Përse i duhet filozofia shoqërisë?

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: MANDETA MINXHOZI
Shefe e Departamentit të Filozofisë, Universiteti i Tiranës


Ta lexosh dhe ta kuptosh filozofinë
Filozofia është dashuria për dijen! Kush nuk e kupton dhe nuk e lexon dot filozofinë, padijen dhe injorancën e vet shpesh ia ngarkon filozofisë, duke e etiketuar artificialisht si një disiplinë abstrakte, që nuk ka se ç’i duhet shoqërisë, apo si një teori pa vlerë etj. Prandaj dhe ironia sokratike zë vend me thënien “Unë di një gjë, që nuk di asgjë” dhe se e keqja vjen nga padija dhe injoranca.
Në fakt, këtë konstatim të keq për filozofinë e bën ajo kategori e njerëzve që as provojnë të lexojnë një vepër filozofike, aq më tepër të mund ta shijojnë atë, sepse kush lexon filozofi dhe e kupton atë që filozofia të “hap” mendjen dhe nuk mund ta lexosh pa u menduar, pa reflektuar duke t’u përpunuar dhe “sofistikuar” më tepër kështu mendimi.
Kush lexon filozofi, e shijon atë, sepse shijon atë “stërvitje” që i bën kjo disiplinë trurit dhe mendimeve të njeriut në mjaft aspekte, si p.sh. njeriu kupton si të jetojë mirë dhe duke lexuar Aristotelin me etikën e tij e gjen rrugën e të jetuarit mirë, sipas virtytit si një veti e çmuar e karakterit të mirë. Nëse zgjedh të jetosh sipas vesit, thjesht jeton si kafsha për të mbajtur frymën gjallë, por nuk jeton mirë.

Filozofia formon qytetarin, njeriun, me vullnetin e lirë
Filozofia prodhon qytetari, edukon njeriun qytetar dhe sidomos shoqërisë shqiptare me këtë përplasje sistem vlerash dhe antivlerash që përjeton sot, i duhet më tepër se kurrë përgatitja e njeriut qytetar me virtyte dhe e njeriut antikonformist. Kush lexon filozofi, mëson se rruga e suksesit nuk është konformizmi ndaj çdo pushteti por vlerat individuale që ka njeriu, energjitë e tij të pashtershme që e bëjnë atë të dobishëm për shoqërinë dhe që të kapërcejë vështirësitë.
Filozofia formon qytetarin, njeriun me mendim qytetar, antikonformist, skeptik, vetëkritikun që nuk lejon ta “tërheqin prej hundësh” as ndonjë epror me urdhra të jashtëligjshëm, as politikani “sharlatan”. Pse? Sepse sa më shumë të lexosh filozofi, aq më tepër filozofia formon dhe aftëson njeriun për të bërë një gjykim kritik, një gjykim moral, dhe duke qenë kështu i aftë të gjykosh në këto forma, sigurisht që këtë njeri me formim filozofik vështirë ta manipulosh. Me filozofi kulturojmë shoqërinë dhe me kulturë filozofike zor se manipulohet qytetari, sepse me kulturë filozofike individi gëzon autonomi mendimi.
Kush lexon filozofi, e kupton rolin e tij si individ dhe në raportin e tij me shtetin, duke kuptuar dhe krahasuar se si ai ka qenë në gjendjen e tij natyrore dhe se si u organizua me të drejtat e tij kundrejt kontratës sociale, dhe duke lexuar filozofi ai nuk bën sjellje si në gjendjen e tij natyrore duke fituar përmes seleksionimit natyror, përmes grabitjes, plaçkitjes; “rrëmbe, gllabëro, vrit dhe ik”, por bën sjellje racionale, sepse gjykon racionalisht.
Përmes leximit filozofik njeriu kupton se gjërat duhet të arrihen mbi bazë merite në marrëdhënien e tij me shtetin, dhe se gjërat duhen fituar sipas të drejtave.

Filozofia prodhon ide
Filozofia prodhon ide dhe mbi bazën e ideve, institucionet ndërtojnë filozofinë e tyre të institucioneve, kompanitë ndërtojnë strategjitë e tyre, organizatat po ashtu, dhe sigurisht, pa ide nuk mund të ketë strategji dhe zhvillim.

Filozofia dhe aktualiteti i sigurt
Aktualiteti i filozofisë është i sigurt jo vetëm se kontribuon me meritë në konstituimin e vlerave dhe kulturës së shoqërive europiane, si racionalizmi, individualizmi, liria, e drejta, të drejtat e njeriut etj., por edhe se e edukon njeriun të reflektojë me një mendim autonom përmes lirisë së mendimit dhe shprehjes. Koncepti i lirisë është aktual, pasi ka të bëjë me dinjitetin njerëzor, dhe në këtë aspekt është i lidhur ngushtë me përgjegjësinë dhe drejtësinë sot.

Filozofia si reflektim mendimi
Kush lexon filozofi, e kupton që mendimi im është mendimi im, dhe i tjetrit është i tjetrit. Se nuk ka një kriter absolut të së vërtetës që të bëjë ta gjykosh mendimin tënd të drejtë se është mendimi yt dhe të tjetrit të gabuar vetëm se mendon ndryshe nga ty. Pasi filozofia vetë është liri mendimi dhe e pranon mendimin e lirë ndryshe nga ideologjitë që janë imponim mendimi, prandaj dhe kush lexon filozofi, pranon mendimin e “tjetrit ndryshe”, atij “tjetri ndryshe” që ndan kultura, zakone, vlera, opinione, besime të ndryshme nga ty, dhe që përballon sfidën aktuale sot duke komunikuar me “tjetrin ndryshe” edhe në kushte diversitetesh mendimi.
Kjo është një sfidë, pasi përgjithësisht njerëzve u pëlqen të shoqërohemi me “të ngjashmin tonë”, dhe jo aq me të “ndryshmin tonë” apo me “të kundërtin”.
Kush lexon filozofi, kupton mendimin filozofik të Sartrit, se pse “njeriu është i dënuar të jetë i lirë”, duke kuptuar kështu që duke e “hedhur” njeriun e lirë në këtë përplasje kulturash dhe qytetërimesh, i duhet të zgjedhë rrugën e tij.
Por cilën rrugë?
Sipas imperativit moral të filozofit Kant, që “kryej detyrën tënde sipas moralit dhe ky është një ligj moral”, apo sipas konceptit të mbinjeriut të Niçes, që njeriu duhet t’u besojë energjive të tij të pashtershme pozitive që posedon, duke luftuar për ta rinovuar vetveten pa reshtur dhe që në sajë të vetive të tij të mund të përballojë sfidat e jetës, apo të jetë pragmatist, apo të synojë që të jetë racionalist, apo t’u besojë vetëm instinkteve të tij dhe ndjesive emocionale, apo çfarë?
Filozofia të ndihmon të gjesh rrugën e duhur duke ndërtuar një filozofi tënden, së cilës do t’i besosh, dhe jo të përvetësosh atë që duan të tjerët. Filozofia ndihmon jo vetëm individin, por i shërben edhe institucionit për të ndërtuar një filozofi institucionale që i shërben kontekstit aktual.

Kush lexon filozofi, aftësohet që të “përqafojë një filozofi të tijën”, të besojë një filozofi të tijën që i shërben më së miri në të jetuarin sipas së mirës, dhe jo sipas së keqes, duke qenë konsekuent në atë filozofi që beson pa pasur frikë nga paragjykimet apo gjykimet e të tjerëve. Kështu, filozofia formon njeriun qytetar antikonformist dhe jo atë që konformohet gjithë kohën ndaj pushtetit, (sidomos atij politik).
Shumë njerëz bëjnë asocimin e filozofisë me atë filozofi që është servirur në kohën e diktaturës, por të mos ngatërrojmë filozofinë me ideologjitë, por filozofia është liri mendimi, ndërsa ideologjitë janë imponim mendimi dhe filozofia që në antikitet i ka dhënë mesazhe të vyera shoqërisë si në konceptin e të jetuarit sipas virtytit, vlerave morale, lirisë, ndërtimit të shtetit, ekzistencës, artit të të jetuarit, raportin e tij me Zotin, me botën përreth, të reflektuarit etj.

Filozofia në kurrikulat universitare
Filozofia sot në kurrikulat e degës së Filozofisë u jep njohuri studentëve në shumë dimensione, si në lëndë të tilla që shërbejnë me njohuri edhe për formimin qytetar, por janë edhe atraktive për tregun e punës, si p.sh. Filozofi politike, Etikë, Filozofi e shkencës, Filozofi e gjuhës dhe e komunikimit, Filozofi e së drejtës, Filozofi e artit, Filozofi e historisë, Filozofi e fesë, Filozofi e zgjidhjes së konflikteve, Filozofia e integrimit etj., pra një kurrikul universitare, e cila e pajis individin me kulturë të pasur filozofike, dhe sa më shumë njerëz të kenë kulturë filozofike, aq më shumë kulturohet shoqëria në tërësi, dhe aq më tepër njerëzit ngrenë nivelin e arsyes që do të thotë më tepër dashuri për dijen, më tepër dashuri për njeriun, më tepër dashuri për vlerat morale, më tepër respekt ndaj parimeve morale, më pak krime dhe sjellje devijante.
ثshtë e pamundur që me një shkrim të shpjegohet roli i filozofisë, por të paktën t’u shërbejmë lexuesve me disa njohuri mbi filozofinë, duke shërbyer njëkohësisht edhe si një apel që sa më shumë të lexojmë filozofi, aq më tepër kulturohemi, dhe se vetë njeriu, duke lexuar filozofi, rrit nivelin e tij të të arsyetuarit dhe të menduarit në mënyrë reflektive, gjë që ndihmon në vetëkontrollin ndaj shpërthimit të ndjenjave emocionale, në menaxhimin e vetvetes, duke u sjellë kështu si një qenie racionale, dhe jo thjesht emocionale apo irracionale.

Filozofia në integrimin në BE
Po ashtu, edhe si një apel ndaj ministrit të Arsimit, që Filozofinë ta vendosë si lëndë të detyrueshme në kurrikulat e arsimit parauniversitar, ashtu siç e kanë vende të BE-së, sepse kompetencat e BE-së për edukimin plotësohen duke i dhënë vendin e duhur filozofisë, e cila formon mendimin kritik dhe reflektiv, prandaj kjo kompetencë e edukimit nuk mundet pa filozofinë.
 
Titulli: Përse i duhet filozofia shoqërisë?

Filozofia te ben te ditur, te hap mendjen tende dhe verpron me afer se drejtes. Kush perveteson filozofi nuk eshte servil ndaj politikes kjo eshte e vertete dhe kush di filozofi ka vlere njerezore. Kush lexon filozofi ka dhe mendime te mira dhe sa keq qe ca analiste dalin dhe flasin pa lidhje dhe sa keq qe nuk lexojne filozofi se do te thoshin mendime te mira.Ne Shqiperi deformohet cdo njeri qe ka vlere.
Filozofia eshte nena e dijes dhe bravo per mesazhin e dhene ne shkrim !
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Përse i duhet filozofia shoqërisë?

Filozofia ne baz me ngjan pak me "gjometrin fraktale.."..pra eshte ajo hirarkia e c'rregullt por eshte dhe po aq e rregullt dhe e thjesht,.:))..
E rendesoshme ehste qe truri njerzot te filozofoj ne menyr pozitive,.ne lidhje me jeten,nejrzit,,etj etj,.
Por qe filozofia te marre pesh..duhet ta kthejm ne form veprimi,,pra ti japim jete,.:)
 

ricky_ch

******
Pe: Përse i duhet filozofia shoqërisë?

Të bën si "të mençurin në katund të budallenjëve"!
 

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Titulli: Përse i duhet filozofia shoqërisë?

Shqiptaret nuk shkruajne dot paster do i futen dhe fillozofise ...... Le te nisim nga me poshte pastaj hidhemi tek truri kritik dhe fillozofik
 

ricky_ch

******
Pe: Titulli: Përse i duhet filozofia shoqërisë?

Shqiptaret nuk shkruajne dot paster do i futen dhe fillozofise ...... Le te nisim nga me poshte pastaj hidhemi tek truri kritik dhe fillozofik

Merre veten me të mirë, e lëri njerëzit le të shkruajnë,
se vetë qenke i pari që nuk din të shkruash!
 

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Titulli: Pe: Titulli: Përse i duhet filozofia shoqërisë?

Merre veten me të mirë, e lëri njerëzit le të shkruajnë,
se vetë qenke i pari që nuk din të shkruash!
Prandaj dhe nisa me LE TE NISIM jam i vetedijshem mos u shqeteso :)
 

ricky_ch

******
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Përse i duhet filozofia shoqërisë?

Prandaj dhe nisa me LE TE NISIM jam i vetedijshem mos u shqeteso :)

Nuk jam duke u shqetësuar, por mos i fut të gjithë me një thes.
Fol vetëm për vete! Kush je ti të flasësh për të gjithë?

Sidoqoftë, s'është as vendi e as kuvendi për këshilla.
Nëse ke problem konkret, hape një temë të re dhe
e diskutojmë të gjithë! Ta shohim ku po të dhëmb!
 
Redaktimi i fundit:

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Përse i duhet filozofia shoqërisë?

Nuk jam duke u shqetësuar, por mos i fut të gjithë me një thes.
Fol vetëm për vete! Kush je ti të flasësh për të gjithë?

Sidoqoftë, s'është as vendi e as kuvendi për këshilla.
Nëse ke problem konkret, hape një temë të re dhe
e diskutojmë të gjithë! Ta shohim ku po të dhëmb!

Ky ishte nje konstatim personal dhe ne boten e civilizuar ku une jetoj e kam kete te drejte te bej konstatime personale ti ndoshta ndihesh i shtypur nga ky aspekt dhe nqf se kisha dhimbje do futesha tek tema e mjeksise .... mendimi im mbi zgjerimin e fillozofise ne shoqerine shqiptare qe nuk eshte akoma gati te beje hapa gjigande kur nuk ka kaluar akoma pengesa me te vogla dhe me te ''lehta'' tani ti ne shikon dicka tjeter te lumte ndoshta se kam aq te zhvilluar anen fillozofike si mund ta kesh ti ose dikush tjeter .....
 

diku diku

Anëtar i Respektuar
Pe: Përse i duhet filozofia shoqërisë?

Me pelqeu ajo qe tha Nevertiti "gjeometria fraktale" qe eshte esenca e natyres tone kozmike ne forma te perkryera qe japin formen thelbin rendesine jetes tone dhe krejt globit, bukurine hijeshine pafundesine te ftohten te ngrohten eh pra frkatalitetit ne natyre do doja qe e njejte gje te ndodhte edhe me njerzit ku filozofia eshte nje cope e madhe fraktale e njeriut.

Por te merresh sot me filozofi te marrin per budalla, sepse nuk te jep mundesi punesimi mundesi me ba lek nuk te jep mundesine me shiju jeten me drogra cigare diskoteka etj, pra, fraktaliteti i filozofise se jetes ne kohet e sotme eshte totalisht nje deshtim, pasi, njeriu me arrogancen po vret edhe fraktalitetin e natyres po e shkaterron sepse tashme te veten e ka shkaterruar..

sa per shqiperine, njerzit shqiptare nuk e kuptojne kete gje nuk e dine se cfare eshte te kesh fraktalitete filozofie, dhe nese i ke te marrin per te dobet, ne kete aspekt jemi akoma ne epoken e shpellave....
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Përse i duhet filozofia shoqërisë?

Me pelqeu ajo qe tha Nevertiti "gjeometria fraktale" qe eshte esenca e natyres tone kozmike ne forma te perkryera qe japin formen thelbin rendesine jetes tone dhe krejt globit, bukurine hijeshine pafundesine te ftohten te ngrohten eh pra frkatalitetit ne natyre do doja qe e njejte gje te ndodhte edhe me njerzit ku filozofia eshte nje cope e madhe fraktale e njeriut.

Por te merresh sot me filozofi te marrin per budalla, sepse nuk te jep mundesi punesimi mundesi me ba lek nuk te jep mundesine me shiju jeten me drogra cigare diskoteka etj, pra, fraktaliteti i filozofise se jetes ne kohet e sotme eshte totalisht nje deshtim, pasi, njeriu me arrogancen po vret edhe fraktalitetin e natyres po e shkaterron sepse tashme te veten e ka shkaterruar..

sa per shqiperine, njerzit shqiptare nuk e kuptojne kete gje nuk e dine se cfare eshte te kesh fraktalitete filozofie, dhe nese i ke te marrin per te dobet, ne kete aspekt jemi akoma ne epoken e shpellave....

Jam dakord me ty,sjemi akoma te pergatitur per filozofi neve aq me teper ate ''fraktale'',sic e the dhe ti,te kapesh te flasesh per filizofi te marrin per budalla...Kam shembull veten time,qe sa here nis e diskutoj ne ambjent shoqeror : Ah ti ke ik fare thone...Ama qendron gjithmone ajo fjala : Jo cdo gje qe nuk kupton eshte budallallek...
Pra ne shoqerine e sotme duhet akoma pune,per nje filozofi te paster dhe te mirefillte...
 

ergon

Λάθε βιώσας.
Titulli: Përse i duhet filozofia shoqërisë?

Nje mendim i thjeshtezuar per kete teme do me vinte po te beja pyetjen:
cfare do te ndodhe nqs kane greve filozofet (pyetje aktuale se sot vendi ku jetoj ka greve te pergithshme)
nqs do kishin greve gazetaret sdo kishim informacion,nqs kishin furrat sdo kishim buke,nqs do kishin shoferat e autobuzave sdo kishim levizje
por kur kane filozofet cfare ndodh
pergjigjja eshte e thjeshte
asgje smund te ndodhe
ky eshte nje shpjegim i thjeshtezur,por valle prek thelbin e temes pse duhet filozofia
ne asnje menyre qe jo
torite filosofike edhe kur i njohim edhe kur si njohim krijojne boten e standarteve qe duhet te kete cdo njeri,menyren si mendojme,organizojne cdo koncetrim dijesh qe kemi ne tru dhe ne fund te fundit pa kuptuar percaktojne zgjedhjet qe bejme ne jete,percaktojne vendin qe zeme ne shoqeri
duke e pare ne kete kendveshtrim pyetja pse duhet filozofia sipas mendimit tim merr rrendesi te madhe
 
Redaktimi i fundit:

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Përse i duhet filozofia shoqërisë?

Dikur kur filluam ta mesonim kete lende na tha mesuesja: Filozofia eshte NANA e gjithe shkencave tjera.

Tani cfare kuptoje une me fjalen Filozofi??

Urtesi, degjueshmeri (aftesi per te degjuar), etike, moral (jo e thjeshtezuar ne nje raport thekthi), metodike, kritike (ne aspektin pozitiv jo siq jemi mesuar sot), objektive e cfare jo tjeter.

Nuk eshte thene rastesisht qysh para 2000 vjetesh se filozofet duhet te udheheqin me shtetin.

E gjithe bota sillet ne kunderthenien mes te mires dhe te keqes. Pra ne bote egziston nje lufte e vazhdueshme mes dy ketyre diversiteteve. Nuk ka me mire se te jesh luftetar i se mires ne kete lufte. Aq me mire te jesh prijetar i luftetareve te se mires. Per mua filozofi, me gjithe vetit qe kam shkruar larte, eshte nje prijetar (komandant i mirefillt) i luftetareve te se mires.
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Përse i duhet filozofia shoqërisë?

Qe te jesh i/e afte te perballesh me jeten dhe pengesat e saj,
Qe te jesh i/e afte te analizosh vendimet dhe hapat qe merr,
Qe te jesh i/e afte si te sillesh ne forma te ndryshme me njerez te ndryshem,

dhe se fundi , Te jesh i/e afte te njohesh dhe te ndertosh vetveten tende,
 

Element

Anëtar i Respektuar
Titulli: Përse i duhet filozofia shoqërisë?

Filozofia ...?

Sikur t'ja bëjsh këtë pyetje një filozofi, pas 1000 faqeve, ne prap nuk do të kuptojmë asgjë... ! e disa herë, më tërbon ideja se si une i thjesht që jam, mundohem të merrem me pyetje të tilla.... as 10,000 faqe nuk do ishin të mjaftueshme ....
Ose një version tjetër, pak më i shkurt që janë munduar të japin Gilles Deleuze dhe Félix Guattari, të cilët mundohen të japin një përgjigje në 220 faqe, Cka është Filozofia ? Por megjithe ate, kjo mbetet vetem një përgjigje e tyre, ata thuan se Filozofia është aktivitet i krijimit të koncepteve .... Filozofia si përsoditëse konceptesh... ! a priori, as e vertët, as e pa vërtet kjo, por e doemosdoshme për të menduar... ja një definicion i mundshëm .
 

Element

Anëtar i Respektuar
Titulli: Përse i duhet filozofia shoqërisë?

vazhdim......

por kjo nuk do të thotë se përgjigja e këtyre dyve, të jetë e kapshme për të gjithë.
Pierre Hadot , specialist i mendimit antikë, mbështete se për grekët dhe romakët, fiolozofia antike, ishte krejt diçka tjetër : ajo ishte mbi të gjitha një "art jetese". Ku filozofi ka qenë një "i mençur", i cili dallohej me një mjekër, me sjellje dhe shembujë spirituel dhe me një jetesë tepër të veçantë, gjithë këto për të dalluar tek ai një " shpirt të bukurë".
por ky specialist i antikës, duke bë këtë përshkrim të filozofit si i "shenjtë laik", neglizhon faktin se, filozofet e antikës ishin gjithashtu edhe " mjeshtër të së vërtetës" të cilët kujdeseshin në skajshmëri për njohuri më të larta në panteonin e dijes. Gjithashtu, këta filozof të antikës, praktikonin edhe metafizikën,, si një sport intelektual, e cila konsiston në refleksim, në të menduarit e fundamentin e gjitha gjërave ; krijesa vet, koha, shpirti, arsyeja dhe lëvizja.
Për të arritur këtë shkallë të lartë dije, së paku duhej sundimi i shkencave matematikore, ( në hyrje të Akademisë së Platonit, shkruante ; " askush s'ka të drejtë të hy këtu, nëse nuk e njeh gjeometrinë") praktikim të astronomisë, mjekësia dhe njohuri nga shkencat natyrore.
Filozofët antik, merreshin edhe me problematika sociale, ata sundonin shumë mirë retorikën, për të debatuar për të drejtën dhe të padrejtën, studjonin pasionet; mundoheshin të kuptojnë se si funksionon shpirti, gjithashtu merreshin edhe me analiza dhe studime mbi qeverisjen duke krahasuar modalitetet se cili është më funksional.
Kjo palet dije që ata kanë sunduar, thjesht mund të konstatojme se ata kanë qenë multi-disiplinash. Për Platonin, vetem filozofi mund të arrijë qiellin e pastër "idesh", gjë që është e pamundur për njerzit e zakonshëm.
 

Element

Anëtar i Respektuar
Titulli: Përse i duhet filozofia shoqërisë?

vazhdim...

Në fakt, nga kjo del se filozofi i kohës antike është një profesor, jo vetëm në aspektin pedagogjik, por ai dëshiron gjithashtu të afirmohet edhe si një "mjeshtër mendimi", i cili kërkon të formojë disiplina dhe të hap shkolla me emrin e tij. Në këtë kontekst, ai është gjithashtu edhe një udhëheqës spirituel , gjë që këtë në Indi e quajmë guru. Disa herë ai bëhet edhe këshilltar princash, për të këshilluar ata për një strategji lufte. Gjithashtu ai merr edhe epitetin e një itelektuali të angazhuar sikur Vlotaire. Ciceroni, jepte definicionin për filozofinë si " mjekësi e vërtet shpirti" .
Mendimëtar, enciklopedistë, profesor, intelektual, teoriticient, moralist etj etj, gjithë këto afinitete kreative i gjejmë tek filozofët e kohës aktuale, me një dallim të vogël, nga se shkenca dhe shkencat humane, janë të emancipuara nga filozofia.
Më e mira është që mos të humbasim kohë duke kërkuar, shpik, një definicion të pa gjetur, të tentojmë përshkruarjen e produktivitetit të saj. Mbi të gjitha " ne jemi ata, atë që bëjmë" , keshtu thoshte Sartre, baba i ekzistencialismit, me fjalë tjera, është e kot të kërkojmë një esencë, një thelb ( një natyrë fundamentale ) të filozofisë, nga se ajo është vet esenca, thelbi që bëjnë ata.! ثshtë e pamundur të japish një definicion muzikës, por është shume e lehtë ta kuptojmë duke e ndegjuar..! E njeta formulë vlen edhe për filozofinë, dmth "ekzistenca vjen para esencës" s'ka një proçes fundamental, por një seri realizimesh. ( kështu thot Sartre )
 

Element

Anëtar i Respektuar
Titulli: Përse i duhet filozofia shoqërisë?

vazhdim...

Në vijim, do mundohem të ilustrojë një spektër filozofësh, të cilët më kanë bë përshtypje në përgjigjen e pyetjes pdr filozofia.
Abélard – një murg i shek XII, ka qenë përfaqësues i teorisë „ nominalizmi“ , doktrinë e cila afirmon se idetë që na shërbejnë të mendojmë, vrojtojmë botën, janë vetëm fjalë të cilat asnjëherë nuk mund të përkojnë me realitetin. Nominalistët , janë opozues të „realistëve“ për të cilët konceptet duhet reflektojnë esencës së gjërave ( deri në ditët tona, ky debat ende s’ka përfunduar). Abélard, është gjithëashtu i njohur edhe avanturë të trishtueshme : një dashuri e ndaluar me Heloise, gjë që për këtë akt, denohem me çmashkullim.. ! i mjerri .
Aristoteli - Ah , ky titanik i mendimit filozofikë, i cili ka dominuar mendësinë filozoike perendimore me shumë se X shek. Aristoteli, ishte nxënës i Platonit, pastaj ai vet shquhet si mendimëtar dhe krijon shkollen e tij, Lycée, Ju kujtohet më lartë, ku përmenda se gjithë mjeshtrit e mendimit, kërkonin tèe hapnin shkollat e tyre, dhe te formonin disiple të tyre. (sa joshëse me duket kjo die dhe stimuluese, gati se me mbushet mendja edhe mua të hap shkollen time…. Por dyshojë se do të kam disiplet e mi ;) ) Pastaj këta të fundit (adeptet) , me një nxitim dhe perfidetet të marin altarin duke eliminuar të parin që më së mirë të farkojnë doktrinën e tyre, ky fenomen i tille renegues është i vjetër nëpër shkollet e mendimit filozofik. Ky fenomen eshte i njohur edhe në boten politike, ne fe, në art etj etj. Aristoteli, gjithashtu ka qenë edhe mesues privat i Leka i madh, por mbi të gjitha ai ka qenë një dijetar i kopletuar, i cila ka shkruajt mbi logjiken, politikën, retorikën, shkencat natyrore, gjithashtu edhe një histori mbi kafshët.
Pas këtij kolosi, vjen dy filozof tjerë, Avicienne dhe Averroes. I pari një iranien, filozof, mjek, dhe astronomë. I dyti ishte nga andaluzia dhe ka jetuar në shek XII. të dy kanë shkruajtë në gjuhen arabe, në periudhen e lulëzimit islam ( në mes të shek X dhe shek XIV ). Këto dy personalitete filozofike na përkujtojnë faktin se filozofia, s’ka qenë vetëm e perendimrove, ashtu siç ka pretenduar Hegel. Ka pasur me të vërtet një periudhë e shquar e filozofisë arabe.
 
Top