‘Për të qenë i lirë, njeriu duhet të ndjekë rrugën e arsyes dhe t’i mbajë nën kontroll ndjenjat’

Desa

Felix Culpa
S/M
jjjjjjjj-728x430.jpeg



Ki guxim t’i shërbesh arsyes tënde! Këtë ka kërkuar Immanuel Kant (1724-1804). Filozofi i famshëm e përkufizoi Iluminizmin si “daljen e njeriut nga papjekuria e vetvetes”. Për të qenë i lirë, njeriu duhet të ndjekë rrugën e arsyes dhe t’i mbajë nën kontroll ndjenjat dhe instiktet.

Gottfried Wilhelm Leibniz
Iluministi i hershëm, Leibniz (1646-1716) konsiderohet shpesh si dijetari i fundit universal. Që para Kantit ai formuloi një maksimë të rëndësishme të iluminizmit: Çdo njeri i ka aftësitë për një jetë dinjitoze. Sipas tij, të gjitha virtytet e njeriut mund të zbeheshin, – vetëm arsyeja jo.

Johann Gottfried Herder
Filozofi dhe shkrimtari studioi në Kënigsberg, ka qenë edhe nxënës i Kantit. Herder (1744-1803) në librin “Ide mbi filozofinë e historisë së njerëzimit” ai e sheh zhvillimin e njeriut si një maturim organik drejt humanizmit. Ai kujton se parimi i tolerancës duhet të vlejë për të gjithë popujt dhe kulturat.

Gotthold Ephraim Lessing
Toleranca, Liria dhe Vetëdija e re e qytetarisë – këto mendime janë filli i kuq në dramat dhe shkrimet teorike të Lesingut (1729-1781). Në shkrimet e tij filozofike ai kritikon dogmatizmin dhe angazhohet për trajtimin e barabartë të besimeve fetare.

Nathan i Urti
Këto ide Lesingu vazhdon t’i shtjellojë edhe në dramën “Nathan, i urti”, në një kohë kur iu ndalua të publikonte teoritë e tij. Kjo pjesë teatrale ende vihet në skenë (në foto me aktorin Klaus Maria Brandauer Vjenë 2004), sepse tema e tolerancës fetare ende sot është aktuale.

Moses Mendelssohn
Drama “Nathan i urti” është njëkohësisht një homazh për mikun e ngushtë të Lesingut, Moses Mendelssohn (1729-1786). Iluministi hebre e frymëzoi Lesingun për figurën e Nathanit, dhe luftoi për tolerancën fetare.

Theodor W. Adorno
Si mundi të ndodhte, që megjithë iluminizimin, “mbiu fara e barbarisë së re” – fashizmi? Me këtë çështje merret Theodor Adorno (1902-1969) në vitet 40-të, në kohën e emigracionit në Amerikë së bashku me Max Horkheimer. Së bashku ata shkruan “Dialektika e zhvillimit.”

Adorno e Horkheimer
Morali, kultura dhe shkenca përcaktohet nga formalizmi i pastër i “arsyes së instrumentalizuar”. Sidomos Horkheimer (1895-1973 majtas) thekson se me këtë individi rrezikon vetveten. Adorno dhe Horkheimer trajtojnë rënien pre të individit ndaj ideologjive totalitare.

Jürgen Habermas
Filozofi dhe sociologu i lindur në Dyseldorf Jürgen Habermas (1929) bën pjesë tek intelektualët më të njohur të së tashmes. Ai e vazhdoi më tej Teorinë Kritike; sipas tij ndërveprimet komunikative krijojnë bazën e shoqërisë. Këto janë të orientuara drejt arsyes.

/KultPlus.com
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Liri dhe kontroll?! Kundershtojne paksa njera tjetren!
Ndoshta kanalizim i XY ndjenje, arsyeje, etj. Po jo kontroll. Ndjenjat, mendimet, instiktet nuk kontrollohen kurre dot totalisht.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Nuk eshte e lehte te punojme me veten, per te na drejtuar arsyja dhe llogjika.
Por eshte nje rruge qe s`te len kurre ne erresire.
Eshte nje pune qe mbaron vetem diten qe do vdesim!
Deri atehere duhet gjithnje nje bashkpunim i qete,i thelle me vetveten per te arritur ne kordinimin e duhur.
 

Desa

Felix Culpa
S/M
Liri dhe kontroll?! Kundershtojne paksa njera tjetren!
Ndoshta kanalizim i XY ndjenje, arsyeje, etj. Po jo kontroll. Ndjenjat, mendimet, instiktet nuk kontrollohen kurre dot totalisht.
E saktë. Liria totale si term është paradoksale, por me sa e kam kuptuar unë, flitet për lirinë e fituar duke i kontrolluar/u çliruar nga ndjenjat e instiktet. E kjo nuk është aspak e lehtë (siç e tha @NeVertiti ).
Sa të arsyeshëm janë njerëzit, që udhëhiqen nga ndjenjat e instiktet? Në çfar ka rezultuar në shumicën e rasteve?
Mendoj gjithashtu se i bëhet një apel arsyes së shëndoshë, për të qenë sado pak “të lirë” ….
 

Raniaa

Antarë i Respektuar
Nese njeriu arrin te kontrolloje emocionet ka fituar cdo lloj lufte me veten, qe eshte me e veshtira, por edhe me tjeret.
Mbi gjithcka jeta do mend se sa ndjeshmeri.
Zemra gjithmonë ka dale e humbur para mendjes.
Dhe deshira per tu mbrojtur eshte "turpi"
Sepse uria apo etja nepermjet epshit nuk njohin frike, por as turp.
Ndaj gjithmonë behemi kurban i vendimeve tona!
 
Top