• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Paraqitja e Shqiperise!

ricky_ch

******
Titulli: Paraqitja e Shqiperise!

Shpresojmë edhe një a dy më tepër....
 

C3nI

Anëtar i Nderuar
Titulli: Paraqitja e Shqiperise!

Me ne fund arritum golin . Tani na duhet edhe nje gool per te shpresuar me shume .
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Paraqitja e Shqiperise!

Shqipëria në delir, kuqezinjtë mbyllin me fitore pjesën e parë



Ka qenë minuta e 43’ kur sulmuesi kuqezi Armando Sadiku ka shënuar golin e parë për kombëtaren shqiptare në një Europian.

Një gol me shumë vlerë, pasi do ta rëndiste Shqipërinë në vendin e tretë me 3 pikë në grupin A, çka do të krijonte mundësitë për kualifikim.

Të parët që kanë goditur portën kanë qenë rumunët, por asgjë për t’u shqetësuar pasi Berisha ka ndalur topin pa problem.

Por rastin e parë të pastër e ka pasur Lenjani, i cili me portën e boshatisur ka goditur mbi traversë.

Pak minuta më pas kanë qenë sërish kuqezinjtë të cilët kanë pasur një mundësi të artë, ka qenë Memushaj i cili shumë pranë zonës së vogël në një pozicion të vështirë ka preferuar të godasë portën e jo të pasojë.

Por ai që nuk ka falur, ka qenë Sadiku i cili ka përfituar nga një kros i mirë për të dëeguar me kokë topin në rrjetë.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Paraqitja e Shqiperise!

Duam gol, duam gol
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Paraqitja e Shqiperise!

Fitorrrrrrrreeeeeeeeeeeeeeeeeee zemerrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrraaaaaaa joneeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

#Shqiperiaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Paraqitja e Shqiperise!

Mother fucker ciu, ciu, ciu Rumania
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Paraqitja e Shqiperise!

Shyqyr me ne fund se na doli zemra vendit! Bravo Shqipe! :shqip::shqip:
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Paraqitja e Shqiperise!

Urime Shqiperi, uroj e inshallah shkojme me tutje !
 

Vvetoni

Larguar
Titulli: Paraqitja e Shqiperise!

Hej a e dini sa mirë është me qenë shqiptar? Khuu Shqipni e dashni.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Paraqitja e Shqiperise!

Kte Ajetin e duaaaaa! Kaq!
 

Guest20

Offline✌
Titulli: Paraqitja e Shqiperise!

Fitorja 1 – 0 e Kombëtares ndaj Rumanisë i jep shpresë kuqezinjve për të qenë në fazën tjetër, por gjithsesi duhet të presim deri të mërkurën.

Formati i ri i lejon 16 ekipeve nga 24 finalistë të vazhdojnë në turin me eliminim direkt. Golavarazhi mbetet ende negativ, minus 2, por gjithsesi duhen pritur ndeshjet e fundit të secilit grup. اdo humbje e vendve të treta është në favorin e Kombëtares, madje edhe çdo gol i pësuar prej tyre.

Më tej shkojnë 4 vendet e treta me rezultatet më të mira. Për momentin ka dy ekipe të pozicionura të tretat si Portugali, اekia dhe Suedia me më pak pikë.

Irlanda e Veriut dhe Sllovakia e kanë diferencën e golave më të mirë. Fati në këtë rast duhet të jetë me Shqipërinë, që të vijojë të jetë në finalet e para të Europianit në historinë e saj. /TV KLAN
 

ZHIGO

wish me well...
Titulli: Paraqitja e Shqiperise!

Bravo çunat ,

deri ketej na kan nderuar , i bom jevgjit me fol shqip hehe . A çna u kenaq zemra sot !!!

Hajde lart e me lart shkofshim!
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Paraqitja e Shqiperise!

Shqiponjat tona luajtën me zemër dhe me gjak. Sadiku firmosi hyrjen e Shqipërisë në histori. Ishte minuta e 43’ kur koha ndali për këdo, teksa një gjë mes reales dhe ireales na la të habitur. Shqipëria po kryesonte dhe e meritonte deri në fund. Sido që të shkojë fati me grupet e tjera, dhe do kualifikohemi apo jo si e treta më e mirë (shancet janë reale), Shqipëria ja doli të rrëmbejë një rezultat historik, me Sadikun që insistojë deri sa e futi atë top të mallkuar në rrjetë. Bravo Shqipëri, na bëre të përshkruajmë emocione deri në drithërrimë.

Lojën e dominuam dhe e tejdominuam. Kishim mundësi të shënonim edhe një gol të dytë. Ata vunë zemrën në fushë. Ata kishin një vetvendosje saqë kishin për të mundur edhe skuadrën më të fortë të botës. Tani me shpresën nga zoti (dhe logjika, pasi mjafton të kemi rezultate logjike) për rezultatet e tjera, mund të themi me gojën plot që e fituam kampionatin tonë. E fituam me një zemër të madhe sa të gjitha trojet shqiptare që kjo skuadër përfaqëson. Sot përjetuam historinë, sot rrëzuam ikonat! U përjetësuat në legjenda futbollistë heronj! Këto shkruhen 90 minuta, por lexohen histori prej ari.

Tani Shqipëria mund të qeshë e të lumturohet dhe këtë zemër të madhe, ta përcjellim nga sporti në sektorët e tjerë të këtij kombi plot befasi. Kur jemi një, jemi të pathyeshëm, kur vendosim zemrën, nuk ka pengesë që na ndal. Shqipëria me nota madhështore shkruajti melodinë më të bukur të këtij kampionati...7
 

C3nI

Anëtar i Nderuar
Titulli: Paraqitja e Shqiperise!

Urime shqiptar !

Shpresojme qe Gjermania ta mund 4 gola difernece Irlandern e Veriut dhe qe Belgjika ta mund apo barazoj Suedin . OsE ose qe Turqia te luaj per neve barazim se paku me Ceket . Keto jane shancat e mundeshme ne menyre qe te shkojme me tutje .
 

Endrra

VIP
Titulli: Paraqitja e Shqiperise!

hu
Bravo çunat ,

deri ketej na kan nderuar , i bom jevgjit me fol shqip hehe . A çna u kenaq zemra sot !!!

Hajde lart e me lart shkofshim!
po ti vetem ketyre deutscheve di tu rrish besnik ... ste be zemra te nderrosh nje her fanel :(
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
Titulli: Paraqitja e Shqiperise!

Mu duk mua apo sot keta ishin super. Kam idene qe po te kishte perdor kete formacion De Biasi do kishim fituar edhe me francen.
 

C3nI

Anëtar i Nderuar
Titulli: Paraqitja e Shqiperise!

Mu duk mua apo sot keta ishin super. Kam idene qe po te kishte perdor kete formacion De Biasi do kishim fituar edhe me francen.
Edhe me Francen do te fitojshim po te luajshim si ne pjesen e pare . Trajneri nganjehere po ia fut kot kur po i kthen mbrapa lojtaret . Duhet te luajme me dy sulumes ndonjehere . Se sic eshte Franca me nje Sadik smund te bejme asgje .
 

Fly

Larguar
Titulli: Paraqitja e Shqiperise!

Komenti ishte me emocione dhe nuk behet fjale per pune skedinash apo bingosh.
Te siguroj me fakte qe ka lojtare qe jan grumbulluar me hater ose mik ose para si ta duash quaje... Frederik Veseli eshte i pari! Krahasohet Veseli me Gjimshitin teknikisht dhe me eksperience? Hera e pare qe ja kam degjuar emrin kur dolen listat e lojtareve pjesmarres. Gjimshiti ishte ai qe mbajti peshen e qender mbrojtesit kur Mavraj ishte i demtuar ne kualifikime... Vetem per paraqitjet qe beri ne kualifikime duhet te ishte grumbulluar! Rashica ne vend te Sadikut dhe jam i bindur qe ate top me Zvicren do e kishte ndal ne rrjet! Si mund te grumbullosh nje lojtar qe ben gol me Katarin ne miqesore? Dhe e fut titullar 2 ndeshje Europiani? Nuk ndalet,eshte i fuqishem,gjermon topin... ama rastin e tij te arte e kishte ate te shtune,ndeshjen e pare historike ne Europian!
Gashi dhe jo Salihi? Pse Gashi dhe jo Salihi qe na ka treguar qe kjo kombetare po rritet me ate golin ndaj Norvegjise ne Oslo? Salihi eshte testamenti i vjeter i sulmit tone tani per tani,dhe nuk grumbullohet vetem se nuk loz me ekipe Europiane apo Amerikane si Gashi?! Ne ato 2 rastet e Zvicres nuk ja u fal dot se keto lojtare qe jan grumbulluar quhen #Profestioniste!

Une nuk pres shume as nuk kam pritur qe te kalojm ne fazen tjeter,vetem lojtaret qe jan lene jasht me kan dhembur per arsye pazarlleqesh Shqiptaresh! Haku i tyre na zuri! Dhe me vjen mire ne nje krah se nga gabimet mesojm,ama a jan gabime lind pyetja?
Te thash qe De Biasi pavarsisht se ka arritur shum dhe ka krijuar nje grup te mire perseri ben disa gabime te pa kuptimta por qe mbase per here te pare ne historine e futbollit tone nuk diskutohet me thirrja ne kombetare per ceshtje korrupsioni.
De Biasi ben dhe gabime taktike qe na kane kushtuar shpesh here dhe pike por jane gabime trajnieri, gabim trashanik eshte dhe lenia jasht e Gjimshitit dhe marja e Veselit qe ska asnje pike llogjike apo justifikimi por jane gabimet e tij.

Sa per Salih, Rashica, Gashi etj... duhet te dish qe ne luajm me 6 mbrojtesa jo me 4, Gashi ka dal 2-3 here golashenues ne zvicer dhe ka qene nga lojtaret me te shtrenjt ne kombetaren tone 2 vjet me pare dhe perseri skishte vend ne formacion stabel. Pse? Sepse Roshi eshte si tren dhe mbulon me teper hapesira mbrojtese, Lila sdi te bej 2 pasa dhe perseri luan me teper, Gashi prap rri ne stol e Rashica ka te njejtin fat dhe arsye, ne nuk luajm ne menyre te barabarte me kundershtaret, lojtar te tille jane djegur edhe ne role te tjera mjafton te shikosh qe skemi nje AMF te mirfillte por vetem DMF apo CMF me tipare DMF.

Kace sluan sepse ska muskuj dhe pse teknikisht eshte goxha mire dhe mosha e re duhet ta avantazhonte.
Meha su mor pasi ne sluajm me nje lojtar te tille dhe pse mbase ne te ardhmen do e kerkojme nje lojtar me gjuajtjen e tij.
Rashica dhe Gashi kane thuajse te njejtat tipare, rrine vetem nga mesi fushes se kundershtarit dhe para, perseri sakrifikohen.
Lenjani eshte mbrojtes krahu i adoptuar si mesfushor pavarsisht se ne mesfushe ka dhene me teper ama kur eshte afruar ka qene nje dublikim i Agollit.
Salihi eshte lojtar zone qe kerkon loje sulmuese te furnizohet me topa per te shenuar dhe te tille kane mare Balaj qe eshte me i fizikshem dhe me i ri, perseri favorizohet Sadiku me Cikalleshin per shkak te levizshmerise, se kemi luksin te lem nje lojtar ne zonen kundershtare te presi topin.
Shala po ashtu eshte nje tjeter i sakrifikuar per shkak te pozicionit.

E per ti ren shkurt pavarsisht permirsimit te lojes dhe arritjes se europianit ne jemi akoma ekipi qe e nis lojen me mbrojtesa.

P.s: Shiko formacionin ne ndeshjet e tipit Luksemburg dhe tipit Zvicer, Ukraine etj per te ber dallimin e lojes tone.
 

Fly

Larguar
Titulli: Paraqitja e Shqiperise!

klasifikimi i 4 ekipeve te 3 me te mira deri tani.

Un kam shprese ne ndeshjen e gjermanise nese fiton me goleade dhe ne humbje te portugalise, portugalia ka individ por jo loje skuadre, rrezikon shum.
albania.jpg
 
Top