• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Pas “Syrit të Kaltër”, jepet me qira pista e skive në Dardhë të Korçës për 102 euro në muaj!

Pas “Syrit të Kaltër”, jepet me qira pista e skive në Dardhë të Korçës për 102 euro në muaj!


Pista e skive në Dardhë të Korçës, një nga atraksionet turistike kryesore në Dimër, do të jepet me qira! Bashkia e Korçës ka shpallur njoftim në Agjencinë e Prokurimit Publik, ku kërkon firma dhe individë privatë që të marrin me qira këtë pistë, dikur destinacioni kryesor i të gjithë Shqipërisë.
Gazeta SHQIP ka siguruar sërish ekskluzivisht dokumentet e tenderit dhe vendimin e Këshillit Bashkiak të Korçës, për këtë pasuri publike. Nga verifikimet e para rezulton se çmimi i dhënies me qira i kësaj pasurie është vetëm 102 euro në muaj. Pra, sa vlera e një dite që një familje shpenzon në zonën e Dardhës në Korçë për të pushuar.
Shpeshherë, Komiteti Olimpik Shqiptar, ka kërkuar me ngulm nga ministria e Arsimit dhe Sportit që të vërë dorë në këtë pistë, me qëllim krijimin e një federate dhe mirëmbajtjen e saj, pra me lekët e ndërkombëtarëve. Por, pushteti lokal preferon që më mirë tua japë privatëve, me një çmim qesharak, që mund të jetë i përballueshëm nga të gjithë.

Në muajin shtator të këtij viti, sipas një vendimi të Këshillit Bashkiak të Korçës, u miratua dhënia me qira e fondit pyjor me sipërfaqe prej 2.13 hektarësh në pronësi të Bashkisë së Korçës. Sipas saj, dhënia me qira bëhet për veprimtari turistike dhe mjedise sportive, pasi në këtë sipërfaqe është edhe pista e skive në Dardhë të Korçës. Ky këshill vendosi që të miratojë fillimin e procedurave për dhënien me qira, ndërsa u përcaktuan edhe vitet: nga 6 deri në 10 vite.
Në dokumente thuhet se vlera fillestare e dhënies me qira e kësaj pasurie është 159 mijë lekë të reja në vit. Nga një llogaritje e thjeshtë rezulton se fituesi do t’i paguajë Bashkisë së Korçës 102 euro në muaj. Pra, një vlerë qesharakë për një nga pasuritë më me vlerë në Shqipëri.
Një vit më parë, në këtë pistë ka qenë edhe zv.ministri i sportit Rauf Dimraj, i cili kërkoi që sporti i skive të rikthehet në Shqipëri. Ndërkohë, kreu u KOKSH, Viron Bezhani, pas organizimit të kampionatit të skive nga një privat, tha se ky organizim privat në Dardhë është një shuplakë e mirë për shtetin, i cili duhet të investojë më tepër në këtë sektor.
Por, edhe pas këtyre deklaratave, Bashkia e Korçës preferoi që këtë pasuri t’ia japë privatit me një çmim qesharak, në vend që këtë pistë ta përdorin sportisë shqiptare dhe të huaj.
Kjo nuk është hera e parë që pasuritë publike, jepen me qira për shuma qesharake. Pak javë më parë, Gazeta SHQIP, denoncoi sesi “Syri i Kaltër” po jepej me qira për vetëm 600 euro në muaj. Pas publikimit të këtij skandali, qeveria reagoi pozitivisht duke e anulluar këtë tender.






Copyright Gazeta SHQIP
 

Comments

Atij qe e ka ble me 102.00 Euro ne muaj i jap 5,000.00 euro qe te ma leshoje mua me qera. :D
 
Top