• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Përse vajzat mësojnë më mirë sesa djemtë?


Këtë vit, rreth 94,000 vajza më shumë se djem kanë aplikuar në universitete britanike, por a do të ndryshonte kjo nëse shkolla do të fillonte pasdite?

Hulumtuesit në Kaliforni mund të kenë identifikuar arsyen se përse vajzat kanë tendenca të jenë më të mira në shkollë sesa djemtë: për shkak se janë të lindura për të qenë “zogj të hershëm”, transmeton Telegrafi.

Në SHBA, 57 për qind e diplomave i shkojnë femrave. Në Britani të Madhe, vajzat bëjnë punë shumë më të mirë në GCSE dhe janë më të prira sesa meshkujt të shkojnë në universitete. Këtë vit, rreth 94,000 vajza më shumë se djem kanë aplikuar në universitete britanike përmes Ucas.

Sipas një publikimi të fundit nga dy ekonomistë të Universitetit të Kalifornisë, arritjet disproporcionale edukative të vajzave mund të kenë ndërlidhje me kohën apo orarin e ditëve shkollore. Studime të shumta të gjumit kanë treguar se djemtë janë “ndërtuar” të zgjohen më vonë sesa vajzat, e gjithashtu ata ballafaqohen më mirë me pagjumësinë.

Studimi i cili ka analizuar me qindra mijëra studentë ka zbuluar se meshkujt kishin shënuar përmirësime të dukshme atëherë kur shkolla kishte filluar pasdite.

“Studimet e gjumit tregojnë se meshkujt kanë periudha më të gjata circadiane, gjë që i bën ata të flenë më vonë dhe të zgjohen më vonë. Rrjedhimisht, vajzat kanë tendenca të jenë më të mira në aktivitetet e paradites sesa djemtë, por kjo ndryshon në orarin e pasdites”.

Me fjalë të tjera, vajzat janë persona të mëngjesit, ndërsa meshkujt jo edhe aq.Shqiperia co
 

Artin

Anëtar i Respektuar
U kenaqëm me studime!

Qdo dite dalin studime te reja.. studime te cilat nuk i shpetojne Danait asnjëherë.. :p
 
U kenaqëm me studime!

Qdo dite dalin studime te reja.. studime te cilat nuk i shpetojne Danait asnjëherë.. :p
Ca te bejme mo "vlla" gjithkush ku ta gjeje veten,tashi forumi per keto eshte studime,analizime,konkludime ....e me the te thash... :p
 

Artin

Anëtar i Respektuar
Ca te bejme mo "vlla" gjithkush ku ta gjeje veten,tashi forumi per keto eshte studime,analizime,konkludime ....e me the te thash... :p
Në rregull, për këto është forumi, por unë mendoj që është më mirë të hapim tema me mendime dhe ide tonat, e jo të sjellim vetëm shtypin e ditës.

Ne e kuptojme qe forumi eshte matriarkal. Nuk themi qe te jeni te balancuara fare, se edhe shtypi eshte matriarkal. Ti sill 10 studime qe thone se femrat jane më të mira dhe më të zgjuara se meshkujt, por sill edhe 2 studime qe thone te kunderten. Sill edhe ndonje qe thote se jane te barabarte.

Te pakten te jemi 10 me 2, jo 10 me 0.

Se keshtu si i sjell ti, bën që ne meshkujve te na duket vetja pa vlere fare.. :p
 
Last edited:
I kan sjell te gjitha,s'ka mbet gje pa thene ...shyqyr jane dhe keto e gjallerojne forumin ahaha :)

U ndjete te diskriminuar kshu qe po ngreme koke dhe ne,ehhh :p

Nje dopjo raki dhe kalon po he,su be nami nese nje here ne vit shkruhet dicka e mire e per ne,ju po i degjoni tere vitin lol ...
 

Artin

Anëtar i Respektuar
Pikës i ke rënë... raki jam duke pirë vërtet.

Vetëm me raki kalon gjithë kjo sëkëlldi që na ke sjellë moj Danai.. :p
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
S'besoj te jete kjo arsyeja. Ndoshta lidhet me shume me vullnetin qe femrat kane, me durimin per te lexuar e ulur. Ndoshta natyra me disiplinuese e tyre po ashtu. Mund te jete dhe nje arsye tjeter: Ajo e shqetesimit se cdo beje ne te ardhmen. Meshkujt ndoshta ja dalin dhe duke bere pune te renda, zanati pra si mekanik hidraulik ndertim :p etj, ndersa femrat duhet te kene nje diplomim me profesional qe mesohet ne shkolla. E keshtu arsyet vazhdojne :D
 

Artin

Anëtar i Respektuar
Patjetër që ka arsye, s'mund të jetë pa arsye.. :p

11 me 0 :p


Femrat mund të shkollohen më shumë, sepse siç e the vetë, nuk u pëlqejnë punët fizike, ose ato profesionale që nuk duan shumë shkollë, si elektriçist, hidraulik etj. Por prapëseprapë, ato nuk i arrijnë dot rezultatet që arrijnë meshkujt e shkolluar në të njëjtën fushë. Për shembull, këtu ku banoj, inxhinieria e ndërtimit që nxjerr arkitektë, përcaktohet si dega më e vështirë. Në këto klasa, zakonisht ka 30 djem dhe 1 vajzë. Kështu që nuk ka se si ato të kenë më tepër durim, disiplinë etj. Madje është e kundërta, kanë më pak durim, sepse edhe fiziku i tyre është më i brishtë.

E vërteta është se të gjitha stafet shkencore, ata që zhvillojnë shkencën në botë, janë meshkuj.

Kështu që ne kemi veprat, ju keni fjalët. Ju jeni më të afta me fjalë.. :p
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Patjetër që ka arsye, s'mund të jetë pa arsye.. :p

11 me 0 :p


Femrat mund të shkollohen më shumë, sepse siç e the vetë, nuk u pëlqejnë punët fizike, ose ato profesionale që nuk duan shumë shkollë, si elektriçist, hidraulik etj. Por prapëseprapë, ato nuk i arrijnë dot rezultatet që arrijnë meshkujt e shkolluar në të njëjtën fushë. Për shembull, këtu ku banoj, inxhinieria e ndërtimit që nxjerr arkitektë, përcaktohet si dega më e vështirë. Në këto klasa, zakonisht ka 30 djem dhe 1 vajzë. Kështu që nuk ka se si ato të kenë më tepër durim, disiplinë etj. Madje është e kundërta, kanë më pak durim, sepse edhe fiziku i tyre është më i brishtë.

E vërteta është se të gjitha stafet shkencore, ata që zhvillojnë shkencën në botë, janë meshkuj.

Kështu që ne kemi veprat, ju keni fjalët. Ju jeni më të afta me fjalë.. :p
Ke shume te drejte, po flet me nje qe ka mbaruar dhe ushtron pikerisht profesionin qe ti permende. Jo vetem tek ty por kudo ne bote nr i arkitekteve/profesonisteve qe lidhen me shkencen eshte me i ulet. Pse? Sepse eshte dege qe pervec lodhjes mendore ka dhe ate fizike dhe do nje mendje te prere. Por kjo vjen jo se vajzat jane me inferiore per shkak te durimit, por sepse ata ndryshe nga ju meshkujt kane dhe shume pergjegjesi te tjera. Pra nderkohe qe ju keni aftesine te perqendroheni tek 1 gje e vetme, ne femrat ne ate moment po mendojme 10 gjera njeheresh. Kjo lidhet dhe me natyren e mashkull/femer. Ne shkencat sociale femrat mbizoterojne pasi natyra emocionale e tyre u jep perparesi.

Mesa pashe ketu flitet per sasi dhe jo cilesi e numeruar me gishta. Pra, vajzat kane vullnetin te ulen e te perpiqen. Ne nje klase me 30 nxenes do gjesh 1-2 meshkuj brilant, 15 femra qe variojne nga mesatare shumica ne brilante 1-2 dhe 13 meshkuj tap topi. lol
 

Artin

Anëtar i Respektuar
12 me 0 :p

Në vendet e zhvilluara perendimore, femrat martohen mbi 30 vjeçe dhe nuk kanë asnjë lloj përgjegjësie tjetër veç shkolles. Por edhe pasi martohen, kanë të njëjtat përgjegjësi si burrat. Arsyeja e vërtetë që ato nuk arrijnë rezultatet e meshkujve në çdo fushë, janë vetëm ndryshimet fizike/mendore/emocionale mes gjinive, të cilat i ka bërë natyra.

Në vendet e varfra, vajzat shkollohen e mësojnë me shumë pikërisht për shkak të përgjegjësive të tjera që kanë djemtë e rinj, pasi u duhet të punojnë për të ndihmuar familjen.

Me gjithë këtë "briliance" femerore qe thua ti, do t'i kishit kaluar meshkujt në çdo fushë, e do ta kishit vënë shkencën përpara.. :p
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Hehe!

Ne fakt s'po ecim ne nje linje. Nderkohe qe une po mundohem te vendos nje llogjike mbi studimin pa u shqetesuar per fundin ju po mundoheni ta mohoni ate me deshiren per te fituar. Nuk ka lidhje kush mbizoteron. Asgje nuk vjen si rezultat i nje arsyeje te vetme. Pasi ne fund te fundit nese shkelqimi i meshkujve apo femrave varet ne aftesine e tyre vetem, i bie qe merita ti shkoj nenes natyre per disa, ose Zotit per disa te there. Ama jane pikerisht rrethanat socialo-kulturore e me gjere qe determinojne dhe ecurine e cdo personi. Thjesht po perserit ate qe thashe une, ndertimi i ndryshem i personaliteteve te tyre. Fakti qe vajzat jane te zonja te bejne 10 gjerash njeheresh eshte e barabarte me aftesine e meshkujve per te bere vetem nje gje te caktuar. Do mund dhe kjo pune.:p

GJthss, s'mund te flasim per dominim ne bote nderkohe qe kemi nje disbalance dhe diskriminim te dukshem karshi brishtesise femerore ne cdo aspekt, pikerisht nga bota maskiliste! Pastaj sa i perket pergjegjesive pas martese me mire mos te ndalemi pasi pengesat per karriere tek nje femer jane shumefish sesa mashkulli, sidomos kur vjen tek familia/memesia.


Sa per shkelqimin tone e te venit shkencen para, fakti qe ju kemi bere koken(meshkuj apo femra qofshim) nje pjese e arritjeve te juaja na shko prap ne femrave :p Per shembull, c;do kish arritur Thomas Edison nese nena e tij s;do e kish genjyer mbi letren e mesueses e te mos e kish edukuar (homeschool) vete? :p

old school here :p
 

Artin

Anëtar i Respektuar
Sigurisht qe keto "studime" te cilat jane shtuar shume kohet e fundit, e qe sa vijne e shtohen, e kane nje qellim, se nuk behen ashtu kot.
Studime te tilla ushqejne feminizmin dhe i bejne grate t'i besojne, e pastaj te fluturojne, duke harruar se ku jane.

اeshtja nuk eshte se cila gjini eshte me e rendesishme. Te dyja jane njesoj te rendesishme, kur pa secilen prej gjinive s'mund te kete jete. Te dyja plotesojne njera-tjetren, por ju i shikoni ndryshimet mes gjinive si gare, se cila eshte me e mira.

I gjithe ky "yrysh" qe keni marre, nuk eshte i mire per shoqerine.
Shoqeria po plaket, po pakesohet dhe po degradohet..
 
Top