• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Piramida misterioze me ‘shkallë’, zbulohet në Egjipt 4600 vjet pasi u krijua

Tuana

Nada é por acaso!


Ishte varrosur poshtë një mase të madhe rëre dhe mbeturinash, pjesë të shprishura të strukturës së saj, po falë një pune të kujdesshme kërkuese u arrit të nxirrej më në fund të dritë: një piramidë antike e ndërtuar me gurë që të japin idenë e shkallëve e cila është ngritur 4600 vjet më parë, është zbuluar në jug të Egjiptit, në Edfu, 800 km në jug të Kajros.

Struktura e zbuluar nga arkeologët e Institutit Oriental të Universitetit të اikagos është pjesë e të ashtuquajturave ‘7 piramidat provincial’, të ndërtuara mes viteve 2635 dhe 2590 para Krishtit dhe janë të paktën 2 dekada më të lashta se Piramidat e mëdha të Gizës.

Piramida, e ndërtuar me blloqe ranore dhe argjil, në origjinën e vet ka pasur një lartësi prej 13 metrash, por plaçkitjet e përsëritura dhe ekspozimi i gjatë ndaj fenomeneve atmosferike e kanë reduktuar atë në një strukturë me vetëm 5 metra lartësi.

Kjo piramidë ka një bazë me përmasa 18m x 8 m dhe nuk përbëhet nga dhoma të brendshme siç ka ndodhur me piramidat e mëvonshme që janë ngritur në Egjipt, ndaj këto piramida nuk përdoreshin me qëllim për të varrosur faraonë, por mendohet se nderoheshin nga vendasit si vend dedikuar një shenjti.

Ka nga ata që mendojnë se kemi të bëjmë me monumente simbolike, të krijuara për të nderuar kultin dhe fuqinë e vërtetë të faraonëve të kohës. /G.Sh/




 
Redaktimi i fundit:

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Piramida misterioze me ‘shkallë’, zbulohet në Egjipt 4600 vjet pasi u krijua

Koha njerzore ose me mire cikli jetsor mbi planetin toke eshte thjesht nje riperseritje stadesh ciklike,gje0-lo-gjike transformimesh etj etj,,
Tani e gjithe magjia e saj eshte se si copezat e jetes nejrzore mbi kete planet te lene gjurme per te vetedeshmuar ne kohe per ekzistencen e tyre mbi toke.
E tille pike me ngjan e ky zbulim...:) nje pik e lidhjes ne kohe ne deshmin per kulturen dhe ejtesen njerzore.
 
Top