• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Pensionisti me këmbën te drunjtë .

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Më besoni është e mundshme të jesh i gjymtuar, sakat, me një këmbë e gjysmë. Të tërheqësh gjithë jetën, pas vetes një protezë të konsumuar druri. Nuk je si gjithë të tjerët, që ecin lirshëm, vrapojnë, kërcejnë, dancojnë, luajnë me dy porta, kacavirren dhe ku di unë se çfarë tjetër. I gëzohen trupit kur shikohen në pasqyrë të zhveshur gollomesh, qeshin të lumtur, shkrihen prej kënaqësisë. Ndërsa unë me eshtra më pak dhe sa herë jam parë e shihem në pasqyrë rrëqethem.
Duhet të më kuptoni, është një mundim i pa përshkruar të tërheqësh zvarrë jo vetëm një këmbë të poshtër druri, por e njëherësh mbart mbi supe kapotën e rëndë të brengave dhe halleve torturuese. Ndjehesh sikur je i lidhur me zinxhirë çeliku. Si një i burgosur i përjetshëm, në kthinën e harruar e të neveritshme të nënvleftësimit. Të mundon shpjegimi ndaj asaj që fshihet dhe të vërtetës së plagosur rëndë. Je si i hallakatur mes indiferencës, hipokrizisë e çmendurisë së botës dhe i mbërthyer nga mendime tmerrësisht sfilitëse. Të duket vetja sikur je skllav i padijes, i brengës, padrejtësisë. Cungu dhe proteza e drunjtë janë klithma ngjethëse në zbrazëtirë. Truri im është mpakur, mbledhur si oshaf, lodhur prej trusnisë, zemra si zemberek ore i shkurdisur. Klithma ime e shuar, protesta kundrejt pamundësisë, shndërrohet në një mundim zvarritës, i lemerishëm, si eshtrat e zbardhura të një kafshë prehistorike të lënë në humbëtirë ku gërryejnë vazhdimisht erërat e forta dhe tajfunet.
E ç’ jam unë! Oh, ju lutem a mund ta përjetoni zhgënjimin shpartallues të një plaku sakat, me kocka e gjymtyrë të shkulura prej trupit, shumë vite më parë. Të flakura në sepeten e shqyer të harresës..!
Ndaj ec kokulur me merakun e rrëzimit të papritur dhe krisjes së tmerrshme brenda vetes. Tërheq këmbën zvarrë, në trotuarin me pllaka të thyera, pranë xhamave të mëdha të hotel turizmit për të shkuar në arkën e sigurimeve shoqërore, ku tërheq rregullisht pensionin mujor. Të gjithë kanë hije të drejta elegante. Ndërsa hija ime lëviz cungueshëm, reflektohet në xhame dhe në ujëra, si një degë e thyer peme që përdridhet dhe përthyhet në imazhin e ujërave të lyrosura. Brenga ime është e gjithanshme.
Duart e rreshkura i kam rrasur thellë në xhepat e pardesysë së vjetër, të zbardhur si për të ruajtur baraspeshimin.

Koha është e vrenjtur, mbështjellë me mjegull të lehtë, të përhimë dhe here pas here qëmton dëborë. Atje ku kanë mbetur ende gjurmë të pa shkrira prej qëmtimit të dëborës, më duket sikur ka një ngjyrosje mellani, blu të errët, kalimtarët nuk guxojnë ta shkelin por e anashkalojnë, duke pritur të shkrijë lagështira lodhëse e ditës. Një hop kujtova se mos dëbora qe përlyer prej kallamarit me bojë shkrimi të përmbysur aksidentalisht i ndonjë fëmije shkolle. Këmba e drunjtë është vjetërsuar, plasaritur dhe nga dita në ditë po bëhet gjithnjë e më e pavolitshme, por që është pjesë e pandarë e trupit tim. Kam dëgjuar që diku jashtë shtetit përgatiten këmbë plastike të lehta dhe shumë të manovrueshme, por duhet një torbë pazari me të holla ndërsa pensioni im simbolik është vetëm një fjalë goje.
Gruaja Anjëze dhe djali im Xhuvi më grindin gjithnjë. Ma hedhin mua fajin për çdo gjë dhe gjithçka që ka ndodhur dhe do të ndodhë. Sikur unë të jem pika e referimit të fillimit e të mbarimit të kësaj bote të mbarsur me halle dhe rrëmete. Më vjen të bërtas, të ulërij në kupë të qiellit: Hej, heshtni! More të uruar, nuk u lodhët së broçkullituri, së më ndëshkuari? Më lini një copë herë të mbledh kockat si kërmill, të qetësoj trurin e lodhur, të prehem i qetë, pa zhurmë dhe shamatë. More të dashurit e mi të shtrenjtë as vetë nuk e kuptoni se çfarë kërkoni prej meje. Kush jam unë, e çfarë dreqi ta marrë jam unë. Hë flisni, çfarë! Veç një pensionist sakat që me durim qëndroj në radhë e gjatë për të marrë pensionin. Pres emrin të më dalë në listën e paralajmërimit të fundit për të shkuan përmatanë, atje, ku ikën dhe nuk kthehesh më. Të më shterohet përfundimisht vaji, të shuhet kandili i jetës sime sakate dhe të pakuptimtë. Eh! Ku i dihet ndoshta çuditërisht pas vdekjes mund të shfaqem në formën e një protezë e mundimshme druri për dikë tjetër,që ndoshta mund të jetë idealist dhe fatkeq si unë.
E shoh fort mirë. Anjeza nuk është më e pafjalë dhe e urtë si dikur, është bërë tmerrësisht e paduruar, nevrike dhe topatane, ia mban anën djalit, Xhuvit i cili gjithnjë më thotë pa më parë në sy:
-Ku ishe ti baba kur u shtrua në tavolinë me zulmë dhe bujë bakllavaja e fitimtarit? Apo le shurupin e bakllavasë të zaharosej derisa të bëhej e hidhur pelin? Përse nuk je si të tjerët që ditën dhe e vërtitën?
-Unë ku isha?! Të lutem bir griji sytë, më vështro në sy, nuk ta thotë zemra, veç të llomotit gjuha. Më pyet ku isha unë, hë unë?! Kam qenë si gjithmonë e përherë në ballë të luftës dhe të punës, me përkushtim, thjeshtësi dhe ndershmëri.

-Po çfarë qullose o baba?
-اfarë qullosa?
-Ku je ti dhe ku janë të tjerët?
-Mjaft! Përse më lodhni me gjepura dhe nuk më vështroni në sy? Nuk e shihni, nuk u plasin sytë! Më duhet të tërheq në labirintin e ngushtë dhe me kthesa të viteve të vështira një protezë të poshtër druri. Nuk jam si të tjerët! Hë, përse nuk jam si të tjerët e përse duhet të jem si ata. Sigurisht nuk jam si të tjerët. Unë s’kam këmbë por një cung dhe ata i kanë të dy këmbët e shëndosha, nuk baresin por vrapojnë.
-Duhet të ishe si të tjerët,- më buçasin veshët: -Këmba e drunjtë, gjaku i derdhur në luftë, me meritë duhet të jepte copën më të mirë të tortës apo të bakllavasë dhe jo të mbeteshim të varfër deri në dhembje.
Të rrëmbeja unë copën më të mirë të bakllavasë?! Jo, kurrë, po shokët që u vranë? Ata trima që ranë në luftë, që dhanë jetën për një ideal. Ata të gjorë s’kanë gojë të flasin të kërkojnë. Vallë ata nuk kanë të drejtë më shumë se të gjithë! Ju lutem ikni, më lini te qetë, vetëm, me heshtjen, vuajtjen dhe mundimin tim. Kam faj unë që nuk jam si të tjerët.
Më është mërzitur jeta, mbart brengën e madhe mbi vete, dua të bredh i vetëm, me hidhësinë e marazit në gjuhë. Të flak tutje fjalët helmëta që më janë mbërthyet mbi trup si grerëza. Të ec, të gjykoj nëse mundem, ti bie qytetit të ndryshkur kryq dhe tërthor, duke baritur si breshkë e vjetër që i kërcet shpina…
Buzë trotuarit dy metra larg meje qëndroi me zhurmë dhe frenoi me forcë një makinë kartë e re që më spërkati me baltë, më bëri laq. U mata të bërtisja me sa zë që kisha në kokë. Ti shkrehesha shoferit, ti thosha, ore, nuk të plasën sytë, se sheh, ka njerëz që ecin në trotuare.
Në çast gjuha më ngriu, mu bë njëlloj, si cungu i këmbës. Kur pashë që me ceremoni u hap dera e makinës dhe me madhështi zbriti… Reshat Meçka! I vjetër por i mbajtur, i fryrë, gjoks përpara, i shëndoshë, Fytyrë kuq, dukej sikur do ti pëlciste kur prej vetëkënaqësisë dhe shëndetit. Të jetë vërtet Reshati ky! Ai më hodhi një vështrim indiferent, nënvleftësues, përbuzës dhe bariti me madhështi drejt shkallëve të hotel turizmit.
Reshat Meçka! Anjeza dhe djali Xhuvi ma përmendin gjithnjë këtë emër, ma shpifin, ma venë si shembull përpara. Ata nuk e dinë kush është Reshat Meçka, prandaj i dëgjoja pa u kushtuar shumë vëmendje. I përlyer me lym nga koka deri në këmbë prej makinës së tij. I nënvleftësuar e përbuzur. Më bëri të më vinte keq për veten dhe gjithë jetën time. Të më rrëqetheshe trupi deri në palcë….
اfarë bëre o Reshat Meçka! Përse më dole përsëri përpara o Reshat Meçka. Pikërisht tani kur më ha dhe më kruan i gjithë trupi prej marazit. Shkoje ore tutje, qyteti ka boll trotuare ku mund të ndalosh makinën.
Por ky Reshat Meçka nuk dëgjoi, më shpartalloj dhe njëherësh më shkundi trupin tim të drobitur me gjithë lecka….
– E sheh ku është Reshat Meçka, e sheh! Atij i ndrit lëkura, ndërsa ti, si rrjepacak i përlyer me baltë,- Më foli zëri pas veshit.
-Ku dini ju gjë,-gati sa nuk bërtita:- Nuk dua të jem si ai.
-Sigurisht nuk je si ai. Ti je me një këmbë, ai me dy këmbë, i gjatë i shëndoshë si ka,- më buçiti zëri pas veshit.
-Mjaft, mjaft, mjaft! Ikni tutje. Më lini me gjithë hallin tim,- bërtita. Dhe zura veshët me duar. Por zërat ishin kokëforta mi dërmonin gishtërinjtë…
-اfarë bëre o Reshat Meçka!- bërtita i çakërdisur.
-Hë! Pse çfarë bëra? – ia bëri Reshati me shikim të mjegullt.
-Ore me gjithë mend e zbraze koburen mbi ta,- rënkova me trishtim dhe u mbështeta në bërrylin e majtë. Vështrova sy zgurdulluar trupat e të dy qëlluarve me plumba, të rënë njëri mbi tjetrin. Të gjorët përpëliteshin në grahmat e pragvdekjes. Pellgu i gjakut filloi të rridhte curril prej plagëve të porsa shkaktuara, e po përpinte hapësirë në dyshemenë e mermertë dhe turrej drejt meje. Kërceva si të më kish pickuar zekthi dhe u tërhoqa pas me mundim. Përgjatë rrëzimit këmba e cunguar më ish përgjakur.
-Hëm të dhimbsen këta derra?
-Po ti i vrave?!- gërhita.
- ا’ tu bëja, ti tarnanisja. E zbraza koburen, koburja për tu zbrazur është bërë, – hungëriti Reshati dhe i fryu kobures që lëshonte akoma tym:- Nuk i pe qelbësirat, për këtë copë mut kuti tu sulën si përbindësha për të mbytur. Të poshtrit, të pangopurit, gjithë jetën na kanë pirë gjakun.
-Dhe ti Reshat për këtë copë mut kuti, i bëre fërtele tak- fak, hë! – mërmërita. Koka më buçiste.
Dhembjet e këmbës së cunguar më thernin në shpirt. Kafshova buzën dhe u ngërdhesha, pa u ndarë shikimin dy të mjerëve që po mbërtheheshin prej zbehtësisë dhe akullsisë të pamëshirshme së vdekjes.
Ishte bastisja e tretë që bënim në shtëpinë e tregtarit të qytetit Ndini Frati. Pas shumë presioneve, torturave më në fund Ndinit trup vogël me kokë të shukët ju hap goja, hëm…m… m, hum…m…m, sikur fliste honi i thellë dhe jo njeriu. Shokët e grupit hetimor të dërmuar flakën përdhe veglat e torturave, u ndehën, përqendruan të gjitha shqisat për të zbërthyer pëshpërimën e rëndë si të ngrihej nga fund bota. Ata me të drejtë u nervozuan. Përsërite prapë, i bërtitën, fol maskara, trego, ku i ke fshehur qypet me florinj? Hape gryken, përgjigju. Hëm…m…m, hum…m…m. Shokët e grupit hetimor fshinë djersët, ngritën mjetet e torturave dhe u bënë gati për mësymje të re. Mos do të shtrohesh prapë në torturë, të ngordhësh si qen. Merre vesh njëherë e mirë o pusht i keq, nuk ka mëshirë për klasën e përmbysur. Ngordhi koha juaj. Ndini Frati u përdrodh, u deformua, volli me gulçe dhe honi i thellë polli të fshehtën… Më në fund u kuptua, bërtitën shokët e grupit hetimor dhe gjëmuan jashtë në rrugët e përbaltura. Qypat e fshehura me florinj u gjeten aty ku nuk mendohej, qenë groposur në kopsht, thellë në tokë e mbi to me djallëzi Ndini imcak kish mbjellë trëndafila dhe tulipanë. Shokët e grupit hetimor morën frymë të lehtësuar. Urdhëruan të mbartnin tregtarin e torturuar Ndini Frati në kthinën e labirintit të kthetrës ku firmoseshin formalitetet përfundimtare. Meqenëse unë dhe Reshatin ishim të caktuar për grumbullimin dhe rruajtjen e sendeve të sekuestruara, na urdhëruan ti mbartnin qypet me florinj në zyrat e komandës së qarkut.
Befas në mesnatën e ditës tjetër kur ish ftohtë dhe binte botë me flashka të mëdha erdhi informata e fundit për fshehjen e kutisë me xhevahire dhe takëme grash nga një ish shërbyes i shtëpisë. Të lodhur dhe të pagjumë shokët e grupit hetimor e shkulën Ndini Fratin prej kthinës së kthetrës, e shpunë zvarrë në qilarin e ingranazheve të zbërthimit dhe e vunë sërish në torturë. Tregtari imcak ish bërë kockë lëkurë, nuk përballoi më, honi shumë shpejt u shtrydh dhe u zbërthye. Komanda e qarkut urdhëroi mua dhe Reshatin të shkonim ta gjenim dhe ta sekuestronim.
Gjithçka ndodhi shumë shpejt, sa hap e mbyll sytë. Trokitën me potere çokun e bronztë të fiksuar në portën e rëndë me dru are. Derën na i hapi i biri i Ndinit dhe e reja, të dy ishin të verdhë dyllë më fytyrë dhe të llahtarisur. Pa u thënë gjysmë fjale i shtymë pas derës dhe hymë me vrull në shtëpinë e madhe, të ftohtë dhe të boshatisur. Informacioni ish i përpiktë. Hë, hë, druri vëlla ka dalë nga xheneti, nuk ka me të dëngla e mëngra. Rrëzuam me kazmë disa tulla e kur po zgjatesha të merrja kutinë e argjende që gjetëm të fshehur në cepin e majtë të vatrës dëgjova zërin e përgjëruar të nuses bukuroshe të veshur me mëndafsh:
-Ju lutem vetëm këtë mos ma merrni, është prika ime.
Më pas u dëgjuan klithma të trishtuara dhe qarje me kuje. Me bisht të syrit pashë disa duar që u ngutën për të ma rrëmbyer kutinë e argjend. Me rrëmbim dhe instinktivisht lëviza djathtas për tu shmangur, këmba e drunjtë nuk mu urdhërua, humba ekuilibrin, u rrëzova. Atë çast dëgjova disa krisma gjëmuese revolveri, dy trupat e çiftit të ri u këputën si të prerë me kosore dhe u dergjën përdhe, të mbytur në gjak, një metër larg meje.
Ndjeja dhembje në këmbën e prerë, proteza kish lëvizur prej vendit duke më shkaktuar gjakosje.
-Nuk vritet njeriu për një copë kuti o Reshat,- i thashë me inat. Vendosa gjurin e këmbës së shëndoshë dhe bëra të ngrihesha. – Këta të gjorë nuk mundën as të më preknin. Rrëzimi ndodhi prej kësaj dreq këmbe.
-Nuk të prekën,- bërtiti me sa kish në kokë Reshati.
-Jo, nuk më prekën.
- Punë dreqi. Përse nuk të prekën? Tani më thua mua që nuk të prekën! اfarë tu bëjmë këtyre borgjezëve që po përpëliten akoma?!
-Ti hapje sytë,- iu shkreha,- duhet të jemi të matur. Njeriu nuk është krimb.
Reshati ngriti supet.
-Hëm, ti hapja sytë! Duhet të jemi të matur, hë! Ja që nuk jemi të matur, jemi të rinj, na zien gjaku në damarë,- ia bëri Reshati, futi koburen në brez dhe shtrëngoi rripin e pantallonave.
-Dhe këta që dergjen përdhe janë të rinj si ne,- i thashë.
-Këta janë reaksionarë, tregtarë, s’janë si ne. ا’u bë u bë. Hajt të bëjmë një raport për ngjarjen, për rrezikshmërinë e paraqitur prej tyre, ta firmosim të dy dhe ta dorëzojmë në komandë,- mërmëriti Reshati me sytë e ngulur tek nusja e re. Penuari i saj i mëndafsh i ish zbërthyer, shkalafitur, përlyer me gjak. Ajo ish vetën në të linjtat gati të tejdukshme.
-Borgjezja e dreqit edhe pse e cofur ka një zbehtësi provokuese marramendëse,- mërmëriti Reshati.
I biri i Ndinit, imcak si i ati, sy zgurdulluar po jepte grahmat e fundit.
U ngrita me vështirësi dhe u ula në stolin aty pranë. Reshati me kureshtje të madhe hapi kapakun e kutisë të gdhendur në ar dhe rrëmoi një copë herë aty.
-اfarë takëme janë ato o Reshat?- e pyeta.
-Rraqe të poshtra borgjeze. Rangulla të ndyra, si ato që mbajnë zuskat nëpër bordello,- ia bëri Reshati dhe mbylli kutinë.
-Ma jep kutinë ta shoh,- këmbëngula.
Reshat Meçka me pishman më zgjati kutinë ku në të ishin gdhendur dy engjëllushë të artë. Kutia brenda ish veshur me kadife të butë, të kuq dhe në të kish unaza të çmuara, xhevahire dhe byzylykë vezullues, më shumë më tërhoqi vëmendjen një unazë e trashë floriri me gur blu rrezatues. Nuk kisha parë në jetën time sende të tilla shkëlqimtare. Reshati nuk më la ti sodisja gjatë, ma tërhoqi kutinë me sytë që i zverdhonin prej lakmisë dhe e futi në çantën ushtarake.
U përpoqa të fiksoja protezën e drunjtë pas cungut të këmbës së lënduar, u shtrembërova më dysh prej dhembjeve, ishte punë që s’bëhej.
-Hajt të çoj në spital,- tha Reshati.
- Jo, jo, në fillim çojmë kutinë në komandë, pastaj do kthehem të mjekoj këtë dreq cung në spital,- thashë ne inat dhe vështrova me dyshim drejt tij.
Sa herë bëheshin kontrolle dhe bastisje në shtëpitë e tregtarëve, e zbulonim qypa të groposura me florinj të madhësive të ndryshme, shokët na i jepnin mallin e sekuestruar në besim, për ti çuar në komandën e qarkut e të cilat ishin pa inventar.
‘Qelbësirat, groposet floriri, djersa, mundi i popullit. Paraja është krijuar për ti shërbyer njerëzve, të blenë me to ushqime dhe veshmbathje, jo të fshihet vrimave, grindej Reshati, vështronte me kujdes rreth e rrotull dhe përlante me lezet disa monedha dhe i fuste me nxitim në xhep.
‘اfarë bën o Reshat, i thosha, florinjtë e sekuestruara i përkasin popullit fukara.
‘Pse unë e ti, a nuk jemi popull fukara, ma kthente Reshati, të ëmën s’ ëmës, nuk ua kemi ditur asnjëherë lezetin këtyre verdhushkave të qelbura. Merr e ca ti se nuk përmbyset bota.
‘Janë të popullit o Reshat, të thashë,’ këmbëngulja.
‘He, he, populli nuk e la këmbën në luftë, ti e le, ma kthente Reshati dhe përdridhte buzët e trasha, po dëgjo, kafshoje gjuhën përpara se të flasësh.’
Reshat Meçka hodhi çantën ushtarake në shpinë me kutinë me takëmet e çmuara borgjeze dhe i fërshëlleu një karroce që qëndronte e mbrehur në cep të kinemasë Maxhestik.
-Hej, eja shpejt këtu, shtjere menjëherë këtë shokun në spital.
Reshati pa u vënë veshin kundërshtimeve të mia, më ngrit peshë dhe më hipi në karrocën e pistë dhe pa më përshëndetur, me hap të shpejtë ktheu bërrylin e postës së vjetër…

اfarë bëre o Reshat Meçka!

Nuk doja ti zgjoja, ti shkundja prej pluhurit të gjatë, ti kujtoja, ti risillja nëpër mend dhe më në fund… Ah më në fund, të vija në lëvizje buzët e holla të rrudhosura e të hapja gojën. Në kamaren time të holluar kanë mbetur si bedena të një kështjelle të çakërdisur, të sfilitur prej kohë zgjatjes, vetëm tre dhembë të përparmë, të poshtëm, të verdhë, gjysmë të kalbura në pritje të rrëzimit të paralajmëruar. Dhe aty tek tuk, nëpër të, si të kërkosh nëpër rrënoja, mezi dallohen rrënjët e dhëmbëve dhe dhëmballëve të thyera.
Nuk doja kurrsesi ti përmendja o Reshat Meçka. Nuk mund të them që isha unë, me ndërgjegjësimin tim, por ishe ti me të tjerët që me megalomani dhe moskokëçarje më shtytë dhunshëm, shkallmuat derën e ronitur të së djeshmes ku qëndronin të fshehura, të groposura. I shtrënguat me forcë, i shkundët, por u ngeli ndër duar myku dhe u mbyti kalbësira. اuditërish u dëgjua rropamë e madhe, duhej të ishit shurdhuar veshët ndaj nuk dëgjuat shungullimën që u ngrit së thelli, si një uragan dhe që tronditi trupin tim të munduar.
Kisha vendosur përfundimisht të mos i rikthehesha, një të pakthyere, ngaqë analizat e stërholluara, në tehun ndryshkur të vetmisë shpesh herë janë thikë të mprehta me dy presa. Le të qëndronin atje ku kishin mbetur, duke mbartur me vete shembjen dhe harrimin shumëvjeçar.
Jo nuk mundesha të doja o Reshat Meçka, nuk mundesha…
Sa vite kanë ikur qysh atëherë, shumë e shumë vite. Kanë rrjedhur ujëra të kthjellëta e të turbullta nëpër shkëmbinjtë e thepisur, në ultësirat, rrëpirat dhe zigzaget e jetës. Janë ndërruar stinët, festuar përvjetorët, kongreset dhe planet pesëvjeçarë. Unë jam ai që isha me trokëllimën e çakërdisur të hapave të mia në kalldrëm, pa ndryshime të qenësishme, vetëm më i mplakur. Po ajo shtëpi, muri i kopshtit në krah të rrugës që shembet çdo vit kur fillojnë reshjet. Dikur rrogëtar i vogël, në fabrikën e qelqit, fryja dhe numëroja vazo e shishe, me përparësen e zbardhur e të përcëlluar deri në fund të këmbëve. I pandryshueshëm, i vendosur, i sertë, kokë mushkë, i sinqertë, i betuar.

Kur isha i ri, pesëmbëdhjetë vjeç dola në mal me shokë për të luftuar armikun, sikur do shkonin për piknik, me pantallona të shkurtra dhe këmishë të hollë pambuku. Nata në mal ish e ftohtë, nuk mund të flija. Zbrita poshtë në stan, çobani plak më dha disa tesha të vjetra por që ishin të ngrohta. Në pritën e parë të qafës së Lamës, disa partizanë të vjetër të fshehur pas një shkëmbi, bërtitën, o burra të hidhemi në sulm mbi ta, dhe pa e zgjatur shumë u shkëputa me vrull prej llogores ku isha, u hodha në sulm i pari mbi ta. Mu bë sikur nuk isha unë, djaloshi pesëmbëdhjetë vjeçar, por një krijesë në shpërthim, më rrëmbeu magjia dërmuese e luftës. Ngado breshëri, shpërthime, shkëndijime, flakërima, e sa hap e mbyll sytë u gjenda i shtrirë përdhe. E kisha ngrënë një cifël të madhe murtaje në këmbë. Isha shumë i ri dhe nuk dija se çfarë ish frika dhe kërcënimi real i vdekjes shkaktuar prej luftës. Këmba mu gangrenizua. Më thanë duhet ta presësh këmbën mbi gju, ndryshe do vdesësh.
‘Duhet prerë këmba?’ pyeta për siguri e sikur bëhej fjalë për dikë tjetër.
‘Po, duhet prerë,’ më thanë.
‘Prijeni,’ u thashë.
‘Por ne nuk kemi narkozë, dhe as sharrë operacioni, veç sharrë druri,’ më thanë.

Mblodha supet dhe u shtriva. Prerja e këmbës nuk ish lojë por një torturë e vërtetë. Sharra preu me shpejtësi lëkurën dhe venat e para. O zot çfarë dhembje! Klitha, të çmendur, me gjithë mend e keni të prisni një këmbë me sharrë druri. Hiqeni atë sharrë, zhdukuni më lini të vdes, të poshtër, por ish tepër vonë. Fillova të bërtisja, të shaja, të kërcënoja, të ulërija, të këndoja me shpirt ndër dhembë, për të përballuar dhembjet e tmerrshme, sharra prej druri po hynte thellë në kockë, më pas, nuk kujtoj asgjë, humba ndjenjat.

U rrëzova, u ngrita me qindra herë, u gjakosa, qava prej dhembjeve në qoshe të shtëpisë, në vetmi, derisa u mësova të çapitem si lavjerrës, në këmbë, me këmbë të dhunshme të drunjtë dhe asnjëherë si të tjerët.
Trokëllinte këmba ime e drunjtë në kalldrëmet e rrugicave të ngushta. Bashkëqytetarët mërmërisnin nën vete, po vjen invalidi me këmbë druri dhe më hapnin rrugë. Kujtoja se ish respekt për merita lufte. I mëshoja më tepër këmbës së drunjtë me krenari gati qesharake. Nuk mund ta kuptoja se pas respektit të shtirur, fshihej keqardhja, mëshira. Më në fund gjeta Anjëzën, vajzë të urtë fshati, krijova familje në shtëpinë e të parëve, poshtë rrugës. Anjëza mu bë krahë, më ndihmon të heq dhe të vë këmbën e drunjtë dhe në gjithë punët e shtëpisë dhe më dhuroi një djalë. Ndërkohë përpara syve të mi rriteshin, burrëroheshin, ngriheshin në pozitë dhe përmbyseshin shumë veta prej radhëve tona. Nuk më vinte keq për ta, për mendimin tim merrnin atë që meritonin, firot janë të pranueshme, vetën flamurin e fitoreve të mbanin lart. Atje lart sipër mbi re ku qëndronte i madhi, e besoja dhe isha i bindur që atje lart ishte përsosmëria dhe nuk bëheshin kurrë gabime.

Dhe ti o Reshat Meçka, ashpri, i zellshmi, me ballin lart, ishe i kudo ndodhur, me betimin ndaj idealit dhe përkushtimin shembullor.

Dikur më quanin: i ‘përbetuari’ tani duke nënqeshur pëshpëritin pas shpine: ‘sakat-fanatiku i mjerë,’ por nuk është e vërtetë. Njeriu e ka një moral, nuk jam mësuar të kërcej si karkaleci. E dua dhe e mbaj në shpirt idealin tim. Paçka se të tjerët e pështynë e shkelën e flakën si lëvere. Siç e shihni tani jam pensionist i varfër. Kur më mbarohen të hollat pa mëdyshje shënoj emrin në listën e bukës. Shitësja bukuroshe më vështron me trishtim dhe mbledh buzët e plota si dy kokrra qershie. Nuk i mërzitem sepse çdo ditë ndjej përdredhjen e buzëve pas shpine. A nuk është e neveritshme e deri ku mund të shkojë marrëzia e njerëzve?
Ndërkohë rrëgjimi im është më i dukshëm. Jam bërë si kosore e ndryshkur, lënë në harresë, diku në cep të haurit. Vërtitem si kërmill në shtëpinë që gjendet poshtë rrugës, që mbart lagështirë. Muri mbajtës nën rrugë, shëmbet çdo vit kur fillon lagështira dhe prej peshës së rëndë të makinave që janë shtuar shumë këto vitet e fundit. Dikur ashtu çalë-çalë, pastroja dherat, hiqja gurët mënjanë dhe e ngrija murin e rrëzuar. Vitet e fundit murin e rrëzuar e ngre djali im Xhuvi duke sharë dhe grindur. Unë nuk i flas, e çfarë ti them. Djali punon tornitor me turne dhe lodhet shumë…

Nuk doja të gërmoja, të hapja monopatin e thellë, të mbuluar qyshkur prej dherave, fletëve të kalbura, karthjeve të thata, luleve, përmbysjeve, rrëmbimeve, shpronësimeve, fjalimeve, dekorimeve, premtimeve, dëshirave, ëndrrave të stisura të përfunduara në sirtar. Ky monopat ka humbur së qëni është ngjeshur bërë gur prej mjeteve të rënda dhe hapave, marshimeve, paradave dhe zboreve të qindra e mijëra vetëve.
Më falni o njerëz të duruar, gjithsesi po e shtoj me dhimbje dhe trishtim, në kllapa të trasha: (Tashmë askush nuk ka më moral, por është karavidhe.) Ndërsa zëri brenda vetes, edhe pse është zë plaku të shastisur, pëshpërit, më sukullit veshët çdo ditë se njeriu asnjëherë nuk ka pasur moral, të gjitha kanë qenë gjoja de, përshpirtje të moralit. Dua ta përzë zërin brenda vetes. Kruaj veshët me inat, të cilat më janë bërë llapushë, por zëri i dytë nuk pranon të bindet e të largohet. ثshtë bërë zë i fortë, i bezdisshëm, aq sa më shurdhon, më ka shkatërruar përfundimisht gjumin dhe shëndetin…

اfarë bëre o Reshat Meçka!

Përse më dole përsëri përpara o Reshat Meçka pikërisht tani kur më është mërzitur tmerrësisht vetja. Kur po më ha dhe më kruan i gjithë trupi prej marazit. Shko ore tutje, qyteti ka boll trotuare ku mund të ndalosh makinën. Ti Reshat Meçka më vështrove me indiferentizëm nga lart poshtë, ngrite krahun dhe shtrove me madhështi ato pesë qime të lyera me bojë, ku në gisht të shkëlqen unaza e artë me gurin e çmuar vezullues të viktimave. Unë u zbytha më thellë sikur u hyra brenda në murin me suva të thërrmuar. Ndoshta mund të jem përpirë prej imazhit të ngjyrosur të xhamave të mëdha. Dua të bërtas në kupë të qiellit. Nuk të hyri asgjë gjemb në këmbë o Reshat Meçka. Kërceve si karkalec nga një magazinë në tjetrën, nga një shef kuadri në anëtar byroje. Në gërmadhën e vjetër të Naumit, tregtarit të pushkatuar ndërtove shtëpi elbasanase, me oborr të madh përpara dhe prapa. Por tani o Reshat Meçka me ndryshimin e sistemeve e ndërtove shtëpinë trekatëshe, i nxore takëmet e borgjezëve të dikurshëm, unazat dhe xhevahiret e fshehura dhe hape dyqanin e bizhuterive në qendër të qytetit.

اfarë bëre o Reshat Meçka, përse nuk u zbythe tutje!

Por ti dreq Reshat Meçka më shpartallove dhe njëherësh më shkunde trupin tim të drobitur me gjithë lecka. Unë jam ai që isha, djalosh idealist plot ëndrra dhe dëshira të pambukta, që hëngra ciflën e granatës në pritën e parë. Përballova dhimbjet e tmerrshme kur mu pre këmba me sharrë druri pa narkozë.
E kupton o Reshat Meçka, o qen i biri i qenit se çfarë po ndodh me mua! Në çfarë luftë rraskapitëse jam me veten. Në ketë botë të flamosur nuk e di a ec apo zvarritem, por kaq di, që jam kokulur si dikur, kam qenë dhe mbetem i ndershëm, me merakun e përhershëm të rrëzimit të papritur, duke hequr këmbën e drunjtë zvarrë. E di ti o pusht, që nuk mu ndanë asnjëherë radhët e gjata, e shpesh kur më mbaron pensioni marr bukë me listë, zvarritem si një breshkë e vjetër, duke tërhequr pas vetes protezën e plasaritur dhe të drunjtë.
E kupton o Reshat Meçka, o biri i bushtrës. Si kërmill po ec, po shkoj të marr pensionin tim skandaloz. Jo, nuk jam kërmill dhe nuk do jem kurrë kërmill deri në frymën e fundit. Jam njeri dreqi ta marrë, me gjak dhe rremba, që kam një zemër, të thjeshtë, të mplakur, të lodhur, të drobitur. Ndërsa ti o Reshat Meçka nuk je njeri, por je lubi, oktapod, përbindësh, dreqi me brirë. Nuk e di, në jam naiv, i trashë nga mendja, i luajtur nga fiqiri, apo pleqëria dhe rrëgjimi i halleve më ka katandisur për ibret të zotit, në një thes të vjetër me byk e kashtë. Por përsëri ta them me bindje o Reshat Meçka që jam njeri. Ndoshta e mira e shumëvuajtura ime Anjeze e djali im Xhuvi kanë të drejtë dhe kjo kaploqja ime e shkretë nuk do të bindet, për djall ka mbetur qytyk, me mendime të prapambetura si më parë.
Kam një brengë dhe një dert të madh, më shumë se ujërat e lumenjve, liqeneve, deteve dhe oqeaneve, ndaj ju lutem shumë more vëllezër, në keni mëshirë, mos e mundoni këtë plak të rrëgjuar, ma thoni:
اfarë ndryshimi ka, nga partizani i dikurshëm Reshat Meçka dhe shokët e tij, që gjoja luftuan për liri, drejtësi, barazi. Tashmë këta malukatë i sheh të krekosur, të pasuruar, të pangopur dhe prej atyre të mjerëve, klasës që e quajtëm të përmbysur, gjakpirës, tregtarë të poshtër, katilë, të cilët i shpronësuam, i përndoqëm, i burgosëm, i vramë pa mëshirë si të ishin kakarroçë?

Më dëgjoni? Po e përsërit, ne u përpoqëm ti shfarosnim me zjarr dhe me hekur, ata që me mund në qindra vjet, në brezni, vunë kamje dhe pasuri, luftuan për komb dhe atdhe. Ndërsa ti Reshat Meçka me shokë qysh në fillim tradhtuat idealin, gjakun e të rënëve, vodhët, u pasuruat brenda një nate, jeni më të keq se të këqijtë. Cilët kanë qenë dhe janë katilë dhe rezilë, ata që u munduam ti shfarosnim me zjarr e me hekur, apo jeni ju Reshat Meçka me shokë?
Oh, ju lutem, ju lutem shumë zbërthejeni fillin e këtij lëmshi të koklavitur, më thoni, më tregoni, mos më mundoni. Siç e shihni jam plak, me një këmbë, mund të vdes shumë shpejt dhe fatkeqësisht do marr me vete në atë botë, në varr, padijen, naivitetin, ndershmërinë e një veterani sakat të dalë mode?
Më besoni as vetë nuk di se çfarë kërkoj. Nuk e di kujt ti drejtohem, kujt ti hapem; vetes, miqësisë, njerëzisë në qoftë se do mundimin të më përgjigjen. Ti kthehem marrëzisë, çmendurisë? Kujt?! Kudo është shurdhëri. Nuk e di…nuk e di…nuk e di…

Kristaq Turtulli
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: Pensionisti me këmbën te drunjtë .

Ndryshimi i vetem i librit "perseri ne kembe" eshte se dino personazhi kryesor i gjymtuari real ne ndertimin e hekurudhes tr elbasn jo vetem pati vullnet ta ndryshoj jeten e tij deri ne gdhendjen e kembes ... perfeksionizmit cdo nate e dite te nje cop druri te kumbulkes ne oborr... dhe nuk kerkoj pension ...as medalje kerkoj nje te neserme...arriti te ndertoj nje te nesme e cila i dhuroj nje bote ....nje bote qe qendroj ne kembe!
 
Top