• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Përse nuk mund të gjesh ateistë në Kanionin e Madh?

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
A i bën frika dhe afrimi me natyrën njerëzit më besimtarë? اfarë fshihet pas lidhjes emocionale dhe asaj fetare? Revista e Psikologjisë eksploron pse në Kanionin e Madh gjenden edhe ateistë

Studimi

Nga revista TIME

[




Kushdo e ka të lehtë të ndihet nga pak fetar me afrimin e festave të fundvitit, por çfarë ndodh gjatë 11 muajve të tjerë? Besimi kthehet në një sfidë pak më të komplikuar.

Por, sikurse edhe breza të tërë lundërtarësh, alpinistësh dhe eksploruesish do të dëshmojnë, nuk ka asnjë të ngjashme me natyrën. Ajo ka aftësinë t’i bëjë njerëzit të ndihen më të çliruar nga frika, madje edhe më të dhënë pas besimit të idesë së një superfuqie natyrore.

Një studim i publikuar në revistën Psychological Science, ka aplikuar metodën shkencore joshpirtërore mbi këtë fenomen dhe ka zbuluar se ekuacioni ku frika është e barabartë me fenë është shumë i vërtetë dhe përbën një eksperiencë të fuqishme, edhe mes njerëzve që mendojnë se janë të paprekshëm nga ky mendim.

Studimi, i kryer nga profesori i psikologjisë, Pierkarlo Valdesolo, i Kolegjit Claremont MCKenna dhe nga psikologu Xhesi Graham i Universitetit të Kalifornisë Jugore, përbëhej nga pesë studime më të vogla.

Secili prej këtyre kërkimeve ishte projektuar të dëshmonte ndjenjat e frikës te subjektet dhe të vëzhgonte se si ndikonte frika te ndjesia e tyre në natyrën shpirtërore. Në të gjitha eksperimentet, subjekteve iu dha të shikonin videoklipe që nga intervistat televizive të vitit 1959, te kafshët që silleshin në mënyrë qesharake deri te pamjet natyrore dhe një dokumentar i BBC-së.

Disa prej pjesëmarrësve në studim iu dha të shikonin edhe pamje më surreale të bëra me efekte kompjuterike, si për shembull luanë që hidheshin nga ndërtesat apo një ujëvarë që rridhte në rrugët e qytetit.

Më pas, vullnetarët iu nënshtruan pyetësorëve. Njëri i pyeste drejtpërdrejt se çfarë ndjesie i lanë videoklipet, ndërsa një tjetër bënte pyetje mbi besimet e tyre te një forcë madhore në univers, që përfshinte ose jo ekzistencën në Zot. Pyetësori i tretë i pyeste mbi tolerancën e tyre ndaj pasigurisë dhe dykuptimësisë.

Valdesolo dhe Graham shpresonin që të provonin se spiritualiteti dhe besimi në Zot nuk janë gjëra të shpikura. Përveç ateistëve nga njëra anë dhe besimtarëve të devotshëm nga ana tjetër, pjesa tjetër e njerëzve e bazojnë besimin më tepër në eksperiencën personale.

Kështu, subjektet që ishin ndier më të mrekulluar ose më të frikësuar prej videove surreale që shkencëtarët iu dhanë për të parë, rezultuan se i besonin më tepër idesë së universit si një plan i stisur nga dikush më lart, sesa subjektet që panë video më të zakonshme. Ata gjithashtu kishin më pak tolerancë ndaj pasigurisë, gjë që, sipas shkencëtarëve, është çelësi i çështjes në fjalë.

Ekziston një lidhje intuitive midis gjendjes emocionale të frikës së përbërë nga mrekullimi e respekti dhe fesë. Njerëzve u ka pëlqyer gjithnjë t’i shpjegonin gjërat që nuk arrinin t’i kuptonin përmes logjikës së thjeshtë nëpërmjet teorive fetare. Dhe, në një farë mënyre, kjo i ka larguar frikën dhe i ka lejuar t’i pranojnë gjërat më hapur, pavarësisht se ia kanë deleguar pushtetin dhe arsyen e ndodhjes së tyre dikujt tjetër.

Kjo ndodhi edhe me studimin në fjalë, në një farë mënyre shkencëtarët nxitën te pjesëmarrësit ndjenjën e frikës apo mrekullimit. Rezultati ishte se ky ngacmim solli rritjen e besimit se diçka mbinjerëzore është e pranishme në univers.

Një element i papritur që u përdor prej shkencëtarëve të studimit ishte se ata i pyetën pjesëmarrësit, si ata që panë videot apokaliptike dhe ata që panë natyra të qeta, të hamendësonin nga shkalla një deri në dhjetë, nëse ngjarjet ishin projektuar nga njeriu apo gjeneruar rastësisht nga kompjuteri.

Përgjigjja që mbizotëroi ishte se imazhet ishin gjeneruar nga kompjuteri, por subjektet që kishin përjetuar më shumë ndjenjën e frikës, ia atribuonin ato projektimit njerëzor.

Frika i bën njerëzit t’i shohin ngjarjet si rezultat i një projektimi, nëse ky projektim është njerëzor ose i bërë nga Zoti, kjo varet nga konteksti.

“Ligjet e natyrës nuk duket se janë ato që kënaqin ndjenjën e pasigurisë, që frika e përzier me respektin dhe mrekullimin nxit”, thotë ai. Nëse 10 njerëz vizitojnë Kanionin e Madh dhe i pyesim sesa prej tyre u kthyen prej vizitës me ndjesi ateiste dhe sa prej tyre besimtarë, më shumë gjasa ka besimi. Përjetimi që marrim kur jemi pranë natyrës dhe ngjarjeve të madha natyrore na bën të përjetojmë empirizëm.

Empirizmi është parimi që thekson përftimin e dijes me anë të përvojës dhe të informacionit shqisor, dhe përbën bazën e eksperimentimit, sipas të cilit nuk mjaftojnë mendimi, arsyetimi, parandjenja, bindja e besimi për të provuar realitetin e një hipoteze, sesa që kjo duhet testuar dhe vëzhguar në natyrë për t’u konsideruar e mirëqenë.
g.shqip
 
Top