• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Perla forumore!

Titulli: Perla forumore!

1 ditë më parë #502
sensuu
sweet

Anëtarësuar
Jul 2008
Postime
5,743
Rrespekti
1038
Titulli: SMS i FUNDIT
Pershendetje B! Duke shpresuar te lexosh kte sms po e nis duke te te kerkuar ndjese! Te kerkoj ndjese per te gjithe shqetsimet qe tkam sjelle,ty e ndoshta dhe familjarve te tu,te kerkoj ndjese per tgjithe fjalet ndoshta 'mallkuese', 'kercenuese', jo te denja per nje vajze si une! Ndoshta te duket cudi kur them per nje vajze si une sepse me ty kam shpalosur anen me negative madje dicka qe sben pjese ne karakterin tim,dicka qe eshte ushqyer nga ndjesia e te qenit e mashtruar,refuzimi i nje ndjenje te paster dhe shfrytzimi e tallja e saj, deluzioni i te qenit e dashuruar ne ty! Nuk po justifikohem por do te doja te merje parasysh se shume njerez bejne budalliqe per 'dashurine', shume njerez nuk e njohin veten kur papritur e gjejne ate duke bere gjera qe sdo ti benin kurre vetem e vetem per te mbajtur personin qe 'dashurojne' afer, deshperimi te con ne veprime te pamenduara e keto te fundit bashke me refuzimin e perçmimin perseri ne deshperim! Per gjerat te cilat mendoj se me ke demtuar nuk pretwndoj ndjese nga ty,jane gjera qe me duhet tja fal vetes! Me ke mesuar gjithsesi se ne kte bote nuk jan gjithe njerzit te paster,nuk pyet njeri per sinqeritetin tend e madje ta konsiderojne edhe si dobesi,Duke shpresuar tme kuptosh e mos te sjellesh ndermend figuren time apo flasesh per te pa respekt e me inat, dua te uroj gjithe te mirat dhe nsr pasneser nese shihemi ne rruge te pershendetemi si njerez te qyteteruar dhe te te diguroj qe nga une nuk do kesh me asnje shqetesim! Me fal qe u zgjata pak! Ja kalofsh mire!


e dergova une

Je vajze e mrekullueshme senssu
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Perla forumore!

Tema: Dedikimi juaj ne murin e dashurise!

Postuesja Zinna


Mbase nuk di ti them ato "2 fjale" te ster-perdorura, ama e di qe dashuroj, e dashuroj cdo dite, pavarsisht se jo dike ne vecanteri.
I adhuroj njerzit qe me mbushin zemren, i adhuroj vendet qe me kenaqin syrin, i adhuroj gjerat qe me sjellin kenaqesi.
Thjesht adhuroj gjithcka qe me "vjedh" nje buzeqeshje, e adhuroj te "vjedh" e une.
Mund te zgjedhesh ngjyrat me te cilat te jetosh jeten tende, cdo dite- o nje furtune ster te zeze, te nxire....ose nje ylber e ndricim djelli!

E jeta eshte dashuri, eshte lumturi, eshte gezim. Mjer ata qe sdine te gezojne, te dashurojne, te jene te lumtur.

Carpe diem!:)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
Titulli: Perla forumore!

Tema:Momente me veten!!(krijime personale te antarve)

POstuesja: Nicktjeter..!!


Nganjehere mendoj keta shkrimtaret qe shkruanin aq shume per veten e tyre, nuk arrin nje moment qe ndihen lakuriq?Te zhveshur nga cdo ndjenje fshehtesi apo sekret te tyrin?Ti hiqeshin gjithe ato petale ndjeshmerie nje e nga nje, sikur te ishte vjeshte,,thjeshte tani personi e ben vete. Cfare kuptimi ka te shkruash per veten?Eshte shenje e egocentrizmit?apo thjeshte nje forme terapie, nje forme per te thene qe edhe une ekzistoj, biles biles mendoj se jam ndryshe nga te tjeret, ku ndryshe = me vecante.
Hmmm se di dhe isha ne medyshje nese doja te vazhdoja te shkruaja serish per kete gje apo jo por pastaj mendoja..isha femi, cte keqe ka?Te gjithe kemi pasur nje bote plot me fantazi nje bote ndryshe, vecantite tona shumellojshmerite e ngjyrave me endrra. Kete ndoshta duhet ta le me mire si post scritum.
Gjysherit nga babai...
Per keto gjysher kam pas fatin ti kem te dy, thme fatin sepse pasi sheh nje cift te vjeter qe kane kaluar bashke aq sh kohe, kupton qe kur eshte njeri mungon tjetri, sado qe ti mund ta marresh me 'inate' njerin, dhe aty kur rritesh aty shume vone thua, sa mire e plotesonin njeri tjetrin. Perballe shtepise gjysherit kishin nje tip minishtepi tj, sdi si ta quaj sidoqofte ish e vogel dhe pas ca kohesh nuk ekzistoi me. Dhe une ikja pas asaj shtepi edhe shihja rrjeshta me milingona, e cfare beja?Shtrihesha aty ne nje cep ku ish me beton , vija grushtat nen mjekra dhe i veshtroja, kishte kohe qe rrija aq shume sa me therrsnin te mite, dhe cfare me pelqente nga ata milingona?Qe ecnin lart e poshte duke marre ushqim sa andej ketej dhe pasi shihnin ndonje milingone tjeter, ndaleshin 2-3 sekonda dhe vazhdonin serish rrugen, po ashtu me shoqet e tjera.Tani ajo cfare mua me torturonte ishte qe mundohesha te shpikja nje bisede qe mund te benin keto, sepse skish mundesi qe ajo milingona te ecte aq shpejt edhe te ndalej cuditerisht ku do 'takonte' tjetren.Cfare tjeter me pelqente te beja, te hypja siper pemeve, tani e kur e mendoj paskam qene nje tarzane e vogel une...(krahasim cike si kot nejse) edhe rrija aty e veshtroja cdo gje, ia nje te bertitur, ia ndonje kafshe qe kalonte, ndonje tjeter qe kish humbur rrugen,ndonje insekt, sidomos ato fluturat ngjyre kafe qe dukej sikur kishin sy ne flatra dhe une i kisha sh frike, se thonin eshte flutur shtrige.
Cfare mbaj mend nga gjysherit tjeter?Ah po qe kishin nje zjarr bubulak dhe une ngrohesha aty cdo nate, dhe kur rraskapitesha nga gjithe ajo ngrohtesi e embelsi qe sillte ajo ngjyra e kuqe nga zjarri, me therriste gjumi dhe gjyshi me mbulonte me gjene e pare qe gjinde dhe une isha e qete, rehat si kurre me para.
Ndersa gjyshja eshte shume e embel, sa here doja te flisja vinte e me perkedhelte floket e koken, e thosh, ia ti je e vogel e nga keto gjera dhe mendoja ah sa te mire e kam gjyshen, edhe pse kur beheshin me nerva si rrija afer se i kisha frike! Gjyshi im kishte nje kanun, ate te Skenderbeut, Perendi sa i madh ishte, me plot gjera abstrakte.Si fillim sa e dija qe gjyshi nuk ish aty kerkoja per celesin e tij te valigjes qe e kish shume sekrete.E hapja dhe shihja foto te vjetra, shkrime qe skuptoja asgje, dhe me dukeshin si buburreca qe leviznin, dokumenta qe si kuptoja rendesine, ndonje radio apo ore, dhe mua me dukej vetja si pirate.
Ia arrita edhe sot, cdo here, cdo here qe e hapja ate valigje mua me dukej gjeja me triumfuese e dites.
Jo shume kohe me para u nda gjyshi im nga jeta, dhe sinqerisht nuk qava kur vdiq, nuk qava as kur takova gjyshen, as kur ika te dhoma apo shtrati i tij, nuk qava fare. Thjeshte u ndjeva shume keq, ama qava aty kur ika tek ai mermeri i ftohte dhe shihja foton e tij, ca gjera te trishtojne, sidomos sepse e dija qe do ndodhte sepse heren e fundit ku ika nuk e putha, nuk e putha ne faqe ashtu sic beja cdo here.Ah cilesia e gjysherve te mi ishte qe sa here acaroja prinderit, une kerceja tek gjysherit, ah sa qejfe atje isha ne siguri, pas fustanit te gjyshes, pas pellembeve te saj te vrazhda por per mua ishin teper te buta dhe perfekte.
Kjo ish historia ime e shkuter, kushedi do te vazhdoj ndonje dite tjeter .
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Perla forumore!

Tema ;Aktivizëm kundër të drejtave të homoseksualëve


Qendrimi i Rusise eshte qendrim i drejte. Ruset nuk bien pre e propagandes mediatike amerikane qe kujton se mund t'iu diktoje popujve "moralin" e elitave liberale ne Amerike, qe kujtojne se u ka rene barra e madhe mbi supe qe t'i mesojne masave te njerezve me anen e mediave e shkollave se cfare eshte e mire e cfare eshte e keqe. Ajo qe dikush e quan moral.

Ruset nuk jane kunder homoseksualeve, jane kunder homoseksualizmit. Jane kunder riperkufizimit te institucionit me te lashte shoqeror qe nga fillimi i historise: marteses. Jane kunder shpelarjes se trurit te femijeve te tyre me anen e mediave dhe me anen e Hollywood se "homoseksualet jane njerez si ne". Jane kunder marries se moralit nga elitat liberale apo nga mediat, por e marrin moralin e tyre nga tradita e tyre fetare si popull.

Homoseksualizmi eshte nje mekat ndaj vete natyres njerezore, pasi nese gjithe njerezit e kesaj bote do te ishin homoseksuale, rraca njerezore do te shuhej! Jeta sic e njohim do te merrte fund.

Se njerezimi u krijua dhe jeta vazhdon, kjo nuk do te thote se ajo eshte e garantuar te vazhdoje ne kete menyre apo nuk eshte e rrezikuar te vazhdoje. Burre-burre apo grua-grua nuk sjellin dot femije ne jete, dhe po nuk solle dot femije ne jete, jeta vdes me ty. Sot ne Amerike ka me shume familje me qen e me mace se sa me femije te vegjel.

Homoseksualet jane njerez qe zgjedhin te bejne nje jete te shthurur qe perdhos vete natyren njerezore. Une e fus ne nje kategori me pedofiline. Nuk do te jete e larget dita kur pedofilet do te ngrihen e dalin te kerkojne "te drejtat e tyre", ashtu sic i fituan edhe homoseksualet. Semundje si AIDS ne bote prej se ciles kane vdekur miliona njerez ka lindur nga homoseksualet.

hajduti
 
Titulli: Perla forumore!

Tema: TI Femer e dhunuar nga keta bijt e tu te mallkuar,..?!
Nga: NeVertiti


Frymzimet per ty e dashur femer,,ne keta rrjeshta me poshte ,me vijn nga shoqeria e jone tranzite e koklavitur dhe plot shtytje e vale rendese qe bijne mbi ty..e brinjet e shpirtit ti thyejn nje nga nje..
Dhe duke u perplasur fetyra ime femrore,,perball ketyre fenomeneve te shemtura,,te shoh ty,,ne skena dhune,,ne skena vuajtje,,te deformuar nga kjo shoqeri qe ti e linde o e mjera ti per lindjet e tua..
Perse e dashur femer..lindjet e tua shpesh kamuflohen dhe tjetersohen ne mostra qe te shtypin,,te dhunojn,,te cenojn e me rradh te shperftyrojn..
Ti shpesh gjendesh ne fushebeteja te pallogjikshme te shkaktuara nga te tjeret,,ku hidhesh e perplasesh mes zjarresh mshkullore..e digjesh e pervlohesh ,,,mes dhimbjes shekullore...
ti shpesh gjendesh ne keto situata c"njerzore ,te krijuara saktesisht dhe posaqerisht nga bijt e tu PER TY,,ku ti mund te jesh,,objekt,,mall,,shfrim epshesh dhe instiktesh ti mund te jeshe gjithcka pervce se qenie njerzore,..
Perse o e mjer,,ti i lind kur te lindur prej teje te vdesin per se gjalli..?!
Moj femer e dashur,,e ke pyet ndonjehere veten ,,mos valle keta kanibal njerzor qe te hane ty te gjalle,,bashk me shpirtin tend duke ta mbytur mes gozhdimesh te frikshme..keta mostra qe mbi ty ven dore hedhin balte,..e meritojn dashurin dhe perkushtimin tend..?!
Ti i ke ushqyer moj e shkret,,i ke lindur keto mostra te frikshme,,u ke dhen gjirin e trupit,,tend,,ke hequr gjumin e nates per te pushuar te qarat e tyre,..ke heq buken e gojes,,rroben e trupit,,per ti rritur keta katran te zinj qe rriten e me pas te dhunojn,,o e shkrete o e mjer qe perpelitesh mes vetes dhe botes qe te shtyp,,e ti mes dhimbjesh e klithmash prap gjen force e pershperit:- Une dua dashuri ..!-dhe jep dashuri pa kushte pa prit kthim,,pa prit nje fjal te mire,,apo gjest te embel,,apo nje dore ku te mbeshtetesh e te qash dhimjet e viteve te jetes se veshtir qe ndjeve mbi shpatullat e tua te zhveshura e te gjakosura...qe ne diten e pare te jetes tende qe linde,,
Sepse qe ate dite ti per keta lloj mostrash u denove,,duke u trajtuar si objekt pa vlere,,pa shpirt dhe pa te drejta..
Dhe e gjithe kjo moj e mjere vetem se mes kofsheve tua mban..nje organ femror , qe nga keta kanibal shihet si objekt mekatar,,dhe ajo dreq vagine te pakzon ty si nje qenie qe ti do shtypesh dhe do vuash gjate gjithe jetes tende..ne mesin e ketij mantaliteti kanibalesh..
E kan pyetur veten keto kanibal shoqeror te dhunshem qe me kujdes konrtibojn ne c"njerzimin tend,,qe linden dhe rriten nga ty moj e dashur femer..
E di ti duhet ti denosh ,,,keta kanibal..ti duhet te mos i dashurosh,,te mos i lindesh,,
E di ti je qenje qe shperthen,,je energjike. Ndergjegjsou,,reago..duaje veten njehere te vetme veten dhe te drejten tende,,flijohu po qe novoja per te,,per ta fituar per ta jetuar lirin tende..,,,dhe jo gjithmon tjeret para teje,,,
Denoje dhe filizin tend kur ai behet kanibal social e shoqeror..denojeee,,,mallkoje,,hiq dore prej tij..
Ti bukuria e jetes,,filizi i dashuris,,qe leshon aromen tende dhe botes i jep miresi,,
Ngrihu nga rrenojat qe shpesh te hedhin dhe pastaj ne emrin tend keta kanibal "mbajn zi.".

Dedikuar te gjitha atyre femrave,,kudo qofshin ne bote,,qe shtypen,,dhunohen dhe nuk gezojn as nje te drejt elementare dhe njerzore.

STOP DHUNES NDAJ FEMRES.

 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Perla forumore!

Citim Postimi origjinal është bërë nga Monique Shiko postimin
Histori njerezore qe perballemi cdo dite.
Personalisht mendoj se nuk e ka fajin burri per nje sere arsyesh nese bazohem tek artikulli gjithnje , sepse histori marredheniesh vjehrre -nuse jane te larmishme.

Sigurisht qe gishtin e akuzes do e ngrija nese do me duhej do e beja drejt nuses.
Sot shoh nuse qe vetem ankohen per vjehrrat a thua keto te fundit jane perbindesha, duke harruar se ata djem i kane rritur dhe edukuar pikerisht keto "perbindesha"....ath i bie te jesh martuar me nje monster!
Do doja ta shihja ndryshe , psh nese une do kisha vlla dhe ime me do ishte ne rolin e vjehrres...une si do sillesha me vjehrren time?
Apo te imagjinoj nusen e vellait nese do kisha , te ma trajtonte mamin si sherbetore...asihere!
Po ne fund te fundit cfare na kushton nje fjale e mire ?
Edhe nese dicka ste pelqen tek menyra si te drejtohet, behu e gjere dhe thuaja ate qe mendon...te jesh e bindur qe do e vleresoje.
Vjehrra ka per detyre te rrisi ,edukoje femijet e saj dhe jo niper e mbesa....konsideroje kete fakt !
Vjehrra ka detyre te kujdeset per djalin deri ne moshe minorene...kur martohet atributet i kalojne gruas....Konsideroje edhe kete fakt
Kemi detyrime karshi prinderve ne cdo kohe dhe sic kemi detyrime karshi prinderve tane ,kemi e ndaj atyre te bashkshorteve...peshorja nuk anon vetem nga nje ane!
Ne nje familje nuk eshte detyra e Vjehrres te gatuaj ,laj ,shplaj ,hekurosi breket e tua apo edhe te birit qe ti ndan krevatin...falenderoje ne fund te dites se nuk do vdesesh!
Duam te jetojme me vehte....por ne fund i kerkojme vjehrrave ndihme per femijet, punet dhe shume cka...kur nderkohe nenat tona dikur nuk paten dhe lodhjen e tyre sot ne nuk e kemi.

Per mua bashkshorti ka bere gjene e duhur dhe pekuleve dhe perkedheljeve te se shoqes i ka treguar vendin, qe ndoshta duhet tia kishte treguar me kohe!
Vertet perle e veqant..
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Perla forumore!

Si s'ka asnje postim timin ketu, 4 vjet asnje perle s'e paskam thene :(
 

Gerti2

Donatorë
Titulli: Perla forumore!

Si s'ka asnje postim timin ketu, 4 vjet asnje perle s'e paskam thene :(
Problemi jot souli eshte qe nuk e merr i cik me shume seriozhist ket forum pranej. Ja une sa fillova ta vleresoj me shume, direkt gjeta pune (me ndihmen e Nevit).
Kshu qe duhet te japesh jo me pak se 100% ketu.
 

lovely

Anëtar i ri
Mosha
35
Vendndodhja
GENOVA
Perla forumore!

Nje pjese te cmuar te kohes e kalojme ketu, kush me shume e kush me pak. Kalojme ketej e leme gjurmet tona, …..Ikim, shtegtojme, thithim nektare ne tjera lule dhe ca nuk kthehen, ca kthehen,….. e ca kthehen ne nje apo nje forme tjeter. Ajo/ai qe mbetet ketu dhe qe na pret gjithnje zemerhapur eshte forumivirtual, cdo here I fresket, me gjurmet tona qe kemi lene ketej, dhe, gjurmet nuk harrohen kurre, kurren e kurres, ato jane shembelltyre jona qe qofte me prezencen tone apo jo, nuk do harrohen aq lehte. Ca nga to jane te keqija e ca nga to vertete jane perla qe kohe pas kohe ja vlene te kthehemi e ti lexojm, rilexojm e prape ti rilexojm. Anetaret vine, shkojne, treten udhekryqeve te botes por gjurmet ( perlat – ato me te bukurat te shkruara me thjeshtesi apo delikatese ) ato qe une dua ti trajtoje ne keet teme jane margaritaret qe shendritin ketej dhe ju bejne te kujtoheni kohe pas kohe.

Ju ftoje qe ne kete teme te sillen ato shkrime te shkruara nga nje anetar apo ish – anetar i cilin shkrim ka lene tek ju nje mbreslenje te vacant dhe konsideroni si perle forumore. Ju kasha lutur qe te fokusoheni e te sillni vetem shkrimet kur jeni te sigurt qe e ka shkruar anetari.

Une sonte do sjelle diq nga fjalepaku i forumit, madje do sjelle shkrimin me te gjate te tij qe kam hasur qe shume kohe, mikut tim qe i shkruaj me rralle se cdo anetari tjeter te forumit.



Tema: Lotet... nga ina@ina@ina

Postuesi: fight_cllub_al

lotet ... pika vetmie ... pika trishtimi ...perrenj te vegjel fjalesh te thene kurre ... kurre te degjuara
lotet.... fragmente kujtimesh kurre te harruara...caste dhimbjesh te mbytura
lotet....momente shprese .... gezim i ndare me te tjeret ... miqesie
lote , tashti rridhni sa te doni .... lirojeni zemren time tashme te mbushur plot prej shum kohesh
Me bere te mos lotoj me
Prekese tema
 
Top