• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Përtej heshtjes së turpit

Deuid

Anëtar i Nderuar
Vendndodhja
Kosove
Përtej heshtjes së turpit
Ka ardhur koha që Perëndimi dhe Izraeli t’i pranojnë mësimet e historisë: të shtypurit që rezistojnë sikur grevistët e uritur palestinez janë fitimtarët e vërtet

Tariq Ramadan
Rreth 1600 palestinez të burgosur në burgjet Izraelite janë duke kërkuar respekt për dinjitetin, pafajësinë dhe humanizmin e tyre. Shumë prej tyre janë arrestuar për dyshime të thjeshta, e të tjerët pa asnjë arsye të vlefshme. “Arrestimi administrativ” është bërë praktikë e pranueshme (si zgjerimi i teknikave te marrjes në pyetje) në demokracinë e mirë e shembullore të Izraelit. Gratë, burrat, gjithashtu edhe fëmijët mund të arrestohen pa padi, pa urdhër e të mbahen për 6 muaj apo për një kohë të pa caktuar.
Mijëra palestinez janë mbajtur në burgje me muaj e vite të shumta (20 % e popullatës së territoreve të okupuara e kanë shijuar burgimin) përderisa asgjë nuk mund ta justifikoj arrestimin e tyre si dhe trajtimet degraduese të ushtruara mbi ta nga administrata Izraelite, e cila e ka përjetësuar metodat e kolonializmit Britanik të përkeqësuar nga mohimi sistematik i humanizmit të Palestinezeve.
Përderisa populli Arab ngritët, duke kërkuar liri dhe drejtësi- nga Tunizia te Egjipti pastaj Jemeni, Libia, Siria e Bahrejni- me një shpirt të pa dhunshëm e te dinjitetit njerëzor, të burgosurit Palestinez janë duke i bërë jehonë rezistencës së tyre të paarmatosur. 1600 veta janë duke refuzuar të gjitha ushqimet për të detyruar një përfundim të trajtimeve degraduese me të cilat po ballafaqohen ditë pas dite. Grevistet janë Palestinezët, shumë prej tyre nuk kanë idenë se pse janë në burg. Mirëpo, Qeveria Izraelite, duke u thirrur në luftën kundër terrorizmit, ka vendosur një regjim të terrorit dhe dhunës, si simbolike ashtu edhe reale.
Dy nga robërit, Bilal Diab (27 vjeç) dhe Thear Halahlah (34 vjeç) janë pranë derës së vdekjes pas disa javësh agjërim. Qeveria është në siklet, nuk janë të sigurte se çfarë të bëjnë. ثshtë e pa mundur të parashikohen pasojat e vdekjeve te tyre, apo të 8 grevistëve shëndeti i të cilëve është përkeqësuar seriozisht. Jeta apo vdekja e Palestinezëve është një shqetësim i vogël për autoritete Izraelite (eliminimi i civilëve Palestinez është bërë norme në një shoqëri që përshkruan veten si viktime); jo, ata janë të brengosur për pasojat eventuale që vijnë nga mediat. Si të justifikohet vdekja e grevistëve të pa dhunshëm të cilët janë lënë të kalben nëpër burgje, e kurrë të sjell para gjyqit?
Ndoshta me befasues, neveritëse si dhe e papranuar për te gjithë është heshtja e mediave ndërkombëtare për lëvizjen e palestinezëve dhe grevistëve. Atje janë 1600, shumë prej tyre do të vdesin, dhe fisnikëria e tyre, rezistenca jo e dhunshme e tyre është mohuar apo edhe dënuar. Kjo është sikur Izraeli, aleati i perëndimit, gëzon një konsideratë të veçantë dhe Palestinezet- pjesë e Pranverës Arabe- sigurojnë vetëm një kalim të vëmendjes. Mediat lavdëruan guximin e Tunizianëve, Egjiptianëve, Libianëve e Sirianëve në rezistencën e tyre kundër diktaturave mirëpo e injorojnë vendosmërinë e pafundme të Palestinezëve të cilët qëndrojnë kundër një demokracie të vetëquajtur e cila vepron si një diktaturë koloniale.
Kur ata votuan për Hamasin, Palestinezët e vërtetuan vetën e tyre për të qenë demokratët e këqij; sot ata janë Arabët e këqij përderisa u rezistojnë trajtimeve poshtëruese të ushtruara mbi ta nga aleatët perëndimor të Izraelit. Ata gjithmonë do të jenë gabim; Izraeli gjithmonë do të jetë drejtë në shpronësimin, torturimin, burgosjen dhe kolonizimin e tyre, ngadalë mirëpo sigurt. Ndërkohë, bota duket në një heshtje. Heshtja e turpit. Politikanët, intelektualët dhe gazetarët të cilët mbesin të heshtur përderisa pretendojnë të jenë specialist në fushën e Lindjes së Mesme, sjellin turp në profesionet e tyre përkatëse. Si dhe Arabët të cilët kërkojnë vetëm respektin në sytë e Perëndimit kështu duke harruar të shtypurit e Palestinës, janë dyfish të përbuzshëm. Historia sigurisht që do ti gjykojë ata ashpër. Në të vërtetë, nuk ekziston në kujtesën e njeriut një gjykatë joformale e frikacakëve, tradhtarëve dhe shitësve të historisë. Mirëpo, Palestina një ditë do ta ketë ditën e sajë në sallën e gjyqit të dinjitetit dhe të drejtësisë: për historinë, në histori. Këtë gjykim Izraeli tashmë e ka humbur.
Presidenti Amerikan Barack Obama tashmë ka ndërruar mendje në pyetjen për martesën mes homoseksualeve pas një bisede me gruan dhe vajzat e tij. Ai tha se e kishte kuptuar se historia po shkon në drejtimin e saj dhe martesat e këtilla herët a vone do të bëhen të pranueshme në një masë të madhe. A nuk kishte folur ai me familjen e tij rreth keqtrajtimeve për mbajtjen e njerëzve nëpër burgje pa akuza dhe pa gjyq (për të dy në Izrael dhe SHBA, dhjetëra të pafajshëm të njohur të cilët qëndrojnë prapa grilave)? A nuk e ndihmuan gruaja dhe bijat e tij që ai të kuptojë se historia s’mund të shfajësoj shtetet të cilat legalizojnë arrestimet e paarsyeshme dhe torturat.
Ka ardhur koha që Perëndimi dhe Izraeli tu kushtoj vëmendje mësimeve të historisë: të shtypurit të cilët rezistojnë, sikur grevistët Palestinez të cilët kërkojnë drejtësi e dinjitet, pavarësisht dukjeve janë fitimtarët e vërtetë, në realitet dhe në ligj. E për heshtjen e fuqishme, ajo është asgjë tjetër përveç një emër tjetër për poshtërsinë e tyre dhe humbjen e tyre të ardhshme.

Përktheu: Pashtrik Hajraj
 
Top