• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Përfituesit e bursave në arsimin publik

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
MASH akordon 1600 bursa për arsimin e lartë dhe 1600 për arsimin e mesëm



Edhe këtë vit si gjithë vitet pararendës nxënësit dhe studentët do të kenë mundësi të përfitojnë bursa studimi. Nga këto kuota përfitojnë nxënësit dhe studentët, të cilët ndjekin një program studimi, të ciklit të parë, me kohë të plotë, në institucionet arsimore publike. Gjithçka për bursat që do të akordohen për këtë vit akademik është planifikuar në vendimi i qeverisë "Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, bursat e shtetit dhe pagesat e nxënësve dhe të studentëve në institucionet arsimore publike, për vitin shkollor 2009-2010". Sipas këtij vendimi për këtë vit, MASH do të japë 1600 bursa për studentët, të cilët frekuentojnë për herë të parë auditorët e universitetit. Po kaq është edhe numri i bursave për nxënësit e arsimit të mesëm. Por, kush janë kategoritë e nxënësve dhe të studentëve që përfitojnë ndihmë financiare nga shteti?


Në vendimin e qeverisë thuhet se mund të përfitojnë këtë mbështetje financiare studentët dhe nxënësit, të cilët plotësojnë disa kritere. Kështu bursë mund të përfitojnë ata studentë dhe nxënës, të cilët jetojnë në familje me dy anëtarë dhe të ardhurat mujore për person nuk janë më të larta se 3200 lekë. Kjo vlerë zbret në 3100 për familjet me tre anëtarë dhe 3000 për familjet me katër persona. (Për familjet me më shumë anëtarë vlera e të ardhurave minimale mujore jepet në tabelën përbri).


Gjithashtu, bursë mund të përfitojnë edhe nxënësit, që banojnë në fshat, pa shkollë 9-vjeçare, brenda rrezes prej 5 km, dhe që vendosen në konvikt publik, ata që kanë përfituar statusin e jetimit, ata që kanë humbur kujdestarinë prindërore, si dhe studentët dhe nxënësit që kanë statusin e invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik. Bursë mund të përfitojë edhe një student që është bashkëshort me fëmijë dhe që plotëson kriterin ekonomik e që vendoset në konvikt publik.


Por, këto nuk janë të vetmet kategori që mund të përfitojnë ndihmë ekonomike. Edhe nxënësit e arsimit të mesëm profesional që kanë mbaruar vitin shkollor pararendës, me të gjitha notat 10-ta kanë të drejtët e përfitimit të bursës. Po kështu mund të përfitojnë edhe nxënësit, të cilët vazhdojnë studimet në shkollat profesionale, në degët bujqësore, veterinare, pyjore dhe ndërtim, në vitet e dyta e në vazhdim dhe që kanë mbaruar vitin akademik pararendës me notën mesatare mbi 8-të. Si dhe studentët, që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë, e që kanë mbaruar shkollën e mesme me Medalje Ari.
Bursë përfitojnë edhe studentët, që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë dhe që janë shpallur më të mirët e Maturës Shtetërore.


Për këtë vit akademik janë parashikuar 25 bursa për këto studentë. Kjo kategori studentësh përfiton bursë vetëm për vitin shkollor 2009-2010. Nga plani i bursave, të miratuara për vitin shkollor 2009-2010, Bashkisë së Tiranës i jepen 10 bursa për studentët që vijnë nga familjet e shtresave sociale në nevojë, dhe për ato që janë invalidë, paraplegjikë dhe tetraplegjikë.


Ndërsa bashkive të tjera, të cilat në vendndodhjen e tyre territoriale kanë institucione të arsimit të lartë publik, u jepen deri në 5 bursa për këtë kategori studentësh. Afati përfundimtar për shqyrtimin dhe miratimin e bursave për vitet e para është data 15 dhjetor 2009.
Shekulli
 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Përfituesit e bursave në arsimin publik

Kjo eshte shume e rendesisshme per te rinjte e Shqiperise. Por valle a e marin ato qe e meritojne?
 
Top