• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Partia e Fortë shpall fitoren në Prishtinë

Love

βeℓℓe â๓e
Pas mbylljes së vendvotimeve në Prishtinë, "Kryetari Legjendar" i Partisë së Fortës, Visar Arifaj ka shpallur fitoren në Komunën e Prishtinës.



Ai shpalli fitoren gjatë një konference për media “ku kjo Fitore vjen nga nënkryetarët e kësaj partie që vijnë nga terreni”.
Sipas tij, ata kanë fituar më së shumti vota në lagjet më të mëdha në kryeqytet. Ata deklaruan zyrtarisht edhe zgjerimin e partisë në të gjitha komunat e Kosovës. “Vëzhguesit tonë në terren sapo na konfirmuan fitoren e bindshme të Partisë së Fortë, me një përqindje afër asaj të cilën e kemi parashikuar.

Kjo është një fitore historike për Republikën e Kosovës, ndërsa unë dhe nënkryetarët e Partisë së Fortë nesër fillojmë rrugëtimin tonë të shkurtër drejt milionave. Me pushtetin e fituar, PF do të filloj menjëherë me përmbushjen e planprogramit të saj.

Hapi i parë është natyrisht renovimi i zyrës time dhe vendosja e portretit tim në të gjitha institucionet komunale. Megjithatë, ne presim që rezultatet të legjitimohen edhe nga KQZ.”, tha Arifaj.
kosova-sot.info
 
Top