• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Parashikimi “i frikshëm” i The Simpson, zbuloi përhapjen e koronavirusit?

Seriali mjaft i njohur amerikan “The Simpson” që tregon jetën e një familjeje në SHBA është i njohur për një sërë parashikimesh për ngjarje të ndryshme të ndodhura në Amerikë, por edhe në mbarë botën.
virusi1.jpg


Duket se këtë herë, “The Simpson” kanë parashikuar edhe koronavirusin, e këtë e kanë bërë në një skenë të serialit, të filmuar në vitin 1993. Në këtë episod, që korrespondon me sezonin e katërt, shfaqet një sekuencë në të cilën një punëtor japonez, nga qyteti i Osaka, kollitet para një kutie drejtuar Homer Simpson, dhe i kërkon të mos thotë asgjë në lidhje me shqetësimin e tij.
Pas 6 apo 8 javësh, kutia mbërrin në destinacion, ndërsa kur Homer e hap atë, prej kutisë fillon e shpërndahet një mjegull jeshile, që shkaktoi një sëmundje të rrallë tek Homeri. Në serial, kuti të tilla marrin edhe banorë të tjerë të Springfield, duke e përhapur epideminë.

Coronavirus 2019-nCoV u zbulua për herë të parë në dhjetor 2019 në qytetin kinez Uuhan, një qytet i banuar nga 11 milion njerëz, e sëmundja besohet se është e lidhur me konsumin e ushqimit të detit dhe peshqve. Të prekurit kanë ethe dhe lodhje, të cilat shoqërohen me kollë të thatë dhe gulçim.
Në raportin e fundit të publikuar nga autoritetet shëndetësore në Kinë, tashmë ka 25 vdekje të konfirmuara në atë vend dhe numërohen 830 raste të konfirmuara. Aktualisht ka raste të dokumentuara në Shtetet e Bashkuara, Japoni, Tajvan, Singapor, Korenë e Jugut, Kamboxhi dhe Vietnam.


(d.xh/ Balkanweb)
 

Comments

ja fusin kot, shif cben media

dihet qe bota gjithmone kercenohet nga viruset epidemite pandemite dreqi me te birin. Clidhje kane simpson me Coronavirus kot fare
 
Disa zera thon se vete e kan nxer kete grip.arsyjet ata i din me mir😳ama nuk kam mundur ta shikoj nje te semuer se si po reagojek ne ato momente..
Zot runa ..se eshte shpernda deri ne australi..
 
po pse a ska pas rene me para kolera ta zeme? thejsht skishte media. Ore kto luftra viruse e termete me vullkane kane egzistu perhere e bota nuk eshte shuar.

para 4 vitesh ra mushkonja Dengi ne azi juglindore. tani ka shku virusi.
nothing unusual.
 
Seriali mjaft i njohur amerikan “The Simpson” që tregon jetën e një familjeje në SHBA është i njohur për një sërë parashikimesh për ngjarje të ndryshme të ndodhura në Amerikë, por edhe në mbarë botën.
Shiko fotografinë 1712542

Duket se këtë herë, “The Simpson” kanë parashikuar edhe koronavirusin, e këtë e kanë bërë në një skenë të serialit, të filmuar në vitin 1993. Në këtë episod, që korrespondon me sezonin e katërt, shfaqet një sekuencë në të cilën një punëtor japonez, nga qyteti i Osaka, kollitet para një kutie drejtuar Homer Simpson, dhe i kërkon të mos thotë asgjë në lidhje me shqetësimin e tij.
Pas 6 apo 8 javësh, kutia mbërrin në destinacion, ndërsa kur Homer e hap atë, prej kutisë fillon e shpërndahet një mjegull jeshile, që shkaktoi një sëmundje të rrallë tek Homeri. Në serial, kuti të tilla marrin edhe banorë të tjerë të Springfield, duke e përhapur epideminë.

Coronavirus 2019-nCoV u zbulua për herë të parë në dhjetor 2019 në qytetin kinez Uuhan, një qytet i banuar nga 11 milion njerëz, e sëmundja besohet se është e lidhur me konsumin e ushqimit të detit dhe peshqve. Të prekurit kanë ethe dhe lodhje, të cilat shoqërohen me kollë të thatë dhe gulçim.
Në raportin e fundit të publikuar nga autoritetet shëndetësore në Kinë, tashmë ka 25 vdekje të konfirmuara në atë vend dhe numërohen 830 raste të konfirmuara. Aktualisht ka raste të dokumentuara në Shtetet e Bashkuara, Japoni, Tajvan, Singapor, Korenë e Jugut, Kamboxhi dhe Vietnam.


(d.xh/ Balkanweb)
Eshte mjaft interesant, ky film vizatimor e ka parashikuar dhe ardhjen e trump si president gjithashtu dhe sulmet e kullat binjake. Ndoshta me von I gjej si video dhe ju a lishoj.
 
Top