• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Personalitet e Historise Boterore sipas Anetareve!

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Mgjesi,

Para ca javesh kisha ne dore librin 100 personalitetet e Botes te Michael Hart-it, dhe po mendoja ta sillja si teme ne Forum, Ku secili te listoje dhe te flase per ato personalitete qe njeh dhe qe i konsideron se kane lene gjurme te rendesishme ne historine tone. Ketu nuk flas vetem per politikane apo historiane. Jo, por per te gjitha kategorite, artist, teolog, gjeneral, politikane, bisnessmen, filozof, reformator, te epokave te ndryshme, te huaj apo shqiptar. etj etj.

Kushti i temes eshte qe pervec emrin duhet dhe nje pershkim i shkurter, cfare kane bere, rreth veprimtarise se tyre ama ju lutem jo copy- paste neper faqe. Secili me fjalet e tij aq sa dine qe te jete sa me e lehte per te gjithe dhe te pertypet kollaj. Nuk supozojme te njohim tere figurat boterore keshtu duke patur ne forum anetar te specializuar ne fusha te ndryshme do bej qe te mesojme njerez te rinj(per ne).

Le te njihemi me sa me shume figura atehere!:)



Une nuk po postoj asnje ne fillim teme qe te jete pergjithsuese,plus mund te kthehet ne teme debati ai person qe mund te vendos te parin, ama do i rikthehem me vone.
 

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Titulli: Personalitet e Historise Boterore sipas Anetareve!

E kuptoj përse e kanë lënë pa komentuar këtë temën!

Siç thotë disa herë Soli, do i rikthehem temës për të sjellë diçka më të gjatë.

Për momentin dua të shtoj një nga personazhet kyçe të artit dhe jo vetëm.
Të gjithë e njohim pra Leonardo da Vinci. Ky gjeni i madhë që na la aq shumë
material dhe në të njëjtën kohë shumë gjëra të lëna përgjysëm. Duke filluar nga
vepra më e shquar Mona Lisa. Falë një analize të bërë nga Freud arrijm të kuptojm
përse nuk arrinte ti përfundonte gjërat (lidhur me fëmijërin e tij).
 

Aki

misfit
Titulli: Personalitet e Historise Boterore sipas Anetareve!

Hmmm une do shkruaja pa ndalur per Tesla-n. Ai njeri me fascinon tej mase, nga qe ska punuar me per Edisonin (the asshole) kur e ka kuptuar cfare plehre eshte, nga qe ka vdekur ne skamje perhere idealist per ta bere boten me te mire me zbulime qe donte t'ia dhuroje botes falas. Ok so what qe ka qene celibat dhe eshte dashuruar ne nje pellumb qe ka qene pjese e fantazise se tij. Tesla eshte babai i energjise elektrike, zbuloi rrymen alternative, vuri bazat mbi teknologjine e radarit, rrezet X, krijoi nje pajisje qe krijonte termete qe mund te shkaterronte cdo gje e ca me shume, te filloj tani smbaroj deri neser. Mbi te gjitha kur Tesla vdiq qeveria amerikane ia konfiskoi te gjitha punimet per ti analizuar se nuk besonin qe nje njeri mund te ishte aq i zgjuar, dmth doemos do ishte ndonje jashtetokesor.
Tesla....te dua kudo qe ndodhesh dhe ne cfaredo forme qe te ndodhesh :D




Eric Ericson, nje tjeter emer qe me le pershtypje, gjysme hebrej gjysme danez i papranuar nga te dy anet, nje artist i deshtuar qe ne fund fiton perkrahjen e Ana Frojdit dhe pa fakultet fare behet nje psikiater i shquar ne SHBA, boton libra dhe vendos teorine mbi krizen e identitetit.



Hedy Lamarr, aktore hollywoodiane e njohur per bukurine e saj, e normale kujt i behej vone qe ajo ishte truri pas teknologjise qe perdoret sot ne bluetooth.


E kshu kur do kujtohem per other weird geeks do shkruaj prap :D
 
Top