• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Përmbysje në disa komuna: Ja fituesit për të gjitha komunat

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 1:37 / 2.12.2013



0Share0Tweet0ShareZgjedhjet lokale dhe balotazhi i zhvilluar për zgjedhjen e kryetarëve në 25 komuna të Kosovës, sipas rezultateve të deritashme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka sjellë disa përmbysje të rezultateve nëpër komuna.
Në Prishtinë, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka arritur të mund kundërkandidatin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa. LDK-ja e ka pasur pushtetin vendor në Prishtinë që nga zgjedhjet e para lokale të vitit 2000.

Me afër 2 për qind të votave, Ahmeti ka arritur të marrë mandatin për të parin e Prishtinës, duke mposhtur kryetarin e deritashëm, Isa Mustafa.


Garë interesante është zhvilluar edhe në Gjakovë, ku Mimoza Kusari-Lila ka arritur fitore ndaj kryetarit të deritashëm nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.

Në Prizren, ndërkaq, kryetari Ramadan Muja nga Partia Demokratike e Kosovës ka arritur ta ruajë pushtetin, ndërsa në garë ishte kundrejt Eqrem Kryeziut të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me kryetar të ri është bërë edhe Peja. Atje Gazmend Muhaxheri i LDK-së ka fituar ndaj kryetarit të deritashëm Ali Berisha të AAK-së.

Edhe Gjilani është bërë me kryetar të ri. Këtu në fakt është rikthyer Lutfi Haziri i LDK-së, i cili ka mundur Qemajl Mustafën e PDK-së.

Edhe Mitrovica, ka zgjedhur kryetarin e ri. Atje Agim Bahtiri i AKR-së ka mundur Avni Kastratin e PDK-së, deri më tani kryetar.

Përmbysje ka ndodhur edhe në Ferizaj, ku ka fituar Muharrem Svarça i LDK-së ndaj kryetarit të deritashëm, Agim Aliut të PDK-së.

Në Mitrovicën e Veriut, fitoren e ka shpallur Krstimir Pantic nga Iniciativa Qytetare "Srpska".

Më poshtë botojmë edhe rezultatet tjera për secilën komunë, duke prezantuar vetëm emrat e kryetarëve të zgjedhur, sipas rezultateve preliminare:


Lipjan: Imri Ahmeti (LDK)

Malishevë: Ragip Begaj (IQM)

Rahovec: Idriz Vehapi (PDK)

Dragash: Selim Jenuzi (PDK)

Graçanicë: Branimir Stojanovic (GIS)

Junik: Agron Kuçi (AAK-LDD)

Kamenicë: Begzad Sinani (PDK)

Klinë: Sokol Bashota (PDK)

Novobërdë: Svetislav Ivanovic (GIS)

Obiliq: Xhafer Gashi (AAK-LDD)

Suharekë: Sali Asllanaj (LDK)

Viti: Sokol Haliti (LDK)

Vushtrri: Bajram Mulaku (PDK)

Partesh: Dragan Nikoliq (GIS)

Ranillugë: Gradimir Mikiq (GIS)

Shtërpcë: Bratislav Nikolliq (SLS)

Kllokot: Sreçko Spasiq (GIS)

Pa balotazh garën për kryetar komune e kanë fituar që në rrethin e parë të votimeve:

Deçan: Rasim Selmanaj (AAK-LDD).

Fushë Kosovë: Burim Berisha (LDK)

Gllogovc: Nexhat Demaku (PDK)

Han i Elezit: Refki Suma (kandidat i pavarur)

Istog: Haki Rugova (LDK)

Kaçanik: Besim Ilazi (PDK)

Mamushë: Arif Bytyq (KTAP)

Podujevë: Agim Veliu (LDK)

Shtime: Naim Ismajli (PDK)

Skënderaj: Sami Lushtaku (PDK)

Leposaviq: Dragan Jablanovic (GIS)

Zubin Potok: Stevan Vulovic (GIS)

Zveçan: Vucina Jankovic (GIS)

/REL/
 
Top