Perberja Shtateshe e Njeriut

braziljania

Anëtar i Nderuar
’Me pyesni se si u cmenda. Ja si : Nje dite, shume kohe me pare se te lindnin shume perendi, u zgjova nga nje gjume i thelle dhe zbulova se te gjitha maskat e mia ishin zhdukur. Qe te shtate maskat qe kisha bere dhe kisha tretur brenda shtate jetesh…

…Per here te pare, dielli puthi fytyren time te zhveshur dhe shpirti im mori flake nga dashuria per diellin dhe nuk i doja tani me maskat e mia. Dhe ne ekstaze therrita ‘’ bekuar qofshin hajdutet qe me vodhen maskat e mia. Keshtu u cmenda.’’


Halil Gibran, ‘’I cmenduri’’



‘’NJIH VETVETEN’’. Kete fjale te urte lexonte cdo visitor i lashtesise kur vizitonte tempullin e Apollonit ne Delfi dhe brenda saj gjendet thelbi i te gjithe Diturise. Njeri, njihe vetveten!



Qe nga vitet e largeta te lashtesise, njeriu, perpiqej te njhte veten e tij, te njohe misterin e ekzistences dhe te gjeje pergjigjje pyetjeve qe e torturonin si : ‘’kush jam, nga ku vij, dhe drejt ku shkoj?’’. Qyteterime te medha … Egjipti, Kina, India, Greqia, Roma, Amerika e Jugut, dhane pergjigjje mbi keto peytje, pergjigjje te bazuara ne njohuri te thella filozofike, shkencore dhe fetare.



Vitet kaluan … qyteterimet e medha rane per te fjetur dhe sot, ne njerezit e shekullit te 21, besojme se dime shume gjera mbi njeriun, por gjithmone do te mbajme brenda shpirtit tone kete pyetje te papergjigjur ‘’Une kush jam, nga ku vij?’’ e cila do te pickoje cdo njeri te dijes.

Perpjekja e njeriut per te gjetur pergjigje mbi kete pyetje quhet Kerkim Filozofik ose Shpirteror.



Mesimdheniet e lashta na thone se njeriu perbehet nga 7 trupa, qe ndodhen ne nivele te ndryshme – frekuenca te ndryshme – te Natyres. Pa kemi pervec Ndergjegjes ose Vetedijes se trupik fizik dhe 6 Ndergjegjje te tjera.



Dhe ketu takojme perseri numrin 7 duke njohur rendesine qe kai ne Univers. Keshtu kemi 7 sisteme kristalore qe percaktojne format e kristalizimit te mineraleve, 7 shtresat e atomit, 7 shtresat gjeologjike te tokes, 7 planetet, 7 ngjyrat e ylberit, 7 notat muzikore, 7 familjet te sistemit periodik te elementeve kimike, etj.



Le ti njohim keto shtate mbartes te njeriut, duke filluar nga me i vrazhdi, nga mbartesi i shtate dhe i fundit, qe eshte trupi i tij fizik dhe qe ne filozofine e brendshme quhet mbartesi Eterofizik.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Titulli: Perberja Shtateshe e Njeriut

7. Trupi Eterofizik



Quhet keshtu, sepse perbehet nga dy elemente: nga forma e cila percaktohet nga e quajtura energji eterike dhe nga lenda fizike. Do ta kuptojme me lehte me nje shembull. Nese do te merrnim nje shkumes dhe do ta godisnim me dicka te forte , derisa te behej pluhur, do te verenim se forma e pare (e shkumesit) eshte zhdukur, por vazhdon te ekzistoje lenda ose esenca e shkumesit. Keshtu, cdo lloj gjeje kufizohet nga dy faktore kryesore: esencen/lenden e tij dhe energjine qe organizon molekulat e kesaj essence sipas nje forme te caktuar. Me te njejten menyre, trupi yne perbehet nga elemente materiale dhe nga nje energji elektromagnetike ose me mire ‘’eterike’’ e cila jep nje forme ose nje ndertim te caktuar , dhe per kete arsye trupin tone e quajme ‘’eterofizik’’. Energjia eterike eshte e padukshme me syte tane natyrale, ashtu sic eshte dhe energjia elektrike, por nje njeri qe kryen ushtrime perqendrimi mund ta shikoje kete energji mjaft lehte. E quajtura makineri Kirlian, fotografon kete energji eterike qe rethojne dhe mbajne te bashkuar trupin njerezor , duke treguar nje stefan te ndricuar shkelqimi perreth objekteve.



Ne Egjiptin e lashte quanin trupin fizik, bashke me organet e tij KAT, qe do te thote ‘’I forte’’, dicka si dru dhe njhnin shume metoda me te cilat arrinin te mbanin te bashkuara keto energji eterike nga lenda trupore, ne menyre qe te mos tretej trupi (mumjet). Filozofet e Indise e quanin Stula Zarira, qe do te thote mbartesi material.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Titulli: Perberja Shtateshe e Njeriut

6. Trupi Jetesor



Nese ekzistonte vetem trupi eterofizik tek njeriu, atehere cfare diference do te kishte midis nje dore te bere mumje ne nje menyre perfekte dhe nje tjeter dore qe i perket nje njeriu te gjalle?



Eshte e qarte se ekziston nje diference e madhe,e cila shprehet ne nxehtesine, ne korrentet elektrike, ne ngjyren, forcen muskulore etj. Shkakun e brendshem te ketyre shprehjeve mund ta quajme jete.



Niveli i dyte pas trupit Eterofizik, eshte trupi Jetesor, Energjik ose trupi Pranik, ashtu sikur e quante E. P. Blavatski ne ‘’Doktrinen Sekrete’’. Ne lindje, kjo Fryme Jetedhenese, ose energjia e jetes quhet PRANA.



Ky trup jetesor ujit te gjithe organizmin dhe ndodhet jashte lekures se trupit 20 me 30 cm, rregullon shendetin, graden e aktivitetit dhe gjallerise, duke marre energjine pranike nga mjedisi. Makineria Kirlian mund te fotografoje – pervec energjise eterike – kete shkelqim jetedhenes, energjine Pranike, te cilen shkencat bashkekohore e quajne Bioenergji.



Njeriu zoteron trupin e tij eterofizik te perbashket me mbreterine minerale, sepse bimet, pervec trupit te tyre eterofizik, kane dhe nje energji jetedhenese qe shfaqet nepermes zmadhimit, levizjes dhe riprodhim te tyre.



Dielli eshte burimi kryesor i energjise Prana, por edhe disa bime te caktuara dhe peme, ashtu sikur pisha, gjithashtu dhe uji jane grumbullues te mire te kesaj energjie.



Ne Egjiptin e lashte, kete energji e simbolizonin me nje ene balte ne forme zemre, ku brenda saj ndodheshin lengje jetesore dhe ujra, ndersa ne Indi e quanin Prana Sarira.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Titulli: Perberja Shtateshe e Njeriut

5. Trupi Sentimental



Eshte mbartesi i ndjenjave dhe i mallengjimeve, te pasioneve dhe te deshirave. Per arsye se eshte shume i ndjeshem dhe i ndryshueshem nga influencat qiellore, u quajt ne traditat Perendimore trup astral/yllor, sepse eshte nje pranues dhe nje pasqyre te energjive, dhe sidomos te energjive Diellore dhe Henore. Me trupin Astral zemerohemi, hidherohemi, gezohemi, komunikojme me boten jashte nesh me nje menyre me te nderlikuar nga nje levizje e thjeshte qe zoteron mbreteria bimore.



Quhet gjithashtu dhe ‘’ Shembelltyra Dyshe’’ ose idhull sepse perben nje kopje te sakte te trupit fizik, por me detaje dhe me shqisa me te shumellojshme.



Funksionon si nje ure midis njeriut te brendshem dhe mjedisit, nepermes atyre ‘’dyerve te hapura’’ te trupit qe quajme shqisa dhe te cilat perbejne nje zgjatim te kesaj Shembelltyre.



Kjo Shembelltyre ekziston me pare se lindja e foshnjes dhe eshte pergjegjes per formimin dhe karakteristikat e tij qe do te jene sikur ai eshte. Gjithashtu tejkalon kufinjte e vdekjes fizike te trupit dhe ka nje ekzistence pasvdekjes, pavaresisht se te kufizuar, ne nje dimension ose bote te padukshme, qe ne Indine e lashte quhej Kama Loka, domethene ‘’Bota e deshirave’’, dhe grekerit e lashte e quanin Hades.


I gjithe trupi astral, perrethohet nga nje forme vezake qe shkelqen, si nje stefan i ndricuar, qe quhet Aura. Brenda saj ekzistojne ngjyra e ndryshme, forma dhe ndricime, ne nje levizje te vazhdueshme, sikur te lundronin ne nje det me fortune, te cilat tregojne ndjenjat dhe mallengjimet momentale dhe gjithashtu dhe elementet sentimentale te vazhdueshme te karakterit te njeriut perkates. Per kete nje njeri qe ka aftesine e depertimit (insight) ne boten e padukshme mund te dalloje karakterin dhe jeten sentimentale te nje njeriu, vetem duke hedhur nje sy tek Aura e tij. Ne pergjithesi mund te themi se ndjenjat inferiore kane ngjyra te turbullta dhe te errata, ndersa ndjenjat superiore kane ngjyra shkelqyese dhe nuanca te qarta.



Trupi Astral mund te dale jashte trupit te tij eterofizik gjate gjumit, nepermjet endrrave, por edhe kur njeriu eshte i ndergjegjshem i kesaj procedure ne nje gjendje vigjilente, dhe kjo procedure kerkon nje kultivim dhe nje ushtrim shpirteror. Kjo procedure quhet Shfaqje Astrale / Yllore.



Shumica e fenomeneve parapsikologjike, si per shembull komunikimi telepatik, kryhen me ndermjetesine e Trupit Astral. Astrali yne eshte krejt subjektiv dhe na ben qe te shohim boten ashtu sikur jemi dhe sikur duam ne.



Egjiptianet e quanin kete mbartes ndergjegjeje KA, ndersa ne Indine e lashte quhej Ligga Sarira.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Titulli: Perberja Shtateshe e Njeriut

4. Trupi Mendor Inferior ose Mendja e percaktuar



Quhet dhe Kama Manas, (domethene mendja e deshirave: Kama – deshire dhe Manas – mendje) . Eshte nje ndergjegjje njerezore ekskluzive. Pavaresisht se disa nga gjitaret me superiore zoterojne qe mund te quajme si nje logjike, ndryshimi me njeriun eshte shume i madh.



Ndergjegjja mendore ka aftesine te konceptoje gjerat mendore sepse ka aftesine e te krijuarit te figurave, tu jape forma gjerave. Kur lidhet me fjalen Kama, deshiren, ky mbartes ndergjegjeje eshte i afte te shprehe ‘’ format e deshirave’’ te ndergjegjes, ti organizoje ata dhe ti formoje ne menyre qe te mund te plotesohen. Keshtu Mendja, e zene ne kurth ne rrjeten e deshirave, behet egoiste, ekskluzive.



Te gjitha mendimet qe kane qellime egoiste, qe merren me boten e formave, i perkasin kesaj Mendjeje Egoiste ose te Percaktuar, Kama Manas.



Ky trup Mendor i njeriut ka nje forme vezake, por eshte pak me i madh se Aura Astrale. Eshte edhe kjo e ngjyrosur me ngjyra te ndryshme, sipas fuqise dhe llojit e mendimeve, te cilat marrin forma te caktuara, zakonisht te nje tipi gjeometrik, si shumefaqesha, qe lundrojne brenda Aures, perreth njeriut dhe quhen skeptomorfoza. Kur njeriu zoteron nje zhvillim te ulet mendor, nuk ekzistojne ne Auren e tij ngjyra dhe forma te percaktuara , por mbizoteron nje perzierje e turbullt nga nuanca te ndryshme. Ndersa zhvillohet, ngjyrat fillojne te qartesoshen, fitojne shkelqim dhe zene vendin e tyre ne Vezen Mendore, ndersa figurat gjeometrike behen me te pastra.



Te kater keto trupe qe pame deri tani, perbejne ndergjegjet inferiore te njeriut ose me mire Unit, jane veshjet e jashtme te Vetvetes Superiore, te cilat na lejojne te jetojme, te funksionojme dhe te vijme ne kontakt me boten materiale, bioenergjike, psikologjike dhe mendore.



Traditat e brendshme e lidhin keto kater trupa me kater elementet simbolike te Alkemise: Toke, Uje, Ere dhe Zjarr. Te gjitha se bashku perbejne PERSONALITETIN njerezor, domethene totalin e maskave ose mbartesve me te cilat Njeriu i Brendshem shfaqet ne jete, ne ekzistencen e Botes se formave.



Simbolikisht shprehet me nje Katror pasi eshte i nje natyre katershe. Keto kater trupa jane te vdekshem, domethene treten dhe shkaterrohen ne fund e jetes.

 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Titulli: Perberja Shtateshe e Njeriut

3. Mendja e Paster ose Altruiste (Manas)



Eshte mendja jovetjake, ose mendimi abstrakt, i cili i lejon njeriut konceptimin e Ideve dhe te vertetave me te medha Filozofike. E verteta eshte se mendja eshte nje, por funksionon sikur te ishin dy mbartes te ndryshem ndergjegjeje.



Eshte ajo qe i lejon njeriut te shikoje lart, ‘’drejt yjeve’’ dhe qe e bent e jete me te vertete Njeri ( Greqisht Njeriu =Ano throsko = lartesohem drejt nga lart).



Manas eshte trupi qe na jep ndjenjen e Individualitetit. Eshte zeri yne i brendshem, qe na inspiron dhe na qorton. Tek ky trup ndodhen te gjitha endrrat tona heroike, virtytet, altruizmi, jovetesia dhe fisnikeria. Aty ndodhen dhe mendimet matematike dhe mendime te tjera superiore. Behet fjale per esencen qe mbush Gralin, ose kupen qe kerkonin kavalieret e mbretit Artur.



Ne Egjiptin e lashte, kundershtimi i ketyre dy shprehejeve te mendjes dukej qe ne emrin qe kishin. Mendjen egoiste, me kateder zemren, bashke me pasionet dhe ndjenjat, e quanin AB dhe perbente ate qe quhet psikia e njeriut. Aty mblidheshin veprimet e mira dhe ato te keqija, qe ne menyre te lire kryente njeriu. Ato peshoheshin ne ceremonine e pasvdekjes se ‘’ Peshimit te Zemres’’ se te vdekurit. Mendjen altruiste shpirterore e quanin BA, persmbrapshtja e AB, dhe e simbolizonin me nje dallendyshe qe dilte nga goja e te vdekurit.



Nepermjet zhvillimit te ketij trupi, njeriu behet zot i kohes dhe vendit, behet orakull, dhe rrjedha e kohes ndalon per te, pasi deperton ne Perjetesine Dinamike, ne Qenien e Parmenidit, te Pakohshmin dhe te Pandryshueshmin.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Titulli: Perberja Shtateshe e Njeriut

2. Mbartesi Parandjenjesor (Intuitor) – Budi



Eshte mbartesi I Intuites / parandjenjes, qe nuk i nevojitet procedura mendore per te arritur te Verteten, por e koncepton ate direkt. Eshte e njohur se ekzistojne njerez qe kuptojne shkrimet e shenjta ne gjuhe qe nuk kane mesuar, njerez qe parandjejne nje shkaterrim ne nje vend te caktuar te tokes etj. Kete aftesi, qe ‘’ fle ‘’ ne thellesi te cdo njeriu, mund ta quajme intuite dhe mbartesi i saj eshte ‘’ Trupi Intuitor ose Depertues’’ ose sikur e quajne ne Lindje, ‘’Trupi Budik’’. Budi ne gjuhen sanskrite do te thote Drite, drita e dallimit, e Diturise. Ka prejardhjen nga rrenja indoeuropiane VYD, qe do te thote Dituri dhe ka te beje me Bedet, librat e shenjte te Indise se lashte.



Kur ky mbartes zhvillohet, atehere thuhet se njeriu eshte i Ndicuar, nje njeri ‘’I Zgjedhur’’. Ne nivelin kozmik eshte Herosi me krahe qe perqafon gjithcka dhe i mban te bashkuara. Per ate nuk ekziston me dualizmi, ashtu si per Manas, sepse subjekti dhe objekti jane njesuar / perputhur tani me.Kerkuesi dhe e Verteta tani jane bashkuar.



Per mbartesin Budi nuk ekziston me koha dhe vendi. Jane te perbashketa. Gjithcka eshte Nje. Ne Egjiptin e lashte simbolizohej me Ibis dhe e quanin Aku. Ky zog lidhej me pjesen me te paster dhe me te brishte te shpirtit njerezor, me driten shpirterore.

 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Titulli: Perberja Shtateshe e Njeriut

1. Shpirti ose Vullneti I Paster (Atma)



Dhe trupi i fundit ne kete shkalle ngjitese, pertej Budit, eshte Uni i vertete, Vezhguesi i Heshtur, xixa e skajshme, Njesia, Shpirti, Principi Shpirteror me superior i Njeriut, Zoteruesi i mbartesve. Per kete arsye, nuk mund te quajme Atman si nje mbartes te njeriut. Eshte Njesia Shpirterore, ‘’qenia’’ e vertete e krijeses qe quajme njeri. Ne filozofine Perendimore eshte Individi, ai qe nuk mund te ndahet e te copetohet, i pandryshueshem, i pakohshem, elementi hyjnor brenda njeriut. Dy fjalet, grekja dhe ajo sanskrite, kane te njejten rrenje dhe te njejten rendesi. ‘’Vullnet per te qene’’ eshte ndoshta shprehja me e pershtatshme per te intuituar se c’eshte Atma.



Perben qendren nga ku buron Qenia dhe Ekzistenca e njeriut, me gjashte mbartesit e shprehjes se tij. Ne kete qender ose pike, te pa dimensione ose kohe, bashkohet qenia e Njeriut me Qenien e Universit.



Atma eshte Zoti brenda Njeriut, fitimi i pafundesise. Kete vullnet per te qene, Egjiptianet e lashte e quanin Sahu ose Atmu ( veshja ndricuese e Bekimit).



Mesimdheniet Shekullore thone, se Treshja Superiore Atma – Budi – Manas , eshte UNI HYJNOR i njeriut. Nuk gjendet brenda kohes, te pakten ashtu sic e konceptojme ne zakonisht, por ekziston dhe mbetet para dhe pas saj ose cdo lloj misherimi tjeter. Eshte Individi.



Simbolikisht, figura me e pershtatshme per tu figuruar eshte Trekendeshi, nje por me tre ane te ndryshme.



Personaliteti eshte i vdekshem, i ndryshueshem, lind dhe vdes. Vetem Treshja perben ate qe nuk vdes kurre, elementin e perjetshem dhe te pandryshueshem, qe gjendet pertej jetes dhe vdekjes. Eshte Qenia, ajo qe gjithmone ekzistonte, ekziston dhe do te ekzistoje.



Midis personalitetit ose Katrorit dhe Treshes Shpirterore ekziston sipas mesimdhenieve te lashta, nje ure, nje lidhje e holle, cila simbolizohet me nje fije te arte dhe quhet ne gjuhen sanskrite ‘’Andakarana’’. Perben nje ure te holle, te padukshme qe te mund te kaloje ndergjegjja e njeriut nga nivelet inferiore te Personalitetit, tek ato superiore te Unit Shpirteror.



Qe te kalojme nga tretshmeria, ne Patretshmeri, nga katrori ne trekendesh, do te thote te bejme je sacrifice, te cilen mund ta quajme dhe si fitimin e qenies sone te brendshme . Udha e Andakaranes, e ures se padukshme, eshte e ndertuar me guret e Virtyteve dhe arritjeve shpirterore. Ndersa njeriu zhvillohet shpirterisht, nderton kete Udhe me rezultatet e veprimeve te tija.



Kur njeriu fiton ndergjegjshmerine e pavdekshmerise se tij, kur veprimet e tij behen altrusitike, dhe Sherben te Verteten, Drejtesine, te Miren dhe te Bukuren, domethene i Sherben Zotit, atehere ky njeri behet FILOZOF.



dituri.com*
 
Top