Pesimizëm për bisedimet tregtare mes BE-së dhe Britanisë

Britania dhe Bashkimi Evropian ofruan variantet e tyre jo shumë optimiste të enjten mbi statusin e bisedimeve tregtare pas Brexit, ndërsa kanë mbetur vetëm dy javë nga një ndarje që pritet të jetë kaotike.

Ndërsa Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, vuri në dukje “përparim thelbësor për shumë çështje”, ajo shprehu shqetësime rreth diskutimeve për të drejtat e peshkimit. Edhe kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëroi se një shkëputje pa marrëveshje dukej “shumë i mundshëm”.
Të dy ata folën të enjten në mbrëmje, e fundit në një sërë bisedash dy javët e fundit që kishin për qëllim zhbllokimin e bisedimeve, të cilat kanë ecur jashtëzakonisht ngadalë që kur Britania doli nga BE-ja më 31 janar.

Britania vazhdon të jetë brenda tregut pa tarifa dhe bashkimit doganor të BE-së deri më 31 dhjetor. Nëse nuk arrihet një marrëveshje, gjasat janë që të shkaktohet kaos në kufij në fillim të vitit 2021, kur tarifat dhe pengesat e tjera për tregtinë të miratohen nga të dyja palët. Bisedimet kanë ngecur në tre çështje kryesore – qasja e BE-së në ujërat e Britanisë për peshkim, rregullat që të bëjnë të mundur konkurrencë të ndershme mes bizneseve dhe administrimi i çdo marrëveshjeje.
Pas bisedës së tyre të fundit, Von der Leyen paralajmëroi se kapërcimi i mosmarrëveshjeve të mëdha, veçanërisht në fushën e peshkimit, “do të jetë shumë i vështirë”. Negociatat, shtoi ajo, do të vazhdojnë të premten.
Sipas një deklarate nga zyra e zotit Johnson, kryeministri theksoi se “koha ishte shumë e shkurtër” dhe se “tani dukej shumë e mundshme që marrëveshja nuk do të arrihet nëse pozicioni i BE-së nuk ndryshon rrënjësisht.”

Zoti Johnson, ashtu si zonja Von der Leyen, u përqendrua tek mungesa e përparimit në peshkim. e cila ka rezultuar një çështje jashtëzakonisht e vështirë në bisedime – edhe pse përbën vetëm një përqindje shumë të vogël të prodhimit ekonomik.
Lidhur me peshkimin, BE-ja ka thënë vazhdimisht se do një marrëveshje që garanton një qasje reciproke në tregje dhe ujëra.
Peshkatarët e vendeve BE-së janë duan të vazhdojnë të punojnë në ujërat britanike dhe industria e prodhimeve të detit në Britani është jashtëzakonisht e varur tek eksporti në bllokun prej 27 vendesh. Zoti Johnson e ka bërë peshkimin dhe kontrollin britanik mbi ujërat e veta një kërkesë kryesore në sagën e gjatë të largimit të Britanisë nga BE-ja.
Sipas zyrës së kryeministrit, zoti Johnson theksoi se Britania nuk mund të “pranonte një situatë ku të ishte i vetmi vend sovran në botë që të mps mund të kontrollonte hyrjen në ujërat e saj për një periudhë të zgjatur dhe të përballej me kuota peshkimi, gjë që e ka dëmtuar jashtëzakonisht industrinë e vendit. ”
Pozicioni i BE-së, sipas zotit Johnson, “thjesht nuk është i arsyeshëm dhe për të arritur një marrëveshje, ai qëndrim duhet të ndryshojë ndjeshëm.”
Më herët, Parlamenti Evropian lëshoi një ultimatum prej tre ditësh për negociatorët për të arritur një marrëveshje tregtare nëse donin që të ratifikohej një marrëveshje këtë vit. Ligjvënësit evropianë thanë se duhet të kenë kushtet e çdo marrëveshje në dorë deri të dielën, për të mbajtur një seancë të veçantë para fundit të vitit.
Nëse një marrëveshje arrihet më vonë, ajo nuk mund të ratifikohet para vitit 2021, pasi Parlamenti nuk do të kishte kohë të mjaftueshme që të debatonte marrëveshjen më herët./VOA/
 
Anglia Skile e vjeter.. fut gjith boten ne lufte e ja mbath pastaj.
Ve bast qe dhe ket rradhe do behet sic thone ata dhe BE u ben fresk 😌
 
Anglia ne fakt ket here ja futi vetes. Tangerrlliku dhe fodulliku do penalizoje shume shtetas britanik me nje krize ekonomike te gjate.
 
Hollanda eshte ne prag te shkeputjes nga BE per vete. lool
Me keto zhvillime dhe ritme BE-ja pas 5 vitesh do kete ne perberje nga blloku i vjeter vetem Gjermanine dhe Francen.
 
Dhe ti mendon se do i'a arrije Evropa kete gje?
Duhet te kemi parasysh qe Anglia i ka rruget e shkembimeve tregtare ne masen 80% me Ameriken, Kanadane, Indine, Kinen.
Evropa ka nevojen e saj dhe jo e kunderta.
Pse kur ka ditur eu te bej pazare... gjithmone ka marre therrime ku dihej te merrte copa e ka marre copa ku skane as therrime...
Ska me eu, nese ka patur ndonjehere ( flas per ate cfare duhet te hete realisht eu) ka vetem ....
 
Pse kur ka ditur eu te bej pazare... gjithmone ka marre therrime ku dihej te merrte copa e ka marre copa ku skane as therrime...
Ska me eu, nese ka patur ndonjehere ( flas per ate cfare duhet te hete realisht eu) ka vetem ....
Nard Ndoka thote 4 pikat ne fund nuk jane 1 pike🤣

Pra BE-ja, nese ka qene ndonjehere, cilen tolerance 0 duhet te aplikoje mbi UK?
 
Kjo eshte politike ja hongsha zemren.
Do dal nga BE dhe su paguj asnje borxh, mundesisht edhe grepat larg ujerave britanike. lol

Evropa: Skeni te drejte pune ne evrope, dhe do paguni dogane per cdo import.🤔
Anglia: Na plasi Alan Shearer lol, hold my beer 😋

Kane boten e vet dhe historikisht i kane bo gjerat sipas mendjes tyre, pavarsi totale, ndryshe nga pemthymat evropian qe punojne akoma per t'pagu borxhet e greqise 🤦‍♂️
 
Top