• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Paraja dixhitale Bitcoin

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
(u186u)152F44CA-BDAF-4073-89F5-C86325EF5A73_w640_r1_s.jpg


Njerëzit tani blejnë mallra, paguajnë për shërbimet, apo transferojnë para kudo në botë, duke i anashkaluar të gjitha bankat, kartat e kredit dhe shërbime të tjera financiare, madje edhe qeveritë. Gjithnjë e më shumë ata po përdorin paranë virtuale, që njihet si Bitcoin. E krijuar në vitin 2009 nga një programues i fshehtë i programeve kompjuterike, emrin e të cilit nuk e di askush, paraja dixhitale po krijon mjaft interes dhe debate.

Rreth 1 mijë e 700 biznese në mbarë botën tani pranojnë pagesën me Bitcoins. Kjo para elektronike shitet, blihet dhe transferohet njëlloj si edhe paratë tradicionale, përmes kompanive tregtare. Transaksionet kryhen pa përfshirjen e një pale të tretë, apo të qeverive.

Kjo e bën Bitcoin-in, monedhën e parë elektronike në botë, plotësisht të decentralizuar, thotë analisti për teknologjinë Jerry Brito.

“Bitcoin në fakt ka zgjidhur një problem kompjuterik, që për herë të parë, lejon vetëm dy njerëz të kryejnë transkasione në internet, pra është një veprim i decentralizuar. Nuk ekziston një kompani që të prodhonë Bitcoins, nuk kemi as një përfshirje të qeverisë, pra kemi të bëjmë me një lloj e-maili.”

Kjo e bën atë tërheqëse për kriminelët që duan të tranferojnë para fshehurazi. Por agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit kohët e fundit e mbyllën një treg të zi në internet, që bazohej tek ky sistem.

Siç thekson kryetari i Komisionit Rregullator të Fondacionit Bitcoin, Marco Santori, të gjitha transaksionet me Bitcoin mund të shihen nga të gjithë kompjuterat e tjerë.

“Bitcoin në fakt funksionon bazuar në rregulla të shumta. Personat që këmbejnë Bitcoins me para të tjera dixhitale, ose që i këmbejnë ato me dollarë, janë transmetues parash bazuar tek Akti i Sekretit Bankar.”

Besueshmëria e sistemit bazohet tek fakti se sasia e monedhës bitcoin në të gjithë sistemin duhet që të jetë përherë e shpjeguar. Kompjuterat që monitorojnë vazhdimisht transaksionet dhe i miratojnë ato, shpërblehen me bitcoins të reja. Kjo është mënyra se si i shtohen sistemit fonde shtesë, thotë analisti i tregut, Brito.

“اdo 10 minuta në ekonomi hyjnë 25, 5 bitcoins në mënyrë të rastësishme dhe ato grumbullohen, duke kontribuar tek kapaciteti i kompjuterit”.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe shumë qeveri të tjera të botës e pranojnë përdorimin e parave dixhitale, megjithëse disa zyrtarë kanë bërë thirrje që të ketë më tepër mbikqyrje. Kina kohët e fundit i ndaloi bankat e veta, por jo bizneset, që të bëjnë transaksione me Bitcoins.

Që prej fillimit të përdorimit në vitin 2009, vlera e monedhës Bitcoin ka ndryshuar nga disa qindarka, deri në afër 1 mijë dollarë. Ndërsa gjithnjë e më tepër kompani e pranojnë atë si mjet shkëmbimi për mallrat dhe shërbimet dhe ndërsa shtohet numri i përdoruesve të saj, monedha virtuale po bëhet një mjet real shkëmbimi në skenën globale financiare. //mesazhi
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Po te kishim filluar me btc (bitcoin) kur e kam postuar kete teme, sot do ishim milionera, apo jo shoku @LoSsT :p
 
Top