• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Poetja amerikane Louise Gluck fiton “Nobel”-in për letërsinë, ja vlera monetare e çmimit

Poetja amerikane Louise Glück është bërë shkrimtarja e parë amerikane që fiton çmimin Nobel për letërsi në 27 vjet.

Gluck, cituar për “zërin e saj poetik të pagabueshëm që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale”, është gruaja e 16-të që fiton ‘Nobelin’ dhe e para Amerikane që kur Toni Morrison mori çmimin në 1993.

Këtë vit çmimi vlen 10 milion korona suedeze (957,671.53 euro). Ajo i akordohet nga Akademia Suedeze me 18 anëtarë, shkrimtarit që ata mendojnë se ka përmbushur kushtin e përcaktuar me fjalët disi të vrazhda të vullnetit të Alfred Nobel: të “ketë prodhuar në fushën e letërsisë veprën më të shquar në një drejtim ideal”.

Pas gati tre vitesh me skandale, vëzhguesit kishin parashikuar që Akademia Suedeze do të shkonte për një “zgjedhje të sigurt” këtë vit, me poeten kanadeze Anne Carson, shkrimtaren antiguano-amerikan Jamaica Kincaid, romancierin kinez Yan Lianke, romancierin rus Lyudmila Ulitskaya, bestseller-in japonez Haruki Murakami dhe pretendenti shumëvjeçar Ngũgĩ wa Thiong’o, romancieri, poeti dhe dramaturgu kenian, i emëruar si fitues të mundshëm. Nga 116 fituesit e mëparshëm të letërsisë Nobel, 15 ishin gra, dhe shkrimtari i fundit afrikan i zi ishte Wole Soyinka, në 1986.

Balkanweb
 
Private conversations
Help Users
    Top