• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Pluton Vasi: Kinemaja shqiptare, në punishte artizanale

ReNdEx

Interist Forever

TIRANE- Ishte i familjarizuar me sheshet e xhirimit, pasi nuk e harron për vojën si asistent regjisor në filmat e para viteve '90, edhe pse koha për të nuk përbën ndonjë ndryshim të madh. Sheshxhirimet janë njësoj kurdoherë, me të njëjtat zhvillime e dinamika ditore. Kështu shprehet regjisori Pluton Vasi, i cili e nisi punën si regjisor dokumentarësh e më vonë, si regjisor i filmave artistikë me metrazh të gjatë.


اfarë ishte sheshxhirimi për një regjisor të ri?

Para viteve '90, si asistent regjisor, por edhe nga përvojat e mia, sheshxhirimi ishte ëndrra e madhe e çdo ishstudenti që dilte nga bankat e auditorit, që të mësonte praktikisht anatominë e filmit, që të bënte të mendoje se deri kur duhet të ëndërroje për të realizuar qëllimin që kishe në kokë. Mendoj se filmi nga pikëpamja e pasionit ishte njësoj atëherë, është po ashtu sot dhe kështu do të jetë gjithmonë. Sot filmi dhe kinemaja shqiptare po përballen me vështirësi jo të vogla teknike dhe financiare.

Pse, a nuk e dëmtonte dikur pasionin filmi me normë apo edhe sot mungesa e buxheteve?

Nëse i referoheni ideologjisë, nëse edhe sot, filmi do të ishte ideologjik, pavarësisht se çfarë ideologjie do të përmbante, do të ishte njësoj i diskutueshëm. Ky nuk ishte vetëm një realitet shqiptar, po kudo në vendet e lindjes. ثshtë po njësoj të shohësh një film rus, çek apo polak. Tek krijuesi nuk ndikon në zbehjen e pasionit, por e vë atë në lëvizje se si ta rrotullojë e ta menaxhojë më mirë atë që ka marrë. Për shembull filmi im 'Maya' është film me buxhet të vogël. Ka marrë më pak se 50% të buxhetit të kërkuar, e megjithatë ai u prit mirë jo vetëm nga publiku shqiptar i kinemasë dhe i televizionit, por edhe në kompeticione ndërkombëtare ku ne kemi marrë pjesë.

A tingëllojnë më shumë teatralë filmat e kinemasë sonë? Shqiptarët janë të apasionuar pas filmave të para '90-ës, edhe pse filmat e fundit e kanë çuar emrin e Shqipërisë edhe në gara ndërkombëtare...

Le të themi se është çështje nostalgjie. Kurrë nuk kam menduar se këto gjëra ndahen me thikë, përjashto super ideologjizimin, se edhe sot, po të merresh me një ideologji super kapitaliste, po njësoj do të jetë. Problemi nuk është ky. Problemi është se kinemaja shqiptare është e zhytur në ujërat e një punishteje artizanale. E megjithatë a është i përgatitur publiku shqiptar të pranojë çdo skenë, jo vetëm nën zë... Shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë defiçentë, as në informacion dhe as në imazhe. Rezervati i librave të ndaluar në Bibliotekën Kombëtare të para viteve '90, ishte thuajse kurdoherë bosh; po ashtu edhe antenat apo kanoçet e gjenin drejtimin shumë kollaj të orientuar nga dora e mendja e shqiptarëve, kështu që nuk shoh ndonjë habi të madhe në këtë mes, madje them se më shumë i amplifikohen, se sa janë me të vërtetë mendime shqiptarësh.

اfarë e bën të magjishëm një sheshxhirimi?

Shumëçka. Puna e përditshme, familjarizimi me aktorët, identifikimi me emrat e personazheve, shkëmbimi i përvojave, madje edhe vetë njerëzit rreth mjedisit ku xhirojmë. Kur punonim për "Maya-n" në Petrelë, ishte një grua plakë atje, e cila sa herë thoshim fjalën "aksion" për dublën e radhës, kujtonte se flitej për aksionet e kohës së Enverit dhe thoshte: ا'aksion l… bëjnë këta! Aksion kemi bërë vetë ne që na dilte shpirti e kurrizi vendit".
ثshtë 50 me 50. Për etikë nuk dua të përmend emra, por po të njëjtët aktorë që shfaqen teatralë diku, janë më origjinalë e spontanë në një vend tjetër. Mendoj se nuk është faj vetëm i aktorëve, apo vetëm i regjisorit, por i marrëdhënies së vendosur midis dy palëve. اështjet që lidhen me regjimin e filmit janë absurde për t'u diskutuar, që nga momenti kur bihet dakord për të punuar mbi një skenar, etika e korrektesa nuk diskutohen më; përjashto rastet humane e njerëzore që ndodhin kudo në botë.

Ky film ju solli suksese ndërkombëtare. Sa personal dhe sa kombëtar është ky sukses?

Dihet se vlera e një vepre është universale, por në pikëpamjen personale është një kënaqësi e jashtëzakonshme për mua. Do ishte gënjeshtër të bëja modestin. Me shpirt e me zemër ia uroj çdo kineasti shqiptar që të marrë një sadisfaksion të tillë në karrierën e tij. اfarë e bën të vërtetë interpretuesin dhe filmin? Gjithnjë kam qenë i mendimit se filmi duhet të ketë armë të fortë thjeshtësinë në komunikim. Kështu të paktën jam përpjekur unë në filmat e mi.

PLUTON VASI DHE DOKUMENTARثT

Pluton Vasi është autor i shumë filmave dokumentarë, ndër të cilët përmenden "Lojë botash", "Mjekër e thinjur", "ا'do të thotë", "K.E.N.G.A., "Gjitoni", filma që janë vlerësuar me çmime të rëndësishme si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. "Kënga" u nderua me çmim të parë ndër një mori filmash dokumentarë nga e gjithë bota në Festivalin Botëror të Arshivës për Filmin Dokumentar, zhvilluar në Badenbaden të Gjermanisë në korrik '97. Dokumentari "K.E.N.G.A.", përmes një trajtimi bashkëkohor jep historikun tragjik të këngës shqiptare deri në prag të Festivalit të këngës në Radio-Televizion, organizuar më 1996-ën. Në qendër të dokumentarit autori ka vendosur një nga zërat e pavdekshëm të muzikës së lehtë shqiptare, Artisten e Popullit Vaçe Zela.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
 
Top