• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Paragjykimi!

Monique

Inhale the future, exhale the past!
Staf në FV.AL
1601975892230.png

Jo rralle hasim paragjykime mbi femren dhe faza ne te cilat ajo kalon , duke filluar nga statusi i gjendjes civile dhe duke u perfolur mbi shume faza te dhimbshme qe ajo has.

1. E divorcuar - Ajo smund te mbaj nje burre
2. E dhunuar - Cfare kishte veshur?
3. Kur ajo nuk mund te bej femije - Eshte shterpe!
4. Kur nuk lind nje djale - Eshte faji i saj!
5. E pasur dhe e pavarur - Eshte prostitute
6. Nje femije i keq - Eshte faji i saj , ajo e ka bere te tille
7. Kur ajo zgjedh te vendosi vete per drejtimin e saj ne jete - Je vajze, eshte e veshtire te cash vete ne jete
8. Ajo eshte beqare dhe nget makinen - Askush sdo i afrohet asaj
9. Kur ajo ben ate qe do - ja shefja..
10. E pamartuar 30/40 vjec - Ajo eshte e papergjeshme
11. E martuar - Prone e te shoqit
12. Vejushe - Ajo e vdiq ate ia nxiu jeten
13. E rimartuar - Nuk mbajti zi sa duhet
14. Bashkeshort tradhetar - Eshte faji i saj , ajo e detyroi
15. Abizim ne familje - Po gruaja cben?

Me pak fjale femra ne cdo moment te saj eshte e paragjykuar , dhe gjithnje fajtorja.
Ok per gabimet e saja, por duhet te jete edhe per gabimet e te tjereve?
 
Last edited by a moderator:

Sot

Steps back !
1-i divorcuar-zdin ca eshte familja
3-ka dasht me u konsumu me ku rva poshte e perpjete
4-kujton qe ka tan boten te veten e fillojne lloj lloj mallkimesh
6-e ka llastu vete me leke e gjana
7-nuk deshi me nigju kand e shife si e psoi
8-a tu dal mas ku rvave
9-pordha madhe ky
10-njeri kot
11-ja ka fut gruja dy kamt 1 kpuce
12-ja nxiu jeten gruse e myti
13-don me e myt dhe kyt tjetren si te paren
14-u ba ky ...ka tan ate pele ne shpi e shkon me tjera gjasme ca i duket vetja

sic ka per femren ka dhe per mashkullin....e rendesishme asht qe fjalet te hyjne nga njeri vesh e te dalin te tjetri....askush nuk e ka jeten e projektume
 
Amara_La_Negra

Antarë i Respektuar
Te gjitha keto pika jane mese te verteta por jetojme ne 2020 dhe personalisht paragjykimet e te tjereve sinqerisht sme interesojne. Ne te tilla raste mjafton qe te kesh ne krahe mbeshtetjen e familjes dhe te jetosh jeten me ato cfare te fal.
#feelingblessed 😍
 
Lauri

Anunnak
Kjo nuk ka asnjë nga 15 pikat. Dhe si do ketë një përshkrim në pikën 16 🤔
 
Monique

Inhale the future, exhale the past!
Staf në FV.AL
Te gjitha keto pika jane mese te verteta por jetojme ne 2020 dhe personalisht paragjykimet e te tjereve sinqerisht sme interesojne. Ne te tilla raste mjafton qe te kesh ne krahe mbeshtetjen e familjes dhe te jetosh jeten me ato cfare te fal.
#feelingblessed 😍
Paragjykimet nuk vijne vetem nga te huajt, por edhe nga familjaret
Ndihemi me fat qe kemi njerez qe na mbeshtesin? ...padiskutim , por mund te kete e te aferm qe ste kuptojne dhe perdorin termat me siper
 
Amara_La_Negra

Antarë i Respektuar
Paragjykimet nuk vijne vetem nga te huajt, por edhe nga familjaret
Ndihemi me fat qe kemi njerez qe na mbeshtesin? ...padiskutim , por mund te kete e te aferm qe ste kuptojne dhe perdorin termat me siper
Paragjykimet fillojne ne momentin kur edhe ata te aferm kane ndjenjen e xhelozise ne shume aspekte ,prandaj e thash me lart qe nqs ke perkrahjen e familjes ke gjithcka. Askush nuk e di cfare fshihet pas deres se askujt 😊
 
Monique

Inhale the future, exhale the past!
Staf në FV.AL
Paragjykimet fillojne ne momentin kur edhe ata te aferm kane ndjenjen e xhelozise ne shume aspekte ,prandaj e thash me lart qe nqs ke perkrahjen e familjes ke gjithcka. Askush nuk e di cfare fshihet pas deres se askujt 😊
Ne diskutojme ne parim dhe shohim ose mundohemi te shohim pertej vetes...
Kete pjesen e xhelozise nuk jam ne gjendje ta kuptoj , por edhe mund te ndodh se di :)
 
Monique

Inhale the future, exhale the past!
Staf në FV.AL
Para gjykon pa pas fakte apriori, gjykon kur ke fakte.
Paragjykimi eshte faza e pare , gjykimi e dyta
Ku ka ze nuk eshte pa gje - thone nga anet e mia

kshuqe te dyja zene peshe

Personalisht se vras mendjen kur vjen nga njerez qe skane lidhje me mua , pra sme njohin
me dhemb kur vjen nga njerez qe me njohin , sepse aty e shoh qe problemi jam une...
 
Qendron dhe kjo qe thua. Por jo domosdoshmerisht ku ka ze seshte pa gje. Gjithesesi who cares lol
 
Amara_La_Negra

Antarë i Respektuar
Paragjykimi eshte faza e pare , gjykimi e dyta
Ku ka ze nuk eshte pa gje - thone nga anet e mia

kshuqe te dyja zene peshe

Personalisht se vras mendjen kur vjen nga njerez qe skane lidhje me mua , pra sme njohin
me dhemb kur vjen nga njerez qe me njohin , sepse aty e shoh qe problemi jam une...
Nqs nje grup I afert shoqeror te gjykojne ,po I bie qe dicka je ti ( dmth ne) gabim ( cfaredo qofte ajo) por kur ndodh nga nje person I vetem mbase eshte dhe mosperputhje mendimesh
 
Monique

Inhale the future, exhale the past!
Staf në FV.AL
Nqs nje grup I afert shoqeror te gjykojne ,po I bie qe dicka je ti ( dmth ne) gabim ( cfaredo qofte ajo) por kur ndodh nga nje person I vetem mbase eshte dhe mosperputhje mendimesh
Varet nga kontesti, por sigurisht qe mosperputhjet cojne edhe ne paragjykim
 
Amara_La_Negra

Antarë i Respektuar
Varet nga kontesti, por sigurisht qe mosperputhjet cojne edhe ne paragjykim
E rendesishme eshte qe gjithkush prej nesh ne fund te dites te ndihet mire dhe i qete me veten.Jeta eshte aq e shkurter saqe kur rri e mendon sa rendesi ju ke dhene fjaleve te te tjereve ,arrin te kuptosh qe ti nuk ke jetuar per vete por per te tjeret 😊
 
Monique

Inhale the future, exhale the past!
Staf në FV.AL
E rendesishme eshte qe gjithkush prej nesh ne fund te dites te ndihet mire dhe i qete me veten.Jeta eshte aq e shkurter saqe kur rri e mendon sa rendesi ju ke dhene fjaleve te te tjereve ,arrin te kuptosh qe ti nuk ke jetuar per vete por per te tjeret 😊
Edhe pse eshte shume klishe si thenie , ne fakt kshu duhet te jete por a veprojme kshu?
Sa kompromise bejme ne kete jete per mireqenien e te tjereve dhe jo tonen?
Plot,,,,
Kshuqe personalisht , nuk jam fanse e jeto per veten e jo per te tjeret
Per mua : dje kisha te tjera prioritete, sot te tjera , diku diku veten e kam lene pas dore :), por ajo cka ka rendesi eshte qe nuk kam kurrfare pishmanlliku ne ato qe kam zgjedhur te bej
pra ne fjale te tjera jam ne paqe me veten :)
 
Redaktimi i fundit:

Lauri

Anunnak
Makaronat më të mira në botë. :)
 
Hope

◕‿◕
4. Kur nuk lind nje djale - Eshte faji i saj!
Une e dija qe kromozomin vendimtar te gjinise e jep mashkulli, pra njehere ne bote qe mund te themi kush eshte fajtari per keto tragjedi mondiale (si mungesa e nje djali ne fis :d).

Sa per temen, ne momentin qe ke pjekurine e duhur te arish te kuptosh (e mos te interesoj) qe bota do flasi sepse i kane zgjidhur hallet e veta e tani kane kohe te lire ti zgjidhin dhe te tuat. Por bota sdo te paguaj as faturat, sdo te japi ushqim e as do ti coj femijet ne shkolle.
Keshtu qe bota seshte baza e askujt, mund ti pelqej ose jo cfare bejme por nuk i intereson askujt.
Aq kohe sa ti je mire me veten, sa ke nje familje qe e respekton, te tjerat jane dytezore....
 
NeVertiti

Kohe & Stine

Ti mire e ke thene,por pyetja shtrohet,c`duhet te bejme ne si shoqeri,per ate pjese femrash,ku akoma sot jetojne te izoluara brenda atyre koncepteve?!
Cilat jane politikat sociale qe shteti,individi apo shoqatat perkatese duhet te marrin apo veprojne?
Kur ne arrijme nje status te caktuar social eshte e lehte te themi,bejme kete kete,apo beni kete apo ate.
Problemi eshte ,c`behet per ate pjese qe dhe sot ne 2020 vijojne te jene viktima te nje mentaliteti vrastar.
Dhe shpesh ne kushtet ku askush si mbron.
E thene me thjeshte ,po ne cbejme?!
apo thjeshte i pargjykojme me indiferentizmin tone!? :(
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
SHUMEEE e vertete. NGa te 4terta Anet eshte gruaja ajo qe kryqezohet! Madje edhe nga vete ne grate!
Kur do nderroje ky mentalitet dhe mendesi nuk e di. :mad::mad:
 
Endrra

VIP
Ne momentin qe nuk ben viktimen .. paragjykohesh dhe me shum .. po he pra qe une kam vetem nje jete dhe ne darke jam une qe flej e zgjohem me hallet e mija. Askush ste vjen ti zgjedh .. e kshu kshu .. pastaj thone eshte ber akull apo si burre 🤣🤣🤣
 
  • Haha
Reactions: Ivy

Hope

◕‿◕
Ti mire e ke thene,por pyetja shtrohet,c`duhet te bejme ne si shoqeri,per ate pjese femrash,ku akoma sot jetojne te izoluara brenda atyre koncepteve?!
Cilat jane politikat sociale qe shteti,individi apo shoqatat perkatese duhet te marrin apo veprojne?
Kur ne arrijme nje status te caktuar social eshte e lehte te themi,bejme kete kete,apo beni kete apo ate.
Problemi eshte ,c`behet per ate pjese qe dhe sot ne 2020 vijojne te jene viktima te nje mentaliteti vrastar.
Dhe shpesh ne kushtet ku askush si mbron.
E thene me thjeshte ,po ne cbejme?!
apo thjeshte i pargjykojme me indiferentizmin tone!? :(
Kush eshte indiferente? Se une jo njehere! Sa here me jepet mundesia te mbeshtes/keshilloj femra (e pse jo dhe meshkuj se sjam raciste :p) per faktin qe mund te zgjerojne cik vizionin mbi disa subjekte e fusha sensibele. Do thuash ti "se i keshillove ti, ata vuui vrap ndryshuan mendim!". Jo aspak, as e pretendoj kete pune por te pakten veshi tyre degjoj nje informacion, e ky informacion do filloj te gryej ne tru(sidomos nqs e degjon me shume here...).
Pasiviteti eshte me te vertet e njejta gje si paragjykimi por duhet te dish dhe limitat e "keshillave" se nga deshira te ndihmosh mund te behesh shume intrusiv.
(Ps: tani mund te me gjykojne njerzit qe fus hundet ne jeten e te tjereve dhe i jap keshilla si mos degjojne boten :lol: )
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Aman nje shenim: Kur kemi te bejme me relacionin "mashkull-femer" quhet seksizem jo rracizem.

Rracizmi lidhet me rracen pra( nje grup njerezish me tipare fe njejta fizike apo sociale (psh romet) apo gjuhe e njejte: rce franceze, shqiptare etj etj.)
 
Ivy

.......
Vecse nqs nje mendje eshte ne liri te plote ,nuk vritet dhe nuk ligeshtohet nga gjykimet dhe aq me keq paragjykimet.
Por liria eshte shume larg nesh,sado te dalim me flamur ne dore qe ‘jemi te lire’
 
Hope

◕‿◕
Aman nje shenim: Kur kemi te bejme me relacionin "mashkull-femer" quhet seksizem jo rracizem.

Rracizmi lidhet me rracen pra( nje grup njerezish me tipare fe njejta fizike apo sociale (psh romet) apo gjuhe e njejte: rce franceze, shqiptare etj etj.)
Mund te me citoje direkt per kete pune.
Nqs do thoja "sjam seksiste" stingellon shume bukur shqip (sipas veshit tim "qorr"), prandaj e vura "racizem" e kuptohej gjjthsesi per cfare e kam fjalen.
 
Arfenilla

Themelues i Forumit
Ajo qe duhet te na shqetsoi ne shqiptarve eshte se ne,jetojm per syt e tjerv,asnjhere per syt tan..
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Mund te me citoje direkt per kete pune.
Nqs do thoja "sjam seksiste" stingellon shume bukur shqip (sipas veshit tim "qorr"), prandaj e vura "racizem" e kuptohej gjjthsesi per cfare e kam fjalen.
😅
E kam lexuar dhe me perpara ne fakt ne fv ndaj e thash ne pergjithsi. gjthss te vend te seksizem mund te themi diskriminim gjinor :)
 
Private conversations
Help Users
    Top