Përse ulin sytë gratë para vështrimit të burrave!

Duke parë shikimet në rrugë dhe sjelljet njerëzore në detajet e përditshme, më duket se jemi një shoqëri ku i forti fizikisht e bën të ketë frikë dhe ankth ose ndryshe e tremb më të dobëtin, ku i fundit i ndruhet dhe i hap rrugë me frikë më të fortit!
Sa afrohet macja, shoh zogj që ikin të trembur!
I afrohet dy hapa dikush maces dhe ajo ikën, ja mbath me të katërta!
Gratë ulin sytë para shikimit të burrave dhe me dorë ulin fundin e fustanit kur ulen në karrige para burrave.
Kalamajtë ikin ose hapërdahen si thonë tironcit sa shohin të rritur.
Kalimtarët janë me gjak të ngrirë kur kalon ndonjë me veturë në rrugë. As dritës jeshile për ta nuk i besojnë.
Katunarët e shkretë që shesin hithra te pazari i rrugës, shohin me bisht syri çdo njeri me uniformë që kalon andej.
Mirë është mos e kundërshtosh shumë dikë që ka qit krahët me bodybilding dhe me tatuazhe në krahë, madje as mos e shih fare.
Studentët shohin me ndrojtje dhe një farë frike tallëse mësuesit e tyre që kanë në dorë edhe arrën edhe gurin, madje edhe sqeparin.
Lëre përuljen ndaj nëpunësit pas sportelit, frikën e shitësit ndaj taksidarit garip që me çantën në brez ve gjoba ku i do qejfi!
Edhe polici i rrugores ka frikë nga veturat që datojnë 2019 e këtej! Bën sikur nuk i sheh i shkreti se ecin sikur për të mbyt robt!
Cfarë shoqëri e frikës që jemi, e ndrojtjes, e përuljes!
I dobëti nuk ka ligje që ta mbrojnë!
Shoh një pëllumb atje te rruga, sa i afrohem njëzet hapa, ikën në fluturim.
Kaq duhet të kuptosh nivelin e të drejtave individuale.
Eshtë një lloj xhungle!
Nuk ka nevojë për raporte, tirr e tirr!

ARTan Fuga.
 
Frika është brenda gjithsecilit prej nesh mendoj unë.
Po e nis nga titulli.
Gratë nuk kanë frikë.
Gratë thjesht injorojnë.
Sidomos kur shikon ca derra që vetëm meshkuj nuk mund ti quash.
 
Përse ulin sytë gratë para vështrimit të burrave!
Duke parë shikimet në rrugë dhe sjelljet njerëzore në detajet e përditshme, më duket se jemi një shoqëri ku i forti fizikisht e bën të ketë frikë dhe ankth ose ndryshe e tremb më të dobëtin, ku i fundit i ndruhet dhe i hap rrugë me frikë më të fortit!
Sa afrohet macja, shoh zogj që ikin të trembur!
I afrohet dy hapa dikush maces dhe ajo ikën, ja mbath me të katërta!
Gratë ulin sytë para shikimit të burrave dhe me dorë ulin fundin e fustanit kur ulen në karrige para burrave.
Kalamajtë ikin ose hapërdahen si thonë tironcit sa shohin të rritur.
Kalimtarët janë me gjak të ngrirë kur kalon ndonjë me veturë në rrugë. As dritës jeshile për ta nuk i besojnë.
Katunarët e shkretë që shesin hithra te pazari i rrugës, shohin me bisht syri çdo njeri me uniformë që kalon andej.
Mirë është mos e kundërshtosh shumë dikë që ka qit krahët me bodybilding dhe me tatuazhe në krahë, madje as mos e shih fare.
Studentët shohin me ndrojtje dhe një farë frike tallëse mësuesit e tyre që kanë në dorë edhe arrën edhe gurin, madje edhe sqeparin.
Lëre përuljen ndaj nëpunësit pas sportelit, frikën e shitësit ndaj taksidarit garip që me çantën në brez ve gjoba ku i do qejfi!
Edhe polici i rrugores ka frikë nga veturat që datojnë 2019 e këtej! Bën sikur nuk i sheh i shkreti se ecin sikur për të mbyt robt!
Cfarë shoqëri e frikës që jemi, e ndrojtjes, e përuljes!
I dobëti nuk ka ligje që ta mbrojnë!
Shoh një pëllumb atje te rruga, sa i afrohem njëzet hapa, ikën në fluturim.
Kaq duhet të kuptosh nivelin e të drejtave individuale.
Eshtë një lloj xhungle!
Nuk ka nevojë për raporte, tirr e tirr!

ARTan Fuga.
O tano o bobe po kto gjera kan ekzistuar , nuk erdhen dhe i zbuluan ne shoqerin shqiptare , po ti mendo qe me kto qe na ke then na ke hap syt...provoje perseri mbase i afrohesh e ca hapa me shum atij pellumbit ben vaki ja arrin dhe t'a kapesh 😀
 
Eh Ren, shoqeria e jone eshte me simtome te renda sociale.
 
Top