• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Planet X ose Planeti Nente

Empire

Antarë i Respektuar
Studiuesit Constantin Batygin dhe Mike Brown nga Caltech kanë gjetur prova për një planet të ri gjigant në sistemin tonë diellor [EVIDENCE FOR A DISTANT GIANT PLANET IN THE SOLAR SYSTEM]. Planeti që shkencëtarët tani e quajnë planeti nëntë ka një masë të paktën 10 herë atë të Tokës dhe lëviz në distancë rreth 20 sa distanca e Neptunit. Planeti nëntë kërkon 10,000 deri 20000 vjet për një rrotullim të plotë rreth Diellit.
planet-9-art-news-web.jpg


Zbulimi u bë përmes modeleve matematikore dhe simulimeve kompjuterike, pa u vërejtur si planeti. Kur planeti kalon në orbitën e tij më të afërt me diellin , ai lehtë mund të vëzhgohet me teleskopë, ndërsa kur është në pjesën më të largët të orbitës së tij, ai mund të zbulohet vetëm nga teleskopë të mëdhenj, p.sh. W. M. Keck dhe Subaru.
planet9.png

Mike Brown, i cili firmos punën për ekzistencën e planetit të ri, kishte zbuluar Eris në 2005, një objekt me madhësinë e Plutonit. Kjo luajti një rol të rëndësishëm në largimin e Plutonit nga klubi i planeteve , dhe Brown atëherë shkruajti librin Si kam vrarë Plutonin. Kështu që njeriu që "vrau" Plutonin duket se ka zbuluar "zëvendësimin" e tij ...
planet-nine.png
 
Top