• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Për ata që duan të kenë fëmijë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Të bërit dashuri në mëngjes, përveçse një përshëndetje shumë e veçantë për të nisur ditën, është edhe një mënyrë që ndikon mjaft pozitivisht në humorin, fizikun, marrëdhënien tuaj në çift, por mbi të gjitha aftësinë e ngjizjes. Ora ideale, madje gjysmë ore është nga 6.30 deri në orën 7.00, para mëngjesit sepse dihet është më mirë të ndjehesh i lehtë para se të bësh seks. Sipas specialistëve të një qendre kërkimore në qytetin e Torinos, çelësi për të ngjizur një fëmijë të shëndetshëm është përmes aktivitetit seksual të mëngjesit. Në mbrëmje ka momente në të cilat, larg nga aktivitetet e përditshme çiftet mund të kenë intimitetin e tyre të qetë dhe të çlirët, por është e vërtetë që ndonjëherë në mbrëmje partnerët ndihen të lodhur dhe më dëshirën e vetme për të fjetur. Mëngjesi të fal një ndjesi totalisht të ndryshme, me mendjen e freskët, trupin e qetësuar.KS
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Vetëm relaksohuni dhe do të mbeteni shtatzënë
Alisa Domar ka kryer një studim në të cilin ka zbuluar se femrat, që marrin pjesë në programin për zbutjen e stresit gjatë procesit të ndihmës për të mbetur shtatzënë, kanë 160 për qind më shumë gjasa që të mbesin me barrë sesa ato që me stresin janë përballur të vetme


Këshilla e vjetër dhe e arsyeshme se për shtatzëni është e nevojshme relaksimi, me të vërtetë do të mund t’i ndihmojë disa femra që të mbesin shtatzënë, kanë bërë të ditur mjekët amerikanë. Me vite femrave që kanë probleme me mbetjen shtatzënë, miqtë dhe familjarët i kanë këshilluar që të relaksohen, propozim ky që shpesh ka shkaktuar veprim të kundërt dhe të cilin jo të gjithë gjinekologët dhe opstetikët e kanë pranuar si të rëndësishëm. Mirëpo, studimi i prezantuar në takimin e shoqëri amerikane për mjekësi riprodhuese, tregon se ka diçka të vërtetë në këtë. Drejtoresha e klinikës për pjellori në Boston dhe profesoreshë në fakultetin e mjekësisë në Harvard, Alisa Domar, ka kryer një studim në të cilin ka zbuluar se femrat që marrin pjesë në programin për zbutjen e stresit gjatë procesit të ndihmës për të mbetur shtatzënë, kanë 160 për qind më shumë gjasa që të mbesin me barrë, se sa ato që me stresin janë përballur të vetme. “Ekspertët për mjekësi riprodhuese gjatë kanë studiuar se çfarë ndikimi negativ mund të ketë stresi në pamundësinë për të mbetur shtatzënë”, ka thënë Domar. “Studimi që e kemi bërë, ka treguar se programi për zbutjen e stresit, mund të përmirësoj shkallën e të mbeturit shtatzënë dhe suksesin e procesit të IVF-s”, ka shtuar Domar. Ajo dhe kolegët e saj kanë zbuluar se femrat, të cilat i janë nënshtruar programit për zbutjen e stresit, kanë pasur sukses për dy herë e gjysmë më shumë për të mbetur shtatzënë sesa ato që nuk e kanë kontrolluar stresin.KS
 

sabah

Anëtar i Respektuar
Provoni diten e 9 duke numuruar si dite te pare ate kur u filluan menstruacionet dhe efekti per ngjizjen e femijes eshte 100% i sigurte.Nate apo dite kjo ska te thote fare,kjo do te varet nga deshira e partnereve.Kush ka deshire le ta beje prove dhe sdo te zhgenjehet.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Me vjen keq te te kundershtoj sabah, por ovulacioni behet ne diten e 14 mbas menstruacionit ( dita e pare konsiderohet dita kur erdhi menstruacioni)- kjo eshte per rastin kur femra ka nje cikel te regullt 28 ditor.
Per 29 ditorin- eshte ne diten e 15, per 30 ditorin ne diten e 16. Por ne secilin rast distanca 14 ditore nga ovulacioni deri tek cikli tjeter ngelet konstante.
Por si cikli nuk eshte asnjehere 100% i regullt, mund te meren 2 dite para mbrapa 14 ditorit.

Gjithsesi per te mbajtur mend eshte dita e 14.....( nga dita e pare e menstrucionit)
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
"DESHIROJ TE KEM NJE FEMIJE"

Shume femra nuk dine te dallojne periudhen e ovulacionit dhe ditet e duhura per te mbetur shtatzene. Femrat qe perdorin pilulen pasi e lene ate, duhet te jene te kujdesshme sepse ovulacioni ndodh menjehere mujain pasardhes dhe fertiliteti i tyre eshte normal. Ovulacioni varion ne femra te ndryshme ne varesi te organizmit dhe ne nje cikel normal mund te duhen 14 dite qe te ndodhe dhe ne raste te tjera edhe disa jave ose muaj me rradhe.

Periudha me e mire per te patur femije eshte nga 20 – 25 vjec dhe me pas fertiliteti i femres dobeshohet dhe mundesite per te patur femije ulen. Megjithate ky fakor varion ne femra te ndryshme, pasi kemi femra qe ne moshen 38 – vjecare kane arritur ne menopauze dhe kemi te tjera qe mund te kene femije edhe ne moshen 45 – vjecare. Pesha eshte nje element mjaft i rendesishem ne mbetjen shtatzene. Anoreksia eshte faktori kryesor i sterilitetit tek femrat, por dhe disa dhjetra kile te teperta nuk ndihmojne ne mbetjen shtatzena, perkundrazi pengojne nje ovulacion te regullt.
Mjaft te demshem jane duhani dhe alkooli pasi shkaktojne nje ovulacion jo te shendetshem le te them. Dhe tek meshkujt shkaktojne sterilitet. Thuaja kete partnerit tend dhe babait te ardheshem.
Stresi gjithashtu pengon ose me sakte bllokon ndodhjen e ovulacionit. Nese duam te kemi nje bebe duhet te gjejme periudhen e pershtatshme dhe pa strese.
Per te konceptua nje bebe duhet te bejme dashuri dhe ne kete rast pa kontraceptive, kuptohet.... Ditet me te mira per ta bere kete jane ne periudhen e fertilitetit. Pikerisht kjo periudhe korrespondon me periudhen e ovulacionit atehere kur veza shkeputet nga vezorja dhe eshte gati per t`u fekonduar nga spermatozoidet. Kjo periudhe varet nga gjatesia e ciklit. Rikujtojme se gjatesia e ciklit perfshin diten e pare te ciklit ne muajin aktual e deri ne diten e pare te ciklit te muajit pasardhes. Ne nje cikel normal 28 – ditesh ovulacioni ndodh ne diten e 14 – te. Ndersa e nje cikel te zgjatur 35 – ditesh ovulacioni ndodh rreth dites se 21 – te. Ne kete rast fekondimi mund te kete zhvillimin e tij ne ditet qe paraprijne ciklin. Keshtu periudha fertile percaktohet se ndodh 4 dite para ovulacionit dhe 24 – ore qe e pasojne ate.
Testet e ovulacionit jane te domosdoshme dhe te lehta per t`u perdorur. Ato arrijne te percaktojne daten ne te cilen do te ndodhe ovulacioni edhe kur cikli eshte i crregullt. Keto teste n`a sinjalizojne 24 – ore perpara ndodhjes se ovulacionit ne varsi te perqendrimit te hormoneve ne urine. Saktesia e ketyre testeve shkon deri ne 96%. Ikubinfo
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Si te rrisim mundesine per të mbetur shtatzënë?

Heq dore nga pilula, po me pas?
Duhet te dini se ndalimi i perdorimit të pilulës nuk sjell domosdoshmërisht nje rikthim imediat të ovulacionit. Kështu nuk duhet të trembeni nëse në tre muajt pasardhës nuk do të mbeteni menjëherë shtatzënë.

Zbulo datën tënde të ovulacionit
Janë pikërisht këto ditët në të cilat keni mundësinë në të lartë të mbeteni shtatzënë.
Përgjithësisht ovulacioni ndodh rreth ditës së 14 – të pas fillimit të ciklit menstrual Mund të përcaktoni dhe njoheni me ditën e saktë të ovulacionit tuaj duke matur temperaturën e trupit tuaj gjatë gjithë ciklit. Temperaturë e cila është më e lartë në ditët që pasojnë ovulacionin. Memorizoni ne mënyrë të saktë variacionet e temperaturës tuaj, sepse di t`ju ndihmojë të njihni më mirë ciklin tuja dhe periudhat tuaja fertile.
Një mënyrë tjetër është edhe testi i ovulacionit që mund ta blini në farmaci.

Duhet të keni raporte seksuale cdo tre ditë
Jetëgjatësia e spermatozoidit pasi arrin në trupin e femrës është 72 orë. Në vëzhgim të kësaj, nuk është vërtetuar ende një pozicion i përshtatzshëm (seksual) për të lehtësuar mbetjen shtatzënë dhe për të favorizur një ngjitje më të mirë të spermatozoidëve në qafën e mitrës.

Tregoni kujdes me ushqimin tuaj
Të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme favorizon fertilitetin. Dietat ipoalergjike vërtetë arrijnë të dobësojnë trupin, por mund të kënë një impakt negativ hormonal për fertilitetin. Disa muaj përpara se të vendosni të mbeteni shtatzënë, hiqni dorë nga të gjitha dietat. Dhe alkooli, duhani e kafeja kanë një impakt negativ në mbetjen shtatzënë.

Stinët më të mira
Fertiliteti nuk është i njëjtë gjatë gjithë vitit. Meshkujt prodhojnë një numër më të madh spermatozoidësh gjatë fillimit të stinës së Pranverës dhe në fund të stinës së Vjeshtës. Ata janë më aktivë në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës. Vjeshta dhe fillimi i sinës se Dimrit duket se janë momentet më të përshtatshme për konceptimin e nje fëmije.

Tregoni kujdes me farmaceutiket.
Bëni kujdes me farmaceutikët që përdoren për djegjet muskulare, pasi ata mundësojnë tkurrjen e muskujve të mitrës dhe kanë efekt negativ mbi hormonet. Pyesni gjithnje mjekun tuaj dhe pse nuk këshillohet të merren farmaceutikë të tillë gjatë përiudhës së ovulacionit.

Relaksohu!

Stresi, ankthi dhe frika se mund të mos mbetesh dot shtatzënë janë faktorë negative për konceptimin. Jepini kokë kohës: nëse sapo keni ndërprerë përdorimin e pilulës, mundohuni të dëgjoni trupin tuaj në mënyrë që të rimerrni konfidencat me ritmet tuaja natyrale.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shtatë këshilla si të mbetësh shtatzënë

اka duhet të bëni e çka jo që rritësh gjasat dhe si te mbetesh shtatzene me shpejte.
Jeni e gatshme te ngeleni shtatzene. Natyrisht se tash ju duhet ti rrekeni kesaj qeshtje me te njejten force sikur se ju ke rrekur puneve tjerave dhe gjerave qe ke dashtë dhe dëshiron te besh ne jetën tende. Mbasi je gati te fillosh familje, pritja nuk eshte zgjedhje per ju, apo jo?
Por, profesoresha e obstetrikës dhe gjinekologjisë në Stanford University School of Medicine në Palo Alto, Calif, thotë kështu “këshilla e parë është të mos i thoni vetës ‘duhet të ndodh tash menjëherë’… kjo është gjëja e parë që shumë gra ballafaqohen me konceptin se nuk mund të kontrollojnë gjithçka”.
Sidoqoftë, ka disa gjëra që ju mund të bëni – apo të mos bëni – që të rrisni gjasat të mbeteni shtatzënë sa më shpejtë që është e mundur. Lexo 7 këshilla si të mbeteni shtatzënë, këshilla të aprovuara nga ekspert.
1. Bëj kontroll para se te mbeteni shtatzene.

Para se të filloni të provosh të mbetesh shtatzene, bëni një vizit mjekut. Pyet mjekun për vitaminat për shtatzana që përmbajnë acid folik, i cili zvogëlon gjasat që të keni fëmij me defekte sikur e spina bifida. Bëje këtë para se të fillosh të provosh të ngelësh shtatzene. Kjo është për shkak se nëse keni ndonjë problem ai problem duhet të vihet nën kontroll para se të mbeteni shtatzene sigurt.
2. Njih ciklin tuaj

“Gratë duhet që vërtetë të kuptojnë ciklin e tyre dhe se kur më së shumti ka gjasa që ato të mbeten shtatzënë”, thotë Dr. Hillard. Koha më e mirë që të mbeteni shtatzënë është koha e ovulimit.
“Të qenit e vetëdijshme për simptomat e ovulimit (këtu përfshihen) ndryshimet në mukozën të zverkut të qafës së mitrës që janë të ujshme të holluara (menstruacionet e bardha)” thotë Dr. Hillard. Shenjë tjetër i ovulimit janë dhimbje anësore (ngërçe). “Kjo është koha që të fokusoni në marrëdhënie seksuale.”
Pakot e parashikimit të Ovulimit munden që gjithashtu të ju ndihmojnë që më së miri të parashikoni kohën që të mbeteni shtatzene, thotë Dr. Goldfarb, drejtorë i shërbimit të sterilitetit pranë klinikës Cleveland në Cleveland. “Ato pako sigurojnë pacientët që apo ovuloni a jo dhe nëse ju keni marrëdhënie jo të rregullta, kjo ju tregon se kur duhet të keni dhe bëni më shpesh në mënyrë që të rrisni gjasat që të mbetesh shtatzene.”
Dita e parë e periodave (menstruacioneve) llogaritet dita e parë e ciklit 28 ditësh. “Fillo testimin nga dita e nëntë dhe vazhdo deri sa të keni rezultat pozitiv të testimit,” thotë Dr. Joanne Piscitelli, profesor asistente e gjinekologjisë në Qendrën e Mjeksisë pran DUKE UNIVERSITY në Durham, New York. Grat me cikël 28 ditësh anojnë të ovulojnë në ditën e 14, por shumë gra kanë cikël më të gjatë apo më të shkurtë, kështu që për tu siguruar duhesh ta rrokësh më gjërë… me fjalë tjera të provosh të mbetesh shtatzene nga dita e 11 deri ne diten e 18.
ثshtë krejt në rregull të fillosh të provosh të mbetesh shtatzene menjëherë pasi të keni ndërprerë pilulat për kontroll shtatzënie. “Para shumë vite është besuar se duhet të pritet një kohë pas ndalimit të përdorimit të pilulave kundër shtatzënis por kjo më nuk është e vërtetë. Ju mund të filloni të provoni të mbeteni shtatzënë menjëherë pasi të ndaloni,” thotë Dr. Goldfarb. Arsyeja përse disa presin është për shkak se mund të ndodh të mos keni fare menstruacione pasi të ndërpresësh përdorimin e pilulave dhe kjo e bënë më të vështirë të gjeni kur ndodh ovulimi.
3. Mos u merakos rreth pozitës më të mirë që të mbetesh shtatzene

Ka shumë thashetheme (fjalë grash) rreth pozitës për të mbet shtatzënë, por ato nuk janë asgjë më shumë se thashetheme. Kur bëhet fjalë për rritjen e gjasave maksimalisht për të mbetur shtatzënë nuk ka asnjë dëshmi shkencore që thotë se pozita misionare (perfundi) është më e mirë se sa ajo e gruas përmbi.
Dr. Goldfarb thotë, “Rrallë ndodhë që zverku i një gruaje të gjinden në pozitë të pazakontë e që një pozitë tjetër do të kishte bërë ndryshimin”.
Por, disa pozita sikur ajo e të qëndruarit në këmbë apo e ulur mbi partnerë e bëjnë më të vështirë që sperma të udhëtoj përpjetë. Kjo është punë graviteti dhe sigurisht që ju nuk do të dëshironit që i gjithë sperma të rrjedh jashtë, kështu thotë Dr. Hillard. “Të bësh seks ku partneri (burri) është përmbi (pozita misionare) më së miri lejon spermën të tubohet brenda tje,” sugjeron Dr. Hillard.
4. Qëndro e shtrirë pas mardhenieve

Sigurisht se ke dëgjuar për këtë edhe më parë – qëndro e shtrirë në shtrat me këmbë përpjetë pas mardhenieve seksuale në mënyrë që të rritësh gjasat që të mbetesh shtatzënë. Vendimi? Nuk është plotësisht e vërtetë. “ثshtë këshillë e mirë që qëndroni e shtrirë në shtratë për 10 deri 15 minuta pas mardhënieve por këmbët përjet nuk të duhen dhe është e tepërt,” thotë Dr. Goldfarb. “Legeni (pelvisi) juaj nuk lëviz fare kur i ngrini këmbët përpjetë,” thotë Dr. Goldfarb. Mos shko as në banjë (WC) pas mardhenieve, thotë ajo. “Nëse prisni 10 deri 15 minuta sperma qe ka për të hyrë në legen veç do të jetë aty.”
5. S’ke nevojë ta teprosh

Të besh mardhenie shumë shpesh gjatë ovulimit nuk do të thotë që do t’i rrisni gjasat që të mbeteni shtatzënë. Ndoshta duket si ide e mire, por numri i spermadozoidëve tek disa meshkuj zvogëlohet dukshëm pas ejakulimit të shpeshtë, thotë Dr. Goldfarb. “Në përgjithësi mardheniet çdo të dytën natë gjatë kohës së ovulimit ndihmon që të rrisni gjasat tua që të mbetesh shtatzënë”, thotë Dr. Goldfarb. Sperma mund të jetoj deri në 72 orë pas mardhenieve. Por, nëse ju dhe partneri juaj dëshironi të keni mardhenie me shpesh, ai mund të bëj analiza të spermës pas ejakulimit disa herë të njëpasnjëshëm. Ky test mund të tregoj nëse kualiteti dhe sasia e spermës së tij zvogëlohet me ejakulime të shpeshta. Nëse jo, atëherë jeni të lirë të keni mardhënie sa do shpesh që dëshironi.
Kur flasim për spermën, “veshja e rrobave të ngushta mundet që negativisht të ndikoj në numrin e spermadozoidëve,” thotë Dr. Piscitelli. Të njejtën gjë e bën edhe të qëndruarit e gjatë në banjë (vaskë) të nxehtë apo Jakuzi. Telefoni mobil (celulari) dhe veset me celular të tij munden që gjithashtu të ndikojnë në gjasat që ju te mbeteni shtatzënë. Një studimi i fundit në Gazetën e Pjellshmërisë dhe Sterilitetit tregon se meshkujt që përdornin pajise hands-free të celularëve dhe e mbanin celularin afër testiseve (00) kishin zvogëluar kualitetin e spermës. Dhe përderisa i tregoni partnerit tuaj ku ta mbaj e ku mos ta mbaj celularin (mobilin) ju gjithashtu mund ti thoni ati që të mos të haj ushqime nga soja. Meshkujt që han shumë ushqime nga soja mund të kenë koncentrim më të vogël të spermës se sa ata që nuk hanë ushqim nga soja, kjo është sipas një studimi të publikuar online në Human Reproduction.
6. Largo Stresin në cilëndo mënyrë që mundesh

Ndoshta duke u munduar të mbetesh shtatzene është stresuese, dhe stresi sigurisht mundet që të prish ovulimin, thotë Hillard. Stresi gjithashtu mundet të shkaktoj çrregullim seksual dhe shqetësim në tek meshkujt. “Ka ca dëshmi se akupunktura mund të ndihmoj në lirimin e stresit dhe të rris gjasat tua të ngeleni shtatzënë,” thotë Dr. Goldfarb. Përderisa përdorimi i tepërt i alkoolit nuk është gjë e mirë kur provoni të ngeleni shtatzene, një gotë e vogël me verë para mardhenieve mund të ndihmoj të relaksoni. Fundi i fundit, çka do që ndihmon të largoni stresin dhe presionin ndihmon që të rrisni gjasat të mbetesh shtatzene. Meso si te largoni stresinketu.
7. Bëj Jetë Të Shëndetshme

Ushtrimet janë të mira, por kur provon të mbetesh shtatzene, duhet ndalur paksa, thotë Goldfarb. “Ushtrimet e tepërta mund të ju bëjnë të mos ovuloni fare,” thotë Dr. Goldfarb dhe sqaron se ushtrimet e tepërta mund të ndaloj gjëndrën pituare të ju thotë vezorëve që të ovulojnë.
Kjo nuk do të thotë se ju duhet të ndaloni dhe të mos ushtroni fare në momentin që provon të mbetesh shtatzene. Goldfarb shton se mënyra më e mirë që të shtoni gjasat të mbetesh shtatzënë përderisa gjithashtu merrni dobitë e ushtrimeve është të merreni me ushtrime jo të vështira sikur gjysmë ore aktivitet aerobik si ecja për tri herë në javë. Kontrollo gjithashtu se çka po hani. “Nëse jeni e shëndosh (trashë) dhe humbni peshë, ndoshta ju kthehen menstruacionet, por nëse je shumë e hollë dhe nuk po keni menstruacione, ju duhet të shtoni peshë që të mbetësh shtatzënë, thotë Dr. Goldfarb.
Lëre duhanin që të rrisësh gjasat tua që të mbeteni shtatzënë. Përveç të gjitha efekteve tjera negative që ka duhani, ky ves i keq gjithashtu zvogëlon pjellshmërinë (fertilitetin). Duhani ndikon në nivelet e estrogjenit dhe ovulimin tuaj.
85 përqind e grave mbeten shtatzënë duke provuar brenda një viti. Nëse ju merr më shumë se një vit, konsultohu me mjekun për ndonjë terapi ndihmëse. Për grat më të moshuara se 35 vjet, disa mjekë rekomandojnë që të konsultoheni me mjekun pas gjashtë muajve që provoni të mbetesh shtatzene.
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Zizina... faleminderit... Ne shqip i kuptoj me mire une, me behet qejfi qe i vure ketu keto informacione.

Gjithmon kam lexuar 13 dite pas dites se pare te menstruacioneve, dmth qenka 14. Dhe mesa di une mund te masesh dhe temperaturen. Ditet kur trupi eshte gati temperatura eshte me e larte.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Po tek cikli normal eshte dita e 14, por varet nga femra...sepse se kan te gjitha 28 ditore...
Pastaj une ate me temperaturen, me sa me ka thene nje gjinekollog nuk para eshte sh e sakt, sepse ritet vetem 1 grade temperatura rektale...nejse...
Kalendaret e ovulacionit besojne qe jan me te sakta
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Disa këshilla për një shtatzëni të lumtur

Periudha e shtatzënisë, një moment i veëantë në jetën e ëdo gruaje, karakterizohet nga një sërë ngjarjesh të cilat, që nga momenti i ngjizjes, nisin të ndryshojnë mënyrën e jetesës së nënave të ardhshme. Jo të gjitha gratë reagojnë në të njëjtën mënyrë dhe diferencat varen nga aspekte të ndryshme si: personaliteti i gruas, mënyra se si e përjeton idenë e të qenit nënë, nga lloji i raportit dhe mbështetja morale që merr nga shoku me të cilin jeton etj.Sidomos kur je në pritje të fëmijës së parë, pyetjet janë të shumta, ndaj disa shkencëtarë anglezë janë munduar të japin përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta, pa harruar se këshillat nga specialistët dhe leximi i sa më shumë informacioneve nuk janë kurrë të tepërta. Ja disa nga pyetjet më të shpeshta që gratë bëjnë gjatë shtatzënisëë ëfarë ilaëesh duhen evituar gjatë shtatzënisëë Në një shtatzëni fiziologjike, domethënë pa komplikacione, mund të jetë i nevojshëm përdorimi i ilaëeve në rast temperature të lartë apo gripi, pra në sëmundje që mund të të prekin shpesh edhe kur nuk je shtatzënë.

Në këto situata ka ilaëe që mund të përdoren me qetësi gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë, ilaëe që duhen evituar tre mujorin e parë dhe të tjera që nuk duhen përdorur në muajt e fundit të shtatzënisë. është rreptësisht e ndaluar të pish qoftë edhe një paracetamol pa këshillën e mjekut që ndjek shtatzëninë tuaj. është e vërtetë se acidi folik duhet marrë para ngjizjesë Për sa u përket dozave të acidit folik, mjaftojnë 4 miligramë në ditë të paktën një muaj para ngjizjes, sepse në këtë rast zvogëlohen me 50 deri në 70 për qind disa lloj deformimesh te fetusi. A mundemi të praktikojmë ëdo lloj sporti gjatë këtyre 9 muajveë Në shtatzënitë fiziologjike, ku nuk ekziston fare rreziku i ndonjë lindjeje të parakohshme, mund të praktikohen pa frikë sporte të tilla si noti dhe duhen evituar sporte të lodhshme si ecja apo shëtitjet me kalë. Gjatë periudhës së shtatzënisë, a mund të udhëtosh e qetëë Nëse shtatzënia është e qetë, pa rrezik aborti apo lindje të parakohshme, pacienti mund të bëjë ëdo lloj udhëtimi me ëfarëdo lloj mjeti.

Në rastin e udhëtimit me avion, nga java e 32-të e më vonë duhet të tregohemi të kujdesshëm. Mirë është që në këtë kohë të evitohen udhëtimet. ë A mund të evitohen gjatë shtatzënisë të vjellat dhe shqetësimet me gjuminë Për sa u përket të vjellave, janë një shenjë specifike e tre muajve të parë të shtatzënisë, të pashmangshme, edhe pse mund të përpiqesh të kufizosh gjërat që të sjellin shqetësime, parfumet, kremrat, buzëkuqet. Megjithatë, pothuajse të gjitha erërat rrisin ndjenjën e të vjellit gjatë shtatzënisë. Për sa u përket shqetësimeve me gjumin, për fat të keq nuk ka asnjë terapi të përshtatshme. A ka ushqime që duhen evituar gjatë shtatzënisëëë Të gjitha ushqimet e pabëra duhen evituar gjatë periudhës së shtatzënisë. Mishi, peshku, vezët mund të konsumohen qetësisht nëse janë të pjekur mirë, ndërsa frutat dhe perimet të lara mirë. Nuk ka ndonjë ushqim të veëantë që duhet evituar gjatë shtatzënisë. Por, ëfarë hanë zakonisht gratë gjatë nëntë muajve të shtatzënisëë Këtë pyetje kanë bërë Kate Northstone dhe bashkëpunëtorët e saj të Universitetit të Bristolit në Angli, dhe për ta kuptuar kanë vëzhguar në mënyrë të detajuar më shumë se 12 mijë gra shtatzëna dhe zakonet e tyre të ushqyerjes. Rezultatet e publikuara në ëEuropean Journal of Clinical Nutritionë tregojnë disa rregulla për një dietë të shëndetshme që i bën mirë si nënës, ashtu edhe fëmijës.

Qëllimi i parë i studiuesve anglezë ka qenë ai për të individualizuar profile të veëanta ushqyerjeje dhe për të verifikuar nëse tendenca për të ngrënë ose jo në mënyrë të shëndetshme influencohet nga disa faktorë specifikë. Dhe përgjigjja është pa dyshim po: anglezët kanë pikturuar portretin e 5 tipave grash gjatë shtatzënisë dhe dietave ushqimore që preferojnë. Ata kuptuan se elementë si niveli i studimit apo gjendja sociale ndikojnë shumë në atë që gratë hanë gjatë nëntë muajve. Për shembull, tipi i parë është ëndërgjegjësimi shëndetësorë, me një ushqim që bazohet te frutat, perimet, drithërat, vezët, peshku dhe mishi i bardhë. Kush ushqehet në këtë mënyrë, zakonisht është një grua jo shumë e re, e arsimuar, që nuk pi duhan, nuk është në mbipeshë dhe vazhdon të shkojë në punë deri në fund të shtatzënisë së saj. Pastaj vijnë ato tradicionalet, që përfshijnë në dietën e tyre gjithë llojet e frutave dhe perimeve, por nuk heqin dorë nga mishi i kuq apo mishi i pulës. Këtu bëjnë pjesë gratë e reja në moshë, që kanë më shumë se një fëmijë, ose që e kalojnë pjesën më të madhe të shtatzënisë në dimër. Pastaj vjen dieta ëe përpunuarë, ku përfshihen gratë që pëlqejnë ushqimet komplekse, të pasura me yndyrë (zakonisht të reja me probleme ekonomike dhe një nivel të ulët studimesh). Më pas vjen dieta ëe gatshmeë, për të gjitha ato gra që zgjedhin ushqime të ëmbla dhe snack (zakonisht bëhet fjalë për gra në ankth, që preferojnë të ndihen plot energji).

Në fund është gruaja vegjetariane, për të cilën ëuditërisht nuk janë përcaktuar tipare specifike. Dieta e shëndetshme ëStudime të shumta kanë treguar se cilësia e ushqimit gjatë shtatzënisë ka shumë rëndësi. Një dietë e larmishme dhe e ekuilibruar, së bashku me një konsum të moderuar të alkoolit dhe një shtim të pranueshëm në peshë, ka efekt pozitiv si mbi nënën, ashtu edhe mbi fëmijën. Megjithatë, duhet thënë se rritja optimale e fetusit dhe shëndeti i tij gjatë lindjes dhe thuajse gjatë gjithë jetës varet shumë nga ushqyerja e nënës para ngjizjesë, shpjegojnë mjekët anglezë. Por cila është mënyra e drejtë e ushqyerjes gjatë shtatzënisëë Po të dëgjosh këshillat e mjekëve, mënyra më e mirë është ajo e para. ëështë rreptësisht e ndaluar tëu nënshtrohesh dietave për të rënë në peshë gjatë këtyre muajve, pastaj vlejnë edhe disa rregulla të përgjithshme. Duhen konsumuar patjetër perime dhe 3-4 lloje frutash sipas sezonit. Patjetër tre porcione qumësht të freskët e kos, ndërsa gjatë javës 2 herë peshk, 2-3 herë djathë të freskët, 1-2 herë vezë, të paktën një herë bishtajat dhe mish të bardhë dhe të kuq. Ujë, dy litra në ditë, gatimi me avull dhe vaj ullirië, këshillon specialisti. A ka diëka që duhet evituarë ëMishrat dhe peshqit e pabërë, kikirikët dhe derivatet e tij, sidomos nëse ke në familje ndonjë njeri që vuan nga alergjitëë, përgjigjet specialisti. ëështë mirë të kufizohen në maksimum edhe sallamet, pijet e gazuara dhe me shumë sheqer, gjalpi dhe pana, dhe jo më shumë se 2 ose 3 gota me kafe në ditëë. Nëse ka diëka që është e vështirë tëi rezistosh gjatë nëntë muajve (dhe këtë e dinë shumë mirë gratë që zgjedhin dietën ëe gatshmeë, sipas parametrave të studimit anglez) janë ëmbëlsirat. Tëi përmbahemi dëshirës, apo joë ëDo ishte mirë të mos konsumonin ëmbëlsira më shumë se dy ose tri herë në javë, sidomos gjatë vakteve, duke zvogëluar në të njëjtën kohë burimet e tjera të karbohidrateve, si bukën dhe makaronat.

Dhe nëse është e mundur, të zgjedhin biskota të thata pa yndyra dhe sheqernaë. Këshilla të veëanta Gratë shtatzëna duhet tëi bëjnë llogaritë me të vjellat në fillim të shtatzënisë dhe më pas me refluksin-gastroesofag, kur barku është i madh. Mund të bëhet diëka për të larguar shqetësimet. ëPër të vjellat është mirë të konsumosh ushqim shpesh dhe nga pak, të mos pish lëngje gjatë ngrënies dhe të preferosh ushqime me bazë karbohidratesh. është mirë të kufizohet kafeja, speci djegës, të skuqurat me shumë vaj dhe të mos shtrihesh asnjëherë para se të kenë kaluar dy orë nga ngrëniaë. Jo shumë ekografi Një rekomandim për të gjitha gratë shtatzëna vjen nga një studim i publikuar në revistën e akademisë amerikane të shkencës, PNAS. Ekografitë e shumta dhe pa rekomandimin e mjekut gjatë muajve të shtatzënisë mund të dëmtojnë rëndë fetusin. Megjithatë, të gjithë duhet ta pranojmë se sot për të kontrolluar shëndetin e fetusit gjatë muajve të shtatzënisë, ekografia ngelet pa dyshim një nga mjetet më të mira dhe më të sofistikuara, por vetëm nëse ajo përdoret në mënyrë jo të tepruar. Te minjtë, në të cilët u zhvillua eksperimenti, grupi i shkencëtarëve amerikanë vrojtoi se ekspozimi i tejzgjatur ndaj ultratingujve mund të arrijë deri aty sa të dëmtojë një nga mekanizmat thelbësorë të sistemit nervor. Pikërisht këta ultratinguj duket se janë shkaku i bllokimit të qelizave nervore të sapoformuara, duke i bërë ato që të mos jenë në gjendje për të zënë pozicionin përfundimtar për tëu zhvilluar. Eksperimenti, që u zhvillua në një studio neurobiologësh të Universitetit të Yales, është munduar të shpjegojë rritjen e patologjive psikiatrike infantile. ëKa një numër të madh ërregullimesh neuropsikiatrike njerëzore që duket se janë rezultat i gabimit të pozicionimit të qelizave me pasoja të anomalisë së migracionit neuronalë, tregojnë shkencëtarët.

Disa sëmundje neuropsikiatrike të fëmijërisë, si sëmundjet mendore ose disa forma të fobisë dhe ankthit, shkaktohen pikërisht nga mungesa e migracionit të qelizave për të gjetur pozicionin përfundimtar. Studimi amerikan është zhvilluar mbi 355 minj, që pasi ekspozoheshin ndaj ultratingujve në sesione gjithmonë e më të shpeshta me gjatësi deri në 30 minuta, në dy ose tre ditë pas lindjes kanë treguar në brendësi të sistemit të tyre nervor ënjë numër të vogël, por domethënësë të disa neuroneve që nuk arrinin të zinin pozicionin e tyre përfundimtar. Minjtë u bombarduan në mënyrë masive nga ultratinguj pikërisht në fazën në të cilën ndodh zhvendosja e qelizave nervore drejt pozicioneve përfundimtare dhe nëse te minjtë kjo ndodh për dy-tre ditë, te njerëzit ky proces zgjat pothuajse gjashtë muaj. Por pavarësisht diferencave të mëdha që vërehen mes sistemit nervor të njeriut dhe atyre të kafshëve, studiuesit kanë arritur në një përfundim shumë të rëndësishëm: ëUltratingujt mund të kenë në zhvillimin e fetusit të njeriut një impakt të ngjashëm ose më të madh se te minjtë, ëka do të thotë se ato mund të jenë shkaktarët kryesorë për dëmtimin e fetusitë. Arsye që, e thënë nga neuroshkencëtarët, janë të lidhura më shumë me dimensionet e neuroneve njerëzore se sa me kompleksitetin e rrugës të bërë nga neuronet gjatë migrimit. Të dy këta faktorë do tëi bënin neuronet më të ekspozuara ndaj rrezikut të devijimit. ëRezultati nuk duhet të interpretohet si një alarm ndaj ekografisë, sepse ajo është e domosdoshme gjatë muajve të shtatzënisë, për të parë ecurinë e saj. Sot nuk ekzistojnë mënyra të tjera, ndaj ekografia ngelet mjeti kryesor për të parë zhvillimin e një fetusië, shpjegon neurofiziologu Pierxhorxho Strata, i Universitetit të Torinos. ëNë fakt bëhet fjalë për një princip që duhet respektuar, duke ditur që kjo është një teknikë e nevojshme, por me të cilën nuk duhet të abuzosh. Duhet bërë vetëm atëherë kur është e nevojshme dhe patjetër me rekomandimin e mjekëve. Madje është në modë që në muaj e parë të shtatzënisë të bëhen shumë eko, për të parë se si zhvillohet fëmija.

Kjo është një mënyrë tërësisht e gabuar. Gjatë 9 muajve mendoj se dy-tre eko do të ishin të mjaftueshmeë, shpjegon mjekja amerikane, Jeny Koerth. Megjithatë, studimi vazhdon për tëu thelluar akoma më tej dhe për të arritur të provojë përgjegjësinë e këtyre ultratingujve në këto lloj patologjish infantile. ëështë e rëndësishme të ekzaminosh efektet e mundshme mbi zhvillimin e trurit te të lindurit e kafshëve, në të cilët gjatësia e zhvillimit embrional, përmasat dhe kompleksiteti i migracionit të qelizave janë shumë të ngjashme me ato njerëzoreë, përfundojnë shkencëtarët. ë ë ë Somario ë Ilaëet Në një shtatzëni fiziologjike, domethënë pa komplikacione, mund të jetë i nevojshëm përdorimi i ilaëeve në rast temperature të lartë apo gripi, pra në sëmundje që mund të të prekin shpesh edhe kur nuk je shtatzënë. Në këto situata ka ilaëe që mund të përdoren me qetësi gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë, ilaëe që duhen evituar tre mujorin e parë dhe të tjera që nuk duhen përdorur në muajt e fundit të shtatzënisëë Tipat Shkencëtarët anglezët kanë pikturuar portretin e 5 tipave grash gjatë shtatzënisë dhe dietave ushqimore që preferojnë. Ata kuptuan se elementë si niveli i studimit apo gjendja sociale ndikojnë shumë në atë që gratë hanë gjatë nëntë muajveë Eko-t Ekografitë e shumta dhe pa rekomandimin e mjekut gjatë muajve të shtatzënisë mund të dëmtojnë rëndë fetusin.

Megjithatë, të gjithë duhet ta pranojmë se sot për të kontrolluar shëndetin e fetusit gjatë muajve të shtatzënisë, ekografia ngelet pa dyshim një nga mjetet më të mira dhe më të sofistikuara, por vetëm nëse ajo përdoret në mënyrë jo të tepruarë Kufizimet Për të vjellat është mirë të konsumosh ushqim shpesh dhe nga pak, të mos pish lëngje gjatë ngrënies dhe të preferosh ushqime me bazë karbohidratesh. është mirë të kufizohet kafeja, speci djegës, të skuqurat me shumë vaj dhe të mos shtrihesh asnjëherë para se të kenë kaluar dy orë nga ngrëniaë Ushqimet është rreptësisht e ndaluar tëu nënshtrohesh dietave për të rënë në peshë gjatë këtyre muajve, pastaj vlejnë edhe disa rregulla të përgjithshme. Duhen konsumuar patjetër perime dhe 3-4 lloje frutash sipas sezonit. Patjetër tre porcione qumësht të freskët e kos, ndërsa gjatë javës 2 herë peshk, 2-3 herë djathë të freskët, 1-2 herë vezë, të paktën një herë bishtajat dhe mish të bardhë dhe të kuq
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
9 këshilla për të mos rrezikuar shtatzëninë

Nuk janë të paktë çiftet të cilët e ndjejnë mungesën e një fëmijë në shtëpitë e tyre. Kjo mund të ndodhë për shkak të probleme fiziologjike që mbart njëri nga partnerët. Pas studimeve të realizuara nga një grup ekspertësh amerikanë, u zbulua se për shmangien e faktorëve të cilët ulin pjellorinë dhe pengojnë ovulimin e vezëve te femra, nevojiten të ndiqen disa rregulla që kanë të bëjnë me aktivitetin e përditshëm të femrës. Për këtë këshillohet të shmangen disa pije që shkaktojnë këto probleme siç janë çaji, kafeja, alkooli dhe duhani. E rëndësishme sipas mjekëve është zbatimi i një diete të caktuar duke marrë të gjithë lëndët e nevojshme ushqimore dhe duke mos abuzuar me shëndetin. Këshillat e ekspertëve nuk përjashtojnë edhe aktivitetin fizik, vrapin, shëtitjet; shmangien e stresit etj. Nuk duhet harruar se duke u kujdesur për shëndetin tuaj ulni rrezikun e prekjes nga sëmundje të ndryshme, si dhe nuk rrezikoni për të mos pasur shtatzëninë e dëshiruar. Duke abuzuar me pijet e ndryshme, ushqimet, dietat, jo vetëm që do të shkaktoni mbipeshë apo nënpeshë por do të rrezikoni seriozisht shëndetin tuaj dukë i dhen shkak sëmundjeve të ndryshme të zemrës, obeziteti, tensioni i gjakut etj.

Ulni sasinë e kafeinës
Studimet e bëra rreth shkaqeve të cilat ulin pjellorinë e femrës dhe bëjnë që shumë çifte të ndjejnë mungesën e një fëmijë, kanë treguar se kafeina redukton fertilitetin, pra pjellorinë. Të rrezikuara janë ato femra të cilat konsumojnë më tepër se 300 mg kafeinë në ditë. Kjo sasi mund të merret nga pirja e shumë kafeve apo çajrave gjatë ditës. Mos harroni se çajrat e ndryshme, kafeja, çokollata dhe disa lëngje të tjera përmbajnë kafeinë.

Nëse jeni mbi peshe mundohuni te dobësoheni
Shëndeti i tepërt jo vetëm që përbën rrezik për shëndetin tuaj duke shkaktuar mbipeshë, obezitet dhe sëmundje të tjera, përbën problem edhe për mundësitë për të ngelur shtatzënë. Mbipesha mund të pengojë ovulimin e vezës dhe të sjellë shkatërrimin e hormoneve. Kjo situatë e çon femrën drejt probleme të ndryshme shëndetësore siç janë diabeti, sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë i gjakut etj. të cilat ndikojnë negativisht në pjellorinë e femrës, po ashtu shkaktojnë probleme gjatë shtatzënisë. Ato gra që vuajnë nga obeziteti kanë më pak mundësi për të dhënë sukses ndaj trajtimeve për ovulim.

Nëse jeni nënpeshë duhet të shëndosheni
Nuk janë të pakta rastet kur femrat janë nënpeshë, sidomos nëse nisemi nga dietat e ndryshme që një pjesë e tyre ndjekin për të ruajtur linjat. Por kjo është në dëm të shëndetit. Një dietë e duhur nuk do të thotë të anashkalosh ushqimin, por të marrësh lëndët e duhura ushqyese. E megjithatë kjo keqkuptohet nga femrat të cilat i vuajnë këto pasoja në dëm të tyre. Të jesh e dobët, veçanërisht në ekstrem, mund të reduktojë në mënyrë dramatike pjellorinë. Të femrat të cilat janë nënpeshë ka mundësi të pakta për t’u realizuar ovulimi i vezëve.

Bëni trajtime akupunkture
Trajtimi më akupunkturë konsiston në nguljen e gjilpërave në trup, veçanërisht në shpinë. Studimet e realizuara nga disa ekspertë amerikanë kanë treguar se trajtimi me akupunkturë rrit mundësinë e femrës për të ngelur shtatzënë. Ky trajtim në rastet kur femra ka vështirësi për të ngelur shtatzënë shoqërohet edhe me transferimin e embrionit invitro. Këto studime kanë treguar së gratë të cilat bëjnë trajtime akupunkturë kanë rreth dy herë më tepër mundësi për të ngelur shtatzënë. Edhe në rastet e futjes invitro të embrionit në mitër, akupunktura rrit në 50 për qind mundësinë për shtatzëni.

Ecni çdo ditë për 30 minuta
Nuk ka asnjë vështirësi për të ecur çdo ditë rreth 30 minuta. Përkundrazi është gjëja më e lehtë që mund të bëhet dhe jep rezultate pozitive në shëndetin tuaj. Të ecësh dhe të bësh një vrap të lehtë ndihmon në problemet me sëmundjet e zemrës, diabetin, sëmundje të cilat mund të dëmtojnë fertilitetin dhe mund të shkaktojnë komplikacione gjatë shtatzënisë. Ushtrimi i rregullt fizik iu ndihmon të ruani një peshë normale të trupit, gjë e cila luan rol të rëndësishëm në maksimizimin e mundësisë për shtatzëni.

Shmangni depresionin
Disa ekspertë besonin se depresioni nuk shkaktonte mungesë pjellorie, dhe se trajtimi kundër depresionit rriste mundësinë për të ngelur shtatzënë. Por realisht nuk ndodh kështu. Ato femra të cilët vuajnë nga stresi dhe depresioni zvogëlojnë mundësinë për të ngelur shtatzënë gati dy herë më tepër se ato gra të cilat nuk ndodhen nën ndikimin e këtyre faktorëve psikologjikë. Po ashta edhe marrja me tepri e antibiotikëve dhe antidepresivëve mund të shkaktojë mungesë pjellorie dhe mund të pengojë ovulimin e vezëve, apo probleme gjatë shtatzënisë.

Ndiqni një dietë të caktuar
Për të shtuar mundësitë për të qenë shtatzënë dhe për të qenë e shëndetshme, mjekët rekomandojnë që të hani në mënyrë të shëndetshme, duke përdorur në dietën tuaj të gjithë ushqimet e nevojshme me drithëra, fibra, mish, fruta të freskëta dhe perime, vajra të shëndetshme, duke mos harruar të merrni kripën dhe sheqerin në sasinë e duhur. Duke ngrënë në mënyrë të shëndetshme edhe trupi juaj do të reagojë pozitivisht duke dhënë rezultate pozitive. Një dietë e shëndetshme ndihmon në shmangien e sëmundjeve të ndryshme dhe rritjen e mundësive për shtatzëni.

Merrni sasinë e nevojshme të alkoolit
Ekspertët rekomandojnë që të konsumohet alkooli edhe nga femrat, por në masën e duhur. Një gotë verë në darkë jo vetëm që i bën mirë shëndetit, largon rrezikun për sëmundje të ndryshme të zemrës, obezitetit, presionit të gjakut, por rrit edhe mundësinë për shtatzëni. Rastet kur femrat konsumojnë alkoolin në masë të tepërt, shpeshherë disa prej tyre abuzojnë me të, rrezikojnë më të vërtetë mundësinë për t’u bërë nënë. Jo vetëm kjo por edhe gjatë shtatzënisë shfaqen probleme dhe komplikacione, që rrezikojnë jo vetëm jetën e fëmijës, por edhe të nënës.

Mos pini duhan dhe shmangni vendet
Jo vetëm duhani dëmton shëndetin tuaj, por ndikon negativisht në shtatzëni dhe në shëndetin e fëmijës që do të lindë nga një grua që konsumon duhanin. Jo vetëm pirëset e rregullat të duhanit, por edhe ato femra që qëndrojnë në ambiente të tilla, që mund të quhen ndryshe edhe duhanpirëse të dorës së dytë për faktin që ato thithin sasira të larta të tymit të duhanit, shfaqin probleme. Pirja e duhanit sjell një shtatzëni me komplikacione dhe probleme, duke shkaktuar edhe lindje të parakohshme apo lindje nën peshë të fëmijës.
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Bravo per keto informacione. Mengjesi eshte edhe me i mire ne fakt sepse mashkulli ne kete periudhe gjumi eshte jashtezakonisht i zgjuar ne pjese te vecanta :D
 

Q-bossi.09

Anëtar Aktiv
Shume mire per keto keshillia qe keni dhan per femera shqiptare te cilat deshiroje me mbeti shtazani..
tung nga Qendrimi Bossi.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Testet E Shtatzanise!


Nese keni nje vonese te ciklit ka shume mundesi te keni mbetur shtatzene. Nje element qe mund t`ju ndihmoje te percaktoni kete, eshte testi i shtatzanise qe arrin te jete deri ne 99% i sakte. Testet qe ne blejme ne farmaci jane teste urinare qe arrijne te percaktojne sasine e hormonit hCG (i cili nuk ekziston tek nje femer jo shtatzene). Ky test ka ne permbajtjen e tij disa antitrupa qe reagojne ne prani te hormonit hCG te shtatzanise. Per kujtese: sasia me e larte e hormonit hCG eshte ne javen e 7 -12 te shtatzanise. Me pas sasia e ketij hormoni ulet dhe pikerisht per kete fillojne te rrallohen dhe te vjellat pas javes se 12 – te, te shtatzanise. Me pas sasia e hormoneve stabilizohet dhe mbetet e tille per gjate gjithe shtatzanise deri ne 3 javet e fundit para lindjes.



Testi i shtatzanise nga shume femra behet ne momente te ndryshme te dites e megjithate momenti me i pershtatshem per t`a bere ate eshte mengjesi, kur sapo jemi zgjuar nga gjumi, sepse ne kete moment urina eshte me e perqendruar.



Evitoni te pini lengje ne sasi te medha para se te beni testin e shtatzanise, pasi lengjet ulin sasine e hormonit te shtatzanise (hCG) dhe testi mund t`ju referoje keshtu ne nje pergjigje te gabuar.



Testet e shtatzanise sipas gjinekolloges Joelle Blimberg jane shume te sakte nese vertet femrat jane shtatzene, por ndodh qe nga faktoret qe siperpermendem testi te rezultoje negativ dhe ne ndonje rast kur kemi shtatzani ose kur testi ehste i skaduar. Per kete gjinekollogja na keshillon ta ribejme testin tre dite me pas rezultatit te pare negativ qe kemi marre per t`u siguruar mbi shtatzanine tone.



Testi i shtatzanise mund te perdoret fare lehte. Mjafton te vendosim testin ne nje flakon me urine (te sapo bere), ose nen vete kur urinojme dhe mjafton te lexojme pergjigjen rreth 3 minuta me pas, kur testi fillon te ndryshoje shenjat. Ngjyrimi i dritares se vogel te testit do te thote se kemi prezencen e hormonit te shtatzanise (hCG) ne urine. Nese konstatoni se dritarja e vogel e testit nuk ngjyroset, atehere nuk e keni kryer testin me saktesi dhe duhet ta perserisni.



Hormoni “gonadotropina corionica” i quajtur hCG ose BETA hCG eshte hormoni qe prodhohet nga trupi i femres, pikerisht ne shtresezen e mitres qe me pas do te mundesoje prodhimin dhe formimin e placentes ne momentin qe fetusi do te pozicionohet ne miter per t`u formuar dhe rritur. Sasia e hCG ne trupin e femres shtatzene rritet cdo 2 – 3 dite duke arritur ne nivelin maksimal te saj qe arrihet ne javen e 12 – te te shtatzanise dhe me pas ai ulet dhe normalizohet deri ne tre jave para lindjes se bebes.



Shpesh here testet e shtazanise behen ne kushte shtepiake dhe menjehere sapo marrim rezultatin pozitiv mjeku na keshillon te bejme nje testim mbi gjakun qe te qene me te sakte. Kjo behet per faktin se hormonet hCG shfaqen me pare ne gjak dhe me pas eliminohen me urinen, shpjegon doktoresha gjinekolloge Claude Layet. Testi i shtatzanise ne gjak pervecse na konfirmon me saktesi maksimale gjendjen shtatezene ose jo, na mundeson te percaktojme edhe daten e lindjes se bebes duke u nisur nga perqendrimi i hormoneve.



Per t`u patur parasysh eshte se testi i shtatzanise nuk mund te behet menjehere pas nje raporti seksual te pambrojtur, sepse duhen te pakten 6 – 7 dite derisa veza e fekonduar (nese eshte fekonduar) pasi kaloje ne gypin e Fallopit te arrije ne miter. Ne kete menyre embrioni duhet te pozicionohet mire ne mukozat e mitres per te patur keshtu nje fillim shtazanie te shendetshem dhe te cilin mund ta percaktojme me pas me ane te testeve. Prandaj dhe duhet te presim 10 – dite pas fekondimit per te patur nje rezultat te besueshem.



“Jam shtatzene” .... dhe me kete fjale shume femra lumturohen sepse do te behen nena. Dhe pikerisht nga kjo fjale vjen dhe ndryshimi i madh fiziologjik i femres, ku shtohet deshira per te fjetur, te vjellat, (...) Me kete fakt njihemi vetem duke bere testet e shtatzanise dhe me pas duke u testuar tek mjeku qe na jep konfirmimin final dhe daten e lindjes se bebes.



Testi mund te behet edhe ne ditet pas nje aborti, por rezultati mund te mos jete i sakte pasi ne gjak dhe miter mund te mbeten sasi te hormonit hCG qe eshte rezultat i shtatzanise se meparshme dhe qe tashme eshte nderprere.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shtatzania-ditet Fertile

Ditet Me Fertile.
Shume Cifte Shpenzojne Kaq Shume Kohe Te Ruhen Nga Nje Shtatzani Te Pa Planifikuar Qe Mendojne Qe E Vetmja Gje Qe Duhet Te Bejne, kur Te Jene Gati Per Femije, eshte Te Ndalojne Birth Controll. Te Ngelesh Shtatzene Nuk Eshte Aq E Lehte, mund Te Marre Deri Nje Vit Dhe Me Shume Dhe Nuk Eshte Automatike.
Shume Cifte Planifikojne Marredhenie Rreth Diteve 11-14 te nje ciklit 28 ditor , rreth 14 -20 te ciklit 30 ditor. Nqs Gruaja Nuk Ka Cikel Te Rregullt Dhe Nuk Eshte E Sigurte Per Ditet E Ovulimit,atehere Mund Te Bleje Nje Parashikues Ovulimi Ne Farmaci. Ky Test tregon nivelin e hormoneve ne urine dhe eshte shume i sakte.
Nqs Deshiron Te Marresh Ca masa Me Tej, atehere kontrollimi i temperatures se trupit Dhe Lengjet te Cervix Luajne Nje Rrol Shume Te Rendesishem Ne Ngeljen Me barre.
Lengjet E Cervix Luajne Nje Rrol Kritik Ne Shtatzani. Ato Mbrojne Spermen Dhe E Ndihmojne Te Levize Drejt Mitres, nepermjet Tubave Fallopian. Ashtu Si Cdo Gje Ndodh Me Ciklin Menstrual, ashtu Dhe Lengjet E Cervix Nderrojne Cdo Gje Ne Pregatitjen E Ovulimit. Do Te Shikoni Diference Te Paster Se Si Ajo Duket Dhe Ndjehet Gjate Ciklit. Ne Fillim Te Ciklit Ndofta Nuk Do Ti Kuptoni,por Pastaj Ato Do Fillojne Dhe Do Te Behen Si Crem Dhe Te Bardha.me Ne Fund Kur Ditet E Ovulimit Afrohen Behen Me Te Pastra,dhe Ato Jane Shenjat E Diteve Te Ovulimit Tuaj, qe Rrekomandohen Per Te Ngelur Shtatzene.
Shekulli
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pas një shtatzënie të planifikuar ashtu siç është e nevojshme vizita te gjinekologu është e domosdoshme të bëhet një vizitë edhe tek dentisti. Në ketë vizitë është mire të bëhet kontrolli brenda gojes dhe radiografi për të parandaluar problemet gjate shtatzanise. Kështu duhet shpëtuar nga frika që në çdo çast mund të keni dhimbje dhëmbi,kështu kaloni një shtatzani të qetë.

* Problemet që mund të dalin në lidhje me dhëmbët.

Dhëmbët e pjekurise: keto mund të qëndrojnë për vite pa nxjerre problem. Nëse keni një dhëmb pjekurie të cilit I eshte formuar nje xhep,është gjysme i hapur ,ose është i mbushur sipër me mbeturina ushqimore,para se të planifikoni shtatzanine duhet ta hiqni që të shpetoni nga ky problem.Sepse mund të shkaktoje dhimbje të fuqishme dhe infeksion. Zgjidhja e ketij problemi është antibiotiku,rontgeni(grafia)dhe në shumicen e rasteve heqja(shkulja).

Dhëmbët e prishur: Mes 3 ose 6 muajve mund të bëhen prishje të vogla.Po qe se keni edhe një prishje fare të vogel të dhëmbit duhet ta vizitoni para shtatzanise.

Mishrat e dhëmbëve: Nëse keni mishin e dhëmbit me dhimbje,te fryer apo me rrjedhje gjaku duhet patjetër që ta vizitoni para shtatzanise sepse keto simptoma do të shtohen.

Dhe nëse keni një problem të tille me dhëmbet pa i kontrolluar të gjithe mos planifikoni shtatzani.Sepse në të kundert mund të përballeni me lindje të hershme apo me lindje të bebes nën peshe.Edhe nëse nuk keni asnjë problem duhet të bëni një pastrim dhe të merrni mesim mbi higjenën dhe përdorimin e furçes.

Mos harroni të vizitoni dentistin njëhere në 3 muaj pasi keni ngelur shtatzenë.


* اfare problemesh dhe ndryshimesh ndodhin në strukturen e dhëmbit dhe të gojes gjatë shtatzanise.

Gratë janë të ndjeshme ndaj sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve për arsye të lëvizjes së menjëhershme të nivelit te estrogjenit dhe të progesteronit. Nëse nuk bëhet pastrimi i mire i dhëmbëve nga mbetjet ushqimore mund të formohet gingivitis(infeksion i mishrave të dhëmbëve).Mishrat e dhëmbëve i keni të fryer dhe të skuqur ,me gjakosje.Që të mos ndodh kjo duhet një larje e kujdesshme dhe një përdorim i mundshëm i fillit dentar.Gjatë shtatzanise mund të formohen tumore të mishit të dhëmbëve. Keto nuk janë të dëmshme,dhe në një kohe të shkurtër pas shtatzanise zhduken.Të vjellat e shpeshta gjatë shtatzanise çojnë në acidizim të mishrave të dhëmbëve dhe mund të bëhet shkak për prishje.Nga ky problem mund të shpëtohet me një larje të mire dhe me një kujdes të dhëmbëve.Por jo larja e dhëmbëve menjëhere pas të vjellave ku acidi është në maksimum.Me e mire është që pas vjelljes të shpërlajme gojen me H 2O dhe të presim 20-30 minuta dhe pastaj ti lajme me furçe. Nëse nëna shtatzanë shqëtesohet nga larja e shpeshtë e dhëmbëve me furçe dhe ndien shqetësime në stomak, larja e gojes vetëm me uje madje luan rol të rendesishem në largimin e acidit nga goja. Mes njërezve ka një bindje që bebja merr kalciumin e dhëmbëve të se emes. Por nëse nëna me anë të ushqimit merr kalcium të mjaftueshem nuk ka asnjë prolem. Nëse e ka të pamjaftueshme atëhere fillimisht do ti plotësohet nevoja e bebes. Kalciumi që nevojitet nuk sigurohet nga dhëmbët por nga kockat e gruas shtatzanë. Nëse gjatë shtatzanise dhëmbët u prishen me shpejtësi nuk duhet të fajsoni femijet sepse kjo nuk ndodh si rezultat i marrjes se kalciumit por si rezultat i mos kujdesjes për gojen. Vetëm lani dhëmbët pak me kujdes dhe vizitoni dentistin.



* A mund te ndahet shendeti I dhembit ne periudha gjate shtatezanise?

3 mujori i pare(perioda e pare).ثshtë periudha më delikate dhe me e shpejtë e formimit të bebes,në ketë periudhë,pa ngelur të detyruar,duhet të vizitojmë gratë shtatzena. Në të njëjtën kohe kjo përiudhe është periudha ku shfaqet me tepër prishja e mishrave të dhëmbëve dhe shtimit të gjakosjeve. Në ketë përiudhe është mire të bëhet një pastrim i dhëmbëve nga gurezat dhe një edukim në lidhje me higjenën dhe larjen e dhëmbëve.

Periudha e 2-të (3-6 mujore). Eshtë përiudha ku mund të bëhet cdo gje pervec grafive apo heqje dhëmbi.

Nëse keni një problem dhe e lini pas dore në kohen kur shtatzania ka përparuar,dhimbjet e mundshme mund të bëhen shkak për lindje të shpejtë (te hershme). Nëse para shtatzanise nuk keni vizituar dot dentistin patjetër bejeni ketë në 3-6 muajt e pare të shtatzanise.

* اfare duhet të bejme në rast infeksioni ose pishjes se dhëmbit gjatë shtatzanise?

Vizitat në lidhje me ketë çeshtje bëhen lehtësisht gjatë 3 dhe 6 muajsh. Nëse shfaqet ndonjë problem gjatë përiudhes 1-3 mujore dhe është e pamundur të pritet dhe disa muaj të tjere mund të nderhyhet. Ose përndryshe me aplikime të përkoheshme pritet deri në periudhen e dytë. Nëse gjatë 6-9 mujorit të shtatzanisë nuk ka dhimbje të forta,me zgjidhje të perkohshme bëhet e mundur shtyrja e nderhyrjes në përfundim të shtatzanise.

Me e drejtë ëshë që shtatëzana në çdo përiudhe të shtatzanise të shkojë dhe të konsultohet me specialistin dhe sipas vështiresisë së rastit të merret vendimi. Nëse gjendja shendetsore dhe shpirtërore e shtatzanës është e mire atëhere ajo kurdohere mund të heqe dhëmb, mund të vizitohet dhe të beje mbushje. Sepse net e kundert stresi që mund të vije nga dhimbja mund të jetë e rrezikshme për beben.

* Ruajtja e dhëmbëve nga prishja tek shtatzanat.

Për shkak të ndryshimit hormonal misherat e dhëmbëve dhe dhëmbët bëhen më delikat prandaj në ketë përiudhë duhet treguar me tepër kujdes. Kur ngadalesohet rrjedhshmeria e peshtymes zvogelohet dhe larja e mishrave të dhëmbëve. Veçanërisht në muajt e pare të shtatzanise të vjellat e bejnë peshtymen me acidike kështu që tëndenca për prishje të dhëmbëve dhe shperlarja me uje e dhëmbëve rritet ndjeshem. Larja e shpeshtë e dhëmbëve dhe shperlarja me uje të bolshem të gojes mjafton për të ulur ndikimin e ketyre mbetjeve negative tek peshtyma.


Kur isha shtatzenë kam përdoru antibiotike, a mundt të jetë i demshem për dhëmbët e bebes?
Përdorimi i antibiotikeve në përiudhen e shtatzanisë në mënyrë të ndërgjegjesuar mund të bëhet shkak për probleme me serioze se problemet e dhëmbëve. Nuk duhet të përdoren ilace pa keshillen e mjekut gjatë shtatzanise. Veçanërisht 9 mujorshi i pare është shume delikat. Ka një antibiotik që bëhet shkak për prishjen e ngjyres dhe struktures se dhëmbëve, “Tetraciklina”. Keto antibiotike nuk duhen përdorur gjatë shtatzanise duke bere përjashtim ndonjë rast të veçantë.

* Gjatë shtatëzanise a mund të bej grafi dhëmbi?

Nëse duhet për diagnostifikim mund të bëhet maksimumi një ose dy here. Grafia e përdorur tek dentisti e ka rrezen e dobet dhe bebeja është shume larg ndikimit të rrezeve. Por prape nuk duhet lenë pas dore mbulimi i barkut me mbulese plumbi gjatë ketij veprimi.


Për shendetin e dhëmbëve të bebes çfare duhet të bej gjatë shtatzanise?

Ushqyerja e ekulibruar, shëndeti dhe qëndrimi larg përdorimit të ilaceve janë disa prej rekomandimeve. اdo gje zhvillohet në menyre te panderprere. Kalciumi,fosfori dhe minerale të tjera merren nga qarkullimi i gjakut të nënës dhe përdoren për zhvillimin e dhëmbëve të bebes dhe asgje tjetër veç ushqyerjes keq të nënës nuk ndikon në ketë zhvillim. Të gjithë e dime se fluori është i rëndesishëm në zhvillimin e dhëmbëve por për dhëmbët e bebes ne barkun e nenes nuk ka ndonje ndikim fluorizimi nëpërmjet ilaceve. Pra nuk ka ndonjë dobi në marrjen ekstra të flourit.

* Ka ca gjera që duhen shmangur gjatë shtatzanise :

Rrini larg infeksionëve. Në rast se do keni temperature nga nje virus apo infeksion,ekulibri delikat i kripes se fosforit apo të kalciumit në gjak mund të prishet. Dhe kjo mund të prishe cilesinë dhe sasinë e struktures së dhëmbit qe po zhvillohet gjate asaj periudhe.

Edhe në rast të rekomandimit nga ana e doktorit,Brenda mundesive duhet të rrihet larg antibiotikëve me përmbajtje tetraclikline. Tetraciklina njollos dhe prish ngjyren e dhëmbëve të qumeshtit dhe të përhershem. Tashme ky antibiotik nuk po përdoret më nga doktoret.

Ushqehuni mire: të ushqyerit mire ashtu siç është i rendesishem nga çdo aspekt edhe nga kendveshtrimi i shendetit të dhëmbëve është shumë i rendesishem. Një pikë tjetër e rendesishme është edhe ndikimi që mund të kenë dhëmbët e femijes nga lindja e hershme. Shkak për ketë është mos plotësimi mineral i pjesëve të dhëmbit që bën që dhëmbi të jetë me pak i qëndrushem. Dhëmbët e femijeve të lindur nga një lindje e hershme kerkojnë me tëpër vëmendje. Fëmijet e lindur në kohe janë me të qëndrueshem ndaj ketij problemi.



* Vizita e pare tek dentisti

Kur bebeja juaj të jetë 6 muajsh do të filloje ti duket dhëmbi i pare i qumështit. Në çast kur shihni dhëmbin e pare të qumështit është mire të rezervoni një takim me mjekun dentist. Nga kjo vizitë do të mesoni shqëtësimet që mund të dalin me prapa në lidhje me dhëmbët, mishrat e dhëmbëve dhe qiellzen e gojes. Po në ketë vizitë do të informoheni për gjerat që duhet të keni kujdes, si zhvillimi i nofullave dhe fytyres dhe problemeve me dhëmbët e qumshtit. Ketë lloj vizite e quajme “vleresim i gojes, dhëmbëve të bebes së shëndetshme”. Kontrolli tjetër do të bëhet kur femija të mberrije në moshën 3-5 vjeç, ku do të bëhet vleresimi i përgjithshem i gojes dhe dhëmbëve. Në ketë vizitë do të mesohet larja e dhëmbëve dhe ushqyerja. Duke u praktikuar fluor sipërfaqesor do të rritet rezistenca e dhëmbëve. Por detyra e prinderve nuk mbaron vetëm me dergimin e femijes tek mjeku stomatolog por duhet ta beje dentistin të pelqyer edhe tek femijet.

• Përpiquni që para vizitës se dentistit, femija ta kuptoje si aventure argetuese.
• Vizitën te mjeku duhet ta bëni në nje çast kur fëmija është i çlodhur
• I tregoni ngjarje argetuese me dentist.
• Në shtëpi në forme loje i kontrolloni gojen njëri tjetrit.
• Jepuni rendesi dhëmbëve dhe bëni që dhe femija juaj ta kuptoje ketë.

Dhe të gjitha keto do të bejnë të mundur që femija të shkoje me deshire tek dentisti,të doje dhëmbët dhe
të kujdeset për to.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Cfare duhet pasur parasysh per te pasur ardhje qumeshti te mjaftueshme
Nënat shpesh shqetësohen nëse do të kenë qumësht të mjaftueshëm per beben e tyre. Nëse jeni edhe ju një nga ato, ne duam t'ju sigurojmë se gjinjtë tuaj janë mjaft të mire per ushqyerjen e bebes me gji.
Per kete arsye dëshirojmë t'ju informojmë se:
• Gjatë shtatzënesisë (që nga muaji i shtatë), gjendrat ne gji prodhojnë kulloshtër.
• Gjinjtë fillojnë të prodhojnë me shumë qumësht, zakonisht 30-40 ore pas lindjes.
• Prolaktina dhe oksitocina janë në nivel me të lartë nga fundi i shtatzënisë, por pas lindjes ky nivel rritet menjëhere si pergjigje e thithjes së bebes.
• Prolaktina stimulon aktivitetin e alveolave ku krijohet qumështi.
• Niveli i prolaktinës rritet kur fëmija thith.
• Edhe kur niveli i prolaktinës është i lartë, nëse thithja nuk është e mjaftueshme dhe nëse qumështi nuk rrjedh mire nga gjinjtë, sekrecioni ne ato pjesë të gjinjve ndërpritet.
Në periudhën e hershme pas lindjes, nëna gjatë ushqyerjes me gji mund të ndiejë kontraksione të mitrës ose etje. Gjithashtu mund të vihet re rrjedhje qumështi nga gjiri tjetër.
Kur qumështi fillon të rrjedhë nga gjiri, bebja e ndryshon ritmin e thithjes. Fillimisht thith me shpejt e me pas me ngadalë dhe vazhdon rnë tej me thithje të thellë dhe të qetë.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Keshilla per fertilitetin dhe koncepsionin

Doni të bini shtatzane shpejt? Ju jeni në vendin e duhur. Këtu paraqitet cdo gjë që ju keni nevojë të dini për të rritur shancet tuaja për të rënë shtatzane në mënyrën më të shëndetshme.

Filloni të merini acid folik, që tani. Ai redukton mundësinë e lindjes së një femije me defekte të tubit neural (psh. anencefali apo spina bifida) në masën 50 deri 70% nëse ju filloni të merini të paktën 0.4 mg acid folik cdo ditë dy deri tre muaj përpara fillimit të përpjekjeve për shtatzani.

Mos u nxitoni të ngriheni dhe të shkoni direkt në tualet pasi bëni dashur. Rrini shtrirë të paktën për 5 minuta pas kryerjes së marrëdhënies me qëllim që spermatozoidët të kenë kohën e nevojshme për të arritur në takimin me qelizën vezë.

Bëni dashuri shpesh gjatë periudhës fertile. Nëse ju nuk kryeni marrëdhëni të paktën cdo 48 orë ju nuk mund të jeni të sigurt, që spermatozoidët do të presin qelizën vezë në tubat e fallopit.

Mos harro që lindja e një bebi është një lojë fati. Edhe pse ju bëni cdo gjë “në rregull”, ju keni vetëm 25 deri 30% shanc për shtatzani në cdo cikël.

Nëse ende nuk e keni lënë duhanin, beje tani. Studimet tregojnë se pirja e 10 cigareve në ditë redukton shancin e ngeljes shtatzanë me 50%.

Nëse jeni pirëse kafeje. ثshtë koha që të pakësoni pirjen e saj. Kafeina mendohet se ngadalson rritjen e bebit duke pakësuar fluksin e gjakut në uterus. Më shumë se një studim tregon se konsumimi i ekzagjeruar i kafeinës (më shumë se 3 kafe në ditë) mund të kontribuojë në problemet e infertilitetit. Por jo të gjithë janë dakort në këtë pikë.

Jeni ju dhe burri juaj të ekspozuar ndaj substancavë të rrezikshme në vendin e punës? Ju mund të merrni në konsideratë të ndryshoni punën tuaj përpara se të filloni të krijoni familjen tuaj. Disa substanca mund të influencojnë cilësinë e spermës dhe zhvillimin e embrionit.

A keni bërë ndonjë kontroll prekoncepsional. Lini një takim me doktorin tuaj të rishikoni historinë tuaj mjekësore dhe të flisni mbi planin tuaj për të nisur përpjekjet për një shtatzani.
Nëe jeni duke marrë mjekime, mos harroni të pyesni mjekun tuaj nëse mund t’i vazhdoni këto medikamente gjatë kohës që përpiqeni për një shtatzani.

Jeni diabetike? ثshtë e rëndësishme që të masni nivelin e sheqerit në gjak përpara se të filloni përpjekjet për shtatzani. Studimet kanë treguar që gratë me diabet insulino-vartës të kontrolluar keq, janë 4 deri 6 herë më shumë të predispozuara të lindin fëmijë me defektë në krahasim me ato jo diabetike.
 
Shqiperia
Help Users
Staff Only
  • No one is chatting at the moment.
  • Tiku @ Tiku:
    Ku e pe gjakun ti Cupa.. :p
  • Vajza @ Vajza:
    Ne buzen tende djalo , upss me fal harrova se un te kafshova 🤪
  • Legally_Sweet @ Legally_Sweet:
    Merrni nje dhome!
  • Vajza @ Vajza:
    Do vish e ti me ne 😂 ?
  • Tiku @ Tiku:
    Vajza ec ikim ne nje dhome se i prishem qetesine leges.. :p :p apo tu shtua pasioni per gajk ty lega? :p :p
  • Vajza @ Vajza:
    Ikim my @Tiku se tkam len pasdore gjith ket kohe , mos jet kot bileta qe me pagove per te ty :p
    • Haha
    Reactions: Tiku
  • Legally_Sweet @ Legally_Sweet:
    Jo vazhdoni ju, se ju nderpreva 😆
  • Vajza @ Vajza:
    As pak @Legally_Sweet bash ne dhe nje mendim te mire 😂😂😂
    • Like
    Reactions: Legally_Sweet
  • Tiku @ Tiku:
    allo alloooo e mire se marr neser prap. :p :p
  • Legally_Sweet @ Legally_Sweet:
    E dgjova por po prisja sa te mbaronte zilja qe tma dergoje me mesazh ate qe kishe me thene 🤣🤣🤣
    • Like
    Reactions: Tiku and Vajza
  • Vajza @ Vajza:
    Mir , :p
  • Tiku @ Tiku:
    uat? :p
  • MrCool @ MrCool:
    @WxP me agjende te ngjeshur vlla.. VIPS mo :p
  • Vajza @ Vajza:
    Hey njerez te mire , ckemi :) ?
  • Tiku @ Tiku:
    haj :p
  • Vajza @ Vajza:
    Hajj tiku simpatiku :p
  • Tiku @ Tiku:
    Ku je o me e mira e forumit ku je.. :p
  • Vajza @ Vajza:
    Ja ku jam , o hamshor me synin pushk te zi 🤪
    • Haha
    Reactions: Tiku
  • Tiku @ Tiku:
    Te jemi serioze ketu, dil ne inbox lol lol
  • Vajza @ Vajza:
    Hape deren 🤪
  • Tiku @ Tiku:
    trokit tre here e futi shkelmin, ky eshte password. :p
  • Vajza @ Vajza:
    Ohh me dhun akoma pa hy 🤪
  • Dyrri @ Dyrri
    is our newest member. Welcome!
  • H @ harbin21
    is our newest member. Welcome!
  • WxP @ WxP:
    Kush jan kto 2 antaret e rinj Gurry dhe harbin21 i njifni?
    WxP @ WxP: Kush jan kto 2 antaret e rinj Gurry dhe harbin21 i njifni?
    Top