NeVertiti
~Kohe & Stine~
E të mos flas se te gratë ka momente të atilla kur ato ndiejnë kënaqësi, kënaqësi të madhe kur dikush i fyen, sado që, sa për sy e faqe, zemërohen. Të gjithë kanë momente të tilla; në përgjithësi, njeriu ka qejf shumë, shumë të jetë i fyer; e keni vërejtur këtë? E sidomos gratë. Mund të thuhet bile se ato vetëm prej kësaj edhe jetojnë.
Fyodor Dostoyevsky, “Krim dhe Ndëshkim”
Zoti e di se ne kurrë nuk duhet të ndjehemi të turpëruar për lotët tanë, sepse ata janë shiu mbi pluhurin verbues të tokës, pluhur i cili shtrihet mbi zemrat tona të vështira. Unë isha shumë më mirë se më parë, mbasi kam qarë – më keqardhës, shumë më i vetdijshëm për mosmirënjohjen time, shumë më i butë.
– Charles Dickens, “Great Expectations”
“Po ta jap këtë këshillë si lamtumirë, o i marrë: Atje ku njeriu nuk mund të dashurojë më, duhet të ikë në ndonjë vend tjetër.”
“E vërtetë është: e dashurojmë jetën, ama jo sepse jemi të dashuruar në të, por sepse jemi mësuar të dashurojmë. Gjithnjë ka pak çmendi në dashuri, por gjithnjë ama ka pak arsye në çdo çmendi.”
– Friedrich Nietzsche, “Kështu foli Zarathustra”
اka nëse kënqësia dhe pakënaqësia janë të lidhura me njerë-tjetrën aq ngushtë, sa që kushdo që do të dëshironte të kishte sa më shumë prej njerës, duhet të kishte gjithashtu po aq prej tjetrës – dhe se kushdo që do të dëshironte ta mësonte “ngazëllimin deri në parajsë”, do të duhet që gjithashtu të pregaditej edhe për “depresionin deri në vdekje”.
Friedrich Nietzsche
Atëherë kur të biesh në dashuri, shpresoj të jesh i lumtur me të. Nuk kam nevojë ti uroj asaj asgjë, sepse e di që ajo do të jetë e lumtur me ty. Shpresoj që qielli i juaj të jetë gjithmonë i pastërt, që buzëqeshja jote e dashur të jetë gjithmonë shkëlqyese dhe e lumtur dhe shpresoj që ti të jesh përgjithmonë i bekuar për atë moment hareje dhe lumturie që i’a dhe një zemre tjetër të vetmuar dhe mirënjohëse. A nuk është një moment i tillë i mjaftueshëm për plotënin e jetës së dikujt?
Fyodor Dostoyevsky, “Netë të bardha”
Ne nuk e dim – as sofistët, as oratorët, as artistët e as unë – çka është e vërteta, e mira dhe e bukura. Por ekziston një dallim mes nesh: edhe pse këta njerëz nuk din asgjë, ata besojnë se dinë diçka; ndërsa unë, nëse nuk di asgjë, të paktën nuk kam asnjë dyshim se nuk di asgjë. Si rezultat i kësaj, i gjithë superioriteti në mençuri, të cilin Orakulli ma ka atribuar mua, e redukton veten në një pikë të vetme, se unë jam fuqimisht i bindur se jam injorantë për atw që nuk e di.
Sokrati
Nata është më e pastërt se dita; ajo është me e mirë për të menduar, për të dashuruar dhe për të ëndërruar. Natën çdo gjë është më e thellë, më e vërtetë. Jehona e fjalëve që janë folur gjatë ditës, marrin një kuptim të ri dhe më të thellë gjatë natës. Tragjedia e njeriut është se ai nuk di ta bëjë dallimin mes ditës dhe natës. Ai i thotë natën ato gjëra të cilat duhet të thuhen vetëm ditën.
Elie Wiesel, “Dawn”
Në fakt, askush nuk është i vetëdijshëm për momentin më të lumtur, për gjatë kohës sa është duke e jetuar atë. Mund të jetë që në një moment të këqaqësisë, dikush të mendojë se është duke e jetuar momentin e artë “tani”, madje edhe nëse e kanë provuar një të tillë më herët, por pavarësisht se cka thotë, në një pjesë të zemrës së tij ai ende mendon se momenti më i lumtur ende nuk ka ardhur. Përndryshe, si do të mundej dikush, e në veçanti dikush që është i ri, të jetojë me besimin se çdo gjë mund të bëhet vetëm më keq: nëse një person është mjaftueshëm i lumtur sa për të menduar se e ka arritur momentin më të lumtur të jetës së tij, ai pastaj do të jetë mjaftueshëm i pashpresë sa për të menduar me pesimizëm se më e mira ka kaluar dhe të mos shoh arsye se përse të vazhdojë të jetojë.
Orhan Pamuk, “The Museum of Innocence”
Ajo që i shqetëson dhe u sjell depresion të rinjëve është gjuetia për lumturinë, mbi supozimin e prerë se njeriu duhet të takohet me të në jetë. Nga kjo rrjedh një shpresë koherente e rrejshme dhe gjithashtu një pakënaqësi. Pamjet mashtruese të një lumturie rrin pezull para nesh në ëndërrat tona, dhe ne më kotë e kërkojmë origjinalin e tyre. Shumë më shumë do të arrihej nëse, përmes këshillave dhe udhëzimeve me kohë, të rinjt do të mund ta çrrënjosnin nga mendjet e tyre iden e gabuar se bota ka diçka të madhe për tu ofruar.
– Arthur Schopenhauer
b;filozofia.al