fund të botës ty për të takuar.
Vetëm atëher kur të shoh ty
Mund të me pushoj kjo dhimbje e zemrës.
Atëher edhe mund të vdes
Dashurija ime lamtumir në
Parajsë te PRESSSSSSS
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Pse me le të vuaj?

-Ngadale e me vemendje zbres
shkallve te kujteses e perpara
me dalin qastet qe kemi kaluar se bashku.
-Veshtir qenka të shkruash per nje person
te dashur i cili shpirtin ta thellson
me mendime e nuk te le te qet as ne gjumin e nates.
-Fjalet e tua nxoren lot nga syt e mi
qe mbeten vetem kujtime per kohen qe me plagosi.
Prita gjat si lulet e vesuara diellin pranveror ,
por q'te bej tani kur jam mesuar me fjalet,grindje ,
buzqeshjet etua tani me benin perher te lumtur.
-Te deshta dhe te dua,prandaj
mungesa jote me ben qe te vuajë!
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Sikur nje pik shi te perfaqesonte dashurin time ndaj teje..
dhe sikur ti te me pyesje se sa shum te dua?!…
Me beso se vetem shi do te binte.
Prit prit, mos bjer ne gjum,
Se dua te them te dua shum,
Naten e mir e gjum te embel,
Me jep nje puthje e me shih ne enderr.
Perse sonte edhe yjet nuk shkelqejn?
A thua edhe ato mungesen tende e ndjejn.
Te lutem mendo pak ne mua, dhe ne zemren
tende ruaje nje vend per mua. TE DUA
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Te urrej apo te dua?

Kuptoj qe te dua
edhe kur te urrej
- kur nuk je me mua.

Kur nuk je me mua
ti je gjithandej,
prandaj me shume te dua,
prandaj me shume te ndjej.

…e kur je gjithandej
ti je dhe me mua,
ja perse te dua,
ja perse te urrej.

…e kur me shume te ndjej,
ti je larg nga une,
zotohem te te urrej
por te dua shume.

Urrej kur te dua,
- kur je larg nga une.

اfare po ngjet me mua
…asgje s’po kuptoj…
Te urrej apo te dua?
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Kur ty s'te shoh ,nuk qaj ,nuk renkoj
Mendjen nuk humbas kur te degjoj
Megjitheate kur kohe ri pa te pare
Diçka me mungon ,ndjej mallin te me mare
Dhe veten pyes une me kureshti
Miqesi te jete kjo ? a dashuri?

Kur dora ime tenden e mbeshtjell
Zhytem e dashur ne paqe te thelle
Dhe jeta shkon e nderohet ne nje ender
Por e zgjon pa pritur rrahja e fort ne zemer
Qe kureshtare pyet perseri:
Miqesi te jete kjo ? a dashuri ?

Kur kengen varg pas vargu per ty ngrita
Nga shpirti poetik diktat nuk prita;
Por i habitur s'mora vesh as vete
Mendimet ,rima ,si erdhen kaq lehte?
Dhe pyeta se fundmi perseri:
Miqesi po me inspiron ? a dashuri?
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Puthme!

Puthme fort puthme e mos ndalo,
merrma frymen me ngadale!
Permbi mua embel pranvero,
porsi dielli mbi boren e bardhe!

Puthme prap puthme si di ti,
çoma trupin ne ekstaze;
Sikur flladi i veres ne nxehtesi
joshme ti pa thene nje fraze!

Puthme ti puthme me mijera here,
qe dhe engjejt t'na kene zili!
Prekmi buzet me buze si floket ne ere,
jepme zjarr ne brendesi!

Falmi mua buzet e embla,
falma mua trupin tend!
Dashurine tende shume ma ka enda
le te kallim flake kete vend.
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Perse?

Perse me dhemb kaq fort kjo zemer
e mishi rreth saj me digjet flake?
...ndoshta pse te shoh si engjell
qe jeten time do ma marre.

Perse lotojne syte e tu te embel?
...mos frigohen se do ndahemi sot?!
...por nuk do shkoj der’t’behem avull
se zemra ime nuk te le dot.

Perse nje fjale ti nuk e flet?
Perse ne buze ti nuk me prek?
…por qendron, si nje lule ne shkretetire.
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Edhe te lodhura..edhe te gerryera deri ne asht
Edhe te kuqe a te verdha cofshin
Edhe pse ti spo mundesh me i shkrue si du une
Ska dert..vec shkruji..
Vec jepu pak fryme nga fryma jote
Vec jepu pak lodhje nga lodhja jote
Vec mos mi le te zbrazta
Mos mi le pa jete
Se une nuk dua te mbaroj
Sic mbaroi ajo
Sepse ajo u be per te qendruar
Ashtu sikur une qe po dua
Te jem
Pa fillim e fund, pa mbarim
Po gjarpnoj ku skam gjarpnue asnjeher
Neper kosmosin tand
Per ta kap yllin qe sdo ta leshoj kurre….
 

Dallavere e vogel

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Kete vere


Kete vere dielli nxeu pak si shume
Me shume se cdo here tjeter
Aq sa dogji edhe te fundmet shpresa..
Cdo te ndodh veren tjeter nese une dhe ti
Me nuk do te ecim hapsirave tona..
Nenqiellit te vranet te ketij qyteti plot fjale
Nese je hidheruar me kengen time
Mua ku me ke lene..?
Sa keq qe harrimi eshte vdekjeprures..
Kjo vere mbet ne kalendarin tim bashke me ty
Rrumbullaksuar me ngjyren e kuqe te cilen asnjeher nuk do ta prekim.
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top